Kryeziu: VV’ja ta formojë qeverinë, oferta e LDK’së është korrekte

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Instituti Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu pas ofertës së fundit që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe LVV-ja duhet që sa më shpejt të hapin rrugën për formimin e Qeverisë.

Ai e ka cilësuar si të vonshme ofertën e LDK-së, kurse e cilësoi si mjaft korrekt balancimin e pushtetit.

“Glauku dhe VV-ja e kanë radhën ta bëjnë këtë kapërcim, dhe sa me shpejtë t`i hapin rrugë formimit të qeverisë. Zgjedhja, dorëheqja, rizgjedhja deri në zgjedhjen e presidentit, e më pas edhe një herë dorëheqja e rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nuk do të ishte humbje për Glaukun e as për pasuesin e tij. Por, do ishte dëmtim i vlerave, parimeve dhe besimit për institucionin e Kuvendit edhe Koalicionin qeverisë. Përndryshe edhe pse ofertë e vonshme nga LDK-ja, balancimi i pushtetit duket të jetë mjaft korrekt”, tha Kryeziu.

Kryeziu shkruan se imazhin të cilin e dëmtuan gjatë negociatave do të mund ta përmirësojnë me përkushtim dhe qeverisje të mirë gjatë ditëve në vazhdim.

“Mundësitë për renovimin e imazhit të dëmtuar gjatë këtyre negociatave mund të bëhen me përkushtim dhe qeverisje të mirë në ditët në vazhdim”, shkruan Kryeziu.

Glauku dhe VV-ja e kanë radhën ta bëjnë këtë kapërcim, dhe sa me shpejtë t`i hapin rrugë formimit të…

Gepostet von Ismet Kryeziu am Mittwoch, 15. Januar 2020

Këto janë afatet kushtetuese për formimin e qeverisë

Periskopi.com Lajme

Konstituimi i djeshëm i Kuvendit të Kosovës i ka hapur rrugë formimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Por mosmarrëveshja politike për ekzekutivin pritët të zvarrit votimin në Kuvend të një prej institucioneve kryesore në vend. Për këtë dy nene të Kushtetutës së Kosovës dhe një vendim i saj japin hapësirë për interpretime të ndryshme.

Në lidhje me afatet kohore për mandatarin për kryeministër, flet njohësi i rrethanave politike dhe Kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Sipas Baraliut, neni 95 i Kushtetutës e parasheh që qysh prej momentin kur Albin Kurti mandatohet nga presidenti për kryeministër, rrjedh afati i parë 15 ditësh për formimin e qeverisë. Nëse nuk ka vota për këtë, pason afati tjetër 10 ditësh, e nëse as pas kësaj nuk arrihet, presidenti shpall zgjedhjet e reja brenda 40 ditësh.

Por neni tjetër, ai 85, për Baraliun parasheh që mandatari për kryeministër, prej ditës kur mandatohet ka afat rreth 60 ditë për të formuar qeverinë dhe pas saj, sërish shpallje për zgjedhje të reja.

Krahas këtyre neneve që nuk i lejohet partisë së dytë të ofrojë mandatar, është një vendim i vitin 2014 i Gjykatës Kushtetuese, ku i lejohet partisë së dytë dhe tretë të ofrojnë kandidatin e tyre për kryeministër pas dështimit të partisë së parë.

“Fillon prej momentin të përfundimit të konsultimeve siç e ka nisur presidenti sot me të drejt që po kryen obligimet e tij kushtetuese. Pas konsultimeve me partinë fituese dhe kandidatin e saj për kryeministër, atëherë ai e bënë aktin e mandatimit. Prej atij momenti kur bëhet mandatimi i Albin Kurtit për kryeministër fillon dhe rrjedh afati prej 15 ditësh. Afati i parë, në qoftë se brenda këtyre ditëve nuk votohet nga Kuvendi i Kosovës, kabineti i propozuar i qeverisë. Atëherë Kushtetua në nenin 95 të saj ka lejuar edhe një afat shtesë prej 10 ditësh i cili lejohet të njëjtit kandidat ose ndonjë tjetër të mandatohet nga presidenti dhe të zgjidhet Qeveria. Në qoftë se brenda këtij afati nuk zgjidhet qeveria, po ky nen thotë se presidenti i shpall zgjedhjet, ato duhet të bahen brenda 40 ditësh…është një vendim i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014, i cili lejon mundësinë nëse nuk mundet partia e parë, të dytës dhe të tr etës t’i lejohet të mandatojë dikë nga ana e presidentit”, u shpreh Baraliu.

