‘Milani do ta fitojë derbin ndaj Interit’

Ish-futbollisti i Milanit, Olivier Bierhoff beson se ‘rosonerët’ do të fitojnë derbin e fundjavës ndaj Interit.

Periskopi.com Sporti

Ai shprehet i lumtur me formën nëpër të cilën po kalon ish-klubi i tij.

“Është gjithmonë ndjenjë e mirë të kthehem në ‘San Siro’, kam shumë kujtime nga ky stadium. Pa dyshim do të fitojë Milani”.

“Jam i lumtur për periudhën e mirë me të cilën është duke kaluar ekipi, dhe i uroj suksese kuqezinjve”, u shpreh Bierhoff. /Periskopi.com

Chelsea shumë afër yllit kroat

Chelsea është në kërkim të mesfushorit kroat të Interit, Marcelo Brozovic.

Periskopi.com Sporti

Inter është shumë afër marrëveshjes me mesfushorin argjentinas së Lazios, Biglia që besohet se do të transferohet në janar me ardhjen e ish trajnerit të Lazios, në krye të Neroazzurëve, Stefano Pioli.

Kroati ka pasur probleme këtë vit me trajnerin De Boer, por pas që ai shkoi tashmë ka filluar të luajë më shpesh.

Chelsea besohet se do të paguajë 20 deri në 25 milionë euro për Brozovicin. /Periskopi.com/

Marcelo Brozovic, Inter

Inter gjithënjë më afër yllit të Benficas

Mbrojtësi suedez, Victor Lindelof është njëri nga lojtarët më të kërkuar aktualisht në merkato.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Benficas është shprehur se dëshiron qëndrimin në Benfica por mediat shkruajn se Interi është afër nënshkrimit të tij.

Sipas mediave, Interi është ekipi i parë që është në gadishmëri të paguaj klauzolën e mbrojtësit të kombëtares së Suedisë.

Një shifër prej 25-30 mil euro pritet të jap Interi për të mposhtur konkurrencën e Borussia Dortmundit, Arsenalit, Unitedit dhe Manchester Cityt.

victor-lindelof-519565
Victor Lindelof, Benfica

‘Nuk gabojmë me Gabigol siç gabuam me Coutinhon’

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausillo ka folur për situatën e talentit brazilian, Gabigol.

Periskopi.com Sporti

Gabigol u transferua nga Santos me bujë tek neroazzurët, por që ende nuk ka arritur të tregoj më të miren nga vetja. Braziliani që nga transferimi i tij në Seria A ka zhvilluar vetëm 13 minuta në fanelën e Interit.

“Gabigol? Ai është shumë i qetë, është pjesë grupit të lojtarëve të rëndësishëm. Është i ri, ka nevoje vetëm për eksperiencë. Në të kaluarën na ka ndodhur e njëjta gjë me Coutinhon, por të gjithë e dimë se si kanë shkuar gjërat, tani ai është një fenomen. Huazimi nuk vlen tani për atë, por do të presim vendimin e trajnerit”.

“Icardi? Është njeriu më i qetë që e kam njohur në botën e futbollit. Si të gjithë te rinjtë ai mund të bën gabime, por gjërat janë pozitive”, ka thënë Ausilio. /Periskopi.com

Inter ‘peshkon’ në Old Trafford

Inter është duke menduar të godet Manchester United me një super ofertë për katër lojtar të tyre.

Periskopi.com Sporti

Neroazzurët vazhdojnë të jenë të interesuar në nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të Manchester United, Matteo Darmian, por ‘zikaltërtit’ mendojnë të hapin bisedime me ‘djajët e kuqë’ edhe për lojtarët si Memhphis Depay, Chris Smalling dhe Luke Shaw, sipas Corriero Dello Sport.

Të gjithë këta lojtar nuk i kanë raportet e mira me trajnerin portugez, Jose Mourinho, pasi që nuk po gjejnë vend në planet e teknikut të Manchester United.

Për Darmian ka shfaqur interesim edhe klubin tjetër italian Roma, ku e dëshiron si mbulim të Florenzit, ky i fundit është lënduar dhe do të jetë jashtë fushës së gjelberët për shumë muaj. /Periskopi.com

Të gjithë e duan Icardin

Tranjer i sapoemëruar i Interit, Stefano Pioli, ka thurrur elozhe për sulmuesin e tij, Maurico Icardi.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi argjentinas edhe pse është në sezonin e tij më të mirë, në muajin e fundit ishte në probleme me tifozët ultras të Interit, për shkak të auto-biografisë së tij.

Pioli shpreson se kapiteni i skuadrës të vazhdojë të shënoj gola dhe të japë më të mirën nga vetja.

