Mesut Ozil i rikthehet fushës së gjelbër, debuton me fitore te Fenerbahçe

Periskopi.com Sporti

Ish- mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil sot ka debutuar për herë të parë me fanellën e Fenerbahçes.

Ozil  u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të në ndeshjen Hatayspor – Fenerbahçe.

Klubi i Fenerit arriti të fitonte me rezultat 2 me 1.

Me fitore Fenerbahçe tani shkon në kuotën e 48 pikëve dhe gjendet në pozitën e parë.

 

 

Kujtojmë që ndeshja e fundit e Ozil ishtë në qershor të vitit 2020.

 

Mesut Ozil niset me familjen drejt Turqisë, e pret Fenerbahce

Periskopi.com Sporti

Mesfushori turko – gjerman, Mesut Ozil është nisur në drejtim të Fenerbahces për të kompletuar kalimin nga Arsenali, përcjell Periskopi. 

Ozil përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se është nisur për te Fenerbahce për të kompletuar transferimin.

 

Ozil nuk ka luajtur për The Gunners që nga fillimi i vitit të kaluar dhe tani po e kompleton largimin. /Periskopi

Presidenti i Fenerbahces me dedikim prekës për Vedat Muriqin

Periskopi.com Sporti

Vedat Muriqi i cili ishte sulmues për një vit në ekipin e Fenerbahçes, tashmë nuk do të veshë fanellën e këtij ekipi pasi që ka nënshkruar marrëveshje transferi me Lazion e Italisë.

Por largimi i Muqiqit nga Fenerbahçe i ka mërzitur të gjithë, madje edhe vetë presidentin e ekipit Ali Koç, i cili pavarësisht se shprehet i pikëlluar për largimin e Muriqit, ai në emër të ekipit i uron suksese tek Lazio.

“Vëllai Vedat po na lë, ne jemi të mërzitur, e kemi dashur shumë, edhe pse ishte vetëm një vit në Fenerbahçe. Tifozët tanë e donin shumë. Ai bëri gjithçka për Fenerbahçe me zemrën e tij të guximshme”, ka thënë ai.

“Shpresoj se do t’ia plotësojmë vendin. Ky transferim për Vedatin ishte i dëshirueshëm. Rruga e mbarë suksese Vedat…!”, ka thënë presidenti i Fenerbahçes Ali Koç.

Kjo është shuma që do të përfitojnë klubet shqiptare nga transferimi 20 milionësh i Muriqit te Lazio

Periskopi.com Sporti

Bomberi i Kosovës, Vedat Muriqi ka hedhur një hap galopant në karrierë, duke u transferuar te Lacio në Serinë A për shifrën 20 milionë euro.

26-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian, teksa pritet të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon.

muriqi-2

Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeç. Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me 2 klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.

muriqi

“Panorama Sport” mëson  se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mije euro do të përfitojë Besa e Kavajës.

Muriqi

Muriqi u drejtohet fansave dhe klubit të Fenerbahces me një mesazh emocional pas transferimit te Lazio

Periskopi.com Sporti

Vedat Muriqi ka kompletuar transferimin e tij te Lazio nga Fenerbahce, edhe zyrtarisht.

Klubi italian e ka konfirmuar transferimin permanent të Muriqit nga gjiganti turk, për të cilin ai shënoi 15 gola në 32 ndeshje edicionin e kaluar, transmeton Periskopi.

Shuma e transferimit besohet të jetë rreth 20 milionë euro.

Më poshtë, letra e Muriqit për fansat dhe klubin e Fenerbahces në Twitter. /Periskopi.com/

Image

Muriqi e konfirmon transferimin te Lazio: Ata më thanë se më pëlqejnë, prandaj vendosa për ta

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi shqiptar i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, të hënën do të bëj testet mjekësore para se të zyrtarizohet si futbollist i klubit italian, SS Lazio.

Lazio në rrjetin social Twitter ka paralajmëruar zyrtarizimin e Muriqit dhe kjo ka bërë që të “pushtohet” nga tifozët turq të cilët e kanë idhull Muriqin.

