Policia greke përdor gaz lotsjellës kundër emigrantëve në kufi

Periskopi.com Lajme

Policia kufitare greke përdori sot në mëngjes gaz lotsjellës  për qindra migrantë që po përpiqeshin të hynin nga Turqia, ndërsa autoritetet e Athinës po vazhdonin me planet për të dëbuar migrantët që mbërrinin në ishujt e Egjeut.

Raportet treguan se policia përdori gaz lotsjellës në kufi, një ngjarje e zakonshme që kur javën e kaluar Turqia ndaloi bllokimin e migrantëve për të arritur në Greqi dhe Europë.

Megjithatë gazi lotsjellës hidhej dhe nga ana tjetër. Nuk ishte e qartë se kush gjuajti.

Sipas burimeve greke, rreth 12 500 migrantë u mblodhën përtej kufirit, në rajonin Evros në verilindje.

Ndërkohë, marina greke dërgoi një anije në Lesbos, për të marrë në bord migrantët e sapoardhur, deri në transferimin e tyre në një kamp të mbyllur në kontinent.

Gaz lotsjellës dhe të lënduar në Shkodër

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga demokratët dhe qytetarët e qarkut të Shkodrës.

Fillimisht ata kanë tentuar ti bllokojnë rrugën, ndërsa ishte duke shkuar në mitingun elektoral të Vaut të Dejes. Kryeministri devijoi rrugë, ndërsa situata është përshkallëzuar më shumë në qytetin e Shkodrës.

Policia hodhi gaz lotsjellës duke lënë pas edhe disa të lënduar. Në njërën pjesë të qytetit tashmë protestohet, ndërsa në anën tjetër ka nisur takimi elektoral i PS-së.

Siç raporton Ora News protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të kordonit të policisë, ndërsa policia ka hedhur gaz. Raportohet për disa të lënduar.

Kosnett: Çfarë mesazhi jepni kur hidhni poshtë aktakuzën për gaz lotsjellës e emëroni ambasador të dënuarin për krime lufte

Periskopi.com Lajme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, po vazhdon të reagojë në secilin hap të ndërmarrë nga institucionet kryesore në vend. Ai ka klasifikuar sot tri veprime nga drejtësia, politika dhe policia. E ka kundërshtuar emërimin e Sylejman Selimit ambasador, e ka kritikuar hedhjen poshtë të aktakuzës për gaz lotsjellës.

Ambasadori amerikan e quan diskurajues hedhjen poshtë të aktakuzës për hedhjen e gazit lotsjellës para dy vjetëve në Kuvend, nga opozita e atëhershme e përbërë nga Vetëvendosje, AAK e Nisma.

“Dekurajuese të shohësh që një akuzë dy vjeçare për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend është hedhur poshtë nga prokurorët, pavarësisht pranimit të fajësisë dhe dëshmive të gatshme. Praktikat e gjykimit të drejtë nga prokurorët kërkojnë profesionalizëm dhe përgatitje”, ka shkruar Kosnett në Tëitter.

Ai tutje ka pyetur se cili është mesazhi që e jep Kosova, nëse emëron ambasador një të dënuar për krime lufte. Diplomati amerikan aludon për emërimin e Sylejman Selimit ambasador të Kosovës në Shqipëri.

“Çfarë mesazhi dërgon Kosova në botë kur propozon një të dënuar për krime lufte si Ambasador? A tregon kjo respektim të respektimit të ligjit ? Ne kundërshtojmë fuqishëm një vendim të tillë. Presim e shohim”, ka shkruar ambasadori.

Ndërkaq, Kosnettin e ka gëzuar vetëm ngritja në detyrë e dy grave oficere në Policinë e Kosovës si kolonele.

“Me gradimin e fundit të dy oficereve në si kolonele – Policia e Kosovës dyfishon numrin e grave në nivel të lartë. Përgëzime për oficeret dhe udhëheqjen e Policisë së Kosovës për vazhdimin e ngritjes së rolit të grave në institucionet kosovare. Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin”, ka shkruar diplomati amerikan në Kosovë.

Sërish gaz lotsjellës në protestën e opozitës

Periskopi.com Lajme

Është hedhur edhe gazi lotsjellës në protestën e opozitës që po mbahet në Tiranë.

Një numër i madh i njerëzve janë mbledhur para kryeministrisë, ndërkohë që opozitarët po arsyetojnë djegien e mandateve të tyre, duke thënë se në këtë vend nuk ka më demokraci.

