Portugali-Francë: Publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Portugalia është nikoqir i Francës, përballje e ‘zjarrtë’ që nuk duhet humbur, e vlefshme për xhiron e pestë të grupit A të Ligës së Kombeve.

Dy skuadrat nuk dinë për humbje dhe ndajnë kreun e tabelës.

Tashmë janë publikuar formacionet bazë të kësaj super derbi:

Portugali: Patricio; Cancelo, Fonte, Dias, Guerreiro; Danilo, Fernandes, Carvalho; Silva, Felix, Ronaldo.

Francë: Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Rabiot, Kante, Pogba; Coman, Martial, Griezmann.

Ndeshja nis në ora 20:45.

Giroud ia bën ‘natën e mirë’ Kroacisë që luftoi shumë – shënon për 4-2

Periskopi.com Uncategorized

Kombëtarja e Franca ka shënuar edhe golin e katërt kundër Kroacisë dhe tash po avancon 4-2.

Olivier Giroud është ai që ka shënuar së fundmi nga penalltia në minutën e 76-të.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Francë-Kroaci: Vazhdon spektakli i golave, top objektivi i Man Unitedit rikthen epërsinë e francezëve

Periskopi.com Sporti

Franca ka rikthyer epërsinë kundër Kroacisë në Paris, teksa ka realizuar për 3-2 në minutën e 65-të.

Top objektivi i Manchester Unitedit, Upamecano ka realizuar me kokë për 3-2 në minutën e 65-të, pas një krosimi nga këndorja nga Antoine Griezmann.

Shikoni golin. /Periskopi.com/

 

Turpërohet keq mbrojtja franceze, ylli kroat driblon tre mbrojtës dhe barazon rezultatin

Periskopi.com Sporti

Kroacia nuk po lëshon pe kundër Francës në Paris, teksa ka barazuar rezultatin në 2-2 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, shkruan Periskopi.

Matteo Kovacic është ai që ka asistuar për Brekalon, i cili pas një driblimi në mesin e tre mbrojtësve kundërshtarë, gjeti rrugën e golit në minutën e 55-të.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Portieri figurë tragjike për kroatët, Franca përmbysë në fund të pjesës së parë – shikoni autogolin

Periskopi.com Sporti

Nga disavantazhi 1-0, Franca e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2-1 kundër Kroacisë.

Dy gola brenda dy minutave ia siguruan përmbysjen francezëve.

Goli i dytë u regjistrua si autogol nga portieri kroat, Livakovic, i cili devijoi topin në rrjetën e vetë pas një goditje të Anthony Martial nga afërsia në kohën shtesë të pjesës së parë.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Griezmann ia ngulitë topin në rrjetë Kroacisë, aksion dhe gol fantastik

Periskopi.com Sporti

Franca ka barazuar rezultatin kundër Kroacisë përmes Antoine Griezmann, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Sulmuesi i Barcelonës barazoi pas asistimit nga Anthony Martial në zonë, teksa nuk e pati shumë të vështirë ta devijonte topin në rrjetë në minutën e 43-të.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Kroacia dridh Francën midis Parisi, Lovren shënon gol brilant

Periskopi.com Sporti

Kroacia ka kaluar në epërsi si mysafire e Francës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dejan Lovren ka realizuar në minutën e 16-të, duke qëlluar cakun me një goditje brilante, që erdhi pas një lëvizje fantastike për t’u liruar nga mbrojtësi kundërshtar.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Francë-Kroaci është superndeshja e sontme: Këto janë formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Francë – Kroaci, e vlefshme për Ligën A të Ligës së Kombeve.

Finalistët e Kupës së Botës 2018 tani luajnë në një kompeticion ndryshe, për të matur forcat.

Të dyja ekipet nuk patën përformanca të mira në ndeshjen e parë, pavarësisht se ‘Gjelat’ fituan ndaj Suedisë me rezultat minimal.

Ndeshja fillon në orën 20:45, ndërsa më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Pamjet e rralla zbulojnë studimin në detaje që i bënë lojtarët francezë Ronaldos, para finales më 1998

Periskopi.com Sporti

Para finales së Kupës së Botës më 1998 që do luhej mes Francës dhe Brazilit, francezët u përpoqën ta studiojnë në detaje Ronaldo fenomenin.

