Familja nga Drenasi kërkon të drejtën për pronën që ia mori dhunshëm Serbia, nesër mblidhet asambleja komunale

Periskopi.com Lajme

Asambleja Komunale e Drenasit do të mblidhet ditën e nesërme, por nuk do të merren vetëm me situatën e krijuar nga pandemia e shkaktuar nga Coronavirusi.

Para asambleistëve do të jetë në rend dite edhe formimi i komisionit për vlerësimin e disa pronave në qendër të qytetit dhe pastaj kjo hapësirë të shfrytëzohet për ndërtim të lartë.

Kjo ka qenë arsyeja që Familja Elezi nga Drenasi t’i drejtohet me një letër publike kryetarit të komunës, kryesuesit të asamblesë komunale dhe të gjithë asambleistëve.

Në letrën e Familjes Elezi thuhet se kjo pikë e rendit të ditës ka të bëjë me dy parcela të familjes Elezi, respektivisht të Elez Hamëz Elezit dhe Halit Ramadan Elezit, të cilat janë marrë nga pushteti i dhunshëm i Serbisë, gjatë viteve 1960/1970. “Familja Elezi asnjëherë deri më tani nuk ka realizuar të drejtën e saj për këtë pronë. Kjo çështje është e njohur për çdokënd në Drenas, sepse jo vetëm kjo zonë, por me dhjetëra hektarë të tjera i janë grabitur famijes tonë pa u kompensuar asnjëherë”, thuhet në këtë letër.

Kjo familje ka bashkangjitur edhe dëshmi të planit nga viti 1966 ku dëshmohet se këto dy parcela kanë qenë pronë e gjyshërve të tyre.

Gjithashtu, kjo familje ka kërkuar që asambleistët të shtyjnë formimin e këtij komisioni derisa të qartësohet situata dhe të gjendet një zgjidhje për plotësimin e kërkesës së kësaj familjeje.

Kjo është letra e plotë publike e Familjes Elezi:

LETËR PUBLIKE E FAMILJES ELEZI NGA DRENASI

I nderuar Kryetar i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci,

I nderuar Kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit, z. Labinot Halilaj,

Të nderuar Asambleistë të Kuvendit Komunal të Drenasit,

Pasi u informuam lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit Komunal të Drenasit, për datën 30 prill 2020, po iu shkruajmë me urgjencë, ne Familja Elezi nga Drenasi.

Arsyeja se përse po iu shkruajmë është pikërisht pika e tretë e rendit të ditës: “Propozim Vendim për formimin e komisionit për vlerësimin e pronave që mund të këmbehen dhe dhënien e rekomandimeve për pronat që duhet të shpronësohen në parcelën 743/1 në zonën e kadastrave në Drenas”.

Iu informojmë se në këtë pjesë bëhet fjalë për dy parcela të familjes Elezi, respektivisht të Elez Hamëz Elezit dhe Halit Ramadan Elezit, të cilat janë marrë nga pushteti i dhunshëm i Serbisë, gjatë viteve 1960/1970, që nuk pyeste për jetën e lëre më për pronën. Familja Elezi asnjëherë deri më tani nuk ka realizuar të drejtën e saj për këtë pronë. Kjo çështje është e njohur për çdokënd në Drenas, sepse jo vetëm kjo zonë, por me dhjetëra hektarë të tjerë i janë grabitur familjes tonë pa u kompensuar asnjëherë. Për parcelën në fjalë, siç mund ta shihni në këto fotodëshmi janë në emërtimin e vjetër të tyre, 737 dhe 738, si dhe në emrin e gjyshërve tanë.

Së fundmi ne kemi siguruar dokumentacionin për të mbështetur të drejtën tonë. Kemi kërkuar takim me kryetarin e komunës z. Lladrovci, për t’i shpjeguar me fakte këtë çështje, por rrethanat e shktaktuara nga pandemia na pamundësuan që të mbajmë takim deri më tani. Natyrisht se edhe tani jemi në gjendje të takohemi, duke iu përshtatur rrethanave të kujdesit që kërkohen.

Duke marrë parasysh këtë shqetësim të Familjes Elezi, kërkojmë urgjentisht që ju si Këshilltarë të Kuvendit Komunal të Drenasit, të shtyni formimin e Komisionit për Vlerësimin e Pronave, derisa të gjindet një zgjidhje e cila është në të mirën e familjes tonë.

Në vitet 1960/1970, pushteti i dhunshëm i Serbisë i ka marrë këto prona familjes tonë, pa dëshirën tonë. Atëherë, organet komunale kanë bërë shpronësimin e familjes tonë me qëllim të realizimit të projekteve në interesin publik. Kjo nuk ka ndodhur dhe mund të vërtetohet lehtësisht sepse ekzistojnë dëshmitë apo shtëpitë e ndërtuara. Interesi publik nuk nënkupton heqjen e të drejtës së pronës së dikujt dhe kjo pronë t’u jepet personave tjerë, siç ka ndodhur në rastin e familjes tonë. Interesi publik nënkupton shpronësimin e pronave për t’u realizuar projekte për interes të përgjithshëm, siç janë: ndërtimi i shkollave, ambulancave, teatrove, muzeve, qendra kulturore, e shumë të tjera.

Në parcelën në fjalë, për të cilën po ju shkruajmë, asnjëherë nuk ka ndodhur investime në interes të publikut dhe të mirës së përgjithshme. Se për çfarë është shfrytëzuar prona e gjyshërve tanë, dëshmitë janë akoma aty, pra: disa shtëpi banimi përdhesë.

Në procesin e sotëm, sërish familja Elezi nuk po merret në konsideratë, pasi në procesin e kompensimit nuk jemi ftuar ne, por vetëm familjet që kanë përfituar nga shpronësimi i atëhershëm. Kjo është në kundërshtim me të drejtën e shenjtë të pronës, sepse nuk ka pasur asnjëherë zhdëmtim të pronarit të shpronësuar, pra të Familjes Elezi. Sa për sqarim, ne nuk jemi kundër ftesës që keni bërë për këto familje dhe as nuk jemi kundër zhvillimit të qytetit të Drenasit, sepse edhe vet kontribuojmë në këtë zhvillim përmes taksave që paguajmë çdo muaj.

Dhënia e pronës, sipas dokumentacionit që është paraqitur për këtë mbledhje, nuk lidhet me qëllimin për realizimin e interesit publik, por planifikohet të realizohet ndërtim i lartë.

Duke marrë parasysh shqetësimin e Familjes Elezi, kërkojmë që të shtyni këtë vendim deri në plotësimin e kërkesës tonë.

Familja Elezi kërkon nga organet lokale të vendit tonë që të vendosin drejtë.

Ne shpresojmë se ju të zgjedhurit e qytetarëve të Drenasit, pra edhe si përfaqësues tanë, të jeni në nivelin e lartë të përgjegjshmërisë për të drejtën e pronës të familjes tonë.

E drejta e pronës është e shenjtë dhe kjo e drejtë nuk humbet asnjëherë.

