KFOR’i dhe EULEX’i ushtrojnë që ta mbështetin Policinë e Kosovës në situata emergjente

Periskopi.com Lajme

 Ushtrimi dy ditor, i quajtur Ndërmarrja e Përbashkët, përfundoi sot në Prishtinë. Ndërmarrja e Përbashkët është kryer në kuadër të bashkëpunimit për siguri në Kosovë në mes të misionit të NATO-së, KFOR-it, dhe Misionit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX-it).

Personeli i Batalionit Taktik Rezervë të KFOR-it dhe Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe kanë ushtruar së bashku me EULEX-in për të mbajtur standarde të larta të reagimit dhe mbështetjes për policinë e Kosovës.

Qëllimi i ushtrimit ka qenë të provojnë nivelin e gatishmërisë në menaxhimin e situatave emergjente dhe procedurat e komandës dhe kontrollit dhe komunikimit.

Ndërmarrja e Përbashkët përbëhej nga testet teorike dhe praktike dhe simulimeve reale të kontrollit të turmave dhe trazirave në bazën e karabinierëve të KFOR-it italian në Prishtinë me përfshirje të më shumë se 100 pjesëmarrësve.

Misioni i udhëhequr nga NATO-ja, KFOR-i, është për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, sipas mandatit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. KFOR-i është i gatshëm që të përvetësoj masa të nevojshme për mbajtur Kosovën të sigurt, në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Kosovës dhe EULEX-in, për të mirën e të gjitha komuniteteve të Kosovës.

 

Shefat e EULEX donin gjyqtarë nga Evropa Lindore, të lehtë për gjyq politik

Periskopi.com Lajme

Shefat e EULEX gjatë misionit të tyre, prej vitesh të tëra, preferojnë gjyqtarë nga Evropa Lindore e jo gjyqtarë nga Evropa Perëndimore. Kjo, pasi sipas tyre, lindorët shantazhohen më kollaj, meqë nuk duan të humbasin rrogat e majme, gjë që pastaj çon në marrje të vendimeve sipas udhëzimeve të shefave, duke nxjerrë gjyqe politike.

Një dëshmitar ka nxjerrë në shesh detaje të reja të bërjes politikë me drejtësinë në këtë organizëm ndërkombëtar.

“Z. Deane dhe zëvendësi i tij, Bert Versmessen janë tallur duke thënë se ata preferojnë gjyqtarë të cilët janë të kontraktuar nga “shtetet e Evropës Lindore” sepse ata ishin “shumë të frikësuar që të mos humbin kontratat e tyre që paguheshin mjaft mirë” për të marrë çfarëdo vendimi i cili nuk ishte në interes të misionit. Ata kanë menduar se gjyqtarët nga ato shtete mund të kontrollohen”, ka thënë ky dëshmitar. “Z. Deane” është Kenneth Deane dhe ai ishte i dërguari i BE-së për hetime në EULEX.

Dëshmitari ka treguar se Deane ka qenë i bezdisur, sepse nuk ka pasur shumë dënime nga gjyqtarët e EULEX-it. “Ai e ka fajësuar Gjyqtarin Simmons për këtë. Ai ka menduar se Gjyqtari Simmons është dashur të ketë më shumë kontroll mbi gjyqtarët e EULEX-it dhe të sigurohet që ata të dënojnë më shumë të pandehur. Z. Deane nuk i ka pëlqyer fakti se gjyqtarët e EULEX-it kanë pasur pavarësinë e tyre. Si anëtarë të misionit ai ka menduar se ata duhet të punojnë në “interes” të misionit. Më shume se njëherë ai e ka përsëritur “ata nuk e kuptojnë arsyen përse janë atje””, ka thënë deshmitari.

Sipas tij, në dy raste Deane iu është referuar e-mailave privat të Gjyqtarit Simmons. “Hera e parë ka qenë —, poashtu në takim ka qenë prezent edhe Bert Versmessen dhe _ Z. Deane ka thënë se Gjyqtari Dariusz Sielicki u ka dhënë hetuesve kopjet e e-mailt privat të Gjyqtarit Simmons. Unë nuk i kam parë emailat. Sidoqoftë, __ ka thënë se ai i kishte parë e-mailat dhe ka thënë se ato kanë qenë raporte të sjelljes së keqe (shkeljeve) të gjyqtarëve dhe stafit të EULEX-it të cilat i janë dërguar Ministrisë së Jashtme Britanike dhe hetuesit për kundër-mashtrim. Hetuesit të cilët kanë pasur e-mailat privat kanë qenë Aindrias O Caoimh dhe Chris Starmans. Z. Deane është takuar rregullisht me ata hetues”, ka thënë dëshmitari.

Sipas tij, Deane ishte marrë vesh me hetuesit se ata nuk do të përmendin e-mailat gjatë korrespodencës apo në raportin e tyre.

“___ ka pyetur nëse është kryer ndonjë vepër penale për nxjerrjen e e-mailave apo nëse ka pasur çështje për të cilat EEAS (Shërbimi për Veprim të Jashtëm Evropian) duhet të brengoset. Z. Deane ka thënë se Gjyqtari Sielicki ia ka bërë të qartë atij si dhe hetuesve se emailat ishin marrë në mënyrë të kundërligjshme. Z. Deane e ka diskutuar këtë me hetuesit dhe janë marrë vesh me hetuesit se ata nuk do të përmendin e-mailat gjatë korrespodencës apo në raportin e tyre”, është shprehur ai.

