Me kapuç dhe maskë, tifozët nuk e njohin fare Tottin në qytet

Periskopi.com Sporti

Legjenda italiane e Romës, Francesko Totti është gjendur në një situatë interesante, ku teksa po ecte në qytet asnjë tifoz nuk e njohu, përcjell Periskopi.

Totti kishte një kapuç dhe një maske dhe kaloi në qytetin e Romës pa u njohur nga tifozët, gjë që edhe Tottit i dukej e pabesueshme.

Kushëriri i lojtarit, Angelo Marrozzini përmes një postimi në Instagram zbuloi se Tottin nuk ia doli ta njeh askush.

“Ftohët, maskë dhe kapuç dhe ti mund të kesh eksperiencën në Romë si asnjëherë më parë”, shkroi ai

 

Totti kujton babain: Ky është postimi prekës i tij i përcjellur me këngën e njohur

Periskopi.com Sporti

Pandemia e koronavirusit ia ka marrë njeriun me të dashur, ish – yllit të Romës, Francesco Tottit, transmeton Periskopi. 

Totti humbi babin në muajin tetor të këtij viti, i cili ndërroi jetë pas komplikimeve nga koronavirusi.

Edhe vet ish- kapiteni i Romës ishte i infektuar me koronavirus, i cili e kaloi këtë gjendje pas dy javëve qëndrim në  karantine

Totti nuk ka mundur të përmbahet dhe mallin për të atin e ka shprehur përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, ku shkruan “Më mungon, baba”, duke e shoqëruar më këngën famshme të Fausto Lealit, “Mi Manchi”.

 

Nuk ka paqe për Tottin: Ditë më parë i vdiq babai, sot testoi pozitiv me Covid19

Periskopi.com Sporti

Pak ditë pas humbjes së babit, Francesco Totti ka rezultuar pozitiv për koronavirusin, transmeton Periskopi.

Ish-kapiteni i Romës kishte pasur simptoma tipike të covid19, andaj kishte vendosur të bëjë testin që i ka dalë pozitiv.

Kujtojmë se, pak ditë më parë ish-numrit 10 të Romës i vdiq babi, 76 vjeç, i cili ndërroi jetë në spitalin infektiv Spallanzani në Romë pikërisht nga Covid 19.

 

 

 

Vdiq nga koronavirusi, Totti i jep lamtumirën e fundit babait

Periskopi.com Sporti

Nën një shi të madh, Francesco Totti dhe familja e tij i dhanë lamtumirën e fundit Enzo, i njohur për të gjithë me nofkën “Sheri”, babai i kapitenit historik të Romës.

Përveç Tottit dhe emblemës së Romës, në kishë ishin edhe miqtë e një jete të tërë, nga Bruno Conti te Vito Scala, duke kaluar përmes Candela.

Totti dhe familja e tij dolën nga një derë e pasme, por disa kamera arritën t’i fokusonin gjithsesi. Nga dje në qytet janë shfaqur banderola në mbështetje të tij dhe përshëndetje për babanë. “Udhëtim të mbarë babi Enzo”, “baba i mirë i historisë sonë”, “lamtumirë Sherif”, janë disa nga mesazhet që Totti kishte rastin të lexonte në vende të ndryshme të qytetit, para lamtumirës së fundit me babanë e tij të dashur, që ndërroi jetë prej COVID-19.

Dhimbje e madhe për Francesco Tottin, humb babain nga koronavirusi

Periskopi.com Sporti

Vajtim në shtëpinë Totti. Sot erdhi dhimbja më e madhe për Francesco që humbi babanë e tij Enzo në moshën 76 vjeç. Ai po vuante nga patologji serioze, por gjithashtu ishte testuar pozitivisht për Covid dhe u shtrua në Spitalin Spallanzani, duke mos ia dalë të fitonte luftën me sëmundjen.

Vetë Enzo i kaloi djalit të tij Francesco pasionin për ngjyrat verdhekuqe, raporton RomaNews.eu. Lidhja e Francescos me të atin ishte shumë e fortë.