Me respekt,

Familja Elezi

Drenas, 29 prill 2020

Spanjë: Familja 13 anëtarëshe e prekur nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Një familje spanjolle me 11 fëmijë është prekur e gjitha nga koronavirusi dhe po qëndron në izolim strikt në banesën e saj.

Familja Cebrian prej disa ditësh qëndron në karantinë në banesën e tyre në Valladolid pasi 11 fëmijët dhe dy prindërit kanë rezultuar të gjithë të prekur nga koronavirusi i ri.

Nëna, Irene, ishte e para që u testua pozitive me Covid-19 dhe më pas të gjithë fëmijët një nga një filluan të infektoheshin, shkruan a2news. Babai, Jose Maria, tregon se disa nga fëmijët kanë simptoma më të lehta dhe disa më të rënda. Ai shprehet se virusit i duhen disa ditë për t’u shfaqur dhe më pas fillon të ndihesh keq.

Familja ndodhet në izolim strikt pasi mund të infektojnë persona të tjerë, duke qenë se ka shumë të infektuar nën të njëjtën çati.

Kullat e Jasharëve në rrezik të shemben, Qeveria s’bën kurrgjë

Periskopi.com Lajme

Kullat e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, që janë simbol i lirisë së vendit, vazhdojnë të jenë në gjendje jo të mirë. Edhe ky 22-vjetor i Epopesë së UÇK-së, këto kulla i gjeti të pakonservuara dhe pa kujdesin e merituar.

Prekazin sot e vizitoi edhe ish-drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Idriz Blakaj, i cili thotë se gjendja e kullave nuk është e mirë dhe se ka rrezik të shemben.

Sipas tij, qeveritë e Kosovës kanë premtuar se do të investojnë pavarësisht vlerës, por që deri më sot nuk është bërë asgjë.

Blakaj për KosovaPress deklaroi se kullat janë gati të rrëzohen e nëse bien kullat atëherë nuk vlen asnjë investim tjetër.

“Gjendja e kullave shihet, gjithë këta vizitorë që vijnë të gjithë e shohin cila është gjendja e ku llave. Fatkeqësisht kaluan 21 vite e kullat ende janë të pa konservuara edhe pse vazhdimisht qeveritë e Kosovës cilado që kanë ardhur në pushtet kanë premtuar se do të investojnë dhe nuk do ta lënë, as për mjete materiale, as për angazhim, por do t’i rregullojnë këto kulla. Fatkeqësia më e madhe që është se kullat janë gati të rrëzohen, e nëse kullat bien se domethënia e Prekazit janë kullat dhe janë varrezat e dëshmorëve, nëse edhe kullat prishen atëherë çfarë domethënie ka këtu, çfarë vlere ka investimi që është bërë këtu”, tha ai.

Blakaj tha se derisa ka udhëhequr me agjencinë, ka qenë një projekt në vitin 2015 për konservimin e kullave, por që ishte kundërshtuar nga shumë persona.

Ai tha se nëse ai projekt nuk iu kishte pëlqyer pushtetarëve të atëhershëm, atëherë është dashur të bëhet një i ri dhe të bëhet konservimi.

Blakaj tha se ka rrezik që ndonjë erë e madhe ose edhe ndonjë tërmet të rrezikojnë sërish kullën.

“Pse nuk e ngrenë zërin derisa të rregullohen kullat të konservohen, mirëpo edhe sot e kësaj dite kullat kanë mbetur. Nëse ai projekt nuk iu ka pëlqyer dikujt e që ka pasur është dashur se ka pasur kohë mjaftë ta bëjnë projektin tjetër, bile edhe të kryhet konservimi. Ka rrezik prej ndonjë ere të madhe ose larg qoftë ndonjë termet qysh ndodhi në Shqipëri kullat të bien, e kur të bien kullat ma nuk kthehen në gjendjen që kanë qenë”, shprehet ai.

Përkundër mungesës së investimeve, Xhevat Imeri, ciceroni në kompleksin memorial “Adem Jashari”, thotë se në pesë vitet e fundit kanë pasur gjysmë milioni vizitorë.

“Këto 5 vitet e fund it ka qenë viti që më së shumti ka pasur vizitor, diku rreth gjysmë milioni vizitor vetëm këtë vit e kanë vizituar, duke mos llogaritur festat. Kurse gjatë këtyre tri ditëve është një interesim jashtëzakonisht i madh”, tha ai.

Qytetarët që sot e kanë vizituar Prekazin dhe memorialin “Adem Jashari” thonë se gjendja në të cilën janë lënë kullat është e turpshme.

Flamur Salihu, që është nga Presheva dhe jeton në Zvicër, tha se e ka amanet nga gjyshi i tij që të vizitojë Prekazin.

Për të është e pakuptimtë se si institucionet e Kosovës i kanë lënë kullat pa përkujdesje.

“Jetoj në Zvicër, jam i Preshevës, ma ka lënë gjyshi amanet sa herë të vijë në pushim të vij të vizitoj këtë vend historik dhe e kam lutur Zotin me qenë një herë për Epopenë e UCK-së, prezent këtu fizikisht. Sa herë vij këtu e ndjej krenarinë për këtë familje Jashari. Qeveria e Kosovës qysh mundet me e lanë këtë vend kështu, po besoj që sa më shpejt duhet kjo të rregullohet”, tha ai.

Edhe qytetari Kadri Osmani, thotë se është një turp i madh për institucionet se si nuk janë kujdesur për këtë vend, siç e quan ai të shenjtë.

“Këtu është Meka e shqiptarëve, ai që i thotë vetit shqiptar ai duhet të vijë këtu dhe të vizitojë. Pra, për institucionet e Kosovës është një turp i madh qysh e kanë lënë sot në këtë situatë këtë vend të shenjtë”, tha ai.

Kujdesi dhe vizitat në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz për qytetarin Rexhep Fetahu, janë obligim kombëtar.

“Unë e konsideroj se vizita e Prekazit është obligim kombëtar. Vërtet kjo familje i ka dhënë të gjitha për kombin tonë”, tha ai.

Prekazi sot ka pasur vizitorë edhe nga Shqipëria. Frrok Bardhi, nga Mirdita thotë se Prekazi është vend i shenjtë për të shqiptarët.

“Ky është një vend i shenjtë për të gjithë shqiptarët dhe nga ky vend i bëj thirrje të gjithë politikës shqiptare kudo që është të mendojnë më shqiptarisht për trojet tona dhe për popullin tonë. Ky është një vend i shenjtë për mua dhe duhet të jetë për çdo shqiptar”, tha ai.

Në nderim të 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, sot gjatë gjithë ditës janë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, ku përveç qytetarëve të shumtë homazhe kanë bërë edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Pamje të rralla nga varrimi i familjes Jashari

Periskopi.com Lajme

Bekim Shyti ka bërë video dhe foto të masakrës ndaj Jasharëve, para dhe gjatë varrimit.

Më shumë të vrarë se sa pjesëmarrës në varrim, kishte në ditën kur u varrosen 55 anëtarët e familjes Jashari.

