Francë-Gjermani: Këto janë formacionet e mundshme nga superndeshja që luhet sonte

Periskopi.com Sporti

Sonte (e martë) do të zhvillohet super sfida mes dy kampionëve të Botës, Francës dhe Gjermanisë, në kuadër të xhiros së parë në “Euro 2020”.

Dy Kombëtaret kanë plotë yje botërore, andaj do ‘luftojnë’ për pikët e plota.

Kurt Zouma do mungojë te Franca, shkaku i një lëndimi, derisa të gjithë yjet e tjerë janë të gatshëm.

Sa i përket Gjermanisë, të gjithë lojtarët janë të gatshëm, ngase nuk kanë ndonjë të lënduar.

Formacionet e mundshme:

Francë (4-1-2-1-2): Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Kante; Pogba, Tolisso; Griezmann; Mbappe, Benzema

Gjermani (3-4-3): Neuer; Ginter, Hummels, Rudiger; Kimmich, Gundogan, Kroos, Gosens; Havertz, Muller, Gnabry

Ndeshja nis në ora 21:00.

‘Fitore për futbollin francez’: Tifozët në tribuna po i shijojnë miqësoret

Periskopi.com Sporti

Paris Saint-Germaini e shpartalloi ekipin e divizionit të dytë, Le Havren, në miqësoren e luajtur të dielën që ishte e jashtëzakonshme, jo për shkak të rezultatit 9:0, por sepse tërhoqi turmën më të madhe të shikuesve në tribuna për një ndeshje futbolli në njërën prej pesë ligave të forta të Evropës që nga fillimi i marsit.

Qeveria franceze zbuti protokollet shëndetësore para fundjavës së shkuar për të lejuar një pjesëmarrje totale prej pesë mijë personash, përfshirë lojtarët, gazetarët dhe stafin nëpër ndeshje. Në fakt, miqësorja në Le Havre nuk ishte e para që u luajt, por të tjerat kanë përfshirë vetëm ekipe të divizioneve të ulëta. Kështu që, për ndeshjen në Le Havre ku do të luante PSG-ja, biletat që kishin çmimin prej 30 deri në 60 euro, janë shitur brenda gjashtë minutave, shkruan AFP.

“Është një fitore për futbollin francez, për sportin në përgjithësi”, tha ministrja e Sportit të Francës në largim, Roxana Maracineanu, që ishte e pranishme në ndeshje. “Jam shumë e kënaqur që futbolli në Francë rifilloi në mënyrë të popullarizuar, me shumë njerëz në stadiume. Jemi vendi i vetëm në Evropën Perëndimore që e kemi bërë një gjë të tillë. Është triumf i madh ndaj situatës aktuale”.

Për dallim nga Gjermania, Anglia, Italia dhe Spanja, Franca e anuloi tërësisht edicionin 2019/20 për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Por, katër vendet e tjera rifilluan me gara pas një pauze prej tre muajve, por këtë gjë e bënë prapa dyerve të mbyllura. Megjithëse rregullat e distancës sociale ishin në vend, tifozët që ishin të pranishëm në stadiumin “Stade Ocean” të Le Havres, ishin paksa më të liruar në këtë aspekt.

“Është pak a shumë si kthim në jetën normale, edhe pse ende ekzistojnë disa kushte drastike. Neve nuk na interesoi aspak humbja e thellë nga PSG-ja, pasi kjo ndeshje para së gjithash ishte një mënyrë e rikthimit të futbollit në mënyrë triumfale në Francë që nga muaji mars”, ka insistuar Johan Vattier, kreu i “Les Barbarians Havre”, grupit më të madh të tifozëve të klubit Le Havre. “Nuk është e lehtë për një grup si i yni t’i zbatojmë rregullat, sepse jemi mësuar që të jemi bashkë. Por, ne do të përpiqemi t’i respektojmë sa më shumë që të jetë e mundur. Ne duam që sezoni i ri të fillojë me praninë e tifozëve në tribuna”.

Lojtari i klubit të njohur francez pëson aksident të rëndë, rrezikon ta humbas dorën e majtë

Periskopi.com Sporti

Yassine Benzia ka qenë protagonisti i një aksidenti që mund të ketë pasoja të rënda: fantazisti i Dijon në kampionatin francez, të enjten e kaluar, është përplasur keq ndërsa ushtronte pasionin e tij në garat me ‘quad’ në Savigny-le-Sec e tani rrezikon të humbasë përdorimin e dorës së majtë. Futbollisti është operuar, si ka konfirmuar Olivier Delcourt, presidenti i Dijon, nuk është në rrezik për jetën por duhet kohë për të kuptuar nëse do të humbasë apo jo gjymtyrën.

