🔴 Live

Periskopi.com Live

Kurti i befasuar me vendimin për ‘orën policore’: Vendim në siklet i Gjykatës Kushtetuese

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte në Desku ka thënë se është befasuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzim të vendimit për masën e ndalesës së lëvizjes së qytetarëve, shkaku i koronavirusit, transmeton Periskopi.

Kurti e quan si vendim në siklet të Kushtetueses.

‘’Unë jam befasuar me vendimin e Kushtetueses, por do ta respektojmë. Po të thuhej që aktgjykimi do të duhej të zbatohej menjëherë, do të na bënte shumë dëm. Vendim në siklet e sipër e Gjykatës, por  na ka dhënë të drejtë që nuk ka nevojë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme’’, ka thënë ai./PERISKOPI/

24 orëshi i fundit, 67 aktakuza kundër 71 personave

Periskopi.com Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 67 aktakuza kundër 71 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas Prokurorit të Shtetit poashtu janë ndaluar për 48 orë dhjetë  persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Dy të vdekur, 23 të lënduar nga aksidenti me kamion në Gjilan, gjykata merr vendim për të akuzuarit

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit M. A. duke i shqiptuar dënim prej 4 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa të akuzuarin e dytë V. T. E ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim, për shkak të një aksidenti vitin e kaluar ku humbën jetën dy persona dhe 23 të tjerë janë lënduar.

Më 7.03.2019 rreth orës 14:05 në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, i pandehuri Mustafë Avdija ka rrezikuar trafikun publik duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë, ashtu që duke drejtuar automjetin për transport të markës “Scania”, pronë e Kompanisë “VEV Group” Prishtinë, nga pakujdesia dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore mbi Ligjin e trafikut rrugor, kyçet në rrugën kryesore nga parkingu i pemëtarisë “Mentori” në drejtim të qendrës së qytetit, e humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit, pasi që nuk arrin të frenojë, si pasojë e gjendjes paraprake jo të rregullt të frenimit si tërësi, shkakton aksident zinxhiror, nga i cili aksident humb jetën i ndjeri Q. Ç. dhe F. I. dhe lëndohen 23 persona, si dhe shkaktohen dëme materiale.

Ndërsa i pandehuri V. T. si person përgjegjës i Kompanisë “VEV Group”, ka qenë i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund shkaktohet si rezultat i veprimit apo mos veprimit të tij, por me mendjelehtësi ka menduar se ajo nuk do të shkaktohet, duke e lejuar automjetin e tij të dalë në qarkullim në rrugë publike dhe si pasojë shkaktohet aksidenti i lartcekur.

Ndërkohë në bazë të dispozitave ligjore, gjyqtari ka konfiskuar automjetin transportues “Scania” të kompanisë në fjalë, si mjet me të cilin është kryer vepra penale.

Të dëmtuarit nga ky aksident trafikut për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil.

Abelard Tahiri tregon çka e pyetën në Gjykatën Speciale

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Haradinaj, Abelard Tahiri ka dhënë detaje lidhur me intervistimin e tij nga Gjykata Speciale.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Gjykata Speciale e ka intervistuar atë për shkak të fondeve që Qeveria kë dhënë për personat e ftuar nga Specialja.

Më kanë pyetur për pagesat dhe cilat fonde janë shpenzuar për të intervistuarit e Hagës.

“Më kanë pyetur a kam shpenzuar para nga fondi rezervë, apo nga ndonjë burim tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri i Drejtësisë thotë se në muajin korrik Qeveria do të vendos nëse do t’ia vazhdojë mandatin Gjykatës Speciale.

“Do ta shohim Albin Kurtin nëse do ta mbajë premtimin kur ka premtuar se ai nuk dorëzon në Hagë ushtarët e UÇK-së”.

Tahiri thotë se Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe që i është bërë këtij vendi.

​ 111 aktakuza për 24 orë

Periskopi.com Lajme

Prokuroria e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej 111 aktakuza, kundër 127 personave të pandehur, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar.

Po ashtu, janë kërkuar gjithsej katërmbëdhjetë (14) masa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, me ç’rast janë paraqitur dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatëmbëdhjetë (17) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor ndaj dy (2) personave, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza, kundër tridhjetekatër (34) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona (të mitur), si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për gjashtë (6) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj katër (4) personave, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër trembëdhjetë  (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dyzetepesë (45) aktakuza, kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Specialja vijon me thirrje, 13 të tilla në më pak se një muaj

Periskopi.com Lajme

Fillimi i vitit 2020 po karakterizohet me vazhdimin e thirrjeve nga Gjykata Speciale për kosovarët.

Në më pak se një muaj, Dhomat e Specializuara në Hagë u kanë dërguar thirrje për intervistim 13 ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për disa pa u bërë e ditur në çfarë cilësie. Numri i madh i ftesave, sipas OVL-UÇK-së nënkupton që shumë shpejt do të ngritën edhe aktakuzat e para.

Për kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjykata Speciale vazhdon të mbetet e papranueshme dhe e padrejtë.

Hysni Gucati për KosovaPress thotë se edhe në rast se do të ketë aktakuza, ato janë të pabaza. Ai njofton se deri më tani kanë mbërritur mbi 260 ftesa.

“Gjithsej kanë ardhur mbi 260 ftesa deri tash. Tash një vit po bëhen kanë ardhur mbi 260 ftesa nga Gjykata Speciale. Arsyeja pse është ky ritëm kaq i shpejt, dhe ka shumë ftesa gjatë këtij muaji nuk e dimë as ne vet. Por, kjo lë për të nënkuptuar që ata janë duke e përshpejtuar punën, me siguri që sa më shpejt edhe të ngritën aktakuza, që dhashtë Zoti këto aktakuza të mos ngritën asnjëherë. Edhe nëse ngritën këto aktakuza janë të pabaza, për neve”, thotë Gucati.

Kryetari i OVL-UÇK-së tregon se janë lajmëruar dy raste të cilët janë thirrur nga Specialja, e këta të fundit dëshmojnë se gjatë luftës nuk kanë qenë fare në Kosovë.

Krahas kësaj, Gucati deklaron se do të vazhdojnë të kundërshtojnë këtë gjykatë. Për mos vazhdimin e mandatit të Dhomave të Specializuara, njofton se do të ketë edhe protesta.

