Hoxhaj: PDK është kundër shkëmbimit territorial dhe korrigjimit të kufijve

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Kryesisë dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se partia e tij distancohet dhe është qartazi kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një intervistë për Rtv Ora ai mohon që kjo të jetë edhe agjenda e Presidentit Thaçi sikundër në vijimësi është akuzuar nga Kurti dhe Haradinaj.

Këta të fundit sipas tij i kanë fryrë fort kësaj teze pasi kanë dashur ti ikin dialogut me Serbinë dhe të mos marrin përgjegjësi.

“Ne si PDK kemi qenë të qartë, shkëmbimi territorial nuk është një zgjidhje. Në 2020 kjo nuk është axhendë as e presidentit Thaçi dhe e askujt në Kosovë. Por të gjithë ata që i frikësohen dialogut, nuk kanë pasur guxim të marrin përgjegjësi për dialog, qoftë aktualisht kryeministri Kurti apo në të kaluarën kryeministri Haradinaj, me pretekstin se epilogu mund të jetë kjo, kanë bërë përpjekje ti ikin dialogut. Qasja jonë është që ne do të duhet të dialogojmë me Serbinë, do të duhet të negociojmë më të mirën e mundshme për Kosovën, të shohim cili do të jetë rezultati final i marrëveshjes dhe pastaj i takon Kuvendit të Kosovës ti thotë po apo jo një marrëveshje të tillë. Por promovimi i frikës si politikë në raport me dialogun e ka dëmtuar shumë Kosovën”, ka deklaruar Hoxhaj.

Duke e konsideruar Kosovën sovrane dhe të pavarur një trashëgimi politike të PDK, Hoxhaj është i prerë kur thotë se shtetndërtimi i Kosovës duhet të përmbyllet me kufijtë dhe territorin 2008.

“Qëndrimi jonë ka qenë i qartë në 2018, duhet të përmbyllim shtetndërtimin e Kosovës me këta kufij, këtë territor që e kemi filluar në 2008. Është trashëgimi politike e PDK, Kosova sovrane dhe e pavarur. Është në interes të Kosovës që dialogu Kosovë-Serbi të afatizohet, të ketë pritje të matshme, ta nënshkruajmë një marrëveshje dhe të mos blejmë kohë. Arritjet e vonuara të një vendi nuk janë arritje. Nëse Kosova do të anëtarësohet në OKB pas 20 vite të shpalljes së pavarësisë nuk do të ishte ndonjë arritje e mirëfilltë.Nëse marrëveshja nuk është e mirë nuk do të thotë që duhet ta pranojmë. Por dialogu Kosovë-Serbi është si një lloj fundi i historisë së armiqësisë mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan”, ka thënë ai.

Hoxhaj rrëfen një sekret të tij dhe Veselit që askush nuk e ka ditur deri më tani

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka rrëfyer nga jeta e e tij, pjesë interesante, duke treguar edhe një moment kur bashkë me Kadri Veselin.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka rrëfyer pjesë interesate të jetës së tij, kështu edhe ka treguar se si është njohur për herë të parë me Hashim Thacin, presidentin aktual të Kosovës dhe me Kadri Veselin, kryetarin e partisë që ai i takon, PDK-së.

“Unë z.Thaci e njoh nga viti 1987 ose 88, kemi qenë shokë studimesh në Universitetin e Prishtinës, dhe 94 kemi shkuar bashkë në Vjenë për studime. Kam një miqësi të vjetër, pastaj edhe koleg në parti. Po aq gjatë e njoh edhe z. Veseli. Atë e kam takuar përmes Thacit”, ka rrëfyer Hoxhaj.

“Kur kam shkuar në studime në Vjenë, në vitin 1994, në atë kohë nuk ka pasur viza për qytetarët e Maqedonisë dhe unë kam pasur një pasaportë të Jugisllavisë, si të gjithë në atë kohë. Një shok i imi nga Kumanova, na ka dhënë pasaportën e tij, e kemi falsifiku atë pasaportë, dhe me fotografi time kam hyp në anije në Durres dhe kam shkuar në Kopër. Në Kopër, policia sllovene e pa që pasaporta është e falsifikuar dhe vendosën të më kthejnë. Gjithashtu ma kontrolluan edhe cantën dhe aty e kanë që cantën e kisha plot me libra anglisht, serbisht edhe shqip, më pyetën “pse po shkon”, ju tregova që për studime dhe më lëshuan edhe pse ishin të sigurt që pasaporta nuk ishte e imja.”, ka rrëfyer deputetii PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Me po të njëjtën pasaportë në vitin 1994 edhe Kadri Veseli e ka kaluar kufirin për Zvicër, e në atë kohë këtë e bënin shumica e shqiptarëve. Të dy i kam miq, dhe nuk shoh dallime në miqësi me ta”, ka treguar ai në emisionin n’Konak.

Hoxhaj: Nuk ka pasur nepotizëm në MPJ, Konjufca shkarkoi vetëm sa për debat

Periskopi.com Lajme

Enver Hoxhaj, ish ministër i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar shkarkimet të cilat i bëri Ministri në detyrë i MPJ-së, Glauk Konjufca menjëherë pasi erdhi në pushtet.

Në një intervistë emisionin N’Konak, Hoxhaj ka thënë se në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk ka pasur të punësuar me nepotizëm dhe që kanë pasur lidhje familjare mund të kenë qenë vetëm tre ose katër persona.

Sipas nënkryetarit të PDK-së, shkarkimet e Konjufcës janë bërë vetëm që të krijohet debat dhe të tërhiqet vëmendja nga gjërat më të rëndësishme.

