Federata Angleze akuzon Edinson Cavanin për sjellje raciste

Periskopi.com Sporti

Edinson Cavani është akuzuar zyrtarisht nga FA (Fedarata Angleze) për sjellje raciste për një term të përdorur në profilin e tij në Instagram.

Uruguajani, tashmë lojtar i Manchester United, shkroi “gracias negrito!”, në përgjigjen që i dha një fansi në një histori në Instagram dhe pastaj e fshiu shpejt komentin.

Federata javët e fundit ka kryer hetimet e veta mbi rastin dhe më pas ngriti zyrtarisht akuzën. Cavani tani do të ketë kohë deri në 4 janar për të paraqitur mbrojtjen e tij para organeve të Federatës.

Lojtari, i mbështetur nga klubi i tij, siguroi se ishte një term dashamirës dhe se në Amerikën e Jugut nuk ka një kuptim negativ.

“Jam plotësisht kundër racizmit dhe e fshiva postimin shumë shpejt, sapo m’u shpjegua mund të interpretohet ndryshe. Unë sinqerisht kërkoj falje për këtë,” – tha Cavani në një deklaratë. Por FA ka komunikuar se lojtari akuzohet se ka shkelur një rregullore që ndalon çdo “sjellje të papërshtatshme” në rrjetet sociale, me rrethanën rënduese që i referohet “ngjyrës dhe/ose racës dhe/ose etnisë së një personi tjetër.

Më në fund arrihet marrëveshja: Edinson Cavani do të bëhet lojtar i Man Unitedit [ESPN]

Periskopi.com Sporti

Fansat e Manchester Unitedit kanë qenë në pritje të një transferimi të ri këtë verë.

Pas një sezoni impresiv fushatën e kaluar, kur u kualifikua në Champions League, ndjenja e përgjithshme ishte se skuadra duhej të përforcohej, transmeton Periskopi.

Deri tani, ”Djajt e Kuq” kanë dështuar ta bëjnë këtë, transmeton Periskopi.

Ardhja e vetme është Donny van de Beek dhe holandezi ende nuk ka startuar asnjë ndeshje në Premier League.

Por tash, ”ESPN” raporton se Edinson Cavani ka arritur marrëveshje dy-vjecare me Unitedin dhe do të udhëtojë drejt Mancesterit nesër për teste mjekësore.

33-vjecari ka qenë shumë i lidhur me Atletico Madridin, por duket se ai ka zgjedhur Premier Leaguen si destinacionin e radhës.

Cavani ka qenë një prej sulmuesve më të mirë të gjeneratës, teksa ka shënuar 200 gola në 301 paraqitje për PSG-në në të gjitha garat. /Periskopi.com/

Leeds United nuk po vjen në PL sa për të thënë se ishte: Përgatiet për ardhjen e Cavanit

Periskopi.com Sporti

Leeds United duket se nuk e ka ndërmend të mjaftohet vetëm me promovimin në Premierligë.

Skuadra që drejtohet nga Marcelo Bielsa po shikon për disa transferime që do ta bënin konkurrentë në Premierligë dhe Edinson Cavani është në mesin e emrave që përmenden.

Raportimet e fundit nga ‘The Sun’ bëjnë të ditur se Leeds janë më afër Cavani, pasi Benfica është tërhequr nga gara.

Uruguaiani është pa kontratë aktualisht dhe mund të transferohet si lojtar i lirë.

Por e gjitha varet nga Leeds se çfarë kushte do t’i ofrojë lojtarit.

E kërkoi te Juventusi e Chelsea por pa sukses: Conte më në fund afër të marrë sulmuesin që e dëshiroi gjithmonë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka një mundësi për të nënshkruar me Edinson Cavanin dhe duket se do të provojë deri në fund për ta kthyer këtë në realitet. Tekniku e ka preferuar gjithnjë uruguaianin duke e kërkuar në skuadrat ku trajnonte.

