Hadergjonaj: Urime Kosovë, oj tokë e bekuar

Periskopi.com Sporti

Florent Hadergjonaj e ka uruar Kosovën për Përvjetorin e Pavarësisë, të cilën para dy vjetëve zgjodhi ta përfaqësojë në arenën ndërkombëtare.

Sot, Kosova i mbushi 13 vjet, pas shpalljes së Pavarësisë nga Serbia më 17 Shkurt 2008.

Lexo Edhe:

Liga e Kampionëve: Juventusi i shkon Porotës, formacionet e mundshme

Mbrojtësi i ekipit kombëtar të Kosovës dhe klubit turk Kasimpasa Hadergjonaj e ka uruar atdheun e vet duke e quajtur tokë të bekuar.

“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë. 13 vjet. Kosovë, tokë e bekuar”, shkruhen në fotografinë e Hadergjonajt në fanellën e Kombëtares së Kosovës, të cilën 26-vjeçari e postoi në Instagram.

I lindur në Langnau të Zvicrës nga prindër me prejardhje nga Kosova, Hadergjonaj e kishte përfaqësuar shtetin helvetik në arenën ndërkombëtare para se të vendoste t’i përkushtohej atdheut të vet, Kosovës.

Ai debutoi për Kosovën në qershor të vitit 2019, në një ndeshje kualifikuese për Euro 2020 kundër Bullgarisë.

Që prej atëherë, Hadergjonaj i ka bërë 16 paraqitje për Kosovën, duke kontribuar me një gol.

Superliga e Turqisë e ‘sunduar’ nga kosovarët, Hadërgjonaj luajti plot 90 minuta për Kasimpasën

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj është paraqitur 90 minuta në fitoren e Kasimpasës, përcjell Periskopi.

Pas 3 humbjeve radhazi, Kasimpasa ka gjetur fitoren e parë, duke triumfuar në shtëpinë e vetë ndaj Sivassporit 2-0.

Kjo ishte paraqitja e 17’të radhazi për Hadërgjonajn me ekipin turk.

Vlenë të theksohet se numri i kosovarëve që po iu bashkohen ekipeve turke është në rritje. Arb Manaj, Jetmir Topalli dhe së fundi Elbasan Reshani janë vetëm disa nga emrat e futbollistëve tanë në Turqi. /Periskopi

 

Florent Hadërgjonaj shënon autogol qesharak dhe ia fiton ndeshjen kundërshtarit

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka shënuar autogol të enjten në mbrëmje.

Ankaragucu fitoi në fund falë autogolit të mbrojtësit kosovar kundër Kasimpasas me rezultatin minimal 1:0, në kuadër të xhiros së 20-t në Superligën e Turqisë.

Goli i vetëm në këtë duel u realizua në minutën e 16-të, ndërsa mbrojtësi shqiptar e nisi ndeshjen si qendërmbrojtës.

Te skuadra e Ankaragucut, Endri Çekiçi luajti për 79 minuta dhe u zëvendësua nga Idriz Voca, reprezentuesi tjetër i Kosovës.

Hadërgjonaj luajti për 90 minuta me skuadrën vizitore, derisa Loret Sadiku u zëvendësua 10 minuta para fundit.

Ankaragucu është në vendin e 19, e në po aq ndeshje ka 18 pikë.

Hadërgjonaj ndëshkohet me të kuq direkt pas kontaktit minmal me yllin e Besiktasit

Periskopi.com Sporti

Florent Hadërgjonaj është ndëshkuar me karton të kuq në takimin e javës së 11-të në Superligën Turke..

Mbrojtësi i djathtë kosovar është ndëshkuar me të kuq në minutën e 55-të te ndeshjes, ku pamje tregojnë qartë se ai është dënuar pa të drejtë.

Hadërgjonaj bëri një ndërhyrje të lehtë taktike, teksa gjyqtari i takimit e ndëshkoi direkt me karton të kuq.

Besiktas triumfoi 3-0, me golat që u shënuan nga Bernard Mensah 45′, Atiba Hutchinson 69′ dhe Vincent Aboubakar 75′.

 

Siç nuk e kemi parë asnjëherë: Hadërgjonaj ia hedh vallës popullore për 28 nëntor

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Kombëtares se Kosovës, Florent Hadërgjonaj ja ka kris vallës në emisionin “Shiko kush luan” te Luana Vjollcës

Hadërgjonaj ka marrë pjesë në këtë emision derisa vazhdon që të jetë i angazhuar në klubin e tij në Turqi, Kasimpasa.