“Ne nuk e përjashtojmë as mundësinë e demonstratave apo protestave. Nuk do të thotë që do të dalim sot apo nesër, por nuk përjashtojmë mundësitë. Në qershor do i vazhdohet mandati, dhe jemi duke biseduar me disa avokatë tonë të Kosovës, por edhe me disa shokë që shumë shpejt ta ngrisim edhe ta çojmë në parlament një letër, t’i drejtohemi parlamentit edhe qeverisë do i drejtohemi. Në momentin që do të bëhet qeveria do i drejtohemi me një letër që mos t’i vazhdohet më mandati kësaj gjykate. Gjithmonë për arsye se është e njëanshme”, shton Gucati.

Ai kërkon nga legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin hapa për mos vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale.

Megjithatë, mbrojtësi ligjor i disa nga të intervistuarve nga Specialja, Arianit Koci thotë se mandati i Dhomave të Specializuara zgjat aq sa dëshiron Këshilli i Bashkimit Evropian. Ai thekson se është iluzion të mendohet se çështjet e krimeve të luftës përfundojnë për pesë vjet.

“Gjykata Speciale është themeluar në bazë të amandamentit kushtetues numër 24. Mu me këtë amandament kushtetues është bërë një lojë me deputetët tanë, për shkak se në atë kohë ju e dini që ka pasur deputet që kanë qenë potencialisht edhe në konflikt interesi, pra disa e kanë ditur që mund të hetohen ose edhe me u akuzu prej Gjykatës Speciale, dhe është krijuar një lloj kreativiteti juridik. Në amendamentin kushtetues thuhet se mandati i Gjykatës Speciale është pesë vjeçar, por ky amandament më tutje bën referenca në ligj, jep dispozita me dy kuptime, me shumë kuptime dhe në fund përfundon me dispozitën se mandati i Gjykatës Speciale përfundon kur Këshilli i BE-së informon se kanë përfunduar hetimet dhe gjitha procedurat në lidhje me ato hetime”, deklaron Koci.

Hysni Gucati kërkon një gjykatë vendase që të merret me krimet serbe në Kosovë, pasi që gjatë luftës në vendin tonë kanë ndodhur 460 masakra dhe ende nuk ka asnjë serb të dënuar.

Kjo gjykatë çoi vendin në zgjedhje, pasi kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ftua në Hagë në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale dhe për shkak të kësaj ftese ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Specialja ftoi edhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Gjykata Speciale nuk ka të ndalur, ky është i ftuari i radhës

Periskopi.com Lajme

Edhe këtë fillim vit, Gjykata Speciale po vazhdon me avazin e ftesave për ish-luftëtarët e UÇK-së.

E, sot për intervistim në Hagë, është ftuar edhe Skënder Hoti nga Malisheva.

 

 

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Tash sa mora lajmin se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është bashkluftëtari i Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës Skender Hoti nga Malisheva, si të gjithë ushtarët e UÇK-së edhe Skenderi dhe të gjithë ne jemi krenar me vepren dhe sakrificat e të gjithë luftëtarëve, që bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Gucati.

“Specialja do të dëmtojë të akuzuarit, s’po tregohet kujdes institucional e as qytetar”

Periskopi.com Lajme

Çështja e Gjykatës Speciale dhe ftesat që po vijnë këto ditë, sipas ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, po bëhen për të përmbushur obligimet që ka marrë kjo Gjykatë nga institucionet kosovare.

Ish-komandanti i luftës në Koshare, për Ekonomia Online thotë se kur mungon konsolidimi i institucioneve, hetimi dhe ftesat ndaj kësaj kategorie kalojnë më pak të vërejtura dhe nuk tregohet një kujdes as institucion, por as qytetar ndaj tyre.

“Dhomat Speciale të Hetuesisë janë krijuar nga Kuvendi i Kosovës, janë produkt i institucioneve tona. Selia në Hagë është çështje teknike, që d.m.th. se edhe mandati i tyre për të përmbushur obligimet që kanë, buron nga ligji. Prandaj, procesi i hetimeve, thirrjeve nga këto biseda hetimore, konsideroj se është në vazhdën e punëve ligjore që ata po i kryejnë, dhe nuk duhet parë në kontekst të keqpërdorimit hapësirën apo zbrazëtirës institucionale. Është e vërtetë se kur nuk ka institucione të konsoliduara, atëherë edhe hetimi dhe ftesat ndaj kësaj kategorie kalojnë më pak të vërejtura dhe nuk tregohet një kujdes as institucion por as qytetar ndaj tyre”, thotë Berisha.

Për mohuesin e masakrës së Reçakut, presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Berisha thotë se nuk po trajtohet nga Gjykata e Hagës. Ndërkaq, sipas tij, e kundërta po ndodh për ish-ushtarët e UÇK-së, që po përndiqen nga Gjykata Speciale.

“Presidenti serb, që ka qenë ministër i Millosheviqit, e mohon edhe masakrën e Reçakut, i thotë një personaliteti të ndershëm (Ëilliam Ëalker), mashtrues. Dhe sot nuk trajtohen këto çështje nga Haga. Dhe në institucionet tona, krejt kohën e shpenzojnë se si të gjejnë forma për t’i dënuar luftëtarët e tyre dhe unë mendoj se kjo kategori që mbështet këto tendenca, ka krizë morale të ndërgjegjes”, thotë ai.

Ish-komandanti i Koshares thotë se pavarësisht a dënohen apo jo, të akuzuarve do t’u bëhet dëm shumë i madh, si moral, ashtu edhe familjar, si dhe do t’u shkatërrohet edhe karriera.

“Dhomat Speciale do ta vazhdojnë punën e tyre, do t’i thërrasin të gjithë sepse është një raport i Dick Martit me shumë shpifje dhe të pavërteta që janë gatuar në Beograd dhe me siguri në fazën kur të përmbyllen hetimet, do të përgatiten edhe paditë ndaj këtyre pjesëtarëve të penalizuar apo jo. Nëse hiç nuk dënohen, do t’i shkëpusin nga procesi jetësor, ja shkatërrojnë karrierën, familjen e kështu më radhë”, thotë ai.

