Fadil Vokrri Archives - Periskopi

Nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen e emrit të legjendës Fadil Vokrri

Periskopi.com Sporti

Nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen e emrit të legjendës Fadil Vokrri

Biri i legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, Gramozi ka nënshkruar sot marrëveshjen për mbrojtjen e emrit të babait nga keqpërdorimet potenciale.

Palë nënshkruese e kësaj marrëveshje me përgjegjësi të plotë ligjore dhe ekskluzive për mbrojtjen e emrit të legjendës Vokrri do të jetë firma Pro Talents Kosova me pronar z. Osman Azemi dhe drejtorin e saj z. Burim Krasniqi, shkruan Periskopi.

Më poshtë, postimi i plotë i Azemit në Instagram:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Osman Azemi (@osmanazemiofficial)

Përcaktohet vendi ku do të vendoset shtatorja e Fadil Vokrrit, lokacioni u mbështet nga të gjithë veç VV-së

Periskopi.com Sporti

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka njoftuar se është caktuar lokacioni për shtatoren e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Shtatorja e Vokrrit do të vendoset në Bulevardin e Dëshmorëve në Podujevë.

“Kjo nismë u mbështet nga të gjitha grupet e këshilltarëve, përveç VV të cilët abstenuan” – njoftoi Rudari.

Ai gjithashtu falënderoi asambleistët e komunës së Podujevës të cilët mbështetën këtë nismë.

Thaçi e përkujton Fadil Vokrrin në formë të çuditshme: E doja Trepçën në kohën kur Prishtina arrinte sukseset e mëdha

Periskopi.com Sporti

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi shkroi dashuria e gjeneratës së tij për futbollin në vitet 80-ta ishte e lidhur ngushtë me emrin e Fadil Vokrrit.

Thaçi theksoi se Vokrri dashurinë për futbollin e shndërroi në kontribut jetësor për Kosovën.

Postimi i plotë:

#Njerëztëpaharrueshëm

Si i ri jam rritur duke e dashur dhe simpatizuar klubin futbollistik “Trepça”. Dashuria e gjeneratës sime për futbollin në vitet 80-ta ishte e lidhur ngushtë me emrin e Fadil Vokrrit. Ai shënonte gola kudo që luante. Aq sa ishin emocion dhe gëzim sportiv golat e Fadilit, po aq ishin edhe protestë politike. Si simpatizant i tribunave, atë për herë të parë e takova fizikisht në Paris, në vitin 1999, ku bashkë me presidentin Rugova dhe me disa bashkatdhetarë e pimë nga një gotë.

Edhe pse Kosova përballej me spastrim etnik nga pushtuesi serb, Fadili, i cili nuk përzihej në politikë, ia dinte rëndësinë paqes dhe me padurim priste që përvojën sportive të tij dhe të asaj gjenerate ta bartnin tek të rinjtë e Kosovës.

Ëndrra e tij u bë realitet! Me urtësinë, mençurinë dhe talentin e tij, ai arriti të bëhet i nderuar kudo nëpër botë. Edhe pse asokohe UEFA dhe FIFA ende i kishin të mbyllura dyert për Kosovën, emri i Fadilit e hapte çdo derë. Me anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, ai na bëri të ndjehemi krenarë dhe me identitet sportiv. Çdo moment i lojës së ekipit të Kombëtares së Kosovës është emocion i veçantë. Edhe minuta e nëntë që simbolizon numrin që e bartte Fadil Vokrri është e veçantë dhe mbetet histori.

E konfirmon Agim Ademi: Turneu ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i përvitshëm, por jo në këtë format

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka konfirmuar se për shkak të pandemisë, është dashur të ndryshohet formati i ndeshjes revyale për ditëlindjen e legjendës, Fadil Vokrri, shkruan Periskopi.

