Forma e Gareth Bale ngazëllen Real Madridin, pasi nuk dëshiron ta kthejë më në ‘Bernabeu’

Periskopi.com Sporti

Rikthimi i shumë pritur i Gareth Bale në formë po festohet nga Real Madridi po aq sa edhe nga Tottenhami.

Superylli uellsian tregoi veten derisa ndihmoi Tottenhamin të siguronte një fitore 4-0 kundër Burnleyt, të dielën, transmeton Periskopi.

Ishte padyshim paraqitja e tij më e mirë prej rikthimit në formë huazimi nga Madridi në shtator.

Gjiganti spanjoll shpreson ta bind Tottenhamin t’ia shtyejë qëndrimin Bales edhe për një vit, kur edhe përfundon kontrata e tij me gjigantin spanjoll.

Dhe lajmi i mirë për ‘mbretërit’ është se klubi nga veriu i Londrës do ta mbajë atë edhe për një vit në huazim, nëse vazhdon të impresionojë në këtë formë.

Shefat në ‘Bernabeu’ janë të ngazëllyer pasi mezi presin ta heqin pagën e tij nga lista e rrogëve, me 31-vjeçarin që fiton plot 680 mijë euro në javë.

Ata janë aq të dëshpëruar ta largojnë, sa që kanë pranuar që Tottenhami ta marrë në huazim dhe të paguajë vetëm 250 mijë euro të pagës së tij. /Periskopi.com/

 

 

“Bale ende e dashuron Real Madridin dhe dëshiron të kthehet”

Periskopi.com Sporti

Gareth Bale ende e dashuron Real Madridin dhe dëshiron të kthehet në Santiago Bernabeu, sipas menaxherit të tij Jonathan Barnett, i cili megjithatë thotë se trajneri Zinedine Zidane mund të mos e pranojë një gjë të tillë.

Sulmuesi uellsian ka marrëdhënie të mira me trajnerin e Tottenhamit, Jose Mourinho, pavarësisht se ai po i jep më pak mundësi seç pritej atij pas kthimit në Premierligë, sipas Barnett.

Bale u kthye në Tottenham për ta kaluar pjesën e mbetur të sezonit në huazim nga gjiganti i La Ligas pasi nuk ishte në planet e Zidane, por ka dështuar të ketë çfarëdo ndikimi në skuadrën e Mourinhos.

Barnett, i cili ia siguroi Bale-it kalimin në Real Madrid nga Tottenhami para gati një dekade, beson se uellsiani nuk e ka problem kthimin në kryeqytetin spanjoll.

“Ai ende e dashuron Madridin. Ai nuk ka problem me klubin, është një klub i mrekullueshëm. Nuk do të ishte problem për të të kthehej”, tha Barnett për Goal.

“Ata thjesht duhet të vendosin nëse kanë nevojë për ta kthyer atë, nëse ai mund të luajë për Madridin e kështu më radhë. Mbase duhet ta pyesni Zidanin nëse dëshiron ta kthej atë, por unë them që ai s’dëshiron”, shtoi ai.

Bale vazhdon të kritikohet për paraqitjen me Tottehamin, kësaj radhë nga shoku i tij

Periskopi.com Sporti

Kalimi i Gareth Bale nga Real Madridi në Tottenham po vazhdon të bëjë bujë të madhe.

Kësaj radhe Bale është kritikuar shumë rëndë ish shoku i ekipit, Jamier O’Hara, i cili tha se uellsiani ka vetëbesim dhe arrogancë të qetë.

“Unë kam luajtur me Bale dhe ai gjithmonë kishte këtë besim të brendshëm dhe vetëbesim, këtë lloj arrogance të qetë,” shkroi O’Hara në Tëitter.

“Ai duket një hije e lojtarit që kam njohur”.

“Seriozisht kjo hua [ka qenë] një katastrofë,” shtoi O’Hara.

Bale pati vetëm një shansë dhe asnjë ‘shootim’, i cili pastaj u zëvendësua në minutën e 61’të me Lucas Moura.