E kërkoi te Juventusi kur sulmuesi ishte te Napoli, e më pas e kërkoi edhe te Chelsea, por Cavani nuk lëvizte nga Parisi. Por, tashmë, 33-vjeçari nuk do të rinovojë me parisienët dhe në verë do të gjejë një tjetër akomodim.

U përfol për një transferim në Spanjë te Atletico Madrid, megjithatë ky plan tashmë duket se është zbehur. Ndaj, Conte do të lëvizë të gjithë gurët për të mbërritur te sulmuesi i preferuar, aq më tepër kur edhe pista Olivier Giroud është zbehur ndjeshëm.

Formacioni me lojtarët që mund të transferohen falas në vitin 2020

Periskopi.com Uncategorized

Vera e vitit 2020 pritet të jetë mjaft e nxehtë, në rast se dritarja e transferimeve vazdhon rrjedhën normale.

Interesant për t’u ndjekur do të jetë tregu i transferimeve, ku një numër i madh i futbollistëve të njohur do të mbesin pa kontrata.

Mario Gotze, Edinson Cavani, Willian, janë vetëm disa prej tyre.

Aq shumë ka lojtarë të mirë që janë në përfundim të kontratave, sa që vendosja e tyre në pozita të caktuara, formon një supe formacion.

Ambiciet e Leedsit me të ‘çmendurin’ Bielsa nuk kanë kufij – u mundua ta transferojnë Ibran e Cavanin

Periskopi.com Sporti

Jo, mungesa e futbollit nuk po ju bën të keni halucinacione. E lexuat si duhet titullin, nuk është se vetëm iu duk… sytë nuk ju gënjyen.

Leeds United e ka shndrruar veten në një klub shumë të përfolur me Marcel Bielsan në krye.

Madje, nëse gjërat do të shkonin sipas planit të pronarit Andrea Radrizzani, kjo skuadër do të ishte mbushur me yje, transmeton Periskopi.

Në një intervistë për “Sky Sport Italia”, ai pranoi se tentoi të bënte lëvizje ambicioze në janar.

Ai vërtet u mundua ta transferonte Zlatan Ibrahimovicin ose Edinson Cavanin…

Ibra ishte agjent i lirë pasi u largua nga LA Galaxy në fund të sezonit në MLS, me veteranin që eventualisht u rikthye te Milani.

“Negociatat kurrë nuk vazhduan. Fola në mënyrë konkrete me Zlatanin. Ai mund të na shtynte drejt Premier Leagues, por vendosi të shkonte te Milani,” tha Radrizzani.

“Ai ishte shumë i sinqertë dhe transparent me mua.

“Unë nuk i kisha diskutuar fare idetë për Cavanin dhe Ibrahimovicin me Bielsan, sepse nuk kishim mbërritur në atë fazë për t’i diskutuar bashkë.

“Bielsa punon me një ekip prej 12 skautësh, ata kanë lojtarët e tyre në secilin afat kalimtar dhe diskutojmë për ta.

“Ne gjithmonë e dimë cilin lloj të lojtarëve e do Bielsa në skuadër dhe Victor Orta është në kontakt të vazhdueshëm me të.” /Periskopi.com/

Cavani jo me çdo kusht në Atletico

Periskopi.com Sporti

Edinson Cavani nuk është duke insistuar që me çdo kusht të kalojë në Atletico Madrid.

Ai nuk do ta detyrojë Paris Saint-Germain që ta lë të lirë për ta kaluar në La Liga, pavarësisht dëshirës së tij që ajo të ndodhë, shkruan Mundo, transmeton Klan Kosova.

Uguruaiani dëshiron që të bashkohet me Diego Simeone, por para kësaj do që t’i respektojë afatet dhe që largimi i tij nga PSG të mos ndodhë pa një pajtueshmëri.