Takimi mes Veteranëve dhe ekipit të Estradës, për ta nderuar Vokrrin në datën e lindjes së tij, u zhvillua më 23 korrik në stadiumin që e ka po të njëjtin emër “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Dhe Ademi, i cili ishte prezent në ndeshje, u shpreh:

“Ky turne është në kalendar të garave, për ditëlindjen e tij të përvitshme dhe është në një format krejt tjetër, por shkaku i pandemisë jemi detyru ta bëjmë në një tjetër format,” tha ndër të tjerash ai për ‘Sporti në KlanKosova’ /Periskopi.com/

Ndeshja revyale për ditëlindjen e Fadil Vokrrit u përcoll me shumë tribute për legjendën e futbollit kosovar

Periskopi.com Sporti

Në shënim të ditëlindjes së Legjendës së futbollit mbarëkombëtar, Fadil Vokrri, sonte, në stadiumin që e bartë emrin e tij është zhvilluar ndeshja revyale ndërmjet ekipit të Veteranëve dhe ekipit të Estradës.

Në fushën e gjelbër u paraqitën emra të njohur të futbollit dhe të estradës, duke e nderuar kësisoj figurën e ish-presidentit të FFK-së, i cili dy vite më parë u nda nga jeta.

Për shkak të situatës me pandeminë numri i pjesëmarrësve në këtë aktivitet ishte i kufizuar, teksa të pranishëm ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi si dhe familjarë e miq të Legjendës.

Fitores në këtë ndeshje revyale iu gëzuan Veteranët e futbollit, me rezultat 6:2. Në minutën e 9-të loja u ndërpre për të nderuar me duartrokitje të gjata veprën dhe karrierën e Legjendës, teksa në ekran u shfaq edhe një video e përgatitur për këtë datë nga grupi i tifozëve “Dardanët”. Në fund, të dyja ekipet u nderuan me medalje, të cilat i shpërndau kryetari i Ligës së Veteranëve, Enes Shosholli, derisa trofeun ekipit fitues ia ndau presidenti Agim Ademi.



Ndeshje revyale në Prishtinë për ditëlindjen e legjendës Fadil Vokrri

Periskopi.com Sporti

Të enjten, me fillim në orën 19:00, do të luhet një ndeshje revyale e futbollit mes Veteranëve dhe ekipit të Estradës, për nder të legjendës së futbollit Fadil Vokrri.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për shkak të pandemisë, ndeshja do të luhet pa shikues, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Nesër do të ishte ditëlindja e 60-të e Fadil Vokrrit.

“Ju njoftojmë se nesër (e enjte, 23 korrik) për nder të ditëlindjes së Legjendës tonë Fadil Vokrri, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, Ligës së Veteranëve dhe grupit të tifozëve “Dardanët” do të zhvillohet ndeshja revyale ndërmjet ekipit të Veteranëve dhe ekipit të Estradës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00. Për shkak të situatës së pandemisë ndeshja zhvillohet pa praninë e tifozëve. Grumbullimi i të ftuarve në këtë ndeshje fillon në orën 18:00.

Ju lusim që ekipet e juaja që do ta ndjekin këtë ngjarje t’i respektojnë masat e institucioneve shëndetësore në luftën kundër virusit Covid-19”, thuhet në njoftimin e FFK’së.

Vokrri vdiq më 9 qershor të vitit 2018 nga sulmi në zemër.

Dumoshi tregon muajin se kur do të vendoset shtatorja e Fadil Vokrrit

Periskopi.com Sporti

Me 9 qershor të këtij muaji u bën dy vite që nga ndarja nga jeta e legjendës së futbollit mbarë shqiptar, Fadil Vokrri.

Po në atë ditë, u bë zbulimi i bucetës fituese për shtatoren e Vokrrit.

Kurse, në e seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, Ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, ka thënë se i gjithë projekti, përfshirë edhe parku memorial do përfundojë në fund të muajit tetor.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka parashtruar kërkesën që parkun dhe shtatorja të vendosen tek stadiumi i kryeqytetit. Më 9 qershor 2020, në 2 vjetorin e vdekjes së legjendës sonë të sportit Fadil Vokrri kemi prezantuar bucetën fituese të skulptorit Agron Blakçorit, e përzgjedhur nga juria profesionale….Finalizimi i projektit të shtatores dhe të parkut do të bëhet në muajin tetor” ka deklaruar Dumoshi.