Pas rejës së familjes Jashari më 5,6 dhe 7 mars 1998, një grup i banorëve të fshatit Prekaz ishin mbledhur për ta kryer ceremoninë e varrimit.

Në pamje që shihen të para 20 viteve, vërehet se në ceremoninë e varrimit kishte më shumë të vrarë se sa pjesëmarrës në varrim, kjo për shkak të gjendjes së rëndë ku forcat serbe kishin luftuar për tri ditë në Prekaz me Jasharajt.

KUJDES, pamjet janë të rënda.

 

Shillova: Nuk pati asnjë ankesë nga familja për zyrtaren policore, u ankuan veç kolegët

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova sonte në Rubikon ka dhënë detaje rreth hetimeve në rastin tragjik të djeshëm në Gjilan, transmeton Periskopi.

Shillova ka thënë se asnjëherë nuk ka pasë raportime apo ankesa nga ana e familjes ndaj zyrtares policore e cila në fund ia mori jetën edhe vetes.

‘’Nga anëtarët nuk ka pasur raportm për probleme me të, asnjë rast.. Por raportet i kemi nga strukturat policore, sepse zyrtarja ka manifestu sjellje që s’janë të përshtatshme. Vazhdimisht ka pasë ankesa dhe raportime. Kjo ka qenë  e njohur pastaj edhe në bazë të trajtimeve dhe është parë që ka një ngecje.

‘’Është periudhë 4 vjecare që zyrtarja ka pasur një situatë të tillë’’/PERISKOPI/

 

 

Rrëfimi i familjes të cilën njëra luftë e detyroi të largohej, ndërsa tjetra të kthehej në vendin e origjinës

Periskopi.com Lajme

Gjyshi i tij iku nga Italia fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe gjeti strehë në Siri. Tani Alberto dhe familja e tij janë rikthyer.

Teksa rrëfen ngjarjen, Alberto Livadiotti vështron fotografitë e vjetra, disa bardhë e zi, të tjera me ngjyra, në shoqërimin e vajzave të tij që loznin qetësisht me Stelën, macen e shtëpisë, në dyshemenë e banesës së tyre në periferi të qytetit Catania, në Sicilinë lindore.

Rrëfimin Alberto e shoqëron me një filxhan kafeje turke, ndërsa pranë tij afrohet edhe bashkëshortja e tij Rasha, në dhomën e ndenjes së banesës.

Dhoma është e zbukuruar me nargjile dhe llamba orientale me mozaikë shumëngjyrësh.

“Ja, ky është babai yt kur ishte në moshën tënde”, thotë Alberto, duke mbështjellë butësisht krahun rreth vajzës së tij gjashtëvjeçare Fajer – më e reja nga pesë fëmijët e tij – pasi tregon për një foto të tij si një djalosh i ri i veshur me rroba tradicionale siriane.

Fotografitë e përhapura në tryezën e çajit të dhomës së ndenjes tregojnë një histori kohërash më të lumtura në atdheun e tij, Sirinë, përpara se lufta civile që shpërtheu në vitin 2011 ndryshoi rrjedhën e jetës së tij përgjithmonë.

Pavarësisht nga emri i tij italian, Alberto 50-vjeçar lindi dhe u rrit në periferi të Damaskut, shkruan AlJazeera, përcjell Telegrafi.

Para se të mbërrinte si refugjat në Itali me familjen e tij në verën e vitit 2014, ai kurrë nuk e kishte përqafuar kulturën italiane, të mësonte gjuhën ose të shkonte në tokën italiane.

Mirëpo kishte mbajtur me krenari shtetësinë italiane të trashëguar nga gjyshi i tij, Alfonso, një trashëgimi që Alberto e kishte bartur gjithashtu tek pesë fëmijët e tij.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Alfonso Livadiotti, një çifut jo praktikues nga Sicilia, gjeti strehë në Siri nga regjimi fashist i Italisë.

Ashtu si miliona sirianë, që në nëntë vitet e kaluara, kanë rrezikuar jetën e tyre për të arritur sigurinë në Evropë, 80 vjet më parë, mijëra refugjatë evropianë udhëtuan në të njëjtat rrugë për të gjetur strehë gjetkë.

Nga viti 1942, agjencia britanike e udhëhequr nga Britania e Mesme dhe Ndihma e Refugjatëve (MERRA) operoi kampe refugjatësh në të gjithë rajonin arab, duke vendosur rreth 40,000 njerëz në kampe në Siri, Egjipt dhe Palestinë.

Alberto mban fotografi të prindërve të tij, Rena dhe Giuseppe në qendër, gjyshërve të tij grekë dhe gjyshes jugosllave, në Siri

Rena Cheropoulos, nëna e Albertos, kujton për shoqërinë gjithëpërfshirëse arabe se në vitet 1940 kishte mirëpritur gjithashtu prindërit e saj të krishterë ortodoksë nga Greqia, së pari si refugjatë në Bejrut dhe më vonë Damask.

“Evropa dhe Siria nuk ishin aq të ndryshme në atë kohë”, thotë ajo me trishtim.

Një grua 69-vjeçare me një frymë rinore dhe pamjen e një këngëtareje libaneze të viteve 60-ta, Rena është mbajtësja e kujtimeve të venitura të familjes së saj.

Burri i saj i ndjerë dhe babai i Albertos, Giuseppe Livadiotti, dikur i kishte thënë asaj se kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore, Alfonso u dashurua në Damask me një grua refugjate nga Jugosllavia me prejardhje të krishterë-hebreje.

Romanca e tyre u kthye në fillimin e një jete të re në Lindjen e Mesme.

Kur fëmija i tyre, Alberto, lindi, ai u regjistrua me kombësi italiane, dhe familja përfundimisht u bë një pjesë integrale e mozaikut etnik të Sirisë.

Rena ishte vetëm një adoleshente në vitin 1967 kur u martua me Giuseppe, djalin e lagjes me rrënjë italiane, në Siri.

Por historia e tyre e dashurisë ishte jetëshkurtër, pasi ai vdiq nga sëmundja e zemrës vetëm disa muaj pas lindjes së Albertos, duke e lënë Renën një të ve në moshën 19 vjeçe.

Alberto ishte fëmija i tyre i vetëm.

Një telefonatë që i shpëtoi ata

Giuseppe Livadiotti nuk mund ta dinte që trashëgimia e tij do të ishte shpëtimi për nipërit e tij të ardhshëm deri gati 40 vjet më vonë.

Kur, në vitin 2012, trazirat civile u shndërruan në një konflikt të armatosur, Alberto mori një telefonatë nga ambasada italiane në Damask, para se të pezullonte operacionet.

Stafi i ambasadës i thanë që po bënin përgatitje për të evakuuar shtetasit italianë dhe e pyetën nëse ai dhe familja e tij donin të largoheshin nga vendi.

Të gjithë ata të regjistruar si italianë morën atë thirrje; por ndërsa për shumë të tjerë kjo nënkuptonte kthimin në shtëpi, për largimin e tyre do të nënkuptonte të shkonin si refugjatë.

“Siria kishte qenë shtëpia jonë e vetme”, thotë Alberto.