Cavani e pranon se i kërkoi Messit që të rraheshin pas ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Paris Saint Germain Edinson Cavani, u raportua mbrëmë se i kishte lypur “fer” superyllit argjentinas Lionel Messi në ndeshjen e nxehtë miqësore që u zhvillua mbrëmë mes Uruguajit dhe Argjentinës.

Messi me anë të një goli ia doli që ta shpëtonte ekipin e tij nga humbja duke e nxjerrë një barazim prej 2-2.

Edinson Cavani ka konfirmuar se kishte pasur një grindje të ashpër me Messin pas një faulli ndaj këtij të fundit nga ana e mesfushorit Matias Vecino, shkruan Goal, përkthen Periskopi.

Pas një konfrontimi, Ole pretendon se Cavani i ka thënë Messit “A do që të rrihemi?” pas së cilës ylli i Barcelonës ishte përgjigjur: “Kur të duash, kur të duash.”

Në mes të dy lojtarëve kishte ndërhyrë Luis Suarez, bashkëlojtar i Messit te Barcelona.

I pyetur se çka ndodhi pas ndeshjes, Cavani iu tha gazetarëve: “Po [jam grindur, ky është futbolli. Kështu janë derbit. Ky është futbolli.”

Çfarë lajmi për Unitedin e Solskjaer!

Periskopi.com Sporti

Pas Neymar, edhe Edinson Cavani me gjasë nuk do të paraqitet në ndeshjet e Ligës së Kampionëve për PSG ndaj Manchester United.

Sulmuesi uruguajan shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 42′ ndaj Bordeaux nga penalltia, por pak minuta më vonë ai filloi të çalonte.

Me të nisuar pjesa e dytë, trajneri Tuchel e zëvëndësoi atë me Kylian Mbappe, duke e konfirmuar se lëndimi nuk ishte i lehtë, transmeton Periskopi.

Edinson Cavani PSG Bordeaux Ligue 1 09022019

Shenjat e para tregojnë se ai ka një problem me kofshën e tij të djathtë, dhe duhet të pritet diagnoza përfundimtare nëse ai ka nevojë për pushim apo është një lëndim që mund të tejkalohet.

Të martën, ekipi francez udhëton në Angli për t’u takuar me Unitedin, derisa mungesa e Neymar është e padiskutueshme. Tashmë duket se kokëdhimbjet për trajnerin Tuchel kanë filluar, pasi mesa duket edhe Cavani do ta ndjek ndeshjen nga tribuna. /Periskopi/

Reali ofron 70 milionë euro për Cavanin

Periskopi.com Sporti

Real Madridi ka kthyer vëmendjen kah sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, sipas “Diario Gol”.

“Los Blancos” po kërkojnë rival për Karim Benzeman dhe janë të gatshëm të shpenzojnë deri 70 milionë euro për uruguaianin.

Sulmuesi i Lyonit, Mariano Diaz, dhe ai i Bayernit, Robert Lewandowski, janë emrat tjera në listën e kampionëve të Evropës.

 

Thomas Tuchel konfirmon të ardhmen e yllit të PSG-së

Periskopi.com Sporti

Edinson Cavani pritet të qëndrojë te PSG

Sulmuesi uruguain lidhej me një kalim te Real Madridi, por është trajneri i skuadrës parisiene që mohuar një gjë të tillë, shkruan Periskopi.

“Dëshira ime më e zjarrtë është që ai të qëndrojë. Askush nuk më ka thënë asgjë, kështu që unë mendoj se ai do të qëndrojë “, ka thënë Tuchel pas fitores të PSG-së kundër Atletico Madridit.

“Kam biseduar me të[Cavanin] në telefon disa ditë më parë dhe ai nuk tregoi ndonjë interes për t’u larguar nga klubi. Ai mbetet një lojtar kyç për mua,”. /Periskopi/

Reali gjen zëvendësuesin e Ronaldos

Periskopi.com Sporti

Edinson Cavani pritet të jetë zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos te Real Madridi

Ylli portugez u largua nga ‘Los Blancos’ për të kaluar te Juventusi, klub me të cilin ka nënshkruar kontratë deri më 2022, transmeton Periskopi.