Kjo shtatore pritet të kushton 48 mijë euro, kurse për lokacionin pritet të vendoset nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, ndërsa do të jetë tre metra e gjatë.

Kujtojmë që Fadil Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor të vitit 2018 në moshën 57 vjeçare, pas një sulmi në zemër.

Reagon edhe Vedat Muriqi: Kujtimi për Vokrrin do të jetë i përjetshëm

Periskopi.com Sporti

Sot u shënua përvjetori i dytë i vdekjes së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Ai ishte padyshim ishte ndër më meritorët në antarësimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në UEFA e FIFA, shkruan Periskopi.

Të shumëta kanë qenë tributet për të sot, si dhe vizitat te varri i tij në Dragodan.

E së fundmi, edhe sulmuesi i Kombëtares, Vedat Muriqi ka reaguar me një postim në Instagram, duke postuar foton e Vokrrit me shkrimin:

“Dy vjet pa legjendën. I përjetshëm kujtimi për Fadil Vokrrin.” /Periskopi.com/

Reagim emocionues nga presidenti i FSHF-së me rastin e dyvjetorit të vdekjes së Fadil Vokrrit

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e ka kujtuar ish-presidentin e ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, në dyvjetorin e vdekjes së tij.

Duka shkruan se përkundër që Vokrri mungon tani fizikisht, ai do të kujtohet nga të gjithë dhe se vepra e tij nuk do të shuhet kurrë.

Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër. U nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në dyvjetorin e vdekjes së tij janë bërë homazhe te varri i tij, ndërsa në mesin e figurave të shumta nga bota e sportit që e kanë kujtuar Vokrrin në këtë ditë është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Dy vjet më parë kemi humbur një nga njerëzit kryesorë të futbollit, një figurë kyçe të futbollit shqiptar, Presidentin e FFK-së dhe mikun tim të dashur, Fadil Vokrrin”, shkruan Duka.

“Në këto dy vite na ka munguar shumë në të gjitha dimensionet; si drejtues, si futbollist, si mik apo qoftë edhe si familjar në familjen e tij. Gjithsesi, Fadili mungon fizikisht, por vepra e tij nuk do të shuhet kurrë, do të rikujtohet nga të gjithë ata, të cilët e kanë njohur nga afër, nga të gjithë ata të cilët e kanë parë si futbollist apo e kanë njohur si drejtues të Federatës së Kosovës.

“Jam shumë i bindur që kishte shumë për të bërë dhe do të bënte shumë për futbollin kosovar për zhvillimin e tij. Me gjithë arritjet që pati në karrierën e tij dhe merita kryesore e tij për anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA, gjë të cilën futbolli kosovar po e ndjen sot dhe në zhvillimet e tij”, ka shkruar Duka.

Dy vite nga vdekja e Fadil Vokrrit – ja si reaguan yjet e Kombëtares së Kosovës deri tash

Periskopi.com Sporti

Sot, e martë 9 qershor, u bën dy vite nga vdekja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Dita u përshkua me homazhe te varri i të ndjerit nga akterët dhe figurat më të larta të futbollit vendor, si dhe nga Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi, shkruan Periskopi.

Të shumta kanë qenë tributet për Vokrrin me rastin e dyvjetorit të vdekjes së tij, derisa kanë reaguar edhe disa prej yjeve të Kombëtares.

