Kështu e komentojnë mediet greke ndeshjen kundër Kosovës sonte

Periskopi.com Sporti

Greqia do të jetë nikoqir i Kosovës për përballjen që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë e kishte humbur takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, mirëpo sonte do të tentojë të marrë rezultat pozitiv.

Edhe pse Bernanrd Challandes ka shumë mungesa në formacionin bazë, do të shpresojë që në lojtarët e rinj dhe atyre që nuk u është dhënë shansi shumë, të dëshmojnë aftësitë e tyre.

Takimi mes Greqisë dhe Kosovës zhvillohet në ora 20:45 në stadiumin “Spiros Louis”, natyrisht pa prezencën e tifozëve.

Mediat greke kanë shkruar për takimin që luhet në Athinë, derisa nuk ka munguar as vetëbesimi i tyre i madh:

Mediumi “Iefimerdia” shkruan: “Liga e Kombeve: Për fitoren e re kundër Kosovës, Greqi”.

Portali “NewsBomb” shkruan: “Greqi – Kosovë: Të pamposhtur dhe për kreun”

Gazeta “Zougla” shkruan: “Liga e Kombeve: Kosova pritet nga kombëtarja”

Portali “NewsRoom” shkruan: “Ekipi kombëtar i Greqisë: Me Kosovën për hapin tjetër përpara për vendin e parë në Ligën e Kombeve”.

Andin Lokaj: Ujku është i plagosur, shërohet në tetor

Periskopi.com Sporti

Gazetari dhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj ka reaguar pas humbjes së Kombëtares së Kosovës 2-1 kundër Greqisë në ‘Fadil Vokrri’, e vlefshme për Grupin 3 të Ligës C të Kombeve.

Ishte një përballje në të cilën ”Dardanët” u futën me jashtëzakonisht shumë mungesa, dhe këtë e di mirë Lokaj, i cili për Redaksinë e Periskopit është shprehur:

“Ujku ishte i plagosur, do të shërohet në tetor.

“Nuk kemi mundur më shumë në këtë periudhë të vështirë, madje mirë u mbajtëm sonte me gjithë ato mungesa, personalisht kam prit që të pësojmë humbje më të thellë sepse ishim të shpërndarë si ekip, djelmoshat u munduan maksimalisht dhe duhet t’i përkrahim deri në frymën e fundit.

”Tetori kundër Maqedonisë do të na gjejë të bashkuar e të kompletuar dhe jam i bindur që do të jetë shumë më ndryshe, djelmoshat tonë janë heronj të vërtetë dhe shtylla e shtetit tonë,” përfundoi Lokaj. /Periskopi.com/

Llogaria zyrtare e Federatës greke publikon video interesante nga Prishtina para ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” e udhëhequr nga Bernard Challandesi do të jenë nikoqirë të Kombëtares së Greqisë.

Pas barazimit (1:1) me Moldavinë të enjten që lamë pas, Kosova synon tri pikët e para në Prishtinë kundër helenëve.

Nga ana tjetër, Kombëtarja greke me të zbarkuar në Prishtinë, është vendosur në hotel “Internacional”, në hymje të kryeqytetit.

Gjatë ditës së sotme, Federata e Futbollit të Greqisë ka publikuar një video interesante të futbollistëve helenë nga vendi ku po qëndrojnë para ndeshjes së sontme.

“Mirëdita nga Prishtina”, shkruhet në videon e FFG-së. VIDEO.

Ndryshe, ndeshja e sotme mes Kosovës dhe Greqisë nis nga ora 20:45.

Shtohet presioni mbi grekët, shpaloset shqiponja dykrenare

Periskopi.com Sporti

Përballja me Greqinë nuk ka mundur t’i shpëtojë as ndjesive patriotike në Kosovë.

Pranë stadiumit “Fadil Vokrri” të Prishtinës, aty ku do të luhet sfida e radhës së Ligës së Kombeve Kosovë-Greqi është shpalosur një flamur i madh shqiptar në një ndërtesë pranë stadiumit.

