FBI: Kujdes nga këto mashtrime online që ndërlidhen me koronavirusin

Periskopi.com Lajme

Buroja Amerikane për Investigim, FBI, pas zhvillimeve të fundit në lidhje me COVID19 ka paralajmëruar qytetarët e saj për pasojat që mund t’i kenë nga persona që po përdorin viruse të ndryshme për të pasur qasje në paisje elektronike të njerëzve.

Në postimin e websajtit zyrtar të FBI thuhet:

“Keni kujdes nga websajtet dhe apliakcionet e infektuara qe paraqesin rastet me COVID19 në mbarë botën”.

“Kriminelët janë duke përdorur websajte dhe aplikacione për t’i infektuar dhe pastaj bllokuar pajisjet elektronike, dhe pastaj kërkojnë pagesë për nëse dëshironi të keni qasje në to”.

Be wary of malicious websites and apps pretending to track #COVID19 cases worldwide. Criminals are using malicious…

Gepostet von FBI – Federal Bureau of Investigation am Dienstag, 17. März 2020

FBI po i trajton të shtënat me armë zjarri në Florida si terrorizëm

Periskopi.com Lajme

FBI po trajton një gjuajtje fatale në një bazë detare në Florida nga një student i Forcave Ajrore Saudite si një veprim terrorist, tha agjencia.

“U identifikuan të gjithë studentët ndërkombëtarë në bazën e Pensacola, nuk u morën arrestime dhe komuniteti nuk ishte nën kërcënim të menjëhershëm”, tha agjenti special Rachel L. Rohas në një konferencë për shtyp.

Një komandant saudit urdhëroi të gjithë studentët nga vendi të qëndrojnë në një vend në bazë, shtuan zyrtarët në një konferencë shtypi.

Përveç kësaj, autoritetet besojnë se sulmuesi në mediat sociale postoi shkrime në të cilat ai foli për mbështetjen e SHBA-së për Izraelin dhe akuzoi amerikanët si antimyslimanë, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve AP.

Hetuesit gjithashtu besojnë se sulmuesi vizitoi Nju Jorkun, përfshirë Qendrën Rockefeller, disa ditë para të shtënave dhe se ata po punonin për të përcaktuar qëllimin e udhëtimit, tha një zyrtar në kushte anonime.

FBI dhe të tjerët thanë se po përpiqeshin të përcaktonin nëse sulmuesi toger Mohamed Alshamrani (21) i Forcave Ajrore Mbretërore Saudite kishte vepruar i vetëm gjatë sulmit.

Alshamrani ishte një student i aviacionit në Pensacola, ku ushtarët e huaj trajnohen rregullisht nga SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ndihmën e zyrtarëve sauditë ndërsa përpiqen të mbledhin informacione rreth sulmuesit dhe motivin e tij.

Alshamrani hapi zjarr në një klasë në bazë, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dy zëvendësit e sherifit, njëri në krah dhe tjetri në gju, përpara se njëri prej tyre ta vriste. Tetë të tjerë u plagosën.

FBI paralajmëron: Televizorët e mençur mund t’ju spiunojnë

Periskopi.com Lajme

FBI paralajmëron se televizorët e zgjuar, të cilët, ndryshe nga ata të zakonshëm lidhen me internetin, janë veçanërisht të prekshëm nga sulmet e hakerëve, të cilët kështu mund të hyjnë në shtëpinë tuaj.

Një postim në bllogun e degës FBI të Oregon shpjegon, se ndërsa lidhja e internetit, edhe pse mundëson qasje në shërbime të njohura si Netflix, ajo gjithashtu lejon që hakerët të futen në shtëpinë e dikujt përmes një TV të pasigurt, i cili më pas mund të çojë edhe në hakimin e ruterit.

“Hakerët gjithashtu mund të marrin kontrollin e TV tuaj të pasigurt. Në fund të spektrit të rrezikut, ata mund të ndryshojnë kanalet, lartësinë e zërit dhe t’u shfaqin fëmijëve tuaj video të papërshtatshme, “shkruan FBI në tekstin paralajmërues.

Në skenarin më të keq, sipas FBI, hakerët mund të ndezin kamerën dhe mikrofonin e TV të dikujt në dhomën e gjumit dhe të përgjojnë në heshtje.

Hakerët kanë hakuar tashmë mijëra pajisje inteligjente të Google në janar të këtij viti.

MPB dhe FBI nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim Zëvendës Atashenë e FBI, Michelle L. Miller.

Ministri Mustafa në prani të znj. Miller dhe Kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe FBI në fushën e forenzikës.

