ShBA: Hakeri rus pranon fajësinë për vjedhjen e të dhënave kompjuterike

Periskopi.com Lajme

Pjotr Levasov e ka pranuar fajësinë për komplot, mashtrim nëpërmes të elektronikës, vjedhje të identitetit dhe akuzat tjera.

Rusi Pjotr Levasov, i cili llogaritet si një nga hakerët më famëkeq në botë, e ka pranuar fajësinë sipas akuzave amerikane se ka udhëhequr me rrjetin e pajisjeve të përdorura për vjedhje të dhënave kompjuterike, shpërndarje të emaileve të padëshiruar dhe instalim të programeve të dëmshme, transmeton AP.

Levasov (36), i cili është i njohur me emra Peter Levasov dhe Peter Severa të mërkurën ka pranuar në gjykatën federale Hartford në Konektikat, se është fajtor për komplot, mashtrim nëpërmes të elektronikës, vjedhje të identitetit dhe për akuza tjera, pretendon agjencia amerikane.

“Pranimi i sotëm i fajësisë duhet të shërbejë si paralajmërim për të gjithë ata të cilët e përdorin internetin për qëllime të ndaluara: FBI (Byroja federale për investigim) do t’ju ndjekë pa marrë parasysh se në cilin vend jetoni dhe se sa kohë nevojitet që në fund të arrestoheni. Ne shkojmë tutje dhe asnjë kriminel cyber nuk duhet të flejë qetë”, ka thënë Bryan Turner, agjent special në krye të shërbimit të FBI në Nju Haven, Konektikat, shkruan Insajder.

Hetuesit e kanë lidhur Levasovin me një sërë të “botnetëve”, gjegjësisht me kompjuterë të lidhur në rrjet të cilët mund të dërgojnë miliarda emaile të padëshiruar gjegjësisht “spam” emaile.

Zyrtarët federal amerikan kanë kumtuar se Levasov e ka kontrolluar rrjetet të tilla, duke përfshirë edhe atë e cila “infektoi” së paku 50.000 kompjuterë, në mënyrë që të arrin deri te adresat elektronike, emrat përdorues dhe paswordet e këtyre kompjuterëve dhe ka dërguar viruse kompjuterike dhe programe tjera të dëmshme.

Prokurorët kanë kumtuar se Levasov, përveç kësaj, edhe ka ndërmjetësuar nëpër forume në internet të cilët përdoren për shitjen dhe tregtinë me identitete të vjedhura, si dhe numrat e karteleve të kreditit.

Levasov u arrestua në prill 2017, derisa ishte me pushime në Spanjë.

Arrestimi i tij ishte një nga seria e arrestimeve të kriminelët cyber rus jashtë Rusisë në disa vjet të fundit, pretendon AP.

Autoritetet ruse janë përpjekur ta pengojnë ekstradimin e tij, megjithatë në shkurt Levasov është transferuar në SHBA, shkruan AP.

Hakerët rusë: Ky sportist i njohur ka përdorur substanca të ndaluara

Periskopi.com Sporti

Ata quhen Fancy Bears dhe në të kaluarën kanë bërë disa goditje kibernetike me profil të ulët që i garantuar disa mijëra dollarë. Por arritja më e madhe e grupimit të piratëve informatikë nga Rusia është padyshim vjedhja e dosjeve që përmbajnë të dhënat e atletëve elitarë të planetit.

Fancy Beras kanë ekspozuar jo pa krenari faktin se kanë arritur të përvetësojnë të dhënat mjekësore për dy protagonistë absolutë të Lojërave Olimpike, në përgjigje të Agjencisë botërore antidoping për pezullimin e Rusisë.

Tenisti spanjoll Rafael Nadal dhe 4 herë kampioni olimpik Mohamed Farah janë mes personazheve që në mënyrë kriminale u janë vjedhur detajet e testeve të dopingut dhe të dhënat personale.

Rekordet konfidenciale mjekësore të atletëve elitarë zbulojnë disa detaje të panjohur për publikun. Për shembull, atletit olimpik Mo Farah iu lejua përdorimi i substancës kortikosteroid triamcinolon në Tetor 2008 dhe Korrik 2014, pas një incidenti në stërvitje. Kjo bie në kontrast me deklarimet e sportistit.

Grupimi i piratëve Fancy Bears ka zbuluar të dhënat e 9 nga 336 atletët britanikë që garuan në Lojërat olimpike të Rio de Zhaneiros, duke përfshirë dhe fituesin e Turit të Francës, Kris Frum.

/ Top Channel

Hakerët rusë: Sportistët amerikanë përdorën doping në Lojërat Olimpike

Periskopi.com Sporti

Një grup i hakerëve rusë pretendojnë se kanë prova që dëshmojnë se sportistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë përdorur doping në Lojrat Olimpike ‘Rio 2016’, të cilat u mbajtën në këtë verë.

Agjencia botërore Angi-Doping (WADA) ka paralajmëruar se është sulmuar baza e të dhënave të saj, shkruan e përditshmja britanike The Independent.

Grupi në fjalë njihet me emrin Fancy Bear, ndërsa raportohet se publikoi të dhëna për katër sportistet amerikane që morën pjesë në ‘Rio 2016’, ku bënin pjesë Serena dhe Venus Williams, fituesja e medaljes së artë në gjimnastikë, Simone Biles dhe basketbollistja Elena Delle Donne. /Periskopi.com