Për t’i dhënë më tepër shtysë kësaj sfide, tifozët në Kosovë japin mesazhin se Greqia sot do të përballet me dy shtete: Shqipërinë dhe Kosovën.

Kujtojmë që tifozët e Kosovës kanë ndezur atmosferën para sfidës me kombëtaren helene. “Dardanët” e drejtuar nga Bernard Shaland do të kërkojnë medoemos fitoren ndaj Greqisë pas barazimit me Moldavinë 1-1.

118888781_1239135443123369_591663580193134814_n

Skuadra Kombëtare greke pozon e bashkuar para hotelit, disa orë para ndeshjes me Kosovën

Periskopi.com Sporti

Klubi kombëtar i Greqisë duket se po kalon për mrekulli në Kosovë. 

Ata janë vendosur në hotelin luksoz në Veternik, ‘Hotel Internacional’, pronë e biznesmenit, Bajram Krasniqi.

Ky i fundit ka postuar një fotografi me klubin grek para hotelit të tij, para ndeshjes së sotme Kosovë-Greqi.

Ndryshe, ky hotel është nikoqir i shumë ekipeve kombëtare që luajnë në Kosovë dhe në shumë raste edhe i ekipeve kombëtare kosovare.

Kosovë-Greqi: Kjo është katërshja e gjyqtarëve që do ndajë drejtësinë

Periskopi.com Sporti

E gjithë vëmendja e adhuruesve të futbollit në Kosovë sonte qëndron te kombëtarja Dardane.

‘Djemtë e Vokrrit’ do të zbresin në fushën e blertë me fillim nga ora 20:45, për përballjen kundër Greqisë.

UEFA ka caktuar gjyqtarin cek, Pavel Kralovec që të ndajë drejtësinë në këtë takim.

Asistentët e Pavel do të jenë Ivo Nadvornik dhe Tomas Moukrusch, po ashtu nga Çekia.

Gjyqtari i katërt do të jetë Miroslav Zelinka.

Mbetet të shihet se çfarë rezultati do të marrë Kosova sonte, me fillim nga ora 20:45. 

Tribuna e ‘Fadil Vokrrit’ mbulohet me mesazhin për heronjtë e vërtetë

Periskopi.com Sporti

Kosova e Greqia sot përballen ndërmjet vete në kuadër të Ligës së Kombeve, sfidë kjo që zhvillohet ën stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Të dyja skuadrat kampanjën në Ligën e Kombeve e nisen me barazim. Kosova luajti ndaj Moldavisë me rezultat 1:1 ndërsa Greqia me Slloveninë 0:0. Trajneri i Kosovës Bernard Challandes, ka thënë se nëse e dëshirojmë triumfin në këtë grup atëherë medoemos duhet mposhtur Greqinë që është edhe favorite e grupit.

Gjithçka duket gati derisa kryetari i “Dardanëve” Lulzim Berisha ka treguar edhe mesazhet që do të shihen sot gjatë ndeshjes. Stadiumi tashmë ka marrë një pamje interesante dhe për shkak se tribunat do të jenë të zbrazura pa publikë, aty janë vendosur disa mesazhe interesante.

“Faleminderit heronj të betejës kundër Covid!”, është një nga mesazhet që do të shihet në stadium dedikur mjekëve tanë.

Image

Këto dy kanale televizive e transmetojnë ndeshjen Kosovë-Greqi

Periskopi.com Sporti

Kosova e Greqia sot përballen ndërmjet vete në kuadër të Ligës së Kombeve, sfidë kjo që zhvillohet ën stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Të dyja skuadrat kampanjën në Ligën e Kombeve e nisen me barazim. Kosova luajti ndaj Moldavisë me rezultat 1:1 ndërsa Greqia me Slloveninë 0:0. Trajneri i Kosovës Bernard Challandes, ka thënë se nëse e dëshirojmë triumfin në këtë grup atëherë medoemos duhet mposhtur Greqinë që është edhe favorite e grupit.

Ndeshja luhet pa praninë e publikut për shkak të situatës me COVID-19, kështu që adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi ndeshjen ta shikojnë në dy televizione, në RTK dhe në Super Sport.

