A varet Interi nga ky lojtar?

Ish-ylli i Interit, Diego Milito ka hedhur poshtë idenë se skuadra zikaltër varet vetëm një lojtar, Mauro Icardi.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi argjentinas po kalon nëpër një formë të lartë, duke shënuar plot gjashtë gola në pesë ndeshjet e para në këtë sezon të Serie A.

“Icardi është një konkretizues i mirë, por Interi nuk është në asnjë mënyrë skuadër që varet nga një lojtar. Ka edhe lojtarë tjerë shumë cilësorë. Ever Banega është një lider në fushë, ai është një lojtar i madh dhe ka aftësi të mëdha”, deklaroi Milito.

“Shpresoj se Interi do të mund të përfundojë sa më lartë që të jetë e mundur, edhe pse ne duhet të kuptojmë se ata janë një ekip i ri me një trajner të ri”, përfundoi ai. /Periskopi.com

Mario kërkon fitore edhe të dielën

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Interit, Joao Mario kërkon fitore të skuadrës së tij edhe të dielën kundër Bolonjës.

Skuadra e drejtuar nga holandezi Frank De Boer ka shënuar tre fitore radhazi në tre ndeshjet e fundit në ligë.

“Ne luajtëm si ekip përballë Empolit, tani duhet të gjejmë vazhdueshmërinë dhe të fitojmë edhe të dielën”, deklaroi Mario.

“Duhet të punojnë ditë pas dite, lojë pas loje dhe të kemi vazhdimësi”.

“Serie A është një garë interesante. Jam duke provuar të jap më të mirën time. Shpresoj të përmirësoj vetën me paraqitjet”, përfundoi ai. /Periskopi.com

Fitojnë të mdhenjtë e Italisë

Periskopi.com Sporti

Interi po vazhdon me fitore.

Pas triumfit ndaj Juventusit në javën e kaluar, zikaltërit kanë mposhtur sot Empolin si mysafir me rezultat 0:2.

Të dy golat për këtë skuadër i shënoi sulmuesi Mauro Icardi, të parin në minutën e 10 dhe të dytin në të 17-tën.

Fitore shënoi edhe Juventusi ndaj Cagliarit me rezultat 4:0.

Roma është skuadra tjetër e cila shënoi fitore bindëse përballë Crotones me rezultat 4:0.

Ndërkohë, Napoli nuk arriti më shumë sesa një barazim pa gola përballë Genoas. /Periskopi.com

Milani mendonte të emëronte trajner Frank De Boer

Periskopi.com Sporti

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani ka pranuar se klubi i tij e kishte shqyrtuar mundësinë e emërimit të Frank De Boer në postin e trajnerit te ‘rosonerët’.

Ky i fundit mori detyrën e trajnerit te Interi në këtë verë.

“Montella, De Boer dhe trajneri i Sampdorias, Marco Giampaolo ishin të gjithë kandidatë për t’u bërë trajner të skuadrës sonë”, deklaroi Galliani.

“Ka pasur gjashtë opsione në total, duke përfshirë edhe Cristian Brocchi dhe dy trajner me përvojë të madhe”, përfundoi ai. /Periskopi.com

A do ta drejtojë Simeone Interin?

Periskopi.com Sporti

Interi është i gatshëm të presë deri në vitin 2018, për të arritur marrëveshje me trajnerin aktual të Atletico Madrid, Diego Simeone, shkruan AS.

Kontrata e argjentinasit me klubin madrilen skadon në vitin e lartëcekur, ndërsa spekulimet për të ardhmen e tij tashmë kanë nisur.

Simeone kishte kontratë me Atleticon deri në vitin 2020, mirëpo javë më parë ishte pajtuar me klubin që ta reduktonte atë për dy vjet. /Periskopi.com

Buffon reagon pas humbjes nga Interi

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon ka reaguar pas humbjes që skuadra e tij e pësoi mbrëmë nga Interi me rezultat 2:1.

Ai thotë se pësimi i golave nga gjuajtjet e lira nuk është në natyrën e skuadrës së tij.