Kjo marrëveshje ka për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve në fushën e forenzikës.

Ministri Mustafa falënderoi znj. Miller për besimin ndaj MPB-së dhe institucioneve të sigurisë, në veçanti për besimin ndaj AKF-së.

 

Ekstradohet për në SHBA Imer Shahini, biznesmeni kosovar i dyshuar për mashtrim me miliona dollarë

Periskopi.com Lajme

Është ekstraduar për në Amerikë  biznesmeni kosovar, Imer Shahini, i dyshuar për mashtrim me miliona dollarë.

Periskopi mëson se FBI sot  e ka marrë në aeroport Shahinin dhe e kanë nisur  për në SHBA.

Gjykata Themelore në Prishtinë para disa ditësh e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për ekstradim.

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte paraqitur kërkesën për ekstradimin e tij, për shkak të dyshimit se në mënyrë të kundërligjshme ai kishte fituar miliona euro.

Gjykata, po ashtu, ka aprovuar edhe kërkesën e PSRK-së për vazhdimin e masës së paraburgimit deri në ekstradimin e të dyshuarit nga Republika e Kosovës.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore për ekstradimin e të kërkuarit Shahini dhe se një gjë e tillë do të bëhet përmes procedurës së thjeshtësuar.

Po ashtu, atij i është vazhduar masa e paraburgimit, pasi që thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se ai është kryerës i veprave penale, të cilat i vihen në barrë, se kishte pasur urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOLI dhe i ishte shmangur drejtësisë.

Ndryshe, gjatë seancës dëgjimore të mbajtur më 30 korrik 2019, ishte shqyrtuar ankesa e PSRK-së për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe ekstradimin e të dyshuarit në SHBA.

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), më 15 korrik 2019, kishte kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ekstradimin e Imer Shahinit, i dyshuar për veprat penale “mashtrim me letra me vlerë” dhe “mashtrim me transfere elektronike”, për të cilin ishte lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar.

E kërkesën në fjalë, kjo e fundit, e kishte dërguar në PSRK, ku në bazë të saj, PSRK-ja kishte paraqitur kërkesë për ekstradimin e të kërkuarit dhe kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për vazhdimin e paraburgimit ndaj Imer Shahinit.

Kërkesë të cilën nuk e kishte kundërshtuar as vet i dyshuari Shahini, i cili ishte pajtuar me ekstradimin e tij.

E se kushtet për ekstradim ishin plotësuar kishte thënë edhe mbrojtësi i tij, avokati Arianit Koci, i cili kishte deklaruar se pajtohet me ekstradimin e të mbrojturit të tij, dhe se ndaj aktvendimit lidhur me ekstradimin nuk do të ushtrojë ankesë.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 27 korrik 2019, kishte paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special, kërkesën për ekstradimin e Shahinit dhe vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Kjo pasi që, Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), më 15 korrik 2019, kishte kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ekstradimin e ImerShahinit, i dyshuar për veprat penale “mashtrim me letra me vlerë” dhe “mashtrim me transfere elektronike”, për të cilin ishte lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar./Periskopi/ 

 

Vritet sulmuesi që shkaktoi nëntë viktima në Ohio

Periskopi.com Lajme

Në sulmin e dytë që ndodhi brenda 24 orëve në SHBA, përkatësisht në Ohio mbetën të vdekur 9 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

Policia lokale ka konfirmuar se kryrësi i veprës tashmë është vrarë.

FBI ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet.

 

Shtëpia e tmerrit: FBI zbulon kokën e gruas mbi turpin e mashkullit

Periskopi.com Lajme

Agjentët e FBI-së thuhet se gjetën kova të mbushura me koka, krahë dhe këmbë, si dhe grumbuj të organeve gjenitale të meshkujve dhe pjesëve të trupit të njerëzve të ndryshëm, të bërë bashkë, ndërsa punonin në një rast që lidhej me trafikimin ilegal të organeve të njerëzve.

Oficerët bënë zbulimin e neveritshëm, të përshkruar si një “histori tmerri”, në një laborator shkencor në Arizona.

Qendra e Burimeve Biologjike në Phoenix, e cila merret me dhurimin e organeve dhe strukturën e indeve, është paditur nga tetë familje.

FBI ndoqi një gjurmë letre që çoi në qendër, të udhëhequr nga pronari Stephen Gore, për të cilin ata thanë se ishte duke përfituar nga shpërbërja dhe shitja e mbetjeve pa pëlqimin e donatorëve, transmeton KosovaPress.