Në një moment Deane e kishte quajtur gjyqtarin Simmons jobesnik.
“Herën e dytë kur janë përmendur emailat privat ka qenë një takim me Z. Deane ________. Poashtu i pranishëm në takim ka qenë edhe ____. Z. Deane ka thënë se ai ka biseduar me Kieran Bradley. Ai ka thënë se kanë diskutuar për emailat privat. Në atë kontekst ai i është referuar Gjyqtarit Simmons se ai ka qenë “jobesnik”. Ai ka thënë se Gjyqtari Simmons “e ka pësuar” dhe se ai do të dërgohet në shtëpi. Më kujtohet ky takim shumë mirë pasi ka qenë përpara se të mblidhej komisioni dhe të marë parasysh pretendimet kundër Gjyqtarit Simmons. Z. Deane ka takuar anëtarët e Komisionit Disiplinor Kieran Bradley, Martin Bauer dhe Stefan Huber, në disa raste”, ka treguar ai.
Sipas dëshmitarit, nga komentet e bëra nga Deane dhe Versmessen ka qenë e qartë se ata janë marrë vesh me Komisionin disiplinor për planin në lidhje me rezultatin e rastit për masa disiplinore.
“Përfaqësuesja e Lartë ka qenë në dijeni personalisht se e-mailat privat të Gjyqtarit Simmons janë marrë në mënyrë të kundërligjshme dhe kanë qenë në duar të Z. Deane dhe të hetuesve. Unë kam më shumë dëshmi të cilat dëshiroj që t’i jap në gjykatë”, ka treguar ai.
Ai ka thënë se Deane ishte i vendosur që Simmons duhet të dërgohet në shtëpi.
“Në disa raste e kam takuar ________ me Z. Deane. Ajo më ka thënë se Z. Deane ka qenë i vendosur që Gjyqtarin Simmons duhet ta dërgojë në shtëpi. Ajo ka qenë në dijeni se Z. Deane është takuar disa herë me anëtarët e komisionit disiplinor”, ka thënë ai.
“Sipas artikullit të Le Monde, EEAS (SHVJE) ka qenë i vendosur që të shkatërrojë reputacionin e Gjyqtarit Simmons. Kjo është bërë për disa arsye: së pari për të dëmtuar kredibilitetin e tij në lidhje me akuzat e tij për sjellje të keqe (shkelje); e dyta për ta dënuar atë për shkak të daljes së tij publike dhe e treta siç është përshkruar nga njëri prej kolegëve tanë, për të “decourager les autres”. Me fjalë të tjera për dekurajuar sinjalizuesit e tjerë”.
Ai ka thënë se Deane ka mashtruar që Simmons ishte nën hetime. “Në nëntor të vitit 2017 Z. Deane e ka udhëzuar stafin në EULEX që të lëshojë për media aplikacionin (formularin që ka aplikuar në EULEX) e Gjyqtarit Simmons. Kjo është bërë përmes Zyrës së Shtypit të EULEX-it tek “shokët e tyre gazetar”. Zyrtari i shtypit nga EEAS poashtu ka lëshuar një komunikatë duke pretenduar se Gjyqtari Simmons është nën hetime penale. Z. Deane e ka ditur se kjo nuk është e vërtetë. Sidoqoftë, qëllimi i EEAS (SHVJE) në këtë fazë ka qenë për të dëmtuar Gjyqtarin Simmons”, ka thënë dëshmitari. “Në vitin 2016 dhe përsëri në 2017 Gjyqtari Simmons ka ngritur akuza për shkelje duke përfshirë stafin e EULEX-it dhe stafit të lartë të EEAS (SHVJE) duke përfshirë edhe Z. Deane dhe Z. Versmessen. Z. Deane e ka caktuar Z. Versmessen si përgjegjës për hetimet. Ky hetim asnjëherë nuk ka pasur qëllim të jetë një hetim i pavarur. Disa nga stafi i lartë janë marrë në pyetje duke dështuar të referojnë rastin dhe hetimet tek një ekip i pavarur. Përfaqësuesja e lartë ka qenë në dijeni se Z. Deane dhe Z. Versmessen po e hetonin vetveten. Ajo ka dështuar që të intervenojë. Përqendrimi i EEAS ka qenë në kufizimin e dëmit duke devijuar vëmendjen nga shkeljet dhe sjellja e keqe e stafit të saj për keqbërjen e supozuar të Gjyqtarit Simmons”.
Sipas dëshmitarit, kjo nuk ka qenë hera e parë kur Deane kishte ndërhyrë në hetime. “Kjo nuk ka qenë hera e parë që Z. Deane ka ndërhyrë në një hetim. Në maj apo në fillim të qershorit 2015, gjatë hetimeve në akuzat kundër Francesko Florit, Italiani dhe Kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it, Z. Deane ka udhëtuar në Finlandë dhe është takuar me dikë nga Ministria e Finlandës për punë të jashtme. Qëllimi i takimit ka qenë që të bind Qeverinë e Finlandës që të tërheq Heike Wendorf, Prokurori i cili i ka udhëhequr hetimet në lidhje me Gjyqtarin Florit. Z. Deane ka qenë i pakënaqur me hetimet dhe nuk e ka fshehë sekretin për faktin se ai ka dashur t’i vrasë ato hetime. Ai e ka përshkruar Z. Wendorf si “jashtë kontrollit”. Më kanë thënë se udhëtimi është paguar nga buxheti i EEAS (SHVJE). Kjo duhet të kontrollohet”, ka thënë ai. “. Gjykata duhet t’i urdhërojë personat në vijim që të deklarojnë nën betim për atë çfarë dinë në lidhje me këto çështje: Frederica Mogherini, Kenneth Deane, Bert Versmessen, Aindrias O Caimh, Chris Stamans, Kieran Bradley, Martin Bauer dhe Stefan Huber.

Maria Bamieh nuk tërhiqet:  EULEX-i i dërgoi të gjitha rastet e krimeve serbe të gjykohen në Serbi

Periskopi.com Lajme

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, ka thënë se deklarata e saj dhënë se si EULEX-i kishte dërguar të gjitha rastet e krimeve serbe të luftës në Kosovë, që të hetoheshin në Serbi, është e saktë.

“Më kanë pyetur për atë deklaratë që kam dhënë në një program të mëhershëm të RTK-së, kur kisha treguar se EULEX-i kishte dërguar të gjitha rastet e krimeve serbe të luftës që të hetoheshin në Serbi. Kjo është e saktë. Nuk i di numrat dhe emrat e rasteve, por e di se të gjitha rastet që e kishin një të dyshuar serb ishin kthyer në Serbi. Dhe arsyeja që ishte dhënë për këtë ishte se të dyshimtët ishin në Serbi dhe se Serbia nuk do t’i ekstradonte ata, andaj mënyra e vetme si këto raste mund të hetoheshin ishte që ato të ktheheshin në Serbi për hetime. Nuk mendoj se kjo ishte doemos e saktë”, ka thënë ajo, për RTK.

“Ka pasur mundësi të kërkoheshin rrugë alternative, që këto raste të trajtoheshin në një juridiksion neutral, që të sigurohej një lloj bashkëpunimi nga Serbia, që t’i lejonte të dyshimtët të gjykoheshin për krimet që i kishin kryer”.

Por, sipas saj, nuk janë vetëm këto raste që nuk janë hetuar kurrë.

