Gëzim Kelmendi thotë se pas Albin Kurtit ai e ka rendin për ta marrë pushtetin: Ja pse s’bën të tallemi me të

Periskopi.com Lajme

Gëzim Kelmendi i Partisë Fjala ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në orët e para të mesnatës, mesa duket nën ndikimin e një optimizmi të çuditshëm e me të cilin tashmë po tallen shumë komentatorë dhe media tjera online.

Kelmendi ka kontestuar fjalën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, i cili së fundi paralajmëroi një rikthim të partisë së tij në pushtet pas zhvillimeve të fundit politike.

Ai i drejtohet me disa fjalë të shkurtra atij duke thënë se “ne shqiptarët e kemi një farë rendi.” Më pas ai i përmend periudhën 10 vjeçare në pushtet të partisë së tij, duke thënë më pas këto fjalë: “Tash prit pak ta shohim çka po bën VV-ja. E mandej, radhën e kemi ne të FJALËS.”

Z.Kelmendi menjëherë në fjalinë e radhës përsërit qëndrimin e tij:

“Populli iu ka provuar juve, tash pritet të i provojë këta të VV-së. Mandej populli do të na provoj edhe neve. Kështu që bën durim, se populli po kërkon ndryshim.” – shkruan ai.

Por, pse nuk duhet të qeshim me z.Gëzim Kelmendi?

Kryetari i Partisë Fjala promovon një rrymë politike që është krejtësisht në të kundërt të establishmentit aktual dhe të kaluar politik. Vlerat konservatore të promovuara prej tij janë aq radikale sa e bëjnë të duket konkret termin e ndryshimit – një term i stërabuzuar nga të gjithë politikanët kosovarë që donin të vinin në pushtet.

Për më tepër, pikërisht duke promovuar ndryshimin dhe një politikë radikalisht të ndryshme erdhi në pushtet së fundi edhe z.Albin Kurti – i cili në fillimet e tij kishte një anëtarësi edhe më të vogël se anëtarësia aktuale e Partisë Fjala.

Pra, nëse flasim saktësisht për ndryshimin në politikën tonë, tashmë me hyrjen e Kurtit në pushtet, atë nuk e përfaqëson askush më shumë se sa Partia Fjala – sado e pakëndshme të duket një gjë e tillë.

Më poshtë e keni statusin e plotë të z.Kelmendi: 

Ne shqiptarët e kemi njëfar rendi i nderuar kryetar i PDK-së Kadri Veseli !

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka paralajmëruar se pas këtyre zhvillimeve politike, shumë shpejtë PDK-ja do të rikthehet në krye të pushtetit.

I nderuar Kryetar i PDK-së Kadri Veseli,
ne shqiptarët e kemi njëfar rendi.
Ju keni qenë ma shumë se 1 dekadë në pushtet.
Tash prit pak ta shohim çka po bën VV-ja.
E mandej rradhën e kemi ne të FJALËS.

Populli iu ka provuar juve, tash pritet të i provojë këta të VV-së.
Mandej populli do të na provoj edhe neve.
Kështu që bën durim, se populli po kërkon ndryshim.

Gëzim Kelmendi

Vëllezërit myslimanë e tradhtuan, Gëzim Kelmendi: Votuan VV-në e cila është kundër ligjit të zotit

Periskopi.com Lajme

Udhëheqësi i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi, e cila ka dështuar në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit, ka filluar të ankohet menjëherë pas shpalljes  zyrtare të rezultatetve, duke fajësuar shokët e tij më të cilët i falë 5 vakte, dhe këta të fundit e votuan Albin Kurtin, e atë parti që kundërshton ligjet hyjnore të zotit.

Kelmendi ka thënë se arsyeja pse nuk fitoi parti e tij është se vëllezërit tij besimtarë dhe praktikues, votuan Lëvizjen Vetëvendosje, lëvizjen nacionaliste.

