Tayna feston ditëlindjen, ja sa vjet mbush sot

Periskopi.com Showbiz

Rep-artistja Tayna sot po feston ditëlindjen.

Reperja e njohur dhe shumë e suksesshme ka mbushur 23 vite jetë, ndërsa mbrëmë ka festuar me shoqërinë e saj në Tiranë.

Tayna pranoj një torte, trëndafila të kuq dhe disa befasi të tjera gjatë mbrëmjes, teksa festoj deri në orët e vona.

“Shumë urime për mua”, ka shkruar Tayna në një nga postimet.

Ndryshe, “Sorry” mban titullin lansimi i saj i fundit.

 

Kelmendi për ditëlindjen e tij: Kurrë ma i ri, e kurrë ma optimist për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet i PDK-së, Migjen Kelmendi, feston sot 60 vjetorin e lindjes.

Kelmendi në këtë ditë ka kujtuar babain e tij, shkrimtarin e njohur, Ramiz Kelmendin, dhe heroinën e idesë së Bashkimit Kombëtar, Marie Shllaku.

“Kurre ma i ri, e kurre ma optimist per Kosoven”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Postimi i Migjen Kelmendit pa ndërhyrje:

Te dashtun miq,

Ne kete ecje teme, ne kete continuum temin, sot mberriva te nji numer i rrumbullakuem – 60!

Dhe, si zakonisht, keta numra dijne me te krijue parabolla, me te lidhe me njerez e me ngjarje.

Ma kujtoi miku jem Adri (Nurellari), se ditelindja jeme, 12 Shtator, lidhet me nji ngjarje dhe me nji emen shume te dashtun dhe shume te respektuem ne familjen teme – Marie Shllaku.

Me 12 Shtator 1945, heroina e idese se Bashkimit Kombetar, nji grue e madhe, Marie Shllaku, u plague rande ne Betejen e Siçeves (shih: https://www.kultplus.com/…/marie-shllaku-shkodrania-qe-u-f…/)

Kjo parabolle datash e numrash, qe ma kujtoi kete heroine, me ban me kujtue baben, Ramiz Kelmendi, i cili ashtu i ri, 16-vjeç, u pikepjek me kete grue te madhe, ne Prizren, dhe u gjykuen bashke me shume atdhetare tjere, per idete e tyne te lirise dhe te Bashkimit Kombetar.

Shkela ne “dekaden e gjashte” (me fole keshtu me fjalor dhe figura te partise ku jam pjese sot, e cila ka nis ‘Dekaden e Re”:)

Perjashta, keto ’dekada’ mujn me u duke shume, por permbrenda, ende e ndjej dhe e shoh ate djalin e ri qe mendojke se me kange e me bukur-shkrim u ndrojka kjo bote!

Kurre ma i ri, e kurre ma optimist per Kosoven!

Nuk e pagoi për festë, punëtori hyn me ekskavator në hotel

Periskopi.com Lajme

​Një punëtor i pakënaqur për shkak të mos pagesës shkatërroi me ekskavatorin e hyrjen e hotelit ku punonte.

John Manley, baba i dy fëmijëve, pretendon se punëdhënësi duhej ta paguante për punën gjatë Krishtlindjeve.

Dëmin e bëri më 21 janar të këtij viti dhe vetëm tani kanë filluar seancat dëgjimore ku 35-vjeçari e pranoi fajësinë.

Vendimi për John Manley do të jepet më 1 nëntor.

E gjithë ngjarja që ndodhi në Liverpul është filmuar nga disa dëshmitarë përmes telefonave.

​​Festë e madhe para shtatores së Komandantit Legjendar ‘Adem Jashari’

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bekim Jashari ka theksuar se sonte para shtatores së kryekomandantit Adem Jashari, ka pasur festë në Sofrën tradicionale.