Dinamika e përplasjes, që ndodhi rreth 20 km nga Dijon, është ende për tu ndërtuar e Benzia do të qendrojë akoma shumë ditë në spitalin Centre Hospitalier Universitarie, sipas asaj që ka deklaruar Delcourt.

Në Francë futbollistët nuk mund qëndrojnë pa futboll, edhe profesionistët pjesë e ndeshjeve ilegale

Periskopi.com Sporti

Franca nuk kthehet pas në vendimin për të ndërprerë kampionatet profesionistë të futbollit për shkak të pandemisë, por topin nuk e ndalon dot të rrotullohet, në mënyrë amatore e ilegale, në disa ndeshje që tani po krijojnë polemika.

Të dielën në Strasburg rreth 400 persona mes lojtarëve e publikut kanë marë në një ndeshje mes dy lagjeve rivale në stadiumin Paco-Mateo.

Le Parisien i shkon edhe më thellë cështjes, duke treguar se të tjera ndeshje ilegale luhen rregullisht në këto ditë e se në disa prej tyre marrin pjesë edhe lojtarë të sektorit të të rinjve të Ligue 1 e Ligue 2.

Një lojtar i Marseille është xhiruar ndërsa luante në një nga këto ndeshje, ndërsa një lojtar i Academy të Psg deklaroi:

“Profesionistët mund të rifillojnë në gusht ose shtator, ne mund të na duhet të presim deri në tetor: jam në një moment kyc në karrierën time e nuk mund të qendroj i ndaluar për më shumë se dy muaj”.

Pandemia nuk e ndalon dot futbollin në Francë, vazhdojnë të organizohen ndeshja ilegale

Periskopi.com Sporti

Franca nuk kthehet pas në vendimin për të ndërprerë kampionatet profesionistë të futbollit për shkak të pandemisë, por topin nuk e ndalon dot të rrotullohet, në mënyrë amatore e ilegale, në disa ndeshje që tani po krijojnë polemika. Të dielën në Strasburg rreth 400 persona mes lojtarëve e publikut kanë marë në një ndeshje mes dy lagjeve rivale në stadiumin Paco-Mateo.

Le Parisien i shkon edhe më thellë cështjes, duke treguar se të tjera ndeshje ilegale luhen rregullisht në këto ditë e se në disa prej tyre marrin pjesë edhe lojtarë të sektorit të të rinjve të Ligue 1 e Ligue 2.

Një lojtar i Marseille është xhiruar ndërsa luante në një nga këto ndeshje, ndërsa një lojtar i Academy të Psg deklaroi: “Profesionistët mund të rifillojnë në gusht ose shtator, ne mund të na duhet të presim deri në tetor: jam në një moment kyc në karrierën time e nuk mund të qendroj i ndaluar për më shumë se dy muaj”.

Në Francë nuk pyesin për karantinën, organizojnë turne ilegal, policia shpërndan 400 persona

Periskopi.com Sporti

Pas turneut ilegal të organizuar në Gjermani javën e shkuar, ku morën pjesë rreth 200 të rinj, edhe Franca ka jetuar një të dielë të çmendur të lidhur me futbollin.

Pavarësisht kufizimeve dhe izolimeve, thuajse 400 persona kanë marrë pjesë në një ndeshje mes dy lagjesh rivale në Strasburg, një event i organizuar në rrjetet sociale.

“Një skuadër e Neuhof ka sfiduar ekipin tjetër të Hautpierre në një stadium të lagjes”, deklaroi vlerësuesi i sportit në qytetin Alsatian. “Siç duket kishin çelsat e stadiumit Paco Mateo”. Vetëm ndërhyrja e policisë lokale bëri që ndeshja të ndërpritej dhe shpërndau turmën. Por, asnjë nuk u arrestua.

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Francë arrin në 26.380

Periskopi.com Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar edhe 70 raste të reja me fatalitet duke bërë kështu që numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në nivel vendi të arrijë shifrën 26 mijë e 380.

Presioni në njësitë e kujdesit intensiv vazhdon të lehtësohet, por 22.569 njerëz vazhdojnë të mbeten të shtruar në spitale sot si pasojë e infeksionit me koronavirus, përfshirë 2.776 raste të rënda në kujdesin intensiv.