“Një ndër arsyet pse nuk arritëm ta kalojmë pragun zgjedhor është se votuesit, vëllezërit e mi besimtarë dhe praktikues, votuan Lëvizjen Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosje në fillet e saj e ka proklamuar vetën si lëvizje nacionaliste. Lëvizjet nacionaliste gjithmonë dhe çdokund në botë janë lëvizje që kundërshtojnë ligjin hyjnor të ZOTIT”, ka shkruar Kelmendi në rrjetin social Facebook.

Ky është shrkimi i tij i plotë:

Si u godita nga vëllezërit e mi me 6 tetor?!

Unë si besimtar praktikues musliman i frymëzuar nga mësimet që mi jep KUR’ANI Madhështor dhe hadithet e të dashurit tonë Pejgamberit Muhamedit alejhiselatu ve selam, para 10 viteve fillova karierën time politike, në vitin 2009.
Në vitin 2010 arrita të bëhem deputet.
Edhe në vitin 2014 përsëri u bëra deputet.
Në vitin 2015 themeluam partinë e re FJALA dhe në zgjedhjet e para në 2017 nuk arritëm ta kalojmë pragun zgjedhor.
Me 6 tetor të këtij viti 2019 përsëri nuk arritëm ta kalojmë pragun zgjedhor.

Një ndër arsyet pse nuk arritëm ta kalojmë pragun zgjedhor është se votuesit, vëllezërit e mi besimtarë dhe praktikues, votuan Lëvizjen Vetëvendosje.
Lëvizja Vetëvendosje në fillet e saj e ka proklamuar vetën si lëvizje nacionaliste.
Lëvizjet nacionaliste gjithmonë dhe çdokund në botë janë lëvizje që kundërshtojnë ligjin hyjnor të ZOTIT.

Arsyetimi i vëllezërve të mi ishte se arsyeja pse kanë zgjedhur VV-në e jo neve, është se prioritet i tyre ishte largimi i PDK-së nga pushteti.

 

Del në pazar Gëzim Kelmendi: I kam 8 mijë vota, pres oferta për koalicione

Periskopi.com Lajme

Gëzim Kelmendi, kryetari i Partisë Fjala, ka deklaruar se është i hapur për ndonjë koalicion parazgjedhor me partitë politike të Kosovës.

Kelmendi ka thënë se partia e tij ka mbi 8 mijë vota dhe se po shqyrton mundësinë për një koalicion eventual parazgjedhor.

“Ende s’kemi oferta konkrete, por jemi duke shqyrtuar mundësinë e koalicioneve. Zgjedhjet e kaluara i kishim mbi 8000 vota, pra 1 %”, është shprehur Kelmendi për Indeksonline.

Ideja për koalicione parazgjedhore, sipas Kelmendit, vjen për mënjanimin e parregullsive dhe vjedhjes së votave.

“Zgjedhjet e kaluara s’na kanë lejuar komisioner, e frikësohemi se njësoj mundet me ndodhë edhe tashti”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur se me cilën parti mund të bashkohet, Kelmendi ishte më i rezervuar në këtë pjesë.

“Nuk e kemi lehtë me vendos, kjo është pika kryesore që po na pengon. Por do ta shohim deri në momentin e fundit”, ka thënë ai.

Latifi: Gëzim Kelmendi, me simpatiku prej krejt budallve

Periskopi.com Lajme

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka pasur një përplasje me kryetarin e partisë Fjala, Gëzim Kelmendin

Blerim Latifi mbrëmë kishte reaguar me anë të një postimi në Facebook pas humbjes së partisë së Erdoganit në tri qytet gjatë zgjedhjeve lokale në Turqi, raporton Periskopi.

Latifi kishte thënë se feja nuk i zgjidh problemet ekonomike dhe kjo ka bërë që më pas Gëzim Kelmendi të kërkojë që të burgoset këshilltari i kryeparalmentarit Veseli.

