Hetime ndaj Infantinos për keqpërdorim detyre

Periskopi.com Sporti

Prokurori i shtetit në Zvicërr, Stefan Keller, ka deklaruar se zyra e tij është duke hetuar Presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino.

Kjo deklaratë erdhi pasi që autoritetet zvicrrane dyshuan se Infantino ka përdorur një aeroplan privat, dhe është takuar me ish prokurorin zvicrran, Michael Lauber, i cili dha dorëheqje pasi që doli sekreti se ai dhe Infantino ishin takuar në kohën kur FIFA hetohej për korrupsion.

Tani, edhe FIFA ka reaguar përmes një komunikate.

Kjo është komunikata e FIFA-së, lidhur me rastin në fjalë.

“FIFA dhe Presidenti i FIFA-së janë të tronditur nga deklarata e lëshuar sot nga ‘Prokurori Special’ Stefan Keller. Kjo deklaratë është me natyrë jo informuese, shpifëse dhe demonstron paragjykimin e tij ekstrem.”

“Tani, shumë muaj pas hetimit të tij dhe duke mos konkluduar saktësisht asgjë problematike në lidhje me këto takime me ish-Prokurorin e Përgjithshëm Federal, siç parashikoi gjithmonë FIFA se do të ishte rasti, dhe pa kërkuar kurrë nga presidenti i FIFA-së të deklarohet, që kur njoftuan hetimin e tij korrikun e kaluar, “Prokurori Special” lëshoi ​​sot një “deklaratë për shtyp” zyrtare duke thënë se presidenti i FIFA-s tani duhet të hetohet për diçka tjetër!

“As FIFA dhe as Presidenti Infantino, nuk janë informuar kurrë për këto akuza të reja të rreme dhe për këtë arsye nuk mund të komentojnë mbi to, gjë që ndoshta është edhe qëllimi i “Prokurorit Special”.

“Metoda e ‘Prokurorit Special’, Stefan Keller, për të akuzuar dhe shpifur duke botuar njoftime për shtyp pa justifikim refuzohet plotësisht nga FIFA dhe Presidenti i saj”.

Rikthehet avazi i skandaleve në FIFA: Infantino po hetohet për abuzim pushteti dhe të tjera

Periskopi.com Sporti

Një hetim kundër presidentit të Fifa-s, Gianni Infantino, ka nisur tashmë në Zvicër: prokurori federal i jashtëzakonshëm Stefan Keller “ka nisur një procedim penal në ngarkim të presidentit të Fifa-s Gianni Infantino e të ministrit publik të Alto Vallese Rinaldo Arnold”, në vecanti për “abuzim të autoritetit”, “thyerje të sekretit të zyrës” e “pengim të një veprimi kriminal”.

Lajmërimi për procedimin ka ardhur pas dorëheqjes së prokurorit të përgjithshëm zviceran Michael Lauber, i akuzuar për administrimin e cështjes së Fifagate. Lauber, në atë kohë përgjegjës i hetimeve, e Infantino janë takuar informalisht në disa raste në 2016 e në 2017, duke ngritur pyetje për një përfshirje të mundshme.

“Njerëzit e kujtojnë mirë se ku ishte Fifa si institucion në 2015 e sa e nevojshme ishte një ndërhyrje e drejtësisë për të kthyer besueshmërinë e organizatës. Si president i Fifa-s, ka qenë objektivi im që në fillim, e mbetet objektivi im, të ndihmoj autoritetet të hetojnë mbi parregullsi të kaluara në Fifa”: Infantino, e ka komentuar kështu hapjen e një procedimi penal ndaj tij. “Mbështes plotësisht procesin gjyqësor e Fifa mbetet e disponueshme të bashkëpunojë me autoritetet zvicerane për këtë qëllim – ka shtuar ai – . Të takoj Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës është krejtësisht e kuptueshme dhe e ligjshme. Nuk është thyerje e asgjëje. Përkundrazi, bën pjesë në detyrat e presidentit të Fifa-s”.

