Futbolli pa tifozë del të jetë problem: Shikoni çfarë bën tifozi për të parë ndeshjen

Periskopi.com Sporti

Futbolli pa tifozë po del të jetë një problem i madh.

Kampionatet evropiane po rifillojnë, por me ‘Ndeshjet Fantazmë’ që nuk lejojnë praninë e tifozëve në stadium.

Përkundër gjithë kësaj, tifozët po përdorin metoda të ndryshme për të parë ndeshjet. Më specialja vjen nga Polonia.

Një tifozi polak i ka munguar futbolli aq shumë sa ai mori një kran me qera, vetëm për të parë skuadrën e tij të zemrës teksa luante, bën të ditur ‘ESPN’, transmeton lajmi.net.

Tifozi polak ka bërë bujë të madhe nëpër mediet sociale pas këtij veprimi të tij.

Kujtojmë se edhe në Kosovë tifozët po përdorin ballkonet e banesave për të parë skuadrat e tyre të qytetit.

 

Ibuprofen si karamele, futbolli dhe ilaçet për qetësimin e dhimbjeve

Periskopi.com Sporti

Hulumtimet e reja të mediave gjermane tregojnë se në ekipet gjermanë të futbollit marrja e pilulave për qetësimin e dhimbjeve është e zakonshme. Ky problem madje nuk është i ri.

Ilaçet kundër dhimbjeve përdoren gjerësisht në futbollin gjerman. Ky është rezultat i një viti hulumtimesh i gazetarëve që merren me dopingun në ARD dhe i rrjetit ivenstigativ Correctiv. Ekipi i gazetarëve investigues intervistoi më shumë se 150 lojtarë aktualë të Bundesligës, ish-lojtarë profesionistë, trajnerë, mjekë të ekipeve, shkencëtarë dhe zyrtarë në lidhje me marrjen e qetësuesve për dhimbje.

Njëri prej të intervistuarve ishte Neven Subotic. Mbrojtësi sqaron se nuk kemi të bëjmë me disa raste të pakta individuale. Ai tha se ekziston një sistem ” transferimi i presionit”. “Presioni kalon nga lart poshtë, nga njëri te tjeri dhe në fund presioni më i madh mbetet tek lojtari, i cili humbet më së shumti.” Sipas hulumtimeve futbollistët profesionistë marrin madje shpesh pilula edhe për profilaksi, pra edhe pse nuk kanë dhimbje akute.

Edhe në futbollin amator

Edhe futbollistët amatorë marrin ilaçe kundër dhimbjeve. Në një anketim jo përfaqësues të gazetarëve investigativë, 79 përqind e mbi 1.100 futbollistëve amatorë të anketuar iu përgjigjën pozitivisht pyetjes, nëse kishin përdorur qetësues kundër dhimbjeve gjatë karrierës së tyre. Këto shifra “shokuan” dhe Presidentin e DFB-së, Fritz Keller. Ai njoftoi se do të ndërgjegjësojë për këtë problem klubet dhe trainerët. Në fund të fundit, sporti amator “synon t’i mbajë njerëzit të shëndetshëm dhe të mos i dëmtojë ata”.

Presion ndaj futbollistëve

Ish-lojtari i kombëtares gjermane, Karlheinz Förster tha se dikur ishte e zakonshme që në rastin e dhimbjeve më të vogla të merrje Voltaren. Ai thotë se për shkak të lëndimeve gjatë lojës ka ende probleme me kyçin e këmbës. Sipas tij të gjithë synojnë që lojtari që dëmtohet gjatë ndeshjes të dalë sa më shpejt përsëri në fushë. Dhe mjekët e ekipeve u japin vazhdimisht medikamente qetësuese në vend që t’i lënë kohë trupit të rikuperohet.

Mjeku i ekipit në TSG 1899 Hoffenheim, Thomas Frölich, nuk e konsideron marrjen e qetësuesve për dhimbjet si problem. “Në sportin profesionist natyrisht që ne themi se doping janë vetëm substancat që janë në listë.” Dhe qetësuesit e zakonshëm nuk janë në listën e dopingut. Gjetjet e ekipit të gazetarëve hulumtues janë domethënëse dhe shqetësuese, por ata nuk të habisin më. Sidoqoftë qëndrimi i Federatës Gjermane të Futbollit që e toleron marrjen e medikamenteve qetësuese prej vitesh shtron mjaft pyetje.