Më poshtë, ju sjellim reagimet e disa prej futbollistëve të Kombëtares në Instagram:

Amir Rrahmani:

Mergim Vojvoda:

Milot Rashica:

Valon Berisha:

Ja sa kushtoi shtatorja e Fadil Vokrrit

Periskopi.com Sporti

Eshtë bërë përurimi i bucetës fituese të shtatores së Fadil Vokrrit, që do të vendoset në Prishtinë

Zbulimi i kësaj bucete është bërë në praninë e Kryeministrit Avdullah Hoti, Ministrës për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, dhe kryetarit të FFK’së, Agim Ademi,

Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e theksuan se shpresojnë që së shpejti të grumbullohen edhe për përurimin e shtatores së Fadil Vokrrit, gjatë ceremonisë së zbulimit të bucetës së legjendës, i cili ndërroi jetë para dy vjetësh.

Dumoshi zbuloi se vlera e shtatores do të kushtojë 49 mijë euro derisa hapësira se ku do të vendoset ajo do të diskutohet në mes Komunës së Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Zbulohet buceta fituese e shtatores së legjendës Fadil Vokrri

Periskopi.com Sporti

Në dyvjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, është bërë përurimi i bucetës fituese të shtatores së tij që do të vendoset në Prishtinë.

Në këtë përurim kanë marrë pjesë figura të rëndësishme të politikës duke filluar nga kryeministri i Kosovës, Abdulla Hoti, Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, krerë të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Është një moment i veçantë sot për neve që jemi rritur me futbollin e Fadil Vokrrit. Ia kemi borxh familjes së tij. Fadili padyshim mbetet legjendë për brezat që vijnë. Ne do të bëjmë sot zbulimin e maketës së shtatores së tij. Suksese të gjithëve”, ka thënë në fjalimin e tij, kryemistri Avdulla Hoti.

Fadil Vokrri ndërroi jetë pas një sulmi kardiak në mëngjesin e 9 qershorit të vitit 2018. Ai ishte president i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe suksesi më i madh i tij ishte anëtarsimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Shtatë skuadrat për të cilat luajti Fadil Vokrri

Periskopi.com Sporti

Sot janë bërë dy vite që nga vdekja e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

Gjatë karrierës së tij ai luajti për shtatë ekipe.

Fillimisht në rininë e tij ai luajti për Llapin për tri vite ku mori hapat e parë.

Në vitin 1980 kaloi në ekipin e Prishtinës ku për gjashtë vite bëri 172 paraqitje dhe shënoi 55 gola.

Në vitin 1986 shkoi në ekipin e Partizanit ku zhvilloi tri sezoni dhe bëri 55 paraqitje dhe shënoi 18 gola.

Pas aventurës te Partizani, Vokrri kaloi në Francë te ekipi i Nimes ku luajti për 1 vit dhe bëri 24 paraqitje dhe shënoi 13 gola.

Prej vitit 1990 deri 1992 vazhdoi karrierën në Turqi te ekipi i Fenerbahçes ku realizoi 13 gola në 43 paraqitje gjithsej.

Në vitin 1992 u rikthye në Francë për ta vazhduar pjesën e mbetur të karrierës fillimisht për 1 vit në ekipin Bourges 18 ku bëri 30 paraqitje dhe shënoi 10 gola, ndërsa për dy vite tjera luajti për skuadrën tjetër franceze- Montluçon ku shënoi 12 gola në 39 ndeshje të luajtura.

Gjatë viteve 1984-1987 u paraqit për ekipin e ish-Jugosllavisë ku shënoi 6 gola në 12 paraqitje.

Ky është klubi dhe lojtari i njohur për të cilin Fadil Vokrri bënte tifo

Periskopi.com Sporti

Sot janë bërë dy vite që nga vdekja e ikonës së futbollit kosovar dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Vokrri gjithë jetën ia kushtoi futbollit, njëherë si futbollist, e më pas si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Fadil Vokrri gjatë një intervistë të realizuar para tri vitesh, kishte treguar se për cilën skuadër ka bërë tifo, si dhe inspirimin më të madh të tij në futboll.

Ai kishte zbuluar se ishte adhurues i Barcelonës dhe se idolli i tij është Cruyff.

