Hamilton pozitiv me Covid-19, humbet garën e radhës

Periskopi.com Sporti

Piloti i njohur i Formula 1 Luis Hamilton është infektuar me koronavirus. 7-herë kampioni i botës rezultoi në analizat e fundit pozitiv me COVID-19.

Lajmi u konfirmua nga skuaderia britanike Mercedes mëngjesin e sotëm nëpërmjet një komunikate zyrtare. Për rrjedhojë, 35-vjeçari nuk do të marrë pjesë në garën e së dielës në Bahrein.

“Skuderia Mercedes-AMG Petronas bën me dije se Luis Hamilton ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në garën e fundjavës në Sakhir (Bahrein).

Ai rezultoi negative në 3 testet, ku hera e fundit ishte pasditen e së dielës. Sidoqoftë, ai u zgjua herët sot me simptoma. Pavarësisht shenjave, Hamilton është në gjendje të mirë dhe e gjithë skuadra i uron më të mirën”, shkruhet në komunikatën e Mercedesit.

Nga ana tjetër, piloti britanik i ka bërë me dije skuadrës se para mbërritjes në Bahrein ka patur kontakt fizik me një person.

Hamilton sapo ishte kurorëzuar kampion bote për herë të shtatë në historinë e Formula 1, ndërsa ka thyer rekordet e legjendës Majkëll Shumakerit për sa i përket fitoreve në gara dhe provat zyrtare.

Ngasësit në Formula 1 fitojnë para çmendura: Këto janë pagat e tyre për vitin 2020

Periskopi.com Sporti

Lewis Hamilton tashmë ka fituar Kampionatin Botëror të këtij viti, por qartazi ka edhe një befasi për fansat – paga e tij.

Rrogat e çmendura të ngasësve të Formula 1 janë zbuluar për vitin 2020 nga ‘Business Book GP’, transmeton Periskopi.

Gazeta monitoron financat e këtij sporti vit pas viti në detaje.

Pasi fitoi vendin e parë në pistë këtë vit, Hamilton me meritë kryeson listën e më të paguarve.

Ai ka fituar plot 76 milionë dollarë këtë vit dhe pritet të fitojë edhe 16 milionë të tjera nga sponsorët deri në fund.

Në vendin e dytë vjen Sebastian Vetteli i Ferrarit me 57 milionë dollarë.

Më poshtë, lista e ngasësve më të paguar në Formula 1:

1. Lewis Hamilton (Mercedes): $76M

2. Sebastian Vettel (Ferrari): $57M

3. Daniel Ricciardo (Renault): $32M

4. Max Verstappen (Red Bull Racing): $26M

5. Valtteri Bottas (Mercedes): $15M

6. Charles Leclerc (Ferrari): $15M

7. Kimi Raikkonen (Alfa Romeo): $10M

8. Carlos Sainz (McLaren): $7M

9. Sergio Perez (Racing Point): $6M

10. Esteban Ocon (Renault): $6M

11. Romain Grosjean (Haas): $3.2M

12. Kevin Magnussen (Haas): $3.2M

13. Alex Albon (Red Bull): $3.2M

14. Lando Norris (McLaren): $2.4M

15. Lance Stroll (Racing Point): $2.4M

16. Pierre Gasly (Alpha Tauri): $2.4M

17. Daniil Kvyat (Alpha Tauri): $2.4M

18. George Russell (Williams): $1.2M

19. Nicholas Latifi (Williams): $1.2M

20. Antonio Giovinazzi (Alfa Romeo): $800K

Hamilton triumfon në çmendurinë e Mugellos: Tri herë u ndal gara, tetë shoferë u përplasën

Periskopi.com Sporti

Është mbyllur gara e Çmimit të madh të Mugello pas shumë ndalesash.

Një garë e “çmendur” pasi plotë 8 shoferë nuk arritën ta mbyllnin deri në fund për shkak të përplasjeve.

Kjo garë u ndal 3 herë pasi organizatorët e garës nxorrën flamurin e kuq për të pastruar pistën nga aksidentet që ndodhën gjatë garës.

