Ekspertët e ekonomisë flasin pas kërcënimit që i bëri Kurti Ramiz Kelmendit

Periskopi.com Lajme

Ditë më parë, Amar Pushka kishte sinjalizuar padrejtësinë që i është bërë nga ish-shefi i tij.

Pushka kishte deklaruar se ish-deputeti Ramiz Kelmendi e kishte kërcënuar dhe e ka ndëshkuar me heqje nga puna pasi që nuk e kishte votuar partinë që kishte kërkuar Kelmendi.

Për këtë veprim, kishte reaguar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili ka paralajmëruar masa të frikshme ndaj atyre që po shkelin të drejtat e punëtorëve.

‘’Kërcënimin e parë ia ka bërë një ish-politikan i cili është pronar biznesesh të marketeve’’- këto komente Kurti i ka bërë teksa ka takuar Amar Pushkën, për të cilin është raportuar se është larguar nga kompania e Ramiz Kelmendit vetëm pse ishte përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Kelmendi i cili e quajti Kurtin “mbështetës të regjimit të vjetër”.

Kelmendi ka thënë se Kurti po bën “linçim politik” me këto akuza.

Ai në një shkrim në Facebook ftoi publikisht edhe organet e rendit dhe Avokatin e Popullit që të merren me këtë rast.

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në një prononcim për Periskopin, thotë se të gjithë ata që i përkasin skenës politike duhet të tregohen të kujdesshëm në gjuhën ndaj sektorit privat. Sipas tij, ky sektor është punëdhënësi më I madh në vend dhe kontribuuesi kryesor në shtetndërtim.

‘’Në parim OEK kërkon nga të gjithë skena politike të jetë e kujdesshme në gjuhën ndaj sektorit privat. Çdo shkelje mund të adresohet nga organet kompetente, e jo nga politika. Nuk duhet të harrohet një fakt, sektori privat është punëdhënësi më i madh në vend dhe kontribuesi kryesor në shtetndertim. Me çdo Qeveri ne do të ndërtojmë ura komunikimi për të adresuar çdo shqetësim, brenda kornizës ligjore, gjithmonë në mbrojtje të interesave legjitimen të biznesit’’, përfundon Rukiqi.

Në anën tjetër, eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci thotë se personat që i kërcënojnë punëtorët e kanë vendin prapa grilave.

‘’Ramiz Kelmendi duke i kërcënuar punëtorët e tij me largimin nga puna me mos dhënien e votës tek Kadri Veseli, nuk i ka funksionu. Tani, Qeveria e re do të duhet që ta largoj nga Kuvendi Ramiz Kelmendin, si dhe Prokuroria dhe Policia duhet që ta dënojnë për kërcënim dhe shantazh ndaj punëtorëve të tij në ETC.’’, tha Grapci./Periskopi

Kelmendi: Paga mesatare në ETC është 545 euro, punëtorët janë vetëdijesuar të mos punojnë me pak para

Periskopi.com Lajme

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka thënë se paga mesatare në biznesin e tij, ETC, është 545 euro – raporton Periskopi.

Kelmendi, në Rubikon të KTV’së ka thënë se në kompaninë e tij askush nuk ka pagë nën 350 euro.

Ai ka thënë se 300 euro paguhen vetëm disa studentë e të tjerë të rinj që punojnë më gjysmë orari.

Kelmendi thotë se në kompaninë e tij respektohet Ligji i Punës.

“Edhe pagat, edhe orët e punës janë të rregulluara me Ligj. Nëse iu bie me punu më gjatë, ne ua kompensojmë. Edhe nëse punojnë ditëve të festave, ua paguajmë më shumë. Tashmë, punëtorët janë vetëdijësuar, nuk punojnë me pak para”, ka thënë Kelmendi.

Ai thotë se është normale që të ketë ankesa nga punëtorët, por sipas tij në biznesin e tij nuk ka arsye për ankesa./PERISKOPI 

Kryeministri premton mbështetje për pronarin e ELKOS-it edhe në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, të premten ka vizituar kompaninë “ELKOS Group”, duke parë kështu nga afër punën në fabrikën e prodhimit “Egi Group” prodhimtareve të qeseve të plastikës, të letrave të lagura, të cilat funksionojnë në kuadër të kompanisë “Elkos Group”.