Berisha komentoi edhe rastin e ashtuquajtur “Veteranët e rrejshëm”, e që thotë se nuk ka veteranë të rrejshëm, por defekte në aplikacionet e tyre që nuk përputhen me data dhe me struktura komanduese.

Kur flet për këtë kategori, Berisha ka apeluar që të mos quhen kështu, pasi që sipas tij, po dëmtohen në shumë mënyra, siç është aspekti moral.

“Është edhe çështja e trajtimit që janë identifikuar si veteran të rrejshëm, që nuk ka veteran të rrejshëm, por kanë defekte në aplikacionet e tyre që s’përputhen në data, në strukturë komanduese dhe si të tillë janë bërë element i trajtimit penal, Gjykatave tona. Janë edhe eprorët përgjegjës të kësaj strukture që poashtu po përballen me të tilla situata”.

“Kjo kategori që janë vërtetë luftëtarë, janë identifikuar si të tillë nga strukturat komanduese, për shkaqe të mospërputhjes teknike në aplikacionet e tyre, nuk guxojnë të dëmtohen në aspektin moral. Në sistemet e drejtësisë perëndimore edhe për fyerje dhe dëmin moral, ndëshkohesh më shumë sesa për dëmet materiale, dhe kjo po bëhet me luftëtarët. Unë e përjetoj këtë, se kam luftëtarë të mirë që i njoh dhe u ka dalë statusi siç po i quajnë veteranë të rrejshëm”, thotë ai.

Nuk ndalet Specialja: Pas Krasniqit sot fton edhe Fazliun

Periskopi.com Lajme

Hysni Gucati, kryetar i OVL – UÇK ka njoftuar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale  edhe Burim Fazliu.

Përmes një shkrimi në Facebook Gucati ka shkruar se sot kanë marrë ftesë Burim Fazliu dhe Selim Krasniqi, të dy nga Zona Operative e Pashtrikut.

“I ftuar nga Gjykata Speciale është Burim Fazliu cilësinë e dëshmitarit edhe Selim Krasniqi cilësinë e të dyshuarit nga Zona Operative e Pashtrikut”, ka shkruar ai.

Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendint të Kosovës, njëherit Epror i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Elmi Reçica ka marrë ftesë për intervistimë nga Gjykata Speciale.

Pa kësaj kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se kjo ftesë do të nxjerr një dhe vetëm një të vërtetë, atë të guximit e dashurisë për atdheun, luftës sonë për lirinë në çdo pëllëmbë të tokës stërgjyshore, idealit të kristaltë të djemve e vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që me gjakun e sakrificën e tyre bën ëndrrën e lirisë, realitet.

“PDK në Ferizaj dhe mbarë Kosova është prapa luftës së lavdishme çlirimtare, është në krahë të çlirimtarëve, është në krahë të Eprorit të UÇK-së Elmi Reçica, që në çdo sfidë e zezonë të vendit, ishte kurdoherë i gatshëm të mos kursej asgjë, të sakrifikoj për Kosovën. Triumfator në luftë, triumfator në çdo sfidë”, ka shkruar ai në Facebook.

Përndryshe, më 16 janar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë të ditur se nga Gjykata Speciale kanë marrë ftesë ish-luftëtarët Abedin Daka nga fshati Cerovik i Klinës dhe Sherif Tahiri nga Tërdevci i Komunës së Drenasit, të dy pjesë e Zonës operative të Drenicës.

Në vitin 2019 qindra persona nga Kosova u ftuan nga Gjykata Speciale, e ftesat kanë vazhduar menjëherë me fillimin e këtij viti.

Më 9 janar është bërë e ditur se Ferat Shala është ftuar nga Gjykata Speciale, ndërsa dy dytë më parë ftesë ka marrë Agron Limani, të dy këta ish-ushtarë të UÇK-së.

​Mbahet seanca përfundimtare për rastin “Syri i Popullit”

Periskopi.com Lajme

Sot dhe nesër në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”.

Në këtë seancë fjalën përfundimtare do ta ketë mbrojtja dhe vet i akuzuari. Pra, në seancë mbrojtjen e tij do ta paraqes vet i akuzuari, Ramabaja, si dhe avokati i tij, Ramiz Krasniqi.

Nga Zyra e avokatit Ramiz Krasniqi thonë se Ramabaja po mbahet në paraburgim tash e më shumë se dy vjet, sipas një skenari akuzash politike, pa pasur asnjë arsyeshmëri juridike dhe ligjore.

Ata thonë se në fjalën e tij në seancë, Ramabaja pritet të zbardh edhe shumë prapaskena politike të panjohura deri më tani për opinionin kosovar.

Po ashtu edhe vet avokati Ramiz Krasniqi thotë se do t’i bëjë të njohura të gjitha faktet që dëshmojnë se i akuzuari po mbahet në burg sipas një akuze të sajuar e të motivuar politikisht.

Gjykata në Hagë e refuzon kërkesën e Driton Lajçit

Periskopi.com Lajme

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me seli në Hagë shpalli të papranueshme kërkesën e Driton Lajçit, drejtuesit të Zyrës qeveritare për mbrojtje juridike të të akuzuarve potencialë nga Dhomat e Specializuara, për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procedurës gjatë intervistimit përpara Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Prokuroria e Specializuar në Hagë po heton krimet e pretenduara të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në periudhën midis janarit të vitit 1998 dhe dhjetorit të vitit 2000.

Radio Evropa e Lirë, më 15 nëntor 2019 ka shkruar se Zyra e prokurorit të Specializuar në Hagë po bën hetime për rolin e Zyrës së Qeverisë për mbrojtje juridike të të akuzuarve potencialë nga Dhomat e Specializuara, si dhe për drejtuesin e kësaj zyre, Driton Lajçin.

Hetimi po bëhet për shkak të pengimit të mundshëm të drejtësisë, përfshirë edhe pretendimin për shkelje të neneve të Kodit Penal të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e provave ose procedurave zyrtare, si dhe të frikësimit gjatë zhvillimit të procedurës.

Lajçi, i cili është intervistuar në Hagë, më 17 tetor, është mbrojtur në heshtje, për shkak se, siç ka thënë, me gjithë insistimin e tij, nuk është informuar paraprakisht se për çfarë vepra penale specifike bëhet fjalë, për bazën e provave për dyshim se ka kryer vepër penale, ndërkaq që për pretendimet specifike nuk është njoftuar as gjatë intervistimit.

