De Boer flet pas humbjes nga Sampdoria

Trajneri i Interit, Frank De Boer ka folur pas humbjes ndaj Sampdorias.

Periskopi.com Sporti

Zikaltërit u mposhtën me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e zhvilluar si mysafir.

Por, trajneri holandez nuk mendon se mund të shkarkohet nga drejtuesit e klubit.

“E ardhmja? Besimi që ka klubi nuk ndryshon brenda javës. Kemi skuadër të mirë dhe mund të përmirësohemi”, deklaroi De Boer.

Është pritur shumë që Interi të këndellet me ardhjen e De Boer, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh, përkundër faktit se kjo skuadër ka një numër të konsiderushëm të yjeve. /Periskopi.com

Fitojnë të mëdhenjtë e Italisë

Juventus, Inter dhe Roma kanë shënuar fitore në ndeshjet e javës së 10-të në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Kampioni në fuqi mposhti bindshëm Sampdorian me rezultat 4:1, ndërsa Interi iu rikthye fitores, duke mposhtur Torinon me rezultat 2:1.

Vlen të ceket se i shumëkritikuari i Interit, Mauro Icardi shënoi dy golat për skuadrën e tij.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Roma, ku mposhti Sassuolon si mysafir me rezultat 1:3.

Juventus kryeson në Serie A me 24 pikë, dy më shumë sesa Roma. /Periskopi.com

De Biasi: Nuk do e refuzoja këtë skuadër

Përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka reaguar pas spekulimeve që e lidhin atë me marrjen e detyrës së trajnerit te Interi.

Periskopi.com Sporti

Ditë më parë u raportua se i pari i pankinës së Kuqezinjve mund të emërohej trajner i zikaltërve në një të ardhme të afërt.

Vetë italiani me pasaportë shqiptare thotë se do t’i përgjigjej një thirrje të tillë.

“Interi? Pas Tripletës humbi siguri. Duket sikur nuk e dinë çfarë peshqish të kapin. Nëse do të vinte një telefonatë nga Interi? Do të përgjigjesha dhe do të flisnim”.

“Kthimi në Itali? Kur ika nga Udinese thashë që nuk do të kthehesha më, por ishte për faktin se kisha 4-5 lojtarë që nuk e meritonin të stërviteshin me skuadrën, por vlenin shumë në treg dhe klubi nuk më lejonte të veproja në mënyrë të tillë”, ka thënë De Biasi. /Periskopi.com

A do të debutojë Ajeti sot ndaj Interit?

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti me gjasë do të debutojë sonte për skuadrën e tij, Torino.

Periskopi.com Sporti

Torinezët takohen me Interin me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e cila zhvillohet në kuadër të Serie A.

Ajeti ka vuajtur nga dëmtime të shumta muajve të fundit dhe tani duket se ka ardhur momenti që të tregojë vetën në fushën e lojës. /Periskopi.com

De Boer befason të gjithë me këtë deklaratë

Në prag të ndeshjes së mesjavës kundër Torinos,trajneri Frank De Boer u shfaq i qetë përpara mediave në konferencën e zakonshme për shtyp.

Periskopi.com Sporti

Ndaj “Demave” ekipit zikaltër i nevojitet një fitore për të larguar përkohësisht presionin dhe trajneri holandez është i vetëdijshëm për këtë.

“Më kanë cilësuar të mbaruar edhe herë të tjera por unë nuk kërkoj hakmarrje. Jam i lodhur duke komentuar këto zëra. Nga kjo situatë mund të dalim nëse qëndrojmë të bashkuar, shoqëria, stafi dhe lojtarët. Klubi ka besim te unë dhe e di shumë mirë që kam ardhur në momentet e fundit dhe më duhet kohë. Nuk mund të mendosh se mund të ndryshosh gjithçka brenda pak javësh. Pjesa e parë në Bergamo ishte më e keqja që kur unë jam këtu. Jam i bindur se skuadra më ndjek ende. Torino po kalon një moment shumë të mirë por tani nuk mund të gabojmë më”, deklaroi De Boer.

Interi shkarkon De Boer?

Interi besohet se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Frank De Boer.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është dhënë nga burime të besueshme të Calciomercato.

Klubi zikaltër ka humbur durimin në holandezin, pas rezultateve të dobëta që kishte me skuadrën.

Emri i trajnerit të ri pritet të mësohet së shpejti. /Periskopi.com

De Biasi-Inter, a mund ta besoni?

Interi dje pësoi një humbje shokuese ndaj Atalantës, dhe tashmë vendi i De Boer është më në rrezik se kurrë.

Periskopi.com Sporti

Në listën e emrave që mund të ulen në pankinën e zikaltërve është dhe Gianni De Biasi.

Gazetari dhe analisti i njohur sportiv italian, Ivan Zazaroni, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shtuar emrin e trajnerit aktual të Shqipërisë si një zgjedhje perfekte për pankinën zikaltër.