Rasha, Farah dhe Fajer në Catania, Siçili, ku ata jetojnë tani

Ai merr një gllënjkë të fundit të kafes së tij përpara se të ulet në shtrat. Atij i bashkohen vajzat e tij që duan të ulen në prehër.

“Ne nuk donim të shkonim në një vend që nuk kishim qenë kurrë. Kështu që menduam se qëndrimi ishte vendimi më i mirë”.

Por, ndërsa muajt kaluan, lufta filloi të merrte kahje më serioze, duke shkaktuar probleme në shëndetin mendor të familjes, përcjell Telegrafi.

“Fëmijët qëndronin zgjuar duke qarë gjithë natën, ne ishim të frikësuar nga çdo zhurmë”, thotë Rasha Hamed, gruaja e dytë e Albertos, e cila në vitin 2013 zbuloi se ishte shtatzënë ndërsa dëgjonte bombat përreth shtëpisë së tyre, pikërisht jashtë kryeqytetit.

“Si baba dhe burrë, përparësia ime u bë mbrojtja e tyre me çdo kusht”, thotë Livadiotti.

Gjashtë muaj pasi Rasha kreu lindjen e dytë, dhe dy vjet pas telefonatës nga ambasada, Alberto shiti gjithçka që mundi, huazoi para nga të afërmit dhe e çoi familjen e tij me autobus për në Liban.

Me të ishin nëna, gruaja dhe fëmijët e tij, përfshirë të tre nga martesa e tij me gruan e tij të parë që kishte vdekur.

Ata kaluan disa muaj në Bejrut, ndërsa ambasada italiane atje miratoi dokumente udhëtimi për Rashën, e vetmja anëtare e familjes pa shtetësi italiane.

Pasi gjurmuan origjinën e familjes në Catania në Sicili, ambasada sugjeroi që ata të shkonin atje.

“Asnjëherë nuk kishim dëgjuar për këtë qytet”, thotë Rasha. “Ne as nuk e dinim me siguri nga cili qytet ishte Alfonso, sepse shumë detaje historike të familjes u varrosën me kohën”.

“Por siç duket ishte në të dhënat e ambasadës”, shton burri i saj duke marrë dorën e saj. “Ishte një mënyrë e pazakontë për të zbuluar origjinën time. Por ne morëm informacionin e ambasadës dhe u kthyem atje ku filloi historia e familjes sonë”.

Gjithçka nga e para

Ishte një ditë e mjegullt e 13 gushtit 2014, kur familja Livadiotti zbarkoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Catania përmes Romës.

Ndërsa shumica e sirianëve ishin drejtuar në veri drejt Gjermanisë ose Skandinavisë atë vit, ata ishin ndër të paktët që shkuan në jug.

Me mbërritjen e tyre, qyteti dukej i shkretë, pasi mesi i gushtit është ishte koha e pushimit për shumicën e italianëve.

Alberto Livadiotti me anëtarët e ekipit të tij në restorantin e tij

“Ne nuk ishim të njohur me kulturën italiane, kështu që përshtypja e parë ishte ‘ku kemi përfunduar?’”, kujton Rasha, duke qeshur.

Alberto shpjegon se nuk kishte të afërm që të kontaktonte ose nuk e dinte gjuhën italiane ndihej sikur mësoi të ecë përsëri.

Kur filluan të kërkonin për një apartament, askush nuk do t’u jepte atyre një kontratë qiraje, sepse ata shiheshin si të huaj e të papunë.

Ishte atëherë kur Rasha kuptoi paradoksin e statusit të tyre.

“Ne ishim italianë, po, në letër. Por në praktikë, ne u perceptuam si refugjatë nga Lindja e Mesme”.

Pas një jave duke shkuar derë më derë, ata më në fund gjetën një apartament me tre dhoma në periferinë perëndimore të qytetit, përcjell Telegrafi.

Si të porsaardhur dhe pa referenca, për të siguruar besimin e qiradhënësit, ata duhej të paguanin qiranë për një vit, pagesë që ishte mbuluar nga kursimet e Renës.

Pesha e viteve që jetonin përmes konflikteve, pritja stresuese në Liban dhe pasiguria për të ardhmen e tyre në Sicili filluan të tregonin pasojat ndaj Albertos.

Menjëherë pas mbërritjes së tyre, ai pati një sulm në zemër.

Familja kërkoi ndihmë nga një popullatë që e flisnin gjuhën arabe.

“Ndërsa nuk e folëm gjuhën ose nuk e kuptuam sistemin e kujdesit shëndetësor, ne ishim mirënjohës për ata pak njerëz që ofruan ndihmë në një kohë kaq të vështirë për ne”, thotë Rasha.

Por sot, të gjithë anëtarët e familjes flasin italisht shkëlqyeshëm.

Si italianë, ata kishin të drejtë për mbështetje nga shteti kur arritën, por gjithashtu gjetën ndihmë nga komuniteti mysliman.

Edhe pse ai kishte një edukim të krishterë, Alberto u shndërrua në mysliman 20 vjet më parë para se të martohej me Rashën.

Që nga fillimi i krizës së refugjatëve në vitin 2012, xhamia e Catania ka vepruar si qendër për shumë refugjatë të ardhur nga toka e deti, përfshirë familjen Livadiotti.

Vetëm tre javë para ardhjes së Livadiottis, rreth 180 refugjatë dhe migrantë kishin vdekur ndërsa përpiqeshin të arrinin në Sicili.

Midis tyre, shumë trupa sirianë u gjetën në brigjet e Lampedusa në Italinë e Jugut.

Pasi u rikuperua, Alberto investoi pjesën e fundit të kursimeve të tij në një biznes ushqimor me një tunizian në fillim të vitit 2015.

Në Damask, Alberto kishte punuar si shitës automjetesh, duke shitur makina italiane për sirianët.

Ai mendoi se ofrimi i ushqimeve siriane për një audiencë siciliane, tradita e kuzhinës e të cilit shpesh konsiderohet një urë midis Evropës dhe Lindjes së Mesme, do të ishte një “përmbysje e këndshme”.

Sot, restoranti i tij “Një mijë e një net” është një biznes i lulëzuar, i vendosur në qendrën historike të qytetit dhe mbanë të gjithë familjen.

Restoranti i specializuar sot ofron ushqim të shpejtë sirian, të tilla si sanduiçe, dhe “shawarma” në petë.

Stafi i saj është i përbërë nga migrantë nga Afrika dhe Azia Juglindore, të cilëve, ashtu si Albertos, u është dashur të fillojnë jetën përsëri në një tokë të huaj.

Është një dhomë e vogël, por komode, e zbukuruar me arabesca dhe mozaikë shumëngjyrësh që kujtojnë arkitekturën e Lindjes së Mesme.

Jeta e tanishme e tyre

Pothuajse gjashtë vjet pas mbërritjes së tyre, Livadiottis më në fund kanë marrë përsëri kontrollin e jetës së tyre.

Ata përfundimisht krijuan një rrjet vendasish që kujdesen për ta dhe që nuk i quajnë më refugjatë, por miq dhe fqinjë.