Ndryshe, Franca ka paraparë dalje nga izolimi nga dita e hënë, 11 maj, në vend të datës 1 korrik që ishte paraparë më herët

Francezët akuzojnë Italianët: Koronavirusin e “solli” Juventusi

Periskopi.com Sporti

Është “faji” i Juventus nëse koronavirusi mbërriti në Francë në zonën e Lyon. Është ajo që pretendon një përgjegjës i sindikatës së mjekëve francezë, sipas të cilit sfida e Champions League mes skuadrave të Sarri e Garcia është ndeshja zero e epidemisë për shkak të tifozëve të shumtë italianë që udhëtuan për të ndjekur skuadrën e tyre.

Agjencia Rajonale e Shëndetit në Lion, e cila saktëson se studimi i infektimit në 14 ditët pasuese të 26 shkurtit nuk ka nxjerrë në dritë lidhje të drejtpërdrejta me ndeshjen e Champions, duke mohuar pjesërisht teorinë e mjekut.

Për Marcel Garrigou-Grandchamp, mjeku në pension i Lion, drejtues i zyrës ligjore të sindikatës, “futbolli ka qenë një përshpejtues i epidemisë”, e në veçanti ndeshja Lion-Juventus më 26 shkurt.

“Ajo ndeshje – thekson Garrigou-Grandchamp në një artikull të publikuar nga faqja e Federatës së Mjekëve e rimarrë nga L’Equipe – ka sjellë në Lion tifozë nga e gjithë Italia e jo vetëm nga Piemonte që sipas autoriteteve franceze nuk përfaqësonte një territor me rrezik”.

Një teori që bazohet edhe në deklaratat e profesor Walter Ricciardi, përfaqësues i Italisë në OBSH, që ka nënvizuar se Atalanta-Valencia pati një rol të rëndësishëm në përhapjen e virusit në Lombardi.

Nga 10 futbollistët më të paguar në Francë, 9 janë të PSG-së

Periskopi.com Sporti

PSG dominon gjithçka sa i përket futbollit në Francë, me kryeqytetasit që nuk kanë konkurrencë, sidomos për sa i përket shpenzimeve dhe pagave të lojtarëve.

“Actu Foot” ka publikuar pagat e lojtarëve, së bashku me fitimet nga reklamat dhe në 10 lojtarët më të paguar, janë plot 9 nga PSG dhe vetëm një nga Monaco. I vetmi që mban flamurin e një ekipi tjetër, është Ben Yedder, sulmuesi i Monaco, i cili përfiton 8.4 milionë euro në sezon, 100 mijë euro më shumë se sa Icardi i vendit të 10.

Në vendin e parë qëndron Neymar me 48 milionë euro, plot 27 milionë euro më shumë se shoku i tij Kylian Mbappe, i cili përfiton 21 milionë euro. Diferencë vërtet e frikshme nga vendi i parë tek i dyti. Treshen e plotëson Cavani me 3 milionë më pak se Mbappe.

​Franca prezanton testin e internetit për koronavirus

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë e Francës ka aprovuar një test që mund të përdoret për të kontrolluar simptomat dhe mundësinë e infeksionit me COVID19 në internet.

Thuhet se kjo nuk është një diagnozë, por një vlerësim i gjendjes së shëndetit në një situatë me koronavirus.

Mediat franceze raportojnë se testi ka qenë në faqen e internetit të maladiecoronavirus.fr që prej javës së kaluar dhe përmban 24 pyetje në lidhje me simptomat e përjetuara nga njerëzit që zhvilluan sëmundjen pas një infeksioni koronal.

Përdoruesit gjithashtu u kërkohet të përgjigjen në mënyrë anonime në pyetjet në lidhje me peshën, lartësinë, moshën e tyre dhe të japin informacion shtesë për shëndetin e tyre të përgjithshëm.

Në përfundim të testit, bëhet një rekomandim nëse ata duhet të konsultohen me një mjek, të thërrasin urgjencën ose nëse ata janë të paprekur nga virusi.

Një test online u prezantua për të zvogëluar presionin ndaj shërbimeve shëndetësore franceze, të cilët në situatën aktuale po marrin një numër të madh të thirrjeve të panevojshme nga qytetarët e shqetësuar për shëndetin e tyre, në mungesë të teksteve fizike për koronavirusin.