Postimi i Jasharit në Facebook:

Pikërisht para shtatores së kryekomandantit Adem Jashari, që na mundësoi me sakrificën e tij të mblidhemi, të këndojmë e të festojmë në Sofrën tradicionale dhe këto ditë kur Skenderaj është mbushur plot jetë e gjallëri nga ardhja e bashkatdhetarëve tanë.

Kemi marrë për obligim dhe detyrë që me gjithë këto aktivitete pushimin në vendlindje t’ua bëjmë të këndshëm e të paharruar.

Faleminderit që po na jepni mundësinë të festojmë me ju!

Me këngë e fishekzjarre, shokët e Stresit festojnë lirimin e reperit nga burgu (Video)

Periskopi.com Showbiz

Sot Gjykata urdhëroi lirimin me kusht të Arkimed Luashaj, i njohur me emrin e artit Stresi. Këngëtari i njohur u arrestua nga policia në tetor të vitit të shkuar, por tashmë ai ka fituar lirine ku e presin shumë projekete të reja muzikore.

Po sot, me të marre vesh lajmin për lirimin e Stresit, fansat e shumtë të tij janë mbledhur për të festuar në një klub të Tiranës.

Këngëtari dhe humoristi Renato Doko, ka publikuar nje video në “Instagram” ku shihet atmosfera e zjarrtë teksa festojnë lirimin e Stresit, shkruan albeu.com.

Renatoja është një fansat e Stresit, që shpesh herë këngetari e ka ndihmuar me projektet muzikore, ndaj festa për lirimin e reperit pritet të vazhdojë deri vonë.

 

View this post on Instagram

 

my brudaaaa @stresi @countryclubtirane ?????

A post shared by RENATO DOKO (@renatodokoofficial) on

Arrestohet personi që festoi duke gjuajtur me armë zjarri

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, i cili në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë e gjuetisë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i njëjti  është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Lec Gradica’ ka njoftuar Policia.

A e keni ditur se në këto vende nuk festohet Viti i Ri

Periskopi.com Lajme

Data 1 janar konsiderohet si dita botërore e Vitit të Ri, por gati një e treta e botës nuk e feston Vitin e Ri në këtë datë.

Në Kinë viti i ri festohet sipas kalendari kinez që varion mes 21 janarit dhe 20 shkurtit.

Sipas këtij kalendari çdo viti i ri merr emra kafshësh si viti ‘majmunit të zjarrtë’, Viti i Dragoit, Viti i Gjelit, i Gjarprit e më gjerë.

Viti 2018 për kinezët emërtohet si Viti i qenit.

Në Tajvan, Viti i Ri kinez festohet me një rit më të thjeshtuar duke u lutur tek disa balona që më pas lëshohen në qiell.

Për Kurdët, Viti i Ri festohet në muajin mars me ritin e kapërcimit të zjarrit. Ata besojnë se ky ritual u jepe më shumë forcë dhe largojnë të keqen.

Viti i Ri tibetian është mes muajit janar dhe mars. Data e vitit përcaktohet sipas një kalendari që bëjnë murgjit. Në këtë ditë, murgjit maskohen për të larguar shpirtrat e këqij.

Lista Serbe: Duam që Vidovdani të jetë festë zyrtare në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Komisioni për Administratë Publike ka shqyrtuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për festat zyrtare në Kosovë.

Lista Serbe ka kërkuar që në Ligjin për festat zyrtare të futet 28 qershori që njihet si festa e Vidovdanit, transmeton ksp.

Mirëpo, këtë e kanë kundërshtuar anëtarët e Komisionit. Deputeti Milaim Zeka këtë kërkesë e ka quajtur fyese për shqiptarët.

“Nuk kam kurrgjë kundër festave serbe. Vetëm sa nuk kemi bërë festë për syneti. VV dhe Lista Serbe nuk e pranojnë shtetin e Kosovës. Është shumë provokative dhe tepër fyese për shqiptarët që jetojnë në Kosovë kur bashkëqytetarët e tu vijnë në Kosovë me fotografi të Millosheviqit. Ju na i keni vra një numër të madh të qytetarëve edhe ne pak. Nuk kemi pas mujt më shumë se suxhuk iu kishim bë”, tha ai.