Laboratori është bastisur nga FBI në vitin 2014, por dëshmitë e detajuara për atë që agjentët gjetën janë bërë publike vetëm për shkak të padive.

Agjentët thanë se trupat ishin copëtuar me motorë dhe sharra, sipas një raporti nga shtypi i lajmeve të SHBA-ve – KMOV4.

Në padi thuhet se “pishina të gjakut njerëzor dhe lëngjeve trupore u gjetën në dysheme të frigoriferit”. Po ashtu, thuhet se nuk kishte shenja identifikuese për kufomat.

Një agjent tha se gjeti një “pije freskuese të mbushur me gjenitalet mashkullore”, “në një kovë kokat, krahët dhe këmbët” dhe thotë se pa “koka të infektuara”.

Ata gjithashtu përshkruan pamjen e një koke të prerë të një gruaje, e cila ishte vendosur mbi kufomën e një mashkulli “sikur nga filmat për Frankenshtajnin”, e varur në mur.

Oficerët bënë zbulimin e neveritshëm, të përshkruar si një “histori tmerri”, në një laborator shkencor në Arizona.

Qendra e Burimeve Biologjike në Phoenix, e cila merret me dhurimin e organeve dhe strukturën e indeve, është paditur nga tetë familje.

FBI ndoqi një gjurmë letre që çoi në qendër, të udhëhequr nga pronari Stephen Gore, për të cilin ata thanë se ishte duke përfituar nga shpërbërja dhe shitja e mbetjeve pa pëlqimin e donatorëve, transmeton KosovaPress.

Laboratori është bastisur nga FBI në vitin 2014, por dëshmitë e detajuara për atë që agjentët gjetën janë bërë publike vetëm për shkak të padive.

Agjentët thanë se trupat ishin copëtuar me motorë dhe sharra, sipas një raporti nga shtypi i lajmeve të SHBA-ve – KMOV4.

Në padi thuhet se “pishina të gjakut njerëzor dhe lëngjeve trupore u gjetën në dysheme të frigoriferit”. Po ashtu, thuhet se nuk kishte shenja identifikuese për kufomat.

Një agjent tha se gjeti një “pije freskuese të mbushur me gjenitalet mashkullore”, “në një kovë kokat, krahët dhe këmbët” dhe thotë se pa “koka të infektuara”.

Ata gjithashtu përshkruan pamjen e një koke të prerë të një gruaje, e cila ishte vendosur mbi kufomën e një mashkulli “sikur nga filmat për Frankenshtajnin”, e varur në mur.

Shefi i FBI’së paralajmëron për planin e rusëve për zgjedhjet amerikane

Periskopi.com Lajme

Rusia është e vendosur të ndërhyjë në zgjedhjet e SHBA-së, pavarësisht sanksioneve dhe përpjekjeve të tjera për të penguar Moskën, tha të martën, drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray.

“Absolutisht, rusët përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet tona”, tha Wray, gjatë një seance dëgjimore të Komisionit për Gjyqësi të Senatit.

Wray dëshmoi në një seancë mbikëqyrëse, një ditë para se Robert Mueller, ish-këshilltar special, të dëshmojë publikisht përpara Kongresit për hetimin e tij dy-vjeçar të ndërhyrjes së Rusisë për të ndikuar në garën presidenciale të 2016-s.

“Gjithçka që kemi bërë kundër Rusisë, a nuk e ka penguar atë mjaftueshëm?”, pyeti senatori, Lindsey Graham, kryetar i Komitetit të Senatit.

“Pikëpamja ime është se derisa ata të ndalen, nuk janë penguar mjaftueshëm”, tha shefi i FBI, Christopher Wray.

Senatori amerikan: FBI ta hetojë aplikacionin FaceApp

Periskopi.com Lajme

Udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer, kërkoi të hetohet aplikacioni FaceApp, i cili i ndryshon fotografitë e përdoruesve, duke i bërë ata të duken më të vjetër ose më të rinj.

Në një letër të postuar në Twitter, Schumer tha se është “thellësisht shqetësuese” që të dhënat personale të qytetarëve amerikanë mund të shkojnë te “një fuqi e huaj armiqësore”.

Kompania që krijoi aplikacionin, i cili mund të shkarkohet në telefona të mençur, e ka bazën në Shën Petersburg të Rusisë.

Wireless Lab, megjithatë, tha se nuk i ruan përgjithmonë fotografitë dhe se nuk mbledh të dhëna.

Shumica e fotografive fshihen nga serverët e kompanisë brenda 48 orësh nga data e shkarkimit, tha përmes një deklarate kompania Wireless Lab.