“Unë jam i kënaqur që kam mundësinë për të trajnuar Mauro Icardin. Ai është një sulmues i madh”, ka thënë Pioli gjatë prezantimin të tij.

“Ai shënon vazhdimisht dhe shpresoj të vazhdoj ta bëjë këtë duke sakrifikuar për skuadrën. Do të shënojë edhe të tjerë,madje shumë gola”, ka përfunduar trajneri italian. /Periskopi.com

Pioli tregon nëse ka problem me yllin e Interit

Trajneri i ri i Interit, Stefano Pioli, është shprehur rreth çështjes se mesfushorit itlian, Antonio Candreva.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Lazios do ta ketë përsëri nën urdhëra mesfushorin që e kishte edhe tek Lazio.

Ata kishin probleme gjatë kohës së Piolit si trajner i Lazios,

” Candreva ? Nuk kam probleme me të, ai është një top mesfushor dhe jam i lumtur që e kam atë në ekip ” – tha Pioli. /Periskopi.com

Pioli: Po e realizoj ëndrrën e jetës sime

Ish trajneri i Lazios, Stefano Pioli, ka deklaruar se është duke e përjetuar ëndrrën që e kishte dëshiruar gjithmonë.

Periskopi.com Sporti

Pioli është shprehur se gjithmonë kishte qenë fans i Interit dhe se është rritur si një Interist.

” Jam i lumtur që jam këtu. Jam rritur si Interist. E di që futbolli më dërgojë në një drejtim tjetër por gjithmonë kam qenë i apasionuar pas këtyre ngjyrave. E gjithë familja ime është zi-kaltër. ” -tha Pioli.

Italiani erdhi si zëvendësues i trajnerit holandez, Frank De Boer i cili u shkarkua nga interi një javë më parë. /Periskopi.com

 

Mazzola: Interi me Pioli do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve

Legjenda e Interit, Sandro Mazzola, është i bindur se Stefano Pioli është njeriu i duhur dhe akoma shpreson që Nerazzurrët ta zënë vendin e tretë në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Klubi e shkarkoi Frank de Boerin pas dështimit që të sillte rezultatet e kërkuara, me ç’rast skuadra ka mbetur nëntë pikë larg pozitës që çon në Ligën e Kampionëve.

Lojtari që ka zhvilluar mbi 400 ndeshje me Interin thotë se trajneri i ri, Stefano Pioli, është zgjedhje e mirë për klubin, përcjell Telegrafi.com

“Interi është në duar të mira me Piolin. Ai është një trajner shumë i mirë dhe do ta kthejë skuadrën që të bëhet sërish ambicioze – pse jo edhe në vendin e tretë”.

“Tash për tash, ata janë prapa, por kanë mbetur edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe për mua Pioli është njeriu i duhur”, ka deklaruar Mazzola. /Periskopi.com

Edhe një kandidat për trajner te Interi

Zhvillime të reja në kampin zikaltër për pankinën e Interit. Skuadra italiane vazhdon të kërkojë trajnerin e ri pas përjashtimit të De Boer.

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Villarrealit, Marcelino, ka dalë si favorit për pankinën dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2019. Sipas “Sky Sport”, grupi “Suning” gjithashtu është takuar me Zolan sot.

“Marca” shkruan se Marcelino ka kërkuar Zolan në staf që t’i ndihmojë në përshtatje dhe në komunikim me ekipin”.

Zola mund të marrë rolin e zëvendës-trajnerit, por nuk është e përjashtuar as hipoteza që ai të jetë trajneri i parë. Ish-ylli i Parmas, Cagliarit dhe Chelsea-t ka përvojë të kufizuar në drejtim, duke qenë zëvendës-trajner i Pierluigi Casiraghi te Italia U-21.

As Pioli dhe as Hiddink, ja kush do të jetë trajneri i ri i Interit

Interi më në fund duket se e ka gjetur pasuesin e De Boer. Drejtuesit zikaltër do të emërojnë në krye të skuadrës ish-trajnerin e Villarealit, Marcelinon.

Periskopi.com Sporti

Drejtuesit kinez kanë preferuar më shumë spanjollin se sa Piolin, i cili ishte një tjetër kandidatë, shkruan Albeu.

Duke përjashtuar ndonjë surprizë të orëve të fundit, Marcelino do të marrë drejtimin e Interit në ditët në vijim për të firmosur një kontratë deri në fund të vitit 2019.

Inter-Mourinho, a e prisnit këtë?

Tifozët e Interit janë duke pritur që klubi i tyre të emërojë një trajner të njohur.

Periskopi.com Sporti

Mediat në Itali kanë nisur të shkruajnë rreth mundësisë së rikthimit të Jose Mourinhos te ky klub.

Ky i fundit nga vera e fundit ka marrë drejtimin e Manchester United, ku po kalon nëpër një krizë rezultatesh.