Meqenëse prokurori nuk zbuloi provat, të cilat, siç thuhet në kërkesë, do ta ndihmonin avokatin që të këshillonte klientin e tij në mënyrë të duhur, Lajçi vendosi të refuzojë të përgjigjet gjatë intervistimit.

Në kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së procedurës së intervistimit, gjithashtu thuhet që gjatë intervistimit, prokurori “në mënyrë të vazhdueshme dhe jokorrekte e ka pyetur Lajçin nëse refuzimi i tij për t’u përgjigjur ndaj pyetjeve bazohet në të drejtën e tij për lirinë ndaj vet-inkriminimit”.

Avokati ka shtuar që e drejta për të heshtur dhe e drejta për lirinë ndaj vet-inkriminimit, janë të drejta të ndara, dhe argumentoi se biseda e tij me prokurorin nuk mund të ishte e pranueshme në procedurat e aktakuzës.

Prandaj në kërkesën e tij insistoi që intervista e Lajçit e 17 tetorit të konsiderohej e paligjshme dhe e papranueshme.

Megjithatë, më 13 janar, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, e përbërë nga gjyqtarët Vidar Stensland, Roland Dekkers dhe Antonio Balsamo, shpalli kërkesën për rishikim të kushtetutshmërisë së procedurës së intervistimit të të papranueshme.

Konkretisht, në vendimin e Dhomës thuhet se, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë, është detyrë e Dhomës të vlerësojë nëse parregullsitë e paraqitura nga pala ankuese kanë shkelur të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë, por edhe se nuk është funksion i Dhomës të merret me gabime që dyshohet se janë bërë gjatë procedurës penale, përveç nëse gabime të tilla mund të shkelin të drejtat dhe liritë themelore të mbrojtura me Kushtetutë.

“Roli i Dhomës nuk është të vendosë nëse thirrjet nga prokuroria ose procedurat e intervistimit shkelin ligjin ose Rregulloren e Procedurës dhe Provave. Paneli mund të marrë në konsideratë vetëm nëse pretendimet për mospërputhjen e prokurorisë me dispozitat përkatëse të Rregullores së Procedurës dhe Provave ka shkelur të drejtën e ankuesit për një gjykim të drejtë të garantuar me Kushtetutë, “thuhet në vendim.

Dhoma gjithashtu tha se kërkesa e Lajçit ka të bëjë me fazën e hershme të procedurës penale, përkatësisht intervistën me prokurorin, i cili është ende duke hetuar, dhe nuk i referohet gjykimit para gjykatës, siç parashikohet nga neni i Kushtetutës së cilës i referohet paraqitësi i kërkesës.

“Duke marrë parasysh se nuk ka pasur gjykim, paneli nuk mund të spekulojë në këtë fazë se a do të ketë dhe çfarë efekti do të ketë thirrja e kontestuar dhe procesi i intervistimit në një gjykim të drejtë, nëse do të ketë” thuhet në vendimi.

Në vendim gjithashtu theksohet se edhe në rast të një gjykimi, parashtruesi i kërkesës do të jetë në gjendje të ngrejë çështjen e një gjykimi të drejtë nëse e konsideron veten viktimë të shkeljeve të pretenduara.

“Prandaj, dhoma konstaton se kërkesa është e parakohshme dhe duhet të shpallet e papranueshme”,thuhet në vendim.

Në anën tjeter, prokurori kryesor Jack Smith, më 18 nëntor, ka kërkuar nga Dhoma e Specializuar në kuadër të Gjykatës Kushtetuese me seli në Hagë, që dokumentin ta klasifikojë sërish si të besueshëm dhe në mënyrë që të mbrohet besueshmëria dhe integriteti i hetimit në vazhdim.

Dhoma e Gjykatës Kushtetuese nuk pranoi ta bëjë këtë, dhe vetë Lajçi ishte kundër.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me seli në Hagë është instanca e fundit e cila interpreton Kushtetutën lidhur me pyetjet që kanë të bëjnë me punën e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Krimet kundër zbatimit të drejtësisë, gjegjësisht krimet që bëhen gjatë proceseve gjyqësore, sikurse që janë: shkatërrimi i provave, frikësimi i dëshmitarëve dhe të tjera, është ndër pjesët mbi të cilat Gjykata Speciale ka kompetencë, përfshirë edhe krimet kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe veprave tjera penale, sipas ligjeve të Kosovës, të cilët ndërlidhen me pretendimet nga raporti i eurodeputetit zviceran, Dick Marty, në vitin 2011.

Viti 2020, vit i aktakuzave të para të Speciales

Periskopi.com Lajme

Me të hyrë në muajin e parë të këtij viti Gjykata Speciale me seli në Hagë ka nisur aktivizimin e saj.

Ky fillimvit pritet ta aktivizojë edhe më shumë se vitin që lamë pas Prokurorinë e Specializuar të Hagës. Pas dërgimit të rreth 200 ftesave për ish-udhëheqësit dhe për pjesëtarët e UÇK-së në vitin 2019, njohësit e sistemit të drejtësisë paralajmërojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti (janar – qershor) mund të priten edhe aktakuzat e para nga Gjykata Speciale, shkruan sot gazeta Zëri.

Me të hyrë në muajin e parë të këtij viti Gjykata Speciale me seli në Hagë ka nisur aktivizimin e saj. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Limani, nga Zona Operative e Pashtrikut, është personi i parë që u ftua nga prokurori special i Hagës. Limani, i cili gjatë luftës me Serbinë kishte humbur tre familjarë të tij, ftesën nga Specialja e konfirmoi vetë, me ç’rast rikujtoi krimet makabre që Serbia kishte bërë në Kosovë 20 vjet më parë. “Pasi është bërë e zakonshme të bëhen publike njoftimet e tilla, edhe unë dua të njoftoj se kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar. Pra kam pranuar ftesë nga një gjykatë, e cila ka marrë përsipër gjykimin e krimeve të luftës. Pasi vij nga një vend ku forcat serbe pothuajse deshën të zhdukin tërë popullatën civile shqiptare, formimi i kësaj gjykate të krijon mendimin se ajo kryesisht do të merret me gjenocidin serb, të bërë në shumë pjesë të Kosovës. Por menjëherë zhgënjehesh, sepse e kupton se kjo gjykatë do të organizojë kryekëput gjykime kundër shqiptarëve”, ka thënë Limani.