Schumer, megjithatë, kërkoi që FBI dhe Komisioni Federal i Tregtisë të hetojnë aplikacionin FaceApp.

“Kam shqetësime serioze sa i përket mbrojtjes së të dhënave që grumbullohen, si dhe nëse përdoruesit janë të vetëdijshëm se kush mund të ketë qasje në to”, thuhet në letrën e tij.

 

Arrest ndërkombëtar për katër hakerë, në mesin e tyre edhe një shqiptar

Periskopi.com Lajme

Tetë vjet pasi forcat e rendit të FBI hapën një rast kundër grupit Mariposa, e cila është një grup i hakerëve ndërkombëtarë, zyrtarët po nisin akuzat ndaj katër të dyshuarve kryesorë. Njëri ndër ta është shqiptari Mentor Leniqi, 35 vjeçar.

Rasti kishte nisur fillimisht në vitin 2011, kur zyrtarët e SHBA’së së pari nisën ankesat ndaj hakerëve evropianë. Hetimet zbuluan një perandori të kriminelëve kibernetikë që dërgoi deri në rrëzimin e të famshmës Darkode, që është një vendtakim për hakerët e “fortë”.

Javën e kaluar SHBA’ja ka lëshuar dokumente të reja rreth rastit si dhe ka përfshirë në të katër hakerë, ndaj të cilëve ka nisur fletëarrestet.

Katër të dyshuarit janë Matjaz Skorjanc, Florencion Carro Ruiz, Thomas McCormick si dhe Mentor Leniqi.

Mariposa është një virus kompjuterik që me të hyrë në ndonjë kompjuterë personal arrijnë të merr informatat private siç janë llogaritë e bankave.

Skorjan ishte lider i grupit ndërsa Leniqi me McCormick jepnin asistencë. Brenda një kohe të shkurtër Mariposa infektoi një milion kompjuterë.

Skorjan ishte dënuar nga një gjykatë sllovene dhe kishte kryer një dënim prej 4 vite e tre muajve. Kjo duket që është arsyeja se pse SHBA’ja priti deri tani për të lëshuar fletëarrestet.

​Kujdes tash e tutje, Policia e Kosovës trajnohet nga FBI

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se pjesëtarë të saj po trajnohen nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) nga SHBA-ja.

“Policia e Kosovës si forcë kryesore e zbatimin të ligjit në vend, në vazhdimësi ka bashkëpunuar me shtete të ndryshme dhe agjenci profesionale për ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve policor”, thuhet në komunikatë.

Në këtë kuadër të këtij bashkëpunimi sipas Policisë  prioritet ka qenë intensifikimi i aktiviteteve mbështetëse mjaft të rëndësishme për PK-në nga parteri ICITAP-i amerikan, ku me mbështetjen e tyre nga data 6 deri  10 maj, është realizuar “Kursi Trajnues – Negocimi në Situata të Krizës” trajim njëjavor (40 orësh) nga FBI-ja, për 25 anëtarë të Policisë së Kosovës.

“Nga këta pjesëmarrës që kanë ndjekur këtë trajnim përfshihen zyrtarë nga njësite të ndryshme te Policisë së Kosovës gjë që ka ofruar një mundësi të shkëlqyer për përfitimin e praktikave të reja nga një agjenci me autoritet dhe profesionalizëm të lartë siç është FBI-ja amerikane”, thuhet në njoftim.

Si shtesë, për menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës dhe personelin ekzekutiv komandues është mbajtur edhe një ligjëratë në temën “Konceptet Komanduese dhe Vendimmarrja në Negociatat në Situata të Krizave”.

Ky trajnim ka përfunduar me ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në të cilin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe zyrtar të lartë të ICITAP-it kanë dhënë fjalimet e tyre përmbyllëse.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. QALAJ ka falënderuar ICITAP-in për kontributin e madh dhe përkrahjen e vazhdueshme që po jep në mbështetjen e Policisë së Kosovës, në fusha të ndryshme përfshirë edhe trajnimet mjaft të nevojshme e profesionale nga ekspert me renome siç ishin këta të fundit nga FBI-ja amerikane.

FBI-ja arreston liderin e grupit të armatosur që i ndalonte imigrantët në kufi

Periskopi.com Lajme

FBI-ja ka njoftuar se e ka arrestuar Larry Hopkinsin, liderin e një grupi të armatosur që i ndalonte imigrantët pa dokumente pasi ata e kalonin kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Arrestimi i këtij personi erdhi dy ditë pasi Unioni Amerikan për Liri Civile e akuzoi këtë grup për ndalim ilegal të imigrantëve. Guvernatorja demokrate e Nju Meksikos, Michelle Grisham, kishte dhënë urdhër për ta hetuar këtë rast.