“Është e treta herë në këtë sezon që pësojmë gol nga goditjet e këndit dhe kjo nuk është në natyrën tonë”, tha Buffon për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”.

“Që në përballjen me Sassuolon u ktheva në shtëpi me disa dyshime, pavarësisht fitores dhe lëvdatave që erdhën në drejtimin tonë. Kjo sepse toleruam shumë në lojën tonë. Një skuadër si Juventusi nuk mund dhe nuk duhet të humbasë. Për 66 minuta nuk luajtëm mirë dhe Interi na sulmoi e na ngjalli frikë”, shtoi kapiteni i bardhezinjve.

Pas humbjes me Interin, Juventusi e sheh veten në vendin e dytë në Serinë A me 9 pikë, pas Napolit kryesues me 10 pikë, pas 4 javëve të para. /Periskopi.com

James: Më kërkoi Interi

Periskopi.com Sporti

Ylli i Real Madridit, James Rodriguez ka konfirmuar se për të është interesuar në verë Interi.

Ditëve të fundit kanë qarkulluar shumë spekulime që aludonin në interesimin e zikaltërve për kolumbiani, ndërsa tani një gjë e tillë konfirmohet prej vetë këtij të fundit.

“Këtë verë më dëshironte Interi, mirëpo unë vendosa të qëndroja në Real Madrid”, ka thënë Rodriguez.

25-vjeçari ka humbur prej kohësh vendin në formacionin bazë te Los Blancos, mirëpo mbrëmë startoi, pasi munguan dy yjet Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. /Periskopi.com

Inter – Juventus: Një derbi i vërtetë apo një derbi vetëm për nostalgjikët?

Periskopi.com Sporti

Sonte me fillim nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja ndërmjet Interit dhe Juventusit. Për nga emrat e skuadrave, kjo vërtetë tingëllon si një derbi i madh pasi të dyja përgjatë historisë kanë fituar shumë trofe si brenda, ashtu edhe jashtë Italisë. Por, a mund ta quajmë aktualisht derbi një ndeshje të tillë? Në 14 përballjet e fundit në të gjitha garat ndërmjet bardhezinjve dhe zikaltërve, tetë fitore i kanë takuar ‘Zonjës së vjetër’, ndërsa vetëm dy herë kanë triumfuar zikaltërit, përderisa katër sfida kanë përfunduar baraz. Juventus është klubi i cili ka dominuar plotësisht në pesë sezonet e fundit në elitën e futbollit italjan. Në të pesë sezonet e fundit ata janë shpallur kampionë, herë me një distancë më të madhe të pikëve ndaj vendit të dytë, e herë më të vogël. Ashtu siç janë duke shkuar gjërat edhe në këtë sezon, duke parë formën e bardhezinjve dhe kapacitetet e ‘rivalëve’ për titull, zor se në fund të sezonit mund të ndodhë ndonjë befasi sa i përket luftës për titull.

Të kthehemi te Interi, drejtimin e së cilës në këtë verë e mori përsipër trajneri holandez, Frank de Boer. Kjo skuadër përkundër disa blerjeve të rëndësishme në afatet e fundit kalimtare, nuk po arrin rezultate të mira dhe nuk po luan mirë. Në sezonin e ri, ndonëse është herët të flitet, Interi i ka grumbulluar vetëm katër pikë në tre ndeshjet e para, pas një fitore, një barazimi dhe një humbjeje. Në anën tjetër, skuadra e trajnerit Massimmo Allegri edhe pse kampione në Itali, është përforcuar tejet shumë në afatin e fundit kalimtar të transferimeve, me lojtarë si Gonzalo Higuain, i cili i kushtoi klubit torinez mbi 90 milionë euro, si dhe mesfushorit të Romës, Miralem Pjanic, pastaj kroati Marco Pjaca i ardhur nga Dinamo e Zagrebit, lojtar i cili luan në pozitën e mesfushorit sulmues. Pra, megjithëse kampione dhe duke pasur përbrenda skuadrës yje të shumtë, Juventus nuk është ndalur së transferuari lojtarë klasi, edhe pse duhet të përmendim largimin e Paul Pogba për një shifër rekorde 110 milionë euro drejt Manchester United në këtë verë.