Fituesi i kësaj gare ishte Lewis Hamilton që e nisi nga vendi i parë dhe arriti ta ruante deri në fund këtë pozicion duke dominuar në të gjitha xhirot.

Në vend të dytë u rendit shoferi tjetër i Mercedes, Bottas, ndërsa në vendin e 3-të u rendit Albon. Ferrari edhe në këtë garë zhgënjeu sërish duke u renditur në vendin e 9-të me Leclerc dhe në të 12-tin Vettel.

Pamje nga aksidenti i tmerrshëm në F1, shoferi dëgjohet duke thënë ‘duan të më vrasin’

Periskopi.com Sporti

Gara për çmimin e madh të Toskanës në Formula 1 ka filluar me një aksident të shumëfishtë.

Në xhiron e 6-të, në një aksident masiv janë përfshirë 4 makina.

Shoferët Giovinazi, Latifi, Magnusen dhe Sainz pas përplasjes kanë dalë të gjithë nga makinat dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Menjëherë pas këtij aksidenti, në pistë ka hyrë makina e sigurisë.

Shkaktar i aksidentit ka qenë Verstapen që ka goditur nga pas Gaslin, teksa nga gara dolën 7 shoferë.

Një nga shoferët e përfshirë ka qenë edhe Grosjean, i cili ka shpërthyer në komunikimin radio me skuadrën e tij.

“Ka qenë një budallallëk i atij që ka qenë në fillim. Duan të na vrasin apo çfarë? Është idiotësia më e madhe që kam parë ndonjëherë”.

Hamilton vazhdon me top formë: Del i pari në Belgjikë

Periskopi.com Sporti

Piloti britanik Luis Hamilton ka vazhduar me formë shumë të mirë në formula ni. Hamilton ka fituar “pole position” në pistën e Belgjikës, duke dhënë kështu sinjale se edhe këtë herë është favorit numër një.

Hamilton ishte më i shpejti në pistë me kohën 1:41.252. Në vendin e dytë u rëndit një tjetër pilot i Mercedesit, Valteri Botas.

Ndërsa podiumin e mbylli piloti i “Red Bull”, Maks Verstapen.

E la se ishte e vjetër, bukuroshja italiane e bën të pendohet bosin 70 vjeçar të Formula 1

Periskopi.com Sporti

Ajo u nda nga bosi i Formula 1 Flavio Briatore në vitin 2018, pas nëntë viteve martesë.

Është fjala për prezantuesen e njohur italiane, Elisabetta Gregoraci, e cila i tregoi këtë të diel 70-vjeçarit se çfarë ka humbur.

40-vjeçarja u shfaq në super formë dhe mjaft elegante me bíkini shumëngjyrësh në plazh. Ndërkohë për të kompletuar look-un e saj, ajo kishte vendosur disa aksesorë si byzylykë dhe syze dielli, ndërsa ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Ndërkohë kujtojmë se Elizabetta dhe Flavio kanë edhe një djalë së bashku, Nathan Falco. Gregoraci nuk ngurron që të postojë herë pas here foto në rrjetet sociale ku shfaqet së bashku me të birin, i cili duket po aq bukur sa edhe vetë ajo.

Ajo shfaqet shumë se.nsuale në postimet e saj, duke kërkuar të tregojë edhe një herë tjetër se edhe pse vitet kalojnë ajo mbetet gjithnjë shumë e mirë

Fat i tmerrshëm për Verstappen, përplaset në rrethoja gjatë përgatitjeve para garës në Hungari

Periskopi.com Sporti

Max Verstappen është përplasur në xhirot përgatitore para garës së madhe në Hungari.

Piloti i skuadrës së Red Bull, Max Verstappen, ka pësuar një aksident të papritur në xhirot përgatitore para garës së Hungarisë.

Holandezi humbi kontrollën e makinës së tij për t’u përplasur në rrethojat e pistës, ku si pasojë ka dëmtuar krahun e përparmë të makinës së tij.