Hopkins, 69-vjeçar, i cili njihet edhe si Johnny Horton, u arrestua në Sunland Pakr të Nju Meksikos. Byroja Federale e Hetimeve njoftoi se ai akuzohet për mbajtje të armëve dhe municionit.

“Ne nuk brengosemi për këtë, ai do të lirohet nga akuzat”, tha zëdhënësi i grupit “Patriotët e Bashkuar Kushtetues”, Jim Benvie, duke thënë se arrestimi i tij erdhi si rezultat i presionit politik të guvernatores së Nju Meksikos.

Patriotët e Bashkuar Kushtetues thonë se ata janë një grup patriotësh që i kanë ndihmuar autoritetet kufitare të Shteteve të Bashkuara për t’i ndaluar 5600 imigrantë në dy muajt e fundit.

I njëjti person ishte arrestuar edhe në vitin 2006 pasi ishte veshur si polic, shkruan “Reuters”.

Ish-angjenti i FBI-së: Protesta e Sali Berishës e ndikuar nga rusët

Periskopi.com Lajme

Ish-agjenti i FBI-së, Mark Rossini ka komentuar protestën e opozitës në Shqipëri. Përmes një postimi në Twitter, këtë protestë ai e ka vlerësuar si të ndikuar nga rusët, e për këtë ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Në Shqipëri po zhvillohen protesta, të thirrura nga Sali Berisha, i cili është nën ndikimin e rusëve. Ai dhe familja e tij e kanë humbur pushtetin. Nëse Sali Berisha merr pushtetin, Putin do arrijë të depërtojë në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo i hap rrugë Putin të ketë qasje mikpritëse në portin e Adriatikut”, ka shkruar Rossini.

Ish drejtuesi i FBI: Po, Trumpi është argat i Rusisë

Periskopi.com Lajme

Ish ushtruesi i detyrës së FBI, Andrew McCabe, ka thënë gjatë ditës së djeshme se është e mundur që presidenti Donald Trump është aset i Rusisë, shkruan CNN, përkthen Periskopi.

“A besoni ende që presidenti mund të jetë aset i Rusisë?” pyeti gjatë një interviste gazetari i CNN.

“Mendoj që është e mundur. Mendoj që kjo është arsyeja pse e kemi nisur investigimin, dhe jam vërtet në ankth që të shoh se çka do të konkludojë raporti i Robert Muellerit,” ka thënë ai.

Ky është një tjetër koment tronditës nga ana e McCabe, që vjen disa ditë pasi ai kishte thënë se FBI e kishte menduar edhe rrëzimin e presidentit përmes amendamentit 25 të Kushtetutës. /Periskopi

Zyrtare: FBI diskutoi për heqjen e Trumpit si president të ShBA-ve

Periskopi.com Lajme

Ish ushtruesi i drejtorit të FBI tha që ka pasur takime për të diskutuar heqjen e presidentin nën amendamentin e 25, dhe madje që këto diskutime ishin serioze, përkthen nga The Guardian Periskopi.

Andrew McCabe, që shkurtimisht drejtoi FBI-në pasi Trumpi pushoi James Comeyin si drejtor të byrosë, i tha emisionit 60 minuta se kishte takime në departamentin e drejtësisë në ditët pasuese për ta diskutuar mundësinë e shkarkimit të Trumpit me amendamentin e 25.

Amandamenti i 25 i lejon zëvendëspresidentit dhe shumicës së kabinetit që t’ia heqin pushtetin presidentit nëse mendojnë se ai është i paaftë për t’i kryer detyrat.

McCabe është i pari zyrtar, përcjell Periskopi, që ka konfirmuar diçka të tillë për të cilën ka raportuar më parë The New York Times.

Çështja madje ishte aq serioze sa në të u përfshinë edhe avokatët e FBI për ta diskutuar atë.

Duke iu përgjigjur pretendimeve në Twitter, Trump cicëroi: “McCabe është një turp për FBI-në dhe një turp për vendin tonë. Bëje Amerikën Të Madhe Përsëri!” /Periskopi

​FBI xhiron terroristin që planifikoi vrasjen e mijëra njerëzve në Kaliforni

Periskopi.com Lajme

Një burrë nga Kalifornia, Amer Alhaggagi, u deklarua fajtor për mbështetjen e organizatës terroriste pasi u kap nga kamera duke treguar plane për sulme terroriste që do të “ripërkufizonin terrorin”.