Stacioni televiziv France 24 raporton se më shumë se 2 milion njerëz vizituan ueb faqen në fjalë vetëm të shtunën, 12 për qind e të cilëve u thirrën për të kontaktuar shërbimet e urgjencës.

Në Francë, deri më sot janë 14,459 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 562 vdekje.

Ndeshjet e futbollit në Francë me maksimum 1000 shikues

Periskopi.com Sporti

Gjitha ndeshjet e futbollit në Francë do të luhen me dyer të mbyllura apo maksimalisht me 1000 shikues deri më 15 prill për shkak të koronavirusit.

Lajmin e ka bërë ministrja e sportit e Francës, Roxana Maracineanu në konferencë për media të hënën, transmeton Koha.net.

Maracineanu ka konfirmuar se edhe ndeshja e Francën në ragbi me Irlandën është shtyrë.

Po të hënën është njoftuar se edhe ndeshja e kthimit e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Borussia Dortmundit do të luhet pa shikues.

Koronavirusi: Vidhen 2 mijë maska në një spital në Francë

Periskopi.com Lajme

Rreth 2 mijë maska kirurgjikale u vodhën mbrëmjen e djeshme nga një spital në Marsejë, Francë.

Gazeta La Provence raporton se kutitë me maska vendoseshin në një dhomë magazinimi brenda qendrës spitalore universitare të Marsejë.

Vetëm personeli i autorizuar lejoheshin brenda magazinës.

Deri më tani nuk ka asnjë persona të dyshuar ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Koronavirusi: Konfirmohet viktima e dytë në Francë

Periskopi.com Lajme

Evropa është vënë në alarm nga përhapja e shpejtë e koronavirusit. Autoritetet franceze sot e konfirmuan vdekjen e dytë, ndërsa ekziston frika se numri i personave të infektuar në Itali mund të vazhdojë të rritet.

Zyrtarët francezë njoftuan se një burrë 60-vjeçar vdiq gjatë natës pasi u dërgua në gjendje të rëndë në një spital të Parisit.

Viktima e parë në Francë ishte një 80-vjeçar kinez.Ndryshe, qeveria greke ka njoftuar se do t’i mbyllë shkollat, kishat, kinematë dhe sallat e sporteve, nëse konfirmohen raste të koronavirusit në territorin e saj.Italia është shteti më i goditur nga koronavirusi në Evropë deri më tash.

Aty janë regjistruar 11 vdekje dhe 322 raste të infektimeve, shkruan “Daily Mail..Personat që më parë kishin qenë në Itali tashmë e kanë përhapur koronavirusin edhe në shtete të tjera, përfshirë Austrinë, Kroacinë, Zvicrën, Gjermaninë, Francën, Spanjën dhe Algjerinë.Frikë për numër të madh të personave të infektuar ekziston edhe në Britaninë e Madhe për shkak të vizitës së shtetasve britanikë në Itali gjatë pushimeve dimërore.Deri më tash, më shumë se 81 mijë persona janë infektuar me virusin e ri në mbarë botën, ndërsa gati 2800 kanë vdekur.

Autobusi nga Italia alarmon Francën, pasagjerët mbyllen në karantinë: Shoferi kishte kollitje të madhe

Periskopi.com Lajme

Një autobus i ardhur nga Milano ka shkaktuar panik të madh në Francë. Autobusi italian është ndaluar menjëherë nga autoritetet franceze ndërsa dyshimi kryesor ishte tek shoferi i autobusit i cili kishte një kollë shumë të fortë dhe të vazhdueshme.

Pas një bllokimi dy-orësh në autobus, pasagjerët u zbritën dhe u morën në karantinë në stacionin e autobusit, ndërsa shoferi u dërgua menjëherë në spital për t’u ekzaminuar për virusin vdekjeprurës.

Alarmi në rritje tashmë ka shkaktuar pyetje nëse vendet evropiane do të duhet të mbyllin kufijtë e tyre – megjithëse BE tha sot se nuk po planifikonte të kufizonte udhëtimet në zonën Shengen të paktën ‘për momentin’.

Frika në Lyon erdhi menjëherë pasi një aeroplan pasagjerësh italian u mbajtën në Mauritius për shkak të frikës së virusit, me dhjetëra pasagjerë nga Lombardia dhe Veneto, rajonet me ndikimin më të keq të koronavirusit, iu tha të ktheheshin në shtëpi ose të mbylleshin në karantinë.