Reali është i interesuar që ta sjellë Cavanin si zëvendësues të 33-vjeçarit pasi beson në efikasitetin që uruguaini e ka para portës.

El Matador në 165 ndeshje më PSG-në ka shënuar 116 gola. /Periskopi/
Image result for edinson cavani real madrid

Sa i dobët është Suarez pa Cavanin e tregon kjo statistikë e tmerrshme (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Sulmuesi i Barcelonës duket se nuk ishte sot në ditën e tij më të mirë

Luis Suarez sonte ishte padyshim njëri nga lojtarët më të dobët në ndeshjen Uruguai – Francë.

Sipas statistikave të OPTA’së, sulmuesi nuk ka pasur asnjë prekje të topit në zonën e kundërshtarëve që ndodhi për herë të parë për Uruguain në 13 paraqitje në Botëror.

Po ashtu, Suarez nuk ka realizuar asnjë goditje në këtë ndeshje.

Kjo tregon se sa keq ishte në sulm Suarez dhe sa shumë i mungoi Cavani atij sonte.

Franca në gjysmëfinale | ‘Gjelat’ e mposhtin me lehtësi Uruguajin, Suarez nuk kafshon (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Franca ka shënuar fitore në përballje me Uruguajin në çerekfinalen e parë në kuadër të Kupës së Botës “Russia 2018”, shkruan Periskopi.

Kombëtarja e udhëhequr nga Didier Deschamps arriti që të fitonte 2 me 0, me golat e shënuar nga Raphael Varane në pjesën e parë me kokë, dhe nga Antoine Griezmann pas një gabimi të tmerrshëm të Fernando Musleras.

Edhe Uruguaji u tregua mjaft i rrezikshëm para portës së Hugo Lloris, por nuk ia doli mbanë të shënonte asnjë gol. Suarez nuk bëri kurrfarë impakti në ndeshje, i markuar mjaft mirë nga dyshja e mbrojtjes Samuel Umtiti dhe Raphael Varane. Uruguajit i mungonte mjaft shumë qendërsulmuesi i Paris Saint Germaine, Edinson Cavani.

‘Gjelat’ nuk i kanë mposhtur për 33 vjet rresht uruguajanët, por e bëjnë këtë në një moment shumë vendimtar.

Mbrojtësi francez: Cavani do të shkatërrojë shkencën mjekësore nëse luan kundrejt Francës

Periskopi.com Botërori 2018

Mbrojtësi i Francës, Adil Rami ka thënë se sulmuesi uruguajan Edinson Cavani do të duhet të  “shkatërrojë shkencën mjekësore” që të jetë i gatshëm në përballjen kundrejt Francës.

Cavani e dërgoi në çerekfinale skuadrën e tij pas dy golave që shënoi kundrejt Portugalisë, por nuk arriti të përfundojë gjithë ndeshjen pas një lëndimi që pësoi në pjesën e dytë të takimit.

Rami i cili nuk është pjesë e trajnimeve të Francës pasi vuan nga një lëndim është i bindur se Cavani do të jetë në aksion në stadiumin e Nizhny Novgorodit, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

“Ne jemi duke folur rreth Edinson Cavani, njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe është në formë të madhe në këtë turne, kështu unë mendoj se nuk është keq që ai është lënduar”, tha Rami.

“Kam pasur të njëjtin lloj dëmtimi dhe u desh kohë, u përpoqa të sfidoj shkencën mjekësore, dhe nuk ishte e lehtë. Pra, nëse ai luan kundër nesh, ai do të shkatërrojë shkencën”.

Cavani ka shënuar tre gola në Kupën Botërore dhe ka qenë një prej figurave më të rëndësishme që Uruguay është kualifikuar në çerekfinale.