Ky është kampionati i parë që do të rinisë me tifozë

Periskopi.com Sporti

Premier Liga ruse do të kthehet në fushën e lojës më 21 qershor, pas ndërprerjes prej koronavirus. Por, ndryshe nga vendet e tjera të mëdha, në stadiume do të lejohen menjëherë tifozët.

Federata e futbollit njoftoi se mori autorizimin e qeverisë, për të bërë të mundur që stadiumi të jetë i mbushur me 10 për qind të kapacitetit me mbështetës të skuadrave.

Autoritetet pranuan kërkesën e klubeve, për të lejuar tifozët në tribuna, sepse në të kundërt humbjet financiare do të ishin tejet të mëdha.

 

 

 

 

 

 

Ministria u jep leje klubeve shqiptare, nga nesër mund t’i nisin stërvitjet

Periskopi.com Sporti

Futbolli ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë. Si pasojë e lehtësimit të masave duke filluar nga e hëna më 18 maj, ashtu siç pritej, klubet e futbollit do të mund të rinisin stërvitjen direkt në grup dhe jo në mënyrë individuale, siç kishte njoftuar më herët ministrja Manastirliu.

Një lajm pozitiv ky për klubet e futbollit, që do ta kenë më të lehtë për t’u përgatitur, për rifillimin e kampionateve. Kujtojmë që Kategoria Superiore do të rinisë në 3 qershor, ndërkohë që Kategoria e Parë dhe e Dytë, është planifikuar të rinisë në 7 qershor, data këto në pritje të zyrtarizimit nga Ministria.

Më poshtë është edhe dokumenti me urdhërin e ministres, Ogerta Manastirliu, që lejon stërvitjen e spotistëve në ambiente të hapura. Aktivitetet sportive dhe stërvitjet në ambiente të mbyllura do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Rregulla strikte në Gjermani, futbollistët nuk i zgjasin dorën njëri – tjetrit: ‘Siguria në rend të parë’

Periskopi.com Sporti

Edhe zyrtarisht ka rinisur futbolli në Gjermani pas pezullimit prej dy muaje si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa stadiumet do të jenë bosh, pasi shikuesit nuk do të jenë prezent tashmë për një kohë të gjatë.

Kurse në ndeshjen Karlsruher – Darmstadt është parë një skenë mjaft komike.

Gjatë një momenti përplasje në fushën e lojës, lojtari koreano Paik i ka ofruar doren kundërshtarit të tij Waintzek për ti kërkuar falje për ndërhyrjen e bërë.

Por siguria vjen e para dhe për këtë arsye mesfushori i Darmstadt e ka refuzuar këtë mënyrë për të kërkuar falje.

Klubet e Suedisë kundër ndalimit të futbollit: “Na lejoni të ushtrojmë profesionin tonë”

Periskopi.com Sporti

Klubet elitare në futbollin suedez kanë akuzuar autoritetet shëndetësore të vendit se po i pengojnë të zhvillojnë profesionin e tyre me ndalimin e futbollit në vend.

Kampionati suedez pritet të rifillojë në datë 14 qershor, por duhet marrë drita jeshile nga autoritetet shëndetësore, të cilat i tremben grumbullimit të tifozëve jashtë stadiumeve.

“Ne mendojmë që kemi marrë një përgjegjësi të madhe për të kryer punën tonë pa lejuar përhapjen e koronavirusit dhe nuk shohim një lidhje me baret sportive për shembull, të cilat kanë përgjegjësitë e tyre.

Qendrat tregtare dhe restorantet lejohen të rrinë hapur për aq kohë sa respektojnë kërkesat e autoriteteve. Ndërsa ndeshjet nuk lejohen të luhen, pavarësisht se bëhet fjalë për 11 kundër 11 në një stadium bosh. Ku është logjika këtu?” thuhet në deklaratën e kampionatit suedez.

Presidenti i Brazilit: ‘Futbollin e pret kriza’

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili hapi vendin e tij pak ditë më parë, duke i dhënë fund karantinimit në shtetin më të madh të Amerikës së Jugut, në një video të shpërndarë nga pallati presidencal foli për situatën në futboll, duke paralajmëruar se shumë klube mund të përballen me vështirësi të mëdha financiare.

Sipas Bolsonaros, klubet më të mëdha në vend si Flamengo dhe Palmeiras mund të hasin probleme financiare për shkak të mungesës së aktiviteteve të futbollit.