E zbulojnë bastoret: Ky është futbollisti më i rrezikshëm i Greqisë kundër Kosovës

Periskopi.com Sporti

Kosova e Greqia sot përballen ndërmjet vete në kuadër të Ligës së Kombeve, sfidë kjo që zhvillohet ën stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Të dyja skuadrat kampanjën në Ligën e Kombeve e nisen me barazim. Kosova luajti ndaj Moldavisë me rezultat 1:1 ndërsa Greqia me Slloveninë 0:0.

Pas tij është Christon Tzolis që ka kuotën 3.10 ndërsa të Kosova gjasat më të mëdha për të shënuar i ka Atdhe Nuhiu me kuotën 4.00.

Image

Kosovë-Greqi mund të luhet në Itali

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e parë si vendase në kuadër të Ligës së Kombeve mund ta zhvillojë jashtë vendit.

Kosova e nis fushatën kualifikuese për në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve më 3 shtator teksa do të përballet me Moldavinë në stadiumin “Enio Tardini” në Parma të Italisë, raporton zëri.info, transmeton Periskopi.

Tri ditë më pas (6 shtator), Kosova pritej që ta sfidonte Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mirëpo edhe kjo ndeshje mund të luhet jashtë Kosovës.

Në fakt, edhe kjo mund të zhvillohet në Itali.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një prononcim për Zeri.info deklaron se FFK-ja po përgatitet që ndeshja me Greqinë të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, por si mundësi mbetet edhe Italia.

“Për shkak të pandemisë COVID-19, është parë si solucion që ndeshja me Greqinë të zhvillohet në Itali. Gjithsesi, ne jemi duke u përgatitur dhe shpresojmë që të zhvillohet në Prishtinë. Ndeshjet me Moldavinë dhe Greqinë luhen brenda tri ditëve dhe duke e ditur situatën me pandemi në vendin tonë, është parë si solucion edhe Italia. Unë shpresoj shumë se do të luhet në Prishtinë dhe jemi duke u përgatitur për Prishtinë”, ka thënë Agim Ademi të martën për Zeri.info.

Me ndeshjen në Parma nis paraqitja e Kosovës në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Për dallim nga edicioni i parë, në të cilin garoi në Ligën D (niveli më i ultë), Kosova tani do të garojë në Ligën C.

Kosova në grupin e tretë së bashku me Greqinë, Slloveninë e Moldavinë.

Por të gjitha ndeshjet duhet të konfirmohen pas situatës së rëndë të krijuar nga pandemia COVID-19.

Borrell – emigrantëve: Kufiri me Greqinë nuk është i hapur

Periskopi.com Lajme

Kreu i diplomacisë së BE-së u kërkoi sot migrantëve dhe refugjatëve të shtyrë për të lënë Turqinë të mos shkojnë në kufirin me Greqinë sepse ai nuk është i hapur, ndryshe nga çfarë është thënë.

“Dëshiroj të dërgoj një mesazh të qartë, mos shkoni në kufi. Kufiri nuk është i hapur”, deklaroi Josep Borrell në një mesazh drejtuar migrantëve pas një takimi me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së.

Disa mijëra refugjatë dhe migrantë u dyndën në kufi pas vendimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për hapjen e kufirit të Turqisë, që ishte mbyllur që prej vitit 2016.

Greqia ka bllokuar kufirin dhe u ka kërkuar partnerëve të BE-së t’i vijnë në ndihmë.

 

Koronavirusi në Greqi, 21 të infektuar brenda ditës

Periskopi.com Lajme

21 raste të reja me virus korona janë regjistruar në Greqi brenda ditës së sotme.

Numri i të prekurve në total ka shkuar në 31 ndërsa autoritetet kanë raportuar se rritja e rasteve ka ardhur pas zbulimit të një rasti mes një grupi turistësh që vizituan Jerusalemin ku 21 nga 24 persona pasi kryen analizat, u konstatuan pozitiv nga Covid19.