“Nuk besoj që ka pas njerëz të cilët përmes afërsisë janë punësuar në Ministrinë e Jashtme, ata njerëz kanë qenë të arsimuar dhe të aftë. Për shembull sa kam qenë unë Ministër kam kërkuar që përveç anglishtes dhe gjermanishtes të dinë edhe një gjuhë tjetër, dhe secili prej tyre e ka plotësuar këtë kërkesë edhe pse ka qenë e vështirë të gjenden”, ka thënë Hoxha.

“Për të mos u marrë me tema tjera kanë shtru debatin në këtë temë.  Prej tyre mund të jenë vetëm 3 ose 4 persona qe kanë lidhje familjare por jo shumica, shumica janë njerëz të mirë dhe shumë profesionalë”, ka thënë ai N’Konak.

Hoxhaj kërkon përgjegjësi nga institucionet për vdekjen e 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve

Periskopi.com Lajme

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.

Hoxhaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme për vdekjen e 26-vjeçarit nga Gjilani.

“Këto institucione është dashur të ofrojnë siguri për të vendosurit aty. Ky rast duhet të zbardhet urgjentisht. Por edhe më urgjentisht duhet të përgjigjen udhëheqësit e këtyre institucioneve.”, ka shkruar Enver Hoxhaj. 

Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e tij.

Statusi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Thellësisht i tronditur dhe i prekur nga vdekja tragjike e djaloshit 26-vjeçar nga Gjilani. Edhe më tragjike bëhet kjo vdekje pasi ka ndodhur në Qendrën e Studentëve, i karantinuar, derisa është dashur të jetë nën përkujdesje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këto institucione është dashur të ofrojnë siguri për të vendosurit aty. Ky rast duhet të zbardhet urgjentisht. Por edhe më urgjentisht duhet të përgjigjen udhëheqësit e këtyre institucioneve.

Ngushëllimet më të thella familjes!

Hoxhaj: Haradinaj e Kurti nuk i besuan dialogut, gënjeshtër deklaratat për marrëveshje të fshehtë

Periskopi.com Lajme

Enver Hoxhaj  i PDK’së sonte në Desku ka thënë se deklaratat për marrëveshje të fshehtë mes Kosovës e Serbisë, janë gënjeshtra, transmeton Periskopi.

Sipas tij, Albin Kurti e Ramush Haradinaj nuk i kanë besuar dialigut, prandaj edhe flasin gjëra të tilla

‘’Ata që sot folin për shkëbmim teritorëesh dhe në ta kaluarën që të mos hiqet taksa, nuk i kanë besu dialogut. Edhe Haradinaj edhe Kurti. Nuk kanë pritur se në dialog do të arrihen rezultate konkrete’’, ka thënë ai.

‘’Vendi mund të ketë parashikueshmëri politike, mund ta dijmë se si duket ky vend, vetëm atëherë kur të udhëheqë PDK

‘’Debati për shhëkmbim territoresh, taksë, është mungesë e vullnetit për të marrë një barrë, sic ka marrë PDK’’/PERISKOPI/

 

 

Hoxhaj: Pakoja e propozuar nga ne, shumë më e mirë se ajo e Qeverisë Kurti

Periskopi.com Lajme

Enver Hoxhaj i PDK’së sonte në Desku ka thënë se pako financiare e propozuar nga partia e tij është shumë më e mirë se sa ajo e Qeverisë në detyrë, transmeton Periskopi.

‘’Atë ditë ku u votu buxheti, është dasht me u mend se cilat masa ekonomike do t ë m und t’i merrte Qeveria për tejkalimin e situatës me pandeminë, të krijohet një fond emergjent për shëndetësinë’’, ka thënë Hoxhaj.

‘’Pakoja jonë  është më e duhur, sepse parasheh rrugë ligjore. Në rrafshin përmbjatësor, shumë më e mirë se sa e ka propozu Qeveria. Shuma është më e madhe’/PERISKOPI/

 

Hoxhaj: Sikur të shpallej gjendja e jashtëzakonshme, numri i të infektuarve do ishte më i ulët

Periskopi.com Lajme

Enver Hoxhaj, deputet dhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se sikur të shpallej gjendja e jashtëzakonshme para pesë javësh në Kosovë atëherë numri i të infektuarve do të ishte më i vogël.

Ai ka lavdëruar mjekët, policinë e shërbyesit e tjerë civilë për luftimin e Covid-19.

“Një punë jashtëzakonisht të mirë kanë bërë mjekët, policia, mësimfhënësit, shërbyesit civilë. IKSHKP-ja, Klinika Infektive kanë treguar se në këtë vend është krijuar një kapacitet i mirëfilltë për të reaguar në situata të tilla”, ka thënë Hoxhaj në KTV. “Në këtë kohë më shumë kanë udhëhequr mjekët. Reagimi mendoj se ka qenë i duhur”.

Sipas tij ka munguar një koncept i menduar mirë.

“Çfarë kanë bërë vendet e tjera është se kanë pasur një koncept afatshkurtër. Dhe mandej kanë bërë plan afatgjatë për pasojat pas pandemisë. E në Kosovë një gjë të tillë nuk e kemi parë. Përkundrazi ka pasur veprime ‘ad-hoc’. Nëse para 5 javësh do të shpallej gjendje e jashtëzakonshme numri i të infektuarve do të ishte më i vogël. E kjo pasi kontakti do të ishte më i vogël. Qëllimi kryesor ka qenë që të mbyllen kufijtë, të kontrollohen njerëzit dhe të menaxhohej më mirë. Së dyti ka teste pak. Nuk ka pas një qasje të menduar mirë”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka shtuar se në kohën kur ka shpërthyer pandemia në disa vende evropiane, ka qenë e lehtë e paraparë që qasja e qeverisë do të duhej të ishte më rigoroze, të shpallej gjendja e jashtëzakonshme dhe do të ishin bërë më shumë teste.