Në lidhje me ftesën e sotme të presidentit Thaçi për kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, Baraliu duke kërkuar përgjigjen karshi kësaj ftesë konsultative, thotë se nuk ka detyrë më me prioritet të partisë fituese se sa t’i përgjigjet kërkesave dhe obligimeve Kushtetuese.

“Nuk ka detyrë ma prioritet të partisë fituese se sa t’i përgjigjet kërkesave dhe obligimeve Kushtetuese. Obligim kushtetues për presidentin është që të konsultoj partinë fituese për të mandatuar dhe obligim kushtetues për partinë fituese dhe eksponentin, Albin Kurti që të shkojë dhe të bisedojë për këtë çështje”, thotë ai.

Njohësi i Kushtetutës, thotë se në Kosovë po rrezikohet një vakum institucional dhe ‘qorr sokak’.

“Ajo që është brengose dhe në frymën jo të duhur për të rrumbullakuar formimin e institucioneve në përgjegjësi edhe të ekzekutivit është mos marrëveshja që nuk u arrit, pra edhe mbetja në gjysmë të rrugës të dy subjekteve politike edhe pas një afati të gjatë të negociatave të tyre. Tani është një vakum institucional për të mos thënë një qorr sokak për arsye se e kemi konstituar Kuvendin, ndërkohë nuk ka gatishmëri që të bëhet edhe qeveria”, thotë ai.

Baraliu u shpreh se Qeveria e pakicës është e dëmshme për Kosovën. Për këtë bëri thirrje që të formohet qeveria nga dy partitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ja si u formua Kryqi i Kuq Ndërkombëtar

Periskopi.com Lajme

Gjashtëmbëdhjetë shtete dhe mbretëri evropiane më 29 tetor 1863 formuan Kryqin e Kuq Ndërkombëtar.

Deri në mes të shekullit të 19-të, nuk kishte asnjë sistem të organizuar për kujdesin e viktimave të luftës ose të plagosurve në fushëbetejë.

Në qershor 1859, biznesmeni zviceran Henry Dunant udhëtoi për në Itali, në atë kohë e pushtuar nga Franca. Kur mbërriti në qytetin Solferino, ai pa nga afër pasojat e një beteje franko-austriake, ku në një ditë të vetme, rreth 40 mijë ushtarë nga të dy anët u vranë ose u plagosën dhe trupat ishin lënë në fushë pa asnjë kujdes apo ndihmë.

Dunant braktisi plotësisht qëllimin origjinal të udhëtimit të tij dhe për disa ditë iu përkushtua organizimit të trajtimit dhe kujdesit për të plagosurit.

Kur u kthye në shtëpinë e tij në Gjenevë, ai vendosi të shkruajë librin “Kujtesë e Solferinos” dhe u dërgoi kopje të librit figurave kryesore politike dhe ushtarake në të gjithë Evropën.

Kështu u përhap ideja e krijimit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, që u themelua në këtë ditë 156 vjet më parë.

Prej ndarjes së posteve deri tek formimi i qeverisë, çka do të ndodh

Periskopi.com Lajme

Ndarja e posteve qeveritare mes LVV-së e LDK-së pritet të shkaktojë vonesa në formimin e qeverisë së re. Analistët vlerësojnë se zvarritja e formimit të institucioneve të reja mund të shmanget me ndarjen e barabartë të përgjegjësive mes LVV-së dhe LDK-së.

Formimi i qeverisë së re pritet të marrë më shumë kohë sesa që ishte paraparë. Lidhja Demokratike e Kosovës i ngriu negociatat për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje deri në daljen e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së.

Por numërimi i votave nuk pritet të përfundojë së paku edhe 10 ditë. Kësisoj, përveç vonesës së rezultateve, formimin e qeverisë mund ta vonojë edhe ndarja e posteve qeveritare brenda koalicionit të mundshëm LVV – LDK.