40 nga 224 personat në bord përfundimisht zgjodhën të ktheheshin në shtëpi në Italinë veriore, ku 50 000 njerëz janë vendosur mbyllur në banesat e tyre, shkollat ​​janë mbyllur dhe aktivitet jashtë banesave janë pezulluar. Deri më tani në Itali janë konfirmuar 6 viktima nga Koronavirusi.

Interesante: 70 tonë dëborë janë transportuar me helikopeter në Francë

Periskopi.com Lajme

70 tonë dëborë janë transportuar me helikopeter në shpatet shterpë të vargmaleve Pirenei, që ndajnë Gadishullin Iberik nga Franca dhe shtrihet për rreth 430 km nga Gjiri i Biskajës deri në Detin Mesdhe.

Operacioni i jashtëzakonshëm u krye për të përballuar mungesën e borës në vendpushimin e skive Luchon-Superbagnères, për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta për sezonin e dimrit. Por vendimi është kritikuar si për kostot, qoftë edhe për ndikimin e tij në mjedis dhe për emetimet e dëmshme të helikopterit, shkruan The Guardian.

Hervé Pounau, drejtori i këshillit të departamentit lokal, tha se kostoja e operacionit do të rikuperohej nga biznesi me kalimin e kohës.

“Do të na kushtojë nga 5,000 deri në 6,000 euro, duke e ditur se për një afat të gjatë do të marrim të paktën 10 herë kthimin e këtij investimi,” tha Pounau në një deklaratë.

Kjo është hera e parë që në Pireneit franceze përdoren helikopterë për të transportuar dëborë, megjithëse operacione të ngjashme tashmë janë kryer në të kaluarën në Alpe.

36-vjeçari shqiptar vdes në burgun e Francës, familjarët thonë se e vranë

Periskopi.com Lajme

Një 36-vjeçar nga Shqipëria ka vdekur në një burg në Francë.

Sipas raportimeve të Top-Channel, ai ishte në procedura për të marrë azil kur edhe u gjet pa shenja jete në qelinë e tij.

Njoftimi sipas familjarëve të Mentor Rexhës, është bërë me vonesë.

Ata nuk janë njoftuar në rrugë zyrtare për vdekjen e familjarit të tyre.

Sipas autoriteteve franceze Rexha është vetëvrarë.

Por, familja e 36-vjeçarit ka dyshime të forta se ai është vrarë.

Motra e të riut thotë se vetëm tani vonë janë lejuar që ta shohin në morg.

“ Fillimisht më kërkuan që të firmos një shkresë pa parë trupin, por unë nuk pranova”, thotë ajo.

Vetëm pasi ka shkuar vetë në morg, ka arritur të konstatojë shenjat e dhunës.

Trupi nuk është kthyer ende në Shqipëri, ndërsa të afërmit bëjnë apel për ndihmë, sepse ambasada shqiptare në Francë është shprehur se nuk ka fonde për t`i asistuar.

Mentor Rexha, i lindur në Lezhë dhe me banim në Shkodër, përpara një viti kishte udhëtuar drejt Francës si emigrant dhe kishte aplikuar për  procedurat e marrjes së statusit të azilantit.

Por ndërkohë, ai ka përfunduar  në burg bashkë me dy shqiptarë të tjerë për djegien e disa automjeteve, ndërsa e motra thotë se në komunikimet që kanë pasur, Rexha gjithmonë ka pretenduar pafajësinë.

Duke mos besuar variantin e autoriteteve franceze, të afërmit i kanë bërë dhe foto trupit që tregojnë një shenjë litari në fyt, por edhe të çarë në kokë si dhe shenja të tjetra në trup, që i bën ata të dyshojnë se e vërteta nuk është aspak siç po u paraqitet.

Ngjarja risjell në kujtesë episodin e trishtuar të përpara dy viteve, kur Florenc Beqiraj vdiq në një burg të Francës, teksa ishte dhe ai në pritje të azilit.

Kriteret janë plotësuar për liberalizim, kërkohet të bindet Franca

Periskopi.com Lajme

Franca heziton pasi mendon se Kosova nuk i ka përmbushur kriteret

Kriteret për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sipas ish-kryetares së Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, janë përmbushur me kohë, raporton Ekonomia Online.