Mungesa e të ardhurave, sipas presidentit të Brazilit, mund të sjellë probleme në pagesën e pagave, por dhe shlyerjen e borxheve, ndërkohë që klubet e divizioneve të ulëta rrezikojnë falimtentimin.

Kreu i qeverisë braziliane, i cili e ka përshkruar virusin thjesht si një grip të zakonshëm, mendohet se kërkon të shfrytëzojë vështirësitë e futbollit për të patur kontroll ekskluziv mbi izolimin e vendit, pasi, pavarësisht se ai vetë ka lejuar hapjen e vendit, Gjykata e Lartë në Brazil u ka dhënë të drejten guvernatorëve dhe kryebashkiakëve që të aplikojnë masa shtrënguese izolimi në varësi të lokaliteteve që ata drejtojnë duke bërë të pavlefshëm dekretin e presidentit.

Rasti më i fundit ishte ai i guvernatorit të Sao Paolos, Joao Doria, i cili vazhdoi masat e distancimit shoqëror, pavarësisht urdhrit të presidenti të Brazilit, Jair Bolsonaro. Sipas këtij të fundit, hapja e futbollit dhe nisja normale e kampionatit do të lejonte klubet që të përballonin më me sukses situatën e vështirë financiare në të cilën gjenden.

Autoritetet mjekësore kundër fillimit të futbollit: ‘Të luash futboll në muajt e ardhshëm, është e pamundur’

Periskopi.com Sporti

Në Spanjë, autoritet mjekësore janë kundër rifillimit të kampionatit, duke marrë në konsideratë kushtet aktuale të pandemisë së Koronavirusit. Antonio Zapatero, drejtor i spitalit kryesor të kryeqytetit Madrid, i bashkohet korit të ekspertëve, që thonë se janë pesimistë për mundësinë të një rikthimi të futbollit të luajtur brenda një kohe të shkurtër.

Zapatero nuk e fsheh pesimizmin e tij, i cili bie ndesh me dëshirën e La Liga dhe Federatës Spanjolle të Futbollit.

 

 

“Unë mendoj se është e pamundur që të mund të kthehemi në fushë këtë verë. Testi nuk është zgjidhja, ama zgjidhja do të varet nga rezultati i testit. Nëse zbuloni se nuk keni antitrupa, jeni të ndjeshëm ndaj infeksioneve.”

Më tej Zopatero sqaron se sa e rrezikshme është që futbollistët të zbresin në fushë, kur shumë prej tyre mund ta kenë virusin, por janë asimptomatikë.

“Në periudhën asimptomatike, deri në dy ditë e gjysmë para simptomave dhe deri në gjysmë dite para fillimit të simptomave, ngarkesa virale është maksimale dhe mbajtja e distancës në fushë nuk është e mundur. Të luash futboll në muajt e ardhshëm, mendoj se është e pamundur”.

Këto janë fushat më të mahnitshme në botë për të luajtur futboll

Periskopi.com Sporti

Gjatë kësaj krize të koronavirusit, patjetër që na mungon loja e bukur e futbollit.

Dhe për t’u emocionuar nga vetë mendimi për të luajtur përsëri futboll,  gazeta gjermane Sport ka përpiluar një listë me vendet më të mahnitshme për të luajtur, që ua përcjell Periskopi.

Lista përfshin terrene të pabesueshme, stadiume të mahnitshme, teknologji unike dhe pamje thjesht të bukura.

Borisov Arena | Bjellorusi

p1e43il59t13t3n4j10sdn4addtb.jpg

Janguito Malucelli | Brazil

p1e43j53ge1mj9r7p9h0a4i1tajf.jpg

Rooftops | Tokio

p1e43j7dfhikb1k6fiqb17svfaoh.jpg

Alberto Chivo De Cordoba | Meksike

p1e43jf8tdck01as5h6b12k018o7j.jpg

Igraliste Batarija | Kroacia

p1e43jq39rn891g2t17na1eu21v8cl.jpg

Janosovka Stadium | Sllovaki

p1e43kaj0aa1t1380pvt7up9kqn.jpg

Central Coast Stadium | Australi

p1e43kfhg51db2116e1lbisfp136pp.jpg

Shell football pitch | Brazil

p1e43kqs8915qv1fm81nobk31iq8t.jpg

Henningsvær football pitch | Norvegji

p1e43m2ikfni16qp34lo49qf713.jpg

Koronavirusi ‘paralizoi’ futbollin, por në këto 16 shtete zhvillohen ende ndeshjet

Periskopi.com Sporti

Situata me pandeminë COVID-19 i njohur ndryshe si koronavirus, nuk është aspak e mirë teksa kampionatetet pothuajse në të botën janë pezulluar tashmë.

