Eden Hazard ‘nuk stërvitet mirë dhe luan video-loja pesë minuta para ndeshjeve’

Periskopi.com Sporti

Eden Hazard luante ‘Mario Kart’ disa minuta para se të vraponte prapa kundërshtarëve dhe të shkëlqente për Chelsean, ka zbuluar Felipe Luis.

Dyshja luajti së bashku në sezonin e vetëm të brazilianit në ‘Stamford Bridge’ më 2014/15, kur edhe ‘Të Kaltërit’ fituan titullin me Jose Mourinhon, transmeton Periskopi.

Hazard, 30-vjeçar, ishte në formë të jashtëzakonshme atë kohë duke shënuar 19 gola dhe duke kontribuar me 13 asistime për skuadrën nga perëndimi i Londrës.

Por mbrojtësi i majtë, Luis mendon se belgu ka mundur të ishte edhe më i mirë nëse do të mundohej më shumë.

Ai u shpreh për ‘Mail’: ”Eden së bashku me Neymar janë lojtarët më të mirë me të cilët kam luajtur përkrah – atje lart me Messin.

”Ai nuk stërvitej mirë, pesë minuta para ndeshjeve ai luante ‘Mario Kart’ në zhveshtore.

”Ai nxehej pa i lidhur tojat e këpucëve fare.

”Por pastaj askush nuk mund t’ia merrte topin. Ai driblonte prapa tre apo katër lojtarëve dhe fitonte ndeshjet e i vetëm.

”Hazard ka kaq shumë talent. Ndoshta atij i mungon paksa ambicia për të thënë ‘do të jem lojtari më i mirë në botë’. Sepse ai mund të jetë.”

Luis, 35-vjeçar, aktivizohej rrallë me Chelsean dhe shpejt u rikthye tek Atletico Madridi. /Periskopi.com/

Lajm i mirë për Real Madridin: Hazard rikthehet në fushë – shihet duke stërvitur

Periskopi.com Sporti

Eden Hazard ka pasur shumë probleme me lëndime këtë sezon me Real Madrid.

 

Belgu është duke kaluar në një periudhë shumë të keqe me lëndime, pasi së fundmi ai u lëndua më 4 shkurt.

Tani është raportuar se ai është rikthyer në fushën e gjelbër dhe po afrohet drejt rikthimit.

Klubi madrilien kishte njoftuar se Hazardi ka dëmtuar kofshën e tij të majtë dhe nuk kishin njoftuar për rikthimin e tij.

Hazard mund të rikthehet në formacionin startues te Los Blancos më 20 shkurt në ndeshjen ndaj Valladolid.

Hazardi dyshohet se ka probleme psikologjike: Chelsea i ofron shpëtimin

Periskopi.com Sporti

Chelsea po e konsideron rikthimin e Eden Hazardit në ‘Stamford Bridge’ gjatë verës, pas problemeve të vazhdueshme të anësorit te Real Madridi.

Hazard, 30-vjecar, siguroi transferimin e ëndrrave të tij në Madrid pas shumë viteve spekulime në verën e vitit 2019, transmeton Periskopi.

Që prej transferimit të tij në Spanjë për 150 milionë euro, belgu – i cili udhëhoqi Chelsean drejt dy titujve të Premier Leagues dhe një titulli në Europa League gjatë shtatë viteve në Londër – ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndime.

Sipas një raporti nga ‘Defensa Central’, Chelsea dëshiron ta ritransferojë Hazardin në verë për një shumë rreth 50 milionë euro.

E njëjta gazetë potencon se ka të tillë në Madrid që besojnë se belgu mund të ketë probleme psikologjike, pas kaq shumë lëndimeve dhe se klubi do ta mbështesë atë nëse i duhet një psikolog.

Ai ka startuar katër nga pesë ndeshjet e fundit të Realit, përfshirë humbjen e së shtunës kundër Levantes, por mungoi në stërvitjen të martën për shkak të një problemi me muskuj, duke vënë në dyshim disponueshmërinë e tij për takimin kundër Huescas, të shtunën.