Shefi i Qeverisë tha se kjo kompani është storie e suksesit në Kosovë. Ramush Haradinaj tha se befasia e tij është se nuk ka shkuar në Elkos-ETC, por tek ajo që ka lindur nga ETC, pra tek prodhimi, që sipas tij është një lajm i mirë për Kosovën.

Ai ka përgëzuar punën në këtë kompani, duke shtuar se si e tillë punëson mijëra njerëz, ku sipas tij, kjo kompani është edhe kontribuuesi më i madh në buxhet të Kosovës.

” Befasia apo ndryshimi që e gjeta unë sot, unë nuk kam ardhur sot në Elkos, pra në Elkos (ETC),të gjithë e dimë që është rrjeti tregtar më i madh i Kosovës, por unë sot kam ardhur tek fëmija që ka lindur prej Kosovës e prej ETC’së, e ky fëmijë është prodhimi. Pra ju e keni shfrytëzuar profitin e juaj prej tregtisë me kriju prodhim në Kosovë. Dhe për këtë dua të iu falënderoj në emër të Kosovës… ju keni një industri ushqimore shumë të madhe të vendosur këtu, me teknologji të avancuar, me lëndë të parë të garantuar edhe njëkohësisht me duart e arta të rive e të rejave tona, nuk ka shans dikush me pru një produkt në Kosovë me çmimin e njëjtë, me kualitet më të mirë se ju, vetëm ju mund të bëni këtë”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, drejtori i kompanisë “Elkos Group”, pas vizitës së kryeministrit në fabrikën e prodhimit “Egi Group”, u zotua se kjo është një prej industrive ma të mëdha ushqimore.

“Është një prej industrive më të mëdha ushqimore, makineritë që ju i keni parë janë evropiane të prodhuesve të njohur italianë, gjermanë, në mënyrë që me nxjerr prodhimin i cili i përshtatet shijes dhe nevojave të konsumatorit, por që është vetvetiu konkurrues me vendet e regjionit… ju e keni parë kemi një industri të pastave qe nxjerrë diku 10 milionë kg në vit, apo i bjen 7 kg për kokë banori. Përafërsisht e mbulon 70 për qind të konsumit të përgjithshëm në Kosovë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë më import, por do të thotë që nëse kemi mbështetjen nga konsumatori, me do të zëjmë 50 për qind të tregut të Kosovës. Ne kemi një industri të kikirikëve, të smokave, çipsave dhe prodhimeve tjera, të cilat praktikisht gjithat kanë kapacitete aq të mëdha dhe ekonomitë e që kërkojnë numër të vogël të punëtorëve, sepse gjithmonë fuqia punëtore do të jetë e mangët dhe joprofesionale për kohë ra të ndryshme”, tha Kelmendi.

Shefi i Qeverisë është i gatshëm që deputetin që një kohë ishte në partinë e tij ta mbështes në hapjen e qendrës tregtare në Tiranë, ku ka pasur disa probleme.

Ai tha se është i gatshëm të mbështes pronarin e Elkosit, për hapjen e qendrës tregtare në Tiranë, sepse sipas tij është në interes të Kosovës, që të zgjerohet ekonomia.

“Në parim e mbështes dhe kom interes që të zgjidhet çështja e mbetur e hapur e lokacionit. Mendoj se është interes i ndërsjellët”, tha Haradinaj.

Ramiz Kelmendi, ka theksuar se në këtë kompani janë të punësuar rreth 3500 punëtorë, ku deri ka fundi i vitit ai u zotua se numri i punëtorëve do të jetë 4000./

 

Hajnat grabisin 25 mijë euro në ETC

Periskopi.com Lajme

Dy punëtorë të sigurimit të ETC-së kanë raportuar se derisa ishin duke transportuar pazarin ditor janë sulmuar nga dy të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur rreth 25 mijë euro.

Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur.