Sulmuesi brazilian ishte rreziku kryesor nga kundërshtari, dhe për këtë arsye vëmendja ndaj tij duhet të ishte e madhe. Marsel Desaili, Lilian Thuram dhe Frank Lebef janë filmuar në stërvitje para finales madhështore, teksa diskutojnë me njëri-tjetrin për arritjet e Ronaldos dhe sa i rrezikshëm është ai.

Siç mund të shihet nga videoja më poshtë, francezët i dedikuan një seancë të tërë stërvitore për tu përqendruar te “Fenomeni”.

Në fund francezët ia dolën, jo vetëm që ata e bllokuan shumë mirë Ronaldon, por arritën të fitojnë edhe trofeun e Kupës së Botës, duke triumfuar në finale me rezultatin 3-0.

​544 viktima të reja të koronavirusit në Francë

Periskopi.com Lajme

Në Francë, numri i vdekjeve nga koronavirusi në 24 orët e kaluara është rritur me 544, në një total prej 21.340, një rritje prej 2.6 për qind.

Numri i pacientëve në spitalet franceze të trajtuar me COVID-19 ka rënë me 365, ose 1.2 për qind, një rënie për ditën e tetë me radhë, transmeton Reuters.

Kjo është më pak për 2,300 pacientë sesa kur kishte më shumë – 32.113, më 13 prill, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e Francës.

Numri i pacientëve në kujdes intensiv ra për 215 ose katër për qind në 5,218, ditën e 14-të radhazi.

Tani ka pothuajse 2,000 njerëz më pak në kujdes intensiv sesa numri më i lartë – 7,148 që nga 8 prilli, transmeton KosovaPress.

​Franca vazhdon masat e bllokimit kundër koronavirusit deri më 11 maj

Periskopi.com Lajme

Presidenti Emmanuel Macron ka njoftuar sot një zgjatje prej një muaji në bllokimin mbarëkombëtar të Francës deri më 11 maj.

Ai pranoi sakrificat e bëra tashmë, por tha se Franca duhej të shkonte më tej për të shpëtuar jetë.

Bllokimi filloi në 17 mars dhe u ripërtëri për herë të parë dy javë më vonë, transmeton KosovaPress.

“Periudha pas 11 majit do të shohë një lehtësim gradual të kufizimeve”, tha Macron, duke shtuar se masat do të vazhdojnë në shumë sfera të jetës deri në verë, të paktën.

Në fjalimin e tij, presidenti francez i bëri homazhe përpjekjeve të bëra nga njerëz në të gjithë vendin, por tha se duhej bërë më shumë.

“Ne duhet të vazhdojmë përpjekjet tona dhe të vazhdojmë të zbatojmë rregullat. Sa më shumë ato respektohen, aq më shumë do të shpëtojmë jetë. Kjo është arsyeja pse bllokimi më i rreptë duhet të vazhdojë deri të hënën më 11 maj. Gjatë kësaj periudhe është mënyra e vetme të veproni në mënyrë efektive”, tha ai.

Paraqitja e Zidane kundër Spanjës në Euro 2000 është definicioni i perfektes

Periskopi.com Sporti

Franca është aktualisht Kombëtarja më e mirë në botë.

Skuadra e Didier Dechamps së fundmi u shpall kampione e botës, dhe qartazi do të jetë favoritja kryesore për Kampionatin Evropian që luhet vitin e ardhshëm.

20 vite më parë, “Les Blues” poashtu ishin më të mirët e botës, derisa luajtën në Euro 2000 pasi kishin fituar Kupën e Botës për herë të parë më 1998.

Zidane and Beckham

Skuadra ishte e mbushur me legjenda si Dechamps, Robert Pires, Thierry Henry, Laurent Blanc, Marcel Desailly dhe Emmanuel Petit.

Por njeriu kryesor ishte Zinedine Zidane, lojtari francez më i mirë i të gjitha kohëve.

Zidane ishte elektrik përgjatë tërë kompeticionit, por paraqitja e tij kundër Spanjës asnjëherë nuk do të harrohet.