Përndryshe, Hazard ka shënuar 110 gola për Chelsean në 352 paraqitje kompetitive në të gjitha garat për klubin, prej kur u transferua në perëndim të Londrës nga Lille më 2012.

Mirëpo, që prej kur ka kaluar në ‘Bernabeu’, ai ka shënuar vetëm katër gola në 35 paraqitje për galaktikët. /Periskopi.com/

Vazhdojnë ditët e zeza të Hazardit te Real Madridi, pëson tjetër lëndim serioz

Periskopi.com Sporti

Së fundmi është raportuar se Eden Hazard ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor që do ta mbajë atë një muaj jashtë fushave të gjelbëra.

Sipas Diario AS, është raportuar se ai mund të mungojë tre deri në katër javë edhe pse në fillim nuk dukej diçka serioze.

Belgu nuk mori pjesë në seancën stërvitore që u zhvillua gjatë ditës së djeshme dhe kësisoj menjëherë u raportua për një lëndim të mundshëm të tij.

Hazard ka filluar në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të Madridit, edhe pse në asnjërën prej tyre ai nuk i ka plotësuar 90 minutat e plota.

Hazard shënoi vetëm një gol në 22 paraqitje në sezonin e tij debutues në Spanjë, megjithëse Madridi përfundoi duke fituar titullin e tyre të parë të ligës në tre vjet e fundit./

WOW: Secili gol apo asist i Hazard i kushton Real Madridit 7.812.506 euro

Periskopi.com Sporti

Sipas një studimi të kryer nga faqja e internetit “Salarios de Grandes Futbolistas”, Eden Hazard është futbollisti më pak fitimprurës në La Liga, përcjell Periskopi.

Hazard është më pak fitimprurës në La Liga në lidhje me pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në golat dhe asistet e skuadrës së tij, në raport me pagën që merr.

Nuk është për të parë më pak shifrat që rrjedhin nga secili gol dhe asist, në të cilët ai merr pjesë, pasi secili prej tyre i kushton Real Madridit plot 7.812.506 euro. Sipas portalit të cituar më sipër, Hazard merr një pagë prej 600.000 euro në javë, kështu që, nëse i duhen 269 minuta për një go lose asist, kjo shumë del.

Belgu nuk e ka përjetuar momentin e tij më të mirë në Madrid, si pasojë e dëmtimeve të vazhdueshme, që janë në numër më shumë sesa golat që ka realizuar me fanellën e bardhë.

Hazard ndez fansat me një supergol në stërvitje

Periskopi.com Uncategorized

Sulmuesi belg i Real Madridit, Eden Hazard nuk është duke kaluar një formë të mirë me “mbretërit” për shkak të lëndimeve.

Tifozët e “Los Blancos” kanë pritur shumë për të parë formën e tij më të mirë që nga arritja në Spanjë.

Së fundmi, Eden Hazard ka realizuar një gol të bukur në stilin “rabona”, derisa la të habitur bashkëlojtarët e tij.

Pas goditjes së fuqishme të yllit të Belgjikës, “gardiani” i portës vetëm e shikonte topin derisa futej në rrjetë, pasi mundësi për intervenim nuk ka pasur.

 

Hazard ndez fansat para rikthimit të mërkurën me një supergol në stërvitje

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi belg i Real Madridit, Eden Hazard nuk është duke kaluar një formë të mirë me “mbretërit” për shkak të lëndimeve.

Tifozët e “Los Blancos” kanë pritur shumë për të parë formën e tij më të mirë që nga arritja në Spanjë.

Së fundmi, Eden Hazard ka realizuar një gol të bukur në stilin “rabona”, derisa la të habitur bashkëlojtarët e tij.

Pas goditjes së fuqishme të yllit të Belgjikës, “gardiani” i portës vetëm e shikonte topin derisa futej në rrjetë, pasi mundësi për intervenim nuk ka pasur.

Ndryshe, Real Madridi po i bënë përgatitjet e fundit para duelit të së mërkurës.