Mbi 50 punëtorë të ETC-së i përgjigjen largimit nga puna me protesta

Periskopi.com Lajme

Mbi 50 punëtorë të kompanisë “Elkos”, që është pronë e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, kanë paralajmëruar protestë për nesër për shkak të, siç thonë, ndërprerjes së njëanshme dhe të paarsyeshme të kontratave të punës nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje.

Protesta do të mbahet në pikën e kompanisë në Zahaq të Pejës.

Esat Demaj, njëri nga punëtorët e larguar, tha për KALLXO.com se nesër do të protestojnë për shkak se janë larguar pa paralajmërim.

“Arsyeja e protestës është shkëputja e kontratës në mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim nga stafi menaxhues dhe na kompania ‘Elkos Grup’. Kjo ka ndodhur para tri ditëve, saktësisht të martën”, tha Demaj për KALLXO.com.

Ai tregoi se punëtorët e larguar kanë pasur pozita të ndryshme në këtë kompani, ndërsa vetë ishte punëtor sektorist./Kallxo.com

Dy 17 vjeçarë blejnë cigare e alkool në marketin që është në pronësi të deputetit të LDK-së

Periskopi.com Lajme

Dy 17 vjeçarë kanë arritur që të blejnë cigare e alkool në marketin ETC, që është në pronësi të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’, në hulumtimin e realizuar në rreth 20 markete në 6 qytete të Kosovës ka gjetur se në tre raste, marketi ETC e ka shkelur ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve duke lejuar shitjen e alkoolit dhe duhanit për persona nën moshën 18 vjeçare.

Në Prizren, Prishtinë e Gjakovë, ETC ka shitur birrë, cigare dhe alkool të rëndë për 17 vjeçarët.

Në përgjigjen e tyre, menaxhmenti i ETC-së ka thënë se, këta fëmijë kanë qenë vështirë të vërejtshim se janë të mitur.

Ndërsa deputeti Ramiz Kelmendi tha se ai prononcohet vetëm për çështje politike.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Qytetari blen tortë të mykur në ETC, kur shkoi për ta kthyer u refuzua nga shitësit (Video)

Periskopi.com Lajme

Përmes një videoje, një qytetar ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ETC’së në Vushtrri se po shesin produkte të mykura – raporton Periskopi.

Në video, ai është shfaqur me një tortë që e kishte blerë aty, por që i kishte dalë e mykur.

Qytetari që ka realizuar videon ka treguar që pasi kishte vrenjtur se torta është e mykur e kishte kthyer atë.

Në ETC nuk ia kishin pranuar sërish produktin e tyre me arsyetimin se ata e kanë shitur me afat.

Përmes kësaj videoje, qytetari u ka bërë thirrje konsumatorëve të tjerë që të kenë kujdes me produktet që blejnë, në mënyrë që të mos përballen me situata të këtilla si ai.

Shikojeni videon: 

Pas gjithë atyre talljeve për rritjen e çmimit të Plazmës, ETC frikësohet se po u mbesin pa shit

Periskopi.com Lajme

Rrjeti i marketeve të ETC’së ka zbritur çmimet e produkteve serbe, nga frika se nuk do të shiten.

Pas vendosjes së taksës 100 % nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë si dhe pas bojkotimit që qytetarët kosovarë po u bëjnë produkteve serbe, kompania e deputetit Ramiz Kelmendi, ka zbritur çmimet.

Në një fotografi nga një prej pikave të ETC’së, shihet se çmimet e ‘Plazmas’, janë zbritur.

Nga 0.89 cent, ato tani mund të blihen me çmim 0.85 cent.

Ndërkohë, ETC e deputetit Kelmendi është një prej marketeve që përmban më së shumti produkte serbe, gjë për të cilën edhe i janë adresuar kritika.

Sidoqoftë deputeti në fjalë, duke folur pas vendimit të Qeverisë për taksën, deklaroi se se nuk i bëjnë përshtypje sulmet për importimin e mallrave nga shteti fqinj, pasi është ‘importues ligjor’, duke lënë të kuptohet se do vazhdojë bashkëpunimin për importim./

Kelmendi: Menaxherët e ETC’së ishin të gatshëm të ma dhuronin veshkën

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur për problemet shëndetësore që ka pasur.