Kërkohet arrestimi i presidentit të FIFA-s

Periskopi.com Sporti

Dy personat që ideuan përdorimin e sprajtit nga gjyqtarët në ndeshjet e futbollit kërkojnë arrestimin e presidentit të FIFA-s Gianni Infantino dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të futbollit.

Haine Alemanje dhe Pablo Silva kanë paditur FIFA-n dhe kërkojnë dëmshpërblim më shumë se 36.5 milionë euro, por mbi të gjitha arrestimin e disa krerëve të futbollit botëror. Të dy personat pretendojnë se sprajti i famshëm është përdorur pa autorizim..

“Po presim vendimin e Gjykatës Braziliane. Do të kërkojmë arrestimin e Xhani Infantinos dhe disa personave të tjerë”, deklaroi Pablo Silva për median spanjolle “AS”.

Ata pretendojnë se FIFA ka autorizuar përdorimin e këtij sprajti nga gjyqtarët, por duke ndryshuar markën, gjë për të cilën Alemanje dhe Silva pretendojnë se u është vjedhur ideja e tyre.

Kjo çështje pritet të shkojë dhe në gjykatat e SHBA-së.

 

Presidenti i FIFA-s i drejtohet FFK-së: E gjithë bota duhet ta dijë, asnjë ligë nuk vlen më shumë se jeta e njeriut

Periskopi.com Sporti

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i është drejtuar me një video-mesazh Federatave anëtare të organizatës më të madhe të futbollit në botë.

Në paraqitjen e tij, Infantino tregon se të gjitha vendet duhet t’i repsektojnë këshillat udhëzuese dhe të mos ndërmarrin hapa në lidhje me zhvillimin e ndeshjeve, pa u tejkaluar 100% situata, shkruan Periskopi

Ndër të tjerash, ai thotë se nëse është e nevojshme të pritet edhe më gjatë, atëherë ashtu le të ndodhë.

“T’i dëgjojmë ekspertët, udhëzimet dhe këshillat e tyre gjatë gjithë kohës,” thotë ndër të tjerash ai.

Mëtej, ai thotë se po punohet rreth ndihmave financiare të cilat do të ndahen për vendet antare.

“Kur futbolli ka nevojë, duhet të mendojmë si mund t’ia bëjmë për të ndihmuar,” thotë ai.

“Po e analizojmë impaktin financiar të tërë kësaj, në mënyrë që të përgatitemi për përgjigje.

“Më e rëndësishmja është që ne do të jemi të bashkuar dhe do të gjejmë zgjidhje. Ju nuk jeni vetëm.”

Shikoni më poshtë videon e plotë të Infantinos. /Periskopi.com/

Situata kontraverse rreth pozitës jashtë loje, presidenti i FIFA-s i hapur për ndryshime

Periskopi.com Sporti

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka deklaruar se është i hapur për të diskutuar një ndryshim të mundshëm në lidhje me pozicionin jashtë loje, pas polemikave të shumta që ka sjellë teknologjia më e fundit (VAR).

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) do të mblidhet të shtunën për të diskutuar në lidhje me VAR-in dhe në lidhje me pozicionin jashtë loje, gjithsesi Infantino tregoi se deri në këto momente asnjë propozim nuk është parashtruar në tryezë.

var

“Duhet të merremi me diskutimin në lidhje me pozicionin jashtë loje. Unë personalisht jam pro diskutimit për të krijuar një mënyre të re në lidhje me pozicionin jashtë loje dhe të shohim nëse funksionon, sepse kam përshtypjen se është më shumë një çështje që lidhet me të kuptuarit.

Disa nga vendimet janë kaq të diskutueshme, prandaj është e vështirë të vendoset nëse është jashtë loje. Duhet të shohim nëse mund ta qartësojmë edhe më shume këtë rregull. Gjithsesi, sugjerimet janë vetëm për diskutim, e më pas do të vendoset nëse do testohen apo jo,” tha Infantino për gazetarët.

