Duam të dominojmë në Serie A

Periskopi.com Sporti

Frank De Boer dëshiron të dominojë me Interin.

Trajneri i ri i ‘zikaltërve’ thotë se është entuziast për sezonin e ri në Serie A, i cili nisë sonte.

“Unë jam shumë entuziast se do të fillojmë sezonin”, deklaroi De Boer.

“Ne duam të dominojmë në sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur, me gjithë respektin për kundërshtarët tanë, ne duam të krijojmë shumë raste. Kjo është ajo çka unë zakonisht dua të shoh nga ekipi im”.

“Kam besim se ekipi është gati për ndeshjen e parë, kështu që unë jam duke kërkuar për të ecur tutje”. /Periskopi.com

Icardi rinovon kontratën

Periskopi.com Sporti

Mauro Icardi do të nënshkruajë një kontratë të re me Interin.

Me kontratën e re, sulmuesi argjentinas do të mbetet te ‘zikaltërit’ deri në vitin 2021, shkruan Sky Italia.

Marrëveshja do të përfshijë një klauzolë të largimit në vlerë prej 86 milionë funte.

Për Icardin është interesuar kohëve të fundit Arsenali. /Periskopi.com

Liverpool mendon për Medel

Periskopi.com Sporti

Liverpool është duke përgatitur një ofertë në vlerë prej 15 milionë euro për mesfushorin e Interit, Gary Medel, shkruan Corriere della Sera.

Është trajneri i ‘reds’, Jurgen Klopp ai i cili dëshiron ta përforcojë mesfushën e 18 herë kampionit të Premier Ligës.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse drejtuesit e Interit janë gati të heqin dorë prej kilianit. /Periskopi.com

Interi s’e shet Brozovicin te Juventusi

Periskopi.com Sporti

Interi nuk dëshiron që t’ia shesë Juventusit mesfushorin kroat, Marcelo Brozovic.

Lajmi është dhënë nga e përditshmja italiane Calciomercato, e cila sqaron se futbollisti në fjalë ka shumë gjasë të largohet nga zikaltërit.

Largimi i tij nga Interi pritet të ndodhë për të balancuar llogaritë financiare.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Milano nuk janë gati ta shesin lojtarin te ndonjë skuadër rivale në Itali. /Periskopi.com

Interi prin për Barbosa

Periskopi.com Sporti

Interi është duke udhëhequr garën për transferimin e talentit të Santos, Gabriel Gabigol.

Tabloidi Goal zbulon se marrëveshja ndërmjet dy klubeve në fjalë është afër të arrihet për vlerën e 25 milionë funteve.

Për 19-vjeçarin kanë shfaqur interesim edhe klube tjera të njohura si Real Madrid, Atletico Madrid, Juventus, Chelsea dhe Manchester United. /Periskopi.com

Interi pas Sanchez

Periskopi.com Sporti

Interi është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez, shkruan e përditshmja spanjolle, Fichajes.

Bisedimet mes londinezëve dhe kilianit për rinovimin e kontratës kanë ngecur, andaj kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit zikaltër të interesohen për ish-yllin e Barcelonës.

Emërimi i Frank De Boer në postin e trajnerit te Interi pritet të sjellë ndryshime jo të vogla në skuadrën nga qyteti i Milanos. /Periskopi.com