Sulmuesi arriti kaq shumë bujë gjatë verës dhe tifozët e Spurs ishin të ngazëllyer kur panë që ikona e ‘Ëhite Hart Lane ‘ të kthehej nga Real Madridi, madje duke pranuar me problemet e dëmtimit që ai kishte në kryeqytetin spanjoll. /Periskopi

Mikrofonët kanë kapur Jose Mourinhon duke u tallur brutalisht me Gareth Balen në stërvitjen e Tottenhamit

Periskopi.com Sporti

Periudha e dytë e Gareth Bale te Tottenhami ka qenë rikthim në realitet.

Që prej kur iu bashkua Spurs në formë huazimi në verë, uellsiani ka bërë katër paraqitje në Premier League, duke shënuar një gol.

Edhe kur Spurs ka vështirësi të gjejë inspirimin – si në barazimin 1-1 me Fulhamin në mesjavë – Jose Mourinho vendosi kundër inkuadrimit të sulmuesit, transmeton Periskopi.

Erik Lamela dhe Carlos Vinicius u inkuadruan në këtë përballje, por asnjëri nuk pati impakt.

Balë, ndërkohë, vetëm shikoi nga stoli – dhe kjo ka qenë situatë shumë normale për ikonën uellsiane që prej ardhjes në veri të Londrës.

Ka pasur shumë spekulime që kanë potencuar se huazimi i tij nuk do të vazhdohet.

Mourinho nuk po duket aspak i impresionuar me 31-vjeçarin, në fakt, një klip është publikuar nga stërvitjet e Spurs, teksa dëgjohet portugezi duke i hedhur një kunj Bale.

Mourinho mund të dëgjohet duke thënë: ”Dëshiron të qëndrosh këtu apo të shkosh në Madrid dhe të mos luash fare futboll?” /Periskopi.com/

 

Shkon viral në Twitter pasi po e shihte Balen duke luajtur nga dritarja e shtëpisë

Periskopi.com Sporti

Nga ‘Bernabeu’ te ‘Marine Travel Arena’ në Crosby, ka qenë një vit i çmendur për Gareth Balen e Tottenhamit.

Sulmuesi uellsian, i cili është i huazuar nga Spurs te Real Madridi, u fut në ndeshjen kundër skuadrës nga liga amatore, Marine, në pjesën e dytë të dielën në FA Cup, transmeton Periskopi.

Tottenhami po avanconte 5-0, kur Jose Mourinho vendosi ta inkuadrojë Balen.

31-vjeçari, i cili u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua Real Madridit më 2013, testoi portierin e Marine, Bailey Passant me një goditje këndore, por nuk arriti të futet në listën e golashënuesve.

Disa prej atyre që po qëndronin afër terrenit të Marine patën mundësinë të shikonin në aksion Balen me shokë, madje disa edhe nga rehatia e shtëpisë.

Në mesin e tyre ishte Christopher, i cili shkoi viral pasi postoi foton së bashku me shkrimin: ”Duke parë Gareth Balen nga dritarja. E pabesueshme.”

p1ero9ko4q1frkvcu128919b9ldqb.jpg

Postimi i Christopherit për Balen nxiti shumë vëmendje, me vet uellsianin që reagoi pas ndeshjes.

Katër herë fituesi i Champions Leagues reagoi thjesht me një përshëndetje. /Periskopi.com/

p1ero9s49b18sfn4s1dtp9lqujgl.jpg

E konfirmon Mourinho: Ja sa do të mungojë Bale

Periskopi.com Sporti

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka konfirmuar se do të jenë pa uellsianin Gareth Bale në ndeshjet e ardhshme.

Bale ka pasur probleme me lëndime edhe në periudhën e tij te Real Madrid dhe tani ai është lënduar përsëri në pulpë të këmbës.

Një ditë përpara ndeshjes ndaj Fulham, portugezi ka njoftuar tifozët se Bale do të mungojë në 4 ndeshjet e tyre të ardhshme.

Spurs do të jetë pa 31 vjeçarin në sfidat kundër: “Fulham, Leeds United, Brentford dhe ndeshjen tjetër në kuadër të FA Cup”.

Bale ka zhvilluar 4 ndeshje me Tottenham këtë sezon në Premierligë dhe ka arritur që të shënojë 1 gol, ai gjithashtu ka shënuar 1 gol tjetër në ndeshjen në EFL Cup

Bale ‘godet’ Real Madridin: Është mirë të luash në një ekip ku të duan

Periskopi.com Sporti

Bale po tregon se largimi nga Real Madrid i ka bërë mirë.

