Flamurtari përshëndetet me Superligën, mposhtet nga Gjilani

Periskopi.com Sporti

Flamurtari është përshëndetur me Superligën paso është mposhtur nga Gjilani me rezultat 0-1.

Kështu Trepça ’89 dhe Drenica kanë siguruar mbijetesën vetëm në minutat e fundit të ndeshjeve.

 

 

Mitrovicasit mposhtën Prishtinën me rezultat 2-1 derisa Drenica mposhti Dukagjinin me rezultat 1-0.

Trepça ’89 përfundon në vendin e shtatë me 44 pikë, aq sa ka edhe Drenica në vendin e tetë. Flamurtari me 43 pikë, Ferizaj me 30 pikë, Vushtrrua me 21 pikë dhe Dukagjini me 19 pikë do të bien nga liga

Vushtrria-Flamurtari: S’ka fitues

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së 28-të në IPKO Superligën e Kosovës, transmeton Insporti.

Vushtrria ka ndalur Flamurtarin në stadiumin “Fikret Aliu”, ku rezultati pas 90 minutave lojë ishte i barabartë 2-2.

Flamurtari kaloi në epërsi në minutën e 6-të të takimit pas një supergoli nga Stullqaku, i cili me një goditje të fortë mposhti portierin Prince të Vushtrrisë.

Epërsia e mysafirëve zgjati vetëm 5 minuta pasi Drilon Fazliu shënoi për vendasit pas një gabimi në mbrojtje nga Falmurtari.

Stullqaku shënoi përsëri në minutën e 36-të , këtë radhë nga afërsia pas një aksioni mjaft të bukur të Flamurtarit.

Por përsëri erdhi kundërpërgjigjia nga vendasit të cilët shënuan golin e dytë përmes Sie pas një reagimi të dobët nga portieri Nika.

Teksa pjesa e parë solli katër gola, në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë, me Flamurtarin i cili tentoi më shumë por pa arritur të krijonte raste konkrete shënimi.

Me këtë barazim ekipi nga kryeqyteti arrinë në kuotën e 37 pikëve, 6 më shumë se Trepça 89 e cila ndodhet në pozitën e fundit që të dërgon në kategorinë e dytë.

Vushtrria-Flamurtari: Mbyllet pjesa e parë, ky është rezultati

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar pjesa e parë nga ndeshja mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit, në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës.

Plot katër gola u realizuan në këtë 45 minutësh, teksa skuadrat futen në pushimin mes dy pjesëve me rezultatin 2-2, shkruan Periskopi.

Fillimisht, Zeqiri kaloi Flamurtarin në epërsi në minutën e shtatë, por Fazliu barazoi rezultatin vetëm katër minuta më vonë me një kundërsulm të shpejtë.

Mirëpo, Squllaku riktheu në epërsi kryeqytetasit në minutën e 36-të, por Sie barazoi përsëri në minutën e 41-të pas një gabimi të portierit të Flamurtarit, Nika. /Periskopi.com/

Ekskluzive: Flamurtari fajësoi Komunën për moslicencim, FFK zbulon se u refuzua për një arsye krejt tjetër

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit të Kosovës ditën e sotme ka publikuar listën e klubeve që kanë plotësuar kriteret për pjesmarrje në garat evropiane.

Nga dhjetë klubet që kanë aplikuar, nëntë janë licencuar, me Flamurtarin si rastin e vetëm që mbeti jashtë, shkruan Periskopi.

E kryetari i këtij klubi, Imer Ademi reagoi shpejtë duke drejtuar gishtin e fajit nga Komuna e Prishtinës, e cila – sipas tij – nuk e ka kryer pagesën e tatimit në pronë për stadium që nga viti 2004, si dhe për faktin se klubit i është kërkuar ta ketë stadiumin e vetë.

“Arsyeja e moslicencimit është fusha, pasi secilit klub i është kërkuar ta ketë stadiumin e vet. Stadiumi i Flamurtarit nuk është në pronësi të klubit, por të Komunës së Prishtinës. Një problem tjetër është çështja e tatimit në pronë. Që nga viti 2004 nuk është paguar tatim dhe janë bërë 60 mijë euro borxhe. Neve nuk ka ofruar asnjë ndihmë Komuna edhe pse kemi kërkuar. Stadiumi është i tyre dhe duhet bërë zgjidhje. Më herët për një vit ka qenë tatimi 10 mijë euro, kurse tashmë është 1 mijë e 500 euro. Ne nuk kemi muundësi t’i kryejmë këto pagesa. Arsye tjera nuk ka sa i përket moslicencimit”, ka thënë Imeri për ‘Zëri’.