Pas nëntë muajve në koma, futbollistja u zgjua pasi dëgjoi zërin e Tottit – legjenda romake shkon ta vizitojë

Periskopi.com Sporti

“Francesco po të presim” ishte vetëm apeli i prindërve të Ilenia Matilli për Francesco Totti. Futbollistja e Lazios ishte në koma prej nëntë muajsh pas një aksidenti të rëndë e u zgjua vetëm pak ditë më parë, duke dëgjuar zërin e ish-kapitenit të Romës që i kishte dërguar një video mesazh ku e inkurajonte të mos dorëzohej.

Sot, Totti ka bërë një vizitë në Poliklinikën ‘Gemelli’ për të takuar vajzën e për ti realizuar kështu ëndërrën Ilenias, që takoi idhullin e saj, edhe pse të skuadrës rivale të qytetit: “Jam shumë i emocionuar, kur të dalë do të shihemi”. E në fund një selfie që është postuar në rrjetet sociale nga vajza.

 

Totti e nis punën si menaxher, goditja e parë vjen nga Interi

Periskopi.com Sporti

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti ka nisur punën me agjencinë e tij të zbulimit të lojtarëve “CT10”, derisa firmosi autorizimin e parë me Simone Bonavita, talentin e Interit U-16.

Djaloshi, dje në mëngjes mori trenin nga Milano për në kryeqytet, ku u takua me Totti në agjencinë e këtij të fundit. Ai nënshkroi kontratën përkatëse, në bazë të cilës ia beson të ardhmen agjencisë së legjendës romane, shkruan telesport. Bonavita nuk do të jetë Francesco Totti i ri, por karakteristikat e tij të lojës janë shumë të ngjashme me ato të Tonali.

Mesfushori i datëlindjes 2004 ka teknikë dhe vizion të shkëlqyeshëm për lojën, ekzekuton penalltitë dhe goditjet e dënimit, si dhe i pëlqen të dirigjojë ekipin në fushë. Po ashtu, është një emër tjetër, që Totti do të dëshironte ta përfshinte nën menaxhimin e tij. Edhe ai luan për Interin.

Sebastiano Esposito është një nga nxënësit e ish-kapitenit verdhekuq. Totti e ka ndjekur situatën e tij prej disa kohësh dhe është i gatshëm të nisë “sulmin”. Djaloshi thuhet se po kërkon një agjent të ri, ndërkohë që do të mbushë 18 vjeç më 2 korrik dhe do të dëshironte ta festonte ditëlindjen me një kontratë të re 5-vjeçare me Interin. Me siguri, Totti mund ta ndihmonte për këtë.

Pamje të rralla të futbollistëve më eminent kur ata ishin adoleshentë

Periskopi.com Sporti

Që prej kur ndeshjet e futbollit janë anuluar arkivat po na ndihmojnë të rikthejmë qaste të paharruara të futbollit.

Kështu Periskopi ua sjell klipet më të vjetra që vijnë nga vitet 1970, dhe tashmë keni një shans për të parë Diego Maradonan kur ai luante për Argjentinën për t’u bërë pastaj një fenomen global.

Videot sjellin nostalgji edhe për futbollistë të tjerë si: Gianluigi Buffon, Neymar, Francesco Totti, Fernando Torres, Xavi, Maradona, Ronaldinho, Iker Casillas dhe të tjerë kur ishin adoleshentë. /Periskopi.com/

 

 

Francesco Totti tregon planet për të ardhmen

Periskopi.com Sporti

Ish- kapiteni dhe drejtori i Romës, Francesco Totti u intervistua nga DAZN, duke zbuluar kështu planet e tij për të ardhmën

I pyetur se a do të bëhej trajner, ai thotë se, “Trajner  jo, sepse tani është një fjalë e kaluar, e vjetër, por zbulues i të rinjve bën. Unë kërkoj, po shoh nëse mund të gjej disa të rinj premtues…”.\shkruan Roma press

Dhe shton se nëse do të ishte trajner dhe do ta kishtë Tottin si klient (futbollist)  ai nuk do ta dërgonte atë në Roma, sepse ata do e shisinin shpejt.\përcjell periskopi

Totti: Kjo skuadër do ta fitojë Serie A-në këtë sezon

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Romës dhe Serisë A, Francesco Totti, në një intervistë për “Sky Calcio” , ka bërë parashikimin e tij në lidhje me ekipin që do të fitojë Serinë A sezonin që sapo ka nisur. Ish-kapiteni i Romës beson se edhe këtë vit skuadra e Juventusit mbetet favorite.