Muriqi tashmë është nisur nga aeroporti i Stambollit për në kryeqytetin italian, Romë. Ai për gazetarët turq ka konfirmuar se po i bashkohet Lazios.

“E shoh vetën në sistemin e tyre, sezonin e kaluar në shumë ndeshje kanë luajtur me dy sulmues. Ata më kanë thënë se iu pëlqejë dhe vendosa për ta. Do të bëj më të mirën për Lazion” ka deklaruar Muriqi.

Muriqi, 26 vjeçar, sezonin e kaluar ishte transferuar në Fenerbahce, duke realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë.

Ish sulmuesi i Lirisë së Prirzenit sezonin që shkoi shënoi 17 gola në Superligën e Turqisë.

Lazio ka paguar 18 milionë euro në drejtim të Fenerbahces për të siguruar shërbimet e Muriqit.

Në Itali transferimin e Muriqit në Serie A e bëjnë të kryer, të hënën vizitat mjekësore

Periskopi.com Sporti

Vedat Muriqi është thuajse një lojtar i Lazios, ku mungon vetëm zyrtarizimi.

Mediat italiane bëjnë me dije se sulmuesi i Kosovës do kryejë vizitat mjekësore ditën e hënë tek klubi i Serise A.

27-vjeçari është gati të hedhë firmën në një kontratë 5-vjeçare, ku do përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Muriqi pritet të fluturojë këto ditë drejt Romës për të kompletuar transferimin e tij tek Lacio.

Klubi italian arrin marrëveshje me Fenerbahcen për transferimin e Muriqit, së shpejti zyrtarizimi

Periskopi.com Sporti

Klubi i madh italian, Lazio ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit shqiptar, Vedat Muriqi.

Muriqi do ta vazhdojë karrierën në Lazio pas largimit nga Fenerbahçe.

Mediumi turk “Miliyet” raporton se zyrtarizimi nga të dyja palët do të bëhet së shpejti.

Sulmuesi nga Prizreni do të udhëtojë në Itali të enjten dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën me Lazion.

Muriqi tashmë ka filluar ta ndjekë Lazion edhe në rrjetet sociale.

Shuma e transferimit besohet të jetë rreth 20 milionë euro, plus bonuse.

Rol kyç në transferimin e Muriqit te Lazio luajti edhe drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Igli Tare.

Dy klube italiane në sherr për Muriqin: Presidenti i Lazios i frustruar

Periskopi.com Sporti

Vedat Muriqi ka futur në sherr dy klube të Serie A.

Sipas asaj që ka bërë të ditur Corriere dello Sport, situata për të ardhmen e sulmuesit kosovar, ka përplasur fort Lazion e Fiorentinën.

Klubi bardhekaltër është prej kohësh në gjurmët e sulmuesit, duke vënë në vijë të parë të tratativës vetë drejtorin sportiv Igli Tare.

Cështja është se pas kërkesës prej 20 milionë euro të bërë nga presidenti i Fenerbahçe, operacioni u fut në fazë pritje.

Pikërisht në këtë cast, ditët e fundit Fiorentina ka kërkuar të ndërhyjë, duke shkaktuar zemërimin e presidentit të Lazios Lotito.

Numri 1 i bardhekaltërve ka telefonuar drejtorin e përgjithshëm të Fiorentinës Joe Barone, duke i kërkuar të tërhiqet.

24 vjecari nga Prizreni është transferuar tek Fenerbahce nga Rizespor në sezonin e kaluar të merkatos, ndersa tani për të projektohet e ardhmja në Serie A.

Një rrugë e gjatë për ish-sulmuesin e Teutës dhe Besës së Kavajës, skuadrat që e lancuan në futbollin profesionist kosovarin, por pa e kuptuar kurrë potencialin që kishte Muriqi. 3 gola me durrsakët në sezonin 2013-14, nga të cilët 3 në Kupën e Shqipërisë dhe 3 me verdhezinjtë që i besuan në 13 takime. Nga aty nisi aventura e pandërprerë në kampionatin turk në Ligën e Dytë e më pas Superligë ku kulmoi me Rizespor, që pasi e ndihmoi të ngjitej në elitë, realizoi 17 gola në 34 ndeshje dy vite më parë. Fenerbahce shpenzoi 3.5 milionë euro kur e mori nga Rizespor, por tani do të përfitojë një plusvalencë të konsiderueshme.