Ky start është i tmerrshëm për pilotin e Aston Martin Red Bull.

Kujtojmë se Max Verstappen do të nisej nga pozita e shtatë në Grand Prix të Hungarisë.

Hamilton fiton me stil provën në Hungari, vendos rekord të ri në proces

Periskopi.com Sporti

Piloti britanik Luis Hamilton do të niset i pari në garën e çmimit të madh të Hungarisë. Hamilton i mbylli i pari provat duke vendosur një rekord të pistës.

Britaniku i mbylli provat kualifikuese me kohën 1’13’’447 duke vendosur një rekord në këtë pistë. Pas Hamiltonit u rënditen shoku i skuadrës Botas dhe Stroll.

Sërish zhgënjejnë pilotët e Ferrarit, me Vetel dhe Leklerk që do nisën respektivisht nga vendi i pestë dhe i gjashtë.

Hamilton i jashtëzakonshëm në Austri, përfundon i pari me stil dhe spektakël

Periskopi.com Sporti

Lewis Hamilton tregoi formë absolutisht të jashtëzakonshme, derisa zuri pole pozicionin në terren tejet të vështirë për shkak të të reshurave, në Styrian Grand Prix.

Ngasësi i Mercedesit arriti që në mënyrë impresive të ketë një distancë prej 1.216 sekondave me vendin e dytë, Max Verstappeni i Red Bullit, shkruan Periskopi.

Carlos Sainz zuri vendin e tretë me McLarenin , derisa Valtteri Bottas përfundoi i katërti.

Esteban Ocon i Renaultit përfundoi i pesti, para Lando Norrisit të McLarenit. /Periskopi.com/

Grand Prixi në Austri: Lewis Hamilton më i shpejti në garën e parë pas koronavirusit

Periskopi.com Sporti

Lewis Hamilton ishte më i shpejti me Mercedesin e tij në garëne aprë testuese në Austri.

Kampioni i botës ishte 0.356 sekonda më i shpejtë se bashkëngasësi i ekipit, Valtteri Bottas, me të dy që vozitën bolidë të zinj për të promovuar vlera anti-raciste dhe diversitet, transmeton Periskopi.

Kjo garë ishte e para e sezonit pas pezullimit të gjatë të sezonit në Formula 1 për shkak të koronavirusit.

Kjo është vetëm gara e parë nga tetë sa janë planifikuar në Evropë.

Max Vertappen doli i treti me 0.602 sekonda prapa vendit të dytë.

Ngasësit e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel zunë pozitat 10 respektivisht 12, por nuk garuan me gomat më të shpejta, teksa kanë paralajmëruar se presin që të kenë vështirësi këtë sezon, të paktën derisa bolidi i tyre të ridizajnohet në kohë për garën e tretë në Hungari pas dy javëve. /Periskopi.com/

‘Shigjeta e zezë’ – Mercedes me një model të paparë më herët në garën e ardhshme

Periskopi.com Sporti

Beteja e shtyrë përpara prej javësh nga Lewis Hamilton, lidhur me luftën kundër racizmit, pas ngjarjeve që pasuan vdekjen e George Floyd në 25 maj në Minneapolis, kanë ndikuar në një inisiativë të paprecedentë nga ana e skuadrës së 6 herë kampionit të botës që në turneun që do të nisë në fundjavë në Austri do të zbresë në pistë me një makinë me imazh të paparë ndonjëherë.

Më shumë se Shigjetat e Argjendta, tani makinat Mercedes duhen quajtur Shigjetat e Zeza. Katër ditë nga raundi i parë i provave të lira të Cmimit të Madh të Austrisë, Mercedes ka zbuluar imazhin “black look” të W11 që do të drejtohet në pistë nga Leëis Hamilton e Valtteri Bottas. Makinat “e stiluara” janë tashmë gati totalisht të zeza, me pak hyrje të të kuqes e jeshiles, lidhur me sponsorët. Fjala “Fund racizmit” është shkruar në bisht, duke identifikuar një zgjedhje që Drejtori i Ekipit Toto Wolff nënvizon me këto fjalë:

“Racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në shoqërinë tonë, në sportin tonë, në ekipin tonë: është një parim themelor për Mercedes”.