Më poshtë, përmbledhja e paraqitjes së tij në ndeshjen të cilën Franca e fitoi 2-1, falë golave nga Zidane dhe Youri Djorkaeff. /Periskopi.com/

Franca nxjerr ushtrinë, fillon ndërtimin e spitaleve të Covid-19 në terren

Periskopi.com Lajme
Franca ka filluar ndërtimin e spitaleve në terren duke ngritur çadra ushtarake. Ky veprim ka ardhur pasi numri i të infektuarëve nga koronavirusi në botë po i kalon 340 mijë persona.

Ushtarët francezë janë fotografuar duke vendosur qendra mjekësore në Mulhouse, i cili së bashku me Alsace, janë zonat më të prekura nga Covid-19.

Kujtojmë se Franca ka mbyllur kufijtë me disa shtete evropiane.

Numri i të infektuarëve vazhdon të rritet me shpejtësi. Deri më tani janë shënuar 674 viktima nga koronavirusi.

Gjithashtu qeveria ka ndërmarrë edhe masat e rëndësishme të distancimit social.

Francë, 108 vdekje të reja nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Në ditën kur Italia tejkaloi Kinën nga numri i vdekjeve, francezët gjithashtu regjistruan një rritje të vdekjeve, të cilat futën masa të jashtëzakonshme izolimi në fillim të javës dhe planifikuan t’i mirëmbajnë ato gjatë dy javëve të ardhshme.

Në 24 orët e kaluara, 108 njerëz vdiqën nga koronavirusi, dhe u regjistruan 1861 raste të reja, duke shtuar bilancin në 10,995 të infektuar dhe 372 të vdekur në vend, kanë bërë sot të ditur autoritetet franceze, transmeton KosovaPress.

Edhe në Francë futboll pa shikues

Periskopi.com Sporti

Gjitha ndeshjet e Ligue 1 dhe Ligue 2 të Francës në futboll do të luhen pa shikues deri më 15 prill nga frika nga përhapja e koronavirusit, shkruan agjencia Reuters të martën, transmeton Koha.net.

Më herët autoritetet franceze kanë dhënë leje që ndeshjet të mbahen maksimum me 1000 tifozë, por liga franceze ka njoftuar se ndeshjet do të luhen pa shikues.

Si arritën Franca e Gjermania ta izolojnë koronavirusin

Periskopi.com Lajme

Italia ishte vendi i parë në Europë që ndaloi të gjitha fluturimet nga Kina, por për ironi të fatit, është kthyer në epiqendrën më të madhe të shpërthimit të koronavirusit në kontinentin e vjetër.

Por ndërkohë që në vendin fqinj epidemia është përhapur brenda pak ditësh nga Veriu në Jug, efektet e virusit vdekjeprurës në vendet e tjera të Europës ka qenë e kufizuar. Në Francë dhe Gjermani, ku u shfaqën edhe rastet e para me koronavirus në Europë, autoritetet po monitorojnë prej gati dy muajsh të gjitha aeroportet, portet dhe stacionet e trenave.

Në Gjermani, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirus ka arritur në 16, ndërkohë që disa pacientë janë rikuperuar plotësisht. Gjermania është një ndër vendet për t’u marrë shembull kur bie fjala tek kufizimi i përhapjes së virusit vdekjeprurës. Pacienti i parë i konfirmuar në Gjermani, ishte nga Bavaria dhe ishe infektuar nga një koleg kinez, që i kishte ardhur për vizitë më 21 janar.

Menjëherë pas shfaqjes së rastit të parë, autoritetet bavareze krijuan një linjë telefonike vetëm për koronavirusin, në mënyrë që të gjithë mund të telefononin dhe të bënin pyetje, duke shmangur në radhë të parë panikun. Po ashtu autoritetet gjermane krijuan një faqe për të siguruar informacione mbi koronavirusin. Në Bavari rezultoi edhe numri më i madh i të prekurve, por qeveria arriti t’i izolonte të gjithë në kohë, përpara se virusi të mund të përhapej.