E kjo sipas tij do të bënte që vendi do të niste të hapej, siç është duke bërë tani Austria.

“Nëse do të kishte koordinim të mirë, një qasje të gjithëmbarshme jam i sigurt se numri i të infektuarve do të ishte më i vogël. E vetmja përparësi të mos liberalizimit të vizave ndoshta ishte që të mos kemi shumë lëvizje. E Qeveria ka marrë vendime që i ka kontestuar Kushtetuesja”, ka thënë ai.

Ai thotë se edhe në kohë të pandemisë duhet të respektohen Kushtetuta dhe ligjet.

“Dhe të ruajmë funksionalizimin e shtetit dhe nëse një qeveri ka mungesë të dijes dhe të vizionit. Përkundrazi se si është sjellë Qeveria vetëm në veri të vendit, duke e dorëzuar pushtetin te zyra e Marko Gjuriqit. E me pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia. E dihet se Serbia është kritikuar shumë për raportin e saj me Kinën e Rusinë. Një pjesë e këtyre ndihmave kanë ardhur pranimi i disa testeve”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se testet nga Serbia s’do t’i pranonte.

“Në asnjë situatë ne nuk do t’i pranonim ato teste. Ajo çfarë ka ndodh në veri, nuk kanë qenë raste të izoluara. Nuk do të duhej që përmes pranimit të këtyre teste t’i jepnin Serbisë kredibilitet e prestigj. Mendoj se gabimi i madh është se ja ka ndërruar imazhin Serbisë. Kur një vend i cili ka qenë në qendër të kritikes ndërkombëtare”, ka thënë Hoxhaj.

​Hoxhaj: Reciprociteti dëmton Kosovën dhe do ta bëjë Serbinë të duket viktimë

Periskopi.com Lajme

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka akuzuar Qeverinë në detyrë se me heqjen e taksës 100 për qind ka dëmtuar Kosovën në raport me Serbinë.

Në një shkrim në Facebook, Hoxhaj thotë se heqja e taksës nga ana e kryeministrit në detyrë Albin Kurti nuk sjell asnjë përfitim për Kosovën, me përjashtim të plotësimit të egos së Kurtit dhe krijimit të një situate të rreme në skenën politike në vend të cilën ai synon ta abuzojë politikisht.

Kryeministri dhe qeveria e vetë-dorëzuar përballë sfidave dhe e shkarkuar nga papërgjegjësia e saj, e largoi taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ky vendim është marr me paqartësi politike, pa koordinim me aleatët strategjikë dhe pa ndonjë përfitim ndërkombëtar për Kosovën.

Ideja fillestare e taksës ishte që Serbia të ndalonte fushatën kundër njohjes së Kosovës. Një kushtëzim i tillë nu k është se nuk e kishte përkrahjen amerikane.

Albin Kurti, që nga formimi i qeverisë së re e deri një javë më parë, ka ngurruar të heqë taksën në koordinim me Uashingtonin.

Në vend të kësaj ai provokoi me dashje një krizë politike artificiale që rezultoi më shkarkimin e tij. Vendimin që mori dje në terr të natës dhe në terr të përgjegjësisë për heqjen e taksës, e shoh si provokim, tani në raport me aleatët tanë dhe me të gjitha forcat politike parlamentare në Kosovë.

Një vendim i tillë nuk sjell asgjë në aspektin politik dhe ndërkombëtar për Kosovën, përveç plotësimit të egos së z. Kurti dhe krijimit të një situate të rreme në skenën politike në vend të cilën ai synon ta abuzojë politikisht. Ai mori një vendim politik nga i cili nuk ka fituar asgjë Kosova.

Ai hoqi dorë pa rezultat nga taksa dhe pa koordinim me amerikanët. As nuk e ndali fushatën e Serbisë kundër njohjes së Kosovës, as nuk arriti anëtarësimin në ndonjë organizatë ndërkombëtare dhe asnjë përkushtim nuk e nxori për marrjen e liberalizimit të vizave.

Albin Kurti premtoi të vendosë një reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar. Por ai nuk e bëri këtë. Ai aplikoi një lloj gjysmë reciprociteti të paqartë dhe fiktiv që vetëm do të dëmtojë Kosovën ndërkombëtarisht dhe do ta bëjë Serbinë të duket viktimë.

Pjekuria politike e një qeverie nuk matet me fjalë të forta dhe pëlqime në rrjete sociale.

Ajo ka të bëjë me aftësinë dhe mënyrën për të zgjidhur çështje të caktuara në interes të vendit. Kur situata politike është e ndërlikuar, nuk është në rregull që qeveria e shkarkuar ta komplikojë atë edhe më tej. Por, kjo po ndodhë! Reciprociteti i rrejshëm dhe gjysmak nuk i sjell asgjë Kosovës. Aq më tepër, rrezikon përkrahjen amerikane për Kosovën!

Albin Kurti duhet të ndalë planet e tij egoiste dhe tà « rrezikshme, sidomos në raport me Shtetet e Bashkuara, por edhe me partitë parlamentare në Kosovë. Ato po dëmtojnë pozicionin tonë në bashkësinë ndërkombëtare dhe kohezionin tonë shoqëror dhe demokratik.

