Fjalët e Joachim Low pasi u mposht brutalisht 6-0 nga Spanja mbrëmë: Nuk e di çka na gjeti

Periskopi.com Sporti

Qartazi nuk pati asgjë për t’u vlerësuar nga paraqitja e Gjermanisë kundër Spanjës të martën mbrëma, teksa ‘Die Mannchaft’ u mposht 6-0.

Skuadra e Joachim Low luajti më dobët në çdo aspekt nga vërshëllima e parë dhe asesi nuk mund të arsyetohej për humbjen e thellë, transmeton Periskopi.

”Vërtetë nuk e di çka i ndodhi skuadrës,” tha Low për reporterët pas humbjes më të thellë të Kombëtares së tij në 89 vite dhe më të thellës në aspektin kompetitiv.

”Ne gati nuk patëm asnjë shans dhe nuk fituam asnjë betejë individuale në fushë.

”Në pjesën e dytë ne u munduam të ushtrojmë presing thellë për të shënuar dhe të rikthehemi, por Spanja luajti shumë më mirë se ne, ata ishin shumë më të shpejtë dhe precizë.

”Ne thamë para ndeshjes se besojmë në lojtarët që kemi në skuadër dhe ishim në drejtimin e duhur, por sot e pamë se nuk po bëjmë progres aq të mirë sa mendonim pas disa ndeshjeve të fundit.” /Periskopi.com/

Gjermani-Ukrainë: Formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Sonte (e shtunë) do zhvillohet ndeshja mes Gjermanisë dhe Ukrainës, e vlefshme për raundin e pestë të grupit A të Ligës së Kombeve.

Dy skuadrat kanë pikë të njëjta në katër ndeshjet e para dhe synojnë fitore me shpresën që të dalin në kreun e tabelës.

Tashmë janë publikuar formacionet e zgjedhura nga të dy trajnerët:

Gjermani: Neuer; Ginter, Sule, Koch, Rudiger, Max; Gundogan, Goretzka; Gnabry, Sane, Werner.

Ukrainë: Pyatov; Sobol, Matvuyenko, Zabamyi, Konoplia; Malinovskyi, Stepanenko, Zinchenko; Marlos, Yaremchuk, Zubkov.

Përballja nis në ora 20:45.

Gjermani-Ukraina: Pesë raste pozitive me Covid-19, ndeshja rrezikon të anulohet

Periskopi.com Sporti

Andriy Shevçenko ish-sulmuesi legjendar i Milanit, aktualisht në rolin e trajnerit të Ukrainës është në hall të madh para ndeshjes ndaj Gjermanisë që do të zhvillohet sot në mbrëmje për Ligën A të Nations League.

Te Ukraina janë zbuluar 5 raste me koronavirus në testet që janë kryer sëfundmi dhe të gjithë të infektuarit janë izoluar në hotelin ku kombëtarja Lindore është grumbulluar në Gjermani.

Katër prej të prekurve janë futbollistë, Andriy Yarmolenko, Serhiy Sydorchuk, Viktor Kovalenko dhe Viktor Tsygankov, çka ia vështirëson punën trajnerit Andriy Shevchenko para ndeshjes kundër Gjermanisë në Nations League.

Kështu për ndeshjen me “Pancerat” do të ketë të gatshëm 21 futbollistë, katër prej të cilëve janë portierë. Gjermani-Ukrainë do të keni mundësi ta ndiqni live në ekranin e Supersport duke filluar nga ora 20:45.

Gjermania-Zvicra: Me këto nota u vlerësuan Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri

Periskopi.com Sporti

Gjermania dhe Zvicra kanë ndarë pikët duke barazuar 3:3 në sfidën e xhiros së katërt të grupit 4 në Ligën e Kombeve.

Për zviceranët shënuan Mario Gavranovic (05’, 57’) dhe Remo Freuler (26’).

Derisa për gjermanët, Timo Werner (28’), Kai Havertz (55’) dhe Serge Gnabry (60’).