Hadërgjonaj, i cili në Kosovë e ka prejardhjen nga Deçani, ka zgjedhur Kosovën për ta përfaqësuar si Kombëtare derisa në këtë emision ai ka marrë pjesë bashkë me futbollistin tjetër Andi Lila.

Përpos Kasimpasas, Hadërgjonaj ka luajtur edhe për Young Boys në Zvicër dhe Huddersfield në Angli.

Hadërgjonaj pas ndeshjes së mbrëmshme: Ky vit ka qenë i tmerrshëm për Kosovën…

Periskopi.com Sporti

Florent Hadergjonaj e ka pranuar se Kombëtarja e Kosovës e përjetoi një vit të tmerrshëm pas dështimeve të njëpasnjëshme në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020 dhe në Ligën e Kombeve, por shpreson se triumfi ndaj Moldavisë do të shërbejë për t’ia ngritur moralin skuadrës për kualifikimet e Botërorit 2022.

Kosova e lëshoi një mundësi të artë për ta siguruar pjesëmarrjen në një turne të madh për herë të parë në historinë e vet, pasi u mund nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinale të play-off të Euro 2020, si dhe rrezikoi rënien në Ligën D të Ligës së Kombeve në një vit turbulent, raporton Gazeta Express.

Të ndikuar nga pandemia dhe lëndimet, por mbi të gjitha organizimi i dobët nga Federata e Futbollit e Kosovës, verdhekaltrit e mbyllën vitin me një fitore e cila u arrit vetëm pasi e hoqën të zitë e ullirit në një paraqitje tjetër të dobët në fushë kundër Moldavisë të martën në Prishtinë.

Kosova ishte në një seri prej 10 ndeshjeve pa fitore – tetë humbje e dy barazime – deri para këtij takimi.

Por humbja kundër kombëtares fqinj për Euro 2020 pas një paraqitjeje të dobët dhe me ekip të çorientuar i vuri kapakun një viti të tmerrshëm për Kosovë. Maqedonia e fitoi edhe finalen kundër Gjeorgjisë dhe e siguroi pjesëmarrjen në Evropian për herë parë.

Hadergjonaj, mbrojtësi i djathtë i Kasimpas në Turqi, golin e vetëm deri tani në 15 paraqitje për Kosovën e shënoi pikërisht kur ka mundur t’i kryente punë asaj më së shumti, kundër Maqedonisë, por doli të ishte i pamjaftueshëm sepse dardanët humbën 2:1.

26-vjeari, i cili debutoi për Kosovën në qershor të vitit 2019, e ka pranuar se viti 2020 ishte për t’u harruar për verdhekaltrit.

“Ishte një vit i tmerrshëm që duam ta harrojmë sa më shpejtë. Mirë që fituam, pasi na shërben për ta ngritur moralin dhe entuziasmin. Tani shpresojmë të vazhdojmë me fitore. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe që na keni dhënë. #FH2 #JemiKosova #JemiDardanët🇽🇰”, shkroi Hadergjonaj në Facebook.

Kosova pritet të bjerë në vazon e katërt, të parafundit, në shortin për kualifikime për Kupën e Botës 2022, i cili do të mbahet më 7 dhjetor.

Kjo nënkupton se dardanët do të përballen me kombëtare shumë të forta për ta siguruar pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit.

Faza kualifikuese nis në mars 2021 dhe Hadergjonaj shpreson se fitorja ndaj Moldavisë do të shërbejë për t’ua ngritur moralin atyre për këtë ndeshje.

Vjen reagimi Hadergjonajt pas zgjedhjes së golit të tij si më i miri i raundit në Ligën e Kombeve

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj është shprehur i kënaqur pasi fitoi çmimin e golit më të mirë të raundit në Ligën e Kombeve.

Kosova u mposht nga Maqedonia e Veriut me rezultat 2-1 në ndeshjen gjysmëfinale të ‘Play-Offit’ në Ligën e Komeve dhe goli i vetëm për Dardanët u shënua nga Hadergjonaj.

Ky gol i tij u vlerësua nga UEFA, e cila me votat nga e gjithë bota vendosi ta zgjedh si ‘Golin më të mirë të raundit’ në Ligën e Kombeve.

Hadergjonaj në këtë garë mposhti edhe rivalin e tij të ekipit të Serbisë, Sergej Milinkovic-Savic me golin e shënuar nga Norvegjisë, Gylfi Sigurdsson me golin e tij ndaj Rumanisë dhe Mathias Normann me golin ndaj Serbisë.