Mendim të njëjtë ndan edhe ish-sekretari i Ministrisë së Integrimit Evropian, Demush Shasha. Ky i fundit ka thënë se qasja e qeverisë së re duhet që t’i bind shtetet anëtare me rezultate konkrete në fushën e sundimit të ligjit dhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ish-kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Blerta Deliu-Kodra, i tha EO se kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian janë kryer me kohë, por që thotë se ka obligime shtesë në raport me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

“Tash sa i përket çështjes së vizave ne kemi përmbyllur të gjitha obligimet në raport me kriteret e vendosura me udhërrëfyesin për liberalizmin e vizave për natyrisht kemi obligime në raport me Marrëveshjen  e Stabilizim Asociimit, pastaj obligime të shumta me agjendën e reformave evropiane që si institucione jemi  të obliguar që t’i ndërmarrim masat sepse do të ketë natyrisht evoluim  të kritereve të obligimeve që ne i kemi në raport me udhërrëfyesin dhe në fund të vitit, natyrisht për neve është shumë me rëndësi që ne si shtet ti kemi kryer obligimet tona dhe përgjegjësitë tona të cilat i kemi marrë nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ajo.

Vonesat në konstituimin e institucioneve, sipas Deliu-Kodrës, po shkojnë në dëm të agjendës integruese. Thotë se edhe hezitimet e shteteve anëtare po ndikojnë që Kosova nuk ka liberalizim të vizave.

“Prandaj po e them edhe vonesat e konstituimit të institucioneve  do të shkojnë në dëm të agjendës integruese të Kosovës. Në anën tjetër kemi edhe  një situatë politike ku ka shtete që për çështjet e tyre të brendshme ende shfaqin hezitimet e tyre në raport me vizat përkundër faktit që është e padrejtë e madhe, përkundër faktit që Kosova e ka përmbushur obligimin e saj në raport me lëvizjen e lirë, përkundër faktit që ne mbetemi vendi i vetëm do të thotë në Ballkanin Perëndimor që e kemi të pamundur të lëvizim lirshëm”.

“…por kjo besoj shumë që do ta thellojë edhe më tepër këtë krizë tonë në raport me agjendën tonë integruese për shkak se nuk do të kemi mundësi që të kemi takime me shtetet të cilat mbase mund të kenë hezitime për shkak se ekzekutivi nuk është funksional, për shkak se legjislativi ka mbajtur vetëm një takim konstituiv dhe ende nuk ka d.m.th asgjë në këtë drejtim dhe natyrisht çdo vonesë do të shkaktojë edhe zvarritje të procesit  apo të agjendës tonë integruese jo vetëm në raport me Evropën, por edhe në raport me nismat regjionale në raport me Ballkanin Perëndimor dhe takimet tjera që Kosova duhet ta luaj rolin e saj si shtet”, ka thënë ajo.

Ndërkaq njohësi i çështjeve integruese, Demush Shasha thotë se hezitimi i shteteve anëtare, e sidomos Francës, mendojnë se Kosova nuk i ka përmbushur kriteret.

“Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, sikurse çdo çështje e procesit integrues jo vetëm për Kosovën por edhe për Ballkanit, kohëve të fundit është komplekse, përderisa në njërën anë, Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova i ka përmbushur kriteret e liberalizimit të vizave, përderisa njëkohësisht Parlamenti Evropian në mënyrë ka konfirmuar poashtu që  Kosova ka përmbushur kriteret, nga ana tjetër, kemi disa vende anëtare të BE-së të cilat nuk mendojnë ashtu dhe në këtë drejtim duhet përmendur Francën, pasiqë zyrtarisht ambasadorja franceze në Kosovë dhe Ministria e Jashtme e këtij shteti, kanë konfirmuar se nuk e ndajnë mendimin e njëjtë, nuk konsiderojnë se Kosova nuk i ka përmbushur kushtet”, ka thënë ai.

Shasha ka treguar edhe arsyet përse këto shtete anëtare nuk po pajtohen që Kosova ta ketë liberalizimin e vizave.

“E para është, çështja e sundimit të ligjit. Mungesa e rezultateve konkrete në fushën e sundimit të ligjit. E dyta është, mungesa e progresit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Tani dialogu nuk është kusht konkret në kuadër të këtij procesi por parakusht i çdo procesi integrues të Kosovës, prandaj Kosova për momentin nuk mund të llogarit në liberalizim të vizave pa progres në këto dy fusha, siç ishin, dialogu për normalilzimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe progres në fushën e sundimit të ligjit”, ka thënë Shasha për Ekonomia Online.

