Lajm i keq për Prishtinën, futbollisti kryesor pritet të mungojë për dy javë

Periskopi.com Sporti

Prishtina të shtunën ka mposhtur Besën 4:0, ndeshje kjo në të cilën mesfushori, Sabien Lilaj pati një moment jo të mirë.

Futbollisti ka pësuar lëndim në minutën e 37-të me çka u zëvendësua me Qendrim Zybën.

Pas kontrollit të detajuar mjekësor nga ortopedi specialist është konstatuar zgjatja e muskulit, duke bërë që mesfushori bardhekaltër të jetë jashtë fushës për dy javët e ardhshme.

Ky do të jetë trajneri i ri i Prishtinës

Periskopi.com Sporti

Prishtina sot gjatë ditës ka shkarkuar trajnerin Armend Dallku.

Tekniku shkupjan Zekirija Ramadani do të jetë trajneri i ri i klubit më të trofeshëm kosovar, Prishtina.

Zeko, i cili është një ndër trajnerët më të suksesshëm në futbollin kosovar prej instititucionalizimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, me dy tituj të fituar me Trepça 89 dhe Feronikelin do të ketë detyrën për ta kthyer Prishtinën në majat e futbollit kosovar, aty ku bardhekaltërit nga kryeqyteti i Kosovës vite me radhë kanë probleme të ngjiten.

Kujtojmë se Ramadani është trajneri i parë që fiton titullin e kampionit me FFK-në si anëtare të FIFA-s dhe UEFA-së dhe trajneri i parë që ka drejtuar një skuadër kosovare (Trepca 89) në Kupat e Europës.

E fundit: Prishtina shkarkon Armend Dallkun

Periskopi.com Sporti

Prishtina e ka shkarkuar trajnerin Armend Dallku, duke mos gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për objektivat këtë sezon.

Telegrafi mëson se trajneri vushtrrias i ka kërkuar klubit edhe dy transferime, duke treguar edhe emrat e lojtarëve, pasi sipas tij skuadra nuk është e plot dhe nuk do të mund të luftojë për titull më lojtarët aktual.

Siç duket drejtuesit e klubit nuk janë pajtuar me Dallkun duke e shkarkuar nga posti i trajnerit.

Foto: FC Prishtina/Facebook

Vendimi i është thënë sot, ku bashkë me të do të largohet edhe ndihmësi i tij, Artan Luzi, shkruan Telegrafi.

Stërvitja e sotme nuk do të mbahet nga kjo dyshe, ndërsa Dallku vendimi ua ka kumtuar lojtarëve.

Në anën tjetër tashmë aksionari i klubit, Rrahman Haradini dhe këshilltari i tij, Fisnik Kërqeli, kanë arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekirja Ramadani.

Zekirija Ramadani (Foto: FC Feronikeli)

Ramdani pritet ta marr drejtimin e skuadrës në ditët në vijim, ndërsa më parë ka drejtuar në Kosovë klube si Trepça ’89 dhe Feronikeli.

Prishtina konfirmon largimin e pesë futbollistëve nga skuadra

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar për ndryshimet e fundit në kampin e tyre.

Pesë futbollistë janë larguar nga skuadra, të cilët ishin kyç në formacionin startues.

Lamtumirë klubit i kanë thënë Armend Thaqi e Meriton Korenica që iu bashkuan Ballkanit, Ahmet Januzi e Ahmet Haliti që priten të transferohen te Llapi, dhe Diar Miftaraj.

Njoftimin për largimin e futbollistëve e ka bërë klubi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Lajmi i fundit: Prishtina humb në tavolinë ndaj Lincolnit

Periskopi.com Sporti

FC Prishtina ka pranuar vendimin nga UEFA dhe e ka humbur me rezultat zyrtar, 3:0 takimin kundër Lincolnit në Ligën e Kampionëve.

Këtë e ka konfirmuar klubi përmes faqes zyrtare.