Image

Mirëpo, Periskopi ka kontaktuar zyrtarin e Federatës së Futbollit të Kosovës që merret me çështjen e licencave, Bajram Shala, i cili ka thënë për Redaksinë se arsyeja e moslicencimit nuk ka të bëjë asgjë me ato që ka thënë Imeri.

I pyetur nga Periskopi se cilat kritere nuk arriti t’i plotësojë Flamurtari për licencë, Shala ka thënë:

“Nuk kanë dorëzu dokumentacion për disa prej pikave të kriterit financiar.”

Redaksia pastaj e ka pyetur nëse një prej këtyre kritereve është stadiumi dhe mos pagesa e tatimit në pronë siç ka thënë kryetari i klubit nga Prishtina, duke marrë këtë përgjigje nga Shala:

“Jo, kjo nuk është një prej pikave të kriterit financiar. Atyre u mungoi raporti i auditimit dhe vërtetimi tatimor.”

Domethënë, arsyeja e moslicencimit nuk ka të bëjë asgjë me stadiumin – insiston Redaksia.

“Jo, jo, janë pikat e kriterit financiar,” përgjigjet Shala.

Përndryshe, Flamurtari këtë fushatë po lufton për mbijetesë, derisa renditet në pozitën e tetë me 28 pikë të grumbulluara, pas 22 xhirove. /Periskopi.com/

Në mënyrë mjaft interesante po i vazhdojnë ushtrimet nga shtëpia lojtarët e Flamurtarit

Periskopi.com Sporti

Futbollistët e skuadrës së Flamurtarit nga Prishtina janë duke i vazhduar përgatitjet individuale pas pezullimit të Superligës së Kosovës shkaku i përhapjes së koronavirusit në Kosovë, pandemi që tashmë ka prekur 20 persona.

Shtabi teknik i “kuqezinjve” për të mbajtur futbollistët në formë gjatë kësaj periudhe, u ka propozuar atyre që të instalojnë aplikacionin “Adidas Running App” nëpër telefona. Kështu, përmes këtij aplikacioni online, trajnerët e Flamurtarit monitorojnë në kohë reale aktivitetet fizike të 25 futbollistëve. Kjo formë e veçantë e stërvitjeve te Flamurtari ka nisur të hënën dhe do të vazhdojë të paktën deri të enjten (sot), kurse për herë të parë po përdoret nga një ekip i futbollit në Kosovë.

Ideator i kësaj është trajneri kondicional i Flamurtarit, Sashe Veljanovski, i cili e ka hartuar planin e përgatitjeve. Veljanovski ka treguar për “Kohën Ditore” se kjo ishte mundësia e vetme që lojtarët ta mbajnë formën fizike, pasi stërvitjet në grupe nuk mund të bëhen për shkak të gjendjes së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Trajneri nga Maqedonia e Veriut ka pranuar se deri më tani është shumë i kënaqur me angazhimin dhe seriozitetin që kanë treguar lojtarët e Flamurtarit – që i përcjellë vazhdimisht në aplikacion – në këtë kohë të pazakontë.

“Është një aplikacion që mund të merret në telefon, dhe nëpërmjet tij ne i ndjekim lojtarët. Unë e bëj programin e veçantë dhe ua jap atyre udhëzimet se çfarë vrapime të bëjnë gjatë kësaj kohe të ‘çmendur’ të koronavirusit. Duhet të kesh llogari tënden në aplikacion dhe pastaj e bëjmë grupin me lojtarët e Flamurtarit. Kur ata fillojnë të vrapojnë, ata e lëshojnë aplikacionin dhe unë mund t’i shoh në kohë reale dhe i ndjek se ku dhe sa vrapojnë ata. Maksimumi i vrapimit është një orë”, shtoi Veljanovski. Sipas tij, ky model i përgatitjeve bëhet vetëm për ta mbajtur formën e lojtarëve dhe të gjithë futbollistët përgatitjet i kryejnë në mënyrë individuale. Veljanovski zbulon se ka mënyra të ndryshme të motivimit të lojtarëve.