Real Madridi do të jetë mysafir i skuadrës së Elches me ndeshjen që fillon nga ora 21:30.

Dalin rezultatet e lëndimit të Hazardit, ja sa do të mungojë belgu

Periskopi.com Sporti

Ylli belg i Real Madridit, Eden Hazard duket se nuk po gjenë paqen në fushë, shkruan Periskopi.

Ylli belg më shumë ka qëndruar jashtë fushave sesa brenda, që nga transferimi te Real Madrid dy vite më parë.

Dhe tani kur mendohej se gjithçka po shkonte mirë për të, në takimin kundër Alaves ai pësoi një tjetër lëndim muskular.

Hazard sapo ka përfunduar rezonancën brenda kampit të Real Madrid, dhe do të jetë së paku për 15 ditë të tjera jashtë fushave.

Madje, është konfirmuar se 29-vjeçari do të mungojë në derbin e Madridit kundër Atleticos më 12 dhjetor.

Kur menduam se Hazardi i vërtetë u rikthye, lëndohet përsëri: Zidane detyrohet ta zëvendësojë kundër Alavesit

Periskopi.com Sporti

Eden Hazardit nuk po i ec te Real Madridi.

Pas humbi pothuajse një sezon të tërë me Los Blancos për shkak të lëndimeve, ylli belg vijon të vuajë edhe këtë edicion me probleme të njëjta, ku mungoi në këtë fillim sezon.

Dhe tani pasi u mendua se gjithçka do të rregullohej, pasi pati një paraqitje të mirë ndaj Interit në mesjavë, Hazard ka pësuar një tjetër lëndim në takimin me Alaves që po zhvillohet aktualisht.

Zinedine Zidane u detyrua ta zëvendësonte atë në minutën e 29-të. Rodrygo u fut në vendin e tij.

Ndryshe, Real Madrid është duke pësuar humbje 0:1 nga Alaves. 

Pas një kohe të gjatë Hazard u kthye mbrëmë nga lëndimi, por sot po ekzaminohet për një dëmtim tjetër

Periskopi.com Sporti

Eden Hazard u kthye në fushë pas një kohe të gjatë dhe mbrëmë ishte titullar kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Por Hazard qëndroi në fushë për vetëm 64 minuta, kështu që ai u zëvendësua sepse u ankua përsëri për lëndim.

Zidane pyeti belgun nëse ishte diçka serioze dhe duke gjykuar nga fakti që Hazard ishte i zhgënjyer, duket se gjërat nuk janë aq naive.

Sot, ai do të shkojë për ekzaminime të hollësishme mjekësore, pas së cilës do të bëhet e qartë se sa i rëndë është dëmtimi i tij dhe sa kohë do të jetë jashtë fushës.

Eden Hazard shënoi gol spektakolar pas 392 ditësh, flet pas ndeshjes – ja kujt ia dedikoi

Periskopi.com Sporti

Belgu, Eden Hazard u rikthye sot në fushë si titullar me Real Madridin, ku edhe shënoi mbase një ndër golat e tij më të bukur, shkruan Periskopi.

Hazard pas ndeshjes falenderoi të gjithë fansat dhe tha se këtë gol ua dedikon atyre.

‘Jam i lumtur që u ktheva në fushë dhe shënova një gol të bukur – ua dedikoj juve”, tha Hazard.

Kujtojmë se, Eden e gjeti rrjetën pas 392 ditësh. /Periskopi

Vazhdon makthi i Hazardit te Real Madridit, nuk luan as në ‘El Clasico’

Periskopi.com Sporti

Ylli i Real Madrid, Eden Hazard nuk do të luajë në derbin e madh me Barcelonën javën e ardhshme, raportojnë mediet spanjolle.

Belgu vazhdon të rehabilitohet nga një dëmtim i muskujve dhe Real Madrid nuk dëshiron ta rrezikojë.

Prioriteti i klubit është rehabilitimi i plotë i Hazardit, kështu që ata do t’i japin atij kohë të mjaftueshme për t’u rikuperuar dhe ai nuk do të ftohet në El Clasico.