‘Më falni që ju zgjova, po shkoja në punë’ – Leclerc tërbon qytetin me mëngjes

Periskopi.com Sporti

Janë zgjuar në mëngjes nga zhurmimi i një motori makinë të Formula 1. Kjo i ka ndodhur banorëve të Maranellos kur Leclerc, rreth orës 6:30, ka nisur të xhirojë me Ferrari SF1000 për një video promocionale.

Piloti ka shpejtuar nëpër rrugët e qytetit e pastaj ka bërë humor në rrjetet sociale: “Më falni nëse zgjova ndonjë, po isha duke shkuar në punë”.

“Nuk jam një nga ato që pëlqen të cohet herët nga shtrati, por këtë mëngjes kasha një motiv të mirë për ta bërë.

Ndoshta zgjuam ndonjë, por ishte bukur të ngisje makinën nëpër rrugët e Maranello me SF1000.

Ishte një emocion i madh të kthehesha në makinë e mbi të gjitha në një vend kaq të vecantë.

Na u duk një mënyrë e bukur e zbavitëse për të thënë se jemi gati të kthehemi në pistë. Tani mezi pres të mund të drejtoj SF1000 në Austri”, ka thënë Leclerc i emocionuar.

Asgjë si më parë në Formula 1, fituesit më nuk mund të festojnë me shampanjë e ngritje në podium

Periskopi.com Sporti

Asgjë nuk do të jetë si më parë, madje as fitoret. Formula 1 do t’i rikthehet aktivitetit të saj normal të dielën e parë të korrikut, me garën e Austrisë, që do i hapë udhë zhvillimit të një kampionati si asnjëherë më parë, ku mungesa e tifozëve është ajo që dhemb më tepër.

Masat shtrënguese për të mos përhapur virusin e ri kanë detyruar organizatorët që të shmangin praninë e publikut rreth pistës.

Por jo vetëm kaq. Rregullave strikte do i nënshtrohen edhe shoferët, me fitoren e një gare që nuk do të shijojë si më parë.

Drejtori teknik i Formula 1, Ross Brown zbulon se shoferët nuk do të kenë një xhiro përshëndetjeje të hipur në kamion siç ndodh zakonisht.

Gjithashtu, ceremonia e fituesve pas çdo gare dhe ekzekutimi i himnit gjatë ngjitjes në podiumin dhe do të mungojë dhe për këtë, organizatorët po mendojnë shumë për një zgjidhje alternative.

Një nga opsionet është që shoferët të rreshtojnë makinat në vijën e startit dhe të pozicionohen para njëvendëshes së tyre, ritual që pritet të marrë miratimin e skuderive.

Njëkohësisht, organizatorët po mendojnë që shpërndarja e medaljeve të bëhet në mënyrë virtuale, ceremoni që do të transmetohet në ekranet gjigante të pistës.

Formula 1 me fansa në tribuna… ashtu disi

Periskopi.com Sporti

Organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Anglisë në Formula 1 duan të imitojnë skuadrën gjermane të Bundesliga.

Në pistën e Silverstone, në vend të tifozëve, do të vendosen manekina prek kartoni për të mbushur vendet bosh.

Sipas BBC, në pistën britanike duan të kopjojnjë idenë e skuadrës gjermane edhe pse duket e vështirë, duke qenë se pista ka një numër dy herë më të madh shikuesish se stadiumi i Borussia. Dhe, vendet e shikuesve janë në disa vende të ndryshme të pistës.

“Kemi menduar për shumë nisma, që të shohim një garë sa më spektakolare”, tha Stuart Pringle, drejtori i pistën angleze.

Siç dihet, në pistën e Silverstone do të zhvillohen dy gara në dy fundjava radhazi, por janë pa tifozë për shkak të koronavirus.