Deputeti i VV Adem Mikullovci i ka kthyer përgjigje Zekës duke thënë se nuk është e hijshme që të bëhet krahasimi me Listën Serbe.

“Nuk është aspak e hijshme me e krahasua Vetëvendosjen me Listën Serbe. Nuk e votoj i gjallë”, tha ai.

Megjithatë Milaim Zeka, tha se nuk e ka krahasuar por ka thënë se as VV nuk i respekton simbolet e Kosovës.

“VV nuk e respekton himnin e Kosovës, nëse ti e ke marrë ashtu kërkoj falje”, tha ai.

Edhe deputeti i AAK, Rasim Selmanaj e ka kundërshtuar futjen e 28 qershorit si festë zyrtare.

“Kolegia nuk ka pse të ndihet keq. Ne po e kundërshtojmë 28 qershorin se ngjallë debat. Ky debat po është në suaza normale. Edhe unë personalisht nuk e përkrahi që 28 qershori të jetë festë”, tha ai. Në fund ky projektligj i është dërguar për seancë me rekomandimin që të hiqet festa e 28 qershorit.

Zaev: Të shtunën festë e madhe në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev mbërriti në samitin e NATO-s ku dhe Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, zyrtarisht do t’ia jap ftesën për nisjen e bisedimeve para-aderuese për anëtarësim në NATO.

Në mbërritje Zaev përpara gazetarëve tha se është ditë historike për Maqedoninë. Sot do të merret zyrtarisht ftesa për tu bërë anëtarja e 30-të e NATO-s.

Ai paralajmëroi se të shtunën në 15 qytete do të ketë festë të madhe për shkak të marrjes së ftesës.
Zaev theksoi se qytetarët e Maqedonisë janë mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

 

 

 

Në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri festë pas fitores së Erdoganit

Periskopi.com Lajme

 

Pas rezultateve të para të shpallura jozyrtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura në Turqi, qytetarë të qyteteve nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency.

Maqedoni, festime me rastin e fitores së Erdoğan

Një numër i madh i qytetarëve në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, festuan shpalljen e fitorës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në zgjedhje sipas rezultateve jozyrtare.

Qytetarët e mbledhur para Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit me flamuj të Turqisë dhe fotografi të presidentit Erdoğan festuan pas shpalljes së rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi.

Esnafët e çarshisë shpërndanë bakllava për qindra persona, ndërkohë që në festime morën pjesë qytetarë turq, shqiptarë dhe boshnjakë, të cilët festuan me brohoritjen mbështetëse “Rri drejtë, mos u përkul, Shkupi është me ty”.

Pas festimeve, qytetarët e Shkupit festuan edhe në rrugë duke krijuar kolonë automobilash në rrugët e qytetit.

Krahas Shkupit, festime nëpër rrugë me instrumente muzikore u organizuan edhe në qytetin e Gostivarit.

Atmosferë festive në Prizren për fitoren e presidentit Erdoğan

Qindra qytetarë të Prizrenit sot në qendër të qytetit festuan fitoren e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në zgjedhjet e sotme në Turqi.

Qytetarë të shumtë të Prizrenit, të cilët u mblodhën para Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, me këngë dhe brohoritje mbështetëse për presidentin Erdoğan festuan fitoren e tij në zgjedhje.

“Ri drejtë, mos u përkul, Kosova është me ty”, “Kosova mburret me ty”, ishin disa nga brohoritjet e qytetarëve

Qytetarët, të cilët shprehën gëzim për fitoren e presidentit turk, mbanin flamuj të Turqisë, fotografi të presidentit Erdoğan, postera të partisë së tij AK, si dhe flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Përveç njërëzve nëpër rrugë, shumë të tjera festuan në automjetet e tyre, duke formuar kështu radhë të gjata. Edhe mbi automjete të shumta ishte vendosur fotografia e presidentit Erdoğan. Turma e madhe e njerëzve dhe kolona e automobilave që festonin bllokuan edhe rrugën kryesore në qendër të qytetit.

