Shërohet 90-vjeçarja nga Gjakova e infektuar me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka teguar se në këtë komunë gjithsej 16 qytetarë janë prekur me koronavirus.

Ai thotë se 11 pacient janë shëruar dhe një pacient ka vdekur.

“Në Komunën e Gjakovës deri tani kemi 16 qytetar që kanë rezultuar pozitive me Covid 19, fatmirësisht të shëruar në këto momente i kemi 11 nga këta pacient, fatkeqësisht një paciente ka humbur jetën dhe 4 pacient pozitivë me Covid 19 janë duke u shëruar dhe gjendja tyre paraqitet stabile.

Ne si Komunë e Gjakovës kemi marrë të gjitha masat në lidhje me pandemin dhe gjendja në përgjithësi është e qetë dhe që disa dite nuk kemi raste të reja si Covid 19 pozitive. Pacientja e fundit që është shëruar është një e moshuar 90 vjeçare”, ka shkruar Kolaj.

Në nivel vendi janë 823 persona të infektuar, 336 të shëruar dhe 22 të vdekur.

Gjakovë: 28 mostrat dalin negativ, 13 ishin nga personeli shëndetësorë

Periskopi.com Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare Facebook, ka treguar rreth rasteve të fundit të dyshuara me COVID19 në këtë komunë.

Ky është njoftimi:

Sot nga Komuna e Gjakovës janë testuar 28 qytetarë për Covid-19, prej tyre 13 persona kane qenë personel shëndetësorë, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV.

Duke ditur që personeli shëndetësorë janë direkt të ekspozuara, kemi filluar të testojmë personelin fillimisht ata që janë në pikat hyrëse të pacientëve.

Pal Lekaj mohon të ketë patur kontakt direkt me të infektuarin me koronavirus nga spitali i Gjakovës

Periskopi.com Lajme

Mbrëmjen e djeshme u konfirmua se një infermier i Spitalit të Gjakovës është infektuar me koronavirus, pasi i njëjti kishte kontakt me një këngëtar të konfirmuar para disa ditësh.

Ndërsa kishe dyshime se deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj kishte patur kontakt me të infektuarin, gjë që Lekaj e ka mohuar në një postim në Facebook, shkruan Indeksonline.

 

 

Lekaj u shpreh se nuk ka patur kontakt direkt me të infektuarin por në distancë dhe me masa mbrojtëse.

Statusi i tij i plotë:

I informoj qytetaret, bashkpuntoret, familjaret dhe te interesuarit e tjerë.Nuk kam pasë kontakt direkt me ndonjë të infektuar.

Takimi në distancë dhe më masa mbrojtëse nuk është i rrezikshëm. Së pari jam profesionist shendetesor prandaj di të mbrohem vet dhe si ti mbroj te tjerë t.

Jam duke i kryer të gjitha përgjegjësit që më takojn.

Andaj paniku është shumë më i rrezikshem se sa vet virusi. Rrespekt për puntorët shëndetesor.

Zyrtare: Rasti i fundit është infermier në Spitalin e Gjakovës

Periskopi.com Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar pak më parë dy raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se i infektuari është infermier në Spitalin e Gjakovës dhe i njëjti ka pasur kontakt me këngëtarin e konfimruar pozitiv ditë më parë.

Rrahje pas një ndeshje sportive në Gjakovë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje pas zhvillimit të ndeshjes sportive në Gjakovë, dy të dyshuar meshkuj janë rrahur mes veti.

Të njëjtit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Rasti është duke u hetuar.

Gjakovë: Dhunoi seksualisht një femër nga Shqipëria, arrestohet

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me viktimën femër, shtetase të R. Shqipërisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë: 18-vjeçarja përdhunohet nga xhaxhai i saj

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës dje e ka gjetur në Gjakovë një 18 vjeçare të komunitetit ashkali 10 ditë pasi ishte zhdukur.

Zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj për më shumë detaje.

Ajo na e ka konfirmuar se 18 vjeçarja e zhdukur është përdhunuar nga xhaxhai i saj 56-vjeçar. Viktima besohet të jetë person me të meta mendore.

” Me datë 12.02.2020, në ora 15:20, Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020. Viktima (person me të meta mendore), ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56 vjeçar. Policia ka bërë arrestimin e personit të dyshuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor. Po ashtu viktima do të dërgohet në ekzaminim mjeksor me urdhëresë të prokurorit të çështjes.”, është shprehur zëdhënësja e Policisë së Kosovës.

 

 

 

 

 

Humb jetën 20-vjeçari, bie me veturë në lumin Ereniku

Periskopi.com Lajme

Një 20 vjeçar ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:20, pasi që me veturë kanë rënë në lumin Ereniku në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, komandanti i Policisë në Gjakovë, Krist Gjokaj.