“Kohëve të fundit kam kuptuar se një varg rastesh që kanë të bëjnë me viktima serbe ishin shqyrtuar nga Kolegji i EULEX-it për të Drejta të Njeriut dhe ata i kishin thënë EULEX-it t’i hetonte këto raste. Asnjëri nga këto raste nuk është hetuar. Kjo duket të jetë neglizhim i rëndë i detyrës. Është gabim në thelb, është në kundërshtim të çdo parimi të drejtësisë së natyrshme. Edhe viktimat kanë të drejtë për një gjykim të drejtë. Edhe populli i Kosovës e ka të drejtën të presë nga EULEX-i të sigurojë procese gjyqësore që janë të drejta dhe pa ndërhyrje politike. Thjesht, kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Prokurorja nga misioni i EULEX-it Maria Bamieh, i kishte akuzuar kolegët e saj për marrje ryshfeti, çka i kushtoi asaj me shkarkim.

Emërohet shefi i ri i EULEX-it në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Është emëruar shefi i ri i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ai do të jetë Lars-Gunnar Wigemark.

Sipas njoftimit të këtij misioni, mandati i tij do zgjasë nga 1 dhjetori deri më 14 qershor 2020.

“Z. Wigemark, shtetas i Suedisë, më përpara ka qenë Shef i Delegacionit të BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Përfaqësues Special i BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë. Si Shef i ri i Misionit EULEX Kosova, ai do ta drejtojë mbështetjen e këtij Misioni për institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugëtimin e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtim të plotë me praktikat më të mira të BE-së”, thuhet në fund të njoftimit.

Misioni i EULEX-it ka filluar punën në Kosovë në vitin 2008 në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.

EULEX-i mbështetet nga të gjitha 28 Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga pesë shtete kontribuuese (Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara)

 

EULEX: Mbetet i ngadaltë ritmi i shqyrtimit të rasteve të profilit të lartë

Periskopi.com Lajme

EULEX-i ka vërejtur një trend pozitiv në seancat dëgjimore nëpër gjykata të cilat i ka monitoruar, me një rritje të dukshme të seancave dëgjimore produktive kundrejt atyre joproduktive. Ndërsa ritmi i shqyrtimit të rasteve të profilit të lartë të cilat më parë janë trajtuar nga EULEX-i, në përgjithësi mbetet i ngadaltë.

Kështu u tha me rastin e prezantimit të raportit të EULEX-it para përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit me gjetjet nga monitorimi i rasteve.

Zyra e informimit e EULEX-it përmes një komunikate pë rmedia ka bërë të ditur edhe mbarëvajtjen e takimit dhe ato që janë thënë aty.

Kështu, bëhet e ditur se gjatë prezantimit të gjetjeve të këtij raporti, udhëheqësi i Njësisë për Monitorimin e Rasteve, Hubert van Eck Koster ka thënë se EULEX-i ka vërejtur një trend pozitiv nëpër seancat dëgjimore nëpër gjykata të cilat i ka monitoruar, me një rritje të dukshme të seancave dëgjimore produktive kundrejt atyre joproduktive. Duke komentuar rreth ritmit të shqyrtimit të rasteve të profilit të lartë të cilat më parë janë trajtuar nga EULEX-i, Van Eck Koster theksoi se ai “në përgjithësi mbetet i ngadaltë”.

Gjatë prezantimit të këtij raporti, u.d. shefi i EULEX-it, Bernd Thran, ka thënë se monitorimi i thuktë i rasteve të përzgjedhura ka dëshmuar të jetë një mjet efektiv për vlerësimin e përputhshmërisë së sistemit të drejtësisë vendase me legjislacionin e Kosovës dhe standardet për të drejtat e njeriut.

“Puna e këtij Misioni në këtë fushë është e trefishtë: së pari, ne i identifikojmë trendet dhe dukuritë që ndikojnë në funksionimin e gjyqësorit; së dyti, ne japim rekomandime të cilat janë të përfshira në raport dhe së treti, aty ku është e mundur, hartojmë dhe zbatojmë projekte në bazë të zbrazëtirave të identifikuara për adresimin e këtyre gjetjeve. Një shembull për këtë është seminari i organizuar kohëve të fundit për fuqizimin e kapaciteteve të prokurorëve specialë dhe zyrtarëve ligjorë për ndjekjen penale të rasteve të terrorizmit”, ka thënë ai.

Sipas tij, është me rëndësi që EULEX-i vazhdon të punojë krah për krah me institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit ngase kanë synimin e njëjtë: bërjen të qasshëm sistemin e drejtësisë për secilin dhe të besueshëm për qytetarët.

Të gjeturat e këtij raporti i ka vlerësuar kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, i cili ka theksuar rëndësinë e faktit se raporti po ashtu përfshinë rekomandime konkrete për mënyrën e trajtimit të sfidave që kanë mbetur.

“Ky është një raport i mirë. Sipas gjetjeve që janë përfshirë aty, shihet se ka progres”, ka thënë Çoçaj.

Njësia e EULEX-it për Monitorimin e Rasteve e bën vlerësimin e funksionimit të gjyqësorit të Kosovës në aspektin e përputhshmërive procedurale, ligjore dhe të drejtave të njeriut. Vlerësimi kryhet përmes monitorimit të thuktë sistematik dhe tematik të rasteve të përzgjedhura penale dhe civile, përfshirë, rastet e profilit të lartë dhe rastet që më parë janë trajtuar nga EULEX-i. Ky Mision e monitoron tërë zinxhirin e sistemit të drejtësisë penale, përkatësisht në nivelin e policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit.

Ndërkaq raporti i prezantuar sot përfshinë një numër të rekomandimeve të drejtpërdrejta për avancimin e sistemit prokurorial të Kosovës.

 

 

59% e viktimave të dhunës seksuale janë të moshës 11-16 vjeç

Periskopi.com Lajme

Instituti i Mjekësisë Ligjore  në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in kanë mbajtur tryezën e rrumbullakët për të shënuar fillimin e fushatës në lidhje me ruajtjen e provave biologjike në rastet e dhunës seksuale.

Kjo fushatë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për situatat e mundshme që i ekspozojnë kategoritë e ndjeshme në rrezikun e të qenit viktimë e dhunës seksuale.

Zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) nga EULEX ,Tarja Formisto, tha se duhet bërë përpjekje që të ngitet vetëdija e secilit prej nesh për dhunën seksuale

“Kjo paraqet hapjen e kampanjës që është ndihmuar nga IML dhe EULEX, unë kam dy mesazhe për ju. I pari është se tani është koha të investojmë në njerëz të rinj, tash është koha e jonë dhe e dyta tani është koha të ngrisim vetëdijen publike se çka është akti dhe dhuna seksuale si të reagojmë dhe si të raportojnë ngjarjen kur bëhemi viktimë e dhunës seksuale tani është koha sepse njerëzit e rinj janë e tanishmja”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

“Duhet mbajtur në mend se abuzimi seksual nuk është i patejkalueshëm dhe duhet marrë preventiva për këtë. Secili prej nesh duhet luaj rolin të mbroj fëmijët dhe njerëzit e rinj nga traumat dhe dhimbjet nga të qenit i abuzuar seksual ta ndërtojmë së bashku një jetë të mirë për të gjithë”, shtoi ajo.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se të gjithë duhet bërë bashkë që t’u rritet shpresa viktimave të mbijetuara nga dhuna seksuale.

“Ne po bëhemi bashkë për t’i dhënë shpresë dhe shtytje të mbijetuarve seksuale, por më vjen keq që gjithnjë r më pak po shohim se nuk e kemi zërin e vetë të mbijetuarve që është e domosdoshme të dëgjohet zëri dhe kërkesat e tyre në debate. Edhe 2 vite pas luftës ende duhet flasim për zërin e tyre dhe telashet që po ballafaqohen të mbijetuarat”, shtoi ajo, raporton EO.

Jahjaga tha se të mbijetuarat ende hezitojnë të flasin për krimin që iu është bërë atyre, por që të bëhet kjo duhet mbështetja e të gjithëve përfshirë mbështetja e institucioneve dhe e drejtësisë ku sipas saj kjo po mungon.

“Kanë kaluar 2 dekada nga lufta plagët e mijëra grave dhe burrave të dhunuara në luftë ende nuk janë shëruar, duke bartë mbi barrë krimin e tmerrshëm të dhunës ende të mbijetuarit nuk kanë bërë paqe me të kaluarën për këtë duhet bërë bashkë forcat qe ata të flasin për përjetimet tyre, e vërteta e tyre është përpjekur të mbyllet, të zhbëhet nga një shtet i tere i Serbisë di agresor, bashkë me të mbijetuarat duhet thyer heshtjen duke u mundësuar secilit të mbijetuar të dal përpara me historinë e saj duhet punuar më shumë në aspektin institucional, ekonomik e drejtësisë që ende po mungon”, tha Jahjaga.

“Duke njohur hezitimin e të mbijetuarave për të rrëfyer duhet punuar me familjen për të ngritur vetëdijen mbi pasojat e problemet që ballafaqohen ata dhe për të drejtat që i kanë të garantuara me ligj”, shtoi Jahjaga.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Arsim Gërxhaliu, tha se IML nuk është përgjigja përfundimtare, por duhet ndihma e viktimave që ta paraqesin dhunën menjëherë sapo të ndodhë pasi që provat biologjike nuk qëndrojnë gjatë në trup.

“Gjysma e punës është vendi i krimit, po ndodhin shumë gabime që ne kemi nevojë të jemi bashkë dhe t’i ndërtojmë standardet operative, mos të vonohemi me provat biologjike që nuk na lënë të presin sepse qëndrojnë shumë shkurt në trupin e njeriut dhe ndihmë nga institucionet dhe ata që janë më të atakuar”, tha Gërxhaliu.

“Mosha e atakuar më e rrezikuar është nga 11-16 vjeç të cilët janë fëmijë dhe nuk kanë njohuri, por i janë nënshtruar presionit që e kërcënojnë”, tha ai.

“Vetëdijesimi i tyre që sa më shpejtë të bëhet lajmërimi i rastit dhe bashkërisht në mënyrë profesionale të përmirësohen kushtet dhe vetëdijesimi i personave që ky akt të lajmërohet sa më parë”, shtoi Gërxhaliu.

Specialistja e mjekësisë ligjore , Bergita Curri, ka bërë prezantimin e projektit “Ma thuaj me kohë”.

Ajo tha se grupi më i cenuar i aktit të dhunës seksuale janë gjinia femërore.

“59% e viktimave janë të moshës 11-16 vjeç, fatkeqësisht ka viktima të dhunës seksuale që janë shumë të vegjël ka edhe nga 0-10 vjeç, kur i sheh statistikat e vendeve tjera i sheh shumë rrallë këto grupmosha”, tha Curri.

“Prej gjitha viktimave që vijnë tek ne vetëm në 28% janë marrë mostrat dhe për këtë ka pak aktgjykime të rasteve sepse nëse nuk ka prova biologjike është e vështirë me dëshmuar dhunuesin”, tha ajo.

“Ne mendojmë se përmes kësaj fushate t’i takojmë se paku personalisht një numër të caktuar të të rinjve që mund të jenë fatkeqësisht viktima seksuale në të ardhmen dhe të u tregojmë që janë heronj ata që raportojnë dhe nuk janë turpi jonë, nuk është e turpshme të jesh i dhunuar por e turpshme të dhunosh dikë”, shtoi ajo.

Në fund u bë edhe prezantimi i rasteve të dhunës seksuale për të ilustruar problematikën e provave biologjike.

Presidenti Thaçi priti udhëheqësin e EULEX-it, biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot U.D. Shefin e EULEX-it, Bernd Thran, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Presidenti Thaçi u shpreh se EULEX mbetet i rëndësishëm për Kosovën dhe se ka sjellë përvojë të mirë për institucionet e Kosovës.

“Kemi bashkëpunim të mirë me EULEX-in. Institucionet e Kosovës kanë përfituar nga përvoja me EULEX-in”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Bernd Thran u shpreh se EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, në përputhje me mandatin.

Presidenti Thaçi përfundoi se EULEX është mision i suksesshëm dhe Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me të.

 

Haradinaj: Kosova ka arritur progres në konsolidimin e sundimit të ligjit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar ushtruesin e detyrës të shefit të EULEX-it, Bernd Thran me të cilin janë pajtuar për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë.

Sipas tij, Kosova së bashku me BE-në dhe shtetet aleate, ka arritur progres substancial në konsolidimin e sundimit të ligjit.

”Prita në takim UD shefin e EULEX-it, Bernd Thran, të cilit i urova detyrën e re në krye të misionit të BE-së për sundim të ligjit. Me ushtruesin e detyrës së EULEX-it, si mision i tanishëm këshillëdhënës, shprehëm vullnetin e dyanshëm për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë. Kosova, së bashku me BE-në dhe shtetet aleate, ka arritur progres substancial në konsolidimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Papadopoulou: Kosova ka ende nevojë për EULEX-in

Periskopi.com Lajme

Në intervistën ekskluzive dhënë “Kohës Ditore”, Papadopoulou, e cila largohet nga misioni për të zënë vend në kabinetin e kryeministrit të ri të Greqisë, thotë se gjatë punës këtu ka identifikuar shumë prej defekteve të gjyqësorit kosovar, dhe një numër sosh kanë nisur të adresohen prej institucioneve. Beson se EULEX-i duhet të mbetet në Kosovë, sepse ka ende rol për të luajtur.