Flamurtari dhuroi befasinë e kësaj xhiroje të Superligës së Kosovës duke mposhtur Ballkanin

Periskopi.com Sporti

Flamurtari ka mposhtur Ballkanin me rezultat 2-1, në një fushë ku nuk ishte e denjë për lojë.

Bashkim Shala ishte ai që shënoi golin e parë, kurse Veton Kabashi shënoi për golin e dytë në minutën e 48=të.

Ballkani ka arritu ta shënojë vetëm golin e nderit tek në minutën e 9-‘të.

Pas kësaj fitore, Flamurtari del nga zona e rrezikshme, duke u pozicionuar në pozitën e tetë me 28 pikë kurse Ballkani me 44 pikë mbetet lider i Superligës, /Periskopi.com/

 

 

Flamurtari po befason prijësin e tabelës

Periskopi.com Sporti

Flamurtari po kryeson përballë liderit Ballkanit me rezultatin 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes.

Bashkim Shala (20’) realizoi golin e epërsisë.

Ndeshja i takon xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në dy ndeshjet tjera, Feronikeli po fiton 1:0 ndaj Vushtrrisë me një gol të shënuar nga Ilir Berisha (17’), ndërsa Dukagjini e Drenica janë duke luajtur baras 1:1.

Granit Arifaj (13’) ka shënuar për Dukagjinin, ndërsa Flamur Muleci (20’) ka barazuar rezultatin për Drenicën/ Periskopi.com/

 

Superliga e Kosovës: Drenica ia doli ta mposht Flamurtarin e Dukagjini ndau pikët me Vushtrrinë

Periskopi.com Sporti

Sot u zhvilluan dy ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës në xhiron e 21-të shkruan Periskopi.

Të dy skuadrat luajtën duke kërkuar mbijetesën, Drenica priti Flamurtarin, ndërsa Dukagjini priti Vushtrrinë.

Në të dyja ndeshjet pati mjaftueshëm gola.

Drenica fitoi kundër Flamurtarit me rezultatit 3-1, kurse Vushtrria barazoi me  Dukagjinin me rezultat 3-3.

Më poshtë shihni tabelën e Superligës. /Periskopi.com/

 

 

 

Fitore e madhe e Flamurtarit ndaj Vushtrrisë

Periskopi.com Sporti

Flamurtari ka marrë fitore të madhe ndaj Vushtrrisë me rezultat të pastër 2-0.

Kuqezinjtë e kanë kryer punën e fituesit qysh në 45 minutat e para të ndeshjes kur realizuan të dy golat.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 40-të, kur Bashkim Shala ndëshkoi ish-skuadrën e tij për ta kaluar Flamurtarin në epërsi 1-0.

Vetëm një minutë më vonë vendasit shënuan edhe golin e dytë.

Ishte Arbnor Zeqiri që shënoi një gol të bukur me parabolë për rezultatin përfundimtar 2-0.

Me këtë fitore Flamurtari është ngritur në pozitën e tetë në tabelë me 25 pikë, pozitë që i siguron qëndrimin në Superligë.

Ndërkohë Vushtrria mbetet e parafundit me vetëm 15 pikë pas 20 javëve dhe vështirë se do të mbijetojë.

Në ndeshjen e ardhshme Flamurtari do të luaj në udhëtim te Drenica, teksa Vushtrria para tifozëve të vet pret Dukagjinin e Klinës.

Iu përjashtuan dy prindërit nga puna pasi zgjodhi të luajë për Kosovën, ambasadori italian viziton lojtarin serb

Periskopi.com Sporti

Flamurtari i Prishtinës ka pasur sot një mysafir special në ‘Xhemail Ibishi’.

Aty gjatë ditës ka qëndruar ambasadori italian Nicola Orlanda.

Orlanda, i ka dhënë përkrahje të plotë futbollistit serb Ilija Ivic pas zhvillimeve të fundit me të, ku dy prindërit e tij janë përjashtuar nga puna për shkak se ai zgjodhi të luajë për Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet ambasadori italian nëpëmjet një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.