“Aksidenti dyshohet se ka ardhur kur vetura ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugën “Ymer Pula” në drejtim të fshatit Shkugës dhe pasi humb kontrollin godet mbrojtëset e urës mbi lumin Erenik dhe bie në lumë, ndërsa pasagjeri J.T., kishte dalë nga vetura dhe i njëjti është duke marrë tretman mjekësor në emergjencën e Gjakovës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Policia tregon se vozitësi A.G., është nxjerrë nga vetura pa shenja jete me ndihmën e zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë, kurse në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante për të hetuar rastin./

Arrestohet gjakovari: I gjindet marihuana që e shiste për 1 euro

Periskopi.com Lajme

I akuzuari për posedim të narkotikëve me qëllim të shitjes, Ardian Ymeri, e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Ai po akuzohet se ka poseduar narkotikë të llojit marihuanë, me peshë prej 1.71 gram, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ali Uka, i akuzuari Ymeri deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

“Fajin e pranoj. Barin e kam përdorë për nevoja personale. Është e vërtetë se dy tri herë i kam dhënë narkotikun shokut dhe se për atë më ka dhënë nga 1 euro”, deklaroi i akuzuari Ymeri.

Prokurori Uka nuk e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, duke shtuar se gjykata gjatë caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit ta ketë parasysh sinqeritetin e të akuzuarit.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Agim Haraçia, i angazhuar sipas detyrës zyrtare, deklaroi se klienti i tij fajësinë e ka pranuar, pasi që është konsultuar me të dhe se një gjë të tillë e ka bërë në mënyrë vullnetare, pasi që ka njoftuar në lidhje me pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë.

Ai shtoi se gjykata duhet ta merrr si rrethanë lehtësuese pranimin e fajësisë me rastin e shqiptimit të dënimit.

Gjykatësi Mentor Bajraktari, pasi që e ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, ka caktuar 4 shkurtin për shpalljen e aktgjykimit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ardian Ymeri, po akuzohet se ka poseduar substancë narkotike të llojit marihuanë me qëllim të shitjes.

Siç thuhet në aktakuzë, në ditën kritike më 9 tetor 2019, rreth orës 19:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, pikërisht para derës së hyrjes së banesës së të akuzuarit, është ndaluar nga ana e njësiti DHTN-së, dëshmitari B.S, i cili ishte duke e pritur të pandehurin Ymeri për t’ia sjellë një sasi të narkotikut dhe në çastin kur del ai, atë e kontrollojnë dhe e bastisin njëkohësisht edhe banesën e tij, me ç’rast gjejnë dhe sekuestrojnë substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej rreth 1.71 gram.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së.

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen pesë persona

Periskopi.com Lajme

Rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku më ç’rast janë lënduar pesë persona.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjëkesor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Gjakova ‘mbulohet’ nga bërlloku: Punëtorët e kompanisë janë në grevë

Periskopi.com Lajme

(Foto kryesore e lajmit: Ilustrim) 

Prej disa ditësh punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” të cilët janë përgjegjës për grumbullimine mbeturinave në tërë territorin e komunës së Gjakovës janë në grevë.

Organizimi i kësaj greve ka filluar të enjten dhe sipas organizatorëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në plotësimin e kërkesës së tyre, e cila është garantimi nga aksionari që në këtë rast është Komuna e Gjakovës se nuk do të ketë ndryshime apo ndonjë shkarkim të menaxhmentit të kësaj ndërmarrje, konkretisht të kryeshefit ekzekutiv e që është Berat Hadri.

Punëtorët grevistë thonë se me shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrje dhe emërimin e bordit të ri, do të ndodhin lëvizje në menaxhimin e brendshëm të ndërmarrjes.

Drejtori i “Çabratit”, Berat Hadri, tha se kjo grevë është organizuar kundër vullnetit të tij dhe iu ka kërkuar organizatorëve që e njëjta të ndërpritet dhe të fillohet puna e rregullt sipas planit të paraparë operativ.

Mirëpo kërkesa e tij është hasur në vesh të shurdhër të punëtorëve, të cilët nuk duan që Hadri të shkarkohet nga pozita e drejtorit

Për shkak të mos grumbullimit të mbeturinave, situata në qytetin e Gjakovës është rënduar, madje mbeturinat nuk janë larguar as në qendër të qytetit.

Po ashtu, një pjesë e madhe e qytetit, përfshirë komplet lagjen “Orize” e njohur si “Blloku i Ri”, si dhe rrugët që përfshijnë pjesën lindore të qytetit, nga rruga e “UÇK” në qendër të qytetit deri në rrugën “Skënderbeu” ku janë të lidhura shumë rrugë nuk janë larguar mbeturinat.

Aksident në Gjakovë, tre të lënduar

Periskopi.com Lajme

Policia e Gjakovës raporton se në fshatin Dol të Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve me targa vendore.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Dy prej tyre pas marrjes së ndihmës së parë janë liruar ndërsa viktima tjetër është dërguar në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë

Periskopi.com Lajme

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Gjakovë.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek zjarri, por që dëmet materiale janë të mëdha, raporton Indeksonline.

Nuk raportohet për të lënduar, teksa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit për të shuar zjarrin.