Hapet fabrika e Aston Martin – rifillojnë përgatitjet për Botërorin në Formula 1

Periskopi.com Sporti

Fabrika e Aston Martin Red Bull në Milton Keynes rihapi dyert e saj për rinisjen e punës për Botërorin e Formula 1 për herë të parë në 2 muaj.

Gjatë kësaj periudhe, kjo fabrikë po punonte për prodhimin e ventilatorëve BlueSky si pjesë e “Projektit Pitlane” në mbështetje të Shërbimit shëndetësor Publik në Britani në luftën kundër Covid-19.

Bashkëpunimi mes 7 skuadrave të Formula 1 me bazë në Britani, dizenjatorët dhe inxhinerët me kolegët e tyre të Renault bëri të të prodhohen ventilatorë BlueSky  për një emergjencë afatshkurtër të ventilimit. gjithsesi këto lloj ventilatorësh nuk do të shkojnë dëm teksa ky dizajn inovativ mund të përdoret edhe në emergjenca te tjera shëndetësore.

Përsa i përket Formula 1, tashmë fabrika do të nisë punën  në mënyrë që Red Bull t’i ofrojë makinën më të mirë të mundshme dy pilotëve të saj Max Verstappen dhe Albon për këtë kampionat që do të nisë në fillim të korrikut merr 2 gara të njëpasnjëshme që do të mbahen në Austri

Zyrtare: Vendoset data kur rifillon sezoni në Formula 1

Periskopi.com Sporti

 

Sezoni 2020 në Formula 1 do të fillojë në Austri më 5 korrik, ku do të jetë vendi i parë nikoqir i tetë garave në Evropë.

Një komunikatë nga F1 potencoi se kampionati do të filojë me tri fundjava rresht aksion, dy në Austri më 5 dhe 12 korrik, ndërsa e treta zhvillohet në Hungari.

Pastaj do të ketë pushim dyjavor para se të zhvillohen dy gara tjera në Britani që do të përcillet nga eventet në Spanjë, Belgjikë dhe Itali.

Të gjitha garat do të zhvillohen prapa dyerëve të mbyllura, duke i respektuar këshilat mjekësore. /Periskopi.com/

Kalendari i improvizuar i Formula 1 për vitin 2020 me 19 Çmime të Mëdha

Periskopi.com Sporti

Merr gjithnjë e më tepër formë kalendari i “ri” i F1 për këtë 2020 të trazuar. Fia e Liberty Media po punojnë me skuadrat në rast se do të ishte e mundur të nisë Cirkusi, pavarësisht pandemisë Koronavirus. Kalendari parashikon startin me dy gara në Austri në 3-5 korrik e në 10-12 të të njëjtit muaj, ndërsa me dy gara është edhe Britania e Madhe e Brahrein.

Pas GP të Austrisë e Red Bull Ring ‘II’, garat pasuese duhet të vazhdojnë me cirkuitin e Silverstone në fund javën e ndarë mes korrikut e gushtit. Do ta ndjekë GP i Hungarisë, sidoqoftë me dyer të mbyllura, në 9 gusht. Mes fundit të gushtit e fillimit të shtatorit janë parashikuar takimet në Barcelonë, Spa-Francorchamps e Monza. Në total janë 19 Cmimet e Mëdha në program, me finalen në Abu Dhabi në 13 dhjetor. Nuk do të rikuperohen Cmimet e Mëdha të Hollandës, Kanadasë e Singaporit, përvec atij të Australisë.