Gjykata në Serbi ia cakton 30 ditë paraburgim Nezir Mehmetajt

Periskopi.com Lajme

Nezir Mehmetaj është kosovari i cili u ndalua të premten në Merdare nga policia serbe.

Që nga kjo ditë, Mehmetaj vazhdon të jetë në shtetin serb.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se tashmë Mehmetajt i është caktuar masë e paraburgimit prej 30 ditësh.

Që në momentin e ndalimit, Mehmetaj i është konfiskuar telefoni mobil.

Nëna e Mehmetajt bëri të ditur se i biri jeton në Zvicër, por që asnjëherë më parë nuk kishte kaluar nëpër këtë pikë kufitare.

Pas pesë orë pritjesh, Mehmetaj bashkë me nënën dhe një të afërm kishin kaluar kufirin, ku iu lëshuan disa dokumente për t’iu mundësuar kthimi.

Por pas vizitës që patën tek një doktor në Serbi, familjes i zgjati udhëtimi më tepër se që kishin menduar. Atë e pyetën për emrin e babit dhe 49 vjeçarin policia e morën me vete.

Që nga ajo ditë kosovari vazhdon të jetë në Serbi, pavarësisht se autoritetet kosovare kanë kërkuar lirimin sa më të shpejtë të tij.

Neziri i cili kishte shkuar si 17 vjeçar për të jetuar në Zvicër, nuk kishte qenë as gjatë luftës në Kosovë. Prandaj familja nuk ka ndonjë ide se pse mund ta kenë ndalur.

E vetmja arsye që mund të ekzistojë sipas tyre është pasi që babai i Nezirit, Mustafa, kishte qenë i arrestuar nga serbët gjatë periudhës së luftës.

 

 

Të dënuarit me mbi 25 vjet burg për terrorizëm kërkojnë pafajësinë në Apel

Periskopi.com Lajme

Gjashtë të akuzuarit për vepra penale që lidhen me terrorizmin, të cilët janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me mbi 25 vjet burg, po kërkojnë pafajësinë në Gjykatën e Apelit.

Bujar Behrami, Resim Kastrati, Gramos Shabani, Albert Ademaj, Leotrim Musliu dhe Edona Haliti, po kërkojnë nga Apeli të shpallen të pafajshëm për veprat penale me të cilat i ngarkon prokuroria, raporton ‘Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në shtator të vitit 2019, i kishte shpallur fajtorë gjashtë të akuzuarit për vepra penale që lidhen me terrorizmin, të cilët i kishte dënuar me burgim prej mbi 25 vjet burg efektiv.

E pakënaqur me dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë, kishte qenë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), e cila ka ushtruar ankesë lidhur me lartësinë e dënimit.

Kjo me arsyetimin se rrethanat lehtësuese dhe rënduese nuk janë vlerësuar drejtë nga gjykata e shkallës së parë.

Sipas prokurorisë, gjykata ka nënvlerësuar rrethanat rënduese me rastin e matjes së lartësisë së dënimit ndaj të akuzuarve, e veçanërisht ndaj të akuzuarin Musliu.

Ankesë për shkelje esenciale të dispozitave ligjore, vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike, shkelje të ligjit penale dhe lartësinë mbi dënimin kanë ushtruar mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët, Flamur Podvorica, Visar Vehapi, Arbër Fazliu, Hamdi Jashanica, Aziz Rexha dhe Zahir Hamza.

Mbrojtësi i të akuzuarit Bujar Behrami, avokati Arber Fazliu deklaroi se mbetet ne tërësi pranë ankesës, duke shtuar se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë në shkelje të dispozitave ligjore.

Ai tha se vet kualifikimi juridik i veprës penale nuk përkon me veprimet inkriminuese të të mbrojturit të tij.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Resimm Kastrati, avokati Hamdi Jashanica, tha se nuk është vërtetuar se i mbrojturi i tij është kryerës i veprave penale për të cilat është shpallur fajtor.

Vet i akuzuari Kastrati tha se akuza jo vetëm që është e pa bazë, por është një shpifje ndaj tij.

“Unë edhe siç kam deklaruar më parë mbrojtës e kam vetëm Allahun, ndërsa avokati kryen vetëm punën e tij në aspektin procedural. Jo vetëm që janë akuza të pabaza, por janë edhe shpifje”, tha Kastrati.

Ankesë mbi të gjitha bazat ankimore ka ushtruar edhe mbrojtësi i të akuzuarit Gramos Shabani, avokati Visar Vehapi, i cili ka kërkuar anulimin e aktgjykimit, pasi që i njëjti sipas tij, është i përfshirë në shkelje procedurale.

“Ky aktgjykim as minimalisht nuk i plotëson kriteret formale dhe kërkoj që Apeli ta prish këtë aktgjykim apo ta ndryshoj dhe të mbrojturin tim  ta liroj”, tha Vehapi.

E në ankesën e ushtruar nga mbrojtësi i tij, e përkrahu edhe vet i akuzuari Shabani, i cili ndër të tjera tha se është i pafajshëm dhe se kërkon nga Apeli që atë dhe gruan e tij, Edona Haliti, t’i lirojë nga akuza.

“Unë e kundërshtoj aktgjykimin me të cilin jam shpall fajtor. Jam i pafajshëm. Nuk kam ndërmarr asnjë veprim me te cilin mund te shpallem fajtor. Pafajësia ime u bo e qartë, për atë që do të vërtetën, synimi im është jeta dhe jo vdekja”, ka deklaruar ai

E pafajësinë e kërkoi nga Apeli, edhe e akuzuara Edona Hlaiti, e cila përmes mbrojtësit të saj, avokatit Aziz Rexha, ka kërkuar të shpallet e pafajshme.

Lirimin për të mbrojturin e tij, Albert Ademaj e kërkoi nga gjykata e shkallës së dytë edhe avokati Zahir Hamza, i cili ka ushtruar ankesë mbi të gjitha bazat ankimore.