“Për mua idol i të gjitha kohëve është Johan Cruyff”, kishte pohuar Vokrri, stili i të cilit në të kaluarën ishte krahauar me lojën e legjendës së Argjentinës, Diego Maradonan.

“Barcelona është art, është kënaqësi ta shohësh kur luan. Aty është Messi”, kishte theksuar Vokrri. Kurse, legjenda e futbollit të Kroacisë, Zvonimir Boban, gjatë dhënies së lamtumirës së Vokrrit, kishte thënë se Vokrri ka mundur shumë lehtë të luajë për Barcelonën.

Trepça 89 përkujton Fadil Vokrrin në dy vjetorin e vdekjes së tij

Periskopi.com Sporti

Sot dy vite me parë, ka ndërruar jetë ikona e futbollit kosovar dhe ish-presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri.

Në mëngjesin e 9 qershorit 2018, Kosova mori lajm tronditës, pasi Fadil Vokrri kishte ndërruar jetë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Trepça 89′ ka shkruar se Vokrri është ai i cili ka vendosur gurë themelet e futbollit kosovar në instancat më të larta ndërkombëtare.

“Sot përkujtojmë dyvjetorin e ndarjes fizike nga ne, TI LEGJENDA e Futbollit mbarë shqiptar.

Ti i vendose gurë themelet e Futbollit Kosovar në instancat më të larta ndërkombëtare,

TI na dhurove Adrenalinën si futbollist i kohës tënde por dhurata më e madhe pranimi i FFK-së në FIFA & UEFA.

Familja Vokrri të jeni krenar, kurse ne bashkëpunëtorët TU të privilegjuar që të patëm.

I përjetshëm Kujtimi për TY LEGJENDË”, ka shkruar KF Trepça ’89

Legjendë, futbolli kosovar është në duar të sigurta

Periskopi.com Sporti

Shkruan: Andin Lokaj

Sot bëhen dy vjet nga ndarja e papritur e legjendës tonë të futbollit, Fadil Vokrrit nga jeta.

Pa dyshim figura e ikonës tonë të futbollit nuk do të harrohet kurrë. Emri dhe veprat e tij do të mbeten në kujtesë të të gjithëve përgjithmonë.

Sidomos do të mbetet përgjithmonë në zemrat e bashkpunëtorëve më të afërt me të cilët arriti te depërtonte nëpër shumë rrugë me gjemba. Ato rrugë të vështira i lehtësuan disa akterë jashtëzakonisht të rëndësishëm që e ndihmuan Federatën duke e rrespektuar Institucionin në veçanti, siç është rasti i vëllëzerve Nexhat dhe Zija Shoshi dhe Fekmi Kongjelit të cilët jetojnë në Gjermani që shumë vite.

Personalitete këto shumë të respektuara edhe sot e kësaj dite në Federatën e futbollit të Gjermanisë që ishte sebep i pranimit tonë në UEFA e më pas edhe në FIFA.

Shumë njerëz nuk e dinë rëndësinë e asaj vendim marjeje pas së cilës Evropa na njohu tamam si shtet.

Por, pa aminin e Gjermanisë ne sot nuk do të ishim këtu ku jemi.

Dhe pas pranimit, Federata në krye me Agim Ademin ka shënuar rezultate briliante. Më të mirat në histori të futbollit tonë, këtë nuk mund ta harrojmë kaq shpejt se nuk jemi aq popull budalla.

A i keni analizuar ndonjëherë mirë rezultate prej se e mori timonin e Federatës Presidenti aktual Agim Ademi? Shumë e thjeshtë. Lider në Nation League dhe shumë pranë kualifikimit direkt nga grupi në Euro. Dhe kjo që po ndodh aktualisht me sulmet e disa mediave amatoreske drejt tij nuk është aspak serioze. Futbollistët e Kombëtares janë ata të cilët kanë shënuar rezultatet famtastike shkaku i raporteve të shkëlqyera dhe rrespektit që kanë për drejtuesit e Federatës.