Plotësohet…

FC Prishtina emëron trajnerin e ri për ndeshjen ndaj Lincoln Red Imps

Periskopi.com Sporti

UEFA sot vendosi që ndeshja mes Lincoln Red Imps dhe Prishtinës të zhvillohet në një orar tjetër – brenda kësaj jave.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të Prishtinës, ku është bërë e ditur se Prishtina në këtë ndeshje duhet të prezantohet me një skuadër komplet tjetër.

Pra, kryeqytetasve do t’iu duhet të kërkojnë tani një skuadër komplet tjetër, si kusht nga UEFA për ta zhvilluar këtë ndeshje.

Kësisoj, ‘bardhekaltërit’ në këtë ndeshje do t’i udhëheq përzgjedhësi i Kosovës U19 dhe ish trajneri i tyre, Ramiz Krasniqi.

“Ramiz Krasniqi do të udhëheq skuadrën

Seleksionuesi i U19 të Përfaqësueses së Kosovës, ish-futbollisti i Prishtinës, ish-trajneri i Prishtinës (2001/02; 2006; 2010-2012; 2015; 109 ndeshje ka udhëhequr skuadrën), Ramiz Krasniqi, do t’i prijë skuadrës në ndeshjen që do të zhvillohet me Lincoln.

FC Prishtina falënderon ikonën e klubin, trajnerin Krasniqi, që ka pranuar të udhëheq skuadrën në këto kushte aspak normale.

Për listën e futbollistëve do të iu njoftojmë me kohë. Administrata e klubit në krye me përgjegjësen kryesore në kontakt me UEFA-n, Shkenca Goçi, po punon maksimalisht për t’i arritur afatet e protokolleve të kërkuara nga UEFA dhe sapo të mbyllen të gjitha procedurat do të informoheni gjerësisht” – thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.

Zbulohen lojtarët që Feronikeli dhe Llapi do t’ia huazojnë Prishtinës për ndeshjet në Evropë

Periskopi.com Sporti

FC Drenia huazon dy futbollistë te Prishtina për Evropë.

Tashmë është konfirmuar se ndeshja e rundit parakualifikues ndërmjet Lincoln dhe FC Prishtinës do të zhvillohet.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me disa klube në Kosovë për t’ia huazuar futbollistët.

Dy të tillë vijnë nga ‘minatorët’ e Mitrovicës dhe bëhet fjalë për ‘gardianin’ Arion Ymeri dhe mbrojtësin e djathtë Përparim Osmani.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i klubit Ilir Veliqi për GazetaSheshi.

Ndërkohë Llapi ka huazuar 6 lojtarë tek Prishtina.

Bëhet fjalë për ‘gardianin’ Giacomo Nava, mbrojtësit Bujar Idrizi dhe Elvis Prençi, mesfushorin Mentor Zhdrella dhe sulmuesit Kastriot Selmani dhe Valmir Veliu. Lajmi është konfirmuar nga trajneri i kësaj skuadre Tahir Batatina për GazetaSheshi.

Presidenti i Prishtinës flet lidhur me rastet pozitive të lojtarëve: Shumica e futbollistëve të Prishtinës preferojnë të dalin dhe rrinë në kafiteri

Periskopi.com Sporti

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi është rrëfyer në lidhje me situatën e krijuar sot në Gjibraltar.

Ndeshja e sotme e paraparë të luhet mes Lincoln Red Impsit dhe FC Prishtinës në Ligën e Evropës është anuluar pas rasteve pozitive te klubi prishtinas.

 

Ejupi, i pari i FC Prishtinës, ka thënë se nesër skuadra do t’i nënshtrohet testeve sërish për COVID-19 në Prishtinë.

“Ne do të bëjmë teste nesër sapo të arrijmë në Prishtinë dhe do t’i krahasojmë testet me ato që i kemi bërë në Gjibraltar”, ka thënë Ejupi.