Talenti shqiptar te Interi?

Fabio Sakaj, talenti shqiptar i Modenas, së shpejti do bashkohet me skuadrën e Interit

Periskopi.com Sporti

Një talent shqiptar i rritur në Itali shumë shpejt mund të bëhet pjesë e skuadrës së njohur të Interit. Bëhet fjalë për mesfushorin 18-vjeçar të Modenës, Fabio Sakaj.

Në janar Interi dhe Sassuolo patën një luftë të fortë për të siguruar shërbimet e anëtarin U-19 të Shqipërisë.

Nerazzurrët arritën të sigurojnë një marrëveshje për ta transferuar gjatë këtij sezoni në Milano, e cila nuk është ekzekutuar ende, raporton Super News.

Interi ka edhe një shqiptar në radhët e veta. Ai është Rey Manaj, por që është i huazuar te Pescara deri në fund të sezonit.

sakaj/Periskopi.com

‘Icardi është i vdekur për ne’

BBC Sport shkruan se tifozët e Interit nuk duan assesi ta shohin Mauro Icardin në skuadër.

Periskopi.com Sporti

Raportohet se tifozët zikaltër shkruajnë se tashmë argjentinasi është i vdekur për ta dhe se nuk llogarisin fare në shërbimet e tij.

Pakënaqësitë mes palëve erdhën pas zbulimit të autobiografisë së 23-vjeçarit, i cili kishte shkruar se është i gatshëm të thërras 100 huliganë nga Argjentina për t’u përballur me tifozët e Interit.

Dhe, pas këtyre shkrimeve, tifozët e Interit kanë shpërthyer dhe tashmë nuk e duan fare atë në skuadër. /Periskopi.com

De Boer mund të largohet nga Interi

Përvoja e Frank De Boer si trajner te Interi mund të përfundojë para kohe.

Periskopi.com Sporti

Holandezi mund të largohet nga zikaltërit, pasi nuk po arrinë me skuadrën në fjalë të tregojë rezultatet e pritshme, përkundër disa transferimeve mjaft të mëdha.

CalcioNeës24 shkruan se në vend të tij mund të vijë ish-trajneri i Romës, Rudi Garcia.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e klubit zikaltër do të vendosin ta shkarkojnë së shpejti De Boer. /Periskopi.com

Tifozët e Interit befasojnë Icardin

Interi po kalon vërtetë momente të vështira. Sikur të mos mjaftonin humbjet e njëpasnjëshme duke zbritur mjaft në renditje, tashmë tek kjo skuadër ka shpërthyer edhe skandali me emrin “Icardi”.

Periskopi.com Sporti

Prej kohësh ai ka një marrëdhënie të keqe më tifozët dhe kjo ka bërë që sëfundmi administratorët e Interit të mendojn që t’ja heqin shiritin e kapitenit, të paktën momentalisht, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, përcjell Albeu.com.

Vendimi duket se pritet të merret pas publikimit të librit të tij autobiografik ku Icardi shkruante se ishte zënë më tifozët e Interit pas humbjes me Sasuolon në vitin e shkuar duke i acaruar mjaft marrëdhëniet me ta. Kur skuadra i kishte kërkuar që ta mbronte nga ndonjë sulm i mundshëm, Icardi shkruan në libër se kishte thënë: “Jam rritur në Argjentinë, në një nga lagjet me kriminalitet mjaft të lartë dhe me të vdekur rrugëve. Sa janë? Pesëdhjetë, njëqind, dyqind? Atëherë unë po marr 100 kriminelë nga Argjentina dhe i lë të vdekur në vend, pastaj ta shohin”.

Kaq ka mjaftuar që marrëdhënie e tyre të shkatërrohet si tifozët t’i shkojnë mbrëmjen e djeshme poshtë shtëpisë duke i shkruar një banderolë: Mauro, ne jemi këtu. Ku janë argjentinasit e tu?

Inter-Cagliari, formacionet zyrtare

Interi dhe Cagliari do të përballen nga ora 15:00 në një prej dueleve kryesore të kësaj jave në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Nerazzurët do të mundohen të ngjiten në rënditjen tabelare duke fituar takimin e sotëm.

Interi gjendet një pozitë më lartë se Cagliari në tabelë. /Periskopi.comformacione-e1476619656675

Interi e do futbollistin e Cityt

Interi është i interesuar të transferojë mbrojtësin e Manchester Cityt, Pablo Zabaleta.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi ka humbur vendin e titullarit te ‘qytetarët’ dhe kjo mund ta shtyejë atë drejt largimit.

Kontrata aktuale e tij me klubin nga Ettihad Stadium skadon në fund të këtij sezoni dhe ka shumë gjasa që ai të largohet në janar. /Periskopi.com

Interi pas ish-lojtarit të Juventusit

Interi është duke u interesuar për ish-mbrojtësin e Juventusit, Martin Caceres.