A do të ishte Mourinho zgjedhja e duhur e Interit? /Periskopi.com

Interi bëhet me super-trajner?

Guus Hiddink është kandidat për të marrë përsipër drejtimin e skuadrës së Interit.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i njohur holandez mund të emërohet së shpejti në këtë pozitë, pas shkarkimit të djeshëm të Frank De Boer.

Ish-trajneri i Lazios dhe Bolognas, Stefano Pioli është favorit për të marrë këtë pozitë, mirëpo drejtuesit e klubit zikaltër nuk dëshirojnë të nxitohen në këtë rast.

Përvoja e madhe e ish-trajnerit të Chelseat dhe Real Madridit ndoshta do të mund të rikthente skuadrën e Interit në majat e futbollit italian. /Periskopi.com

E ulët se si e shkarkoi Interi trajnerin De Boer

Ka mjaftuar vetëm një telefonatë e drejtuesve të Interit, që Frank De Boer të mos jetë më trajner i zikaltërve.

Periskopi.com Sporti

Holandezi u shkarkua sot nga kjo pozitë.

Ndërsa, tabloidi Mirror shkruan se ky vendim iu kumtua atij nëpërmjet një telefonate. /Periskopi.com

Zyrtare: Ky do të jetë trajneri i Interit për ndeshjen ndaj Southampton

Interi ka vendosur për trajnerin që do ta drejtojë skuadrën në ndeshjen ndaj Southamptonit, në Ligën e Evropës.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për Stefano Vecchin, i cili do të zë përkohësisht vendin e Frank De Boer.

Ndërkohë, sipas informacioneve të mediave italiane, vendin e Vecchit gjatë ditëve në vazhdim do ta zë Stefano Pioli.

Informacionet e fundit konfirmojnë arritjen e marrëveshjes mes palëve, gjë e cila nuk është bërë e ditur ende zyrtarisht.

Ylli i Interit paralajmëron largimin

Mesfushori i Interit, Geoffrey Kondogbia ka paralajmëruar drejtuesit e klubit për një largim të mundshëm.

Periskopi.com Sporti

Francezi nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë te zikaltërit dhe kjo pritet ta shtyejë atë drejt largimit.

“Si një lojtar që dëshiron të luajë, është e natyrshme që në rast se situata nuk ndryshon, ne duhet të vlerësojmë gjërat dhe të bëjmë një zgjidhje”, deklaroi Kondogbia.

Është pritur shumë që 23-vjeçari të jetë motori i lojës së Interit, mirëpo trajnerët nuk kanë arritur të nxjerrin më të mirën nga ai. /Periskopi.com

De Boer flet pas shkarkimit

Trajneri i shkarkuar nga Interi, Frank de Boer ka folur pas shkarkimit nga pozita e deritanishme.

Periskopi.com Sporti

Holandezi ndihet keq për këtë shkarkim dhe falënderon tifozët që i dhanë mbështetje për aq kohë sa drejtoi klubin zikaltër.

“Shumë keq që përfundoi kësi soji. Për të kryer këtë projekt nevojitet më shumë kohë. Dua të falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë përgjatë këtyre muajve”, ka thënë De Boer. /Periskopi.com

Zyrtare: Interi shkarkon De Boer

Ashtu siç është pritur, drejtuesit e Interit e kanë shkarkuar Frank de Boerin nga detyra.

Periskopi.com Sporti

Frank de Boer nuk është më trajner i Interit. Holandezi është shkarkuar nga detyra pas rezultateve të dobëta të Neroazzurrëve deri më tani.

Interi ka njoftuar, se skuadrën në ndeshjen ndaj Southampton do ta drejtoj strategu i ekipit të të rinjve, Stefano Vecchi.

Shkarkohet De Boer?

Interi pritet të shkarkojë sot trajnerin Frank De Boer.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është dhënë nga mediat italiane, ku thuhet se klubi zikaltër do të mbajë sot një konferencë, në të cilën do të njoftojë shkarkimin e holandezit.

Edhe pse shihej si trajner i cili do të rikthente në maja të futbollit Interin, De Boer nuk po arrinë assesi të bëjë një gjë të tillë dhe kjo pritet që sot të rezultojë me shkarkimin e tij. /Periskopi.com

Interi 65 milionë për yllin e njohur

Interi po përgatitë ofertë prej 65 milionë euro për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është dhënë nga e përditshmja italiane ‘Gazzetta dello Sport’.

Raportohet se drejtuesit e klubit parisien janë të gatshëm të heqin dorë nga italiani, në rast se vjen një ofertë e tillë.

Verratti nuk e ka vendin e sigurtë në formacionin bazë te kampioni i Francës dhe kjo mund ta shtyejë atë drejt largimit. /Periskopi.com