Ekipi i Crvena Zvezdës udhëton në Milano, ja 15 deshjet që do të zhvillohen sot në kuadër të EL

Periskopi.com Sporti

Sonte në kuadër të Ligës së Evropës do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës së 32’të të finales, shkruan Periskopi.

Arsenali do të kërkojë kalimin në fazën tjetër me një fitore ndaj Benficas, pasi ndeshja e parë u mbyll me rezultat 1-1.

Në të njëjtin orar do të shohim edhe ndeshjen tjetër interesante mes Naplolit dhe Granadës, ku klubi spanjoll ka fituar duelin e parë me rezultat 2-0.

Me fillim nga ora 21:00 do të jetë edhe super përballja mes Milanit dhe ekipit serb të Crvena Zvezdas.

Më poshtë janë të paraqitura edhe ndeshjet e plota:

Interi ia del, siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Evropaligës

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Serie A, Interi, ndonëse me vështirësi, ka arritur ta mposht skuadrën gjermane të Bayer Leverkusenit me rezultat të ngushtë 2:1, fitore kjo që për italianët ka vlërën e gjysmëfinalistit në kompeticionin e Europa Ligës, transmeton Periskopi.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 15-të të lojës, kur Barella, realizoi për avantazhin e italianëve.

Për epërsinë 2:0 të interit u përkujdes sulmuesi belg, Lukaku, i cili shënoi në minutën e 21-të.

3 minuta pas avantazhit të dyfisht të Interit, më saktë në minutën e 25, talenti i shumëkërkuar gjerman, Havertz, arriti të realizojë gol për skuadrën e tij, duke ngushtuar rezultatin.

Kjo fitore e Interit e bën atë skuadrën e parë italianë që e siguron gjysmëfinalën në  garat europiane për klube në këtë edicion. /Periskopi

Flamuri i Kosovës prezent në trofeun e Evropa Ligës

Periskopi.com Sporti

Trofeu i këtij sezoni në Evropa Ligë po mbanë edhe flamurin e Kosovës.

Gjatë këtij sezoni dy skuadra të Kosovës do të marrin pjesë në paraeliminatoret e Evropa Ligës, që janë Prishtina dhe Gjilani.

Kurse po ashtu Drita është duke vazhduar garat në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Image

Këta janë rivalët e mundshëm të Gjilanit dhe Prishtinës në Ligën e Evropës

Periskopi.com Sporti

Gjilani dhe Prishtina janë dy skuadrat kosovare që këtë vit kanë siguruar plasmanin në garat parakualifikuese të Ligës së Evropës.

‘Të kuqtë’ nga Gjilani, Evropën e siguruan pasi përfunduan në kampionatin e rregullt në pozitën e dytë, pozitë kjo që u sigurua krejt në fund.

Kurse, Prishtina edhe këtë vit Evropa Ligën e siguroi falë triumfit në Kupën e Kosovës, në sfidën e luajtur dje ndaj Balllkanit.

Kështu, dy skuadrat kosovare si rival të mundshëm në parakualifikime pritet të kenë skuadra nga shtete si: Mali i Zi, Gjibraltari, Andorra, Irlanda e Veriut, San Marino e Uellsi.

Madje, disa prej skuadrave që kanë siguruar plasmanin në këtë fazë, janë të njohura për ne në Kosovë, pasi më parë janë përballur me klubet tona.

Kundërshtari me koeficientin më të lart në këto parakualifikime është ekipi Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, kundërshtar ky që më parë në këtë fazë është eliminuar nga Feronikeli e Drita.

Shorti për fazën parakualifikuese të Ligës së Evropës pritet të hidhet me 9 gusht në Zvicër.

Ndërsa ndeshjet e këtij rundi priten të zhvillohet me 20 gusht.

Aktualisht, vetëm fituesi i Kupës së Irlandës Veriore ende nuk dihet, për kompletimin e gjitha skuadrave të kësaj faze.