Autoritetet njoftuan se nga rajoni i Evropës janë regjistruar raste të reja edhe në Slloveni dhe Bosnje, ndërkaq nga dje deri më sot numri i të prekurve në Evropë sipas OBSH-së ka kaluar 1 mijë. Kjo çon numrin e përgjithshëm të të prekurve në Evropë në mbi 4 mijë e 200, 3 mijë prej të cilave janë vetëm në Itali.

Kina mbetet vendi me më shumë të prekur, me mbi 80 mijë raste. Pas Kinës, Koreja Jugore është vendi i dytë me më shumë të prekur, ndërsa Irani dhe Italia radhiten menjëherë pas tyre.

Irani i ka mbyllur të gjitha shkollat dhe universitetet deri më 20 mars si dhe ka ngritur pikat e kontrollit për të kufizuar udhëtimet mes qyteteve të mëdha. Në total Irani ka 3 mijë e 153 të infektuar dhe 107 të vdekur.

 

 

 

 

Përhapja e koronavirusit, Greqia mbyll 28 shkolla

Periskopi.com Lajme

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ministria e Arsimit në Greqi ka vendosur të mbyllë shkollat në Athinë dhe Selanik.

Në të gjithë vendin, autoritetet kanë vendosur mbylljen ose pezullimin të 28 institucioneve arsimore. Po ashtu me vendim të ministrisë janë pezulluar edhe të gjitha udhëtimet shkollore të organizuara jashtë vendit, të paktën deri në 13 mars.

Pas vlerësimeve të fundit të rrezikut nga Agjencia Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësohet se rreziku i shpërthimit të COVID-19 në Greqi është i moderuar deri i lartë.

Duke marrë parasysh sa më sipër, Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Shëndetit Publik kundër koronavirusit COVID-19 rekomandoi pezullimin e shkollave që kanë grupe studentësh që janë kthyer nga udhëtimet e organizuara shkollore në zona me sëmundje të transmetueshme në Itali ose që mund të kenë pasur kontakt me persona të konfirmuara të koronavirusit.

Greqia-Kosova: Grekët nuk do ta harrojnë lehtë këtë rezultat

Periskopi.com Sporti

Edhe në ndeshjen e dytë të turneut “ROMA CAPUT MUNDI”, Kombëtarja U19 e Kosovës ka shënuar fitore kundër Greqisë me rezultat 1:0.

Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e fortë dhe cilësore. Djemtë e Kombëtares treguan lojë të mirë dhe karakter fitues, duke qenë më të mirë se sa grekët në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Ndërsa, trim i këtij dueli ishte Venhar Hyseni pasi edhe shënoi golin e fitore në minutën e 20-të të takimit, me të cilin rezultat edhe u mbyll ndeshja.

Nesër Kombëtarja U19 e Kosovës e ka ditë pushimi, ndërsa pasnesër në ndeshjen tretë takohet me Lazion.

Greqia – Kosova 0:1 (0:1)

Për Kosovën luajtën: L. Avdyli, V. Azemi, Salihu, V. Hyseni, L. Marmullaku, M. Avdyli, J. Miftari, Ajdini e Dh. Zhuri, Ismajli e Tahiri, luajtën: Sinani, Gërxhaliu, Behrami, Miftari, Dushi, Abazi, Shala, Talla, Zhuri, L. Emerllahu, Ibrahimi.

Përplasje e re mes Greqisë dhe Turqisë

Periskopi.com Lajme

Greqia kundërshtoi kërkesat turke për të çmilitarizuar 16 ishuj të Egjeut. Qeveria turke tha se mbron të drejtat e saj dhe se mbetet e angazhuar për negociata, por analistët paralajmërojnë se “diplomacia” gjithnjë e më e ashpër e Turqisë kërcënon të izolojë Ankaranë dhe të shkallëzojë tensionet rajonale.

“Greqia nuk provokon, nuk shkel të drejtat sovrane të të tjerëve, por nuk i pëlqen që t’i shkelen të drejtat e veta,” tha të shtunën ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos.

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar akuzoi të mërkurën Greqinë për mbajtjen e trupave në ishuj, në kundërshtim me Traktatin e Lozanës të vitit 1936, i cili përcakton rregullat në Detin Egje midis Turqisë dhe Greqisë.