Ata që e mbajnë gjallë futbollin janë ato pak vende ku koronavirusi nuk i ka prekur shumë.

Bjellorusia si vend i vetëm evropian po vazhdon t’i zhvillojë ndeshjet e futbollit.

Ndërkaq, jashtë Evropës, futbolli po luhet edhe në Burundi, Singapor, Australi, Aruba, Turkmenistan, Hong Kong, Tanzani, Somali, Bahrein, Haiti, Nikaragua, Angola, Nigeria, Kili dhe Indonezia.

Virologu gjerman: Kam bindjen se futbolli nuk rifillon deri vitin tjetër

Periskopi.com Sporti

Virologu gjerman, Jonas Schmidt-Chanasit, ka ngritur alarmin përsa i përket rifillimit të Bundesligës, duke theksuar se futbolli mund të mos rifillojë të paktën deri në fund të vitit.

Mjeku gjerman po ashtu deklaroi se për të qenë realist, ai nuk beson që sezoni aktual do të mbyllet, duke shtuar se edhe të luash pa tifozë nuk është zgjidhje, sepse përsëri njerëzit do të mblidheshin për të parë ndeshjet së bashku.

“Kam bindjen se futbolli nuk rifillon deri vitin tjetër. Nuk mendoj se është e mundur që sezoni aktual të përfundohet. Madje dhe ndeshjet pa tifozë nuk më duket e përshtatshme, sepse do të shtynin njerëzit të takoheshin për të parë ndeshjet së bashku. Për këtë arsye unë mendoj që vendimi për rifillimin e futbollit të merret i fundit, duke qenë se ka gjëra më të rëndësishme për t’u vendosur më parë”, deklaroi ai.

Prishtina vendos t’i ruaj futbollistët nga koronavirusi, suspendon procesin stërvitor

Periskopi.com Sporti

Në Kosovë brenda dy ditësh janë paraqitur 5 raste që rezultuan pozitiv me epideminë e quajtur koronavirus.

Kjo ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndal gjitha akitivetet sportive në vend, kurse, skuadrat kosovare kanë pezulluar stërvitjete e tyre gjatë këtyre ditëve, shkruan Gazeta Olle.

Në këtë situatë aktuale, skuadra e Prishtinës ka dal me njoftim zyrtar se gjitha aktivitet e ekipit të parë janë suspenduar deri në një vendim të radhës.

“Suspendohet procesi stërvitor i ekipit të parë

Futbollistët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre

Prishtinë, 15 mars 2020 – Pas anulimit të zhvillimit të ndeshjeve kampionale, FC Prishtina nuk do t’i mbaj më as procesin stërvitor me qëllimin e vetëm që t’i ruaj futbollistët nga rreziku i përhapjes së virusit.

Pezullimi i stërvitjeve do të vlej deri në njoftim të ri”, thuhet në njoftimin nga FC Prishtina.

Koronavirusi:  Çfarë ndodhi një ditë pa futboll?

Periskopi.com Sporti

Ne e dimë që është shumë e mirë të vetizolohemi që të mbrohemi nga kronavirusi, anipse është shumë e vështirë ta shohësh listën e ndeshjeve të zbrazët.

Megjithatë, disa klube dhe lojtarë po bëjnë çmos për të na argëtuar në këtë kohë me panik gjithandej.

Disa nga futbollistët treguan se nuk po ndalen së ushtruari anipse nuk po zhvillohen ndeshjetRamosi ishte ai i cili postoi duke ndjekur ushtrimet nga shtëpia.

 

Ilkay Gundogan doli me mesazh duke thenë se po ka gjëra më të rëndëshishme se futbolli 

 

Pastaj ai që reagoi përmes postimit ishte edhe Mustafi i Arsenalit, i cili u shfaq duke pastruart duart afër fëmijëve të tij. 

 

Ndërsa skuadra e Cityt në mënyrë që të relaksohemi ka postuar disa skeqe që t’i ngjyrosin në mënyrë digjitalemeqë nuk ka futboll. 