Gjermania gjurmoi më pas të gjithë qytetarët e saj që kishin udhëtuar në Kinë për t’i ekzaminuar, dhe për të bërë të mundur izolimin e epidemisë. Po ashtu Gjermania instaloi një sërë pajisjesh në aeroporte dhe stacione trenash, për të zbuluar që në pikat hyrësë të prekurit e mundshëm. Ndryshe nga vendet e tjera të BE-së, Gjermania nuk kufizoi lëvizjen e lirë brenda BE-së, ndaloi udhëtimet drejt provincave më të prekura në Kinë.

Hapi i dytë ishte ngritja e karantinave për çdo rajon, ku autoritet gjermane shfrytëzuan jo vetëm spitalet, por edhe dy baza ushtarake. Mjekët gjermanë ishin të parët që zbuluan se virusi mbijeton 9 ditë jashtë trupit të njeriut. Ajo urdhëroi shpërndarjen e dhjetëra miliona maskave mbrojtëse për qytetarët.

Kur e pyetën përse Gjermania nuk po anulon të gjitha fluturimet drejt Kinës, ministri gjerman i shëndetësisë deklaroi se masat kufizuese dhe parandaluese janë të mjaftueshme.

Ai vuri në dukje se pilotët në fluturimet e drejtpërdrejta nga Kina në Gjermani ishin të detyruar të raportonin pasagjerët që shfaqnin simptomat e virusit pak përpara uljes së avionit.

“Ne mund të kemi nevojë për masa shtesë për të ditur se cilat pasagjerë kanë qenë në kontakt me njerëz nga rajoni i Wuhanit”, tha ai.

Nga 16 rastet me koronavirus në Gjermani deri më tani, 14 prej tyre janë lidhur me një kompani gjermano-kineze në Bavari. Dy të tjerët ishin pasagjerë në aeroportin e Frankfurtit, të cilët u identifikuan gjatë mbërritjes.

Ndërkohë, pacienti i fundit i shtruar në Francë me koronavirus është shëruar, njoftoi të hënën në mbrëmje Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Veran. Ministri theksoi se politikat e qeverisë mbeten “të adaptueshme dhe të rishikueshme në çdo moment”, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e virusit.

Pacienti ishte një nga gjashtë shtetasit britanikë (përfshirë një fëmijë) të infektuar gjatë qëndrimit në vendpushimin skish në fund të janarit. Deri më tani Franca ka regjistruar 12 raste me koronavirus, ndër të cilët 11 janë shëruar. Një turist 80-vjeçar kinez humbi jetën më 14 shkurt.

Për më tepër, më shumë se 350 njerëz janë vendosur në karantinë që nga riatdhesimi i tyre nga Wuhani. Aktualisht, vetëm 28 persona, mbeten në karantinë në një qendër pushimesh në Calvados në Francën perëndimore.

Më herët gjatë ditës, autoritetet franceze thanë se nuk ka nevojë të mbyllni kufirin e vendit dhe as të vendosnin kontrolle me kufijtë me Italinë. Por qeveria u zotua të forcojë masat e parandalimit për të përmirësuar një shpërthim eventual të virusit. Ministria e Arsimit Kombëtar u ka kërkuar studentëve që kishin kaluar pushimet në Kinë, Singapor, Kore të Jugut, dhe gjithashtu në Lombardi dhe Veneto të qëndrojnë në shtëpi për dy javë.

Tani, gjithsej 108 spitale, me të paktën një në secilën pjesë të kontinentit të Francës, janë përgatitur të marrin, izolojnë dhe trajtojnë rastet e koronavirusit.

“Unë kam folur me kryetarin e Institutit Spitalor Universitar të Sëmundjeve Infektive në Marsejë dhe ai është në gjendje të kryejë 1000 teste në ditë në zonën e Marsejës. Në spitalet e Parisit ne po bëjmë 400 teste në ditën. Ne do të jemi në gjendje të përforcojmë kapacitetet tonë për t’u përgjigjur të gjitha kërkesave në të gjithë Francën”, Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran.

Në ditët e para të shpërthimit në të gjithë Francën farmacitë raportuan shitjen e maska kirurgjikale, por ish-ministri i shëndetësisë Agnès Buzyn tha që këto nuk janë efektive në mbrojtjen e njerëzve nga virusi.