Ndarja e dikastereve është bërë “mollë sherri” mes të dyja këtyre partive, të cilat dolën fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit me rezultat tepër të ngushtë, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Sipas njohësve të çështjeve politike, ndonëse nuk dihet sa mund të zgjasë formimi i qeverisë, ekzistojnë zëra nga këto parti që nuk duan të arrijnë marrëveshje bashkëpunimi ose së paku ta zvarrisin atë.

Kësisoj, ata theksojnë se për një koalicion sa më të shpejtë LVV-ja e LDK-ja duhet t’i ndajnë në mënyrë të barabartë përgjegjësitë e tyre në qeverinë e re.

Ambasadori gjerman: Mezi presim formimin e shpejtë të një qeverie të re

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se pas përfundimit të procesit të numërimit të votave pret sa më shpejtë formimin e qeverisë së re.

Diplomati gjerman theksoi se përgjegjësia i takon politikës në të mirë të ardhmes së vendit.

“Ne mezi presim formimin e shpejtë të një qeverie të re dhe bashkëpunim të ngushtë për të vazhduar më tej. Qytetarët kanë dhënë mandatin, tani përgjegjësia i varet politikës në të mirë të së ardhmes së vendit. Mezi pres të rikthehemi në punë “- tha Heldt.

​141 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit

Periskopi.com Lajme

Sot mbushen 141 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar.

Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllave dhe ai grek, pasi që Perandoria turke pas Tanzimatit (1848) dhe luftërave ruso-turke më 1875/76, me shpejtësi po goditej dhe tronditej nga e ashtuquajtura “Kriza Lindore”, shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë në fjalë, me kohë kishin nuhat rrezikun e copëtimit të trojeve të tyre, andaj, ata me shpejtësi themeluan “Komitetin e Shpëtimit” të trojeve etnike.

Komitetin e Stambollit e përbënin një plejadë intelektualësh më të shquar të kombit në kohën aktuale të krizës lindore. Pashko Vasa, Jani vreto, Ymer Prizreni, Zia Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mon Tahiri etj. Këtyre intelektualëve do t`u bashkohet ideologu dhe patrioti i shquar i familjes së njohur Frashëri, Abdyl bej Frashëri.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati karakter gjithëkombëtar, kurse Prizreni nuk u zgjodh rastësisht kryeqytet dhe seli, në të cilin u mbajt Kuvendi mbarëkombëtar shqiptar më 10 qershor 1878.

 

Vuçiq: Tre muaj pas nënshkrimit e kam kuptuar se Asociacioni nuk do të formohet

Periskopi.com Lajme

Presidenti Aleksandar Vuçiq thotë se tema e parë e bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin do të jetë Kosova.

Vizita e presidentit rus në Serbi është planifikuar për në 17 janar.

“Tema e parë është Kosova dhe marrëdhëniet tona dypalëshe, marrëdhëniet në rajon dhe në botë”, ka thënë Vuqiq për një emsion në Serbi, shkruan B92.

Vuçiq tutje ka folur edhe për dialogun në Bruksel.

Ai ka thënë se tre muaj pas nënshkrimit e ka kuptuar se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet.

“Tre muaj pas nënshkrimit, e kam kuptuar se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet. Kjo ishte një gënjeshtër ndaj Serbisë, në mënyrë që Kosova të marr përkrahje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka deklaruar Vuçiq./Indeksonline/

 

 

A do të bëhet ushtria më 28 Nëntor?

Periskopi.com Lajme

Projektligjet e ushtrisë që mundësojnë transformimin e misionit të Forcës dhe të Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin ushtarak kanë kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës, por pavarësisht zërave që ky proces do të finalizohet më 28 nëntor anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së kanë konfirmuar për “Zërin” se në këtë datë nuk do të ketë formim të ushtrisë.

Pavarësisht se tri projektligjet për transformimin e Forcës dhe të Sigurisë së Kosovës në ushtri janë votuar para një muaji në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës ende nuk dihet saktësisht se kur këto projektligje do të risillen në Kuvend për leximin e dytë.

Drejtues të Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës dhe të Sigurisë së Kosovë për kanë konfirmuar për Zërin që 28 nëntori nuk do të jetë data e formimit të ushtrisë, siç është deklaruar nga zyrtarë shtetërorë nga Serbia, të cilët formimin e ushtrisë e kanë lidhur me Festën e Flamurit.