“Kjo “mbeturinë” e komunizmit Blerim Latifi duhet dënuar me burgim,” shkruan Kelmendi në Facebook.

Ndërsa, sot në mëngjes, Blerim Latifi iu është kundërpërgjigjigjur Kelmendit duke e quajtur atë si më simpatikun prej budallve.

Ky është postimi i plotë i Latifit:

K’ta janë aq budallë, saqë të dhimbset tastiera me shkru për ta. Por, mbase duhet kur ke të bësh me të atillë që populli ynë i quan “sherr-budallë”. Edhe për një arsye shtesë: ma simpatiku prej tyre paska kërku burg për mua, e na Prekazi e kemi shumë aversion burgun. Hiç se kemi dashtë, prej Ahmet Delisë e deri te Adem Jashari. Kemi zgjedhur malin, në vend të burgut. Kaçakllakun, në vend të servilizmit ndaj pushtuesve.
Reagimi i këtij sherr budalle flet ma se miri për ideologjinë që ai përfaqëson: një ideologji që burgosë njerëz pse mendojnë ndryshe prej saj. Kërkesa jote është mbeturinë komunizmi, o hajvan, e jo analiza ime krejtësisht korrekte për zgjedhjet në Turqi. Po kujt ti flasësh? Megjithatë, në fund, më duhet t’i japë japë një garanci këtij sherr budalle: liria e këtij vendi, atdheut tonë të vetëm -Kosovës, kurrë ma, nuk ka me u cenu prej askujt. As prej Serbisë, dhe as prej të gjithë atyre, që me vetëdije ose pavetëdije, punojnë në projektet subverzive të saj, tash e 20 vjet. E vija e parë në mbrojtjen e lirisë së atdheut ka një emër maksimalisht të bukur: LIRIA E MENDIMIT! /PERISKOPI/

Këshilltari i Kadri Veselit e quan të çmendur Gëzim Kelmendin

Periskopi.com Lajme

Këshilltari i Kuvendit të Kosovës, Blerim Latifi, ka bërë një shkrim që është publikuar në një gazetë online. Ai e ka titulluar shkrimin e tij “Letra dashurie për Vuçiqin” duke folur për një pjesë të zërave publikë në Kosovë që kanë folur për ose rreth presidentit serb, shkruan Periskopi.

Latifit i duket e panevojshme që një varg personalitetesh të Kosovës të merren me presidentin e Serbisë, Vuçiq, dhe madje e lidhë një gjë të tillë me dashurinë që ndjenin shqiptarët e Kosovës për liderin Josip Broz Tito.

Ndër tjerash, ai është marrë edhe me bashkëpartiakun e tij, Enver Hoxha që shërben si ministër në Qeverinë Haradinaj. Edhe Hoxha i kishte reaguar presidentit serb mbi një deklaratë të tij.

Por dukshëm më i ashpër, Latifi është treguar me kryetarin e partisë Fjala, Gëzim Kelmendin. Ai madje, nuk ngurron ta quajë këtë të fundit si të çmendur dhe të marrë.

Lexoni shkrimin e plotë duke klikuar këtu.

Analisti Syla e zë në flagrancë Gëzim Kelmendin

Periskopi.com Lajme

Analisti Valon Syla ka publikuar një postim në llogarinë e tij në Facebook, me fotografinë e kreut të Partisë Fjala, Gëzim Kelmendit duke e bërë me duar shqiponjën, shkruan Periskopi.

Syla thotë që ‘pseudo-imamët’ e tipit Kelmendi janë demagogë dhe të padijshëm. Ai shton se Kelmendi e shan gjithë ditën Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, por në studiu televizive e bëjnë shqiponjën dykrenare.

Analisti thotë që kjo emblemë është pikërisht e familjes Kastrioti, ku sipas tij, nisi ‘shqiptaria’.