Rasti i parë i koronavirusit në Francë ishte një mjet që ishte duke trajtuar një person të infektuar. Prandaj Franca po porosis maska mbrojtëse me cilësi të lartë për të gjithë punonjësit e shëndetit që janë në kontakt të ngushtë me pacientët.

Franca më herët në shpërthim përjashtoi kontrollimin e temperaturës në aeroporte, duke theksuar se periudha e gjatë e inkubacionit të virusit deri në 14 ditë e bën atë joefektive. Sidoqoftë, tani do të ketë pajisje shtesë të shpërndara për të gjithë pacientet që vijnë nga Italia.

 

 

Franca anulon mësimin e islamit politik

Periskopi.com Lajme

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se duke filluar nga shtatori, klasa e gjuhës dhe kulturës së huaj do të anulohen në shkolla në të gjithë vendin.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se duke filluar nga shtatori, klasa e gjuhës dhe kulturës së huaj do të anulohen në shkolla në të gjithë vendin.

Macron, i cili bëri një deklaratë për shtyp në qytetin Mulhouse, pretendoi se “Disa nga shoqëria duan të zhvillojnë një projekt të ri politik për islamin”, ndërsa tha se nuk ka asnjë problem me laicizmin në vend, por ai nuk duhet të jetë një mjet për “luftë” kundër një feje.

“Armiku ynë janë idetë separatiste, ata që duan të largohen nga Republika Franceze dhe ata që nuk e respektojnë ligjin. Është e papranueshme të dëshironi të prishni lidhjen me Republikën Franceze në emër të një feje. Kjo duhet të zgjidhet”, deklaroi Macron, ndërsa shtoi se ky nuk është një plan që synon islamin.

“Ne kemi të bëjmë me ndërhyrjen e të huajve, veçanërisht në shkolla dhe xhami”, vlerësoi Macron.

Duke deklaruar se do të ngrihen 80 qendra stërvitore në vend në luftën kundër veprimeve të “ekstremistëve”, Macron nënvizoi se myslimanët francezë nuk paraqesin problem.

Kreu i shtetit francez tha se 15 xhami, 12 shoqata dhe 4 shkolla u mbyllën në dy vitet e fundit, ndërsa shtoi se 80 mijë studentëve u jepeshin mësime të gjuhës së huaj në kuadër të “edukimit të gjuhës amtare dhe kulturës” (ELCO).

“Si President i Francës, më shqetësojnë mësimet në shkollat e Republikës që shteti nuk mund t’i kontrollojë. Ne nuk mund të sigurojmë kontroll mbi plan programin arsimor dhe ky është një problem”, sqaroi Macron.

Lideri francez bëri të ditur se është e nevojshme të kalohet në sistemin e “Edukimit ndërkombëtar të gjuhëve të huaja” dhe tha se këta mësues dhe imamë gjithashtu duhet të shkollohen në Francë dhe të dinë frëngjisht.

“Turqit që jetojnë në Francë janë francezë në sytë e mi. Unë dua që ata të jenë francezë. Unë dua që ata të kenë të drejtat që kanë francezët, por si francezët, ata i nënshtrohen të njëjtave ligje. Ligjet e Turqisë nuk mund të aplikohen këtu”, përfundoi Macron.

Një skandal pornografik trondit Francën

Periskopi.com Lajme

Ditë të trazuara pas publikimit të një videoje në Paris: pas dorëheqjes së kandidatit të Macronit për Kryetar Bashkie të Parisit, tani është në dispozicion një pasardhëse.

Ministrja e Shëndetësisë Agnès Buzyn është kandidatja e re e Macronit, që thuhet se po ringjall një fushatë politike që ndaloi papritur të premten. Fushata bëhej për zyrën prestigjioze të Kryetarit të Bashkisë së Parisit. “La République en Marche” (LREM) humbi me Benjamin Griveaux kandidatin: ai dha dorëheqjen për shkak të një video seksi. Një fatkeqësi politike për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në Francë për një muaj.