Presidenti i FIFA’s paralajmëron FFK’në: Do të ndërhyjmë nëse vazhdoni politizimin

Periskopi.com Sporti

Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino, ka komentuar trazirat e fundit që kanë ndodhur në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Gjatë takimi me krerët e futbllit kosovar, Agim Ademi dhe Bakir Burri, Infantino ka thënë se nëse ndërhyrjet nga jashtë vazhdojnë në FFK, atëherë FIFA është e detyruar të ndërhyjë.

Përmes një njoftimi për media, FFK bën të ditur se zvicerani është shumë i shqetësuar nga zhvillimet e fundit në FFK.

Njoftimi i plotë:

“Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri gjatë qëndrimit në Varshavë janë takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Temë kryesore e këtij takimi ishte gjendja e krijuar në futbollin kosovar, temë e cila u përfol nga të gjithë gjatë qëndrimit atje, pasi ishte e pakuptueshme pse po ndodhë kjo në Kosovë kur është e ditur në të gjitha federatat dhe sidomos në UEFA e FIFA që Kosova ka ngritje dhe rezultate të mira, për çka është cilësuar si storie e suksesit.

Presidenti Infantino shprehu shqetësimin për gjendjen e krijuar së fundmi në futbollin e Kosovës, duke e pasur parasysh se ai e ka të dukshme simpatinë për punën e presidentit Ademit dhe FFK-së.

 

Reagim i fuqishëm nga presidenti i FIFA-s pas vdekjes së futbollistes kosovare

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e futbollistes shqiptare të Zvicrës, Florijana Ismailit, duke theksuar se vdekja tragjike e 24-vjeçares është moment shumë i trishtueshëm për futbollin botëror.

Numri një i organit qeverisës së futbollit botëror ka shprehur ngushëllime për vdekjen e saj.

“Ky është një moment shumë i trishtueshëm për të gjithë komunitetin e futbollit, veçanërisht në një kohë kur ne jemi mbledhur në Kupën e Botës për Gra”, ka thënë Infantino. /Periskopi.com/

Mesazhi i presidentit të FIFA-s për Feronikelin

Periskopi.com Sporti

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA, Gianni Infantino i ka dërguar telegram presidentit të FFK-së, Agim Ademi duke e uruar Feronikelin.

“Nikli” ditë më parë u shpall kampion i Kosovës, pas një fushate impresive në Superligë, duke mposhtur Prishtinën në javën e fundit të kampionatit.

Më poshtë, telegrami i Infantinos:

I nderuari president,

Isha i lumtur të dëgjoja se KF ‘Feronikeli’ u kurorëzua si kampion i Kosovës për edicionin 2018/19. Kjo më jep kënaqësi për t’i përgëzuar ata për titullin e tyre të tretë në ligë!

Kjo, pa dyshim, është rezultat i angazhimit dhe punës së madhe, andaj të gjithë të përfshirët mund të jenë krenarë për këtë arritje të madhe. Unë do t’u jem mirënjohës nëse mund t’i përcillni urimet e mia për lojtarët, trajnerët, administratën dhe gjithë stafin teknik dhe mjekësor, si dhe për tifozët. Unë inkurajoj ata për të vazhduar punën me vendosmëri dhe motivim!

Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, shfrytëzoj rastin të falënderoj KF ‘Feronikeli’ dhe Federatën tuaj që ka ndihmuar në përhapjen e mesazhit pozitiv të futbollit dhe për nxitje të zhvillimit të kësaj loje të bukur e cila na bashkon të gjithëve.

Pres që t’ju takoj së shpejti në Paris me rastin e Kongresit të 69-të të FIFA-s.