Presidenti i Fenerbahces hapur dhe qartë: Kush e dëshiron Muriqin duhet të paguajë këtë shumë

Periskopi.com Sporti

Fenerbahçe ka vendosur që ta shes yllin e skuadrës, Vedat Muriqin, por vetëm nëse ndonjë klub paguan 20 milionë euro.

Presidentit i Fenerbahce, Ali Koç ka folur për të ardhmen e sulmuesit Vedat Muriqi, qëllimin është edhe objektiv i Lazios.

“Ne duam 20 milionë euro, vetëm me një ofertë si kjo do të na bëjë që të ulemi në tryezë për të negociuar”.

“Nëse ai qëndron me ne do të jemi favoritët për titullin dhe kjo falë paraqitjeve të tij me ne, do të jemi në gjendje ta shesim atë për një shifër më të lartë vitin e ardhshëm”, ka thënë kryetari i klubit, Koç.

Lazio ka shkuar me ofertë deri në 18 milionë euro për sulmuesin.

Përveç Lazio, flitet edhe për interesimin e klubeve si WBA, Milan e Roma. /Telegrafi

Muriqi është në Itali, shumë shpejt zyrtarizohet te ky klub

Periskopi.com Sporti

Gazetari i njohur sportiv në Turqi, Volkan Demir e ka bërë të kryer transferimin e Vedat Muriqit në Lazio.

Në një prononcim për “A Spor”, Demir tha se kosovari tashmë është në Lazio dhe së shpejti do të bëhet zyrtare.

Për Muriqin pati oferta edhe nga skuadrat e Premier Ligës por, Lazio u tregua më e vendosur për transferimin e tij.

Në Serie A, Roma dhe Milan po ashtu ishin të interesuar për transferimin e tij.

Tri klube shkuan për ta shikuar Muriqin sonte – ai u ndëshkua me të kuq direkt pas vetëm 25 minutave

Periskopi.com Sporti

Vedat Muriqi është përjashtuar me të kuq direkt, në minutën e 26-të të ndeshjes që Fenerbahce është duke e zhvilluar kundër Besiktasit, shkruan Periskopi.

Sulmuesi kosovar nuk e llogariti si duhet kohën në një ndërhyrje, dhe goditi direkt këmbën e kundërshtarit, duke mos i lënë rrugë tjetër gjyqtarit, vec t’ia tregonte të kuqin.

Kjo duhet të ketë qenë tejet zhgënjyese për të dhe jo vetëm, pasi para këtij takimi u raportua se West Brom, Roma dhe Lazio kishin dërguar përfaqësuesit e tyre për ta shikuar nga afër në aksion kosovarin.

Këtë edicion, Muriqi ka shënuar 17 gola në 35 ndeshje zyrtare dhe ka dhuruar shtatë asistime në total. /Periskopi.com/

 

Xherdan Shaqiri mund të përfundojë aty ku më së paku pritej, bashkëlojtar me superyllin e Kombëtares

Periskopi.com Sporti

Klubi i madh turk, Fenerbahce është duke shfaqur interesim për shërbimet e yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri, gjithnjë sipas medieve turke.

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk e shesh si pjesë e planeve të tij për edicionin e ardhshëm dhe largimi i Shaqirit nga “Anfield” pritet të ndodhë gjatë kësaj vere, raporton “TivibuSpor”.

Raportohet se Fenerbahçe është e gatshme t’ia plotësojë dëshirat futbollistit gjilanas vetëm e vetëm për ta transferuar në Stamboll.

Shaqiri u transferua në Liverpool në verën e vitit 2018, por që asnjëherë nuk iu dha minutazhi i duhur për t’i treguar vlerat e tij.

Derisa këtë edicion ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje, e ardhmja e tij ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat botërore.