KALENDARIO I MUNDSHËM
3-5 korrik GP Austria
10-12 korrik GP Red Bull Ring ‘II’
24-26 korrik GP Britania e Madhe
31 korrik-2 gusht GP Silverstone ‘II’
7-9 gusht GP Hungaria
21-23 gusht GP Spanjë
28-30 gusht GP Belgjikë
4-6 shtator GP Italia
18-20 gusht GP Azerbajxhan
25-27 gusht GP Rusia
2-4 tetor GP Kina
9-11 tetor GP Japoni
23-25 tetor GP SHBA
30 tetor-1 nëntor GP Meksikë
6-8 nëntor GP Brazil
20-22 nëntor GP Vietnam
27-29 nëntor GP Bahrain
4-6 dhjetor GP Bahrain ‘II’
11-13 dhjetor GP Abu Dhabi

Ferrari e ka gjetur zëvendësuesin e Vettelit, zyrtarizimi shumë shpejt

Periskopi.com Sporti

Do të jetë Carlos Sainz junior zëvendësuesi i Sebastian Vettel në timonin e Ferrari duke filluar nga 2021. Në pritje të njoftimit zyrtar, spanjolli, djali i ish-kampionit të botës të rally me të cilin ndan edhe emrin e pagëzimit, është zgjedhur nga Maranello për të qenë piloti mbështetës i Leclcer.

25 vjecari nga Madrid do të largohet nga McLaren ku mbërriti në 2019. Sainz ka debutuar në F1 në 2015 me Toro Rosso përpara se të transferohej tek Renault në 2017. Në total ka garuar në 102 GP.

Në arritjet e tij ka një vend të tretë të fituar në Brazil sezonin e kaluar, kur regjistroi pozicionimin e tij më të mirë në klasifikimin e përgjithshëm, duke e mbyllur me 96 pikë. Tani Vettel mund të marrë vendin e tij pikërisht tek McLaren.

Sainz u preferuar nga Ferrari përpara Daniel Ricciardo e Antonio Giovinazzi, që ishin kandidatë për të marrë vendin tek skuderia italiane. Natyrisht ëndërra mund të ishte Hamilton, por Ferrari ka vendosur të besojë tek Leclerc, duke evituar të ketë dy pilotë super në të njëjtën skuderi.

Formula 1: Zhvillimet e fundit rreth garës së Hungarisë

Periskopi.com Sporti

Gara e Formula 1 për Shpërblimin e Madh të Hungarisë, e paraparë për muajin gusht, mund të zhvillohet vetëm pa praninë e shikuesve, kanë thënë organizatorët të premten përmes një deklarate.

Gara në Hungaroring duhet të mbahet më 2 gusht, por Hungaria të enjten ka thënë se ngjarjet me më shumë se 500 pjesëmarrës nuk mund të organizohen deri më 15 gusht.

“Tani është e qartë se çdo garë e F1 në Hungari mund të mbahet vetëm pa praninë e shikuesve”, kanë thënë organizatorët.

Formula 1 planifikon të fillojë edicionin në fillim të korrikut në Austri, pa shikues. Gara e dytë synohet të jetë ajo në Silverstone, me kushte të njëjta.

Ende nuk është publikuar kalendari i ri, pas anulimit dhe shtyrjes së shumë garave. Madje gara në Hungari mund të shtyhet për më vonë në gusht, marrë për bazë që më shumë se 1000 persona do të jenë prezent pa pasur asnjë shikues në tribuna.

Zyrtare: Mësohet data kur fillon Kampionati Botëror në Formula 1

Periskopi.com Sporti

Sezoni 2020 i Botërorit të Formula 1 do të nisë më 5 korrik, me garën e Austrisë.Lajmin e konrmoi Chase Carey, presidenti i Formula 1, që shtoi se ai synon të zhvillojë një sezon me 15 deri në 18 gara.

Kjo deklaratë e Carey vjen pak orë pas vendimit të anulimit të garës së Francës për shkak të koronavirus, në pistën e Le Castellet (ishte planikuar më 28 qershor).

“Objektivi ynë është të nisim sezonin në Evropë, më 5 korrik. Garat e para do t’i zhvillojmë me dyer të mbyllura”, tha Carey.Më pas, pritet që Botërori të vazhdojë në shtator:

“Në shtator, tetor e nëntor do të garojmë në Evropë, Azi dhe Amerikë, duke e mbyllur botërorin në Bahrein dhe Abu Dhabi.

“Shpresojmë të zhvillojmë 15-18 gara. Së shpejti do të publikojmë edhe kalendarin”.