Edhe principata e kastriotëve, ashtu si principata tjera të arbërve dhe të sllavëve, kishin në emblemat e tyre shqiponja. Në atë kohë, këto principata ishin në rezistencë ndaj Perandorisë Osmane që mbrohet me zell nga Kelmendi dhe një masë e madhe njerëzish në Kosovë. /Periskopi

Gëzim Kelmendi flet si ju vodhën votat dhe thotë se shpejt do ketë zgjedhje të reja (Video)

Teuta GASHI Lajme

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi flet për procesin zgjedhor.

Ai thotë se i janë vjedhur votat, shpjegon si dhe çfarë ka ndodhur dhe thotë se shpejt do të ketë zgjedhje sërish  në Kosovë.

Në një intervistë për Periskopi.com ai thotë se janë komisionerët e partive tjera ata që i treguan se si partisë Fjala i janë vjedhur votat.

Kelmendi thotë se fillimisht u dëmtuan kur i lejuan që të kenë komisionerë.

“Ne garuam të barabartë me tri partitë e mëdha, me koalicionet, PDK’në, LDK’në dhe Vetëvendosjen dhe ne si parti fjala garuam me nga 110 kandidatë por ata për vete siguruan në çdo vendvotim nga 3 komisionerë dhe Vetëvendosje nga dy, ndërsa neve na lanë pas asnjë komisioner. Do të thotë që qysh në fillim të këtij procesi zgjedhor neve partinë Fjala na kanë dëmtuar në fazën fillestare, na kanë mohuar të drejtën të kemi komisionerë dhe kjo bie ndesh dhe në kundërshtim me nenin 4 të rregullës zgjedhore 19/2016”, thotë ai.

Sipas tij, janë tei mënyra përmes të cilave u dëmtua kjo parti, raporton Periskopi

“Së pari duke i bërë fletëvotimet tona të pavlefshme. Së dyti: fletëvotimet tona i kanë shpërnda brenda këtyre tri subjekteve politike PDK, LDK dhe Vetëvendosje. Dhe së treti: formë e dëmtimit ka qenë kur fare nuk i kanë deklaruar votat tona. Ne kemi ba ankesë edhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, presim reflektim të institucioneve të drejtësisë më konkretisht nga Prokuroria e vendit”, thotë Kelmendi.

Është i bindur se i janë vjedhur votat. Jep detaj për këtë.

“Na është vjedhur vota, këtë e kanë dëshmuar komisionerët e tyre, ma kanë dëshmuar mua drejtpërdrejt por për shkak të frikës që ata të dalin publikisht para medieve kanë kërkuar që të mos i bëjnë publike. Dëshmia e këtyre komisionerëve të këtyre tri partive ka qenë që në vendin ku kanë punuar ata; ka qenë dëshmia: Juve partisë Fjala ju kemi dëmtuar , ju kemi marrë votat, nuk ju kemi deklaruar fare. Ka pas raste kur komisionari i tyre ka thënë se unë jam mundur të mbrojnë votat e juaja por rastet e tilla kanë qenë mjaftë të vogla, pra tregon rezistencën e vet komisionerëve për me mbrojt votën tonë. Kjo dëshmi e imja nuk është iluzionare, apo dëshirore e imja por është dëshmia e bazuar nga komisionerët e këtyre tri partive të cilët rregullisht më kanë telefonuar dhe më kanë shkruar mesazhe që votat e partisë Fjala ne nuk i kemi deklaruar, i kemi shpërndarë në partitë tona apo i kemi shpallë të pavlefshme”, thotë Kelmendi për Periskopi.com

Ndër të tjera, është i bindur që ose do të mbahen zgjedhjet e reja.

“E dimë që ose do të jetë një Qeveri e brishtë e nuk do të ketë numra për të realizuar projektet madhore të vendit ose nuk do të ketë fare Qeveri e vendi do të shkojë sërish në zgjedhje”, thënë ai./ Periskopi

Gëzim Kelmendi ‘kapet’ te votat e pavlefshme

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para preliminare të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 qershorit.