Me respekt,
Gianni Infantino

FIFA e konfirmon Kupën Botërore Katari 2022, por mbetet enigmë numri i pjesëmarrësve

Periskopi.com Botërori 2018

Trupi udhëheqës i futbollit botëror FIFA e ka konfirmuar datën e saktë për Kupën e Botës 2022 në Katar, por numri i ekipeve që do të marrin pjesë është ende i pavendosur.

Edicioni i turneut më të madh botëror të vitit 2022 do të fillojë më 21 nëntor dhe pritet të përfundojë më 18 dhjetor, e cila është gjithashtu edhe dita e Katarit, e konfirmoi Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino gjatë një konference për shtyp në Moskë.

Mbajtja e turneut në prag të stinës dimërore është për shkak të nxehtësisë së verës që mbizotëron në kombin e Gjirit, por ndryshimi do të shkaktojë përçarje në garat e ligave vendase anembanë botës, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

“Të gjitha ligat janë të vetëdijshme dhe ata duhet të përshtatin agjendën e tyre”, u shpreh Infantino. “Në fund është një vendim i drejtë (për të ndryshuar datat). Është e pamundur të luhet në qershor ose korrik dhe nëntori ose dhjetori do të jetë më i mirë për lojtarët pasi është edhe fillimi i sezonës”.

Më herët është përfolur për zgjerimin e Kampionatit Botëror nga 32 ekipe sa ka gjithsej në 48, por për garat në Katar ende nuk është konfirmuar numri i saktë.

“Në muajt e ardhshëm, ne do të takohemi me autoritetet e Katarit për të marrë një vendim. Për momentin, do të luhet me 32 skuadra dhe shpërndarja e vendeve do të mbetët kështu siç është”, tha Infantino./Periskopi/

Presidenti i FIFA-s: Ky është Botërori më i mirë i mbajtur ndonjëherë

Periskopi.com Botërori 2018

Gianni Infantino e ka cilësuar Botërorin ‘Rusia 2018’ si më të mirin në histori

Kampionti Botëror ‘Rusia 2018’ është në përfundim ku do të luhen vetëm edhe dy ndeshje, më 14 korrik ndeshja për vendin e tretë Belgjikë-Angli dhe finalja më 15 korrik ndërmjet Francës dhe Kroacisë, shkruan Periskopi.

Gianni Infantino, kreu i FIFA-s beson se ky Botëror është organizuar në mënyrë fantastike dhe se ka pasur ndeshje të mira, ku vetëm një ndeshja ka përfunduar pa gola [Francë-Danimark].

“Disa vite më parë, unë thashë se ky do të ishte Kampionati Botëror më i mirë ndonjëherë. Sot mund të them me bindje të re, është Kupa Botërore më e mirë ndonjëherë”

“Ne kemi pasur 98 për qind të stadiumeve të mbushura, më shumë se një milion tifozë që udhëtuan nga jashtë, më shumë se tre miliardë shikues në TV”.

“Në kanalet digjitale të FIFA-s, përmbajtja është parë më shumë se 11 miliardë herë, pati shtatë milionë vizitorë në festat e tifozëve, sukses i madh me VAR-in dhe anti-dopingu ka dhënë teste të papara deri më tani”

“Kemi pasur vetëm një ndeshje që ka përfunduar 0-0 dhe kemi pasur disa ndeshje të mira, të gjitha kishin shumë emocione”

“Edhe në anën organizative, niveli i përsosmërisë në infrastrukturë në stadiume, aeroportet, hotelet, transportin, sigurinë, niveli i përsosmërisë operacionale ka qenë vërtet, vërtetë i pashembullt,” përfundoi Infantino. /Periskopi/

Putin e bën mish-mash politikën me futbollin: Tifozët i kanë thyer stereotipet rreth Rusisë

Periskopi.com Botërori 2018

Tifozët e futbollit të cilët e kanë vizituar Rusinë për Kupën Botërore kanë ndryshuar imazhin e vendit përmes rrjeteve sociale, duke thyer shumë mite, tha Presidenti i Rusisë Vladimir Putin pasi u takua me disa nga yjet e futbollit në Kremlin.