“Futbollistët nuk janë përzënë nga hoteli, por kanë pasur ta lirojnë atë në ora 15:00 për të shkuar në stadium. Ne kemi kontaktuar me delegatin e ndeshjes dhe ai thotë se ne i jemi përmbajtur protokollit”, tregoi ai.

“Shqetësimi i madh ishte te ministri i sportit në Gjibraltar, ai ishte i shqetësuar shumë. Ndeshja është dashur të zhvillohet, ta shohim se çfarë do të vendosë UEFA deri nesër”.

Ai ndër të tjera përmendi faktin se si shumica e futbollistëve të Prishtinës kalojnë kohën në kafiteri dhe preferojnë të dalin jashtë shtëpive të tyre.

“Kam parë dhe kam dëgjuar që lojtarët [e Prishtinës] edhe pse jemi munduar që t’i bindim që të rrinë në shtëpi dhe të jenë sa më shumë të kujdesshëm, shumica e tyre e kanë kaluar kohën nëpër kafiteri”, ka thënë ai.

Zbulohet shuma marramendëse e shpenzimeve të Prishtinës për udhëtim drejt Gjibraltarit

Periskopi.com Sporti

Për herë të katërt radhazi, FC Prishtina do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

Klubi me më së shumti trofe në futbollin kosovar do ta përfaqësojë edhe këtë vit Kosovën në rundin preliminar të Ligës së Evropës.

Në ndeshjen e parë, sërish, FC Prishtina do të udhëtojë drejt Gjibraltarit, ku kësaj radhe do të përballen me Lincoln Red Imps.

Edhe vitin e kaluar, prishtinasit janë përballur në Gjibraltar me St Joseph, skuadër nga e cila janë eliminuar.

Distanca prej Prishtinës në Gjibraltar është 2,366 kilometra, dhe udhëtimet si kjo dinë të jenë mjaft të lodhshme, sidomos tani shkaku i pandemisë COVID-19, si dhe shpenzimet janë marramendëse.

Remzi Ejupi, numri një i FC Prishtinës, ka thënë se udhëtimi për në Gjibraltar, është tejet i kushtueshëm, raporton “Zeri.info”.

“Udhëtimi në Gjibraltar bazuar edhe në të kaluarën na kushton afër 100 mijë euro”, ka deklaruar të hënën Remzi Ejupi.

Megjithatë, sivjet, lajm i mirë për FC Prishtinën është se nga UEFA do të arkëtojnë 40 mijë euro për t’i lehtësuar shpenzimet e udhëtimit.

Ndryshe, ndeshja Lincoln Red Imps – FC Prishtina do të luhet më 18 gusht, në një ndeshje të vetme, pa atë të kthimit në kryeqytetin tonë.

Bëhet i ditur orari i ndeshjes në mes Lincolnit dhe Prishtinës

Periskopi.com Sporti

Është mësuar orari përfundimtar i ndeshjes paraeliminatore që do ta zhvillojë Prishtina kundër Lincolnit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Victoria”, në Gjibraltar.

Kurse kjo ndeshje është vendosur që të zhvillohet më 18 gusht, në orën 18:00.

Po ashtu edhe kjo ndeshje pritet të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Këta janë rivalët e mundshëm të Gjilanit dhe Prishtinës në Ligën e Evropës

Periskopi.com Sporti

Gjilani dhe Prishtina janë dy skuadrat kosovare që këtë vit kanë siguruar plasmanin në garat parakualifikuese të Ligës së Evropës.

‘Të kuqtë’ nga Gjilani, Evropën e siguruan pasi përfunduan në kampionatin e rregullt në pozitën e dytë, pozitë kjo që u sigurua krejt në fund.

Kurse, Prishtina edhe këtë vit Evropa Ligën e siguroi falë triumfit në Kupën e Kosovës, në sfidën e luajtur dje ndaj Balllkanit.

