Kelmendi: Në biznesin tim ka njeri që paguhet 6 mijë euro – Nga Kosova po ikin edhe punëtorët me 500 euro rrogë

Periskopi.com Lajme

Biznesmeni dhe deputeti i LDK’së, Ramiz Kelmendi ka thënë se është shqetësuese ikja e të rinjve nga Kosova për në vendet e Evropës për një jetë më të mirë – raporton Periskopi.

Kelmendi në Debat Plus në Tv Dukagjini ka thënë se nuk po ikin edhe njerëzit e papunë, por edhe punëtorët që paguhen 400 – 500 euro.

“Efekti vërehet. Njerëzit me rroga 400 – 500 euro e lëshojnë Kosovën për një jetë më të mirë. Këta të punësuarit po e kanë një përvojë dhe një kulturë pune, dhe ata kur po i ushtrohen disiplinës gjermane në punë, ia dalin ma mirë. Po ikin të rinjtë, edhe të punësuar. Kjo vërehet edhe në punësim”, ka thënë Kelmendi.

Përveç punësimit, Kelmendi ka thënë se ikja e popullsisë vërehet edhe në konsum.

“Një ditë një furraxhi më është ankuar se i ka rënë puna. Kjo është rënie e konsumit të drejtpërdrejt dhe të përditshëm. Për me majt nivelin e punëtorit, po duhet me i rrit çmimet. Po duhet me i rrit edhe pagat për me i mbajt punëtorët. Rroga mesatare është 500 euro në biznesin tim.  Shitësit paguhen 350 euro. Në Kompaninë time ka rrogë deri në gjashtë mijë euro”, ka thënë Kelmendi tutje./PERISKOPI

 

Ramiz Kelmendi i largoi nga puna, dhjetëra punëtorë protestojnë para ”Elkos’it”

Periskopi.com Lajme

Mbi 50 punëtorë të kompanisë “Elkos”, pronë e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, kanë protestuar sot në mëngjes për shkak të ndërprerjes së njëanshme të kontratave të punës nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje.

Protesta u mbajt pikërisht në pikën e kompanisë në Zahaq të Pejës.

Esat Demaj, njëri nga punëtorët e larguar, ka thënë se po protestojnë për shkak se janë larguar pa paralajmërim.

“Arsyeja e protestës është shkëputja e kontratës në mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim nga stafi menaxhues dhe na kompania ‘Elkos Grup’. Kjo ka ndodhur para tri ditëve, saktësisht të martën”, tha Demaj.

Ai tregoi se punëtorët e larguar kanë pasur pozita të ndryshme në këtë kompani, ndërsa vetë ishte punëtor sektorist.

Sipas vendimit që ka siguruar KALLXO, arsye e shkëputjes së kontratës për njërin prej punëtorëve të larguar është se i njëjti nuk e ka respektuar orarin e punës dhe se të njëjtin veprim e kishte përsëritur disa herë.

Mbi 50 punëtorë të kompanisë “Elkos”, pronë e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, janw duke protestuar për shkak të ndërprerjes së njëanshme të kontratave të punës nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje.

Protesta po mbahet në pikën e kompanisë në Zahaq të Pejës.

Esat Demaj, njëri nga punëtorët e larguar, ka thënë  se po protestojnë për shkak se janë larguar pa paralajmërim.

“Arsyeja e protestës është shkëputja e kontratës në mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim nga stafi menaxhues dhe na kompania ‘Elkos Grup’. Kjo ka ndodhur para tri ditëve, saktësisht të martën”, tha Demaj për KALLXO.com.

Ai tregoi se punëtorët e larguar kanë pasur pozita të ndryshme në këtë kompani, ndërsa vetë ishte punëtor sektorist.

Sipas vendimit që ka siguruar KALLXO, arsye e shkëputjes së kontratës për njërin prej punëtorëve të larguar është se i njëjti nuk e ka respektuar orarin e punës dhe se të njëjtin veprim e kishte përsëritur disa herë.