Zbulohet plani, programi dhe stadiumet për Ligën e Kapionëve dhe Europa Ligën

Periskopi.com Sporti

Lisbona është qyteti superfavorit për të pritur fazën finale të Champions League, por vendimi zyrtar ende nuk është marrë pasi pritet sigurisht mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të datës 17 qershor.

Miniturneu final mbetet sidoqoftë i vetmi opsion i mundshëm. Kjo për të shmangur probleme të udhëtimeve (me pasoja rreziku të infektimit). Të gjitha skuadrat e grupuara në një seli të vetme. Por, ende nuk është vendosur nëse do të jetë “final four” apo “final eight”, pra në çerekfinale apo gjysmëfinale.

Ky vendim lidhet shumë edhe me ecurinë e kampionateve kombëtare dhe koha në dispozicion për Kupat. Çerekfinalet mund të luhen edhe në selitë e parashikuara dhe stadiumet e përkatësisë së ekipeve.

Lisbona është finalja “më interesante” sot: e organizuar, me dy stadiume moderne, pak rrezike infektimi dhe fiskalitet i mirë. Nuk është e vetmja në listë, por më e avantazhuar se Frankfurti dhe Moska (që është dorëzuar).

Stadio del Benfica e museo 2020 - Lisbona

Për Europa League flitet për dy mundësi: Budapest dhe Gjenevë. Sidoqoftë, faza finale do të zhvillohet në një seli emergjence sepse qytetet e paracaktuara – Stamboll (Champions) dhe Danzica (Poloni) – janë të shqetësuara për të pritur një ndeshje me dyer të mbyllura me kosto dhe pasoja ekonomike të llahtarshme.

2019 In Review – November - The Stadium Business

Ajo që UEFA po mendon (shkruan “Gazzetta dello Sport”) është të zhvendosë një vit më pas dy qytetet pritëse të këtij edicioni – Stamboll dhe Danzica (2021). Kështu, Shën Pjetërburgu dhe Sevilja do të shkonin në 2022 dhe Mynih e Budapest në 2023.

Ibrahimovic vazhdon me arrogancën e tij (Video)

Zlatan Ibrahimovic ka harruar kur ka shënuar golin e fundit në fanelën e Manchester United.

Periskopi.com Sporti

‘Ibracadabra’ është një lojtar i klasit botëror por edhe me vetëbesimin e arrogancën më të madhe se çdo lojtar tjetër në botë. Suedezi tashmë është bërë idhull i tifozëve të ‘djajëve të kuqë’ pasi ua kujton ikonën franceze të klubit, Eric Cantona i cili ka pasur të njëjtin karakter si të Ibra-s.

Ibra në ndeshjen ndaj Fenerbahce-s nuk hezitoi të tregojë se është i gatshëm për treguar afëtësitë e tij marciale ndaj mbrojtësit danez, Simon Kjaer. /Periskopi.com

Inter trajnerin e ndërron por zakonin nuk e harron, mposhtet nga Southampton (Video)

Inter vazhdon me ritmin e njëjtë edhe pse shkarkuan trajnerin Frank De Boer.

Periskopi.com Sporti

Inter në këtë ndeshje ishte i udhëhequr nga trajneri i përkohëshëm Stefano Vecchit, i cili debutoi me humbje ndaj Southampton në kuadër të Europa League.

“Neruazzurët” edhe pse shënuan të parët nuk arritën të mbyllin ndeshjen në favor të tyre, pasi që skuadra angleze e përmbysi rezultatin në 2-1. Për italianët shënoi si zakonisht kapiteni Icardi në minutën e 33’ të ndeshjes.

Southampton nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë me anë të Van Dijk (64’) ndërsa golin e fitores i’a dhuroi lojtari i Interit, Yuto Nagatomo i cili pas një harkimit në zonë nga anglezët e dërgoi topin në rrjetën e skuadrës së tij në minutën e (69’).