“Nuk ka asnjë arsye për t’u rikthyer në Siri tani. Ne kemi ndërprerë jetën atje, tani do të vazhdojmë rrugën tonë këtu”, thotë Rasha.

Italia mund të jetë shtëpia e tyre e re, por Siria mbetet kujtim i vazhdueshëm i tyre.

Kuadrat e mbishkrimeve kuranore dhe fotografive të bëra në Damask, pesë dekada më parë gjenden të varura në mure, të vetmet objekte që ata arritën të sjellin, së bashku me disa rroba dhe dokumente.

Alberto dhe Rasha me Farah dhe Fajer në apartamentin e tyre në Catania, Sicili

“Ne dëshirojmë që fëmijët tanë të mos harrojnë origjinën e tyre, kështu që ne gjithmonë u tregojmë atyre histori për Sirinë. Por vetëm ato pozitive, tani për tani”, thotë Rasha.

Ajo mendon se është detyra e saj si nënë që t’i shërojë kujtimet e tyre traumatike.

“Kur ata kujtojnë bombat, unë i kujtoj ato traditat e ushqimit të Ramazanit, ose pemën e madhe të Krishtlindjes që ndizet në sheshin kryesor të Damaskut çdo dhjetor”.

Për dallim nga burri i saj, Rasha nuk ishte në gjendje të sillte prindërit e saj; ata mbetën në Siri.

“Kur fëmijët filluan të shkojnë në shkollë këtu, unë mësova italishten ndërsa përpiqesha t’i ndihmoja ata me detyrat e shtëpisë. Ata inkurajuan çdo përparim të vogël që do të bëja, duke më treguar që unë mund t’i trajtoja të gjitha këto”, thotë Rasha, e lehtësuar që ata gjenden në një vend ku ata mund të vazhdojnë shkollimin e tyre.

Albumit iu shtuan edhe fotografi të reja të jetës në Sicili, ato të ditëlindjeve të Fareh dhe Fajer, pranë atyre fotografive të shkrepura në Siri, Alberto e kupton që familja e tij është kompletuar.

“Unë preferoj ta shoh udhëtimin e familjes sonë si një histori kthimi sesa mërgim. Kjo tregon se historia dhe migracioni janë cikle, dhe se përvoja të ngjashme mund të ndodhin me këdo, në momente dhe vende të ndryshme”.

Bëhen nderime për këngëtaren Nexhmije Pagarusha

Periskopi.com Lajme

​Familja e këngëtares Nexhmije Pagarusha sot në holli e Teatrit Kombëtar pret miqtë, bashkëpunëtorët, e qytetarë për homazhe.

Bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë një ditë me parë në moshën 86-vjecare.

Familja e këngëtares ka njoftuar se e pamja për Nexhmijen do të mbahet në Teatrin Kombëtar, ndërsa varrimi i saj do të bëhet në fshatin Pagarushë të Malishevës, në një ceremoni familjare.

Njoftimi i plotë i familjes Pagarusha:

Njoftim !

Njoftohen i gjithe populli Shqiptar qe me datë 08.02.2020 sipas protokolit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej ores 08:00 deri 17:00.

Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me ç’rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit.

Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njejtin objekt-teatrin kombetar

Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe,Malisheve me rrethin e ngusht familjar sipas amanetit të saj të fundit

E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 poashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.

Kërkojmë mirekuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne , gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokolit familjar.

ME RESPEKT,

FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi.

Teuta dhe Adonisi nuk e shijuan kurrë muajin e mjaltit, por kanë një zgjidhje tjetër

Periskopi.com Showbiz

Nuk shijuan kurrë muajin e mjaltit: Adonisi dhe Teuta kanë një zgjidhje tjetër.

Kushdo që e ndjekë në rrjete sociale aktoren e njohur Teuta Krasniqi mund të ketë kuptuar që ajo ka nisur pushime të gjata dimërore në Brezovicë me familjen e saj të ngushtë.

Për shkak të angazhimeve të shumta dhe agjendave të ndara në punë, Adonisi dhe Teuta nuk arritën të shijonin pushimet më të ëmbla, atë të muajit të mjaltit.

Mirëpo çifti kanë investuar të gjitha asetet e tyre, në diçka që do të jetë e përjetshme – një shtëpi të pushimeve në Brezovicë, ku do ta ndajnë me gjithë familjen dhe miqtë e tyre.

E për të kuptuar më shumë, për herë të parë, kamera e Prive ishte në shtëpinë e aktores në Brezovicë për të sjellë një intervistë më ndryshe nga Vlorijan Halili.

Detajet ua sjell materiali i mëposhtëm.

Familjarët e Nezir Mehmetajt flasin për gjendjen e tij në burgun serb

Periskopi.com Lajme

Kosovari Nezir Mehmetaj ka disa ditë që po qëndron në Serbi, padyshim pa dëshirën e tij.

Mehmetaj i cili u detyrua të shkojë në Serbi për shkak të gjendjes shëndetësore të babait, u ndalua në pikën kufitare teksa po kthehej për në Kosovë.

Edhe pse kur hyri iu dhanë dokumentet që i mundësonin kthimin, Nezir Mehmetaj u morë nga autoritete serbe.

Madje atij iu shqiptua edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Pavarësisht reagimit të autoriteteve kosovare dhe kërkesës së tyre për kthim të tij në Kosovë, një gjë e tillë nuk u bë.

Lidhur me gjithë këtë, Indeksonline ka kontaktuar vëllain e tij, Valon Mehmetaj.

Ai deklaroi se tashmë familjarët kanë vizituar atë në Serbi dhe se gjendja e tij fizike është e qëndrueshme.

Sipas vëllait të tij, Nezir Mehmetajt i janë caktuar tre avokatë, por të cilët që në fillim kanë kërkuar 10 mijë euro, shifër kjo shumë e lartë dhe e paarritshme që të mbulohet nga ta.

Vizita tek Neziri është realizu, gjendja e tij shëndetësore është e mirë nuk ka ndonjë ankesë sa i përket sjelljes përbrenda, por që duhet me pas mbështetje nga institucionet tona domethënë me bë diçka për lirimin e tij për shkak se mos me mbajtë më gjatë se sa është paraparë, për shkak se po e paramendojmë se çka mundet me ndodhë aty brenda”, tha vëllai i Nezir Mehmetajt.

Madje ai theksoi se Nezirit Mehmetajt i është bërë presion psiqik gjatë intervistimit dhe se ai po mbahet në Qendrën e Mbajtjes në Beograd, e cila funksionin në kuadër të Gjykatës Speciale.

“Jo, janë mundu me marrë në pyetje e kanë marrë në pyetje realisht nuk e kanë mbajtë gjatë në intervistë, por forma e intervistës paraprake ka qenë më shumë presion psiqik se fizik.

I ka tre avokatë, dy janë boshnjak një serb janë me seli atje në Serbi,  në Beograd. Neziri është në Qendrën e Mbajtjes në kuadër të objektit të Gjykatës Speciale. Ka qenë gruaja, ne meshkujt s’mundemi me qenë atje për shkak të rrezikshmërisë që e kemi por është shku edhe një i afërm , gruaja dhe vajza. Por brenda është leju me hy vetëm gruaja. Mesa kam informacione gruaja është lejuar vetëm 20 minuta të qëndrojë”, tha ai.