Kelmendi ka thënë në T7, se ka bërë transplantim të veshkës, pas dëmtimit të rëndë të njërës prej tyre.

Ai ka treguar se probleme me veshkë ka pasur prej dekadash, ndërsa pas transplantimit është mirë me shëndet.

Deputeti i LDK’së është pyetur nëse e ka blerë veshkën. “S’kam pasur nevojë”, është përgjigjur ai.

Kelmendi ka thënë se shumë njerëz i janë ofruar për t’ia dhuruar veshkën, përfshirë menaxherë në kompaninë e tij “ETC”, por edhe familjarë.

Në fund, mjekët kanë vlerësuar se veshka e ofruar nga djali i hallës së tij, 52-vjeçar, ka qenë më e përshtatshmja, ka treguar ai.

Ministri i Nismës inspekton ETC-në e Ramiz Kelmendit

Periskopi.com Lajme

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë ditës së sotme ka inspektuar dyqanin afarist “ETC”, ku dërgoi mesazh të qartë se kushdo që i shet pije alkoolike të miturve do të dënohet në bazë të kompetencave që ka inspektorati, ku dënimet përfshijnë si individin, ashtu dhe dyqanet.

“Kjo iniciativë për inspektim do të përfshinë gjitha dyqanet afariste, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Në bazë të urdhëresës që ka hyrë në fuqi dje, gjitha këto dyqane duhet ta respektojnë atë” tha ministri Shala.

Tutje, ai theksoi se përveç pijeve alkoolike, inspektimi përfshin dhe ekspozimin e kutive të duhanit dhe shitjen e tyre personave nën 18 vjeç.

Ndërsa, kryeinspektori i MTI-së tha se nuk kanë kuadro të mjaftueshme të inspektorëve për mbikëqyrje të të gjitha pikave shitëse. Mirëpo, sipas tij, ata do të bashkëpunojnë me inspektorët komunalë.

Deputeti biznesmen injoron gjykatën, nuk i përgjigjet akuzave për vjedhje rryme

Periskopi.com Lajme

Ka dështuar fillimi i shqyrtimit gjyqësor në rastin në të cilin deputeti aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, është duke u ngarkuar me akuza për vjedhje të rrymës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, gjykimi ndaj Kelmendit ka filluar sipas aktakuzës së prokurorisë e cila pretendon se në vitin 2012, kompania ETC, të cilën e drejton Kelmendi, për shkak të dyshimit se  prej datës së pavërtetuar e deri më 30 qershor 2011, ka keqpërdorur energjinë elektrike, duke dëmtuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në shumën prej 22.801.19 euro.

Shkak i shtyrjes së seancës së kësaj të marte ishte mungesa së të akuzuarit Kelmendi.

Gjykatësi Rrustem Begolli, e njoftoi prokurorin Shkelzen Ibrahimi dhe dëshmitarët Sheqri Demiri dhe Hajrullah Pronaj, se në gjykatë, më 10 shtator 2018 është pranuar një shkresë nga përfaqësuesja e ndërmarrjes “ELKOS GROUP”, të cilën e drejton Kelmendi, me të cilën ka kërkuar që të shtyjë këtë seancë, me arsyetimin se i akuzuari në javën e ardhshme do të bëjë një ndërhyrje kirurgjike dhe për këtë duhet të pushojë.

“Me anë të kësaj parashtrese ju njoftoj se i pandehuri Ramiz Kelmendi, javën e ardhshme do ti nënshtrohet operacionit për transplantim jashtë vendit, andaj sipas udhëzimeve të mjekut i duhet të pushoj dhe të përgatitet psiqikisht. Për këtë arsye kërkoj nga Gjykata shtyrjen e seancës së dt.11.09.2018”, thuhet në parashtresën të cilën e ka dorëzuar në gjykatë përfaqësuesja e Elkos Group.

Ndryshe, në prill të këtij viti, pavarësisht se Prokuroria e Apelit, kishte kërkuar që për shkak të parashkrimit absolut të veprës penale, të pushohet procedura ndaj pronarit të kompanisë “Elkos”, njëherësh deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, Gjykata Themelore në Prishtinë, e kishte konfirmuar aktakuzën ndaj tij.