Ish-lojtari i Chelseat është duke u rikuperuar nga dëmtimi në stërvitje. Më 29 nëntor të vitit të kaluar, Hazard pësoi një dëmtim, dhe më pas ai nuk arriti të luante vazhdimisht.

Belgu shpesh vuan nga dëmtimet që nga ardhja në Real Madrid, kështu që tani Los Blancos do t’i japin atij kohë më të gjatë për rehabilitim.

Vlera e Eden Hazardit ka rënë për 90 milionë euro që prej kur iu bashkua Real Madridit

Periskopi.com Uncategorized

Të themi se Eden Hazardi ka pasur vështirësi te Real Madridi do të ishte nëndeklaratë.

Ai erdhi në Spanjë 16 muaj më parë, pasi e stabilizoi veten si një prej futbollistëve më të mrië në botë te Chelsea.

Në fakt, shumë besonin se lojtarët e vetëm më të mirë se ai ishin Neymar, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, transmeton Periskopi.

It's not working out for Hazard in Spain

Por gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë me të në ”Bernabeu”.

Hazard është lënduar vazhdimisht, duke humbur 20 ndeshje të Realit mes dhjetorit 2019 dhe majit 2020.

Në total, ai ka munguar në 35 ndeshje për ”Los Blancos”, duke bërë vetëm 22 paraqitje për madrilenët.

Hazard has suffered injuries at Real Madrid

Marrë parasysh startin horrorial të jetës në Madrid, askush nuk do të befasohej nëse vlera e Hazardit në tregun e transferimeve do të binte.

Mirëpo, askush nuk e ka pritur se vlera e tij do të binte kaq shumë. Sipas ”transfermarkt”, vlera aktuale e Hazardit është vetëm 60 milionë euro. Kur u largua nga Chelsea në vitin 2019, ai vlente 150 milionë euro.

Pra, vlera e tij ka rënë për 90 milionë në më pak se një vit e gjysmë. Brutale. /Periskopi.com/

Transferimi 165 milionësh i Hazardit te Real Madridi po shndrrohet në makth, klubi konfirmon lëndimin e radhës

Periskopi.com Sporti

Karriera e Eden Hazardit te Real Madridit po shkon nga keq në tmerr.

Belgu iu bashkua gjigantit spanjoll verën e kaluar nga Chelsea për 165 milionë euro, transmeton Periskopi.

Që prej kur kaloi nga Londra në Real Madrid, Hazard ka vuajtur nga lëndimet të cilat e kanë ndaluar atë të ndërtojë momentum në fanellën e famshme.

Sot, ”Los Blancos” konfirmuan se 29-vjecari ka pësuar një dëmtim tjetër dhe nuk do të luajë deri pas pushimit ndërkombëtar.

Hazard in action for Real Madrid

”Pas testimeve të sotme, Eden Hazard është diagnostifikuar me një dëmtim në muskulin e këmbës së djathtë,” tha klubi përmes një komunikateje.

Ky është lëndimi i katërt serioz i Hazardit që prej kur u transferua në Madrid verën e kaluar dhe fakti se ai ka pasur vetëm 15 lëndime përgjatë tërë karrierës si futbollist është shqetësim serioz për Zinedine Zidanen.

Në përgjithësi, ai ka luajtur në 687 ndeshje për klubin dhe Kombëtaren, teksa ka munguar në vetëm 66 ndeshje për shkak të lëndimit.

Mirëpo, 32 nga këto ndeshje ku ka munguar kanë ardhur pikërisht në fanellën e Real Madridit.

Në 22 paraqitje në të gjitha garat për madrilenët, Hazard ka shënuar vetëm një gol, teksa nuk ka gjetur rrugën e rrjetës që nga 5 tetori i vitit të kaluar.