“I punësuari F.L. është fajtor për përsëritjen e një keq sjellje më pak serioze ose të shkeljes së detyrimeve dhe atë: mos respektimi i orarit të punës të përcaktuar nga ana e punëdhënësit. Ndaljes së procesit të punës dhe sabotimin e punës për të treten herë. Prishjen e qetësisë në vendin e punës, grupacioneve me punëtorë duke protestuar dhe bllokuar punën, humbjen e kapitalit në vlerë prej 200,00 euro për shkak të refuzimit të punëve dhe detyrimeve punuese. Pengimin ndaj kolegëve tjerë, refuzimin e ftesës për paraqitje në takim me departamentin e resurseve njerëzore pa asnjë arsye, etj…”, thuhet në vendimin për shkëputjen e kontratës së njërit prej punëtorëve të larguar nga puna.

 

 

 

Dështona seanca ndaj Ramiz Kelmendit për vjedhje të rrymës, mungon prokurori

Periskopi.com Lajme

Seanca gjyqësore ndaj deputetit Ramiz Kelmendi  për vjedhje të rrymës, ka dështuar të mbahet sërish. Kësaj rradhe si pasojë e mungesës së prokurorit të çështjes, Shkelzen Ibrahimi.

Mbajtja e seancës gjyqësore për shkak se i akuzuari Ramiz Kelmendi nuk ishte paraqitur në Gjykatë për arsye të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Sipas kësaj aktakuze, Kelmendi me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme që vetit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme nga data e pavërtetuar e deri më 30 qershor 2011, kompania “Elkos”, në Fushë-Kosovë, e cila është pronë e tij, i kanë shkaktuar dëm KEK- ut në vlerë prej 22.801.19 euro.

Kjo pasi që, sipas Prokurorisë, gjatë një kontrolle të bërë në kompaninë “Elkos” nga punëtorët e KEK-ut, kanë vërejtur se Kelmendi me qëllim të vjedhjes e ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar energjinë elektrike.

Në aktakuzë më tej sqarohet se deri tek ky konkludim nga punëtorët e KEK-ut ka ardhur pasi që janë gjetur dy transformatorë të rrymës që kanë qenë jashtë matjes, derisa një përçues ishte shkëputur nga lidhja.

Si rrjedhojë, Prokuroria pretendon se përmes këtyre veprimeve dy të tretat (2/3) e energjisë elektrike nuk ishte regjistruar, me ç‘rast edhe e akuzon Kelmendin me veprën penale të vjedhjes së rëndë.

 

ELKOS ankimon vendimin e AKP-së për dënimin prej 1.300.000 eurosh

Periskopi.com Lajme

Elkos Grup ka vendosur që të ankimojë vendimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit pranë dhimbs së posaçme të Gjykatës Supreme.

Elkos ka njoftuar se që kontesti në mes të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Kompanisë Elkos Group lidhur më ndëshkimet financiare të aplikuara në rastin e Privatizimit te Ndërmarrjes se Re “Famipa” të rishikohet dhe të zgjidhet jashtë ballafaqimit në Gjykata.

“Por, Bordi i Drejtorëve të AKP-së nuk ka qenë i gatshëm për rishqyrtim të vendimit duke i qëndruar kështu prapa vendimit të marrë më 25.06.2018”.

“Elkos Group duke parë që AKP-ja nuk ka qenë e gatshme qe një vendim i tillë të rishikohet, më datë 10.08.2018 ka shfrytëzuar te drejtën e saj ligjore duke ankimuar vendimin në Dhomën e Posaçme te Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Elkos Group do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për të kundërshtuar një vendim të tillë duke mos përjashtuar edhe Gjykatën e Arbitrazhit, pasi që është e bindur që vendimi nuk ka qenë i drejtë dhe i argumentuar, dhe që në fund drejtësia do të jetë në anën e saj”, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga Elkos.

“Elkos Group konsideron që vendimi i marrë nga AKP ka dëmtuar rëndë reputacionin e Kompanisë dhe ekonominë e vendit në përgjithësi, dhe lidhur me këtë Elkos Group do të kërkojë përgjegjësi dhe kompensim për të gjitha dëmet e shkaktuara”.