Valon Mehmetaj ka apeluar tek autoritetet kosovare që t’u gjinden në këtë situatë shumë të vështirë për Nezir Mehmetajn, por edhe për gjithë familjarët në përgjithësi.

“Avokatët i kanë kërku 10 mijë euro për fillim, por kjo kërkesë nuk është përfundimtare varet tash faza e parë, e dyta e qysh i kanë ata.E pasi nuk është çështja private apo akuza private diçka atëherë bëjmë apel që të kemi përkrahje  e  mbrojtje.Neve na vie keq si familje, por nuk kemi mundësi me dhënë kaq shumë parë është shifër shumë e madhe”, përfundoi ai.

Shpesh herë autoritetet serbe kanë provokuar kosovarët duke i ndaluar nëpër pikat kufitare, e rasti i fundit që ndodhi ishte ky i Nezir Mehmetajt.

 

 

Familja suedeze që u shua pas rrëzimit të aeroplanit në Iran (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një familje e tërë suedeze është ndër 176 persona që vdiqën në rrëzimin e tmerrshëm të aeroplanit, sot ,në Iran.

Raheleh dhe Mikael Lindberg, 37 dhe 40 vjeç, u vranë së bashku me dy djemtë e tyre të vegjël Erik dhe Emil pasi shpërtheu ‘Boeing 737’ në flakë pas ngritjes nga Teherani, përcjellë Indeksonline.

Një foto tejet prekëse që po qarkullon në Facebook, tregon familjen Lindenbergs së bashku në një foto që kanë realizuar nga pushimet e tyre.

Bëhet e ditur se 15 fëmijë ishin midis viktimave, ku përfshihen 82 iranian, 63 kanadez, 11 ukrainas, 10 suedez, 4 afgan, 3 gjermanë dhe 3 britanikë.

Fluturimi PS752 zbriti vetëm disa minuta pasi u largua nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Imam Khomeini’ heret në mëngjes, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë, disa orë pasi Garda Revolucionare iraniane nisi sulmet me raketa në bazat amerikane në Irak.

Mitrovicë: Familja izolon vajzën që të mos martohet me djalin që e dashuron

Periskopi.com Lajme

Një vajzë nga Mitrovicë ka lajmëruar në Polici familjen e saj, pasi ka thënë se ata e kanë mbajtur atë të izoluar në banesën e familjes.

Vajza e ka lajmëruar të hënën rastin në Policinë e Kosovës, teksa ka treguar se arsyeja pse familja e ka mbajtur atë të izoluar ka të bëjë me të dashurin e saj. Familja nuk po e lejon atë që të martohet me “personin që ajo dashuron”.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se po mbahet e izoluar në banesë nga prindërit dhe vëllai i saj për shkak që të mos martohej me personin që ajo e dashuron”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës lidhur me rastin.

Pas intervistimit në Stacionin e Policisë së Kosovës në Mitrovicën Jugore, me kërkesën e saj vajza është dërguar në strehimore.

Tre familjarët e saj janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar

Granit Xhaka me gruan dhe vajzën ju urojnë Vitin e Ri

Periskopi.com Showbiz

Granit Xhaka është njëri nga futbollistët më të njohur shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Futbollisti i Zvicrës dhe i Arsenalit padyshim se është një nga mesfushorët më të mire, ani pse kohëve të fundit ka pasur probleme me tifozët e Arsenalit, që ka ndikuar edhe në formën e tij në fushën e blertë.

Sa i përket jetës private të futbollistit, ky vit ishte mjaft i mirë për të, pasi u bë baba për herë të parë.

Ai ka shfrytëzuar rastin që perms një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tua uroj të gjithve festën e Vitit të Ri.

“Dua tju uroj juve dhe familjeve tuaja më të mirat për vitin e ri 2020. Për ne, viti 2019 ishte një vit i jashtëzakonshëm – vit kur lindi vajza jonë. Sa i përket futbollit, ka pasur ngritje dhe ulje – tani do të japim gjithcka që të sigurohemi se viti që po vjen do të jetë një vit i vecantë për të gjithë ne!” , ka shkruar në urimin e tij Graniti, duke e shoqëruar me një fotografi të bukur me gruan dhe vajzën. /Indeksonline/

Kjo është Morena e vërtetë

Periskopi.com Showbiz

Morena Taraku ka treguar se ka lënë pak menjëanën angazhimet e saj dhe se sot ajo do ti përkushtohet familjes se saj

Ajo ka postuar një fotografi ku është parë bashkë me babain e saj por edhe me me vëllain dhe djalin e tij

“Kjo jam Une.. mbase jo per ju, por per mua po, sepse pa keta une sdo isha kurre..Dhe me kete foto nga pjesa me e dashur e zemres time desha te ju uroja nje vit qe do ju sjell cdo enderr e nevoj ne duarte e juaja… Kur isha e vogel, lutesha qe Babagjyshi te me sjellte sa me shume cokolata, e lodra..Kur u rrita pak lutesha qe te behesha kengetare dhe e sukseshme…E sot…Sot po kujtoja dhe lutesha por jo si dikur, sepse sot nje vend bosh ne tryezen e shtepise ku ulej nena ime eshte ajo qe me plot ze me thoshte se dhurata me e bukur eshte familja dhe shendeti tyre.. Andaj ju uroj cdo gje te bukur bashke me me te dashurite e juaj … MT”, ka shruar ajo në një fotografi që ka postuar në Instagram.

Flamur Beqiri u vra në sy të gruas dhe fëmijës së tij në Londër

Periskopi.com Lajme

Një shqiptar është qëlluar për vdekje në vigjilje të Krishtlindjes në sy të familjes së tij, pasi kishin kaluar një natë jashtë, njofton BBC. Flamur Beqiri me shtetësi suedeze dhe shqiptare, u vra në Battersea Church Road në jugperëndim të Londrës rreth orës 21:00.

Zoti Beqiri njihej si Alex, kishte “20/20 Records” dhe sipas faqes Wedding Style Magazine, u martua me Debora Krasniqi në Cernobbo, në liqenin Como në tetor vitin e kaluar. Ai ishte bashkëthemelues dhe partner i markës “20/20 Records”, e cila ka zyra në Londër dhe Stokholm. Kjo markë e pavarur, e quajtur më parë Fantabulous Music, u themelua në 2008.

Ai është vëllai i Misse Beqiri, një modele që u shfaq në Reality Shoë “Real Housewife of Cheshire”.

Fqinjët reaguan se dëgjuan të shtëna nga armë të shumta dhe britmat e një gruaje që thërriste dëshpërimisht për ndihmë.

Një zëdhënës i Policisë së Met tha se u vra një njeri në këtë mënyrë të tmerrshme që la të shkatërruar atë familje.

36-vjeçari, i cili kishte bashkëshorten dhe një fëmijë të vogël, u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes nga shërbimet e emergjencës.