Kjo gjykatë, me aktvendim e kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën e të akuzuarit Kelmendi për hudhjen e aktakuzës dhe pushimin e procedurës ndaj tij të ushtruar kundër ish-Prokurorisë Komunale në Prishtinë si dhe gjithashtu si të pabazuar e kishte vlerësuar edhe kërkesën e Prokurorisë së Apelit për pushimin e procedurës ndaj të akuzuarit Kelmendi.

Sipas aktvendimit të gjykatësit Rrustem Begolli, që e kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se kjo gjykatë ka gjetur se pretendimet e Prokurorisë së Apelit nuk qëndrojnë me arsyetimin se vepra penale “vjedhje e rëndë”, nga neni 253, paragrafi 2, pika 1. lidhur me paragrafin 1 të KPK-së, është e dënueshme nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe bazuar në nenin 90, paragrafi 1, nënparagrafi 4, është pesë vjet nga kryerja e veprës penale së dënueshme më shumë se tre vjet burgim, ndërsa sipas nenit 91, paragrafi 6 të KPK-së “ndjekja penale ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit (ndalesa absolute mbi ndjekjen penale).

“Pas analizimit dhe shqyrtimi të shkresave të lëndës, gjykata ka gjetur se kërkesa e të pandehurit në këtë fazë të procedurës penale për hedhje të aktakuzës nuk mund të aprovohet, për arsye se gjendja faktike për ekzistimin ose jo të veprës penale, do të vërtetohet pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, në të cilin shqyrtim duhet të merren në pyetje dëshmitarët Shaqir Demiri dhe Hajrullah Pllana, punëtorë të KEK-ut, distrikti në Prishtinë”, thuhej në aktvendim.

Gjithashtu, aty thuhet se në procedurën e provave do të bëhet shikimi i disa procesverbaleve, rrjedha e njehsorit të energjisë elektrike aktive, disa raporte, fatura e departamentit të faturimit dhe inkasimit e të tjera.

Sipas këtij aktvendimi, gjykata duhet të konstatojë se kush ka qenë përgjegjës në kohën e kryerjes së veprës penale, pasi që në seancën e dytë, të mbajtur më 23 prill 2018, i akuzuari Ramiz Kelmendi, ka deklaruar se në atë kohë përgjegjës kanë qenë Driton Rrahmani dhe Agron Bajraktari. Për të vërtetuar pretendimin e të akuzuarit, në aktvendim thuhet, se gjykata duhet t’i marrë në pyetje Rrahmanin dhe Bajraktarin.

Prokuroria e Apelit kishte dal kundër ish-Prokurorisë Komunale në Prishtinë, e cila më 12 dhjetor të vitit 2012, kishte ngritur aktakuzë ndaj pronarit të kompanisë “Elkos”, njëherësh deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, i cili akuzohet për vjedhje të rrymës.

Prokurori i kësaj prokurorie, Enver Sokoli, më 22 shkurt të këtij viti, i është drejtuar Gjykatës së Apelit, me propozimin që aktakuza ndaj Ramiz Kelmendit të ndryshohet, të hudhet poshtë dhe të pushohet procedura penale.

Në këtë shkresë të prokurorit, drejtuar Gjykatës së Apelit, që e kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, ky propozim arsyetohej me faktin se në këtë çështje ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale, pasi që nga ngritja e aktakuzës, më 12 dhjetor 2012, e deri te veprimi i parë i gjykatës së shkallës së parë, më 21 dhjetor 2017, kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet.

Kjo Prokurori, siç thuhej në shkresën e saj, konsideronte se në rastin konkret ka ardhur deri te parashkrimi absolut i ndjekjes penale, për të cilën edhe gjykata e shkallës së dytë kujdeset sipas detyrës zyrtare.