I pakënaqur me aktgjykimin e shkallës së parë ishte edhe i akuzuari Musliu, i cili përmes mbrojtësit të tij, avokatit Fatlum Podvorica, ka ushtruar ankesë mbi të gjitha bazat ankimore.

Ndërkaq, vet i akuzuari Musliu tha se asnjëherë në jetën e tij nuk kishte parë një aktakuzë kaq të shpifur dhe të pabazuar në ligj.

Ndryshe, më 20 dhjetor 2019, ishte paraparë seanca ku Gjykata e Apelit, do të shqyrtonte ankesat e mbrojtësve të gjashtë të dënuarve për vepra penale që lidhen me terrorizmin, Bujar Behrami, Resim Kastrati, Gramos Shabani, Albert Ademaj, Leotrim Musliu dhe Edona Haliti, por për shkak të mos dërgimit me rregull të ftesave, e njëjta ishte shtyrë.

Sipas aktgjykimit të shpallur më 4 shtator 2019, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Mustaf Tahiri, i akuzuari Bujar Behrami, ishte dënuar me 10 vjet burgim efektiv, për dy vepra penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, si dhe “kryerja e veprës terroriste”.

Për të njëjtat vepra penale, me katër vjet burg ishte dënuar edhe i akuzuari Resim Kastrati.

I akuzuari për përgatitje të veprave terroriste dhe për rekrutim në terrorizëm, Gramos Shabani ishte dënuar me dënim unik prej shtatë vjet burgim.

Kurse, Edona Haliti ishte dënuar me një vit burgim, për “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, dhe veprën penale “kryerja e veprës terroriste”.

Albert Ademaj ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim, për mos lajmërim të veprave penale.

Për mos lajmërim të veprave penale dhe armëmbajtje pa leje, Leotrim Musliu ishte dënuar me dënim unik prej dy vjet e tre muaj burgim. .

Të akuzuarit Bujar Behrami, si dënim plotësues i ishte konfiskuar shuma prej 9000 mijë euro, ndërsa të akuzuarit Musliu, armët dhe fishekët e sekuestruar.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 4 tetor 2018, të akuzuarit Bujar Behrami e Resim Kastrati, gjatë periudhës kohore nga muaji dhjetor 2017 e deri me datën 29 qershor 2018, kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë.

Sipas prokurorisë, i akuzuari Bujar Behrami ka tentuar ta krijojë grupin me emër “Ndihmëtarët e shtetit Islam në tokën e shqiponjave”, për të vepruar në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Veçmas janë përgatitë për sulme terroriste në diskotekat “Insomnia” dhe “Kamboxha” në Graçanicë, si dhe ndaj kishës ortodokse afër kafenesë “Moskva”, në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe vende të tjera të frekuentuara me qytetarë.

Në aktakuzë thuhet se Resim Kastrati është angazhuar në drejtim të furnizimit me armë të zjarrta dhe materiale plasëse, si dhe gjetjen e personave për vendosjen e jelekëve me eksploziv.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kanë kryer veprën penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144 par. 3, lidhur me veprën penale “kryerja e veprës terroriste” nga neni 136, par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK – së.

I akuzuari Bujar Behrami, sipas pretendimit të prokurorisë, gjatë muajit prill – maj të vitit 2018, me qëllim të kryerjes së akteve terroriste në Kosovë, e gjatë komunikimit me personin e quajtur Mursel Murseli, i njëjti nga Gjermania ka dërguar mjete financiare për të dyshuarin Resim Kastrati, me qëllim të blerjes së materialeve eksplozive dh armëve të zjarrta.

Në aktakuzë thuhet se me datë 20 prill 2018, 24 prill 2018 dhe 14 maj 2018, përmes institucioneve për transferimin e parave “Money Gram” dhe “Ëestern Union”, tërthorazi ka dërguar shumën e të hollave prej 2629.45 euro, 3117.01 euro dhe 3255.00 euro (gjithsej 9001.46 euro), në emër të personit të quajtur Petrit Gashi, e që edhe të njëjtat transaksione me implementimin e masave të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit janë konfirmuar nga vet i dyshuari Behrami.

Me këtë, sipas prokurorisë, Bujar Behrami, ka kryer veprën penale “lehtësimi në kryerjen e terrorizmit”, nga neni 138, par. 1 i KPRK – së.

Aktakuza e ngarkon edhe Gramos Shabanin me veprën penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144, par. 3, lidhur me veprën penale “kryerja e veprës terroriste”, nga neni 136, par. 1 i KPRK – së.

Kjo sepse, sipas aktakuzës, gjatë muajit maj e deri më 02 qershor 2018, i akuzuari Gramos Shabani, me dashje direkte ka planifikuar përgatitjen e akteve terroriste në Belgjikë dhe në Francë, meqë është edhe shtetas belg.

Sipas prokurorisë, ai ka planifikuar sulm vetëvrasës me eksploziv në vende ë frekuentuara me qytetarë, e që me implementimin e masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, përkatësisht monitorimin e bisedave ne vende publike dhe private nga ana e Policisë së Kosovës – DKT, në Prishtinë, më 05 qershor 2018, i njëjti arrestohet.

Po ashtu, Gramos Shabani, me 02 qershor 2018, me dashje direkte i ka bërë thirrje bashkëshortes së tij Edona Haliti nga Hajvalia, në drejtim të përgatitjes së akteve terroriste në Kosovë, duke e udhëzuar që të bëjë sulm vetëvrasës me materie eksplozive me automjet, ndaj pjesëtarëve të KFOR – it në Kosovë dhe në vendet e tjera të frekuentuara me qytetarë, e duke e planifikuar edhe furnizimin me armë të zjarrta dhe materiale eksplozive, me qëllim të kryerjes së aktit terrorist.

Për këto veprime, prokuroria e ngarkon me veprën penale “rekrutimi për terrorizëm”, nga neni 139 i KPRK – së.

E akuzuara Edona Haliti, sipas aktakuzës, gjatë muajit maj e deri më 02 qershor 2018, duke vepruar sipas udhëzimeve të të akuzuarit Gramos Shabani, është përfshirë bë veprime inkriminuese të përgatitjes së akteve terroriste në Kosovë, duke planifikuar të bëjë sulm vetëvrasës me materie eksplozive në automjet ndaj pjesëtarëve të KFOR – it në Kosovë, si dhe në vende të tjera të frekuentuara me qytetarë, duke u furnizuar me armë të zjarrta dhe materie plasëse me qëllim të kryerjes së aktit terrorist.