Video seksi në internet

Ish-politikani socialist Griveaux është një nga besnikët më të afërt të Macronit – i shërbeu atij në fushatën e zgjedhjeve presidenciale dhe më vonë si zëdhënës i qeverisë. Por kandidimi i tij ishte i diskutueshëm në parti. Matematikani eksentrik Cédric Villani, një politikan tjetër i LREM gjithashtu paraqiti pretendimet e tij për Bashkinë e Parisit. Në janar Villani më në fund u përjashtua nga partia për të përmirësuar shanset e Griveaux.

Pra, tani përplasja totale. Ekzistojnë versione të ndryshme për atë që ka ndodhur. E qartë është se në Twitter që nga e enjtja ka qarkulluar një video që tregon një burrë që masturbohet – besohet të jetë Griveaux. Politikani u ankua për një fushatë kundër tij dhe rrethit të tij në kanalin e lajmeve BFMTV të premten: “Për më shumë se një vit, familja ime dhe unë kemi qenë të ekspozuar ndaj deklaratave shpifëse, gënjeshtrave, thashethemeve, sulmeve anonime (…) dhe kërcënimeve me vdekje”. Politikani nuk e mohoi ekzistencën e videos komprometuese. Platforma e zbulimit Médiapart përmend gjithashtu mesazhe delikate në celular për një grua që besohet se nuk është gruaja e tij.

Shkaktari një aktor rus?

Pjotr Pavlenski, një artist i njohur rus, pretendon se ai i ka vënë në qarkullim të dhënat javën e kaluar përmes faqes së mbyllur të internetit Pornopolitique.com. Vitet e fundit, Pawlenski ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen me veprime spektakolare. Ndër të tjera, ai u ul lakuriq para Mausoleumit Lenin në Sheshin e Kuq në Moskë dhe kishte gozhduar organin e tij. Një herë tjetër ai e mbështolli veten me tela. Në protestë kundër udhëheqjes ruse, ai i vuri zjarrin edhe selisë së Shërbimit të Fshehtë të brendshëm, FSB.

Në Francë, ky refugjat nga Rusia shijon azil politik pothuajse saktësisht që nga koha kur Macroni mori detyrën, por ai njeh edhe burgun e Francës. Ai pati vënë zjarr në një degë të Banque de France në Paris.

Kritika e klasës politike

Në Francë ka një debat nëse botimi i pamjeve intime të një politikani duhet të konsiderohet një veprim politik artistik. Për çdo rast, Pawlenski pohon dimensionin politik të videos. Ai kritikon gjoja degjenerimin e politikës në vend.

Griveaux-së i kanë mbërritur deklarata solidariteti nga të gjitha partitë politike. Deri tani, jeta private e një politikani konsiderohej tabu në Francë, por me internetin kjo ka ndryshuar. Gazetarët, të cilët në të kaluarën ishin të informuar mirë për aferat e panumërta të politikanëve të rangut të lartë – dhe nuk flisin – tani e kanë humbur funksionin e tyre si bllokues të mendimit të botuar.

Griveaux tani konsiderohet politikani i parë në Francë që rrëzohet nga një aferë jashtëmartesore. Fakti që 42-vjeçari dërgon video seksi në internet, thuhet më tej në debatin në Francë, hedh një dritë të keqe ndaj të besuarit të Macronit.

Zgjedhje delikate

Për Presidentin, ndryshimi i stafit të Parisit vjen jo mbarë një muaj para zgjedhjeve lokale. Të qeverisësh kryeqytetin jo vetëm konsiderohet veçanërisht prestigjioze në Francë, por pikërisht në Paris LREM ka pasur edhe kuotat më të larta të mbështetjes në të kaluarën.

Por kandidatura gjithsesi nuk dukej e suksesshme, edhe para publikimit të videos. Në sondazhet e fundit, Griveaux u rendit i treti pas socialistes dhe mbajtëses së postit Anne Hidalgo dhe konservatores Rachida Dati – pa perspektivë për fitore.