Një protestë të ngjashme, opozita e Shqipërisë e kishte mbajtur edhe të dielën, e cila ishte manifestuar me dhunë. Aq sa u tentua të thyehet edhe dera e kryeministrisë./Periskopi/

Opozita sot protestë para Kuvendit, mbi 1000 policë në terren

Opozita sot protestë para Kuvendit, mbi 1000 policë në terrenPër më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-sot-proteste-para-kuvendit-mbi-1000-police-ne-terren

Posted by Ora News on Thursday, 21 February 2019

 

Policia përdor gaz lotsjellës kundër protestuesve në Tiranë

Periskopi.com Lajme

Policia në Shqipëri ka filluar të përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit nga Kryeministria – raporton Periskopi.

Policia përdori gazin pas përpjekjeve të protestuesve të dhunshëm që të thyejnë derën e Kryeministrisë më shkop druri.

Protestuesit tashmë janë larguar nga dera e kryeministrisë, shkaku i gazit lotsjellës.

Krerët e opozitës u kanë bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të Policisë sipas tyre.

Protesta e opozitës ka nisur nga ora 11:00, ndërsa po vazhdon ende./PERISKOPI

Protesta e opozitës live: 

Ahmeti-Vetëvendosjes: Ju që keni hedh gaz në Kuvend, qysh mund ta akuzoni dikë për dhunë?

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka folur për kërkesën e sotme të dy partive opozitare – LDK e VV- për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për çështjen e dështimit të liberalizimit të vizave, në të cilën opozitare akuzonin kryeministrin aktual Ramush Haradinaj se ka penguar me dhunë përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, raporton Periskopi.

Për këtë, Ahmeti është tallur me Vetëvendosjen, e cila ndryshe njihet edhe si parti e veprimeve të dhunshme në Kuvend e jashtë Kuvendit.

“Edhe ne kemi qenë të përfshirë në gazin lotsjellës në Kuvend, qysh po e akuzon dikë për diçka që e kemi bërë vetë a? Nuk i biem pishman për atë pjesë të kundërshtimit të Demarkacionit. Por, siç duket njerëzit po i harrojnë disa gjëra që i kanë thënë e që i kanë bërë. Nëse kërkohet dorëheqja e Qeverisë, pse nuk po iniciohet mocioni i mosbesimit”, tha Ahmeti.

Periskopi sot e publikoi të plotë kërkesën e LDK’së dhe VV’së në të cilën ndër të tjerash thuhej se “kryeministri i Republikës së Kosovës së bashku me partnerët e tij të koalicionit, të cilët dikur me dhunë dhe intriga po pengonin përmbushjen e kritereve të liberalizimit për viza, tani po fajësojnë Bashkimin Evropian për këto dështime të tyre”.

Ndërkohë ishe vetë Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila kishte demonstruar dhunshëm përmes protestave si dhe në Kuvend ku kishte ndezur edhe gaz lotsjellës kundër demarkacionit me Malin e zi, që ka qenë kriter për liberalizimin e vizave.

Periskopi më pas raportoi se si kërkesa e opozitës, respektivisht LDK-së dhe LVV-së, për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ka ndryshuar.

Në kërkesën e re të cilën e kishte siguruar Periskopi, ishte hequr akuza që kryeministri Ramush Haradinaj dhe partnerët e tij përmes dhunës kanë penguar liberalizimin e vizave.

VV u kritikua për këtë akuzë për faktin se ishte vetë ajo që organizonte protestë të dhunshme, e madje ndizte gaz lotsjellës në Kuvend për të ndaluar demarkimin e Malin e Zi, që ka qenë kriter për liberalizimin e vizave dhe u pengua gati për tri vite nga opozita./PERISKOPI

 

Gaz lotsjellës ndaj emigrantëve, Amerika mbyll kufirin me Meksikën

Periskopi.com Lajme

Gaz lotsjellës është lëshuar nga policia amerikane kundër emigrantëve të ndaluar në kufirin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës, në zonën mes Tijuanës dhe San Diegos.

Autoritetet amerikane, kishin mbyllur kufirin pas tentativës së mësymjes nga ana e një grupi emigrantësh që donte të futej me forcë në SHBA.

Një karvan prej rreth 3.000 emigrantësh nga vendet e Amerikës Qendrore kanë mbërritur tashmë në qytetin meksikan kufitar të Tijuanës. Ata pretendojnë se po i largohen persekutimit, varfërisë dhe dhunës në vendet e tyre, si Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori.

Por, presidenti Donald Trump e ka përshkruar karvanin e emigrantëve, që shpresojnë të kalojnë kufirin për të hyrë në SHBA si “pushtues”, ndaj dhe ka dërguar rreth 5.800 trupa në kufirin jugor, për t’ua vështirësuar kalimin atyre.

Të mërkurën, gjithsesi Mattis u tha gazetarëve se Departamenti i Sigurisë së Brendshme nuk ka kërkuar aspak që trupat të përdorin “forcë vdekjeprurëse”, duke garantuar kështu të gjithë që të qëndrojnë të pashqetësuar.