Për shkak të këtyre veprimeve, aktakuza e ngarkon Edona Halitin me veprën penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144 par. 3, lidhur me veprën penale “kryerja e veprës terroriste” nga neni 136, par. 1 i KPRK – së.

Dy të akuzuari e tjerë Albert Ademaj dhe Leotrim Musliu, prokuroria i akuzon se nga muaji dhjetor 2017, e deri më 29 qershor 2018, në Prishtinë dhe vende të tjera në Kosovë, edhe pse kanë qenë në njohuri dhe të informuar se Bujar Behrami dhe Resim Kastrati janë duke përgatitë akte terroriste në Kosovë, nuk i kanë lajmëruar në polici për veprimet inkriminuese të veprave penale nga kapitulli XIV – veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par. 1, lidhur me veprën penale nga neni 136, par. 1 i KPRK – së.

Me këtë, Albert Ademaj dhe Leotrim Musliu, sipas aktakuzës, kanë kryer veprën penale “moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”, nga neni 386, par. 1, nën paragrafi 1.4 i KPRK – së.

Të akuzuarit Leotrim Musliu, i vihet barrë edhe vepra penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374, par. 1 i KPRK – së.

Kjo sepse, sipas aktakuzës, në kohë të pa vërtetuar, pa leje valide, e në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, i akuzuari Musliu, ka siguruar dhe mbajt në pronësi armë të zjarrtë – pushkë automatike, që me rastin e bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse nga ana e Policisë së Kosovë, e njëjta, bashkë me municion, i janë sekuestruar.

Rrahje në sallën gjyqësore, familjarët e të ndjerit përleshen me të akuzuarit, 13 persona shoqërohen në polici

Periskopi.com Lajme

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Ferzaj, ka eskaluar situata në rastin ku ishte paraparë të vazhdohej gjykimi ndaj të akuzuarve për rastin e vrasjes që kishte ndodhur në shkurt të vitit 2018, në Ferizaj.

Për vrasjen e Besart Hasanit, po akuzohet Albert Ramadani, kurse për pjesëmarrje në rrahje, e cila i kishte paraprirë vrasjes po akuzohen, Artan Ramadani, Fadil Ramadani, Argjend Ramadani dhe Driton Krasniqi.

Ky i fundit po akuzohet edhe për veprën penale të mashtrimit, lidhur me shitblerjen e një veture të markës “BMW X5”, e cila sipas prokurorisë, kishte qenë edhe shkak i vrasjes.

Në sallë të gjykatës, derisa po planifikohej të vazhdonte gjykimi në këtë rast, familjarët e tani të ndjerit, si dhe të akuzuarit Ramadani e Krasniqi janë përfshirë në rrahje.

Një gjë të tillë, e kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zyrtarë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, si dhe Policia e Kosovës.

Ngjarja ka nisur, pasi që në seancën e së enjtes ishte paraparë që të shfaqeshin video-incizimet e vendit të ngjarjes, për çka, mbrojtësi i të akuzuarit Albert Ramadani, avokati Ymer Huruglica, ka kërkuar që gjatë shfaqjes së tyre të largohen të akuzuarit dhe publiku.

Propozimin për përjashtimin e publikut, e ka aprovuar edhe prokurori i rastit, Rasim Maloku, ndërsa lidhur me propozimin për përjashtimin e të akuzuarve, tha se i mbetet trupit gjykues të vendosë.

Ndërsa, kundër këtyre dy propozimeve, ishte përfaqësuesi i familjes së tani të ndjerit Hasani, avokati Ramiz Krasniqi.

Më pas, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Mustaf Tahiri, mori aktvendim që të akuzuarit të qëndronin, ndërsa publiku të përjashtohej, çka edhe ngjalli reagime nga disa anëtarë të familjes së të ndjerit, të cilët refuzuan të dilnin.

Pas kësaj, ka nisur edhe përleshja mes tyre.

Zëdhënësi i Stacionit Policor në Ferizaj, Agim Gashi, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, gjatë seancës gjyqësore, ku ka ardhur deri tek konflikti mes palëve në procedurë.

Ai ka thënë se 13 persona janë ndaluar, ku shtatë prej tyre janë në cilësi të të dyshuarve, ndërsa gjashtë të tjerë në cilësi të dëshmitarëve.

“Policia ka intervenuar, ka vënë situatën në kontroll, dhe lidhur me këtë rast janë shoqëruar 13 persona për në stacionin policor, nga të dy palët. Të njëjtit janë duke u intervistuar, ndërsa lidhur me hapat e mëtutjeshme, ato do të merren në konsultim me prokurorin, ka thënë zëdhënësi i Stacionit Policor në Ferizaj, Agim Gashi.

Ndërsa, prokurori i çështjes, Valdet Avdiu, ka thënë se për këtë rast janë ndaluar disa persona.

“Janë ndaluar disa persona, dhe të njëjtit janë duke u intervistuar. Ende nuk ka kallëzim penal”, ka thënë prokurori i çështjes, Valdet Avdiu.

Rastin e ka konfirmuar edhe administratori i kësaj gjykate, Sejdi Sadiku.

“Ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, sot më datë 26 dhjetor 2019, gjatë shqyrtimit gjyqësor për lëndën PKR.nr.200/18, vepra penale “vrasje e rëndë”, derisa trupi gjykues nuk ka qenë prezent në sallën e gjykimit, ka ndodhur një përleshje në mes të palëve procedurale. Zyrtarët policor të cilët kanë qenë prezent në sallën e gjykimit, si dhe sigurimi i gjykatës, kanë intervenuar me shpejtësi, me qëllim të qetësimit të situatës që ka ndodhur. Si pasojë e kësaj përleshje, seanca gjyqësore është ndërprerë dhe e njëjta është shtyrë për një afat të pacaktuar. Gjithashtu, njoftoheni se me rastin është duke u marrë Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj, si dhe prokurori kompetent”, tha Sadiku.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 24 tetor 2018 nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Albert Ramadani akuzohet se me 28 shkurt 2018, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Ferizaj –Prishtinë, përballë kafiterisë “Aniki” në Ferizaj, me dashje dhe në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Besart Hasani, pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh në shumën prej 60,000 euro, lidhur me një veturë të markës “BMË X5”.