Fqinja Vittoia Amati, 60 vjeçe, tha se ajo kishte dëgjuar 8-10 të shtëna.

“Pastaj dëgjova ulërimat e së shoqes. Erdha dhe pashë se ishte një nga fqinjët e mi. Ai ishte shtrirë përpara derës së shtëpisë në një pellg gjaku. Ishte akoma gjallë. Ju nuk e keni idenë sa e dëshpëruar dukej gruaja e tij”.

“Një grua e re, e cila e identifikoi veten si infermiere, u përpoq ta ndihmonte zotin Beqiri duke ushtruar presion mbi plagët për t’i ndaluar gjakderdhjen”, tha zonja Amati.

Inspektori Jamie Stevenson tha: “Hetimi ynë është ende në hapat e para dhe ne jemi duke punuar që të kuptojmë motivin që e çoi një njeri t’i merrte jetën në një mënyrë aq të tmerrshme Natën e Krishtlindjeve përpara syve të familjes së tij”.

Flamur Beqiri dhe motra e tij Misse Beqiri:

Gjykata gjermane detyron Kölnin të strehojë një familje shqiptare

Periskopi.com Lajme

Gjykata gjermane detyron Kölnin të strehojë një familje shqiptare. Megjithëse kjo familje nuk ka të drejtë të qëndrojë në Gjermani, ajo ka të drejtë të ketë një çati mbi kokë, vendosi gjykata.

Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm. Kështu shkruhet në nenin 1 të Kushtetutës së Gjermanisë. Një familje shqiptare e vuri në provë këtë nen dhe fitoi në gjykatë. Qyteti i Kölnit është kështu i detyruar të strehojë përkohësisht familjen shqiptare në një qendër të të pastrehëve derisa ajo të largohet nga Gjermania. Sipas Gjykatës Administrative të Kölnit, të huajt megjithë detyrimin për t’u larguar nga Gjermania kanë të drejtë të strehohen në qendrën e të pastrehëve. Ky vendim u mor të enjten (12.12.2019) pas një kërkese për trajtim të përshpejtuar nga familja shqiptare, që me sa duket nuk kishte parë rrugë tjetër, sepse ndryshe do mbetej e pastrehë e do duhej të flinte në rrugë bashkë me fëmijët.

Familja shqiptare donte që deri në pranimin një qendër pranimi, të strehohej diku tjetër. Autoritetet e Kölnit e kishin kundërshtuar këtë fillimisht. Sipas tyre, familja është e detyruar të largohet nga Gjermania dhe mund ta shmangë situatën e të qenit e pastrehë me kthimin në Shqipëri. Drejt Tiranës e marrin rrugën përditë autobusët, argumentuan autoritetet.

Gjykata i dha fund paqartësisë. Për shkak se familja shqiptare nuk është në gjendje me forcat e veta të sigurojë një strehë, qyteti, si autoritet i rregullit është i detyruar t’i strehojë në qendrën e të pastrehëve deri në pranimin në një qendër pranimi. Pretendimi për strehim nuk shfuqizohet me detyrimin për largimin nga vendi, por është i shkëputur nga problematika e së drejtës të të huajve, argumentuan gjykatësit. Për sa kohë personat janë të pastrehë dhe jetojnë në hapësirën, për të cilën është përgjegjës qyteti i Kölnit.

Familja shqiptare shkel afatin e largimit nga Gjermania

Sipas të dhënave të gjykatës, jo shumë ditë më parë kishte ardhur një çift nga Shqipëria bashkë me dy fëmijët në Gjermani. Agjencia e lajmeve dpa, shkruan, se familja shqiptare kishte në plan të qëndronte në Gjermani, pa bërë as kërkesën për azil. Dihet, se për shkak se Shqipëria është vend i sigurtë origjine, shanset për azil janë gati zero.

Zyra e të Huajve reagoi dhe i dha familjes shqiptare një dokument detyrues për kalimin e kufirit. Me këtë dokument, personave që janë të detyruar të largohen nga Gjermania, se nuk kanë të drejtë qëndrimi iu vihet një afat i caktuar për largimin vullnetar. Por familja shqiptare nuk u kthye vullnetarisht. Zyra e të huajve veproi më tej duke e dërguar çështjen në një qendër shpërndarjeje të refugjatëve, por asgjë nuk ndodhi. Familjes nuk iu caktua një vend në qendrën e pranimit.

Kështu shqiptarët e mbetur pa mbështetje u detyruan të kërkojnë strehë në qendrën e të pastrehëve në Köln, ku edhe kaluan një natë. Por më pas familja duhej të largohej nga kjo qendër, për shkak të dokumentit detyrues për largim nga Gjermania. Në një situatë të tillë, familja shqiptare nuk pati rrugë tjetër dhe iu drejtua gjykatës me një kërkesë për trajtim të përshpejtuar të çështjes. /DW

 

Familja me 15 anëtarë që shpëtoi mrekullisht nga tërmeti

Periskopi.com Lajme

Familja 15 anëtarësh e Hysni Sulës nga Manza e Durrësit ka mbijetuar mrekullisht në tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit, i cili goditi Shqipërinë.

Tërmeti me fuqi 6.4 ballë sipas Rihterit shembi gjithë shtëpinë e Hysni Sulës, por familja e tij shpëtoi duke iu falënderuar kushëririt të tyre Zeqir Sula, i cili ka ndërhyrë duke shpëtuar disa nga fëmijët.

Zeqir Sula tregon momentet e ditës së 26 nëntorit, kur u shemb shtëpia.

“Pash që ra shtëpia, ishte tym i madh. Pash fëmijët e vegjël duke bërtit, kapa dy të parët, pastaj dy të dytët, ngrita betonin, pastaj kam marrë gratë. Njerëzit më thirrën hajde këtu, i nxora të gjithë”, tregon ai për Top Channel.

Edhe njëri nga banorët tregon momentet kur ishte përballur me vdekjen.

“Gjithë shtëpia ka rënë poshtë, është bërë katër metra distancë. Më ruajti Zoti, po prisja momentin kur do të vdes, kur të më bjerë blloku dhe të mbyll sytë. Zoti më dha forcë, gruaja ishte tek dera, dola nga shkallët ishin shembur bërtita a keni dalë të gjithë? Po më thanë kemi dalë. Mora gruan avash-avash dhe kemi zbritur poshtë”, thotë ai.

Ndryshe, të paktën 51 vetë kanë humbur jetën dhe mbi 900 të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit më të fuqishëm në tridhjetë vjetët e fundit në Shqipëri.

Historia tragjike e piktores/ Vite më parë i kishte vdekur burri, vajza 8-vjeç i vdes nën rrënoja, vetë humb jetën në spital

Periskopi.com Lajme

30 vjeçarja Diena Meçe që u nxor e gjallë tek pallati gjashtëkatësh në Durrës, fatkeqësisht humbi jetën në spital.

Ajo u bë viktima e katërt në Durrës që ndërron jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm më magnitudë 6.4 në pallatin 6 katësh.