“Juventusi mbetet ende skuadra për t’u mundur. Një klub i fortë në çdo drejtim: Si organizim, si skuadër… kudo dominojnë. Megjithatë, shoh se këtë vit Napoli dhe Inter janë më pranë, më të etura për fitore dhe janë përforcuar ndjeshëm. Ndaj parashikoj një kampionat më të fortë krahasuar me sezonet e fundit”, tha Totti.

“Unë mendoj se këto 3 skuadra do të zënë 3 vendet e para edhe pse në futboll gjithçka mund të ndodhë. Juventusi do të fitojë sërish në fund edhe këtë vit, por do të djersitë më shumë. Më pas vijnë Roma, Milan e Lazio, që do të duelojnë për vendin e katërt dhe Europa League. Unë shpresoj të gaboj për Romën, por kam 30 vite që merrem me futboll…”, tha Totti. /Periskopi.com/

Tronditëse: Klubi legjendar anglez e kthen Françesko Tottin ‘nga varri’

Periskopi.com Sporti

Në secilin afat kalimtar, ka të paktën një spekulim që ‘fiton çmimin’ si transferimi potencial më i befasishëm i afatit.

Ju kujtohet Ronaldinho te Basingstoke në vitin 2014?

Epo, duket se Leeds United do të jetë klubi që do të rrëmbejë vëmendjen më të madhe për këtë verë, transmeton Periskopi.

Klubi nga Championship ka qenë i lidhur me një transferim të befasishëm të portierit legjendar Gianluigi Buffon.

FBL-ITA-SERIEA-GENOA-ROMA

41-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 2006, është në kërkim të një klubi të ri pasi u largua nga PSG më herët këtë muaj pasi i skadoi kontrata.

Dhe tani duket se Leeds ka shtuar një tjetër emër befasues në listën e objektivëve.

Sipas raportet nga Italia, United ka bërë lëvizje për Francesco Tottin, i cili është pensionuar dy vite më parë.

Klubi i tha lamtumirë Romës në fund të sezonit 2016/17 pas një karriere të jashtëzakonshme gjatë të cilës ai bëri 786 paraqitje për klubin në 24 vite.

42-vjeçari gjithashtu shënoi 307 gola për romakët, të cilët i ndihmoi të fitojnë titullin në Serie A më 2001.

Pasi u pensionua, Totti mori rolin e drejtorit te Roma, por u tërhoq nga pozita më herët këtë muaj. /Periskopi.com/

Roma e dëbon legjendën Françesko Totti, shpërthen në akuza ky i fundit

Periskopi.com Sporti

Françesko Toti [Totti] ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si drejtor te Roma, duke i dhënë fund 30 viteve në klubin nga Serie A.

Fituesi i Kupës së Botës, 42 vjeçar, e kishte kaluar gjithë karrierën e tij profesionale te Roma, duke u larguar si futbollist në korrik të vitit 2017.

Marrëdhënia e tij me presidentin James Pallotta raportohet të jetë prishur, edhe pse javën e kaluar amerikani thuhet t’i ketë ofruar legjendës italiane detyrën e drejtorit teknik, një pozicion më poshtë se ai i drejtorit sportiv që e mbante.

Roma përfundoi në vendin e gjashtë dhe do të mungojë në edicionin e radhës në Ligën e Kampionëve.

“Jap dorëheqje si ekzekutiv i Romës,” tha ish sulmuesi italian, duke forlur para një turme gazetarësh në një konferencë të thirrur për media. “Shpresoja që kjo ditë të mos vinte kurrë, por ja që erdhi, kjo ditë e rëndë dhe e shëmtuar për mua.”

“Kurrë s’më është dhënë mundësia të punoja praktikisht në arenën teknike. Përballë gjithçkaje duhet të jetë Roma. Duhet të ketë dashuri për Romën. Presidentët shkojnë e vijnë, trajnerët shkojnë e vijnë, lojtarët shkojnë e vijnë, por ngjyrat jo. Ky vendim nuk është për fajin tim.”

Më tej ai shtoi: “Ata e dinin se sa shumë dëshirë kisha t’i ofroja shumë këtij ekipi, por kurrë s’e donin këtë gjë. Më mbajtën jashtë çdo gjëje.”