Edhe në qytetet e tjera të mëdha, ka një riforcim të partive tradicionale, me kuadro të sprovuar politike. Lëvizja e Macronit, e cila fillimisht tërhoqi shumë të porsaardhur në politikë, ka humbur qartë vrullin si parti në pushtet – dhe padyshim është e vështirë për t’u kontrolluar si parti. Në 16 nga 60 qytetet më të mëdha të Francës, kandidojnë disidentë të En Marche kundër kandidatëve zyrtarë të partisë. Për më tepër, daljet nga partia dhe kalimi të parti të tjera janë në rritje. Pasojat e protestave të jelekverdhëve dhe të reformës së pensioneve bëjnë pjesën tjetër. Për 58-vjeçaren Agnès Buzyn, sukses do të konsiderohet po të dalë me dinjitet në mars nga fushata./DW

 

 

Franca ndryshon qëndrimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Periskopi.com Lajme

Franca del me qëndrim të ri sa i përket hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën.

Ambasadori francez në Shkup, Kristijan Timonie për dallim nga deklaratat e mëparshme ku theksonte se njëherë duhet të reformohet zgjerimi dhe më pas të hapen negociatat, tani thekson se dy proceset mund të bëhen paralelisht, përkatësisht edhe hapja e negociatave edhe zbatimi i metodologjisë.

“Nga ana jonë ekziston çështja e reformës së funksionimit të BE-së, sepse nuk do të ketë kuptim që të ju pranojmë në union që nuk ka rend. Nga ky këndvështrim do të them se proceset mund të udhëhiqen paralelisht, sepse rruga që është para jush nuk është e shkurtër, por gjithsesi është edhe rrugë e reformave tona të brendshme në union, e cila poashtu nuk është e shkurtër. Me gjasë do të bashkohen dhe mendoj se do të na duhet të punojmë në këtë drejtim. Kjo është qasje pozitive dhe mendoj se jemi më të sinqertët që i themi çështjet ashtu siç janë. Mendoj se në këtë moment atë që u cilësua si gabim historik, ne po e bëjmë mundësi historike”, tha Kristijan Timonie.

Kurse, kreu i Parlamentit Evropian, Dejvid Sasoli tha se harta e BE-së duhet të zgjerohet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Duhet të bisedojmë, por mendoj se procesi nuk është ndërprerë, por duhet urgjentisht të nxitet. Mendoj se ekzistojnë mundësi që në muajt e ardhshëm të niset me procesin e kyçjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ndërsa ajo është shumë e rëndësishme. Në Parlament ka vullnet të mirë për vendime kur bëhet fjalë për procesin e anëtarësimit”, pohoi Dejvid Sasoli, kryetar i Parlamentit Evropian.

Këto komente Sasoli i bëri pas takimit me krerët e Kuvendeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani i cili gjithashtu ndodhet në Bruksel tha se ka sinjale pozitive për fillimin e bisedimeve me BE-në para muajit maj. Me rëndësi sipas tij është që ligji për prokurorinë të sillet me konsensus që t’i merren, siç tha ai, argumentet vende të cilat janë kundër zgjerimit të BE-së./Alsat/

Virusi kinez po përhapet me të madhe: Regjistrohen dy rastet e para në Evropë

Periskopi.com Lajme

Koronavirusi i ri vdekjeprurës, i njohur edhe si virusi kinez tashmë ka arritur në Evropë. Franca konfirmoi sot se  kanë regjistruar dy raste të tilla, transmeton Periskopi.

Rasti i parë ishte në Bordo, ndërsa i dyti në afërsi të Parisit, shkruan Sky.

Në anën tjetër, edhe SHBA konfirmoi një rast të dytë pasi një grua u zbulua se kishte kontraktuar virusin. Ajo është në të 60-at dhe po mjekohet në spital, gjendja  e së cilës raportohet se është stabile.

Rasti i parë i konfirmuar në SHBA ishte një 30-vjeçar nga Washingtoni , i cili u diagnostifikua me virusin vdekjeprurës pas një vizite të fundit në Wuhan, në provincën Hubei.

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë ndërmarrë masa të rrepta në përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes së ngjashme me pneumoninë.

Ndërkohë, Kina po ndërton një spital të ri me 1 mijë shtretër në mënyrë që të trajtohen viktimat e virusit.

Deri më tani janë shënuar 26 viktima nga virusi i cili nisi të përhapet nga Kina./Periskopi/