Në lidhje me krimet e luftës ajo zbulon se problemi kryesor kohë të gjatë ishte fakti që ligjet kosovare pamundësonin gjykimin në mungesë, por se tani, që kjo gjë është adresuar, janë shumë raste të krimeve të luftës që kanë kryer serbët e që EULEX-i i ka bartur tek autoritetet lokale, dhe këto tashmë nuk ka pengesë të gjykohen në Kosovë.

Në fund, Papadopoulou thotë se largohet nga Kosova e trishtuar dhe e brengosur për shkak të largimit të njerëzve nga vendi.

K.D.: Ju faleminderit për intervistën me ne në ditën tuaj të fundit këtu. Na vjen keq t’ju shohim tek largoheni, por po ashtu duam të shohim progres. Çfarë mund të na thoni për tre vjetët e fundit sa ishit këtu. Kanë kaluar 3 vjet që prej se jeni emëruar, kurse për misionin janë bërë më shumë se 10 vjet që prej se ai ka ardhur këtu – pra cili është vlerësimi juaj?

Papadopoulou: Ju faleminderit shumë që më dhatë mundësinë të flas me ju, dhe përmes jush me qytetarë të cilët do të gjejnë kohë për ta lexuar atë që unë kam për ta thënë lidhur me rolin e për punën e EULEX-it dhe për gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe në sundimin e ligjit. Para së gjithash, le të kthehemi 10 vjet mbrapa. Kanë kaluar më shumë se 10 vjet prej se EULEX-i ka nisur punën dhe një gjë është e padiskutueshme: është bërë progres.

Shefja e EULEX’it: Është shqetësuese ikja e të rinjëve, politikanët të reflektojnë

Periskopi.com Lajme

Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, nuk ka dashur të komentojë idenë e formimit të Tribunalit ndërkombëtarë për gjykimin e krimeve të luftës.

Sipas saj, drejtësia duhet të ndahet nga politika ndërkaq krimet e luftës duhet të dënohen.

Ajo thotë se krimet duhet të derisa shton se mënyra se si do të dënohet është çështje e vendimeve politike ose vendimeve praktike të marra nga autoritetet e vendit.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme është se nuk ka aspak dyshim që krimet duhet të dënohen. Kjo është e qartë. Si do të bëhet kjo, është çështje praktike është çështje se si e shihni atë. Kjo është çështje e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Duke folur për mandatin e saj në Kosovë, ajo thotë se Kosova nuk është e njëjtë me atë të vitit 2000.

Sipas saj, në vend ka shumë jetë dhe Kosova është shumë e gjallë, ndonëse shqetësuese e sheh ikjen e të rinjve.

“Unë i shoh kosovarët e rinj me arsimim të mrekullueshëm që e lënë Kosovën sepse janë të frustruar. Kjo më shqetëson shumë, sepse nëse më të mirët dhe më e zotët largohen nga këtu, kush do ta vazhdojë ndërtimin e vendit? Askush. Kjo është shumë negative dhe mendoj se çdo politikan në Kosovë duhet ta vendosë atë si një prioritet të lartë, pse po ndodh kjo dhe si mund të ndalet kjo”, ka thënë ajo.

Sipas saj Kosova duhet t’i japë shpresë të rinjve.

“Ju e dini që e kaluara nuk përmbyllet kurrë në asnjë vend, sepse jetoni me të kaluarën dhe i mbani pasojat e së kaluarës. Por, duhet të shikoni drejt së ardhmes. Unë mendoj se të gjithë në Evropë dhe në SHBA, dhe miqtë tuaj presin që në një moment do të gjeni mënyrat dhe forcën për të arritur një marrëveshje”, ka shtuar ajo.

Ajo tutje ka thënë se si kryetare e kabinetit diplomatik të kryeministrit në Greqi do të angazhohet për një jetë më të mirë me fqinjët.

Vendet ballkanike janë fqinje të Greqisë. Si greke, pavarësisht nga pozita që ka Greqia, ose nëse ka ndonjë pozitë, ne ndjejmë, sepse jetojmë bashkë dhe çfarëdo që ndodh në njërin vend, ndikon në tjetrin. Nuk mundeni thjesht t’i mbyllni sytë dhe të thoni se nuk ju intereson. Unë kam punuar në çështjet e Ballkanit në kapacitete të ndryshme për më shumë se 20 vjet, mendoni se unë do të largohem tani dhe të them lamtumirë? Jo, sigurisht që jo. Kjo nuk diskutohet”, thotë ajo.

Edhe Mustafa i thotë lamtumirë shefes së EULEX-it

Periskopi.com Lajme

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me shefen e misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend me theks të veçantë për drejtësinë në Kosovë.

Mustafa e falënderoi Papadopoulou për përkushtimin dhe angazhimin e saj në zhvillimin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

Papadopoulou falënderoi kryetarin Mustafa gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës dhe tashmë si shef i opozitës për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet ligjor dhe funksional.

Veseli takim lamtumirës me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

Periskopi.com Lajme

Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka pritur në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje gjatë takimit, raporton Eo, transmeton Klan Kosova.

Para këtij takimi, shefen e EULEX-it në Kosovë e ka pritur në takim lamtumirës edhe presidenti Hashim Thaçi.

​Thaçi pret në takim lamtumirës shefen e EULEX-it

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot do të presë në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Takimi do të mbahet në kabinetin e kreut të shtetit me fillim prej orës 09:00.

Ndryshe, Papadopoulou është diplomate e lartë greke me përvojë të gjerë në Ballkan, e cila ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000.

Po ashtu, ajo ka shërbyer edhe si Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Bashkimin Evropian në Bruksel, si dhe ka qenë drejtoreshë e përgjithshme për çështjet e BE-së në Ministrinë e Jashtme Greke gjatë presidencës greke të BE-së në vitin 2014.

Veseli po kritikon EULEX-in, Thaçi i jep medalje të meritave ish shefit të saj

Periskopi.com Lajme

Hashim Thaçi ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se e ka dekoruar ish shefin e Eulexit dhe ish komandantin e KFOR-it, z.Xavier Bout de Marnhac me medalje presidenciale të meritave, shkruan Periskopi.

Thaçi thotë se ai “dha kontribut të çmuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë.”