Totti i ishte bashkuar akademisë së të rinjve të Romës në vitin 1989, duke e bërë debutimin e tij për të rritur si 16 vjeçar në vitin 1993. Ai i kishte shënuar 307 gola në 785 ndeshje, duke e fituar një herë Serie A-në dhe dy herë Coppa Italia-n. Ai po ashtu i kishte 58 ndeshje për Italinë, ku i shënoi 9 gola. /Periskopi

Historia interesante: Tifozi qëndroi në burg një javë më shumë për të bërë foto me Tottin

Periskopi.com Sporti

Një histori interesante vjen nga Italia, më saktësisht nga Roma. 

Ikona e romakëve, Francesco Totti ka kujtuar në librin e tij njëri nga momentin më interesant që i ka ndodhur gjatë historisë së tij të lavdishme me Romën, transmeton Periskopi.

”Më bëri shumë përshtypje kur para disa kohësh mora pjesë në një aktivitet të organizuar në burgun e Rebibias në Romë. Pasi u mbyll aktiviteti u vura në dispozicion për të bërë foto me këdo që dëshironte”, fillon tregimin ish-kapiteni i Romës.

Image result for Francesco Totti photo in prison

”Në radhë ishte një djalë që ngulte këmbë të ishte ai i pari që do bënte foto me mua. Gardianët mbanin rregullin, megjithatë kur erdhi puna te ky zotëria e toleruan, e lanë të kalonte pa radhë. ‘Po po, jam unë i pari që do bëj foto me kapitenin’, po afrohej gjithë qejf”.

”Më bëri kurioz pasi ishte shumë i ri për të qenë ‘kapo’ dhe shumë i imët në trup për t’u patur frikë nga të tjerët që e lanë të kalonte”.

”Pasi bëjmë fotografinë, ku unë i hodha dorën në qafë, e ndaloj dhe e pyes: ‘Pse gjithë ky vrull për të qenë i pari në radhë?’ ”

Më përgjigjet: ‘Kapiten, mua dënimi më mbaroi 1 javë më parë por kur mora vesh që ju do vinit për vizitë ju luta drejtorit të rrija 7 ditë më shumë brenda. Edhe sikur të jetoj 100 vjet, nuk e di a do më bjerë më rasti për të bërë fotografi me ty. Si rregull nuk lejohet, por i thashë drejtorit që nëse nuk më lejonte do bëja prapë ndonjë budallallëk jashtë për të qenë sot këtu i pranishëm. Tani do dal i lumtur, pasi jashtë më pret vajza ime 3 vjeçare…’ “  /Periskopi

Totti: Nuk doja të pensionohesha, më detyruan

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Romës ka dhënë një intervistë të gjatë këtë të premte për “Il Venerdì di Repubblica”, ku flet për lamtumirën e tij nga futbolli, goditjen e qëllimshme ndaj Balotellit dhe shumë gjëra tjera.

“Nuk ishte mendimi im, por diçka e dëshiruar nga shoqëria. Është hija e vetme që është krijuar midis meje dhe Romës. Sepse një gjë është që të vendosësh me kokën tënde dhe një tjetër për të marrë shtysë nga të tjerët. Unë nuk pretendoja të luaja 60-70 lojëra në vit, por vetëm doja të qëndroja në dispozicion.

Sidoqoftë, është më mirë të ndalesh se sa të qëndrosh pa u ngritur kurrë nga stoli. Spalletti është ai që më ka shtyrë më së shumti drejt këtij hapi”, – zbulon Totti.

Ish-kapiteni legjendar i verdhekuqve, megjithatë, kurrë nuk mendoi të vazhdonte të luante diku tjetër: “Azi apo Amerikë? Do të kisha shkatërruar 25 vite karrierë. Gjithmonë kam thënë se do të vishja një fanellë të vetme”.

Dashuria e Romës ka qenë gjithmonë shumë e fortë dhe e vërtetë. Totti, pastaj, kujtohet edhe për një faull të vështirë, të kryer ndaj Balotellit, që i kushtoi atij dëbimin me të kuqe gjatë një finaleje të Kupës së Italisë, të luajtur mes Interit dhe Romës: “Ishte një finale ku më provokuan, më fyen mua dhe romakët. Ishte një sulm i vazhdueshëm.