Siç kam qenë për heqjen e taksës në fillim, sot jam kundër vendosjes së reciprocitetit!

Enver Hoxhaj për 8 mars: Gratë e Kosovës na e kanë zbardhur fytyrën, të punojmë për barazi

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka uruar gratë në Kosovë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin. Urimit, Hoxhaj ia shtoi një dedikim dhe një fotografi të alpinistes shqiptare, Uta Ibrahimit.

Hoxhaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Shumë punë është bërë, po duhet ende të punojmë të gjithë bashkë, pa dallim gjinie, për më shumë barazi gjinore dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës. Shumë gra të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, na kanë bërë krenarë dhe vazhdojnë të na zbardhin fytyrën.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai, urimit ia bashkangjiti edhe një fjali për alpinisten shqiptare, Uta Ibrahimi, e cila ka ngjitur tashmë majat më të larta të botës.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duhet të kujtojmë të gjithë mundin, sakrificat e luftën e gruas me shekuj për të…

Gepostet von Enver Hoxhaj am Sonntag, 8. März 2020

Hoxhaj, Qeverisë Kurti: Serbia po na godet nëpër botë, ju po merreni me akte populiste

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar rreth lajmit për tërheqjen e njohjes për Republikën e Kosovës nga Sierra Leone. Ai, gjithashtu ka komentuar edhe kërkesën e qeverisë, përkatësisht ministrit të jashtëm, Glauk Konjufca, për largimin e ambasadorëve.

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se derisa Serbia po e godet Kosovën kudo nëpër botë, ministri i jashtëm i Kosovës merret me lista të ambasadorëve.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se në vend se kjo qeveri të merret me arsyet dhe rrethanat e tërheqjes se njohjes nga Sierra Leone dhe me parandalimin e tërheqjeve tjera eventuale, ajo merret me tema fiktive, akte populiste, vendime për efekte elektorale

Deputeti i PDK-së, ka thënë se Qeveria në vazhdimësi po i ik përgjegjësisë së dështimit në politikën e jashtme dhe përgjegjësisë reale për vazhdimin e dialogut.

Hoxhaj, ka thënë se skandalin e sotëm të tërheqjes së njohjes nga Sierra Leone, qeveria e re po e mbulon me kërkesën për tërheqjen e shtatë ambasadorëve.

Statusi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Çfarë është më jetike për vendin? Tërheqja e njohjeve apo tërheqjet e ambasadorëve?

Ministri i jashtëm i Serbisë po godet Kosovën kudo ku mundet nëpër botë. Ministri i jashtëm i Kosovës merret me tema të brendshme dhe me lista të ambasadorëve!

Në vend se kjo qeveri të merret me parandalimin e tërheqjeve tjera eventuale, qeveria e re merret me tema fiktive, akte populiste, vendime për efekte elektorale… dhe në vazhdimësi po i ik përgjegjësisë së dështimit në politiken e jashtme dhe përgjegjësisë reale për vazhdimin e dialogut.

Skandalin e sotëm të tërheqjes së njohjes nga Sierra Leone, qeveria e re po e mbulon me kërkesën për tërheqjen e shtatë ambasadorëve të respektuar e profesional, që i kanë shërbyer gjatë Kosovës.

Politika e jashtme dhe përfaqësimi i Kosovës po rezulton të jetë pika më e dobët e kësaj qeverie. Kemi konfrontimin e drejtpërdrejtë me Amerikën, përkeqësimin e raporteve me Shqipërinë, tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone dhe çuditërisht, shprehjen e vullnetit të mirë ndaj Serbisë.

Politika e jashtme nuk bëhet duke u hakmarrë! Ajo nuk do duhej të reflektojë ndasitë e politikës së brendshme. Kosova duhet të ketë vazhdimësi e përfaqesim unitar në marrëdhenie me jashtë.

Replika mes Hoxhajt dhe Kurtit për dialogun

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se fjalimi i sotëm i kryeministrit, Albin Kurti tregon që ai po dëshiron t’i ikë dialogut me Serbinë. Por që ky i fundit tha se qeveria e udhëhequr nga ai është për dialog, por për dialog të përgatitur mirë dhe me parime.

Në seancën e jashtëzakonshme për taksën, Hoxhaj i tha shefit të ekzekutivit që mos t’i humb edhe dy vite qeverisje të tij me kauzën e taksës.

Hoxhaj i tha Kurtit se ai është në qeveri për të udhëhequr, e jo për të administruar.

“Unë e pash fjalimin tënd në formë të sofistikuar me i thënë jo dialogut. Edhe pse jemi në opozitë po të them që temat duhet t’i marrësh në dorë. Ti nuk je në qeveri për të administruar, por të udhëheqësh”, tha ai.

Në seancën e jashtëzakonshme për taksën, Hoxhaj i tha shefit të ekzekutivit që mos t’i humb edhe dy vite qeverisje të tij me kauzën e taksës.

“Mos t’i humbim edhe dy vjet me taksën, e cila ka qenë e motivuar vetëm për t’i ndal njohjet. Mos e shndërroni në politikë”, tha ai.

Në kundërpërgjigjen e tij, kryeministri Kurti tha se kjo nuk qëndron dhe se ai nuk po ikën dialogut, vetëm se dëshiron që dialogu te jetë i përgatitur mirë.

“Reciprociteti që angazhohemi, edhe si mënyrë e si vlerë, është jo një reciprocitet i kufizuar, por një lloj vizioni gjeometrik. Ai mua, unë atij…fare kjo qeveri nuk i ik dialogut, por jemi për dialog të përgatitur mirë”, tha ai

 

Hoxhaj: Diskursi i Jozef Borrel ishte i dëmshëm për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka thënë se arsyeja kryesore e mungesës së suksesit në dialogun e deritanishëm, nën mbikëqyrjen e BE- së, ka qenë sjellja e Serbisë në raport me Kosovën, dhe jo e kundërta, pasi dialogu ka pasur për qëllim që të normalizohen raportet ndër shtetërore, transmeton Klan Kosova.

“Për ne ka qenë e papranueshme që të dialogojmë me Serbinë në Bruksel ndërkohë që Serbia e godet shtetin e Kosovës nëpërmjet tërheqjeve të njohjeve. Kur kemi parë fakte konkrete në 2018 dhe 2019, e vetmja mundësi ka qenë që ne ta bëjmë një veprim, e cila ka qenë një masë e përkohshme, që ishte vendosja e një tarife ndaj produkteve serbe. Përmes një goditjeje ekonomike ne donim të balanconim një goditje politike nga Serbia”.

Më tej Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës nënvizoi: ”Lidhur me Ballkanin për BE dialogu nuk ka qenë temë prioritare, pasi ka pasur më shumë vëmendje për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë dhe më pas dialogun Kosovë – Serbi. BE është ballafaquar me sfida të mëdha si ndërhyrja ruse në Europën Lindore dhe Juglindore, me ndërhyrjen rusë brenda vendeve europiane etj., por ka pasur edhe tema të tilla të mëdha si qëndrimi ndaj Iranit dhe Koresë, klimës, raportet transatlantike dhe nuk ka pasur vëmendje të madhe ndaj nesh”.

Enver Hoxhaj u ndal edhe në një tjetër dimension politik të ndërmjetësimit aktual nga BE-ja nën drejtimin e Shefit të ri të Politikës së saj të Jashtme Jozef Borrell: “Në negociata varet shumë edhe prej atij që është ndërmjetës, prej personalitetit, karakterit, prej bindjeve dhe prej pritshmërive të tij. Unë kam qenë ithtar që prej emërimit të zotit Borrel të mos i vëmë atij etiketë. Por pas vizitës ai zhvilloi në Prishtinë dhe në Beograd dhe me diskursin që ai pati ai ishte i dëmshëm për Kosovën. Unë mendoj se nëse Borreli është më shumë i shqetësuar se çfarë mendon Rusia dhe Kina, atëherë pyes se cilës janë partnerët strategjikë të BE edhe për temën e dialogut. Ndërsa sjellja e tij në Prishtinë ishte e papranueshme, pasi ai nuk pranoi ta takojë Kryeministrin Haradinaj dhe as mua si anëtar i Zyrës së Kryeministrit”.

Krejt ndryshe u shpreh Enver Hoxhaj për qëndrimin e Uashingtonit ndaj dialogut: ”Angazhimi i zotit Grenel është një lajm pozitiv dhe ka qenë kërkesë e jona. Në shumë takime që amerikanët të angazhohen në dialogun Kosovë Serbi dhe në këndvështrimin tim roli i Ambasadorit Grenell dhe i zotit Mathju Palmer nuk e, përjashtojnë njeri-tjetrin. Meqë dialogu do të jetë një temë bilaterale Kosovë- Serbi, ambasadori Grenel do të luajë rolin e tij ndërsa zoti Palmer mund të ndihmojë duke biseduar me shtete të tjera të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo tregon gjithashtu se SHBA po fokusohen më shumë në Ballkan pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, pas zgjidhjes së emrit të Maqedonisë dhe anëtarësimit të saj në NATO, tani dialogu Kosovë Serbi është temë e vetme që ka mbetur në tavolinë për tu zgjidhur dhe pa një ndërhyrje amerikane kjo është e paimagjinueshme që të zgjidhet. Gjatë këtij viti duket se do të ketë një plan kohor, një axhendë konkrete me tema konkrete, Është jetike për ne që ta mbyllim këtë temë në favor të shtetit të Kosovës, jo për ti bërë favore Serbisë, por është në interesin tonë që ne ta anëtarësojmë Kosovën në OKB”.

Duke qenë më konkret ai shtoi: “Dialogu duhet të ketë shpejtësi të re, duhet të afatizohet, duhet të ketë qëllime të matshme. Marrëveshja ajrore për shembull me Lufthansën është e domosdoshme në disa drejtime: së pari mundëson lëvizjen e lirë të njerëzve, së dyti do t’i japë njohje pasaportës së Kosovës pasi ky është një fluturim ndërkombëtar; së treti ne do ta normalizojmë hapësirën tonë ajrore, pasi e vetmja fushë ku ne nuk kemi sovranitet të mirëfilltë është hapësira ajrore, pasi e kontrollon NATO dhe kjo do të thotë se shumë nga këto përgjegjësi do ti kalojnë Aviacionit Civil të Kosovës. Pra, ne do ta kompletonim sovranitetin tone”.

I pyetur për mundësinë e pjesëmarrjes së PDK-së në grupin e mundshëm negociator për dialogun Kosovë-Serbi Hoxhaj u shpreh se: “Ne duhet të shohim fillimisht se çfarë mendon zoti Kurti për dialogun dhe se çfarë platforme do të parashtrojë në Kuvend dhe se çfarë veprimesh politike do të ndërmarrë. Nëse mendon ta heqësh taksën pa pasur një platformë se çfarë pritje ka qeveria e Kosovës për dialogun do të ishte improvizim, pasi reciprociteti është shumë komplekse. Ne do ta vlerësojmë zotin Kurti në bazë të fakteve dhe jo në bazë të retorikës së tij ditore për dialogun”.

Duke u shprehur për qëndrimin amerikan ndaj dialogut, pas angazhimit të Ambasadorit Grenell ai nënvizoi: “Derisa amerikanët duan që ta mbyllin një temë të tillë ne nga ana jonë duhet të japim maksimumin por sigurisht që duhet parasysh rrethanat konkrete. Jo vetëm arritja e marrëveshjes por ajo që ne e kemi mësuar është zbatimi i marrëveshjeve. Pasi zbatimi i marrëveshjes ndodh në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ne duhet të dimë se si do të sillet Rusia ndaj një marrëveshje të tillë, Kina gjithashtu, pra aktorët globalë. Këto janë çështje që mund t’i mbylle vetëm SHBA pasi ne nuk kemi kapacitete për ta bërë një gjë të tillë.   Unë kam besim të plotë në administratën e Presidentit Trump dhe tek Ambasadori Grenell. Të tjerët mund të kenë perceptime lokale, por unë mendoj që administrate Trump mund të jetë e vendosur për ta mbyllur këtë çështje”.

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës foli edhe për qëndrimin e tij dhe partisë që përfaqëson lidhur me Shengenin Ballkanik. Sipas Enver Hoxhaj: “Unë mendoj se këto tre vitet e fundit ka një qasje të gabuar të disa kolegëve në Prishtinë por edhe të disave në Tiranë kur vjen fjala nëpërmjet komunikimeve nëpër rrjetet sociale pasi bëhen akuza dhe kundër akuza ndaj njeri tjetrit që nuk është një sjellje e dinjitetshme, as për ne në Prishtinë dhe as për vëllezërit tanë në Tiranë. Arsyet tona janë të thjeshta se përse ne jemi kundër Shengenit të Ballkanit: ne nuk duam ta ndajmë sovranitetin shtetëror të Kosovës me Serbinë dhe me Bosnjën të cilat nuk e njohin Kosovën. Unë mendoj se nuk ka pasur konsultime serioze as me ne në Prishtinë. Unë mendoj se edhe Kryeministri Rama nuk mund ta dërgojë ftesën në Prishtinë sikur të ishte një vend I tretë pa ditur ne se cila është në thelb pritshmëria e Shqipërisë nga një proces i tillë. Për sa i përket qarkullimit të kapitalit dhe mallrave këto i rregullon Marrëveshja e CEFTA-s, tek liria e lëvizjes dhe tek lejet e punës , tek njohja e diplomave unë mendoj se çdo shtet duhet të ketë marrëveshje bilaterale. Të gjithë e dimë se çdokush mund ti mbledhë bashkë 4 apo 5 kryeministra, por në fund shtetet duhet të bëjnë marrëveshje dypalëshe. Qarkullimin me karta të identiteti ne e kemi me shumicën e vendeve të rajonit, shkruan Euronews Albania.

Në fund të bisedës duke u ndalur sqaruar qëndrimin ndaj Shengenit Ballkanik, Hoxhaj bëri një krahasim: “Fillimisht në 2016 ka pasur një propozim për një Union Doganor dhe për herë të parë propozimi ka qenë në një gazetë austriake “Die Presse”. Unë kam qenë ministër i Jashtëm dhe e kam ndjekur si çështje dhe e kuptuam se serbët kanë bërë një dokument strategjik, një tip non paper që të hidhet kjo ide në opinionin publik dhe të marrë mbështetje europiane. Ne e kundërshtuam dhe Shqipëria e kundërshtoi në atë kohë. Tema tjetër ka qenë zona e përbashkët ekonomike rajonale dhe tani ka një rikornizim të së njëjtës ide me Minishengenin. Unë gjykoj se Kosova dhe Shqipëria duhet te ulen dhe të bisedojnë shtruar. Deri tani nuk ka pasur shkëmbim serioz mendimesh përveçse nëpër rrjetet sociale”, tha ai për Euronews.

 

Hoxhaj: Kurti të tregojë a është pro apo kundër partneritetit me NATO-n

Periskopi.com Lajme

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili sot e ka quajtur sekret marrëveshjen mes presidentit Hashim Thaçi e NATO-s për FSK-në.

Hoxhaj, përmes shkrimit në Facebook, ka kërkuar nga Kurti të tregojë se a është pro apo kundër partneritetit ne NATO.

Ai, ndër të tjera ka shkruar se asnjë qeveri nuk ka mandat dhe nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO-n dhe Perëndimin.

Postimi i plotë:

Partneriteti i Kosovës me NATO-n është esencial për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës. Asnjë qeveri nuk ka mandat dhe nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO-n dhe Perëndimin. Kushdo që fuqizon këtë partneritet, e ka mandatin nga populli, e jo të kundërtën.

Qeveria duhet të paraqesë një program qeverisës dhe të tregojë përkushtimin ndaj partneritetit me NATO-n dhe aleatët perëndimor. Deri tani ka shenja që kjo qeveri nuk ka njohuri për politikë të jashtme dhe po dëmton marrëdhëniet e Kosovës me perëndimin.

Kryeministri nuk mund të rri neutral. Ai duhet të tregojë a është pro partneritetit me NATO-n që garanton sovranitetin e Kosovës apo kundër. Deri tani në çdo temë për politikë të jashtme ka mbajtur qëndrim neutral. Kryeministrat nuk zgjidhen për neutralitet, por për vendimmarrje. Neutralitet dhe kohë nuk ka në Kosovë.