Gjermania ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.81, gjersa Zvicra u vlerësua me 6.56.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje doli të ishte Kai Havertz për një gol të shënuar dhe një asistim të bërë, duke marrë notën 8.8.

Paraqitje të mirë në këtë sfidë kishin edhe Granit Xhaka që u vlerësua me 7.0 dhe Xherdan Shaqiri me 6.2.

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi mjaftë të zjarrtë ishte Fabian Schar që pranoi edhe karton të kuq me notën 4.0.

Goli i Gnabryt kundër Zvicrës me thembër është absolutisht brilant – mastërklas i vërtetë

Periskopi.com Sporti

Gjermani dhe Zvicra aktualisht janë duke barazuar 3-3 në ndeshjen e cmendur të Ligës së Kombeve.

Për 3-3 ka shënuar Serge Gnabry në minutën e 60-të dhe e ka bërë me stil.

Timo Werner ka asistuar për të nga krahu i djathtë, teksa ky ka realizuar me klas duke qëlluar cakun me thembër.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Zvicra e shqiptarëve dridh Gjermaninë pas vetëm pesë minutave lojë, asistim dhe gol fantastik

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Zvicrës ka kaluar në epërsi kundër Gjermanisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën A të Kombeve.

Gavranovic ka realizuar pas një asistimi brilant me kokë nga Freuler në minutën e pestë.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Gjermania e fortë për Ukrainën, arrin fitoren e parë në grup

Periskopi.com Sporti

Gjermania ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 ndaj Ukrainës në kuadër të grupit 4, në Ligën A.

Ndeshja ishte e fortë, me Gjermaninë që kishte më shumë raste.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga gjermanët. Antonio Rudiger gjen bukur në zonë Matthias Ginterin i cili gjuan bukur dhe shënon për 1-0.

Në pjesën e parë pancerët kishin edhe tri raste të mira me Joshua Kimmich, Serge Gnarby dhe Toni Kroos, por që nuk arritën të gjenin golin.

Me të filluar pjesa e dytë Gjermania gjeti edhe golin e dytë. Një gabim i portierit vendas në kapje të topit, bën që Leon Goretzka të shënojë me kokë për 2-0.

Krejt çka bën ukrainasit ishte një gol në minutën e 77-të. Ukraina fitoi penallti, ndërsa Ruslan Malinovsky e ktheu në gol për 2-1.

Gjermania pas kësaj fitoreje ka pesë pikë dhe është në vendin e dytë, pas Spanjës që ka shtatë pikë.

Ukraina është e dyta me tri pikë, ndërsa në fund është Zvicra me vetëm një pikë. 

Portieri i Ukrainës bën një gabim absolutisht të tmerrshëm, Goretzka shënon për 2-0

Periskopi.com Sporti

Gjermania ka shënuar edhe golin e dytë si mysafire e Ukrainës dhe tash po avancon 2-0, shkruan Periskopi.

Leon Goretzka është ai që ka realizuar për 2-0, duke qëlluar cakun me kokë, pas një gabimi të tmerrshëm nga portieri i Ukrainës në minutën e 49-të.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Gjermania shënon gol të bukur me kombinime perfekte kundër Ukrainës

Periskopi.com Sporti

Gjermania ka kaluar në epërsi si mysafire e Ukrainës të shtunën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për Ligën A të Kombeve.

Ginter ka realizuar në minutën e 20-të, pas një superkombinimi në zonën e rrezikshme të ukrainasve.

Shikoni golin më poshtë.

 

Superndeshje na presin sonte në Ligën e Kombeve

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës sonte rrëmben fokusin teksa ndeshet me Greqinë në ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sidoqoftë, vec kësaj përballjeje, sonte janë në program edhe disa ndeshje tjera tejet interesante, shkruan Periskopi.

Takimi mes Zvicrës dhe Gjermanisë pritet të jetë mjaft interesant, poashtu edhe ai mes Spanjës dhe Ukrainës.