Krejt në fund, duke lënë anash transferimet e bëra nga të dyja skuadrat, po e bëjmë një pyetje. Duke marrë parasysh dallimin e madh në cilësi midis këtyre dy ekipeve dhe duke marrë parasysh që Juventusi në përgjithësi po i fiton derbit, a mund të quhet kjo ndeshje ende një derbi? Mbase, vetëm për nostalgjikët.

 

B.Sejdiu/Periskopi.com

Interi do të rikthehet në formë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Interit, Frank de Boer është shprehur i bindur se skuadra e tij do t’i kthehet formës së duhur.

Zikaltërit po kalojnë një periudhë të vështirë në këtë sezon, ku pas tre ndeshjeve në Serie A kanë grumbulluar vetëm katër pikë, ndërsa edhe në Europa Ligë pësuan humbje 2:0 në shtëpi nga Hapoel Beer Sheva.

“Ka qenë e pritshme presioni te Interi”, tha De Boer.

“Ne jemi duke punuar shumë për t’u siguruar se do të përmirësohemi. Unë jam i bindur se ne do ta kthejmë Interin aty ku i takon”. /Periskopi.com

De Boer kritikon lojtarët pas humbjes

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Interit, Frank De Boer ka reaguar pas humbjes së mbrëmshme të skuadrës së tij nga Hapoel Beer-Sheba, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Europa Ligë.

Zikaltërit u mposhtën në shtëpi me rezultat 0:2 na skuadra izraelite, ndërsa holandezi nuk kursen kritikat për futbollistët e tij.

“Ne duhet të analizojmë këtë lojë. Para së gjithash, unë ndihem shumë keq për tifozët të cilët erdhën në stadium, sepse ne nuk fituam”, deklaroi De Boer.

“Ne e humbëm topin shumë herë. Jam i zemëruar, sepse jam i bindur se do të mund të shënonim golin e parë dhe kishim mundësi ta bënim një gjë të tillë. Jam i bindur që ne mund të përmirësohemi”, shtoi ai. /Periskopi.com

Interi turpërohet në shtëpi

Periskopi.com Sporti

Kanë përfunduar edhe 12 ndeshjet e zhvilluara nga ora 21:05 në Europa Ligë.

Befasia e madhe është mposhtja 0:2 në shtëpi e Interit nga Hapoel Beer Sheva.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo ndërmjet Villarreal dhe Zurichut të Armando Sadikut, e cila përfundoi me fitoren e spanjollëve me rezultat 2:1.

Vlen të ceket se Sadiku shënoi një gol tejet të bukur në këtë sfidë interesante. /Periskopi.com

 

Icardi: Mund ta mposhtim Juventusin

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi beson se skuadra e tij mund ta mposhtë Juventusin në sfidën e fundjavës.

Zikaltërit dhe bardhezinjtë takohen të shtunën për të zhvilluar derbin e javës në Serie A.

“Juventus është klub që mund të mposhtet”, tha Icardi.

“Në vitet e fundit ata kanë fituar gjithçka. Ata janë përforcuar në tregun e transferimeve, kështu që ne do të shohim se si do të përfundojë ndeshja. Unë gjithmonë dua të fitoj, nuk më pëlqejnë humbjet”. /Periskopi.com

Manaj kërcënon Interin

Periskopi.com Sporti

Talenti shqiptar i cili luan për Pescaran, Rey Manaj dëshiron të mposhtë skuadrën e tij prej së cilës është huazuar, Inter.

Të dy skuadrat takohen në këtë fundjavë, ku Manaj shpreh dëshirën që t’i shënojë gol zikaltërve.

“Në rast se do ti shënoj gol Interit do të isha i lumtur për vete por edhe për ekipin, megjithatë gjëja më e rëndësishme është që të dalim nga kjo ndeshje me një fitore ose të paktën me një barazim”, deklaroi sulmuesi i Kombëtares Shqiptare. /Periskopi.com

Nainggolan refuzoi Chelsean dhe Interin

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan ka hedhur poshtë mundësitë për t’u transferuar te Chelsea ose te Interi.