Ky dekorim vije pas një varg kritikash që kishte bërë kryetari i ish partisë së presidentit, Kadri Veseli, në drejtim të misionit ndërkombëtar në fjalë. Veseli e kishte justifikuar nismën për tribunalin special që do t’i hetonte dhe gjykonte krimet e kryera nga forcat serbe duke thënë se drejtësia ndërkombëtare kishte dështuar.

Ky është postimi i z.Thaçi:

Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova edhe ish-komandantin e KFOR-it dhe më pas ish-shef i EULEX-it në Kosovë, Xavier de Marnac. Ai dha kontribut të çmuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë. HTH

Ambasadori britanik: Në rastin e Sami Lushtakut gjyqtari shqiptar bllokoi procesin

Periskopi.com Lajme

Ambasadari britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka folur për rastin e Sami Lushtakut  edhe për rastin e “Currit” dhe të tjerëve lidhur me fajde.

Ai thotë se sistemi në Kosovë është dizajnuar për të mos dënuar njerëzit që kanë lidhje politike.

Sipas tij, në Kosovë ka njerëz që politika i mbanë në punë por thotë se ka edhe njerëz profesionist, e që ata janë shpresa.

“Në rastin e Sami Lushtakut, EULEX-i nuk e ka kryer punën e vet, fatëkqesiaht, rasti është trasferuar te gjykatësit e Kosovës. Por EULEX-i nuk e ka ba, nuk ka pas faj EULEX-i. Krej kohën bëjnë reklamën që EULEX-i nuk ka bërë punën e vet, pse? Sepse njëri nga gjyqtarët ka qenë i Kosovës edhe gjithëmonë bllokon procesin: O e kam një ditë në maj, pastaj i kam dy ditë të lira në gusht, dhe si mund të gjykohen kështu senet e tilla? Kjo është strategjia, për të pritur derisa kalon afati edhe lirohen. Kjo po ndodh, është e qartë kush ka faj. Në këtë rast sistemi i Kosovës është dizajnuar për të mos i dënuar njerëzit që kanë lidhje politike”, thotë ai.

Ai ka përmendur edhe prokurorin Armend Hamitin i cili së fundmi ka paditur persona për fajde.

O’Connell e quan trim këtë prokuror dhe thotë se edhe pse flitet që politika ka lidhje, ai guxoi të merret me rastin.

“Ai i ka padit dhe filumuar, dhe duhet të shkoj deri në fund. Duhet të hetohet mirë, duhet të gjykohen masandej shkon në Apel, Apeli duhet ta kryej punën siq duhet dhe jo si ëhstë bërë deri tash, në një kohë të caktuar. E masanej kur të shkojnë në burg duhet të rrijnë aty, e jo hyn nga dera dil nga dritarja. Nuk është e vështirë. Dhe nëse nuk bëhet ashtu, politikani duhet të merr masat kundër tyre në sistem që nuk i kanë bërë, dhe nëse politikani nuk vepron, njerëzit nuk duhet t’i votojnë më”, tha ai në emisionin Oxygen.

O’Connell ka shpjeguar se kur ai shpreh zhgënjimin me ato çfarë po ndodhin në Kosovë, nënkupton se edhe Londra është e zgënjyer.

 

EULEX: Nuk kemi qenë të përfshirë në aksionin e Policisë në veri

Periskopi.com Lajme

Për sa i përket raportimeve të fundit të cilat janë publikuar sot në një numër të mediumeve, EULEX-i përmes një reagimi për media dëshiron të theksojë se ky mision nuk ka qenë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë i përfshirë në operacionin e Policisë së Kosovës të quajtur “Kontrabanda”, i cili është kryer të martën që shkoi më 28 maj.

“Prandaj, s’do mend të kuptohet se, asnjë pjesëtar i EULEX-it nuk është ndaluar për asnjë moment në lidhje me këtë. Natyrisht, EULEX po kryen dhe do të vazhdojë të i kryejë detyrat e veta në përputhje me mandatin që ka”, theksohet në reagimin e EULEX-it

 

EULEX’i kërkon që Merdarja të mos mbingarkohet

Periskopi.com Lajme

Zëvendësshefi i Misionit, Bernd Thran dhe këshilltari për MIK i EULEX-it, Alan Wilson u takuan sot me autoritetet e Prishtinës dhe të Beogradit në Pikën e Përbashkët të Kalimit në Merdare, për të diskutuar për trafikun e ngarkuar kohëve të fundit, si dhe për çështjet infrastrukturore dhe administrative që lidhen me funksionimin e PPK-së.

Të dyja palët pritën Thran në zyrat e tyre ekzistuese, ku zhvilluan diskutime të hapura dhe konstruktive, dhe ku EULEX-i ra dakord të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë në muajt e ardhshëm për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura në PPK.

“Pikat e përbashkëta të kalimit që janë plotësisht funksionale e që lejojnë qarkullimin efikas të trafikut do të jenë në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha Thran, transmeton kp.

Thran ka qenë i përfshirë në ngritjen e PPK-së të miratuar nga Beogradi dhe Prishtina dhe vazhdon të jetë personalisht i interesuar për procesin në vazhdim dhe suksesin e kësaj iniciative të rëndësishme.

 

 

 

 

 

 

Gjykatat e Kosovës gjykojnë të dyshuarit serbë për krime lufte ndaj shqiptarëve

Periskopi.com Lajme

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që monitoron proceset gjyqësore për krimet e luftës, ka mirëpritur vendimin e organeve të drejtësisë që në kuadër të strategjisë së punës të sistemit të drejtësisë, të funksionojë departamenti për trajtimin e krimeve të luftës.

Aktualisht, me rastet e dyshuara për krime lufte po merret një Gjykatë Speciale me seli në Hagë, por e cila kryesisht trajton vetëm krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj civilëve serbë dhe civilëve tjerë gjatë viteve 1998-‘99.

Kurse, departamenti për krime lufte në Kosovë, pritet të trajtojë edhe rastet tjera, në të cilat mund të jenë të përfshirë edhe pjesëtarët serbë që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve. Megjithatë, numri më i madh i personave që dyshohen të jenë përfshirë në këto krime, besohet se jetojnë në Serbi, andaj kjo edhe e vështirëson punën e këtij departamenti, marrë parasysh bashkëpunimin e ulët që kanë institucionet e drejtësisë në të dy shtetet.

Amer Alija, analist ligjor dhe monitorues i gjykimeve për krime të luftës në Fondin për të Drejtën Humanitare, tha për Radion Evropa e Lirë, se që nga viti 2012, organizata ka rekomanduar që në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës, duhet të funksionojë departamenti për krime të luftës.