Ky çmim i fituar ka bërë që Hadergjonaj të reagojë në rrjetet sociale, duke treguar se ndihet i lumtur për këtë.

“Ndjenjë e pa përshkruar kur shënon gol për vendin tënd, por edhe i lumtur që fitova garën për golin më të mirë të Play-Off në Ligën e Kombeve”, ka shkruar Hadergjonaj në postimin e tij në Instagram.

Goli i Hadërgjonajt shpallet më i miri i fazës së play-offit nga UEFA

Periskopi.com Sporti

Goli i barazimit ndaj Maqedonisë së Veriut që e realizoi Florent Hadërgjonaj është shpallur si më i miri i kësaj faze nga UEFA.

Ai nga një largësi e konsiderueshme e dërgoi topin në rrjetë, për t’i ngritur në këmbë miliona shqiptarë.

Hadërgjonaj pati paraqitje solide në tri ndeshjet e Kosovës në këtë muaj.

Hadërgjonaj flet për incidentin me gjyqtarin e ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i djathtë, Hadërgjonaj për mikrofonin e Digitalb SuperSport Kosova ka deklaruar se kanë luftuar për njëri-tjetrin dhe se ishin emocionet të cilat e kapluan në rastin me gjyqtarin e ndeshjes.

“Normal, e kemi pas një fazë të vështirë, i kemi pas disa mungesa. Sonte kemi dashur ta tregojmë se jemi ekip, të luftojmë për këtë shtet, shpresojmë se kemi treguar një anë pozitive dhe kemi luftuar në fushë për njëri-tjetrin dhe kemi marrë këtë pikë për Kosovë. Kjo u kanë një kapitull i ri pas Maqedonisë, sot ka qenë hapi i parë, me i treguar popullit se nuk jemi këtu me fat, e kemi treguar vetën shumë në një anën pozitive. Në muajin tjetër i kemi dy luaj dhe duhet të shkojmë hap pas hapi. Këto janë emocionet e lojës, normal na kemi thanë se duhet me luftuar, referi nuk ishte në anën tonë, emocionet ishin pas ndeshjes, shkuam si ekip krejt bashkë te referi u munduam të bëjmë diçka”, deklaroi ai.

Kosova luajti baras me Greqinë në udhëtim pa gola.

Hadërgjonaj me lot në sy, flet pas ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj pas ndeshjes për SuperSport Digitalb ka deklaruar se më mirë për të do të ishte mos të shënonte gol dhe të fitonte Kosova.

“Shumë vështirë me gjet fjalë, pas kësaj ndeshje, për mua më mirë do të ishte mos të shënoja, dhe të fitonte ekipi. Ne ishim të përgatitur për të shkuar në finale, çfarë shanse kishim në minutat e fundit të ndeshjes. Duhet të presim pak dhe të flasim për gabimet. Ka qenë ëndërr e madhe të shkonim në Evropian por fatkeqësisht na iku kjo shans”.

Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur me rezultat të ngushtë, 2:1.

Autogoli i Benjamin Kolollit (’16) dhe Velkovski (’33) ishin realizatorët për Maqedoninë e Veriut sonte.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për Kosovën e shënoi Florent Hadërgjonaj në minutën e 29-të.

Vlen të përmendet se Kosova i humbi edhe dy raste të mira për gol në minutat shtesë të kohës së rregulltë.

Ndryshe, në finalen e Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut do të përballet me Gjeorgjinë në Tbilisi më 12 nëntor.

Zyrtare: Hadërgjonaj transferohet te klubi turk

Periskopi.com Sporti

Florent Hadërgjonaj është lojtar i Kasimpasa.

Është skuadra nga Superliga e Turqisë që ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Florent Hadërgjonaj në Kasimpasa”, thuhet në njoftim.

Hadërgjonaj ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Kasimpasa.

Kujtojmë se Hadërgjonaj ka qenë pjesë e Kasimpasa edhe në pjesën pranveror në sezonin e kaluar, i huazuar nga Huddersfield.

Florent Hadergjonaj largohet nga Hudderfield Town

Periskopi.com Sporti

Raportohet se Florent Hadergjonaj është larguar nga klubi anglez, Hudderfield Town.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku, i cili sipas informacioneve që ka siguruar, thotë se Hadergjonaj nuk do të kthehet për të luajtur në Angli, por do të pret ofertën e re.

Tutje thuhet se për mbrojtësin kosovar, interesim kanë disa klube nga Turqia e në veçanti ai i Fenerbahces.

Më poshtë postimi i plotë i Sadikut.