Ai u kap fshehurazi nga agjentë të FBI-së, të cilët u paraqitën si përkrahës të shtetit islam, si dhe vetë Alhagagi, si pjesë e një hetimi të gjatë që filloi në verën e vitit 2016, raporton Newsweek.

Përveç mbështetjes së Shtetit Islamik, Alhaghagi u akuzua gjithashtu për vjedhjen e identitetit në korrik të këtij viti. Ai pranoi se kishte një pajisje të falsifikuar të kartës së kreditit dhe krijoi llogari në rrjetet sociale për njerëzit që ai besonte se ishin ekstremist islamik që do ta ndihmonin në planet e tij.

“Dua të vij në një pikë ku çdo amerikan mendon dy ose tre herë para se të largohet nga shtëpia. Si, a është me të vërtetë e nevojshme të largohesh tani nga shtëpia? Ashtu dua të jetë”, ka thënë ky xhihadist në një bisedë të regjistruar.

Ai thuhet se u tha agjentëve të kishte marrë udhëzime se si të bëjnë bomba dhe të kryejnë sulme pasi ISIS dërgoi objektiva foto dhe një dokument të betimit të tyre të besnikërisë.

Ndër objektivat që kishte planifikuar të sulmonte ishin kampusi i Universitetit të Berkeley, ku mund të vriste një numër të madh studentësh, si dhe vende të ndryshme në San Francisko.

 

 

FBI-ja nis hetimet për pakot e dyshimta në adresë të Obamas, Cllinton e disa të tjerëve

Periskopi.com Lajme

Agjentët e FBI-së kanë nisur kërkimet në një zonë të shërbimeve postare afër Majamit, në tentim të zbulimit se kush ka qenë mbrapa një vargu pakosh me material shpërthyes.

Pajisjet janë dërguar në adresë të tetë profileve të larta në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë ish-presidentin amerikan, Barack Obama dhe aktorin Robert De Niro.

Zyrtarë të paidentifkuar kanë thënë për mediat amerikane se hetuesit besojnë që të paktën një pako e tillë është dërguar në Florida.

Mirëpo FBI-ja ende nuk ka publikuar detajet e hulumtimit.

Në mesin e personave të cilëve u janë nisur këto pako janë edhte ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Policia e Qarkut të Majamit ka thënë se objekti i hetuar nga agjentët është në Opa-locka, derisa në hetime janë duke marrë pjesë edhe një ekip për bomba.

Trump sulmon “armiqësinë e mediave” pas lajmit për pakot shpërthyese

Të enjten në mbrëmje ndërtesa Time Warner në Nju Jork është evakuuar pas raportimeve për një pako të dyshimtë, mirëpo më vonë këto pretendime janë cilësuar si alarm i rremë.

Në këtë ndërtesë ka zyret rrjeti televiziv, CNN, i cili ka pranuar një prej këtyre pajisjeve ditën e mërkurë.

Ndërkohë ndihmës-drejtori i FBI-së, William Sweeney ka konfirmuar se substanca e bardhë që është gjetur në pakon nisur CNN-it “nuk përbën kërcënim biologjik”.

Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, James O’Neill nuk ka konfirmuar nëse të gjitha pajisjet mund të kenë shpërthyer, mirëpo ka thënë se zyrtarët janë duke i trajtuar “të gjitha si pajisje të dyshimta”.

 

Sali Berisha zbulon ‘villën’ e Edi Ramës në Amerikë

Periskopi.com Lajme

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar një fotografi që sipas tij është vila në ndërtim e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas mesazhit të mbërritur në adresë të Berishës, vila ndodhet në zonën e State Island në Neë York të SHBA-ve.

Ish- kryeministri ka një thirrje për FBI-në amerikanë të hetojë në lidhje me vërtetësinë e këtij denoncimi

Ky është postimi i plotë:

“ Përshendetje doktor,

Ajo që shikoni në foto, është shtëpia që po ndërton kryeministri Edi Rama në Staten Island, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një qytetar që jeton aty pranë, në atë zonë, i cili mbështet këtë ide, duke dërguar përveç fotos edhe të dhëna të tjera.

Shtëpia po ndërtohet e re dhe është pranë shtëpisë si Selim Rusit, një emër i njohur në Shqipëri por edhe si person që ka njohje të afërt me Ramen. Selim Rusi është një bisnesmen i njohur edhe në qarqet amerikane, por edhe shumë miqësor me kryeministrin shqiptar, demonstruar kjo nga foto të shumta që gjenden lehtë edhe në rrjete sociale”/Periskopi/.