Mosmarrëveshja e ka zanafillën në vitin 1974 kur Athina filloi të militarizojë ishujt pranë brigjeve turke në përgjigje të pushtimit të Qipros nga Turqia pas një grushti shteti pro-grek.

Përqendrimi i ministrit Akar te kjo mosmarrëveshje shihet gjerësisht si pjesë e një politike më të gjerë. “Turqia po kërkon sot demilitarizimin e ishujve, kur [ka] një rritje të jashtëzakonshme historike të numrit të avionëve turq që shkelin hapësirën ajrore greke,” thotë studiuesi politik Cengiz Aktar në Universitetin e Athinës.

“Është një mesazh se Turqia është një forcë agresive në Mesdheun lindor dhe Turqia jep përshtypjen se dëshiron një konflikt të nxehtë me fqinjin e saj, Greqinë,” thotë ai.

Javën e kaluar, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i rriti edhe më tej tensionet, duke njoftuar se anijet kërkimore turke do të vendosen në ujërat e kontestuara qipriote për të kërkuar naftë dhe gaz.

Zbulimi i rezervave të mëdha të gazit natyror në Mesdheun lindor nga Izraeli dhe Qiproja ka nxitur një përplasje mes vendeve të rajonit për lëndët djegëse fosile.

Ankaraja akuzon Greqinë dhe vendet e tjera të rajonit se po kërkojnë ta përjashtojnë atë nga këto rezerva të mëdha të energjisë.

“Ne nuk do të lejojmë që dikush të shkelë të drejtat tona në asnjë mënyrë. Ky nuk është kërcënim,” tha zoti Akar të mërkurën, duke shtuar, “Nuk është dobësi të thuash se ne duam marrëdhënie të mira me fqinjin tonë.”

“Strategjia që po ndjek Turqia është se ajo duhet të mbrojë të drejtat e saj legjitime në Mesdhe,” tha ish ambasadori turk Mithat Rende. “Strategjia është që të kemi një zgjidhje të drejtë për çështjen. Dhe Turqia e ka sqaruar se është e gatshme të bisedojë.”

Politika e diplomacisë të mbështetur nga forca, megjithatë, duket se po rikthehet. Athina po përpiqet të nxisë partnerët e saj të Bashkimit Evropian që t’i bëjnë presojnë Ankarasë.

Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis do të takohet të mërkurën me Presidentin francez Emmanuel Macron në Paris dhe më pas do të shkojë në Bruksel për bisedime me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel në përpjekje për të siguruar mbështetje kundër Ankarasë. /VoA

 

Në Greqi gjendet anija e fundosur nga koha e Jezu Krishtit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një grup arkeologësh hasën në një anije transporti nga koha e Jezu Krishtit pranë bregdetit të Kefalonisë.

Anija quhej “Fiskardo” për nder të një porti të afërt peshkimi. Mbetjet u gjetën gjatë një kërkimi në det, duke përdorur imazhe sonare përreth ishullit Kefalonia, raporton Gazeta e Shkencave Arkeologjike.

Rezulton se Fiskardo është një nga katër rrënojat më të mëdha që gjenden në Detin Mesdhe dhe datojnë që nga kjo epokë, transmeton KosovaPress.

Një ekip ekspertësh në gjeologjinë detare, arkeologjinë nënujore, oqeanografinë dhe parahistorinë ekzaminuan mbetjet për të përcaktuar periudhën në të cilën ato u përdorën, dhe zbuluan se mbetjet e anijes i takojnë periudhës ndërmjet shekullit I para Krishtit dhe shekulli I pas Krishtit.

Në anije janë gjetur ullinj, drithëra dhe amfora të cilat ishin në gjendje të mirë dhe kishte rreth 6,000 sosh në bord në momentin e fundosjes.

Anija është e gjatë 34 metra dhe e gjerë 13 metra. Ende nuk është vendosur nëse ajo të nxirret nga fundi i detit.

“Gjysma e saj është varrosur në sediment, kështu që ne kemi shpresa të mëdha që nëse fillojmë të gërmojmë, në të ardhmen do të gjejmë disa ose të gjithë trupin e drurit,” tha një nga studiuesit në ekip.