 

 

” Ekskluzive

Florent Hadergjonaj largohet nga Hudderfield TownMbrojtesi kosovar nuk do te rikthehet per te vazhduar karrieren ne Angli te Hudderfieldi, ndonese ka edhe nje vit kontrate. Disa skuadra evropiane jane te interesuara per sherbimet e Hadergjonajt dhe gjate ketij afati kalimtar ai do te gjej klub te ri. Oferta konkrete ka nga disa klube ne Turqi ndersa interesim per 26-vjeçarin vazhdon te shfaq Fenerbahçe”.

Fenerbahçe interesohet për mbrojtësin e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadërgjonaj mund të mbetet në Turqi, por te një skuadër dukshëm më e madhe.

Hadërgjonaj aktualisht është i huazuar te Kasimpasha nga skuadra angleze Huddersfield Town. Huazimi ishte bërë në janar pasi 25-vjeçari i lindur në Zvicër nuk po gjente hapësirë në klubin anglez. Sipas “takvim.com’, për Hadërgjonajn po interesohet gjiganti turk, Fenerbahçe. Hadërgjonaj ka kontratë me Huddersfieldin deri në vitin 2021.

Fenerbahçe po kërkon mbrojtës të djathtë, pasi kiliani Mauricio Isla pritet të largohet. Te kjo skuadër luan Vedat Muriqi.

Hadërgjonaj hero i ekipit të tij: Asiston në sekondat e fundit dhe i jep fitoren (Video)

Periskopi.com Sporti

Huddersfield Town ka korrur një fitore të jashtëzakonshme kundër Charltonit si mysafir në EFL Championship. 

Florent Hadërgjonaj u inkuadrua nga minuta e parë e ndeshjes, por në pozitën e krahut të majtë, aty ku fillimisht e kishte vendosur Bernard Challandes.

Te Huddersfield Town, Hadërgjonaj po luan edhe në pozitën e mesfushorit të krahut, një tjetër zbulim nga trajneri i Kombëtares së Kosovës.

Por, këtë natë Hadërgjonaj ishte absolutisht magjik. Huddersfield që ka pasur një start shumë të dobët të sezonit për herë të parë arrin të largohet nga pozitat që dërgojnë një ligë më poshtë, pas një asistimi shumë të bukur në sekondat e fundit të ndeshjes nga kosovari për Matty Dalyn që s’e kishte të zorshme ta gjente rrjetin.

Me këto tri pikë, Huddersfieldi arrin në kuotën e 21 pikëve në vendin e 19 në tabelë.

Kujtojmë që sonte luajti edhe ekipi i Aro Muriqit, Nottingham Forest, por portieri i Kosovës sërish mungoi. Forest arriti vetëm barazim me Middlesbrough-në.

Hadërgjonaj: Faleminderit populli ynë – kemi humbur betejën, por jo luftën

Periskopi.com Sporti

Florent Hadërgjonaj ka dërguar një mesazh falënderues për popullin e Kosovës.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është përkujdesur që të falënderoj gjithë tifozët e Kosovës.

Ai ka shkruar se është krenar për vendin nga vjen, duke thënë se kanë humbur betejën, por jo edhe luftën.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell mesazhin e plotë të Hadërgjonaj, të cilin ai e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook. 

Hadërgjonaj aspak i impresionuar nga ajo që pa, ka edhe një kritikë për bashkëlojtarët

Periskopi.com Sporti

Florent Hadërgjonaj ishte në mesin e startuesve në humbjen 4-0 të Kosovës kundër Anglisë.

Pas disfatës, ai është shprehur i zhgënjyer me pasimet në 20 metrat e fundit, derisa ka thënë:

“Humbja e parë në ‘Fadil Vokrri’, por besoj që nuk e merituam këtë rezultat, kjo po na dëshpëron pak,” u shpreh Hadërgjonaj, shkruan Periskopi.

“Në fund kualiteti i anglezëve ke më i madh se i joni, ata nuk falin. Duhet të përmirësohemi, është mësim për neve.

“E ndiva veten mirë në atë pozitë, trajneri më dha besimin u mundova sot të jap maksimumin.

“I patëm do raste të mira, por besoj që 20 metrat e fundit pasi i fundit është dasht me qenë më të koncentruar.” /Periskopi.com/

Postimi i Florent Hadërgjonaj në Facebook i mbushë me shpresë fansat: Do ta bëjmë të pamundurën

Periskopi.com Sporti

Ishte vërtet zhgënjyese humbja 2-1 e Kombëtares së Kosovës mbrëmë kundër Republikës së Çekisë në “Doosan Arena”.