Uellsiani është i lumtur në Tottenham, një klub në të cilin është huazuar, dhe ai ka folur për këtë nga kampi i Uellsit.

Bale e ka bërë lumturinë publike dhe rastësisht, i ka dërguar një mesazh Real Madridit.

“Është mirë të luash përsëri, është mirë të jesh në një vend ku ata më duan, unë ndihem i lumtur. Unë jam duke rikuperuar formën time fizike dhe duke luajtur përsëri – është ajo që i bën të gjithë futbollistët të lumtur. Ndihem sikur jam në një vend të mirë tani, ka akoma më shumë për të ardhur, më shumë për të përmirësuar dhe e pres me padurim. Duhet pak kohë për t’u mësuar, trupi kthehet në ritmin e lojës çdo ditë, ju bëheni pak më i ngurtë se normalisht, por sa më shumë lojëra të luaj, aq më mirë përshtatet trupi im “, komentoi Bale në ‘Wales Online’.

“Bale e priste helikopteri për te Manchester, por ai…”

Periskopi.com Sporti

David Moyes, menaxheri aktual i Ëest Ham, zbuloi për Daily Mail se në vitin 2013, pak para se Gareth Bale të nënshkruante me Real Madrid, ishte afër Manchester United:

“E dëshiroja atë si blerjen time të parë! Ai tashmë ishte duke biseduar me Real Madrid dhe ne u përpoqëm të shmangnim nënshkrimin e tij me spanjollët.

Manchester United i ofroi Tottenham dhe lojtarit më shumë para sesa oferta e Real Madridit. Ne bëmë gjithçka që mundëm për ta marrë atë në Old Trafford.

Madje kishim një helikopter të gatshëm për ta sjellë në qendrën e trajnimit.

Menduam se kishim një shans për ta mbyllur marrëveshjen pozitivisht, por ai zgjodhi Real Madridin dhe koha e dëshmoi se kishte të drejtë, me të gjithë titujt që ai ka fituar dhe karrierën që ka zhvilluar deri më tani”.

Mourinho pyetet nëse do të debutojë Bale në fundjavë, kjo është përgjigja e tij

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Welsit ende nuk e ka bërë paraqitjen e parë me Spurs prej që është kthyer në Londrën, por këtë mund ta bëj këtë vikend, ku Tottenham përballet me West Ham

Gareth Bale më shumë “mundësi” do ta bëj paraqitjen e parë pas rikthimit në Tottenham kur do të përballet me West Ham të dielën, ka thënë Jose Mourinho.

“Natyrisht, ai dëshiron të luajë. Ai e ka dëshiruar këtëë prej ditës që erdhi këtu por nuk ishte e mundshme”, tha Mourinho në konferencën për media. “Nuk dëshiroj të ju tregoj a do të luajë apo jo. Çfarë mund të ju them është se po stërvitet mirë. Ai po stërvitët në atë mënyrë që përpara nuk ka mundur ta bëjë”.

“Planifikimi gjatë këtyre stërvitjeve ka qenë që ai ta këtë përqendrimin. Konduksioni i tij fizik është i mirë. A do të luajë të dielën apo të shtunën, ne ende nuk kemi vendosur”.

“Çdo lojtarë është i rëndësishëm por situata e Gareth është shumë speciale për shkak të historisë së tij këtu. Ne kujdesemi për të ashtu sikurse ai që e do shumë Tottenhamin”.

Agjenti i Bale kritikon ashpër Real Madridin – ja çfarë thotë

Periskopi.com Sporti

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett ka sulmuar Real Madridin për trajtimin që ata ia kanë bërë përfaqësuesit të Uellsit para kalimit të tij në Tottenham, transmeton Periskopi.

Barnett ka qenë kritik i flaktë i trajtimit të gjigantëve të La Ligas ndaj klientit të tij në muajt e fundit dhe ai e ka etiketuar trajtimin e tyre ndaj tij si mosrespektues.

“Ne kishim oferta nga klube të tjera, por ai donte të kthehej në Tottenham,” tha ai një interviste me Daily Telegraph, përcjell Periskopi.