Më poshtë, ndeshjet që luhen sot në kuadër të Ligës së Kombeve. /Periskopi.com/

Image

Gjermani-Spanjë: Këto janë formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Gjermani – Spanjë.

Gjermania dhe Spanja përballen me njëra tjetrën në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan lajmi.net.

Kjo është ndeshja më interesante që luhet sonte në nivel të futbollit evropian.

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Spanjës luhet me fillim nga ora 20:45.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell 11-at startuese për këtë ndeshje. 

Futbolli po rikthehet, këto janë kampionatet që deri më tani e kanë zyrtarizuar rikthimin

Periskopi.com Sporti

Deri më tani, tifozët e futbollit kanë mundur të ndjekin ndeshje vetëm nga kampionatet e Bjellorusisë, Taxhikistanit dhe Nikaraguas.

Por, tashmë kanë filluar të zyrtarizohen datat e rikthimi të kampionateve evropiane.

Ndonëse ishte paraparë që ndeshja e parë të jetë të premten mbrëma më 15 maj, në video-konferencë është vendosur që të mos ketë ndeshje të premten e ardhshme dhe zyrtarisht Bundesliga të rifillojë të shtunën më 16 maj, shkruan Bild.

Ndërsa Hungaria është vendi i tretë në Evropë që ka përcaktuar datën e saktë për vazhdimin e sezonit, pas Polonisë (29 maj) dhe Portugalisë (30 maj). /Periskopi.com/

 

​Mjekët gjermanë protestojnë për mungesën e pajisjeve mbrojtëse

Periskopi.com Lajme

Mjekët gjermanë kanë vendosur të protestojnë pa veshje, për shkak të mungesës së maskave mbrojtëse dhe dorezave, duke treguar rritjen e ekspozimit ndaj rrezikut të infeksionit koronar të virusit.

Duke u kujdesur që të mos vulgarizojnë performancën e tyre të protestës, mjekët u kërkuan politikanëve gjermanë të kujdesen për masat e mbrojtjes së stafit në institucionet e kujdesit shëndetësor.

Gjoba deri në 5 mijë euro për ata që nuk mbajnë maska në Gjermani

Periskopi.com Lajme

Nga 27 prilli, thuajse në të gjithë Gjermaninë, vendosja e maskave është bërë e detyrueshme, kush shkel këtë rregull, dënohet me gjobë, e cila shkon deri në 5 mijë euro.

“Ata mbajnë distancën, ndërsa vendosin edhe maskat. Mund të them se tani klientët janë më të qetë”, shprehet menaxherja e një dyqani.

Nga java e kaluar, Gjermania liroi shumë kufizimet që ishin vendosur për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Dyqanet deri në 800 metra katrorë u rihapën, po ashtu nisëm punën edhe dyqanet e makinave dhe ato të biçikletave, pavarësisht nga madhësia e tyre.

Megjithatë, është parë e arsyeshme vendosja e detyrueshme e maskave. Shkelja e këtij rregulli ndëshkohet me gjobë që varion nga 15 euro deri në 5 mijë euro, e cila është e ndryshme në 16 lande, por në disa nuk aplikohet.

Rekomandohet që maskat të përdoren në transportin publik dhe gjatë blerjeve”, tha Merkel më 15 prill. Por ndërsa masat u lehtësuan, shumë njerëz u dyndën në rrugë e sheshe pas bllokimit disa javor për shkak të pandemisë. Kjo situatë bëri që Merkel të paralajmëroi se Gjermania rrezikon të shkatërrojë atë që kishte bërë deri tani për t’u mbrojtur nga Covid-19. Merkel u shpreh se mbështet plotësisht lehtësimin e kufizimeve, por shprehu shqetësimin për zbatimin e rregullave.