Andaj, mos e prishni punën, sepse më nuk do të ketë kthim prapa, nuk do të këndellemi kurrë më, për këtë ata që synojnë ndryshime vend e pa vend pa kurrëfarë logjike, duhet të jenë të bindur. Do të shkatërrojnë gjithçka që është ndërtuar deri më tani.

Po mendojnë që është lehtë me udhëheq Federatën. Jo, jo.

Pas disa javësh të vuajtjeve pas largimit të legjendës tonë, dy bashkëpunëtorët më të afërt brenda Institucionit, Agim Ademi tani Kryetar, Eroll Salihu Sekretar dhe të gjithë pa dallim në zingjirin e punëve brenda Federatës kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë punë briliante e cila shpresojmë të kurorëzohet me pjesëmarrjen në kampionatin evropian që do të kishte qenë arritje më tepër se e merituar.

Dhe pa dyshim që sukseset e arritura të ekipit aktual udhëheqës të Federatës pas largimit të legjendës Vokrri nga jeta, janë duke i penguar atyre që nuk ia donë të mirën futbolli tonë dhe sukseseve të Shtetit në përgjithësi

FC Prishtina: Fadil Vokrri ka qenë, është dhe do të mbetët inspirim në karrierën e çdo futbollisti që do të lind në këto troje

Periskopi.com Sporti

Klubi futbollistik, FC Prishtina e ka kujtuar Fadil Vokrrin në dy vjetorin e vdekjes së tij.

Sot janë bërë dy vite që nga vdekja e ikonës së futbollit kosovar dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Tërë jetën, Vokrri ia kushtoi futbollit, njëherë si futbollist, e më pas si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

Fadil Vokrri (23.07.1960 – 09.06.2018)Sot mbushen dy vite prej ndarjes nga jeta të futbollistit më të madh që ka pasur…

Gepostet von FC Prishtina am Montag, 8. Juni 2020

Kush ishte Fadil Vokrri

Periskopi.com Sporti

Sot mbushen dy vjet që kur nga jeta u nda legjenda shqiptare e futbollit Fadil Vokrri. Ndarja para kohe nga jeta e Fadil Vokrrit ishte një lajm tronditës jo vetëm për futbollin kosovar por edhe më gjerë.

Në biografinë e Fadil Vokrrit thuhet se ai u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF “Llapi” në Podujevë.

Por kush ishte Fadil Vokrri.

Gjatë viteve 1980-1990, Fadil Vokrri ishte sinonmi i futbollit, i gjeneratave të asaj kohe pas sukseseve dhe të arriturave që ai i kishte si futbollist.

E filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit.

Image

Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Po atë vit, Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi.

Gjatë asaj kohe, Miroslav Blazhevic, trajneri i Klubit Futbollistik Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi.

Por, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak.

Gjatë periudhës së shërbimit ushtarak ai luajti për KF Partizanin e Beogradit. Në atë kohë Fadil Vokrrit iu propozua të luante dhe për Dinamon e Zagrebit.

Fadil Vokrri vendosi të luaj për KF Partizanin. “Partizani”, ka qenë ekipi i parë që ka shprehur interesim për mua. Arsyeja për të kaluar në rradhët e “Partizanit”, së pari ka vendosur afërsia kilometrazhe Prishtinë-Beograd, pastaj siç dihet atëbotë të ish-Jugosllavise, “Partizani”, ka pasur shume simpatizues në Kosovë, sepse ky ekip gjithnje kishte ndonjë shqiptar të aktivizuar në klub.