“Dardanët” e humbën mundësinë që të luajnë në Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm nga ky opsion, por jo gjithçka është humbur pasi kualifikimi mund të arrihet përmes Ligës së Kombeve, raporton Periskopi.

E këtë e di shumë mirë edhe Florent Hadërgjonaj, i cili në Facebook ka bërë një postim që i mbushë me shpresë fansat:

“Dhamë maksimumin nga vetja jonë, por nuk arritëm atë që deshëm. Gjithsesi e kemi një tjetër mundësi dhe do ta bëjmë të pamundurën për të shkuar në Euro 2020. Faleminderit tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme që na dhanë,” shkroi ai. /Periskopi.com/

Hadërgjonaj: Nuk është aspak situatë e lehtë për mua

Periskopi.com Sporti

Florent Hadërgjonaj e pranon se është i dëshpëruar dhe i zhgënjyer që nuk po luan për Huddersfieldin. Mbrojtësi kosovar e pranon se nuk po e pëlqen këtë situatë, por shton se do ta presë rastin kur t’i vijë.

Hadërgjonaj është i gatshëm për të luftuar dhe gati për ta bindur trajnerin Danny Coëley për të luajtur nga minuta e parë tek Huddersfield Town.

Përfaqësuesi kosovar e ka humbur vendin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes, të cilin tash po e mbulon Danny Simpson.

Gjatë verës pritej që futbollisti kosovar të largohej nga ekipi aktual, i cili ra në Championship nga Premierliga.

Megjithatë, Florenti qëndroi aty, por gjërat nuk i shkuan aspak mirë në sezonin e ri.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet gjatë janarit.

Ndërkohë, mbrojtësi i djathtë e ka ndërmend të “luftojë” për ta siguruar një vend titullari në “John Smith’s Stadium”.

Që kur Hadërgjonaj u largua nga 11-shja e parë pas humbjes 2:4 nga ëest Brom, Huddersfieldi i ka kaluar pesë ndeshje radhazi pa u mposhtur.

“Trajneri ka folur me mua, nuk është një situatë e lehtë për mua”, theksoi fillimisht futbollisti kosovar.

“Ekipi po luan mirë dhe unë jam duke e pritur rastin tim. Natyrisht, nuk jam i lumtur. Unë dua të luaj, kjo është normale për një futbollist profesionist, unë dua të luaj në çdo ndeshje. Mirëpo, për momentin kjo është situata dhe do ta shohim më vonë”, ka thënë tutje Hadërgjonaj.

“Unë dua të kthehem sa më shpejtë të jetë e mundur në 11-shen e parë, ky është objektivi im. Unë ushtroj fort dhe dua t’ia demonstroj trajnerit se jam i gatshëm. Kur të më jepet rasti për të luajtur, dua ta ndihmoj ekipin sa të mundem”, përfundoi futbollisti kosovar. /Periskopi.com/

Pas paraqitjes fantastike kundër Malit të Zi, Fenerbahce po e kërkon këtë lojtar të Kosovës

Periskopi.com Sporti

Florent Hadërgjonaj ishte vërtet impresiv në fitoren e Kosovës 2-0 kundër Malit të Zi, të hënën mbrëma.

I aktivizuar në një pozitë jo të natyrshme për të – si mesfushor krahu – mbrojtësi shkëlqeu, raporton Periskopi.

E kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga Fenerbahce dhe sipas raporteve të fundit, gjiganti turk po kërkon ta ribashkojë atë me Vedat Muriqin në skuadër.

Sipas “Hurriyet”, ekipi teknik i Fenerit e shikoi ndeshjen e Kosovës kundër malazezëve dhe u impresionua nga 25-vjeçari.

Hadërgjonaj ka bërë 8 paraqitje për Huddersfieldin në Championship këtë sezon, por ka qëndruar në bankën rezervë në tri përballjet e fundit. /Periskopi.com/

Hadërgjonajt me mesazh për “Dardanët” pak orë para ndeshjes me Malin e Zi

Periskopi.com Sporti

Florent Hadërgjonaj i do të gjithë “Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta mbështetur sonte Kosovën.

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook, ka kërkuar mbështetje të panumërt sonte në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” janë gjithmonë lojtari i 12-të i Kosovës dhe me përkrahjen e tyre, djelmoshat tonë gjithmonë japin më të mirën në fushë.

“Sonte, më shumë se kurrë na duhet përkrahja. Forca Kosova”, ka shkruar Hadërgjonaj në Facebook.

Kosova dhe Mali i Zi do të përballen sonte në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.