Kështu, dy skuadrat kosovare si rival të mundshëm në parakualifikime pritet të kenë skuadra nga shtete si: Mali i Zi, Gjibraltari, Andorra, Irlanda e Veriut, San Marino e Uellsi.

Madje, disa prej skuadrave që kanë siguruar plasmanin në këtë fazë, janë të njohura për ne në Kosovë, pasi më parë janë përballur me klubet tona.

Kundërshtari me koeficientin më të lart në këto parakualifikime është ekipi Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, kundërshtar ky që më parë në këtë fazë është eliminuar nga Feronikeli e Drita.

Shorti për fazën parakualifikuese të Ligës së Evropës pritet të hidhet me 9 gusht në Zvicër.

Ndërsa ndeshjet e këtij rundi priten të zhvillohet me 20 gusht.

Aktualisht, vetëm fituesi i Kupës së Irlandës Veriore ende nuk dihet, për kompletimin e gjitha skuadrave të kësaj faze.

“Plisat” nuk e urojnë skuadrën e zemrës për triumfin në Kupë

Periskopi.com Sporti

Prishtina është fituese e DigitAlb Kupës së Kosovës dhe kësisoj ka siguruar edhe pjesëmarrjen në Evropa Ligë.

Skuadra kryeqytetase i ka mjaftuar një gol në pjesën e parë nga sulmuesi afrikan, Otto John.

Tashmë kanë filluar edhe urimet në drejtim të prishtinasve.

Por, çfarë është duke ndodhur me tifozët e skuadrës, “Plisat”, të cilët ende nuk e kanë uruar skuadrën e tyre për triumfin e sotëm.

Postimi i fundit në faqen zyrtare të “Plisave” është para pesë ditëve dhe ka te bëjë me anëtarësimet ne tifo-grup.

Prishtina mposht Ballkanin, fiton Kupën dhe siguron Ligën e Evropës

Periskopi.com Sporti

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës për këtë edicion.

Në finalen e madhe, Prishtina shënoi fitore 1:0 ndaj Ballkanit.

Ishte Oto John ai që shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje.

Është ky trofeu i shtatë i fituar nga Prishtina në kuadër të Kupës së Kosovës.

Përveç Prishtinës, Kosovën në Evropë do ta përfaqësojnë edhe Drita nga vendi i parë në ligë dhe Gjilani nga pozita e dytë.

Tifozët e akuzojnë klubin e Prishtinës: ‘Marre’

Periskopi.com Sporti
Skuadra e Prishtinës ka humbur sot në Mitrovicë me rezultatin 2:1, rezultat ky që ia mundësoi qëndrimin në Superligë ekipit të Trepçës 89′.

Megjithatë me këtë rezultat nuk janë aspak të kënaqur tifozët e Prishtinës – të cilën në faqen zyrtare të klubit kanë “shpërthyer” me komente – duke akuzuar klubin.

 

Më poshtë mund të shihni komentet e disa personave në faqen e klubit më të suksseshëm kosovar:

Vlen të theksohet se Prishtina e mbylli sezonin në pozitën e katërt në tabelë – kurse dëshiron Evropën me anë të Kupës.

Finalja e DigitAlb Kupës së Kosovës mes Prishtinës e Ballkanit luhet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e fundit në Superligë test serioz për Prishtinën: A do ta respektojë kampionatin

Periskopi.com Sporti

Tashmë është vendosur gjithcka sa i përket kampionit në Superligën e Kosovës.

Drita siguroi titullin pas një sezoni brilant, ku tregoi paraqitje fantastike, teksa Prishtina do të ndjehet paksa e zhgënjyer, pasi lëshoi pikë në disa ndeshje ku nuk është dashur të gabonte.

Sidoqoftë, analisti i Periskopit, Andin Lokaj beson se kryeqytetasit duhet të tregohen profesionalë dhe të luajnë denjësisht edhe kundër Trepcës 89, pavarësisht se tashmë është vendosur fati i kampionatit.