“Duke pasur parasysh nenin 106, par1, pika 1.5 të KPRK-së, ndjekja penale nuk mund të ndërmerret nëse ka kaluar 3 vjet nga kryerja e veprës penale, e dënueshme me më shumë se 1 vit burgim, ndërsa neni 107, par8 të KPRK-së, ndjekja penale ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit, meqenëse, dyshohet se vepra penale është kryer deri me datë 30.06.2011, e deri me datën e sotit nuk ka aktgjykim të formës së prerë dhe se prej datës së kryerjes së veprës penale ka kaluar më shumë se 6 vjet, konsideroj se në rastin konkret ka ardhur deri te parashkrimi absolut i ndjekjes penale dhe në këtë mënyrë konsideroj se është shkelur dispozita e ligjit penal, për të cilat shkelje edhe kjo gjykatë kujdeset sipas detyrës zyrtare”, thuhej ndër të tjerash në shkresën e prokurorit të shtetit, Enver Sokoli drejtuar Gjykatës së Apelit.

Kurse, në bazë të vendimit të 26 shkurtit 2018, të Gjykatës së Apelit, që gjithashtu e kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, kjo gjykatë kishte marrë vendim me anë të së cilit kishte aprovuar ankesën e Kelmendit dhe kishte anuluar vendimin e shkallës së parë, duke e kthyer rastin në rivendosje.

Sipas Apelit, shkalla e parë nuk ka dhënë arsyetim bindës, kur ka hedhur poshtë pretendimet e Kelmendit se për akuzën e prokurorisë, nuk është ai përgjegjës, por nëse ka përgjegjësi penale këtë duhet të kenë personat përgjegjës të kompanisë së tij.

“Gjykata e shkallës së parë përkundër asaj që i pandehuri ka paraqitur kërkesë për hudhjen e aktakuzës, me pretendim se për të gjitha pikat e biznesit të tij janë angazhuar personat e autorizuar me kontrata pune, e të cilat sipas të pandehurit duhet të japin përgjegjësi, nëse ka përgjegjësi penale në rastin konkret, e ka refuzuar kërkesën e të pandehurit pa një arsyetim bindës, por vetëm duke konkluduar se për ekzistimin apo jo veprës penale në fjalë do të vërtetohet në shqyrtimin kryesor”, thuhej me tej në vendimin e Apelit.

Sipas Gjykatës së Apelit, veprimet për të cilën akuzohet Kelmendi është një vepër që mund ta kryejnë edhe shumë persona tjerë.

“Kolegji penal i kësaj gjykate, vlerëson se konkludimi i gjykatës së shkallës së parë në rastin
konkret nuk është i drejtë, për shkak se gjykata nuk është lëshuar fare në faktet kyçe që vërtetojnë dyshimin e bazuar mirë nëse është kryer vepra penale e vjedhjes së rënd nga i pandehuri apo jo, sepse sipas dispozitave ligjore veprimet inkriminuese të pretenduara në aktin akuzues janë veprime   që mund t’i kryej çdo person që do të thotë poseduesi i njësorit, mirëpo në rastin konkret nuk përjashtohet mundësia që kryerës i kësaj vepre penale të jetë edhe personi tjetër i cili vepron në interes të shfrytëzuesit të njësorit, pra personi i cili ka autorizim përkatës për përkujdesje në lami të caktuara. Duke pasur parasysh faktin se i pandehuri është pronar i kompanisë “Elkos” përfshin disa pika punuese në tërë territorin e Kosovës, si dhe duke pasur parasysh edhe faktin se nëpër të gjitha pika e tij punuese i ka të angazhuar personat përgjegjës, gjë që ofron edhe prova konkrete në këtë rast dhe atë kontratat e punës, atëherë del se përgjegjës për veprimet e pretenduara inkriminuese mund të bien në barrën e personave përgjegjës të cilët posedojnë kontrata të punës dhe në bazë të kontratave kanë përgjegjësi për punën e tyre, prandaj kjo gjykatë vlerëson se pretendimet ankimore te të pandehurit në këtë drejtim janë të bazuara”, thuhej në vendimin e Apelit, të 26 shkurtit 2018.

Gjykata e Apelit, po ashtu kishte kërkuar nga gjykatësi i rastit që t’i evitojë shkeljet e gjetura nga kjo gjykatë, që të vlerësojë kundërshtimet dhe ankesën e Kelmendit dhe të ketë parasysh propozimin e Prokurorisë së Apelit.