“Siç edhe ekzistojnë më dhjetëra raste deri më tani kur për shkak të vendimeve jo ligjore dhe papërgjegjësisë së disa zyrtarëve të institucioneve te ndryshme, i janë shkaktuar dëme te mëdha Buxhetit të Republikës se Kosovës”, përfundon komunikata e Elkos.

AKP e kishte dënuar Elkos-in me gjobë prej një milion e 300 mijë euro.

AKP-ja e kishte arsyetuar dënimin me “mospërmbajtje  të kontratës për firmën ‘Famipa’ nga Prizreni.

Vendimi ishte marrë në mbledhjen e bordit të drejtorëve të AKP-së.

Elkos në vitin 2011 kishte blerë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit Fabrikën “Famipa”, një prej ndërmarrjeve më të njohura në kohën e ish-Jugosllavisë.

Oda Ekonomike i del në mbrojtje Ramiz Kelmendit pasi u dënua me 1 milion euro nga AKP’ja

Periskopi.com Lajme

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar pas dënimit që Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka bërë kompanisë “Elkos” në vlerë prej 1 milion e 3 mijë euro, duke thënë se është një goditje që i bëhet një biznesi vendor.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, ka thënë se “Elkos” është një brend që e bën krenare ndërmarrësinë kosovare dhe goditja e kësaj kompanie për revanshe politike është shqetësuese.

Në arsyetimin e saj AKP ka thënë se “Elkos” nuk ka përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ndërmarrjes “Famipa” nga Prizreni, kompani kjo që udhëhiqet nga deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi.

“Është një politizim i skajshëm i qasjes së disa institucioneve dhe agjeniconeve përballë bizneseve, në këtë drejtim nuk i bëhet nder Kosovës dhe nuk i bëhet nderë ardhmërisë së Kosovës në qoftë se vazhdohet me këtë penalizim të kundërshtarëve politik. E pata shumë të vështirë të dal në konferencë për media sepse e lypa vendimin e Agjencionit Kosovar të Privatizimit në bazë të çka është dënuar Elkos Group. Paramendojeni përveç që kanë shpërndarë një informatë në media edhe vet ata që kinse janë të gjobitur nuk kanë vendim. Shumica e asaj që ka ndodhur është paradoksale”, tha ai.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës tha se gjobitja e “Elkosit” e dëmton në imazhin e Kosovës, ku ai tha se kush do të vij të investojë në Kosovë nëse vendi sillet në këtë mënyrë me kompanitë vendore.

Po ashtu, ai tha se ky rast duhet të jetë i fundit që në këtë mënyrë dëmtohet sektori privat.

“Do të jemi me kompaninë Elkos në çdo rrugëtim me të vetmin qëllim që e drejta të triumfojë dhe le të jetë ky rasti i fundit që në këtë mënyrë agresive dëmtohet sektori privat, dëmtohet ndërmarrësia kosovare dhe dëmtohet imazhi dhe ambienti i të bërit biznes në Kosovë. Duhet të ndalet politika nga ekonomia dhe ata që e dëshirojnë dhe investojnë në ardhmërinë e Kosovës duhet ta kuptojnë që nuk është agjenda politike ajo që determinon garancion për stabilitetin ekonomik dhe social, por është sektori privat, është zhvillimi ekonomik dhe ky duhet të jetë orientim i të gjithë neve. Jo gjithmonë kompanitë e tilla të jenë të atakuar dhe të shantazhuara në këtë formë”, tha ai.

Ndërsa, Faton Islami nga Elkos, tha se kompania e tyre ka përmbushur të gjitha detyrimet që janë paraparë në kontratë, e cila është nënshkruar më 2011 dhe për këtë ai tha se kanë dëshmi.

Islami tha se kanë qenë dy detyrime kontraktuale dhe sipas tij të dyja janë plotësuar, ndërkohë që potencoi se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi dhe nëse është e nevojshme edhe në institucionet ndërkombëtare.