“Faktet flasin vet !

– Na mohuat padrejtësisht të kemi komisioner për ruajtjen e votës tonë.

– 50 mijë fletëvotime të pavlefshme.

Kjo tregon qartë qëllimin e juaj.

Ju e dëmtuat Partinë FJALA që garoj me njerëz me vlera dhe vullnet të pastërt.

– Në vitin 2010 kur askush nuk më njihte, fitova i vetëm mbi 4 mijë vota.

– Në vitin 2014 fitova i vetëm mbi 10 mijë vota.

– Tash së bashku me 109 kandidat të tjerë na ‘dolën’ rreth 6 mijë vota.

A mendoni se ju besojmë, a mendoni se pajtohemi?

Ju me strategjinë e juaj profesionale zhvleftësuat mbi 50 mijë votat tona duke i bërë të pavlefshme.

Kjo dëshmon edhe njëherë se sa është i zhytur vendi ynë në krim të organizuar dhe korrupsion.

Por një gjë dijeni, se nuk mund ta ndalni kurrë vullnetin e këtyre djemve dhe vajzave që të punojnë për popull dhe shtet.

Ne nuk jemi si ju.

Ne nuk i dëmtojmë të tjerët.

Ne prap do të kthehemi edhe më fuqishëm” (sic.), ka shkruar ai.

Gëzim Kelmendi dënon sulmin terrorist në Londër

Periskopi.com Lajme

Partia Fjala thotë se dënon fuqishëm sulmin terrorist që ndodhi në Londër, ku humbën jetën mbi 7 persona dhe mbetën të plagosur 48 të tjerë.

“Vrasja e mbrëmshme e qytetarëve të pafajshëm është dëshmi se terroristët dhe terrorizmi nuk zgjedhin, vend, popull, fe dhe racë. Popullit britanik ju shprehim ngushëllimet e sinqerta për humbjen e jetërave të qytetarëve të pafajshëm. Njëherit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve ju urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet ne reagimin e kësaj partie që udhëhiqet nga Gëzim Kelmendi./ Periskopi

 

Sërish Gëzim Kelmendi: Skënderbeu nuk është hero kombëtar (Video)

Gëzim Kelmendi vazhdon të qëndrojë pas deklaratave të tij të mëparshme se Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk është hero kombëtar i shqiptarëve.

Periskopi.com Lajme

Këto komente ai i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ku tha se historia shqiptare ka shumë të pavërteta.

“Sipas mendimit tim, po. Ka shumë të pavërteta në histori”, ka thënë ai.

Kelmendi foli edhe për Turqinë, shtet për të cilin thotë se mund të na sjell njohjen nga një prej kundërshtarëve kryesorë të shtetësisë – Rusisë.

Ndërsa, duke fol për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, tha se gjasat janë zero që kjo çështje të shkojë tutje. Ai madje shprehet se PDK po e pret këtë moment që të dështojë, për ta çuar vendin në zgjedhje.

Kreu i subjektit politik Fjala porositi po ashtu liderët e institucioneve që të mos e përdorin kartën e terrorizmit për njollosur imazhin e vendit.

 

Kelmendi: Brezat e rinj duhet të mësojnë fetë në shkolla e jo në YouTube

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka deklaruar se Kosova duhet të ndjekë modelet evropiane për mësimin e feve në shkolla.

Periskopi.com Lajme

Në Interaktiv duke diskutuar për numrin e qytetarëve nga Kosova dhe Shqipëria që kanë shkuar për të luftuar në Siri, Kelmendi ka thënë se kjo ka ardhur pasi në shkolla nuk po mësohet feja dhe të rinjtë po e bëjnë këtë përmes internetit.

“Duhet që brezat e rinj të mos mësojnë fenë nga interneti, YouTube, sepse e mësojnë gabim. Si kemi parë në media, qytetarët që kanë shkuar dhe janë kthyer kanë mësuar në internet. Sot feja duhet të mësohet në institucione edukative shkollore. Pse nuk i marrim modelet evropiane”, ka deklaruar ai.