Ish-futbollisti i Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt kërkon kontratë tre-vjeçare dhe me një pagë vjetore prej tre milionë eurosh.

Shaqiri këtë sezon u fut në histori të klubi anglez, duke e fituar titullin e kampionit.

Kujtojmë se Liverpooli nuk ishte shpallur kampion që 30 vite.

Muriqi optimist, ende beson se Fenerbahçe do të luajë në Evropë

Periskopi.com Sporti

Fenerbahçe ka lëshuar dy pikë të rëndësishme në tentim për të siguruar daljen në Evropë.

Të martën në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës së Turqisë në futboll, Fenerbahçe barazoi 1:1 në udhëtim ndaj Gençlerbirligit.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka kompletuar ndeshjen për Fenerbahçen. Fenerbahçe renditet e pesta me 50 pikë nga 31 ndeshje. Në vend të katërt dhe të fundit që dërgon në Evropë, është Galatasaray me 52 pikë nga 30 ndeshje.

Deri në fund kanë mbetur edhe tri xhiro.

“Kemi lëshuar dy pikë, por kemi tri ndeshje finale para nesh. Ne do të fitojmë nëntë pikë dhe shpresojmë se do të jenë të mjaftueshme për të garantuar vendin tonë në kupa evropiane”, ka thënë Muriqi për faqen zyrtare të Fenerbahçes.

Ai ka vlerësuar lojën, ndërsa ka thënë se Fenerbahçe ka startuar keq, duke bërë gabime të shumta individuale.

“Fenerbahçe është klub i madh, shoqëri e madhe. Këto klube motivohen vetëm nga lufta për titull. Futbollistët, tifozët, menaxhmenti motivohen më shumë vetëm në garë për titull. Është më e vështirë për ne që të fokusohemi kur kemi humbur rastin për të luftuar për titull’, ka shtuar Muriqi.

Muriqi startues kundër Goztepes

Periskopi.com Sporti

Fenerbahce pret Goztepen, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Super Ligës turke, shkruan Periskopi.

Fenerbahce aktualisht zë pozitën e shtatë në tabelë me 46 pikë, ndërsa rivali i sotëm është një pozitë më poshtë me 38 pikë.

Ndeshja fillon nga ora 20:00, teksa Vedat Muriqi luan nga minuta e parë.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

Fenerbahce:

Image

Goztepe:

Image

Vedat Muriqi shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’ pas golit dhe asistit në fitoren e çmendur të Fenerbahces

Periskopi.com Sporti

Fenerbahce ka siguruar një fitore absolutisht të çmendur 3-2, në kohën shtesë si nikoqir i Matalyasporit.

Takimi u përcoll me një përfundim dramatik, ku prej minutës së 89-të u shënuan plot tre gola, shkruan Periskopi.

Fillimisht Vedat Muriqi shënoi në minutën e 70-të për epërsinë 1-0 të Fenerit, por dy gola të shpejtë në minutat 81′ dhe 89′ nga Ndayishimiye dhe Donald kaluan në epërsi Matalyasporin.

Image

Kur u duk se mysafirët do të triumfonin, super Muriqi doli në skenë përsëri, kësaj radhe në rolin e asistuesit duke gjetur për mrekulli në zonë Tufanin i cili shënoi për 2-2 në minutën e parë të kohës shtesë.

I njëjti lojtar përsëri shënoi në minutën e gjashtë të shtesës për t’ia dhuruar fitoren Fenerit.

Pavarësisht dy golave të Tufanit, “Whoscored” e ka shpallur Muriqin “Lojtarin e Ndeshjes”, duke i dhënë notën më të lart prej 8.1. /Periskopi.com/

Fenerbahce – Matalyaspor: Ndeshje e çmendur, gol e asist nga Muriqi, tre gola në kohën shtesë

Periskopi.com Sporti

Vedat Muriqi ka shënuar një herë dhe ka asistuar për një gol tjetër në fitoren 3-2 të Fenerbahces kundër Matalyasporit.

Ishte një përfundim absolutisht i çmendur i ndeshjes, teksa u shënuar plot tre gola në përfundim.