“Prishtina është klubi më i madh në shtetin tonë dhe shpresoj që ta respektojë kampionatin në maksimum përndryshe njerëzit do të kenë dyshime te klubi më i madh i cili ashtu kështu nuk i ka pas keto vitet e fundit më shumë se 133 shikues”, tha fillimisht Lokaj.

“Prishtina barazoi në Suharekë 2-2 me Ballkanin, e mposhti Flamurtarin 3-0 dhe bravo. Por, tash të gjithë presin që ta rrespektojë kampionatin dhe të luajë denjësisht edhe me Trepçën 89 nesër në javën e fundit në Riza Lushta”. /Periskopi.com/

Andin Lokaj: Po të kishim qenë nga Etiopia, do ta hanim foren e Akademisë së Prishtinës

Periskopi.com Sporti

Opinionisti i Periskopit dhe gazetari i njohur, Andin Lokaj nuk ka qenë aspak i impresinuar me punën që po bëhet në Akademinë e Prishtinës.

Ditën e djeshme, gjiganti kosovar i futbollit publikoi një video ku njoftoi për ristrukturimin e Akademisë, si dhe punësimin e një stafi më profesionist.

Mirëpo, Lokaj është larg nga të qenurit i impresionuar nga ajo që ka parë, duke u shprehur për Redaksinë e Periskopit:

“Këtyre ditëve e pash një video e cila qarkullonte në FB në lidhje me punën që po bëhet në Akademinë e Prishtinës, e cila drejtohet nga Artan Luzi dhe Debatik Curri,” shprehet fillimisht Lokaj.

“Po të kishim qenë nga Biafra apo Etiopia (edhe pse këto dy shtetet afrikane definitivisht kanë ecë më shumë se ne) ndoshta do ta hanim karremin. Por jo, jo. Akademi? Jo.

“Se Prishtina përvec që e shkatërroi shkollën e saj të futbollit duke lëshuar talentët kryesor në të kaluarën, i lëshoi edhe rishtazi.

“Blend Baftiu, top lojtari i Superligës këtë edicion dhe Arbër Hoxhën, një ndër më të mirët pa dyshim. Andaj, është e turpshme që të quhet Akademi kur është larg asaj që funksionon si Akademi futbolli.

“Prishtina mund ta ketë në të ardhmen një vend stërvitor me dhoma për lojtarë të rinj ku pretendon të krijojë Akademinë e saj, por me politikën e deritanishme të shkollës që nënkupton largimin e lojtarëve më të mirë, do të mbetet vetëm një shkollë mesatare futbolli si gjitha të tjerat që i kemi në Kosovë. Prishtina e ka mundësinë që të bëjë më shumë në të ardhmen, por duhet të lirohet nga ‘filozofat e dijshëm’ nëpër sektorë të ndryshëm brenda klubit.

“E tek pastaj me njerëz të vërtetë të lëmisë të synojë krijimin e Akademisë së vërtetë, diku rreth vitit 2030.” /Periskopi.com/

FC Prishtina e pëson nga Komisoni Disiplinor, dënohet edhe Dallku e Bekaj

Periskopi.com Sporti

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 16.07.2020 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e datës 10.07.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara nga java e XXIX–të e Ipko Superligës së Kosovë në futboll për kategorinë e seniorëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli disa vendime.

Nga kjo e pësuan më së shumti FC Prishtina e cila u dënua për ngjarjen e ndeshjes, Gjilani – Prishtina.

Kurse, dënim morrën edhe Armend Dallku, Visar Bekaj e Avni Durmishi, poashtu pjesë e FC Prishtinës.