Sipas Gazzetta dello Sport, belgu ka qenë i vendosur të mos kalojë në verë te ndonjëra nga skuadrat e lartëcekura.

Mesfushori në super-formë preferon të nënshkruajë një kontratë të re me ‘giallorosi’. /Periskopi.com

Interi pas Darmian

Periskopi.com Sporti

Interi është duke u interesuar për mbrojtësin e Manchester United, Mateo Darmian, shkruan Gazzetta dello Sport.

Italiani duket se ka humbur vendin e titullarit te United, pasi trajneri Jose Mourinho preferon më shumë Antonio Valencia për krahun e djathtë të mbrojtjes. /Periskopi.com

Chelsea arrin marrëveshje për Brozovic

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Interit, Marcelo Brozovic, shkruan Sportske Novosti.

Të kaltërit nga Londra raportohet se do të paguajnë 25 milionë euro për kroatin.

Mirëpo, i njëjti raport sqaron se 23-vjeçari ende nuk ka vendosur nëse do të bashkohet me skuadrën nga Stamford Bridge.

Kalimi i Brozovic te Chelsea do të mund t’i hapte derën e largimit Cesc Fabregas, i cili është kritikuar për mosangazhim nga trajneri Antonio Conte. /Periskopi.com

Shkëmbim Fabregas – Brozovic?

Periskopi.com Sporti

Chelsea thuhet se është gati t’i ofrojë Interit mesfushorin Cesc Fabregas, nëse klubi zikaltër pranon që në drejtimin e kundërt të kalojë kroati Marcelo Brozovic, shkruan Gazzetta dello Sport.

Raporti sugjeron se oferta në fjalë ka ardhur në drejtim të Interit para pak ditësh dhe klubi italian po e shqyrton atë.

Në anën tjetër, është raportuar shumë ditëve të fundit se trajneri i ‘blues’, Antonio Conte nuk e dëshiron lojtarin në fjalë në skuadër. /Periskopi.com

Interi e do edhe Cuadradon

Periskopi.com Sporti

Interi është gati të rivalizojë Juventusin në garën për të transferuar mesfushorin e Chelseat, Juan Cuadrado, shkruan Daily Express.

Zikaltërit dëshirojnë të jenë konkurrentë të denjë për titullin e Serie A në këtë sezon dhe transferimi i kolumbianit do të përforconte jashtëzakonisht skuadrën e trajnerit Frank de Boer.

Poashtu, transferimi i Gabriel Barbosa dhe Joao Mario pritet të sjellë freski të madhe në lojën e Interit. /Periskopi.com

Barbosa dhe Joao Mario te Interi

Periskopi.com Sporti

Tashmë është punë e kryer.

Interi ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit të Santos, Gabriel Barbosa dhe mesfushorit të Sporting Lisbonës, Joao Mario.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi zikaltër nëpërmjet rrjetit social Twitter.

“Gabigol zbarkoi në Milano, ndërsa edhe Joao Mario është në këtë rrugë”, shkruan në këtë njoftim.

Tabloidi ‘Goal’ raporton se dyshja në fjalë do t’i kushtojë ‘neroazurëve’ plotë 75 milionë euro. /Periskopi.com

Interi në bisedime për Sissoko

Periskopi.com Sporti

Interi ka nisur bisedimet me Newcastle United rreth mundësisë së transferimit të mesfushorit të kësaj të fundit, Moussa Sissoko, shkruan Shields Gazette.

Francezi i cili shkëlqeu në Kampionatin Europian me kombëtaren e tij, pritet të largohet nga bardhezinjtë, skuadër kjo e cila nuk arriti të siguronte mbijetesën në Premier Ligë në sezonin e kaluar.

Newcastle kërkon hiç më pak se 30 milionë funte për Sissoko, i cili më herët ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Arsenali. /Periskopi.com