“E rëndësishme është që ai të jetë i lumtur dhe tani është.

“Për dikë që ka bërë aq shumë sa ka bërë për Real Madrid, ai nuk e mori respektin e merituar dhe ky ishte një problem i madh.

Kontrata aktuale e Bale në Santiago Bernabeu zgjat deri në vitin 2022, megjithatë, komentet e Barnett lënë të kuptohet se klienti i tij nuk do të kthehet në Madrid në fund të 2020-21.

Agjenti i Bale paralajmëron Real Madridin: Ai mund të qëndrojë te Tottenhami përtej këtij sezoni

Periskopi.com Sporti

Gareth Bale mund të mbetet në Tottenham edhe përtej këtij sezoni.

Menaxheri i tij, Jonathan Barnett ka bërë të ditur se Bale dëshiron të vazhdojë të luajë tek Spurs.

Ylli uellsian u rikthye te ish skuadra e tij nga Real Madrid në formë të huazimit për një sezon.

Por, duket se tashmë dëshiron të mbetet në Tottenham për një kohë të gjatë, transmeton lajmi.net. “Jam i sigurt se, nëse gjërat shkojnë mirë, ne nuk do të kemi probleme”, tha Barnett.

“Ky është klubi për të cilin Bale dëshiron të luajë. Nuk mendoj se do të ketë probleme nëse ai dëshiron të qëndrojë edhe një vit tjetër”, shtoi ai.

Real Madrid merr vendim shumë shpejt: Ja kujt iu dha numrin e Bale

Periskopi.com Sporti

Gareth Bale është shumë afër kalimit në Tottenham Hotspur në formë të huazimit një vjeçar.

Sulmuesi uellsian nuk ishte pjesë e planeve të Zinedine Zidane në vitin e fundit dhe shumicën e kohës e kaloi në bankën rezervë.

Ai do të rikthehet në Tottenhan Hotspur, klub ky nga i cili u transferua në Real Madrid për 100 milionë euro, atëbotë rekord botëror në historinë e futbollit.

Ndonëse transferimi ende nuk është bërë zyrtar, Real Madrid ja ka dhuruar numrin 11 në fanellë spanjollit Marco Ansensio.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e La Ligës. Aty ende figuron emri i Gareth Bale por ka numrin 25.

Image Credit: La Liga

Gareth Bale do tentojë ta rikthej karrierën në rrugën e duhur në klubin i cili e bëri të famshëm.

Ai ka qenë njëra nga kërkesat kryesore të trajnerit të Spurs, Jose Mourinho i cili e kishte kërkuar lojtarin edhe sa ishte trajner i Real Madridit.

Dalin pamjet e para të Bale në Londër, pritet zyrtarizimi

Periskopi.com Sporti

Gareth Bale ka ateruar tashmë në Londër.

Ai pritet të kompletojë gjatë ditës transferimin nga Real Madridi te Tottenhami.

Së bashku me të është edhe Sergio Reguilon, i cili po ashtu do të nënshkruaj me anglezët.

Bale dhe Reguilon aterojnë në Londër me aeroplan privat të pronarit të Tottenhamit.

Bale është parë i lumtur në aeroportin e Londrës.

Zidane ‘heq qafesh’ Bale – uellsiani niset për në Londër, ja detajet

Periskopi.com Sporti

Dyshja e Real Madridit, Gareth Bale dhe Sergio Reguilon do të udhëtojnë në Londër të premten më 18 shtator, që ta mbyllin transferimin e tyre në Tottenham Hotspur.

I pari do të kalojë si huazimi, ndërsa i dyti do të bashkohet për 30 milionë euro plus bonuset, ndërsa Los Blancos do të ruajnë mundësinë e  riblerjes për 40 milionë euro për dy sezonet e para.

E enjtja është dita e fundit e Bale dhe Reguilon në qendrën stërvitore në Valdebebas, pasi të premten herët në mëngjes ata do të fluturojnë për në Londër dhe do të shkojnë direkt në qendrën stërvitore të Spurs.

Real Madrid e pranon që Bale është shumë afër rikthimit në Ligë Premier, por kanë mbetur edhe disa çështje mes tij dhe klubit anglez që duhet të sqarohen.