“Shumë mirë të takosh një talent si Ilija Iviç. I uroj ati dhe skuadrës sukses. Në Itali nuk ka vend për politikë në sport. Aty kanë për qëllim pasionin, konkurrencën e shëndetshme dhe ndërtimin e urave lidhëse midis sportistëve dhe popujve. Urime Ilja”. ka shkruar Orlando.

Për këtë takim ka njoftuar edhe skuadra e Flamurtarit, të cilët në rrjetin social Facebook, kanë falendëruar ambasadorin për përkrahjen ndaj lojtarit në fjalë.

 

Reagon edhe Flamurtari për rastin e lojtarit serb, Ilja Iviq

Periskopi.com Sporti

Vendimi për të luajtur për Kosovën i ka kushtuar shumë të riut serb nga Komuna e Graqanicës, Ilija Iviq.

Pikërisht Komuna e Graçanicës i ka larguar dy prindërit e tij nga puna, nënën e tij e cila punonte si shërbyese civile në Komunën e Graçanicës dhe babain e tij, i cili punonte si punëtor arsimi.

Tashmë ka reagur edhe klubi i lojtarit në fjalë, Flamurtari drejtuesit e të cilit në një reagim në rrjetin social “Facebook” kanë bërë të ditur se me shqetësim të madh janë duke e përcjellur situatën rreth presioneve mbi familjen e futbollistit, Iviq.

“Ne si klub jemi në kordinim me instan cat relevante për hapat e më tejm, njëkohësisht do të qëndrojmë pranë futbollistit dhe familjes së tij”, thuhet ndër tjerash në reagimin e Flamurtarit.

Kujtojmë që më herët kishte reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët kishin dënuar rëndin aktin e përjashtimit nga puna të të dy prindërve të futbollistit, pasi kishte pranuar të bëhej pjesë e Kosovës U19./KosovaPress/

“Po na q*het nëna këtu” – Lojtarët e Flamurtarit motivojnë njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes (Video)

Periskopi.com Sporti

Futbollistët e Flamurtarit të Vlorës nuk kanë marrë rroga prej muajsh të tërë. Shto këtu edhe faktin që klubi po kalon një nga sezonet më të dobëta në historinë e tij.

Portieri Shpëtim Moçka ka publikuar një video motivuese që është bërë te Flamurtari mes lojtarëve.

“Po na q*het nëna këtu, po djersisim në stërvitje. Me halle e me probleme ne që jemi të gjithë, por këtë fitore sot le ta marrim për veten tonë. Për klubin, për Flamurtarin, në rregull?

Ekskluzive: Flamurtari akuzoi Sokolin se u mundua të përzihet në politikat e klubit, përgjigjet trajneri

Periskopi.com Sporti

Sensacioni i ditës erdhi në mëngjes, me Flamurtarin që e konfirmoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Bylbyl Sokolin.

Kjo doli absolutisht nga askund, me Sokolin që vetëm një javë më parë ishte emëruar trajner i klubit e që pritej të bënte ndryshime të mëdha te kryeqytetasit, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, ndryshimet e mëdha si duket nuk u pëlqyen drejtuesve të klubit nga Prishtina.

Image may contain: text

Flamurtari doli me komunikatë të premten në mëngjes, duke shpjeguar se Sokoli kishte tentuar të përfshihej në politikën dhe hierarkinë e klubit, derisa ka zhagitur edhe nënshkrimin e kontratës për të cilën paraprakisht kishte arritur marrëveshje, gjithnjë sipas klubit.

E i kontaktuar nga Periskopi, Sokoli është pyetur rreth qëndrimit të tij ndaj reagimit të klubit dhe ka marrë këtë përgjigje.

“Komunikata e K.F Flamurtari nuk është korrekte,” u shpreh fillimisht Sokoli.

“Mendoj se pati mospërputhje konceptesh në organizimin profesional të ekipit të parë.
K.f. Flamurtarit i uroj suksese!” /Periskopi.com/

Bylbyl Sokoli largohet nga Flamurtari

Periskopi.com Sporti

Aventura e Bylbyl Sokolit tek Flamurtari i Prishtinës ka zgjatur vetëm 1 javë.

Bylbyl Sokoli u prezantua javën e kaluar si trajner i Flamurtarit, mirëpo sot kryetari i klubit nga Prishtina, Imri Ademi ka konfirmuar largimin e “Profës”, nga skuadra.