“Të ashtuquajturit gazetarët qytetarë, këta njerëz të cilët punojnë nëpërmjet rrjeteve sociale, kanë kontribuuar në dekonstruktimin e shumë stereotipeve rreth Rusisë”, u shpreh Putin derisa u ul me legjendat e futbollit në Moskë.

Presidenti i FIFA Gianni Infantino, portieri legjendar i Danimarkës Peter Schmeichel dhe ish lojtari i kombëtares së Anglisë Rio Ferdinand ishin prezent në takim, në mesin e yjeve të tjerë të futbollit, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

“Ne të gjithë kemi ra në dashuri me Rusinë”, i thotë Infantino Putinit. Shefi i FIFA-s shtoi se të ftuarit kishin arritur të “zbulonin një vend që nuk e dinim” dhe se frika që disa ishin “duke u përpjekur për të na infektuar” ishte zhdukur.

Në fund Putin e ngrohu ambientin me shaka, duke pyetur “Kur të largohet shtypi, dëshironi ju, si ekspertë të klasit botëror, të më thuani opinionin tuaj kush do ta fitojë trofeun e Kupës Botërore?”./Periskopi/

Maradona i bie pishman, i kërkon falje bosit të referëve dhe Presidentit të FIFA

Periskopi.com Botërori 2018

Legjenda e futbollit Diego Maradona u ka kërkuar falje referëve të Kupës Botërore pas kritikave të ashpra drejtuar atyre në ndeshjen e 1/8 final ndërmjet Anglisë dhe Kolumbisë, i cili kishte quajtur “hajdut madhështorë”.

Në një kritikë mbi cilësinë e arbitrave, veçanërisht performancën e zyrtarit të ndeshjes Mark Geiger, fituesi i Kupës së Botës 1986, Maradona kritikoi presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe kreun e arbitrave Pierluigi Collina.

“I pushtuar nga emocionet… ditë tjetër, i thashë disa gjëra dhe e di se disa prej tyre janë të papranueshme”, tha ish kapiteni i Argjentinës, Maradona, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

“I kërkoj falje FIFA-s dhe presidentit të saj: si gjithnjë unë kam opinione kontradiktore me disa vendime të arbitrave, por kam respekt absolut për punën e tyre – nuk e kanë lehtë – institucionet dhe referët”, vazhdon të shrkujë Maradona në rrjetin social Instagram duke ia bashkangjitur një foto të Presidentit të FIFA-s.

Ndeshja mes Anglisë dhe Kolmbisë në fazën e 1/8 final kishte përfunduar 1-1 në kohën e rregullt, por pas penalltive anglezët e fituan lojën 4-3, dhe reagimi i Maradonës ishte me plotë urrejtje në drejtim të gjyqatarëve. Por si duket, argjentinasi kontravers ka filluar të kthjellet dhe u ka kërkuar falje të gjithëve që janë ndjerë të fyer në atë takim./Periskopi/

Infantino me ide të re, Botërori me 48 skuadra

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka lëshaur një deklaratë shumë interesant e për zgjerimin e shtetevepjesëmarrëse në KampionatinBotëror.

Periskopi.com Sporti

Kreu i institucionit më të lartë të futbollit botëror fillimisht kërkoi që numri i pjesëmarrësve të rritej nga 32 në 40 kombëtare,ndërsa në vitin 2026 ai synon që në Kampionatin Botëror të marrin pjesë 48 përfaqësuese.

“Më shumë vende, më shumë rajone të përfaqësuara dhe të lumtura. Propozimi im është që skuadrat pjesëmarrëse të rriten nga 32 në 40 ndërsa në vitit 2026 ky numër të bëhet akoma më i madh duke prekur shifrën e 48 kombëtareve”, u shpreh Infantinno.