Për nga shikueshmëria “Partizani” ka pasur Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, tri qëndra kryesore për rekrutimin e lojtarëve. Edhe unë si fëmijë, si çdo moshatar i imi isha simpatizues i “Partizanit” të Beogradit, dmth si shumica e kosovarëve, andaj këto ishin arsyet që unë kalova në radhët e ekipit të “Partizanit”. Kushtet që më pati ofruar ky ekip ishin shumë të mira, e qe besa edhe “Prishtina”, me transferimin tim tek “Partizani”, nuk është ndarë keq për nga “leku”, kështu që të gjitha komponentet u përmbushën që unë të bëhem lojtar i ekipit të “Partizanit”. Kam kaluar mirë në këtë ekip, mirëpo nuk kanë munguar edhe provokimet e ndryshme. Si p.sh. atëbotë kur minatorët e Trepçës, hynë në zgafellë, TV Vesti nga Beogradi, në emisionin në gjuhën shqipe në orën 17:00, më kanë ftuar që unë të bëja thirrje, që minatorët të dalin nga zgafella (kjo është hera e parë që këtë po e bëj publike), më janë paraqitur dy-tri herë emra të ndryshëm të sferës së politikës, mirëpo unë u thashë se nuk merrem me politikë dhe se janë politikanët të cilët mund të bëjnë thirrje …”.

Fadil Vokrri ishte shqiptari i parë që arriti të luante në përfaqësuesen e Jugosllavisë duke u shpallur më pas lojëtari më i mirë në këtë Federatë Ballkanike.

Po në këtë periudhë (1984-1987) Vokrri isha anëtar i reprezentacionit shtetëror, për të cilin pati 12 paraqitje dhe 6 gola të shënuar. Nga këto ndeshje kujtoj ate të 14.10.1987, në stadiumin “Grbavica” të Sarajevës, ndërsa në vitin 1990 deri 1992 Vokrri shijoj kampionatin turk duke qenë anëtar i Fenerbahçe (53 ndeshje 19 gola).

Fadili pati thënë se në atë kohë klubet nga Turqia nuk ishte se i kalonin lehtë garat e UEFA-së, prandaj kjo ka qenë një festë e madhe në Stamboll.

Katër vitet e fundit të karrierës së tij aktive si futbollist, Fadil Vokrri përsëri i kaloj në Francë duke luajtur për Bourges (1992/93) dhe Montlucon (1993/95) ku edhe e ka përfunduar karrierën aktive si futbollist.

Fadil Vokrri i takon të ashtuquajturës “Gjenerata e Artë e Prishtinës” dhe nga po kjo gjeneratë si dhe nga shumë e shumë njohës dhe dashamirë të sportit në përgjithësi, e të futbollit në veçanti, Fadil Vokrri konsiderohet “legjendë e gjallë” e futbollit kosovar dhe futbollist që i kalon përmasat e një sulmuesi te zakonshëm.

Kthimi i tij në vendlindje dhe drejtimi i futbollit kosovar bëri që Kosova të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA.

Vokrri në ditët e fundit të jetës shërbeu si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës ndërsa në karrierën e tij njihet si golashënues i madh duke shkëlqyer në ekipe të ndryshme ku u përfaësua.

Vokrri në vitin 2008 e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Më 15 janar, 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si kryetar i FFK-së. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin e Menaxhmentit dhe Biznesit, kurse përveç gjuhës amtare zotëron edhe gjuhët frënge, turke dhe serbo-kroate.

Presidenti aktual i FFK-së me mesazh emocionues në shenjë të përkujtimit të legjendës

Periskopi.com Sporti

Sot mbushen dy vjet që kur nga jeta u nda legjenda shqiptare e futbollit Fadil Vokrri. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka përkujtuar ikonën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri me anë të një shkrimi në web-sajtin zyrtar të federatës.

Ky është mesazhi i plotë i Agim Ademit:

Sot me nderim dhe pietet të kujtojmë Ty presidenti ynë emblematik, bashkëpunëtori e miku ynë i madh, Fadil VOKRRI.

Pa dyshim e kam të vështirë t’i shkruaj këta rreshta për Ty sepse e di që rrugës më tradhtojnë emocionet, ashtu siç në gjysmë na u ndanë rrugët për të na mbetur vetëm kujtime të paharrueshme.

Mëngjesi i 9 qershorit 2018 ishte tronditës për të gjithë ne. Kosova mbeti pa Ty Legjendë, që tërë jetën ia kushtove futbollit dhe punove pareshtur për zhvillimin dhe progresin e tij.