“Dy detyrime kontraktuale kanë qenë si pjesë e veçantë e kontratës, ka qenë shtojca B, do të thotë ka qenë ruajtja e aktivitetit për tri vitet e ardhshme dhe ka qenë pajisjet të mos dislokohen. Ne të dyja i kemi përmbushur dhe i kemi të dëshmuara me fatura, me punëtorët që janë paguar, me përpunim e kemi mbajtur aktivitetin dhe jo vetëm tri vjet po kemi vazhduar edhe dy vite mbasi që e kemi pasur debatin. Të gjitha janë të dëshmuara. Me siguri që kemi me ankimu dënimin dhe besoj që në qoftë se duhet me dal edhe jashtë Kosovës me kërkua drejtësinë duhet me kërkua”, tha ai.

Gjoba që AKP i ka dhënë kompanisë “Elkos” është bërë nën arsyetimin se kjo kompani nuk ka përmbushur detyrimet kontaktuale.

Pas dënimit prej 1.3 milionësh, reagon Kelmendi: PDk po më hakmerret, pasi jam larguar nga partia

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, pronar i kompanisë “Elkos Group”, është deklaruar pasi AKP-ja e gjobiti këtë kompani me 1.3 milionë euro. Kelmendi thotë se e dënuan për hakmarrje politike.

I papritur dhe i pavend i duket Ramiz Kelmendit vendimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për ta ndëshkuar kompaninë e tij me 1.3 milion euro për shkak të mospërmbushjeve të detyrimeve kontraktuale pasi ai kishte blerë kompaninë “Famipa”.

Kelmendi ka thënë të kundërtën e asaj që thuhet në vendimin e AKP-së.

“Unë kam plotësuar tri kërkesat që më janë kërkuar me rastin e privatizimit të Famipa-s”, ka thënë Kelmendi.

Arsyeja e dënimit prej mbi 1 milion eurove, deputeti i LDK-së thotë se është kryekëput politike. Ndërrimi i partive, për çka njihet Kelmendi, thotë të jetë arsyeja kryesore e marrjes së dënimit.

“Arsyet pse jam dënuar lidhen me politikën. Ky dënim është hakmarrje politike. Këtë ma ka bërë PDK-ja për shkak se unë jam larguar nga kjo parti. Ata që përgatisin raportet për bordin e AKP-së, janë njerëz të PDK-së”, tha Kelmendi.

AKP-ja e dënon ‘Elkosin’ e Ramiz Kelmendit

Periskopi.com Lajme

AKP e ka dënuar “Elkosin” me gjobë prej 1 milion e 300 mijë euro. Mospërmbajtja e kontratës për firmën “Famipa” nga Prizreni ka qenë arsyeja që ka shtyrë AKP-në të marrë këtë vendim.

Vendimi është marrë në mbledhjen e bordit të drejtorëve të AKP-së.

“Bordi mori vendim lidhur me Ndërmarrjen e Re Famipa me të cilin blerësit i janë shqiptuar ndëshkime financiare me mbi 1,300,000 € për mos përmbushje të detyrimeve kontraktuale” thuhet në njoftimin e AKP-së.

Biznesmeni Kelmendi, që tash është deputet i LDK-së, në vitin 2011 bleu nga Agjencia Kosovare e Privatizimit Fabrikën “Famipa” në Prizren, një prej ndërmarrjeve më të njohura në kohën e ish-Jugosllavisë.

 

Kelmendi lëshohet në deklarata, thotë se Thaçi e pyeti atë për trenin në veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se presidenti Hashim Thaçi i ka kërkuar atij që të sjellë vendimin që Policia e Kosovës të shkojë drejt kufirit për ndaljen e trenit.

Periskopi.com Lajme

“Me Thaçin kam kontaktuar në telefon, ai ka kërkuar nga unë që të sjellë vendimin për lëvizjen e Policisë së Kosovës në drejtim të kufirit”.

Kelmendi ka theksuar se ai e zëvendëson kryeministrin vetëm në pamundësi të zbatimit të funksionit të vet.

“Unë jam zëvendëskryeministër, nëse kryeministri është i sëmurë ose në pamundësi të zbatimit të funksionit të vet”.