“Ashtu si të gjitha shtetet e rajonit, të cilat kanë krijuar një gjykatë të posaçme që merret me gjykimin e krimeve të luftës, ashtu edhe Kosova ka pasur nevojë që të krijojë një departament apo një gjykatë, e cila merret me gjykimin e krimeve të luftës, pasi që krimet janë në numër të madh dhe kemi mijëra viktima. Ka nevojë për gjyqtarë, të cilët do të profesionalizohen në këtë fushë dhe të merren vetëm me këto raste”, tha Alija.

Strategjia për trajtimin e krimeve të luftës tashmë parasheh përforcimin e Departamentit për Krime të Luftës të Prokurorisë Speciale me gjithsej pesë prokurorë dhe stafin mbështetës, të cilët do t’iu shërbejnë prokurorëve në trajtimin e lëndëve të krimeve të luftës.

Zyrtarët e lartë nga Prokuroria Speciale e Kosovë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se tash është duke u punuar për rastet e krimeve të luftës në Kosovë.

Prokurori Sylë Hoxha, i ngarkuar për komunikim me media nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tha se në planin strategjik dhe në planin prokurorial është vendosur që të formohet departamenti për krime të luftës.

“Për momentin janë tre prokurorë…, është një konkurs i hapur, sigurisht që do të forcohet, sepse ka nevojë dhe ju e dini se përveç lëndëve të pakryera, tash na kanë ardhur edhe një numër i konsiderueshëm i lëndëve nga EULEX-i, kështu që ka nevojë të forcohet ky departament për ndriçimin e këtyre rasteve”, tha Syla.

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka marrë kompetencat ekskluzive në qershor të vitit 2018 për t’i hetuar dhe ndjekur krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Prokurori Syla thotë se vetë Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ndërmarrë nismën që të ketë një departament të tillë për të hetuar rastet.

“Ne vetë e kemi paraparë që të ketë departament të tilla edhe të shkojmë kah profilizimi i prokurorëve dhe ta kemi një punë më të suksesshëm në kuadër të Prokurorisë Speciale”, tha Hoxha.

Ndërkaq, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se për vite me radhë është kërkuar që në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, të diskutohet edhe për temën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

“Ne kërkojmë që ata shtetas dhe provat, të cilat i grumbullon Kosova, të gjinden një formë që përmes bashkësisë ndërkombëtare të dërgohen në Serbi dhe ata shtetas të gjykohen në Serbi”, theksoi Alija.

Kurse, duke folur për këtë çështje, prokurori Hoxha tha se për këtë çështje duhet të ketë një bashkëpunim ndërshtetëror.

“Dy shtete duhet të merren vesh. Sigurisht se është në interes, por deri tani nuk kemi pasur aso bashkëpunimi”, tha Hoxha.

Po në lidhje me gjykimin e rasteve që ndërlidhen me krimet e luftës, shoqata ‘Familja dhe Shpresa’, përmes një reagim publik, tregon se ka tre vjet që kur u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me kërkesa publike që të plotësohet Ligji për Gjykatën Speciale për t’i gjykuar krimet e Serbisë.

Përmes këtij reagimi, kjo shoqatë kritikon deputetët dhe liderët e Kosovës, duke u thënë se përveç vizitave nëpër varreza, nuk kanë bërë asgjë për ndryshimet ligjore që do t’u mundësonin organeve të drejtësisë të merren me gjykimin e rasteve që ndërlidhen me këto krime.

Ndryshe, rastet e krimeve të rënda ishin në kompetencë të prokurorëve të UNMIK-ut dhe më pastaj kishin kaluar në kompetencë të Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

Në kuadër të kësaj strategjie, synohet të hetohen dhe të ndiqen penalisht të gjithë personat, të cilët kanë kryer krime lufte në kundërshtim me të drejtën humanitare ndërkombëtare gjatë viteve 1998-1999 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat.

Gjykatat e Kosovës marrin përsipër lëndët e EULEX-it për krime lufte

Periskopi.com Lajme

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që monitoron proceset gjyqësore për krimet e luftës, ka mirëpritur vendimin e organeve të drejtësisë që në kuadër të strategjisë së punës të sistemit të drejtësisë, të funksionojë departamenti për trajtimin e krimeve të luftës.

Aktualisht, me rastet e dyshuara për krime lufte po merret një Gjykatë Speciale me seli në Hagë, por e cila kryesisht trajton vetëm krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj civilëve serbë dhe civilëve tjerë gjatë viteve 1998-‘99.

Kurse, departamenti për krime lufte në Kosovë, pritet të trajtojë edhe rastet tjera, në të cilat mund të jenë të përfshirë edhe pjesëtarët serbë që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve. Megjithatë, numri më i madh i personave që dyshohen të jenë përfshirë në këto krime, besohet se jetojnë në Serbi, andaj kjo edhe e vështirëson punën e këtij departamenti, marrë parasysh bashkëpunimin e ulët që kanë institucionet e drejtësisë në të dy shtetet.

Amer Alija, analist ligjor dhe monitorues i gjykimeve për krime të luftës në Fondin për të Drejtën Humanitare, tha për Radion Evropa e Lirë, se që nga viti 2012, organizata ka rekomanduar që në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës, duhet të funksionojë departamenti për krime të luftës.

“Ashtu si të gjitha shtetet e rajonit, të cilat kanë krijuar një gjykatë të posaçme që merret me gjykimin e krimeve të luftës, ashtu edhe Kosova ka pasur nevojë që të krijojë një departament apo një gjykatë, e cila merret me gjykimin e krimeve të luftës, pasi që krimet janë në numër të madh dhe kemi mijëra viktima. Ka nevojë për gjyqtarë, të cilët do të profesionalizohen në këtë fushë dhe të merren vetëm me këto raste”, tha Alija.

Strategjia për trajtimin e krimeve të luftës tashmë parasheh përforcimin e Departamentit për Krime të Luftës të Prokurorisë Speciale me gjithsej pesë prokurorë dhe stafin mbështetës, të cilët do t’iu shërbejnë prokurorëve në trajtimin e lëndëve të krimeve të luftës.

Zyrtarët e lartë nga Prokuroria Speciale e Kosovë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se tash është duke u punuar për rastet e krimeve të luftës në Kosovë.

Mbi 60 dosje për krime lufte dorëzohen në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Prokurori Sylë Hoxha, i ngarkuar për komunikim me media nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tha se në planin strategjik dhe në planin prokurorial është vendosur që të formohet departamenti për krime të luftës.