“Ne rivendosje gjyqtari i çështjes duhet t’i eviton shkeljet e theksuara më lartë, të vlerësoj edhe provat e ofruara nga i pandehuri dhe si pas nevojës të ketë parasysh edhe pretendimet tjera ankimore në ankesë, si dhe propozimin e Prokurorit të Prokurorisë së Apelit, e pastaj të merr vendim të drejtë dhe të bazuar konform dispozitave ligjore”, thuhej në përfundim të Gjykatës së Apelit.

Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ishte mbajtur seanca fillestare më 21 dhjetor 2017, dhe shqyrtimi i dytë më 29 janar 2018, në të cilat Kelmendi e kishte mohuar fajësinë dhe kishte kërkuar që gjykatësi Rrustem Begolli ta hedh aktakuzën ndaj tij.

Gjykatësi Begolli, më 29 janar 2018, kishte refuzuar kundërshtimet e Kelmendit dhe në këtë mënyrë kishte konfirmuar aktakuzën.

Sipas arsyetimit të vendimit të Begollit që e kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhej se pas analizimit dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjykata ka gjetur se kërkesa e të pandehurit Kelmendi në këtë fazë të procedurës penale për hudhje të aktakuzës, nuk mund të aprovohet, për arsye se gjendja faktike për ekzistimin ose jo të veprës penale, do të vërtetohet pas shqyrtimit gjyqësor.

Kundër këtij vendimi, Kelmendi i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit me pretendimin se shkalla e parë ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetim të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike dhe shkelje të ligjit penal.

Kelmendi kishte propozuar që Apelit ta ndryshojë vendimin e gjykatësit Begolli dhe ta hedh aktakuzën si të pabazuar.

Kelmendi në kundërshtimet e tij kundër aktakuzës kishte theksuar se e gjitha kjo është shkaktuar nga zyrtarët e KEK-ut, të Distriktit në Prishtinë, me qëllim që atij t’i shkaktohet dëm dhe të njolloset emri i tij.

Ndërkaq, në seancën e shqyrtimit të dytë, prokurori Menduhi Kastrati, i cili e kishte ngritur aktakuzën ndaj Kelmendit, kishte thënë se kundërshtimet e Kelmendit kundër aktakuzës janë të pabaza dhe kishte kërkuar nga gjykatësi Begolli që të refuzojë kundërshtimet e Kelmendit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar parashtresën e të akuzuarit që ka të bëj me kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës. Ne kemi analizuar parashtresën e të akuzuarit dhe në seancën e sotme gojarisht deklarohemi duke e kundërshtuar të njëjtën parashtresë. I akuzuari në parashtresën e tij i ka bashkangjitur disa prova që nuk janë në relevancë, si p.sh ka paraqitur listë me cilën dëshmohet se ka qenë deputet i legjislaturës së 4, pastaj, një kopje të numrit të biznesit, një informacion mbi regjistrimin e biznesit, transaksionet e konsumatorit, të lëshuar nga pala e dëmtuar dhe po ashtu një kontratë pune të një punëtori që punon në kuadër të biznesit të tij”, kishte thënë prokurori Kastrati.

Kastrati kishte deklaruar se aktakuza ka prova të mjaftueshme të bashkëngjitura që vërtetojnë dyshimin e bazuar, me ç’rast i ka kërkuar gjykatës që të vendos me aktvendim për refuzimin e kërkesës për kundërshtim të provave dh hedhjen e aktakuzës.

Sipas aktakuzës së 12 dhjetorit 2012, të cilën gjithashtu e kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, Kelmendi akuzohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”, për shkak të dyshimit se prej datës së pavërtetuar e deri më 30 qershor 2011, kompania “Elkos”, në Fushë Kosovë, pronë e Kelmendit ka bërë keqpërdorim të energjinë elektrike.

Prokuroria pretendon se kur punëtorët e KEK-ut kanë shkuar për të bërë kontrolle në atë kompani kanë hasur se i pandehuri me qëllim të vjedhjes ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar energjinë elektrike, duke mos regjistruar dy të tretat e energjisë, pasi aty janë gjetur dy transformator të rrymës që kanë qenë jashtë matjes, ndërsa një përçues ishte shkëputur nga lidhja.