Përveç kësaj, Jose Mourinho ishte ai që i dha dritën jeshile lëvizjes, pastaj presidenti i Tottenham, Daniel Levy ka filluar punën për rikthimin e lojtarit që u lagua në vitin 2013.

Këshilltarët e Bale janë në Londër, po negociohet për transferimin e tij te gjiganti i PL

Periskopi.com Sporti

Këshilltarët e bale janë duke biseduar me Tottenhamin një huazim të mundshëm të tij nga Real Madridi

Ata po ashtu pritet që të gjejnë edhe ndonjë klub tjetër në Premier Ligë.

Real Madridi ende nuk ka marrëveshje me askënd për këtë çështje.

Pra, rikthimi i Bale për të luajtur në Angli nuk duket edhe aq shumë realist.

Dje, Sky Sports ka raportuar se që edhe Manchester United konsiderojnë një lëvizje për Bale.

Real Madridi po mundohet ta fshijë Gareth Balen nga ‘faqja e dheut’ – e largon emrin e tij krejtësisht nga klubi

Periskopi.com Sporti

Gareth Bale nuk ka të ardhme te Real Madridi. Kjo ka qenë e qartë për një kohë të gjatë.

Pavarësisht se kontriboi në katër trofe të Champions League, dy tituj të La Ligas, një Copa del Rey dhe dy Super Kupa, uellsiani është jashtë listës së të preferuarve të Zinedine Zidane, transmeton Periskopi.

Zidane thjesht nuk dëshiron ta aktivizojë atë. Por problemi është se Bale nuk dëshiron të largohet.

Ai duket më shumë se i lumtur që po qëndron në bankën rezervë, duke u paguar 700 mijë euro në javë.

Bale's no.11 has been removed

Ky është problemi. Real Madridi mezi pret ta heq qafe dhe madje ka ofruar ta paguajë gjysmën e rrogës së tij nëse e transferon ndonjë klub.

Por deri tani, asnjë klub nuk ka bërë ofertë për të.

Për t’i përkeqësuar edhe më shumë gjërat, ai u rikthye nga Kombëtarja me një lëndim dhe i ka thënë ‘Los Blancos’ se nuk është i gatshëm të stërvitet.

Por situata ka arritur në një shkallë tjetër të katastrofës.

Sipas ‘Marca’, Real Madridi tash po mundohet ta ‘shlyejë’ Balen.

Bale is being erased by Real Madrid

Në dyqanin zyrtar të klubit, fanellat e Bale janë larguar nga muret.

Ende mund të blini fanellën e tij, por ato janë të vendosura në magazinë, larg syve të njerëzve.

Përvec kësaj, ai nuk mori pjesë fare në lansimin e fanellave të reja të klubit. Secili yll tjetër u pa duke e reklamuar numrin e ri.

Në fund, ai nuk po shfaqet fare në stërvitje para sezonit të ri në La Liga. Thuhet se ai po trajnohet i vetëm në palestër, larg skuadrës dhe syve të njerëzve.

Sa i përket Real Madridit, situata është e qartë, Bale më thjesht nuk ekziston… natyrisht, vec rrogës prej 700 mijë eurove në javë që është i detyruar t’ia paguajë. /Periskopi.com/

Gareth Bale është alternativa e Man Unitedit pasi dorëzohet për Jadon Sanchon

Periskopi.com Sporti

Manchester United kanë larguar vëmendjen nga Jadon Sancho.

Ylli anglez, Jadon Sancho po del të jetë shumë i shtrenjtë për skuadrën e Manchester United.

Sipas raportimeve të ‘Express’, United janë të nervozuar me ndjekjen e Sancho, dhe pritet të kthehen kah kartoni i Gareth Bale.

Borussia Dortmund kanë bërë të ditur se nuk zbresin çmimin e kërkuar për Sancho, kështu që gjithçka duket e çuar dëm sa i përket transferimit të anësorit anglez.

Në anën tjetër, Real Madrid janë në kërkim të një skuadre për ta shitur Gareth Bale, pasi ky i fundit ka një pagë të majme dhe ‘Los Blancos’ do të mirëprisnin çdo lëvizje.