Gjermania ka një sistem të decentralizuar dhe qeveria federale nuk mund t’i detyrojë landet që t’i bëjnë masat e detyrueshme. Megjithatë, shumë lande e morën vetë këtë vendim.

Në Berlin, masat janë më të buta, nuk aplikohen gjobat, ndërsa njerëzit lejohet të udhëtojnë me autobusë apo metro edhe pa vendosur maska. Bavaria, ndërkohë, që është rajoni më i goditur nga pandemia, ka masa më të rrepta, ku aplikohen gjoba nga 150 euro deri në 5 mijë euro për pronarët e dyqaneve që nuk sigurojnë maska për stafin e tyre.

Në një situatë të vështirë globale për të siguruar maska, qeveria gjermane ka arritur t’i sigurojë ato jo vetëm për stafin mjekësor, por edhe për përdorim të përgjithshëm. Avioni më i madh për transport mallrash në botë, Antonov AN-225, u ul të hënën në aeroportin e Leipzigut me një ngarkesë prej 10 milionë maskash të ardhura nga Kina. Në ditët në vijim, pritet të mbërrijnë edhe 15 milionë maska të tjera.

Logjika e zhvilluar e Gjermanisë po e ndihmon vendin të fitojë “luftën” ndaj koronavirusit

Periskopi.com Lajme

“Ndërsa kriza e koronavirusit po teston rezistencën e demokracive në të gjithë globin, Gjermania duket se është në avantazh, dhe e ka vënë vendin në një pozitë më të mirë, për të sfiduar pandeminë, sesa shumica e vendeve të tjera“, kështu e nis prestigjozja Te Guardian artikullin e saj, në të cilin ka analizuar se përse Gjermania po del me sukses, nga “kthetrat” e pandemisë.

Analiza e mëtejshme e “The Guardian” vë theksin, në arsyet e suksesit të Gjermanisë ndaj Covid-19, ja çfarë shkruan prestigjozja:

“Nën federalizmin gjerman,  politika e të cilës i ka rrënjët që nga koha e Perandorisë së Shenjtë Romake, e që është rrënjosur edhe më tepër pas epokës naziste, ka dobësuar qeverinë e centralizuar në sektorët kryesorë politikë; siç janë shëndetësia, arsimi dhe çështjet kulturore, të cilat janë nën juridiksionin e 16 shteteve në vend raporton abcnews.al.

Që në fillim të shpërthimit të Covid-19, një sistem qeverisjeje kaq i devotshëm, e bëri gruan që udhëheq vendin, të dukej çuditërisht e pafuqishme: edhe kur Angela Merkel njoftoi se duhej filluar me distancimin social, tashmë ajo mund të bënte vetëm rekomandime, të cilat shtetet federale ishin të lira ti zbatonin ose injoronin ato.

Me futjen e masave për distancimin shoqëror, pati disa reagime, disa prej tyre shpreheshin të zhgënjyer për këto masa, dhe kjo bëri që të mbanin qëndrime të ndryshme disa nga këto vende: për shembull, në Berlin, lejohet akoma të blihet një libër në një dyqan, por jo të bëhet piknik në park. Në Baden-Württemberg, ndodh e kundërta.

Federalizmi është i dobishëm, për krijimin e një mjedisi ekonomik me dinamika, mes rajoneve të ndryshme, por mund të bëjë të vështirë sinkronizimin e një vendi të tërë.

Shtetet në ish-Gjermaninë lindore, që janë më pak të goditura nga virusi, nuk donin të mbyllnin shkollat e tyre, duke bërë që të krijohej “zhurmë” nga shtetet jugore, të cilat kishin frikë se studentët e tyre do të ishin të ekspozuar përballë rrezikut.

Sidoqoftë, në një javë e gjysmë izolim, Gjermania ka filluar të zbulojë se ka një sistem të decentralizuar që i shpërndan përgjegjësitë.