Kurse edhe skuadra e Southmaptoni gjeti një moment  bënte shaka paksa duke shkruar  Tëitter se kinse ka luajtur ndeshjen me Man Cityndhe duke i falenderuar për lojën /Periskopi.com/

 

Rikthehet futbolli kosovar, sot dy çerekfinalet e Kupës

Periskopi.com Sporti

Pas një pushimi më shumë se dy muaj, ndeshjet e futbollit kosovar rikthehet në aksion.

Kësisoj edicioni pranveror në futbollin kosovar do të startojë me ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës.

Vëmendja kryesore do të jetë në duelin ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit që zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt me fillim nga ora 12:30.

Të dy skuadrat janë përgatitur maksimimalisht, teksa kërkojnë me çdo kusht kalimin në gjysmëfinalen e DigitAlb Kupës.

Gjysmë ore më vonë fillon edhe takimi tjetër ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë, me kryeqytetasit favorit apsolut përballë të rinjëve vushtrrias që stinorin pranveror e kanë nisur me ‘flamur të bardhë’.

Dy përballje do të zhvillohen këtë të shtunë ndërkohë, një tjetër zhvillohet të dielen dhe takimi i fundit i kësaj faze zhvillohet të mërkurën.

Ja cilat janë 20 klubet më të pasura të vitit 2020

Periskopi.com Sporti

Barcelona është klubi më i pasur i vitit 2020.

Skuadra katalunase ka tejkaluar Real Madridi për tu bërë klubi më i pasur në botë.

Kampionët spanjoll kanë rritur të ardhurat në 840 milionë Euro vitin e kaluar, një shifër rekord për çdo skuadër dhe 10% më shumë sesa rivalët e Realit.

Mancheste United mbetet klubi anglez më i pasur edhe në vitin 2020 ndërsa klub i parë italian në këtë renditje është Juventusi (459.7 milionë euro), i cili hyn në “top 10”, pas vendit të 11-të vitin e kaluar

Ja lista e 20 klubeve më të shtrenjta në botë:

Barcelona – (741.1 milionë funde)

Real Madrid – (667.5 milionë funde)

Manchester United – (621.7 milionë funde)

Bayern Munich – (581.8 milionë funde)

PSG – (560.5 milionë funde)

Manchester City – (538.2 milionë funde)

Liverpool – (533 milionë funde)

Tottenham – (459.3 milionë funde)

Chelsea – (452.2 milione funde)

Juventus – (405.2 milionë funde)

Arsenal – (392.7 milionë funde)

Borussia Dortmund – (332.4 milionë funde)

Atletico Madrid – (324 milionë funde)

Inter Milan – (321.3 milionë funde)

Schalke 04 – (286.3 milionë funde)

AS Roma – (203.6 milionë funde)

Lyon – (194.6 milionë funde)

Ëest Ham – (190.7 milionë funde)

Everton – (187.7 milionë funde)

Napoli – (182.8 milionë funde).

Interesant është fakti se për të katër klubet italiane në këtë renditje, të ardhurat e stadiumit përbëjnë vetëm 14 për qind të totalit, një aspekt mbi të cilin duhet të përmirësohet Serie A, në mënyrë që të aspirojë një nivel më elitar.

Jo fushë futbolli, por fushë ‘lloqi’ në Shtime (Foto)

Periskopi.com Fun

Në fshatin Zborc të komunës së Shtimes, para zgjedhjeve të 6 tetorit ishte premtuar se do të rregullohej një fushë fotbolli, por siç duket është harruar.

Kjo pjesë ishte paraparë nga Komuna të dedikohej për aktivitete spotive si fotbolli por tani është shëndërruar në fushë “lloqi”.

Në bazë të fotografive gjendja e kësaj hapësire është e tmerrshme pasi që punimet u lanë në gjysmë.

E mbushur me baltë e krejtësisht e pashfrytëzuar./Indeksonline/

Ish-futbollisti i njohur kosovar publikon foto duke luajtur futboll me ushtarët britanez më 1999

Periskopi.com Sporti

Ish futbollisti-trajneri mirënjohur, Erdin Hashani ka publikuar një foto të vitit 1999, ku shihen duke luajtur futboll kundër ushtarëve britanez në Kosovë.

Hashani thotë se luajtja  në atë kohë me top ishte  ndjenjë e cila nuk harrohet, kjo ishte për dy arsye, sepse ishte koha kur u liruam,  edhe ishte sepse luanim kundër atyre që na çliruan, shkruan Hashani në Facebok.

Ja statusi i plotë

Kadri Veseli: Fituam – Mos thoni më që s’marr vesh nga futbolli!