​Dy agjentë të Interpolit vriten në ndjekje të një të kërkuari nga FBI-ja

Periskopi.com Lajme

Dy policë meksikanë të Interpolit u vranë sot në shtetin e Pueblas (qendër e Meksikës) në ndjekje të një personi në kërkim për vrasje në SHBA, njoftuan autoritetet lokale.

Sipas një komunikate për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, ndaj dy agjentëve të policisë u ushtrua dhunë nga një individ i armatosur gjatë operacionit për ekzekutimin e një mandatarresti të përkohshëm për ekstradimin ndërkombëtar.

Ata po hetonin pistën e një burri të identifikuar si Orlando “O” (Ligji ndalon publikimin e mbiemrit të plotë), i kërkuar nga FBI-ja amerikane.

Ky ishte spiuni i dyfishtë që frymëzoi filmin e Xhejms Bondit

Periskopi.com Lajme

Xh. Edgar Huver (1895-1972), ishte një nga burrat më të pushtetshëm dhe të frikshëm në Shtetet e Bashkuara, drejtor i Byrosë së Hetimeve, që më vonë u bë FBI, nga viti 1924 deri në vitin e vdekjes së tij. Asnjë president amerikan, nuk pati guximin ta nxjerrë në pension, pasi ai kishte dosje kompromentuese për të gjithë udhëheqësit politikë, aq shumë sa që presidenti Herri Truman e quajti në një rast FBI-në si “policinë sekrete” të Huver.

Figura e Hover rrethohet nga shumë hije:ishte një anti-komunist i paepur, dhe persekutoi, madje edhe me metoda të paligjshme, të gjithë ata që mbështesnin ide radikale. Megjithatë, mohoi me kokëfortësi praninë e krimit të organizuar në Shtetet e Bashkuara (ose mafias), derisa u detyrua të pranojnë ekzistencën e tij në vitin 1957.

Gjatë karrierës së tij, përndoqi aktivistët e të drejtave të zezakëve (në vitin 1964 ai i dërgoi një letër anonime Martin Luter Kingut, duke e ftuar atë të vetëvritej), gratë (duke pushuar të gjithë agjentët gra të Byrosë Federale), dhe u akuzua se nuk e kishte hetuar plotësisht vrasjen e presidentit Xhon F.Kenedi.

Konservator deri në palcë, ai nuk mund të toleronte thashethemet e vazhdueshme në lidhje me homoseksualitetin e tij të dyshuar, të cilat shkrimtari kontrovers Truman Kapote (një homoseksual i deklaruar), kishte shumë qejf t’i qarkullonte.

Huver, nuk i besonte të huajve, dhe për këtë arsye nënvlerësoi një informacion të marrë nga një spiun në shërbim të Britanisë së Madhe, që e paralajëmroi mbi një sulm të mundshëm mbi Pearl Harbor, dhe që shkaktoi hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore.

Huver nuk i besoi Dushko Popov, një njeri që përfaqësonte gjithçka që ai urrente:ai ishte një qejfli grash, dashuronte makinat sportive dhe lojërat e fatit, dhe ishte për më tepër me origjinë jugosllave. Një njeri aq i aftë në punën e tij të spiunit të dyfishtë, dhe me një jetë kaq të pazakontë, sa që frymëzoi Jan Fleming në krijimin personazhit të tij të famshëm, agjentit legjendar Xhejms Bond/007.

Një burim frymëzimi aq konkret, sa që disa fakte të vërteta të jetës së Popov, tregohen si aventura të jetuara nga vetë Bond. Jan Fleming, ishte vetë një agjent sekret në shërbim të Mbretërisë së Bashkuar, dhe në atë rol ai pati mundësinë të njihte madje edhe kontrollonte veprimtarinë e Dushko Popov, me të cilin ai ndau pasionin për gratë dhe pijet e forta alkoolike.

Një mbrëmje më 1941, në një kazino të qytetit Estoril në Portugali, Popov hodhi mbi tavolinë një shumë të jashtëzakonshme për kohën (40.000 dollarë), vetëm për të sfiduar një lojtar edhe më të çmendur se ai. Ato para që Popov i kishte marrë nga gjermanët, për të organizuar një rrjet spiunazhi në Angli, do të përfundonin në fakt në arkat e britanikes M16.

Duke pasur parasysh famën e Popov, britanikët e vunë nën mbikëqyrjen e Fleming, që mbeti i tronditur (dhe i hipnotizuar) nga indiferenca e treguar nga Popov, ndaj mundësisë së humbjes së një shume të tillë parash, e cila për më tepër, nuk i përkiste atij.