Ai theksoi se ushtarët të armatosur me shkopinj dhe mburoja mund të kenë tagrin të ndalojnë emigrantët për “disa minuta, as orë nuk bëhet fjalë”, por jo autoritetin për t’i arrestuar ata.

“Nëse dikush sulmon një patrullues kufitar dhe nëse gjendemi në pozicionin për të bërë diçka për atë, sigurisht që do t’i ndalim ata nga ushtrimi i dhunës dhe do t’i dorëzojmë më pas te patrulluesit kufitarë, të cilët kanë edhe tagrin për t’i arrestuar”, tha Mattis.

Më herët gjatë kësaj jave, një gjykatës federal bllokoi një urdhër të lëshuar nga Trump për t’iu mohuar mundësinë e kërkimit të azilit emigrantëve që kalojnë kufirin në mënyrë ilegale. /shqip

Beqiri bëhet për spital nga gazi lotsjellës që përdori Policia dje: Isha në rrezik për jetë

Periskopi.com Lajme

Numri i lartë i të interesuarve për bileta për ndeshjen Kosovë-Maltë, ka bërë që dje Policia të përdorë gaz lotsjellës për të qetësuar turmën e qytetarëve, raporton Periskopi.

Në mesin e qytetarëve të shumtë që po prisnin për bileta ishte edhe Latif Beqiri, ndaj të cilit po ashtu u përdor gaz lotsjellës nga Policia.

Gjendja shëndetësore e Beqirit ishte komplikuar sot, ku ai thotë se papritur filloi të kishte kokëdhimbje të madhe dhe se zemra filloi t’i rrihte shumë shpejt.

Ai kreu edhe kontrolla mjekësore pas shfaqjes së këtyre komplikimeve.

Në Facebook, ai shkruan se një nga mjeket që e kontrolluan i thanë se problemet shëndetësore i janë shfaqur për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.

Lexoni të plotë reagimin e tij në Facebook:

Sot isha duke punu ne lagjen nic, ku papritmas mu terrua dhe kisha kokedhimbje te madh, zemra me rrihte shume shpejt, e ndisha vdekjen, kurrë me heret nuk mka ndodhur. Kerkova ndihme, e gjeta te disa njerez te mire qe me ofruan uj dhe e thirren ndihmen e shpejte. Qendrova i ulur ne tok, bera pak me mire pas ndihmes… derisa erdhen ndihma e shpejt, bashke me nje kerr te policise.

Mjeket me pyeten se cfare ndodhi she ia spjegova rastin, me 10% te fuqise qe me kishte mbetur. Nuk ishte lodhja i thash se ia kisha filluar punes para 20 minutave. Po pse i ke syt e kuq me thane, i thash sepse dje pa faj policia me ka hudhur sprej syve duke pritur per bileta. Njera prej mjekeve tha qe kjo eshte arsyeja per rastin qe te ka ndodhur sot! Shkova ne urgjence dhe aty bera me mire.

Pra, po te mos ishte gruaja e Shpend Ahmetit dhe njeri prej puntorve te nje kompanie t’mobiljeve aty ager, une sot ndoshta do kisha vdekur. I falenderoj perjetsisht.

Kthehemi pak te spreji… A e kontrollojn policia se cfare spreji perdorin? Prej nga vjen? A i ka dal afati qe 3-4 vjet? Kur duhet me perdor? A ka efekte tjera, pos djeges se syve?

Andaj, I apeloj drejtorit te policise qe mos me perdor sprejin, ka metoda tjera.

Federates se futbollit dhe Ipkos ju qofte turp per organizim tejet te dobet.

Paralajmërohet edhe një mars i tensionuar politik

Qeveria ka përmendur fillimin e marsit, kur mund ta procedojë në Kuvend ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Periskopi.com Lajme

 

Megjithëse Komisioni për matjen e territorit nuk ka publikuar ende raportin final, ka qenë kryeministri Isa Mustafa që ka paralajmëruar riprocedimin e marrëveshjes, shkruan sot Koha Ditore.

Partitë në pushtet nuk kanë treguar nëse raporti i komisionit mund t’i bindë deputetët kundërshtues.

Por analistët nuk presin që verdikti i komisionit për matjen e territorit, i dyti pas atij ‘ad hoc’ ndërkombëtar të ndryshojë situatën me numra në Kuvend. Për t’i dhënë fuqinë e marrëveshjes ndërkombëtare demarkacionit, nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve (mbi 80 vota).

Përveç partive opozitare, janë edhe disa deputetë të partive në koalicion, të cilët nga fillimi kanë kundërshtuar versionin e Qeverisë për demarkacion, të cilët vazhdojnë të insistojnë se Kosova humb rreth 8 mijë hektarë në raport me Malin e Zi.