Sapo kishte kaluar ora 9:00 e atij mëngjesi të kobshëm kur zemra të tradhtojë. Të mori pikërisht numri që të simbolizonte.

Infarkti në zemër i atij mëngjesi ishte i pamëshirshëm për TY. Përpjekja e atyre që të qëlluan afër në ato momente kritike për të të ofruar ndihmë dhe më pas edhe e mjekëve fatkeqësisht rezultoi e pasuksesshme.

Lutjet tona gjithandej që ta kaloje edhe këtë sfidë nuk u dëgjuan. Jo, sepse Perëndia vendosi të të marrë afër vetes, sepse ishe njeri bujar e me zemër të madhe, e që i dhe shumë futbollit dhe shtetit tonë.

Ike nga kjo botë për të shkuar në përjetësi si LEGJENDË.

Kontributi Yt tashmë është i shkruar me shkronja të arta në histori.
Që nga periudha e sakrificës ishim të rreshtuar në misionin e përbashkët për ta bërë realitet ëndrrën e shumë gjeneratave. E këtë e arritëm falë punës, vizionit dhe këmbëngulësisë tënde, por edhe të atyre që me dekada luajtën, punuan dhe kontribuuan për ecurinë dhe progresin e futbollit të Kosovës.

Tani, ne, bashkëpunëtorët tu po punojmë për ta realizuar objektivin që ia kemi vënë vetes – kualifikimin në Evropian, pasi kjo ishte edhe dëshira jote e radhës, pas finalizimit të procesit të vështirë të anëtarësimit në UEFA e në FIFA.

Gjatë kësaj periudhe finalizuam shumë projekte, arritëm rezultate për mbamendje me ekipet kombëtare, duke u bërë storie suksesi, e përmirësuam infrastrukturën e stadiumeve, e rritëm cilësinë dhe konkurrencën në kampionatin vendor, vazhduam me shkollimin e kuadrove të reja të gjyqtarëve e trajnerëve, si dhe i ofruam përkrahjen e nevojshme talenteve të reja.

Prandaj, jemi të bindur se futbolli i Kosovës po marshon i sigurt dhe bindshëm drejt rritjes e sukseseve, që do të vazhdojnë ta bëjnë krenar popullin dhe shtetin tonë, si dhe do të lënë gjurmë në histori, pikërisht ashtu siç dëshirove Ti i paharruari ynë, Fadil VOKRRI.

I përjetshëm kujtimi për TY, Legjendë!

Gjithmonë do të mbetesh motivi më i madh i lojtarëve tanë, të cilët çdo sukses të Kombëtares e lidhin me emrin tënd, teksa “Dardanët” në çdo ndeshje thërrasin me mburrje e krenari në minutën e 9-të në stadiumin, që është bërë ankth për çdo kundërshtar në fushë, FADIL VOKRRI!

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi…

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Në shenjë të përkujtimit të LEGJ

Në karrierën e tij si futbollist, Vokrri ka luajtur te FC Prishtina, Partizani, Nimes, Fenerbahçe, Bourges dhe Montiuçon.

Gjithashtu, ai e ka përfaqësuar ish-Jugosllavinë në nivel ndërkombëtar, me të cilën ka realizuar 12 paraqitje dhe ka shënuar gjashtë gola.

Poashtu Vokrri ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptarë dhe më i merituari për formimin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA.

Dy vjet pa legjendën e futbollit

Periskopi.com Sporti

Sot mbushen dy vjet që kur nga jeta u nda legjenda shqiptare e futbollit Fadil Vokrri.

Për nder të veprimtarisë së Vokrrit, nga ora 09:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të tij, në varrezat e qytetit të Prishtinës, ndërsa në ora 13:00 publikohet buceta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit, të cilin do ta shpalosin kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi.

Fadil Vokrri ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptarë dhe më i merituari për formimin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA./