Xeni vjen me këngë kushtuar Elbasanit

Periskopi.com Showbiz

Ndonëse ka dekada që është pjesë e skenës muzikore, Shkëlzen Jetishi i njohur si Xani vazhdon të jetë aktiv me projekte e koncerte muzikore.

I njohur për hitet që ia fali këngës popullore e qytetare, ai sot do t’vjen edhe me një këngë të re për adhuruesit e muzikës së tij.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes llogarisë së tij Instagram.

Kënga mbanë titullin “Elbansan i bukur” dhe do të lansohet sot në orën 19:00 në kanalin Youtube.

Tri motrat nga Australia, kërkojnë “rrënjët” në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Giovana Motton, Francesca Mills dhe Yvonne Duckitt janë tre motra, të cilat udhëtuan nga Australia për të gjetur rrënjët dhe të afërmit e babait të tyre, në Shqipëri.

Vesel Çereneci u largua nga Elbasani para Çlirimit dhe nuk mundi të kthehej më. Ai u martua me një grua italiane, me të cilën pati 4 fëmijë, tri vajza dhe një djalë. Veseli u nda nga jeta shumë i ri, por vajzat e tij, tashmë zonja të moshuara erdhën në Elbasan për të kërkuar të afërmit e tyre.

“Ne jemi nga Australia dhe kemi ardhur të gjejmë të afërmit nga babai jonë. Ai lindi në Shqipëri, emigroi në Itali, në 1940 dhe në 1946-ën ai u martua me një zonjë të bukur italiane, nënën tonë. Ne gjithmonë e kemi ditur nga vinte babai ynë, çfarë bënte, por ne kurrë nuk kishim njohur të afërmit tanë”, tregon Giovanna.

Vendimin për të ardhur në Shqipëri tre motrat e morën së bashku, sepse diçka mungonte në të kaluarën e tyre dhe jeta pa të nuk do ishte e plotë. Ndërsa Shqipëria ishte dashuri me shikim të parë.

“Ohh e dua Shqipërinë. Mezi pres të kthehem në Australi, t’u tregoj miqve për Shqipërinë. Po përpiqem të gjej fjalët për ta përshkruar. Është e vjetër, e re, interesante, shumë e bukur, është numri një”, thotë Francesca.

“Shpresoj të rikthehem. Do të doja të vija sërish dhe të kaloja më shumë kohë në Shqipëri dhe mbi të gjitha të qëndrojmë në kontakt me të afërmit tanë që tani i kemi këtu, dhe janë plot”, shprehet Giovanna.

Tre motrat do të shkojnë edhe ne Dibër, për të gjetur certifikatën e lindjes së babait të tyre, një dokument që për to ka shumë rëndësi.

“Certifikata e tij do të ishte diçka me të cilën ne të vazhdojmë përpara, do mësojmë për prindërit e tij, sepse nuk dimë asgjë për ta. Dhe ajo letër është trashëgimi për ne dhe fëmijët tanë”, tha Yvonne.

Me po të njëjtën dëshirë ,edhe pjesa tjetër e familjes prej kohësh kërkonte një shenjë nga familjari i tyre Vesel Çereneci, dhe fati deshi që të paktën fëmijët të takohen.

Anglezët blejnë klubin shqiptar

Periskopi.com Sporti

Klubi i Elbasanit tashmë është zyrtarisht pronë e kompanisë angleze “Level Up Sa”.

Para pak çastesh kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, ka firmosur kontratën për shitjen e aksioneve së bashku me përfaqësuesin e firmës angleze, Bradley Videgeon.

“Level Up Sa” është një kompani angleze e regjistruar në Zvicër e cila ka për synim të rikthejë Elbasanin në majat e futbollit shqiptar. Kjo kompani do të zotërojë 100% të aksioneve të klubit.

Më parë përfaqësuesi i saj kishte firmosur kontratën për blerjen e 46% të aksioneve që zotëronte ish-presidenti Arben Laze, ndërsa sot kanë përvetësuar edhe 54% të aksioneve që zotëronte Bashkia e Elbasanit.

Synimi i klubit këtë sezon është të sigurojë ngjitjen në Kategorinë Superiore dhe për të arritur diçka të tillë është bërë një merkato mjaft cilësore.