Në vendin ku festohej i pranishëm ishte edhe ministri i Administratës Publike dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke, Mahir Yağcılar, i cili uroi fitoren e presidentit Erdoğan.

Ai po ashtu shtoi se me këto zgjedhje edhe Republika e Turqisë edhe populli turk është bërë një shembull i demokracisë.

Shqipëri, festohet fitorja e presidentit Erdoğan

Qytetarët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë festuar suksesin e arritur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili fitoi zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët janë mbledhur në disa rrugë të kryeqytetit duke festuar me flamuj të Turqisë dhe Shqipërisë, duke ndjekur edhe rezultatet e zgjedhjeve.

Dhjetëra qytetarë kanë brohoritur me slogane në mbështetje të Turqisë dhe presidentit Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Në disa lokale qytetarët kanë festuar teksa ndiqnin edhe rezultatet e zgjedhjeve në Turqi.

Festime kanë organizuar edhe studentët shqiptarë të cilët kanë studiuar në Turqi, duke shprehur mbështetjen e tyre për Turqinë dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.

 

Ferizaj feston fitoren e Donald Trump me picën më të madhe ndonjëherë në Kosovë (Foto)

Një biznes në Ferizaj, ka vendosur që të festojë në mënyrë të veçantë fitoren e Donalt Trump.

Periskopi.com Lajme

Duke ditur se Presidenti i 45t i SHBA-ve është njihet si një adhurues i vërtetë i picave të cilat gjithmonë i hanë me thikë dhe pirun, rrjeti i restauranteve në Kosovë POMO, ka bërë diçka të veçantë.

Ky rrjet nesër ( e shtunë) duke filluar nga ora 14:00, do të dhurojë 44 pizza falas ndërsa e 45’ta do të jetë Pizza më e madhe e madhe ndonjëherë në Kosovë, transmeton ‘Magazina.al”

Sipas njoftimit, të ftuar në këtë ngjarje do të jenë; Ambasada Amerikane, KFORI Amerikan, Institucionet e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për të nderuar dhe festuar për miqtë tanë amerikan.

 

 

Mijëra njerëz marrin pjesë në festën e ditëlindjes së 15 vjeçares

Mijëra persona kanë marrë pjesë në festën e ditëlindjes së një vajze nga Meksika, pasi videoja ku prindërit e saj i ftonin të gjithë bëri shumë bujë në rrjetet sociale.

Periskopi.com Lajme

 

Familjarëve të vajzës i’u desht të lëviznin një ushtri të tërë me reporterë në mënyrë që Rubi Ibarra Garcia të mund të ndiqte festën e saj në komunitetin La Joya, në Meksikën Qëndrore

Rubi po festonte ditëlindjen e saj të pesëmbëdhjetë e cila në Meksikë konsiderohet si një festë tradicionale kur vajzat arrijnë këtë moshë e quajtur ndryshe edhe si  “ pesëmbëdhjetvjecarja ”

Më shumë se 1.2 milion njerëz u betuan se do të marrin pjesë në festë.

Megjithatë prindërit thanë se kur i ftonin të gjithë ata e kishin fjalën për të njohurit e tyre dhe fqinjët,më tutje në videon e postuar thuhet gjithashtu se fituesi i garës me kuaj që do të mbahej mund të fitonte 10.000 pezos dhe mendohet se ishte pikërisht kjo  arsyeja që bëri videon të shpërndahej më shumë se 800.000 herë në internet.

Rubi Ibarra Garcia is accompanied by her parents to an open-air Mass

Reporters at Rubi's party

A screenshot of a flier for Rubi's party