Kelmendi: Mitrovica nuk duhet të ndahet, por duhet të mbrohet

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar reth idesë së ndarjes së Mitrovicës.

Periskopi.com Lajme

“Deklarimet e fundit të disa oponentëve politik dhe jo politik nga Shqipëria dhe Kosova janë të gabuara dhe me pasoja të rënda. Turp është të thuhet se nëse ndahet Mitrovica, duhet Kosova të bashkohet me Shqipërinë”.

“Mitrovica nuk duhet të ndahet.Sa i përket bashkimit me Shqipërinë, ne jemi për bashkim me Shqipërinë, por pa u dëmtuar Kosova. Kosova mjaft është dëmtuar deri me sot. Kosova as nuk falë dhe as nuk shet më tokë”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Kelmendi: Osmanët s’ishin pushtues, falë tyre ruajtëm identitetin kombëtar

Deputeti i pavarur i parlamentit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka thënë se është e drejtë e tij të mendojë se perandoria osmane nuk ishte pushtuese, por se shqiptarët kanë bashkësunduar me osmanët.

Periskopi.com Lajme

“Është e drejtë e imja të mendoj se perandoria osmane nuk ka qenë pushtuese”, ka thënë Kelmendi në Info Magazine të Klan Kosova.

“Fakti është se ne e dimë me kë ka luftuar perandoria osmane; qëllimi i osmanëve në shekullin 14 nuk ka qenë shkatërrimi i identiteteve kombëtare, ka qenë sjellja e islamit prandaj jam mirënjohës se falë tyre e kemi të ruajtur identitetin kombëtar dhe nuk i konsideroj pushtues. Ne kemi bashkësunduar me Perandorinë osmane”, ka pohuar Kelmendi.

Kelmendi ka pasur kritika edhe me postimin e Presidentit, Hashim Thaçi, për 549 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

“Unë kam reaguar ndaj postimit të Presidentit, pasi ai pas gjithë asaj pritje që i ka bërë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk ka qenë e drejtë ta bëjë postimin se osmanët kanë qenë pushtuese dhe Skënderbeu ka bërë luftë të paepur kundër osmanëve”.

Deputeti Gëzim Kelmendi thotë se Kosova është e rrezikuar nga terrorizmi

“Jemi dëshmitar se ditët e fundit se Transparency International e ka vlerësuar Policinë e Kosovës. Fakti që kemi polici profesionale dhe që merr tituj ndërkombëtar nuk na bënë të rrimë indiferent ndaj kërcënimeve globale terroriste”, kështu është shprehur deputeti i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

Periskopi.com Lajme

Kelmendi i ftuar në Zonën e Debatit ku po diskutohet për arrestimin e 19 personave të dyshimtë për planifikim të sulmeve terroriste është shprehur se edhe vendi ynë është në rrezik nga terrorizmi.

“Kosova nuk është imune”, është shprehur Kelmendi.

Gëzim Kelmendi nuk mori ftesë nga Hashim Thaçi, por do donte të shkonte

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi thotë se nuk ka marr pjesë në takimin e ftuar nga Hashim Thaçi për reformë zgjedhore.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse Kelmendi nuk ka marr ë një ftesë të tillë, dhe vlerëson që meqë nuk i ka shkuar ftesa, ajo duhet të jetë për grupet parlamentare, raporton Periskopi.

“Nuk më ka ardh një ftesë e tillë ende, mos ka menduar ai përfaqësuesit e grupeve parlamentare . Nëse e ka drejtuar te subjektet politike do të duhej të më ftonte. Do të merrja pjesë, është e mirëseardhur, kjo çështje ka filluar qysh moti, iniciativë e mirëpritur e presidentit”, thotë Kelmendi për Periskopi.com