 

Tërmet i fortë në Greqi

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fortë, 5.6 i shkallës rihter është regjistruar në Greqi mbrëmjen e së martës.

Lëkundja është regjistruar në Kretë në orën 22:58 minuta. Nuk raportohet për dëme apo viktima.

Duket se lëkundjet sizmike janë zhvendosur nga Shqipëria, e cila mëngjesin e 26 nëntorit u shkund nga një tërmet i fortë ku mbetën 52 të vdekur e qindra të plagosur.

 

Nisma e Greqisë para takimit të BE, ftohen ministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Periskopi.com Lajme

Me një iniciativë të fundit të saj diplomacia greke organizon të hënën në mëngjes një takim informal pune mes ministrave të Jashtëm të Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadrin e punimeve të Këshillit të Çështjeve të Jashtme të BE.

Bëhet fjalë për një iniciativë veçanërisht te rëndësishme, pasi do të japë një mundësi për një shkëmbim të frytshëm të pikëpamjeve se si të procedohet me debatin për hapjen e negociatave në vazhdën e vendimit të Këshillit Evropian në tetorin e kaluar dhe të propozimeve franceze për metodologjinë e zgjerimit te Unionit.

Këtë e vërteton edhe konfirmimi se në këtë takim joformal do të marrin pjesë më shumë se 20 ministra të Jashtëm të BE-së, duke tejkaluar shumë pjesëmarrjen e zakonshme në ngjarje të tilla, shkruan Top Channel.

Midis pjesëmarrësve përfshihen ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Holandës, Danimarkës, Portugalisë, Qipros, Suedisë, Bullgarisë, Polonisë, Sllovakisë, Rumanisë, Kroacisë, Irlandës dhe Sllovenisë. Komisionin Europian do ta përfaqësoje komisionari përgjegjës për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi  si dhe sekretarja e Përgjithshme Helga Schmid.

Sipas burimeve nga ministria e Jashtme nisma është pjesë e një sërë veprimesh të diplomacisë greke në mbështetje të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit  Perëndimor, perspektiva evropiane e te cilave siç thekson Athina zyrtare është në interes të stabilitetit rajonal, si dhe një përparësi e politikës së jashtme te saj prej vitit 2003 kur u jetësua agjenda e Samitit te Selanikut.

Pasi përfunduan misionin e tyre, ekipi zviceran nuk u kthyen vetëm, por me flamurin shqiptar

Periskopi.com Lajme

Tërmeti i së martës në Shqipëri, goditi dhe sensibilizioi të gjitha shtetet mike.

Kosova, Maqedonia, Greqia, Rumania, Serbia, Mali i Zi e shumë të tjera, u nisën drejt shtetit shqiptar, për të kërkuar dhe shpëtuar banorët të cilët mbeten nën rrënoja.

 

 

Fatkeqësisht u shënuan 51 viktima, derisa arritën të shpëtuan dhjetëra të tjerë.

Një ndihmë të madhe dha edhe Zvicra, pikërisht skuadra e qenve të shpëtimit REDOG.

Skuadra kjo e përbërë nga tre ekipe të qenve të specializuar për kërkim të njerëzve të ngujuar nën gërmadha. Krahas tyre, në skuadër bënte pjesë edhe një mjeke.

Pas misionit të shenjtë që kryen, kjo skuadër, dje u kthye në Zvicër, ku u pritën si heronj, por ajo që u vërejt tek ta ishte pikërisht se secili nga ta kishte marrë me vete edhe nga një flamur kuq e zi.

Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fortë ka goditur sot Greqinë.

Raportohet se tërmeti kishte epiqendrën në Kretë dhe ishte 6.0 shkallë të Rihterit, raporton EMSC.

Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare në veriperëndim të Kretës, percjell Periskopi.

Ndërkohë edhe mediat greke kanë njoftuar se një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në 9:23 të mëngjesit me kohën lokale.

Një tërmet i fuqishëm goditi Athinën dhe Peloponezin, kanë shtuar mediat.

Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit të së martës, dy tërmete të fuqishme kanë edhe  goditur Shqipërinë.