Në fund, situata shpërtheu… Ishte një faull i tmerrshëm, vetëm për ta lënduar atë, por lojtarët e Interit nuk më sulmuan. Ndërsa po largohesha pas kartonit të kuq, Maicon më dha kurajo. Ndjenja është se edhe në mesin e shokëve të tij, Balotelli krijoi acarim”.

Santos peshkon te gjigandët europian

Përveç Bastian Schweinsteigerit, trajneri Dorival Junior ka emëruar Franck Ribery, Yaya Toure dhe Francesco Totti në listën ambicioze të emrave të yjeve botërore të futbollit që ai është i interesuar për t’i transferuar te skuadra braziliane, Santos.

Periskopi.com Sporti

Dorival zbuloi muajin e kaluar se ai i rekomandoi klubit të nënshkruajë me një lojtar me emër të madh dhe kishte sugjeruar të mënjanuarin e Manchester United, Schweinsteiger si një objektiv të mundshëm.

Ndërsa, financat e një marrëveshje të tillë mund të jenë përtej Santosit, trajneri i skuadrës shpreson se ata mund të tërheqin një lojtar të kalibrit të lartë për të rritur profilin e tyre ndërkombëtare.

Anësori i Bayern Munichut, Ribery, mesfushori i Manchester Cityt, Toure dhe veterani i Romës, sulmuesi Totti janë në mesin e atyre që udhëheqin listën e Dorivalit.

Megjithatë, ai sugjeroi se lojtarë të tillë do të duhet të jenë të gatshëm për të marrë një prerje të paguajnë për një të kaluar Santos që do të vijnë për të realizua.

“Unë punoj në të vërtetë, por unë duhet të provoj dhe të ndërtoj ekipin më të mirë të mundshëm. Unë mendoj për atë si një lëvizje të marketingut, të cilat mund të fitojnë anëtarët e rinj apo një partner të interesuar për imazhin e lojtarit”, ka thënë Dorival në një intervistë për Lance.

“Kjo është ana e shëndetshme e futbollit, që duan shumë e më shumë. Pastaj vjen bordi duke kërkuar për një emër të ri, një njeri i cili është poshtë dhe dëshiron të ringritë karrierën e tij”, përcjell Telegrafi.

“Ribery është njëri nga këta, që mund të jetë një emër, dhe Toure i Manchester Cityt. Totti është një tjetër, në qoftë se ai do vinte do të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Ne jemi duke diskutuar disa emra. Ndonjëherë lojtari vetë është duke kërkuar për një vend të ri dhe është i predispozuar për një situatë të re financiare”, përfundoi trajneri i Santosit.

Ndryshe , Santos përfundoi i dyti në kampionatin brazilian ,Campeonato Brasileiro, duke siguruar një vend në Kupën Libertadores të vitit 2017.

Maradona ka një këshillë të jashtëzakonshme për Tottin

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Diego Armando Maradona, i ka dërguar një porosi kapitenit dhe legjendës së Romës, FrancescoTotti se duhet të luajë deri në moshën 50 vjeçare.

Periskopi.com Sporti

Gjatë një ndeshjeje humanitare e cila u zhvillua të mërkurën në Romë, Maradona dhe Totti u paraqitën në ekipin e njëjtë. Madje argjentinasi asistoi në një gol të shënuar nga kapiteni verdhekuq.

“Totti është fenomen i vërtetë. Ai duhet të luajë deri në moshën 50 vjeçare. I thash: ‘Francesco të lutem mos e braktis futbollin, sepse do të më mbysë monotonia”, tha Maradona.

Tottin e pengoi e ëma t’i bashkohej Milanit

Legjenda e Romës, Francesco Totti ka zbuluar se si e ëma e tij e ka penguar atë të transferohej te Milani në të kaluarën.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se e ëma e tij kishte frikë që ai të luante te një skuadër larg shtëpisë.

“Ata dëshironin që unë të luaja për skuadrën e tyre. Njeriu nga Milani më pyeti mua nëse mund t’u bashkohesha atyre”, tha italiani.

“Por, nuk ishte vendimi im. Nëna ime ishte shefja, ajo ende është. Si çdo nënë italiane, ajo ishte pak e merakosur. Ajo nuk dëshironte të largohesha nga shtëpia nga frika se do të më ndodhte diçka”. /Periskopi.com