“Ne për herë të parë kemi dëgjuar në Këshillin e Sigurisë së Kosovës se treni vjen në Kosovë e s’ka leje fare”.

“Ishte mbledhja ime e parë me përgjegjësi të lartë dhe ishte çështja si ta ndalim trenin dhe iu dhanë instruksionet organave kompetente që ta ndalin trenin”, ka thënë Kelmendi në Zona B.

Ja si i mashtron konsumatorët kompania ‘Elkos’ e zëvendëskryeministrit (FOTO)

Rrjeti i supermarketeve ETC që drejtohet nga biznesmeni dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, raportohet se po i mashtron qytetarët.

Periskopi.com Lajme

Kompania Elkos Gropu, me objekt në Ferizaj, i mashtron qytetarët duke promovuar produkte me zbritje çmimi, nga 2.79 euro në 1.99, ndërsa në arkë konsumatorët paguajnë 2.79 euro, pa zbritjen që promovohet.

Lexuesit e “Zeri.info”, kanë dërguar fotografi, të produkteve të cilat kanë dal në aksion me një çmim me të ulet sesa çmimi i produktit, si dhe faturat, ku shihet se pagesa është bërë me çmimin paraprak dhe jo me ata që është në aksion.

Kelmendi s’ka të ndalur në deklarata: Pas 3 vjetëve asnjë kosovar nuk do të jetë i papunë

Shpejt në Republikën e Kosovës nuk do të ketë asnjë qytetar i cili do të jetë pa punë.

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi thotë se brenda 2-3 vjetëve, në Kosovë nuk do të ekzistojë asnjë njeri i cili nuk do të punoj dhe nuk i ofrohet mundësia të punësohet.

Kelmendi në Rubikon të KTV-së foli rreth pakos së re fiskale të propozuar nga qeveria e Kosovës. Ai theksoi se kjo do të ndikoj në rriten e prodhimtarisë.

“Nëse i lirojmë këto taksa sektori prodhues do të rrit prodhimtarin për rreth 30% se pastaj do ta shohim se sa do të ndikoj kjo në rritjen e vendeve të punës. Po të ishte që unë të vendosi në aspektin administrativ, unë këtë e kisha sjell në vitin e kaluar po meqenëse janë procedura ligjore, unë nuk mund të shkeli ligjin pasi kërkohet procedurë”, ka thënë ai.

Të ardhurat, puna primare e sekondare dhe paga më të larta, Kelmendi tha se çdo qytetar i Kosovës, do t’i gëzoj shumë shpejt.

Zëvendëskryeministri ua shet qytetarëve mishin pa afat, e vet as nuk flet për ta

Zëvendëskryeministri i sapoemëruar në Qeverinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, nuk ka dashur të flasë për 6 mijë kilogramët e mishit të gjetur pa afat në qendrën tregtare ETC në Pejë dhe Fabrikën e Përpunimit të Mishit “ELKOS” në këtë qytet, ku ai është pronar.

Periskopi.com Lajme

Ka thënë se përgjigjen për këtë duhet marrë në menaxhmentin e kësaj kompanie, shkruan sot Koha Ditore.

“Ajo i përket menaxhmentit të Grupit ELKOS, aty mundesh me ia parashtru këtë pyetje edhe nëse e keni lexuar informatën, ata kanë kthye përgjigje të caktuar për këtë çështje. Prandaj ju falënderoj për pyetje po përgjigjen e gjeni në…(ELKOS v.j.)”, ka thënë Ramiz Kelmendi pas takimit që ka pasur me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Më 1 nëntor, mediat kishin raportuar se Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës kishte asgjësuar në prani edhe të Policisë së Kosovës rreth 6 mijë kilogramë mish pule, peshk e prodhime peshku me afat të skaduar në ETC në Pejë dhe në Fabrikën e përpunimit të mishit “ELKOS në të njëjtin qytet, që nuk i dihej as origjina. Zyrtarët e AUV-it kishin njoftuar se lënda do të shkojë në gjykatë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi që po i helmon qytetarët

Periskopi.com Lajme