Ylli i PSG sezonin e kaluar në ligën franceze ka shënuar 40 gola në 48 takime./Periskopi/

Uruguay striker Edinson Cavani is a major doubt to face France due to a hamstring injury

Cavani hit a brace for Uruguay against Portugal but subsequently suffered an injury

 

 

 

Uruguay e konfirmon lëndimin e Cavanit para ndeshjes me Francën

Periskopi.com Botërori 2018

Uruguay është njoftuar për lëndimin e sulmuesit të PSG Edinson Cavani para ndeshjes çerekfinale që do të zhvillojë kundër Francës.

31-vjeçari ishte në dyshim për të luajtur në takimin e së premtes ndaj Portugalisë në stadiumin Nizhny Novgorod pasi ai vuante nga një lëndim në gjurin e djathtë.

Lëndimi bëri që ai të shikonte shokët e tij derisa trajnoeshin në kampin stërvitor, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.

Megjithatë, tashmë stafi zyrtar i Uruguait e ka konfirmuar se ai vuan nga një lëndim në gjurin e djathtë dhe trajtimi shëndetësor kërkon kohë të gjatë.

Uruguay pas një fitore dramatike kundrejt Portugalisë ka siguruar fazën e çerekfinales ku do të ndeshet me Francën./Periskopi/

Cavani nuk e mohon transferimin tek ky klub

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit tek Atletico Madrid.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi në formë i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka nixtur spekulimet rreth të ardhmës se francezit Greizman dhe poashtu të tij.

“Unë do të doja të luaj një ditë me Antoine Griezmann”, tha Cavani. Megjithatë, ai insiston se për momentin nuk është duke e menduar largimin nga kampionët e Francës.

“Unë jam i sigurt për një gjë, do të jap më të mirën për këtë fanellë deri në ditën time të fundit këtu”, theksoi Cavani.

Cavani është duke shkëlqyer në sezon, ai ka realizuar 20 gola në 20 paraqitje për skuadrën franceze. /Periskopi/

Paris Saint-Germain barazon rezultatin (Video)

Paris Saint-Germain ka barazuar rezultatin ndaj Ludogorets.

Periskopi.com Sporti

Ishte sulmuesi Edinson Cavani I cili shwnoi njw perlw tw bukur pwr rezultatin 1-1. Arsenali e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve. /Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=m45he-1iwjo

Ja çfarë dënimi morri Cavani, pas asaj që bëri për Chapecoense

Edinson Cavani gjatë ndeshjes së mbrëmshme në League One, ka shënuar golin e tij të 100-të për PSG.

Periskopi.com Sporti

Ish sulmuesi i Napolit këtë arritje e ka festuar në mënyrë të veçantë, ai zbuloi një fanelë me mbishkrim ‘Forca AFC’ në mbështetje të viktimave të tragjedisë së skuadrës braziliane Chapecoense.

Por, ai u ndëshkua nga gjyqtari me karton të verdhë për shkak se largoi fanelën e PSG, kjo është rregull në fubtoll dhe gjyqtari kishte të drejtë pasi ai ndoqi rregullat.

Vendimi për ndëshkim të Cavanit nuk pritë aspak mirë nga tifozët e futbollit në rrjetin social Twitter, ku reaguan ashpër ndaj gjyqtarit që ndëshkoi Cavanin. /Periskopi/

Emocionale: Ja çka ka bërë Cavani për Chapecoense (Foto)

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka përkujtuar viktimat e tragjedisë së skuadrës braziliane Chapecoense.

Periskopi.com Sporti

Ai këtë e ka bërë pas shënimit të golit, ku kishte një maic me mbishkrim ‘ Forca ACF’. Vlen të theksohet se sonte Cavani ka arritur edhe shfriën e 100 golave për skuadren parisiene. /Periskopi/

cavani
Edinson Cavani, ia dedikojë golin viktimave të Chapeoense