Gjermania papritmas e sheh veten duke u mbajtur si vend model, pasi po përdor testimin nga koronavirusi në shkallë të gjerë, gjë që është vlerësuar nga shumë ekspertë, si strategjia e vetme për të dalë sa më shpejt nga masat e bllokimit.

Shërbimet e shëndetit publik gjerman nuk ofrohen nga një autoritet qendror, por nga afërsisht 400 zyra të shëndetit publik, të drejtuara nga bashkitë dhe administratat në rrethe.

Një mjedis i tillë, ka lejuar të zhvillohet ky testim nga një larmi laboratorësh, disa të vendosur në universitete ose spitale, të tjerë me veprimtari private, të cilat veprojnë kryesisht si autonom nga kontrolli qendror.

“Nuk kam nevojë të pres një telefonatë nga ministri i shëndetësisë përpara se të filloj të testoj,” u shpreh Matthias Orth, nga Instituti i Mjekësisë Laboratorike në Marienh Hospital të Stuttgartit.

Disa laboratorë privatë filluan të ofrojnë testimet për Covid-19, shumë kohë më përpara se autoritetet shëndetësore shtetërore, të fillonin të paguanin për blerjen e testeve.

Tashmë rreth 250 laboratorë po kryejnë testime me një mesatare prej 300,000 deri në  500,000 teste për Covid-19, çdo javë.

Jo keq për një vend që në dukje perceptohet se ecën me hapin e breshkës, por që përdor logjikën e lepurit“, shkruan The Guardian.

Gjermania shënon 141 vdekje e mbi 6 mijë raste të reja brenda ditës

Periskopi.com Lajme

Instituti “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar 141 viktima të reja të koronavirusit dhe 6 mijë e 82 raste të reja të infektimeve.

Numri i ri i të infektuarve për 24 orë shënoi rënie, sepse një ditë më parë ishin konfirmuar 6174 raste të reja. Kjo mund të jetë shenjë se përhapja e virusit të ri ka filluar të ngadalësohet. Megjithatë, qeverita tha se është shumë herët për ta përcaktuar ritmin e përhapjes.

Kështu, shifra e përgjithshme e të infektuarve shkoi në 85 mijë e 778 persona, ndërsa numri i personave të vdekur në 1158, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Kryetari i këtij instituti, Lothar Wieler, tha të premten në mbrëmje se shkalla e infeksioneve të reja është vendosur nën kontroll falë masave gjithëpërfshirëse për ta parandaluar grumbullimin e njerëzve në hapësira publike ose në vendet e punës.

Gjermania është një ndër shtetet me më së shumti raste të koronavirusit në Evropë, por dallohet me përqindje të ulët të vdekshmërisë.

Qeveria gjermane ka marrë masa të gjera për luftimin e pandemisë, përfshirë mbylljen e kufijve, ndalimin e tubimeve dhe ofrimin e pakove financiare për bizneset e prekura.

Video me titullin ‘paraqitja e Messit në finalen e Kupës së Botës më 2014 është e nënvlerësuar’ po shkon viral

Periskopi.com Sporti

Nga koha në kohë, Lionel Messi zgjohet me djersë të ftohtë pas një ëndrre për finalen e Kupës së Botës më 2014.

Ishte ndeshja ku argjentinasi ka mundur ta vendoste emrin e tij si lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, por goli i Mario Gotzes në vazhdime ia siguroi një tjetër triumf Gjermanisë, transmeton Periskopi.

Që nga atëherë, janë ngritur pikëpyetje nëse Messi mund të konsiderohet më i miri në histori, pasi nuk e ka fituar ende trofeun më prestigjioz të futbollit në botë.

Messi after full-time

Diego Maradona dhe Pele shkëlqyen me Kombëtaret e tyre, me këtë të fundit që e fitoi plot tre herë kompeticionin – derisa Cristiano Ronaldo të paktën e ka shijuar triumfin në Kampionat Evropian me Portugalinë.

Por futbolli është sport ekipor dhe Messit i duhen paraqitjet e mira edhe të dhjetë bashkëlojtarëve të tjerë për të fituar një trofe si Kupa e Botës.