Në aktakuzë thuhet se, atë veturë Artan Ramadani ia kishte shitur Driton Krasniqit, me ndërmjetësimin e tani të ndjerit Hasani, e të cilin borxh Dritoni sipas marrëveshjes është dashur ta paguaj deri më 28 shkurt 2018, mirëpo i akuzuari Artan Ramadani së bashku me axhën e tij dhe dajën Gafurr kishin shkuar në Prishtinë për t’ia kërkuar borxhin, ndërsa Dritoni ju kishte thënë se do të vinte në Ferizaj dhe se e paguan borxhin.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Dritoni dhe tani i ndjeri Hasani kishin ardhur rreth orës 18:00, me ç’rast Dritoni u kishte thënë “ju ma keni shqetësuar familjen që keni ardhur tek shtëpia ime dhe këtë punë nuk e lan as hoxha e as prifti”, kështu që të pandehurit ishin revoltuar dhe kishte filluar fyerja reciproke mes tyre .

Tutje, sipas aktakuzës, i akuzuari Fadil e kishte nxjerr jashtë tani të ndjerin Besart për ta qetësuar situatën, mirëpo Besarti e kishte goditur me kokë atë në pjesën e hundës dhe e kishte rrëzuar për tokë.

Pas kësaj, sipas prokurorisë kishin dal edhe të pandehurit Albert, Artan dhe Argjend Ramadani dhe kishte filluar rrahja para lokalit, ndërsa i ndjeri Hasani kishte filluar të ikë në anën e kundërt të magjistrales, kurse të pandehurit kishin vrapuar pas tij.

Me këtë rast, vazhdon aktakuza, i akuzuari Albert kishte nxjerr pistoletën dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të të ndjerit, kurse i ndjeri ishte rrëzuar dhe në gjendje të shtrirë, të akuzuarit e kishin goditur me shqelma në të gjithë pjesët e trupit,  ku si pasojë e gjakderdhjes kishte ndërruar jetë në vend të ngjarjes.

Me këtë, Albert Ramadani akuzohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 nënpar.1.4 të KPRKS-së si dhe për veprën mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.

Kurse, Driton Krasniqi, Artan, Fadil dhe Argjend Ramadani, akuzohen se me datën 28 shkurt 2018 orës 18:25 minuta në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, përballë kafiterisë “Aniki” në Ferizaj, kanë marrë pjesë në rrahjen në të cilën ishte privuar nga jeta i ndjeri Besart Hasani.

Me këtë, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190  par.2 të KPRK-së.

Driton Krasniqi, akuzohet edhe për veprën penale “mashtrimi” nga neni 335 par.5 të KPRK-së, sepse sipas aktakuzës, më 13 janar 2018, në Ferizaj, me paraqitje të rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e kishte mashtruar pronarin e auto sallonit “Aldioni”, Artan Ramadanin, në atë mënyrë që sipas aktakuzës, kishte lidhur kontratë për blerjen e automjetit “BMË X5 30 xDrive”, për çmimin 64,000 euro, me ç’rast kishte paguar 4000 euro, kurse shumën tjetër ishte dashur ta paguaj me 28 shkurt 2018, mirëpo i pandehuri Krasniqi veturën e kishte shitur, kurse paratë nuk ia kishte paguar në afatin e caktuar. /BetimipërDrejtësi

Nga qelia në koncert, Aleksandër Gjoka e bindi gjyqtarin për ta liruar

Periskopi.com Showbiz

“Kam dy vjet pa pirë”, kjo ishte deklarata e artistit Aleksandër Gjoka në sallën e gjyqit teksa zhvillohej seanca për masën e sigurisë.

Ai u arrestua më 23 nëntor duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.66 mg/l, ndërkohë që shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.

Por, duke theksuar disa herë se ky ishte një rast i veçuar, Gjoka ka kërkuar nga trupi gjykues ta linte të lirë dhe të pranohej kërkesa e Prokurorisë për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh edhe koncertet që ka të rezervuara me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri – transmeton Top Channel.

Mësohet se këngëtari shumë i dashur për publikun do të jetë sot në Korçë, ku do të performojë në një koncert përpara publikut vendas, por edhe turistëve të shumtë që zgjedhin qytetin juglindor për të kaluar festat.

Aleksandër Gjoka është lënë i lirë, por duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Apeli e kthen në rigjykim dhe rivendosje rastin e Ferid Aganit

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Apelit ka njoftuar se e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale kundër të akuzuarve, Ferid Agani dhe Gani Shabani, në rastin e njohur si “Stenta 1”.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Apeli ka njoftuar se është anuluar aktgjukimi i Gjykatës Themelore i datës 24 prill, dhe se çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje.

“Gjykata e Apelit, pasi ka shqyrtuar  më vëmendje aktgjykimin e shkallës së parë, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve si dhe shkresat e lëndës,  ka ardhur në përfundim se aktgjykimi është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e po ashtu edhe gjendja faktike është vërtetuar mënyrë jo të plotë dhe të gabuar, për çka duhet të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, në prill të këtij vitit i kishte shpallur fajtor të akuzuarit për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”, nga neni 422  lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, më ç ‘rast të akuzuarin F.A. e kishte gjykuar më dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj, ndërsa të akuzuarin G. Sh. më burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve.

Gjykata dënon Mihal Kokëdhimën, pronarin e restorantit që sulmoi turistët spanjollë

Periskopi.com Lajme

Pas një seance në Gjykatën e Shkallës së Parë tashmë për Kokëdhimën u dha një vit burg nga Gjykata e Vlorës.

Kujtojmë që Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit në Porto Palermo, sulmoi makinën e turistëve spanjollë.

Për Kokëdhimën u ngrit akuza e “Kanosjes” dhe “Dëmtim të pronës me dashje”, njofton AbcNews përcjellë Klan Kosova.

Kujtojmë që Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit në Porto Palermo, sulmoi makinën e turistëve spanjollë.

Për Kokëdhimën u ngrit akuza e “Kanosjes” dhe “Dëmtim të pronës me dashje”, njofton AbcNews.