“Për momentin janë tre prokurorë…, është një konkurs i hapur, sigurisht që do të forcohet, sepse ka nevojë dhe ju e dini se përveç lëndëve të pakryera, tash na kanë ardhur edhe një numër i konsiderueshëm i lëndëve nga EULEX-i, kështu që ka nevojë të forcohet ky departament për ndriçimin e këtyre rasteve”, tha Syla.

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka marrë kompetencat ekskluzive në qershor të vitit 2018 për t’i hetuar dhe ndjekur krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Prokurori Syla thotë se vetë Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ndërmarrë nismën që të ketë një departament të tillë për të hetuar rastet.

“Ne vetë e kemi paraparë që të ketë departament të tilla edhe të shkojmë kah profilizimi i prokurorëve dhe ta kemi një punë më të suksesshëm në kuadër të Prokurorisë Speciale”, tha Hoxha.

Ndërkaq, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se për vite më radh; është kërkuar që në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, të diskutohet edhe për temën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

“Ne kërkojmë që ata shtetas dhe provat, të cilat i grumbullon Kosova, të gjinden një formë që përmes bashkësisë ndërkombëtare të dërgohen në Serbi dhe ata shtetas të gjykohen në Serbi”, theksoi Alija.

Kurse, duke folur për këtë çështje, prokurori Hoxha tha se për këtë çështje duhet të ketë një bashkëpunim ndërshtetëror.

“Dy shtete duhet të merren vesh. Sigurisht se është në interes, por deri tani nuk kemi pasur aso bashkëpunimi”, tha Hoxha.

Po në lidhje me gjykimin e rasteve që ndërlidhen me krimet e luftës, shoqata ‘Familja dhe Shpresa’, përmes një reagim publik, tregon se ka tre vjet që kur u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me kërkesa publike që të plotësohet Ligji për Gjykatën Speciale për t’i gjykuar krimet e Serbisë.

Përmes këtij reagimi, kjo shoqatë kritikon deputetët dhe liderët e Kosovës, duke u thënë se përveç vizitave nëpër varreza, nuk kanë bërë asgjë për ndryshimet ligjore që do t’u mundësonin organeve të drejtësisë të merren me gjykimin e rasteve që ndërlidhen me këto krime.

Ndryshe, rastet e krimeve të rënda ishin në kompetencë të prokurorëve të UNMIK-ut dhe më pastaj kishin kaluar në kompetencë të Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

Në kuadër të kësaj strategjie, synohet të hetohen dhe të ndiqen penalisht të gjithë personat, të cilët kanë kryer krime lufte në kundërshtim me të drejtën humanitare ndërkombëtare gjatë viteve 1998-1999 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat.

Gjykata Kushtetuese e shpallë të papranueshme kërkesën e Thaçit rreth EULEX-it

Periskopi.com Lajme

Gjykata, kushtetuese e ka deklaruar të papranueshme për shqyrtim kërkesën e Presidentit për konflikt të pretenduar në mes të kompetencave kushtetuese të tij dhe Kuvendit të papranueshme për shqyrtim në merita.

Presidenti, i ishte drejtuar Gjykatës mes pretendimin se ka paqartësi rreth kompetencës kushtetuese për ratifikimin e Shkëmbimit të Letrave në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, Presidenti pretendonte se nuk e kishte të qartë nëse Letrat e shkëmbimit mes tij dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, “duhej të ratifikohen në cilësinë e Marrëveshjes Ndërkombëtare, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve apo duhet të konsiderohen të ratifikuara pas nënshkrimit nga Presidenti, për shkak të ndërrimit të rolit dhe mandatit ekzekutiv të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, pasi që tani e tutje do të ketë rol kryesisht këshillëdhënës dhe monitorues”.

Në aktvendimin për papranueshmëri, Gjykata ka thënë se, ky ishte rasti i parë me kërkesë për vlerësim të pretendimit për “konflikt” në mes të kompetencave kushtetuese. Në këtë drejtim, aty sqarohet se juridiksioni i Gjykatës për vlerësim të konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese është i karakterit preventiv, përkatësisht kontroll kushtetues “ex-ante”, por që nuk përjashton as një kontroll kushtetues ex-post.

Kësisoj, Gjykata theksoi kërkesat kushtetuese të parapara me nenin 113.3 (1) të Kushtetutës, kërkesat ligjore të parapara me nenet 31 dhe 32 të Ligjit dhe ato të parapara me rregullin 68 të Rregullores së punës, si kushte të pranueshmërisë të cilat duhet të përmbushen në një rast të konfliktit të kompetencave kushtetuese. Pas vlerësimit të aplikueshmërisë së tyre në rrethanat e rastit konkret, Gjykata erdhi në përfundimin se, ndonëse rasti ishte paraqitur nga një palë e autorizuar, ai nuk e kishte specifikuar saktësisht se çfarë konflikti ekziston ndërmjet kompetencave kushtetuese të tij dhe Kuvendit. Kjo ka ndodhur përkundër kërkesës së Gjykatës për të qartësuar kërkesën e tij të cilën fillimisht e kishte sjellë në formë të pyetjes kushtetuese në bazë të nenit 84 (9) të Kushtetutës. Sipas Gjykatës, Presidenti, nuk kishte dorëzuar mjaftueshëm informata të dobishme në lidhje me “konfliktin e supozuar” apo të “pretenduar”, e as nuk kishte specifikuar “saktë se çfarë konflikti ekziston ndërmjet kompetencave kushtetuese” të Presidentit dhe Kuvendit.

Gazeta kishte raportuar për kërkesën e ndryshuar të presidentit më 15 mars. Presidenti Thaçi kishte marrë udhëzime nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi për ta shpëtuar kërkesën, që lidhet me mandatin e EULEX-it. Këtë e vërtetojnë shkresat dhe letërkëmbimet që ka siguruar “Koha Ditore”. Asnjëri prej 120 deputetëve të Kuvendit nuk kanë dhënë komente për konfliktin e pretenduar të Thaçit. Kjo pasi shkresat u kanë shkuar në kuti, sa kanë qenë në pushim dimëror. Kushtetuesja kishte tentuar ta përfshijë si palë në procedurë, edhe EULEX-in, duke i dhënë mundësinë të japë komente. Por shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopolou, në letrën drejtuar Gjykatës ia ka përkujtuar se ky mision nuk është organ i Kosovës, rrjedhimisht nuk mund të jetë palë në asnjë procedurë e asnjë cilësi në Kosovë, transmeton koha.net.