“Po, është e vërtetë. Është larguar, sepse deshi të marrë edhe rolin e presidentit të Flamurtarit”, ka thënë Ademi.

Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe vet Bylbyl Sokoli i cili ka deklaruar se ka pasur mospërputhje konceptesh të organizimit.

“Mendoj se pati mospërputhje konceptesh të organizimin të ekipit të parë. Flamurtarit i uroj suksese”. ka deklaruar Sokoli.

Fjalët e para të Bylbyl Sokolit si trajner i Flamurtarit

Periskopi.com Sporti

Bylbyl Sokoli është prezantuar si trajneri më i ri i Flamurtarit të Prishtinës.

I ashtuquajturi “Profa” është zyrtarizuar sot te klubi, derisa e merr drejtimin e skuadrës nga pozita e nëntë në tabelë, transmeton Periskopi.

“Pas bisedave që kam pasur me presidentin e klubit, me udhëheqësit e klubit, me drejtorin Arbnor Morinën, me drejtorin Agim Hasanin, kemi biseduar dhe kemi arritur një marrëveshje, me një qëllim që të gjithë me dhanë maksimumin në klub, që Flamurtari në këtë sezon ta sigurojë ekzistencën dhe pikësynimi im dhe unë besoj, edhe i gjithë tjerëve është ky. Prandaj do të bëjmë përpjekje që këtë edicion të prezantohemi siç është më së miri”, tha Sokoli pas prezantimit.

“Në Ferizaj kam qenë vitin e kaluar, lufta ka qenë për ekzistencë dhe me angazhimin e të gjithëve e kemi arritur qëllimin. Kurse në Pozhoran kam qenë kam udhëheqës, gjashtë xhirot e mbetura e kam udhëheq dhe për shkak të infrastrukturës, marrëveshja është ndërpre.

“Sido që të jetë, një edicion i mirë ka qenë me Ferizajn dhe ky është edicioni i radhës për mua, pikësynimi kryesor është sigurimi i ekzistencës. Unë mendoj se në saje të potencialit që ka klubi në të gjitha aspektet, të futbollistëve edhe të udhëheqësisë, kam folur me njerëz, para se gjithash, presidenti ka dhënë maksimumin për këtë klub, me Arbnorin i cili i njeh problemet, njihem me herët, me Agimin, që i njohin problemet, dhe e njohin Ligën e Kosovës, unë do të kam nderin me punuar me gjithë këta, para se gjithash kam ardhur me një klub që ka traditë, që është themeluar dhe ka kaluar nëpër periudha shumë të vështira prej vitit 1968 e këndej, prandaj ky është motivi im kryesor”, ka thënë prof. Sokoli. /Periskopi.com/

Bagëti e top, kështu luhet futbolli në Superligën e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Futbolli kosovar ka qenë shpeshherë protagonist i momenteve jo shumë ta zakonshme nëse e krahasojmë me atë që ndodh në futbollin evropian.

Kësaj radhe, vëmendje marrin batëtitë të cilat ishin prezente në përballjen e Superligës mes Ferizajt dhe Flamurtarit, raporton Periskopi.

Derisa po zhvillohej ndeshja në stadiumin “Bill Clinton”, në sfond prapa vijave kufizuese një bari po i shikonte bagëtitë dhe punët e veta, teksa në transmetim ishte ndeshja në kuadër të Superligës.

Sigurisht, eventi nuk e pengoi fare rrjedhën e lojës, me Ferizajn që triumfoi në fund me rezultat 1-0. /Periskopi.com/

Prishtina triumfon në derbin lokal kundër Flamurtarit

Periskopi.com Lajme

Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.

‘Bardh e kaltrit’ kanë fituar derbin lokal kundër Flamurtarit, me rezultatin 2:0.

Prishtina administroi ndeshjen që nga vërshëllima e parë. Fatin e takimit skuadra e Armend Dallkut e vendosi në fundin e pjesës e parë.

Golin e parë e realizoi Meriton Korenica, kur po luhej minuta e 43’ e ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Kur mendohej se skuadrat do të shkojnë në pushim me këtë rezultat, në skenë u shfaq Armend Thaqi, i cili dyfishoi epërsinë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë skuadrat patën disa mundësi, por asnjëra palë nuk konkretizoi aksione në gol.