Gareth Bale ka pësuar një prej rënieve më të mëdha në histori të lojës FIFA

Periskopi.com Sporti

Gareth Bale merr vlerësimin më të ulët në histori të videolojës FIFA

Dita që fansat e futbollit kanë qenë duke e pritur gati ka ardhur.

Jo, nuk po flasim për startin e sezonit.

Fansat po presin lansimin e lojës shumë të popullarizuar, FIFA 21.

p1ehuajbavqp1s5cq3u7epudib.jpg

Numri i ri i EA Sports pritet të lansohet më 9 tetor, që nënkupton se ka mbetur më pak se një muaj pritje.

Gareth Bale do të jetë një prej atyre më të frustruarve kur ta shohë vlerësimin e tij në numrin e ri të lojës.

Pasi pati një vlerësim të përgjithshëm prej 85 në FIFA 20, uellsiani pritet të marrë vlerësimin 79 në FIFA 21.

Derisa ende nuk janë konfirmuar vlerësimet zyrtare, duket nga një postim i Real Madridit në Instagram se 79 është vlerësimi më i lartë që mund t’i jepet Bale, pasi mungon në listën e më të vlerësuarve. /Periskopi.com/

Real Madridi i gatshëm ta paguajë gjysmën e rrogës së Bale vetëm që ta heqë qafe sa më shpejtë

Periskopi.com Sporti

Nga ai gol fantastik në finalen me Liverpool në Champions League duket se ka kaluar një shekull. Nga ajo natë,

Gareth Bale nuk ishte më ai, rendimenti i tij ka zbritur në mënyrë të frikshme e në këtë sezon ka luajtur vetëm 20 ndeshje, (1.260 minuta) tre gola e dy asist. Raporti mes uellsianit e Real Madrid është i mbyllur, nuk bën pjesë në planet e Zidane, aq sa klubi spanjoll është i gatshëm të paguajë gjysmën e pagës së tij faraonike (15 milionë në vit) klubit që do ta blejë.

E ka bërë të ditur këtë lajm sensacional The Telegraph, sipas të cilëe në Madrid janë gati të fusin dorën në portofol vetëm që të lirohen nga uellsiani, kontrata e të cilit me Blancos skadon në 2022. Nëse një klub do të dojë ta marrë,

Real impenjohet të mbulojë gjysmën e pagës për dy sezonet e ardhshme.

7,5 milionë, një shifër jo e rastësishme, sepse në Premier League shumë klube mund tia lejojnë vetes e mes tyre është Tottenham i José Mourinho (që e njeh mirë), nga ku Bale u bë një lojtar për Real e për 15 milionë në vit.

Bale ‘godet’ Real Madridin, ja deklarata e tij

Periskopi.com Sporti

Gareth Bale ka “goditur” sërish Real Madridin, duke thënë se klubi po i bën gjërat shumë të vështira derisa ai synon që të largohet nga Santiago Bernabeu.

Gjatë periudhës në Spanjë, Bale, ka arritur të fitojë disa prej trofeve më të rëndësishëm, përfshirë këtu katër herë Ligën e Kampionëve, dhe dy tituj të ligës.

Por, megjithatë ka pasur edhe rënie të mëdha të tij, me lëndimet që kanë luajtur një rol kyç që trajneri Zinedine Zidane ta lë shpesh jashtë skuadrës.

Zidane i kishte dhënë 31 vjeçarit vetëm dy paraqitje në La Liga pas ndërprerjes së futbollit shkaku i koronavirusit, në muajin qershor. Madje, uellsiani nuk ishte i përfshirë fare në skuadër për ndeshjet e gushtit në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

“Provova të largohem vitin e kaluar por ata bllokuan gjithçka në sekondat e fundit. Ishte një projekt për të cilin isha shumë i entuziazmuar por që nuk u materializuar. Dua të luaj futboll, ende jam i motivuar, prandaj mendoj se gjithçka varet nga klubi. Ata kontrollojnë gjithçka. Është gjithçka në duart e klubit por ata i bëjnë gjërat shumë të vështira, të jem i sinqertë”, ka thënë Bale për Sky.

Ai gjithashtu ka shprehur dëshirën e tij për një rikthim në Premier Ligë.