Enver Hoxhaj i dorëzon detyrën Avdullah Hotit

Periskopi.com Lajme

Enver Hoxhaj i ka dorëzuar detyrën zëvendëskryeministrit të parë, Avdullah Hotit.

Këtë e ka bërë të ditur vet Hoxhaj përmes njëp postimi në Facebook-un e tij.

“Sot i dorëzova detyrën Zevendëskryeministrit Abdullah Hoti. E urova për detyrën e re dhe e informova për punët e kryera dhe ato që e presin”, ka shkruar tashmë ish zëvendëskyreministri i Kosovës Enver Hoxhaj./Periskopi/

Enver Hoxhaj-Albin Kurtit: Mustafa ta bëri mat me dy poteza

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka plan të programit, por ka ekspoze.

Hoxhaj tha se Albin Kurti ka shkelur çdo premtim të dhënë Ndërsa e ka quajtur mashtrues kombëtar dhe mashtrues rajonal.

Hoxhaj i ka kujtuar qëndrimet dhe veprimet e Kurtit sa ishte në opozitë.

“Dje janë mbushur 13 vjet, që kur Ahtisari me 2 shkurt e ka pru Planin për Pavarsinë e Kosovës, që ka qenë fillimi i vështirë i Kosovës, dhe z Kurti dhe VV-ja i lidhën me zingjirë dyert e Kuvendit të Kosovës. Kurti nuk e ka njohur Kushtetutën, këtij flamuri i ka thënë lara-lara, nuk e ka njofto shtetin e Kosovës, ka folur për bashkimin Kombëtar. E sot nuk e tha asnjë fjalë për Bashkimin Kombëtar. Kurti nuk është populist por është një demagog dhe ‘mashtrues kombëtar’. Ka kundërshtuar procesin e dialogut, rezultatet e dialogut dhe ne shpeshherë në këtë sallë kemi pasur gaz lotsjellës dhe dhunë”, tha Hoxhaj.

Ai tha se Isa Mustafa ia bëri Albin Kurtit mat me dy proteza, e  çfarë do t’i bëjë Vuçiqi.

“isa Mustafa ia bëri mat me dy proteza, imagjinoni çfarëdo ti bëjë Vuçiqi këtij”, tha Hoxhaj./Periskopi/

 

Hoxhaj: Nuk e votojmë kurrfarë Qeverie

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës të hënën nuk do e votojë qeverinë Kurtj, dhe në asnjë variant nuk do jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Kështu tha sot për KosovaPress anëtari i kryesisë së PDK-së  Enver Hoxhaj.

Hoxhaj fajtor kryesor për mos krijimin e institucioneve të Kosovës e sheh liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Partia Demokratike e Kosovës është në opozitë, do mbetet në opozitë. Dy orë pasi ka dal rezultati zgjedhor që do mbesim në opozitë dhe do sillemi si opozitë ndaj çdo procesi politik përgjegjësia kryesore për mos formimin e institucioneve i takon Vetëvendosjes dhe zotërit Kurti meqë ai ka marr mandatin dhe në të kaluarën kur PDK i ka fituar zgjedhjet ne kemi marr mandatin dhe kemi krijuar qeverinë… Absolut jo opozita nuk voton një qeveri e cila formohet prej partive tjera politike”, tha Hoxhaj.

Madje ai tha se PDK nuk ka votë as për qeverinë e pakicës. Enver Hoxhaj i cili është edhe zëvendëskryeministër në detyrë i Kosovës ka thënë se Kurti ka mungesë të vullnetit për krijimin të institucioneve të reja të vendit.

“Iu takon partive politike të cilat duhet ta themelojnë qeverinë që ata ta sqarojnë se çka i bie një qeveri e pakicës. Partia Demokratike e Kosovës mbetet në opozitë nuk ka votë prej anës tonë natyrisht për një qeveri të tillë, por përgjegjës kryesor është zotëri Kurti dhe VV të cilët e kanë vendosur vendin në një krizë politike me mungesë vullneti dhe me një mungesë besimi në krijimin e institucioneve të reja”, tha Hoxhaj.

I pyetur se a është e gatshme PDK për zgjedhje, Hoxhaj tha se zgjedhje nuk  do të ketë.

“Qytetarët e Kosovës  nuk kanë zgjedhur më 6 tetor për të pasur përsëri zgjedhje, zgjedhje të reja nuk ka”, tha Hoxhaj.

Nënkryetari i PDK-së ka komentuar edhe vizitën e djeshme në Kosovë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell për cka tha se ai ka bërë gabim që nuk e takoi kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj.

Derisa si gabim të dytë e renditi diskursin politik të Borrell karshi Kosovës.

“Mendoj që zotëri Borrell dje ka bërë shumë gabime gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë. Së pari në formë nuk ka pasur vullnet që të takojë kryeministrin dhe qeverinë e Kosovës . Dhe gabimi i dytë ka qenë diskursi i tij politik i cili ka folur për Kosovën sikurse Kosova të ishte në një gjendje politike para vitit 2008”, deklaroi Hoxhaj.

Hoxhaj në këtë intervistë ka folur edhe për takimin e mbrëmshëm në mes të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me përfaqësues të Listës Serbe.

Sipas tij me këtë takim Kurti tregoi se nuk është lider serioz.