Shasha ka thënë se qasja e Qeverisë së re duhet që t’i bind shtetet anëtare me rezultate konkrete në fushën e sundimit të ligjit dhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Tre persona të infektuar nga virusi kinez në Francë

Periskopi.com Lajme

Autoritetet franceze njoftuan se i kanë identifikuar tre persona të infektuar me virusin misterioz kinez. Dy prej tyre janë dërguar në një spital të Parisit, ndërsa tjetri në Bordeaux.

Ministrja e shëndetësisë, Agnes Buzyn, tha në një konferencë për medie se deri më tash janë tri raste dhe se numri i personave të infektuar pritet të rritet.

Buzyn tha se njëri prej pacientëve është një person 48-vjeçar, i cili ishte kthyer nga Kina dy ditë më parë. Gjatë vizitës në Kinë, ai kishte qëndruar edhe në qytetin Ëuhan, ku u regjistruan rastet e para të virusit.

“Ai është vendosur në një dhomë të izoluar për t’i shmangur të gjitha kontaktet me botën e jashtme. Ai është në gjendje të mirë”, tha ministrja.

Shumica e rasteve të të infektuarve dhe personave të vdekur janë shënuar në Kinë, ku autoritetet kanëvendosur kufizime të ashpra në transport dhe tubimet publike.

Virusi ka shkaktuar alarm në tërë botën, por ende mbesin disa gjëra të paqarta rreth tij, përfshirë atë se sa është i rrezikshmë dhe sa lehtë mund të përhapet mes njerëzve.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë të enjten e shpalli gjendjen emergjente në Kinë, por jo edhe në pjesët e tjera të botës, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.

Franca hyn në grevën më të gjatë

Periskopi.com Lajme

Greva e punëtorëve të transportit në Francë kundër reformës për pensione ka hyrë në ditën e 29-të, duke shënuar protestën më të gjatë të zhvilluar ndonjëherë nga maji i vitit 1968.

Plani industrial kundër presidentit francez, Emmanuel Macron për reformën e pensioneve ka goditur më së shumti shërbimet e trenave.

Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64-vjeçare do të marrin pension më të ulët.

Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për ta bërë sistemin më të drejtë, mirëpo sindikatat thonë të kundërtën.

Diskutimet në mes të sindikatave dhe qeverisë pritet të zhvillohen më 7 janar.

Në fjalimin e tij për festat e fundvitit, Macron është zotuar për të mos hequr dorë nga plani i tij, i cili do t’iu kërkojë banorëve të punojnë më shumë.

“Kjo do të ishte tradhti për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre, të cilët do të paguanin çmimin e dështimit tonë”, ka thënë ai.

Protestat kanë rezultuar me kaos në gjithë Francën.

Shumë francezë që kanë planifikuar të shpenzojnë ditët e festave me famijen dhe miqtë janë bllokuar, për shkak të anulimit të udhëtimit me trena dhe aeroplanë.

Francezi rrëfen vrasjen e shqiptares: Kryem marrëdhënie dhe më pas humba mendjen

Periskopi.com Lajme

Autori i vrasjes së 37-vjeçares shqiptare Brunilda Kovaçi në Kanë të Francës është një 28-vjeçar, i cili u arrestua nga autoritetet franceze.

Sipas mediave vendase, prokurori i çështjes, Fabienne Atzori, konfirmoi se i dyshuari 28 vjeç, kishte pranuar se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24-25 dhjetorit.

Sipas prokurorit, i riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.

“I riu pranoi se e kishte takuar viktimën në 24 dhjetor natën, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi – për shkaqe që do të konfirmohen më vonë – humbi arsyen e tij, e kishte mbytur atë dhe pasi kishte bërë këtë veprim zgjodhi ta transportonte viktimën  në një vend që ai e dinte se ishte i përshtatshëm që të zhdukte trupin “ tha prokurori.

Prokurori e përshkroi autorin si një djalë të ri me precedentë të mëparshëm penal por nuk zbuloi identitetin e tij. Ndërsa për shkaqet prokurori u shpreh se viktima kishte bërë diçka që më pas kishte sjellë edhe humbjen e logjikës tek 28-vjeçari.

Një autopsi e viktimës pritet të kryhet të hënën, ndërsa prokurori tha se deklaratat e të dyshuarit ” janë në përputhje me vëzhgimin mjeko-ligjor paraprak.