Por fatkeqësia shkon përtej kësaj. Ajo kishte humbi më herët edhe vajzën e saj 8 vjeçare nën rrënojat e tërmetit.

Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë më parë, Renea nxori edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”.

Diena më parë kishte humbur bashkëshortin, ndërsa sot humbi vajzën dhe pastaj ajo u nda edhe vetë nga jeta.

Në vitin 2015 në një mesazh dedikuar bashkëshortit të saj që kish ndërruar jetë, ajo shkruante:

“Mendoja gjithmone qe zoti me kishte dhene shume lumturi,duke pasur nje shok e nje bashkeshort si Dori im,por jeta qenka nje sprove e vertete. Me mungon shume bebi im”.

Ditë e veçantë në familjen e Afrim Muqiqit (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari i njohur, Afrim Muçiqi në muajin korrik ka martuar e tij, Albionin me Albertina Krajkovën në një ceremoni madhështore.

Djali i Afrimit, Albioni poashtu këngëtar u martua me Albertina Krajkovën, e cila është mbesa e aktorit të ndjerë, Ibrahim Krajkova që për publikun shqiptarë ishte i njohur si Leci.

Tashmë çifti janë kurorëzuar, dhe Albertina mban mbiemrin Muqiqi.

Këtë e ka bërë të ditur, Albertina në Instagram ku ka publikuar disa fotografi. “Kunorizimi Znj . Krajkova Muqiqi”, ka shkruar ajo poshtë fotografive.

Familja dy anëtarëshe jeton në kushte të mjerueshme në kontejnerë

Periskopi.com Lajme

Familja dy anëtarëshe Alidema, jeton në kushte të mjerueshme në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Ky kontejner prej gjashtë metra katror që gjendet në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, është vendi ku jeton familja Alidema.

61-vjeçarja Zylfije Alidema jeton bashkë me djalin e saj 31-vjeçar në këtë kontejner prej tetë vitesh.

Përveç kushteve të rënda ekonomike, shëndeti i tyre mendor është mjaft shqetësues dhe kjo e rëndon edhe më shumë jetesën në këtë hapësirë prej 6 metra katror.

“Nuk muj mu çu vallain nuk muj me ec, po tutna që po rrëozohna”, thotë Zylfija për lajmi.net, e cila shton se nuk e di që sa vite është e sëmurë.

“Mjekët nuk vijnë me m’këqyrë. Nuk muj me shku te ambullanta se rrëzohna”, thotë ajo.

Djali i saj, i shtrirë në shtratin e kësaj dhome, nuk është i aftë që të punojë dhe të ecë, pavarësisht se ai është 31-vjeçar.

Zylfija thotë se ka kohë që djali i është rrëzuar dhe që nga ajo kohë ai është i sëmurë, por nuk e di se nga çfarë sëmundje vuan.

“Djali i ka 31 vjet. S’di vallain çka ka. Ni banesë që jemi kon, u çu u rrëzu edhe tash është pa qejf”, thotë 61-vjeçarja.

Jashtë këtij kontejneri gjenden edhe tualeti dhe banjoja e improvizuar e që shkuarjen deri aty, Zylfija dhe djali i saj e kanë mjaftë të vështirë.

Se kjo familje ka probleme shqetësuese mendore e konfirmojnë për lajmi.net edhe nga komuna e Prishtinës.

Zyrtarë të komunës kanë thënë se në vazhdimësi u ofrohet ndihmë nga Qendra e Punës Sociale.

“Familja dy anëtarëshe Alidema jeton në kontejnerin në Kodër të Trimave. Shëndeti i tyre mendor është shqetësues. Ata marrin pension invalidor. Nga QPS-ja në vazhdimësi ndihmohen me veshmbathje, ushqim dhe herë pas herë me drunj”, thuhet në përgjigjen e komunës dhënë për lajmi.net.

Sa i përket çështjes së banimit, nga komuna thonë se kjo familje ka refuzuar që të zhvendoset nga ky kontejner prej gjashtë metra katror.

“Ndërsa, sa i përket çështjes për banim, ata janë sugjeruar që të aplikojnë në Drejtori për tu subvencionuar me pagesa për qira, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar”, kanë bërë të ditur për lajmi.net nga Komuna e Prishtinës.

Në këtë vend në Kodrën e Trimave, dikur jetonin edhe familje të tjera, por që tashmë ka mbetur vetëm familja Alidema, pasi që të tjerat janë sistemuar në lagjen Hajvalia, ku komuna e Prishtinës e ka ndërtuar objekt për familjet me raste sociale.

Të gjithë ju që jeni të interesuar që ta ndihmon familjen Alidema, mund të drejtohen në zyrat e Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Prishtinë. /Lajmi.net/

Familja nga Peja jeton në vagon të trenit, paguan edhe qira

Periskopi.com Lajme

Një familje prej tre anëtarësh nga Peja, jetojnë në një vagon treni. Për më tepër ata detyrohen të paguajnë qira prej 95 euro në muaj. Nga Komuna e Pejës thonë se nuk ka ndonjë kërkesë zyrtare që kësaj familje t’i bëhet zgjidhja e problemit. Ndryshe Komuna e Pejës, vitin që shkoi ka ndërtuar 20 shtëpi për familjet me nevojë.

Një familje tre anëtaresh nga Peja, jetojnë në një vagon treni.

Madje të njëjtit, për këtë hapësirë janë të detyruar të paguajnë qira çdo muaj.

Komuna e Pejës, për T7 thotë se nuk ka një kërkesë zyrtare nga kjo familje që t’i bëhet zgjidhje për banim.

Nga jashtë duket si shtëpi.

Por baza e kësaj shtëpie në të cilën jetojnë 3 persona, është një vagon treni.

Ka tri vite që Jeton Krasniqi, me gruan Albulenën dhe vajzën 3 vjeçare jetojnë brenda kësaj hapësire të vogël. Për këtë shtëpi kjo familje paguan qira çdo muaj.

Sipas kryefamiljarit, asistenca sociale në vlerë prej 95 eurosh është e pamjaftueshme për të mbajtur familjen.

E gjendja jo e mirë shëndetësore e tij, ka komplikuar edhe më shumë gjërat.

Ai është operuar dy herë, dhe trajtohet edhe për një telashe tjetër me gjëndrat tiroide.

Kjo familje e cila është zhvendosur nga një fshat i Skenderajt në Pejë, shpreson në ndihmën e institucioneve apo njerëzve bamirës që të sigurojnë një vend për banim para dimrit.

“Vec ta kem nji kulm mbi kokë se ish shumë vshtirë…”, ka thënë zonja e “shtëpisë”.

E në Komunën e Pejës, thonë se nuk ka një kërkesë zyrtare nga kjo familje që t’i bëhet zgjidhje për banim.

Por sipas drejtorit për shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Pejë, Petrit Loci, në këto raste prioritet kanë banorët e Komunës përkatëse, në këtë rast të Pejës.

Ndryshe, sipas Locit, Komuna e Pejës brenda një viti ka ndërtuar 20 shtëpi për familjet në nevojë, por të gjitha kanë qenë banorë të Pejës.