Periskopi.com Lajme

Kyretari i PDK-së, Kadri Veseli, ka komentuar fitoren e Kosovës në ndeshjen ndaj Çekisë.

Madje duke qenë se ai dhe kishte qëlluar rezultatin final të kësaj ndeshje, ai thotë se merr vesh shumë nga futbolli.

”Mos thoni më që s’marr vesh nga futbolli. Fituam dhe atë me rezultatin që ju thashë. ??

Me këta djem në fushë, që nuk harruan kurrë prej nga vijnë dhe u kthyen për t’u bërë heronjtë tanë, gjithçka bëhet më e lehtë. Po, po, më i lehtë tani është edhe kualifikimi për Kampionatin Evropian.

Qysh po ia bëjmë për fanellat e Kombëtares? Tash më duhet të shoh kush prej jush e keni qëlluar rezultatin, ashtu si unë. ?”

Nis java e Policisë së Kosovës, pjesëtarët zhvillojnë ndeshje futbolli

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka nisur sot aktivitet me të cilat shënon 20 vjetorin jubilar të themelimit. Java e Policisë së Kosovës do të shënohet me aktivitete të shumta sportive, deri në ceremoninë kryesore që do të mbahet më 6 shtator.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, sot u zhvillua një ndeshje futbolli më ndryshe.

Në palestër u shfaqën menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës të cilën zhvilluan ndeshjen e parë, e cila u paraprinë shumë të tjerave që do të zhvillohen për një javë rresht në vende të ndryshme të Kosovës.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se tash e 20 vjet policia në mënyrë të suksesshme po u shërben qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, në këtë javë, pjesëtaret e PK-së do të paraqitën më ndryshe, jo siç janë mësuar t’i shohin qytetarët, çdoherë zyrtarë dhe në uniformë.

“Ky shënim i këtij përvjetori është i veçantë për ne, meqenëse është 20 vjetori dhe kemi planifikuar disa aktivitete të shumta. Mund të them që garat sportive janë gjëja më e mirë e mundshme që mund t’u ndodhë policëve, përveç asaj zyrtares, ne tregojmë që jemi njerëz, jemi banorë të këtij vendi, pjesëtarë të komunitetit dhe normalisht që varësisht hierarkisë komanduese që e kemi, ne garojmë në mes vete në lojë, në futbollit, volejbollit, ping-pong e sporte të tjera, me të vetmin qëllim, që të shoqërohemi që është qëllimi kryesor. Po ashtu, edhe të shënojmë këtë ditë që për ne është e një rëndësie të veçantë”, tha ai.

Drejtori i PK-së foli edhe për mediat, ku tha se në një të ardhme të afërt synojnë aktivitete të tilla të përbashkëta.

“Konsideroj që në të ardhmen e afërt do të bëjmë edhe një aktivitet sportive në mes të pjesëtareve të Policisë së Kosovës dhe mediave të ndryshme, kushdo që është i interesuar, në mënyrë që të afrohemi sa më shumë, ju t’i paraqitni sukseset e policisë, por edhe të metat eventuale, dhe po ashtu meqenëse ne kemi një mision t’i shkërbejmë qytetarëve, e ju po ashtu t’i informoni qytetarët”, tha ai.

Më 6 shtator, Policia e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit.

Nga sot, deri më 6 shtator do të zhvillohen aktivitete të sporteve të ndryshme, ndërsa më 2 shtator do të hapet një ekspozitë Policore në Muzeun e Kosovës e cila do të jetë e hapur deri më 9 shtator.

Milani afër marrëveshjes me dy futbollistë

Periskopi.com Sporti

Klubi italian po vazhdon punën për përforcim të skuadrës.

Drejtuesit e Milanit po tregohen shumë aktiv në këtë afat kalimtar. Pas arritjes së marrëveshjes me Rade Kruniç, tani ata kanë në plan të nënshkruajnë edhe me dy lojtarë të tjerë.

Bëhet fjalë për Mario Ruin dhe Jordan Veretout. Sipas Gazzetta dello Sport, për të dy lojtarët Paolo Maldini ka caktuar një takim.

Për mbrojtësin e Napolit, Milani ofron 13 milionë euro, shifër të cilën pritet ta pranojë presidenti Aurelio De Laurentiis.

Ndërkohë, për mesfushorin e Fiorentinës pritet që kuqezinjtë të paguajnë 25 milionë euro.