“Zotërinë Kurti asnjëherë se kemi marr seriozisht çfarë ka thënë në të kaluarën dhe sjellja e tij e mbrëmshme dhe takimi i tij me Listën Serbe tregon se nuk ka qenë lider serioz”, tha ai.

Mandatari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka thirrur për ditën e hënën  seancë që të votohet qeveria e re.

Janë  bërë dy muaj që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit por që Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë që doli në këto zgjedhje nuk ka arritur të krijoj qeverinë ndonëse ka zhvilluar takime të shumta me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Pengesë për lidhjen e një marrëveshje në mes VV-së dhe LDK-së është  bërë posti i kryeparlamentarit ku që nga 26 dhjetori është zgjedhur  Glauk Konjufca.

Hoxhaj i PDK-së: Kurti s’ka fuqi shpirtërore e as vullnet për ta formuar Qeverinë

Periskopi.com Lajme

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se në asnjë variant dhe formulë partia e tij nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Hoxhaj ka akuzuar të nominuarin për kryeministër, Albin Kurtin, se nuk ka vullnet politik dhe as fuqi shpirtërore për ta formuar Qeverinë e Kosovës.

“Mendoj që partia e parë e cila ka më së shumti ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe kjo është Vetëvendosja dhe mandatari z. Kurti e kanë përgjegjësinë kryesore për formimin e qeverisë së Kosovës. Ne si PDK kemi fituar të gjitha zgjedhjet nga viti 2007 deri në vitin 2017 dhe ne e dimë që ka qenë detyrë e partisë së parë që të ulet të negocion që të gjejë zgjidhje, të bëjë kompromise me qëllim që vendi realisht të ketë qeveri sa më parë”.

“Por kjo se çfarë po ndodh tregon që përgjegjësinë kryesore e ka VV-ja dhe z. Kurti pasi që ata e kanë marrë konfirmimin prej presidentit si mandatar dhe duket që nuk po gjen as vullnet politik po as fuqi shpirtërore që ta bëjë një zgjidhje me një partner të koalicionit”, ka thënë ai për EO.

Hoxhaj: LVV e LDK kanë një kulturë të ikjes së përgjegjësisë

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar rreth mos marrëveshjeve që po ndodhin në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së për krijimin e qeverisë, ku ka thënë se në mes tyre, përpos mosbesimit, ka edhe një kulturë të ikjes nga përgjegjësia.

Hoxhaj, në televizionin Klan të Maqedonisë Veriore, ka thënë se ngërçi i krijimit të qeverisë në Kosovë po vjen nga partia e parë dhe e dytë, të cilët po kanë një kulturë të ikjes së përgjegjësisë.

“Përpos mosbesimit që kanë partitë që po negociojnë për krijimin e qeverisë, kanë edhe një kulturë të ikjes së përgjegjësisë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka shkuar në zgjedhje për të shkuar sërish në zgjedhje.

“Nuk kemi shkuar në zgjedhje më 6 tetor që të ketë tash sërish zgjedhje. Vendin e presin tema të shpejta, përpos atyre temave të mëdha. Ndër to është edhe miratimi i buxhetit, e që nga 1 marsi mund të hyjmë në krizë të plotë financiare.”, ka thënë Hoxhaj.

Ai gjithashtu, tha se përgjegjësia kryesore për krijimin e qeverisë është e Lëvizjes Vetëvendosje.

Hoxhaj i reagon Daçiqit për lobimin kundër Kosovës

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se fushatat e lobimit serb kundër Kosovës përmes ryshfetit, shitjes së armëve në mënyrë të paligjshme, dhe veprime të ngjashme të këqija, tani u konfirmuan edhe nga Beogradi.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se Serbia është ekspozuar për fushatat e tyre kundër Kosovës, të cilat i kanë bërë përmes ryshfetit dhe veprimeve të paligjshme të tjera.

Ai ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën. Në anën tjetër, kujtojmë kur politikanja serbe, Marinika Tepic, kishte fajësuar Ivica Dacic duke thënë se i ka bërë shumë dëm Beogradit zyrtar kur ka folur rreth asaj se si Serbia po shpenzon miliona për blerjen e çnjohjeve për Kosovën. Ky është shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt:

“U ekspozuan! Fushatat e lobimit serb kundër Kosovës përmes ryshfetit, shitjes së armëve në mënyrë të paligjshme, dhe veprime të ngjashme të këqija tani konfirmohen edhe nga Beogradi. Tipike e regjimeve autoritare si Vuçiqit dhe putrës sovjetike si Daçiç, të cilët vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën.”

Hoxhaj: Vuçiq e Daçiq po e vazhdojnë politikën e Millosheviqit

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic dhe Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e  Sllobodan Millosheviqit karshi Kosovës.

Përmes një reagimi në tëitter, Hoxhaj ka përmendur metodat e përdorura nga Serbia për të blerë çnjohjet e Kosovës.

“ Kampanja lobuese kundër Kosovës përmes ryshfetit dhe shitjes ilegale të armëve, dhe veprimeve të ngjashme të këqija tashmë po konfirmohen edhe prej Beogradit. Tipike për një regjim autoritarist si i Vucicit dhe një piuni sovjetik si Daçiqi, që e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.

Lidhur me lobin serb kundër pavarësisë së Kosovës ka folur sot kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se storiet e treguara në politikania serbe Marinika Tepic rreth asaj se si Serbia ka blerë çnjohjet e Kosovës me para të marra nga biznesmen të ndryshëm dhe nga tregtia e armëve, i kanë bërë shumë dëm Beogradit zyrtar.