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Southamptoni është në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Interi në vendin e fundit me 3 pikë, kurse lider në grupin K është Sparta Prague me 9 pikë. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=o_WHxubg9ME

Southampton përmbys rezultatin falë autogolit të Nagatomos (Video)

Southamptoni ka kaluar në epërsi ndaj Interit në kuadër të Europa Leagues.

Periskopi.com Sporti

Pas golit të Van Dijk, anglezët e kanë shënuar edhe një, kësaj radhe përmes lojtarit të Interit, Nagatomo i cili realizoi autogol. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=LkWqppbJNzE

https://www.youtube.com/watch?v=DQVXYI4Pe8o

Inter kalon në epërsi përmes Icardit (Video)

Interi ka kaluar në epërsi ndaj Southamptonit në Europa League.

Periskopi.com Sporti

Ishte Icardi i cili në minutën e 33-të kaloi në epërsi skuadrën e tij pas një tollovie në zonën e anglezëve. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=_uBzHLqtK_0&feature=youtu.be

Fenerbahce tronditë Manchester United (Video)

Fenerbahce e ka mposhtur Manchester United në kuadër të fazës grupore të Europa Leagues.

Periskopi.com Sporti

Skuadra turke ka triumfuar me rezultat të ngushtë prej 2:1 ndaj ”Djajve të Kuq” në ndeshjen e zhvilluar në Sukru Saracoglu.

Golat për vendasit i shënuan Sow (‘2) dhe Lens (’59), teksa për mysafirët shënoi Rooney (’89).

Pas 4 ndeshjeve të zhvilluara në grupin A, lider është Feyenoord me 7 pikë, ndërsa vendi i dytë i takon Fenerbahces me po aq pikë dhe në vendin e tretë renditet Man United me 6 pikë. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=1M5fB-u0eto

Formacionet zyrtare: Fenerbahce-Manchester United

Fenerbahce sonte e pret gjigandin anglez Manchester United në kuadër të Europa Ligë.

Periskopi.com Sporti

Takimin e parë ndërmjet këtyre e fitoj Manchester United me rezultat bindës 4-1.

Këto janë formacionet zyrtare:

Fenerbahce: Volkan, Sener, Kjaer, Skrtel, Hasan Ali, Mehmet Topal, Josef, Alper, Lens, Volkan Sen, Sow.

Manchester United:

MAn utd

/Periskopi.com

Formacioni i javës në Europa Ligë (Foto)

UEFA ka publikuar formacionin e javës në Europa Ligë.

Periskopi.com Sporti

Në këtë formacion nuk kishte se si të mungonte transferi më i shtrenjtë i futbollit, Paul Pogba, i cili shkëlqeu në ndeshjen që Manchester United e zhvilloi ndaj Fenerbahces.

uefa formacioni /Periskopi.com

Fitojnë United e Roma

Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së grupeve në Europa Ligë.

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka shënuar fitore të vështirë përballë skuadrës ukrainase, Zorya me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi sulmuesi Zlatan Ibrahimovic në minutën e 69.

Fitore ka shënuar edhe Roma, e cila mposhti Astra Giurgiu me rezultat të thellë prej 4:0.

Vlen të ceket se Interi është mposhtur nga Sparta Praga me rezultat 3:1, në ndeshjen e cila u zhvillua rreth orës 19. /Periskopi.com

Interi turpërohet në shtëpi

Periskopi.com Sporti

Kanë përfunduar edhe 12 ndeshjet e zhvilluara nga ora 21:05 në Europa Ligë.

Befasia e madhe është mposhtja 0:2 në shtëpi e Interit nga Hapoel Beer Sheva.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo ndërmjet Villarreal dhe Zurichut të Armando Sadikut, e cila përfundoi me fitoren e spanjollëve me rezultat 2:1.

Vlen të ceket se Sadiku shënoi një gol tejet të bukur në këtë sfidë interesante. /Periskopi.com