V E N D I M E

ARMEND DALLKU; kryetrajner i FC “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës 000613M83 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 10.07.2020 për manifestim të sjelljeve josportive (tentim sulmi në gjyqtarin kryesor) pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar si dhe deklaratat plotësuese), bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore kryetrajneri Armend Dallku;

DENOHET me të holla në shumë prej; 500 EURO (pesëqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është; 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

VISAR BEKAJ; lojtar (portier) i FC “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 000568M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 21 , në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 10.07.2020, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor) në ndeshjen e javës së; XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 39 paragrafi 3, lojtari Visar Bekaj;
DENOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

AVNI DURMISHI; (zyrtar) fotoreporter i FC “PRISHTINA“ nga Prishtina , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 10.07.2020, për manifestim të sjelljeve të gabuara drejtuar asistentit të dytë në ndeshjen e javës së XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore zyrtarit të FC “Prishtina“ nga Prishtina z.Avni Durmishi i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

FC “PRISHTINA“ nga Prishtina, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje dhe veprime të gabuara të stafit të klubit pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjes stafi i FC Prishtina dëmtojnë inventarin e zhveshtores në të cilën ishin të vendosur si mysafir), bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore, FC “Prishtina“ nga Prishtina
DENOHET në të holla në shumë prej; 1500 EURO (njëmijë e pesëqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

ENVER FAZLIU; delegat në ndeshjen përcaktuese për kampionin e Ligës së Parë të Kosovës për futbollin e femrave kategoria e seniorëve, në procedurë të iniciuar nga Komisioni i Garave për futbollin e femrave, për moszbatim të plotë të detyrës zyrtare në ndeshjen; KFF MITROVICA – KFF FERONIKELI e zhvilluar me datë 27.06.2020 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore z.Enver Fazliu
PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave zyrtare lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari në pezullim z. Enver Fazliu lidhur me rastin, afati datë 20.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

SEID OMBASHI; kryetrajner në KFF “MITROVICA“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 010335M82, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për futbollin e femrave, për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime ndaj gjyqtarëve) në ndeshjen përcaktuese për kampionin e Ligës së parë për futbollin e femrave – kategoria e senioreve; KFF MITROVICA – KFF FERONIKELI, e zhvilluar me datë 27.06.2020 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë) bazuar në nenin 97 dhe 98 kryetrajnerit Seid Ombashi;
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë shtesë nga z. Seid Ombashli lidhur me rastin. Afati datë 20.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

HAJRULLAH HAXHIU; kryetar i KFF “MITROVICA“ nga Mitrovica në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për futbollin e femrave, për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime ndaj gjyqtarëve të takimit) në ndeshjen përcaktuese për kampion të Ligës së parë të Kosovës për femra – kategoria e senioreve; KFF MITROVICA – KFF FERONIKELI, e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar me datë 27.06.2020 në Mitrovicë) bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore z. Hajrullah Haxhiu – kryetar i KFF “Mitrovica“ nga Mitrovica
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport shtesë nga z. Hajrullah Haxhiu lidhur me rastin. Afati datë; 20.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

KËSHILLA JURIDIKE; Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së vendimit – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtina ‘përshëndetet’ me titullin, ndan pikët me Dritën

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar derbi i javës së 30-të në Superligën e Kosovës, aty ku Prishtina dhe Drita kanë ndarë pikët.

Takimi përfundoi baras 1:1, me mysafirët që ‘fitojnë’ më shumë nga ky barazim.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi qysh në fillim të takimit, kur Endrit Krasniqi (6’) realizoi një gol të bukur.

20 minutat e para të sfidës ishin thjesht fantastike, me të dyja skuadrat që kishin rastet e tyre. Më pas, intensiteti i lojës ra.

Pjesa e dytë nuk prodhoi shumë raste, por një gol mjaft të rëndësishëm për skuadrën gjilanase. Ishte Astrit Fazliu (80’) që baraspeshoi rezultatin dhe i dha një pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Drita vijon të mbetet në vendin e parë me 65 pikë, kurse Prishtina me këtë barazim mund të jetë jashtë garës për titull, teksa tubon 58 pikë në pozitën e katërt.