Skena, ndoshta pak e ekzagjeruar nga Popov, është risjellë në serinë “Casino Royale” të Xhejms Bond, edhe pse Fleming dha një version tjetër të asaj mbrëmjeje në kazino. Nëse shkrimtari do ta kishte njohur Popov prej kohësh, nuk do të kishte mbetur edhe aq i habitur nga sjellja e tij.

Dushan “Dushko” Popov lindi më 1912 në Serbi, në një familje të pasur dhe të arsimuar, e cila nuk i kushtonte rëndësi shpenzimeve për udhëtimet dhe edukimin e fëmijëve të saj. Pasi u diplomua në jurisprudencë, Popov shkoi në Frajburg të Gjermanisë për të mbrojtur doktoraturën. Ishte viti 1934, dhe Gjermania po përjetonte tashmë delirin nazist, me djegie librash, persekutim të hebrenjve dhe ndërtimin e kampeve të para të përqendrimit.

Asokohe Popov nuk ishte i interesuar mbi politikën, por më shumë mbi makinat sportive dhe vajzat, pasione që ai i ndau me një mik gjerman, Johan Jebsen, i pasur dhe i shkujdesur si ai vetë. Por në 2 vitet e kaluara në Frajburg, i riu Dushan e kuptoi mirë atë që ishte fytyra e vërtetë e nazizmit, dhe pati madje guximin për ta përqeshur publikisht, duke menduar se ai, një serb, nuk kishte asnjë detyrim për të treguar besnikërinë ndaj Hitlerit.

Në verën e vitit 1937, pas përfundimit të doktoraturës, Popov ishte gati të shkonte në Paris për të kremtuar përfundimin e studimeve të tij. Por nuk ia doli, pasi e arrestoi Gestapo, me akuzën se ishte komunist, duke e futur në burg pa asnjë gjykim formal.

Ishte miku i tij Jebsen, ai që vuri në dijeni babain e Popov për atë që ndodhi, që arriti ta lironte djalin e tij falë miqësive me ndikim që kishte. Në vitin 1940, Jebsen i tha Dushanit se ishte bërë pjesë e shërbimit sekret gjerman, Abvehr, për të shmangur rekrutimin në ushtrinë gjermane, Vermaht, dhe i propozoi të hynte dhe ai.

Popov pranoi, por vetëm pasi u konsultua me shërbimin inteligjent britanik:ai do të bënte një lojë të dyfishtë në favor të forcave aleate, me emrin e koduar “Triçikli” (ashtu si bëri në fakt edhe Jebsen, që megjithatë përfundoi në një kamp përqendrimi, ku me shumë gjasa vdiq).

Në vitin 1941, Abvehr e dërgoi në një mision në Shtetet e Bashkuara, për të organizuar një rrjet spiunazhi, dhe për të hetuar disa objektiva të zbulimit gjerman. Kërkesa për informacione shumë të detajuara mbi Pearl Harbor, bëri që Popov të dyshonte se flota amerikane e stacionuara në Hauai, ndodhej në një rrezik serioz.

Më 12 gusht 1941, Popov informoi Huver mbi rrezikun e afërt, por kreu dyshues i FBI-së nuk raportoi tek eprorët. Pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara (Huver e urdhëroi të largohej menjëherë nga vendi), Popov u zhvendos në Londër, ku kontribuoi në mënyrë aktive mbi operacioni ”Fortitude”, pjesë e strategjisë më të gjerë mashtruese të quajtur “Bodyguard”.

Zbarkimi në Normandi, ishte i suksesshëm edhe falë Popov, që arriti t’i bindë gjermanët se forcat aleate do të zbarkonin në Kale.

Ashtu si Xhejms Bond, teksa kryente operacione të rrezikshme të luftës, Popov nuk hoqi dorë nga stili i tij i jetesës si një playboy dhe lojtar kumari, pasi shkroi më vonë (ndoshta paksa në mënyrë të tepruar) kujtimet e tij “Spiuni kundër spiunit”, botuar më 1974.

Në vitin 1981, fiziku i Popov u dorëzua përballë teprimeve me alkoolin dhe duhanin:agjenti sekret vdiq në moshën 69-vjeçare, 17 vjet pas Jan Fleming, shkrimtarin që e kishte tronditur atë mbrëmje të çuditshme të vitit 1941 në kazinonë e Estoril. /  “Vanilla Magazine” – Në shqip nga bota.al