Gjuriq në Veri, protesta në Gjakovë

Periskopi.com Lajme

I ashtuquajturi drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq në prag të Krishtlindjes ortodokse do të qëndrojë sot në Mitrovicën e Veriut.

Gjuriq do të marrë pjesë në djegien e pemëve për Krishtlindje në portin e kishës Shën Dimitri në orën 16:00, sipas një deklarate të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë.

Për të njëjtën arsye, për shkak të Krishtlindjeve ortodokse, është paralajmëruar edhe ardhja e serbëve në Gjakovë.

Qytetarët e Gjakovës do të mblidhen përpara Kishës ortodokse ku do të protestojnë kundër ardhjes së këtyre shtetasve serbë me arsyen se të njëjtit kanë kryer krime në këtë komunë.

Vjedhin bustin e një shkolle në Gjakovë

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Shkollës të Mesme të Ulët ‘Emin Duraku’, në Gjakovë, ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur bustin e kësaj shkolle.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë. Ndërsa, po vazhdojnë hetimet e Policisë së Kosovës.

19 vjeçarja nga Gjakova largohet nga shtëpia, familjarët në kërkim të saj

Periskopi.com Lajme

Dje rreth orës 14 e 40 minuta një vajzë 19 vjeçare është larguar nga shtëpia. Babai i vajzës e ka raportuar rastin në policinë e Gjakovës gjatë ditës së sotme.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar drejtori i policisë për regjionin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se ende nuk dihet për vendndodhjen e 19 vjeçarës.

Sipas tij, vajza me vete ka marrë një valixhe me rroba dhe gjera të tjera personale.

“Rasti është raportuar sot rreth orës 15:00 në stacionin policor të Gjakovës. Sipas prindit të viktimës deklaron që dje rreth orës 14 e 40 minuta, vajza e tij 19 vjeçare është larguar nga shtëpia. Ka marr e vete një valixhe me rroba dhe gjera të tjera personale”, ka thënë Graishta për Gazetën Sinjali.

Sipas tij, familjarët kanë pasur dyshim për një person tek i cili mund të ishte 19 vjeçarja, por i njëjti e ka mohuar të ketë pasur lidhje me viktimën.

“Familjarët kanë dhënë një vend dyshimi ku mundet me qenë, polica ka kontaktuar me personin e apostrofuar edhe ai ka mohuar se ka lidhje me të, për momentin nuk dihet vendodhja e saj”, ka thënë Graishta.

Djali me probleme mendore dhunon të atin

Periskopi.com Lajme

Është arrestuar i dyshuari mashkull i cili e kishte sulmuar fizikisht babain e tij në Gjakovë.

Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore, është i rrezikshëm dhe përsëritës i dhunës në familjen e tij.

I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakova bëhet me aparat për riciklim të plastikës

Periskopi.com Lajme

Sot në Gjakovë do të përurohet aparati për riciklimin e plastikës.

Nga ky riciklim, do të rimburosohen 100.000 klientët e parë me 0.05 centë. Aktiviteti mbahet në ora 13:00 në lokacionin mes PTK-së dhe Viva Fresh në Gjakovë.

Gjakovë: Sivjet lindën afro 2 mijë fëmijë, ja emrat më të preferuar

Periskopi.com Lajme

Bazuar në regjistrat e gjendjes civile, Komuna e Gjakovës këtë vit ka regjisturar 1955 lindje të reja që nga 01 janari deri më 23 dhjetor të 2019-ës.

Komuna e Gjakovës ka publikuar emrat më të preferuar të prindërve që ua kanë vendosur fëmijëve. Emrat e gjinisë femërore që u veçuan këtë vit ishin: Oneda, Perla, Tuana, Erla, Reina, Luna e Rena.

Ndërkaq, nga gjinia mashkullore më shumë këtë vit ishin: Diar, Keid-Yll, Ezan, Riad, Tian, Roel, Troi.

E vit i mbarë duket të ketë qenë edhe për çiftet e reja, të cilët dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë. Nga 1 janari deri më 23 dhjetor janë kurorëzuar 411 çifte.

 

 

 

Vjedhje në fshatin Marmullë të Gjakovës, hajnat shtënë me armë pasi tërhoqën zvarrë kasafortën

Periskopi.com Lajme

Persona të maskuar kanë hyrë mbrëmë në shtëpinë e një personi në fshatin Marmullë të Gjakovës i cili jeton në shtete të jashtme dhe kanë tërhequr zvarrë një kasafortë.

Hajdutët janë pikasur nga vëllai i të zotit të shtëpisë i cili i ka thënë se kasaforta është tërhequr zvarrë rreth 200 metra nga shtëpia e cila ishte marrë.

Kur vëllai kishte shkuar në drejtim të të dyshuarve, ata e kishin urdhëruar që të largohet dhe kishin shtënë dy herë me armë në drejtim të tij.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas raportimit, në kasafortë kishe një pushkë gjuetie dhe një pistoletë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e fishekut.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.