Demolohen dhomat e zhveshjes të Dritës nga futbollistët e FC Prishtinës

Periskopi.com Sporti

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar mes shumë tensioneve dhe incidenteve. Kryeqytetasit janë ndarë tejet të pakënaqur me mënyren e ndarjes së drejtësisë, teksa pas ndeshjes kanë patur akuza të shumta.

‘Bardhekaltërit’ kanë aluduar në referimin që u bë në këtë ndeshje me ç’rast Visar Bekaj u përjashtua me të kuq në një rast shumë diskutabil.

Gjatë protestave pas ndeshjes në drejtim të gjyqtarit kryesor Kreshnik Vula, u lënduan kryetrajneri i Prishtinës, Armend Dallku, mbrojtësi Labinot Ibrahimi dhe disa pjesëtarë të klubit, pasi që u qëlluan me sprej nga Policia e Kosovës.

Tensionet vazhduan edhe më vonë, teksa futbollistët e Prishtinës nuk mbajtën nervat, teksa demoluan dhomat e zhveshjes ku ishin të vendosur, pikërisht ato të FC Dritës, rivalit direkt për titullin kampion. /gazetasheshi/

 

Statistikat që favorizojnë Prishtinën drejt finales së Kupës

Periskopi.com Sporti

Përveç fitores me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kundër Drenicës, Prishtina favorizohet edhe nga statistikat e përballjeve të kaluara me klubin drenicas për të kaluar në finale.

Prishtina ka qenë në formë mbresëlënëse që nga rinisja e sezonit 2019/20, fillimisht duke shënuar fitore bindëse kundër Drenicës në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, e pastaj duke i fituar dy ndeshjet e radhës në Superligë për t’u ngritur nga pozita e katërt në atë të dytë.

Trajneri Prishtinës, Armend Dallku, i ka bërë të qarta synimet e tij për të luftuar për ty titujt, përderisa në emisionin sportiv “Favorit” ka thënë se synon të garojë për herë të parë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve me bardhekaltrit.

Përderisa Ligën e Kampionëve mund ta sigurojë duke e fituar titullin e ligës, ku kreun aktualisht e mban Drita, daljen në Evropë mund ta sigurojë edhe përmes triumfit në Kupën e Kosovës.

Për të kaluar në finale, Prishtinës i duhet të evitojë humbje me deficit prej katër golash ose më shumë në ndeshjen kthyese, që zhvillohet nesër, ndërsa fitorja 3:0 e Drenicës do ta çonte ndeshjen në shtesë dhe pastaj potencialisht në penallti.

Drenica vjen në këtë ndeshje pasi fitoi me rezultat 2:0 kundër Llapit dhe barazoi pa gola kundër Ballkanit, mirëpo faqja zyrtare e Prishtinës i ka publikuar disa statistika të cilët e favorizojnë klubin kryeqytetas për ta zënë vendin në finale.

“Duke i parë statistikat, Prishtina jo me 4 gola, por as me 3 gola epërsi nuk është mposhtur asnjëherë në Skenderaj. Nga 27 ndeshjet e zhvilluara në Skenderaj, Drenica e ka vetëm një fitore me dy gola epërsi, 2:0 më 2014”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.

“Kuqezinjtë nga këto 27 përballje kanë bilanc pozitiv prej 11 fitoreve, 7 barazime dhe 9 fitore prishtinasit. Me goldallim +1, 25:24 për Drenicën”.

“Prishtina nga 7 përballjet e fundit – 6 ka fituar prej tyre dhe 1 ka barazuar. Prej tyre 3 i ka të fituar në Drenicë. Kuqezinjtë fitoren e fundit e kanë më 2018, 1:0”.

“Duke parë këto statistika, Prishtinasit krejt çfarë duhet është që të kenë angazhim maksimal dhe finalja e 10-të e Kupës është shumë pranë”./