Me këtë rezultat, Prishtina ngritët në kuotën e 23 pikëve, për pozitën e katërt, duke numëruar vetëm tri pikë më pak se vendi i parë, Ballkani.

Flamurtari thellohet në krizë, duke mbetur në pozitën e parafundit në tabelë, me 9 pikë nga 12 ndeshje. 

Trajneri i Vushtrrisë kritikon brutalisht lojtarët pas barazimit me Flamurtarin: Kemi lojtar që duhet ta ndërrojnë profesionin

Periskopi.com Sporti

Trajneri i skuadrës së Vushtrrisë, Antonio Toma nuk i ka kursyer aspak kritikat e rënda për futbollistët e tij pas barazimit 2-2 me Flamurtarin.

Kujtojmë se Vushtrria kishte një epërsi prej 2-0, të cilën e humbi eventualisht me Flamurtarin që në fund nxori një pikë nga përballja, raporton Periskopi.

E kjo e ka lënë të frustruar Tomën, i cili pas ndeshjes është shprehur.

“Sepse kemi lojtarë që është dashur të bëjnë diçka tjetër dhe jo të luajnë futboll. Kur kishim epërsinë prej 2-0, Gashi dhe De Souza kishin mundësi për të shënuar edhe golin e tretë dhe të qetësisë. Ato gabime edhe na kushtuan. Unë i njoh futbollistët e mi edhe pse ishim duke triumfuar 2-0 e kam ditur se do ta humbasim ndeshjen. Nuk kemi futbollistë që e qetësojnë lojën dhe luajnë mirë me topin. Thjesht është e papranueshme kjo çfarë na ndodh neve”, deklaroi Toma pas ndeshjes për “Super Sport Kosova.

“Inkuadrova pesë mbrojtës për ta ruajtur rezultatin 2-1 në 15 minutat e fundit dhe ne pranuam gol nga vetëm një futbollist kundërshtarë brenda zonës. Unë iu tregoj edhe gjatë seancës stërvitore se kënd ta markojnë dhe si të luajnë në zonë, por është e kotë, pasi ata e shikojnë vetëm topin”, përfundoi Toma. /Periskopi.com/

Gjilani e mposht me lehtësi Flamurtarin

Periskopi.com Sporti

Gjilani është kthyer të fitoret duke e mposhtur Flamurtarin me rezultat 4-1.

Ndeshja nisi shumë mirë për gjilanasit që arritën të shënonin që në minutën e 20-të me Gerhard Prognin që realizoi një gol të bukur me parabolë.

Nuk vonoi shumë dhe Progni e gjeti edhe golin e dytë, pas një aksioni shumë të bukur.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë solide të mysafirë, ndërsa edhe e dyta nisi me të njëjtën ritëm.

Bedri Greca arriti të shënojë një gol të bukur në brendi të zonës për 3-0.

Flamurtari u mundua të kthehet në lojë me një gol të Festim Krasniqit (3-1), por që ishte e vetmja gjë që arritën ta bënin.

Ndeshjen e mbylli Fiton Hajdari që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe me saktësi shënoi për 4-1.

Kjo fitore e dërgon Gjilanin në pozitën e pestë me 15 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në zonën e rrezikut me shtatë pikë. /Periskopi.com/

Flamurtari nuk e ka problem Dukagjinin, e mposht me lehtësi

Periskopi.com Sporti

Flamurtari ka arritur një fitore të rëndësishme në terren të vetë kundër Dukagjinit me rezultat 2-0.

Festim Krasniqi realizoi golin e parë në minutën e 10-të, duke qëlluar cakun me një goditje që fillimisht që u duk si krosim, raporton Periskopi.

Vetëm 15 minuta më vonë, Danin Talovic i dha epërsinë e dytë Flamurtarit duke vulosur fatin e fituesit.

Kujtojmë se në pjesën e dytë, Mërgim Boshnjaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë Flamurtarin me një lojtar më pak në fushë.

Kjo është fitorja e dytë e kryeqytetasve këtë fushatë, krahas një humbje dhe një barazimi, derisa numëron shtatë pikë, me Dukagjinin në anën tjetër që pozicionohet në fund të tabelës. /Periskopi.com/