Fillimisht Muriqi shënoi për epërsinë e Fenerit në minutën e 70-të, por mysafirët u rikthyen duke shënuar në minutat 81′ dhe 89′.

Kur u duk se Matalyaspor do të dilte nga ndeshja me tri pikë, në skenë doli përsëri Muriqi i cili asistoi për Tufan në minutën e parë të koohës shtesë.

Krejt në fund, në minutën e gjashtë të shtesës, Tufan realizoi për fitoren 3-2 të Fenerbahces duke qëlluar cakun me kokë.

Pas kësaj fitoreje, Fenerbahce grumbullon 46 pikë dhe zë pozitën e gjashtë. /Periskopi.com/

Veat Muriqi i pandalshëm në Turqi, zgjatet në mnëyrë brilante dhe ngulitë topin në rrjetë me kokë

Periskopi.com Sporti

Vedat Muriqi ka shënuar për epërsinë e Fenerbahces kunër Matalyasporit, shkruan Periskopi.

Sulmuesi kosovar është zgjatur në mënyrë fantastike për ta zënë një krosim nga krahu i majtë, teksa ka ngulitur topin në rrjetë me kokë në minutën e 70-të.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Vedat Muriqi startues për Fenerbahce kundër Malatyasporit

Periskopi.com Sporti

Vedat Muriqi luan nga minuta e parë në ndeshjen që Fenerbahce e luan kundër Malatyasporit, në kuadër të javës së 28-të të Super Ligës turke.

Takimi zhvillohet nga ora 17:30, me Fenerbahcen që luan si nikoqir, shkruan Periskopi.

Feneri do ta ketë shumë të vështirë të zë një vend që dërgon në Evropë, pasi aktualisht është në vendin e shtatë me 43 pikë, tetë pikë larg vendit të katërt.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

Fenerbahce:

Image

Malatyaspor:

Feneri në formë të tmerrshme, në Turqi e fajësojne Vedat Muriqin: Ja çka shkruajnë mediat turke

Periskopi.com Sporti

Mediat turke nuk janë përmbajtur në kritika të ashpra ndaj sulmuesit kosovar të Fenerbahçes, Vedat Muriqi, i cili i ka shënuar vetëm dy gola në nëntë ndeshjet e fundit, duke e akuzuar se në pjesën e dytë të sezonit nuk po e tregon formën e lartë si në pjesën e parë.

Fenerbahce u mposht 2:0 nga Kasimpasa në fundjavë, që nënkupton shpresat për titull apo kualifikim në Ligën e Kampionëve i janë shuar tashmë.

Gjiganti turk po kalon nëpër vështirësi të mëdha, pasi e ka fituar vetëm njërën nga pesë ndeshjet e fundit, duke u mposhtur dy herë, dhe tani ngel në pozitën e shtatë me 13 pikë larg një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe shtatë pikë larg Ligës së Evropës, pesë javë para përfundimit të kampionatit.

Për më tepër, forma e Fenerit në udhëtim ka qenë e tmerrshme dhe ka ndikuar direkt në renditjen tabelore në Superligën e Turqisë.

Nuk di për fitore si mysafire që prej janarit, ndërsa edhe nuk ka shënuar gol në dy ndeshjet e fundit.

Për këtë, mediat turke e fajësojnë edhe sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili e ngriti standardin me paraqitjet e tij mbresëlënëse në pjesën e parë të sezonit në ligën elitare turke.

Në nëntë ndeshjet e fundit në ligë, 25-vjeçari i ka shënuar vetëm dy gola, njërën prej të cilave nga penalltia.

Këto shifra janë zhgënjyese për kosovarin, nëse i shikojmë statistikat e tij në fillim të sezoni. Në 19 ndeshjet e para, Muriqi i kishte shënuar plot 12 gola.

Muriqi ka qenë vazhdimisht i përfolur në tregun e futbollistëve që prej janarit, si njëri prej sulmuesve më të kërkuar, me Tottenhamin e Jose Mourinhos dhe Lazion në Serie A si ky klubet më të interesuara për të.