Në bazë të aktakuzës, me këto veprime, dy të tretat e energjisë elektrike nuk ishte regjistruar, me ç’rast KEK-ut i është shkaktuar dëm në vlerë prej 22.801.19 euro.

Zëvendëskryeministri i ‘sinqertë’ studentëve ua këput shpresat për punësim në sektorin publik

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi ditë më parë ligjëroi para studentëve të Kolegjit “AAB” mbi temën “Rrugëtimi i suksesshëm i një biznesi”.

Periskopi.com Lajme

Kelmendi pasi lavdëroi biznesin e suksesshëm të tij, tha se sektori privat është e ardhmja e vendit, duke ua bërë me dije studentëve se dyert e sektorit publik janë të mbyllura për ta.

Ai kërkoi nga studentët që të studiojnë, mirëpo mos të shpresojnë të hyjnë në punë në Qeveri, ngase siç u shpreh ai vendet në institucione janë plotësuar dhe ka vende vetëm nëse dikush vdes ose shkon në pension të rregullt, shkruan KosovaPost.

“Ju keni me qenë një pjesë e madhe  e njerëzve të sektorit privat. Sektori privat është e ardhmja e Kosovës. Qeveria dhe vendet në institucione janë plotësuar numerikisht dhe ka vende vetëm për ata që vdesin ose shkojnë në pension. Prandaj mos pritni që ka me pasë Qeveria vende pune në të ardhmen për ju, por ju keni me qenë baza e e zhvillimit të Kosovës”, u shpreh Kelmendi para studentëve.

Ja si i mashtron konsumatorët kompania ‘Elkos’ e zëvendëskryeministrit (FOTO)

Rrjeti i supermarketeve ETC që drejtohet nga biznesmeni dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, raportohet se po i mashtron qytetarët.

Periskopi.com Lajme

Kompania Elkos Gropu, me objekt në Ferizaj, i mashtron qytetarët duke promovuar produkte me zbritje çmimi, nga 2.79 euro në 1.99, ndërsa në arkë konsumatorët paguajnë 2.79 euro, pa zbritjen që promovohet.

Lexuesit e “Zeri.info”, kanë dërguar fotografi, të produkteve të cilat kanë dal në aksion me një çmim me të ulet sesa çmimi i produktit, si dhe faturat, ku shihet se pagesa është bërë me çmimin paraprak dhe jo me ata që është në aksion.

Zëvendëskryeministri ua shet qytetarëve mishin pa afat, e vet as nuk flet për ta

Zëvendëskryeministri i sapoemëruar në Qeverinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, nuk ka dashur të flasë për 6 mijë kilogramët e mishit të gjetur pa afat në qendrën tregtare ETC në Pejë dhe Fabrikën e Përpunimit të Mishit “ELKOS” në këtë qytet, ku ai është pronar.

Periskopi.com Lajme

Ka thënë se përgjigjen për këtë duhet marrë në menaxhmentin e kësaj kompanie, shkruan sot Koha Ditore.

“Ajo i përket menaxhmentit të Grupit ELKOS, aty mundesh me ia parashtru këtë pyetje edhe nëse e keni lexuar informatën, ata kanë kthye përgjigje të caktuar për këtë çështje. Prandaj ju falënderoj për pyetje po përgjigjen e gjeni në…(ELKOS v.j.)”, ka thënë Ramiz Kelmendi pas takimit që ka pasur me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Më 1 nëntor, mediat kishin raportuar se Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës kishte asgjësuar në prani edhe të Policisë së Kosovës rreth 6 mijë kilogramë mish pule, peshk e prodhime peshku me afat të skaduar në ETC në Pejë dhe në Fabrikën e përpunimit të mishit “ELKOS në të njëjtin qytet, që nuk i dihej as origjina. Zyrtarët e AUV-it kishin njoftuar se lënda do të shkojë në gjykatë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi që po i helmon qytetarët

Periskopi.com Lajme