Periskopi.com Sporti

Uruguaiani është pa skuadër që prej largimit nga bardhezinjtë.

29-vjeçari mund të luajë në të gjitha pozitat e mbrojtjes.

Vlen të përmendet se Caceres në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e fanelës së Barcelonës. /Periskopi.com

Zyrtare: Icardi rinovon kontratën

Mauro Icardi ka nënshkruar kontratë të re me Interin, e cila e mbanë atë te zikaltërit deri në vitin 2021.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi u ka dhënë fund spekulimeve që e lidhnin atë me një largim të mundshëm nga gjigandi italian.

Lajmi për rinovimin e kontratës së Icardit e ka dhënë vetë klubi i Interit.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Icardi ka rinovuar kontratën me Interin deri në vitin 2021”, thuhet në njoftimin e Interit. /Periskopi.com

Juve e donte yllin e Interit, jo Higuainin

Juventus kishte qenë i vendosur të transferonte sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Periskopi.com Sporti

Bardhezinjtë kishin qenë shumë të vendosur të transferonin yllin e zikaltërve, mirëpo nuk kishin arritur të bënin një gjë të tillë.

Pas dështimit për të transferuar 23-vjeçarin, drejtuesit e klubit torinez vendosën të transferimin e Gonzalo Higuain.

Ky i fundit kaloi te Juve për një shifër rekorde të klubit bardhezi, 94 milionë euro. /Periskopi.com

Interi e do edhe një shqiptar

Pas Rei Manajt, Interi dëshiron të transferojë edhe një talent tjetër shqiptar.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për Fabio Sakajn, i cili aktivizohet te skuadra e ligës së tretë italiane, Modena.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i Modenës, Luigi Pavareze.

“Për momentin gjithçka është ndalur, pasi Sakaj është i lënduar. Të shohim ç’do të ndodhë në vijim. Interi ka plot lojtarë premtues dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt të ndërtojmë një marrëdhënie të mirë, edhe pse në merkaton e verës nuk patëm kontakte apo tratativa”, u shpreh Pavareze. /Periskopi.com

Nëse luajmë kështu, nuk do arrijmë as vendin e shtatë

Anësori i Interit, Antonio Candreva beson se skuadra e tij nuk do të arrijë të zë as vendin e shtatë në Serie A, nëse vazhdon të luajë kaq dobët sikurse ndaj Sparta Pragës në Europa Ligë.

Periskopi.com Sporti

Zikaltërit u mposhtën nga çekët me rezultat 3:1.

Ndërsa Candreva u ka bërë thirrje shokëve të tij që të reagojnë menjëherë rreth kësaj krize të lojës.

“Duhet të reagojmë menjëherë dhe duhet ta bëjmë këtë të dielën ndaj Romës në Olimpiko”, deklaroi Candreva.

“Nëse luajmë si në Europë, nuk do të arrijmë të pozicionohemi dot as në mesin e shtatë skuadrave të para në kampionat. Nuk e di realisht se çfarë po ndodhë por ajo në Pragë ishte një figurë e keqe nga ana jonë”, shtoi ai. /Periskopi.com

De Biasi kritikon Interin: Duhet të ndryshoni mendësi

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ka adresuar disa kritika drejt Interit.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se është e pashpjegueshme se si zikaltërit nuk po arrijnë rezultate më të mira në Serie A dhe në Europa Ligë.

Këto komente ai i jep pas humbjes së Interit nga Sparta Praga me rezultat 3:1 në Europa Ligë, ku thotë se skuadra e drejtuar nga Frank de Boer duhet të ndryshojë mendësinë e lojës.

“Për mua është e pashpjegueshme, pasi Interi ka një grup lojtarësh interesant që mund të bëjnë mirë si në kampionat poashtu edhe në Europa Ligë, por duhet të ndryshojë mendësi”, deklaroi De Biasi.

“Nuk mund të pësosh gol në minutën e 24-të sepse fle në topat joaktivë. Besoj se është mungesë e theksuar vëmendjeje që nuk mund t’u falet lojtarëve të këtij niveli, pasi e paguan shtrenjtë”.

“Trajneri duhej të ndërhynte për t’i zgjuar lojtarët. Megjithatë, një pjesë e mirë e këtyre futbollistëve kanë përvojën e duhur dhe duhet të reagojnë vet”. /Periskopi.com

De Boer: Kjo skuadër është favorite për Scudetto

Trajneri i Interit, Frank de Boer ka pranuar se Juventus është ende favorit për të fituar Scudetton.

Periskopi.com Sporti

Zikaltërit po kalojnë nëpër një formë të lartë, mirëpo holandezi beson se bardhezinjtë janë ende favorit për titullin e Serie A.

“Unë nuk dua të flas për Scudetto, sepse ne e dimë se kush është favorit për Scudetto”, tha ai.

“Objektivi ynë është që të fitojmë lojë pas loje. Nuk flasim për Scudetton sepse ky nuk është momenti i duhur”. /Periskopi.com