Një video është duke shkuar viral aktualisht në rrjetet sociale, ku mundohet të nënvizohet paraqitja fantastike e Messit atë natë në finale, por që ka kaluar paksa nën radar. /Periskopi.com/

Gjermania pranon pacientë italianë me koronavirus, shteti i parë në botë që e bën këtë

Periskopi.com Lajme

Gjermania është vendi i parë i huaj që i ofron Italisë transferimin e pacientëve të infektuar nga koronavirus në spitalet e tyre.

Gjashtë pacientë me COVID-19 nga Lombardia do të nisën në Saksoni, si nismë e solidaritetit gjerman ndaj Italisë, shkruan tgcom24.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Landit të Saksonisë Michael Kretschmer. Michael Kretschmer theksoi se ai iu përgjigj një kërkese të Italisë për ndihmë.

”Eshtë një sinjal shumë i rëndësishëm që mund të ndihmojmë edhe të tjerët,” theksoi ai.

Dresden aktualisht ka 865 raste të konfirmuara të koronavirusit. Eshtë hera e parë që pacientët italianë janë transferuar në një vend tjetër të BE.

Gjermania është e gatshme të mirëpresë edhe francezët. Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga Coronavirusi shkruan gazeta Faz.

Gjermania ndalon tubimet me më shumë se dy persona

Periskopi.com Lajme

Gjermania forcoi kufizimet e ndërveprimit shoqëror, duke ndaluar takimet publike të më shumë se dy personave, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

“Qëllimi është të fitosh kohë në luftën kundër virusit”, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një konferencë për shtyp.

“Të paktën për dy javët e ardhshme, njerëzit nuk do të lejohen të formojnë grupe me më shumë se dy persona në publik, përveç nëse ata jetojnë së bashku në të njëjtën familje ose tubimi është i lidhur me punën”, shtoi ajo.

Si pjesë e një sërë rregullash më të rrepta, Gjermania vendosi që restorantet mund të ofrojnë vetëm shërbime për marrje të ushqimit me vete, ndërkaq bizneset e parukierëve, masazheve dhe ato të tatuazheve duhet të mbyllen.

Gjermania ndan 550 miliardë euro për kompanitë e prekura nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Autoritetet gjermane kanë premtuar ndihma të mëdha financiare për kompanitë e vendit gjatë kohës së përhapjes së koronavirusit, përfshirë ofrimin e kredive të pakufizuara.

Ministri gjerman i financave, Olaf Scholz, dhe ministri i ekonomisë dhe energjisë, Peter Altmaier, i siguruan bizneset gjatë një konference për gazetarë se do ta kenë përkrahjen nga shteti.

“Nuk ka kufizim për kredinë e ofruar nga KfW-ja (Banka për Zhvillim), ky është mesazhi më i rëndësishëm”, tha ministri Scholz.

Ndërkohë ministri Altmaier tha se 550 miliardë euro do të ofrohen si hua vetëm për kompanitë e reja, shkruan “Daily Mail”.

Ne kemi premtuar se nuk do të dështojmë për shkak të mungesës së parave apo mungesës së vullnetit politik. Kjo nënkupton se asnjë kompani e shëndoshë dhe asnjë vend i punës nuk duhet të jetë në vështirësi”, shtoi ai.

Dy ministrat lanë të kuptohet se shteti ka fonde të mjaftueshme në llogarinë e thesarit për një betejë të gjatë me efektet ekonomike të virusit të ri.

“Nëse zgjat më gjatë, ne mund të vazhdojmë më shumë. Ju mund të keni kurajë, rreziku do të bartet nga ne”, tha ministri Scholz.

Pakoja financiare që u ofrua nga qeveria është më e madhe se ndihma që ishte ofruar nga shteti gjatë krizës financiare të vitit 2008, kur ishin vënë në dispozicion 500 miliardë euro.