Në rregull, ai ka kontribuar me shtatë asistime, por a mjafton kjo për një prej transferimeve më të shtrenjta në histori të futbollit? /Periskopi.com/

Kështu po përgatitet Hazard për sezonin e ri

Periskopi.com Sporti

Eden Hazard është duke bërë stërvitje intensive në palestër për të eliminuar peshën e tepërt.

Shefat e Real Madridit që nuk janë të kënaqur me kilogramët e tij, kanë parashikuar që 29-vjeçari duhet të kalojë së paku tri javë në stërvitje në mënyrë që të jetë i gatshëm për lojë.

Belgu e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje, ashtu që i është nënshtruar regjimit të stërvitjeve intensive për të humbur ca kilogramë.

Disa xhirime nga Valdebebas e kanë paraqitur ish-futbollistin e Chelseat duke u stërvitur me disa prej bashkëlojtarëve të tij.

Është hera e dytë që Hazard është kthyer te skuadra e Realit duke mos qen në formën e duhur për të luajtur.

Para një viti, ai kishte pranuar se ka shtuar kilogramë gjatë pushimeve, ndërsa tash i ka ndodhur e njëjta gjë.

Eden Hazard i është bashkuar Real Madridi me mbipeshë për herë të dytë rresht në fillim të sezonit

Periskopi.com Sporti

Sezoni debutues i Eden Hazardit te Real Madridi ishte zhgënjim i madh.

Belgu shënoi vetëm një gol dhe luajti në vetëm 16 ndeshje në ligë, pasi iu bashkua ‘Los Blancos’ për 160 milionë euro.

Një lëndim në kofshë gjatë stërvitjeve shtyu debutimin e tij në ndeshjet kompetitive dhe kur u rikthye në aksion, Hazard nuk ishte lojtari i njejtë si te Chelsea, transmeton Periskopi.

Foto të anësorit shkuan viral duke u dukur mbipeshë para se të fillonte sezoni dhe më vonë ai pranoi se kishte pesë kilogramë më shumë se që duhej.

Pasi i ndodhi kjo në sezonin e parë, sigurisht se do të hamendësonim se ai më nuk do të ndërmerrte të tilla rreziqe për startin e sezonit të tij të dytë në klub.

p1ehsm6m3r148h159v7a31qlulu3d.jpg

Por sipas raporteve nga Spanja, ai u rikthye për parasezonën përsëri mbipeshë.

”ABC” potencon se ai e ka përsëritur gabimin e njejtë për të dytin vit rresht.

29-vjecari e ka frustruar Zinedine Zidanen me gjendjen e tij, teksa ”SPORT” shton se Hazardit tash do t’i duhen dy ose tri javë për të arritur në nivelin e njejtë me bashkëlojtarët e tjerë.

Sa turpëruese.

p1ehsm4ud41mb31mi118qd1u1i1m0bb.jpg

Hazard nuk luajti asnjë minutë për Belgjikën në Ligën e Kombeve, me Roberto Martinezin që tha se ai nuk ishte i gatshëm për lojë.

Kjo ka ngritur pikëpyetje pse Hazard nuk qëndroi në Madrid për të punuar me fizikun e tij.

”Kjo ka nxitur shumë të besojnë se Hazardi nuk po e tregon përkushtimin e duhur për ta rikthyer situatën në favorin e tij në Madrid,” shkruhet në raportin e ”SPORT”. /Periskopi.com/

Zidane: Hazard i gatshëm për Man Cityn

Periskopi.com Sporti

Zinedine Zidane ka dhënë lajme të mira për tifozët e Real Madrid.

Real Madrid kanë një punë tejet të vështirë nesër në ‘Etihad Stadium’, kur synojnë të përmbysin epërsinë 2:1 të Manchester City për të kaluar në fazën tjetër të garave në Ligën e Kampionëve.

Para kësaj ndeshje, Zidane ka treguar se i gatshëm për lojë do të jetë edhe ylli belg, Eden Hazard.

“Është e vërtetë se ai ka pasur disa çrregullime në fundin e sezonit në La Liga, por tani ai është shumë më mirë dhe mendoj se ka vetbesimin e duhur”, ka thënë Zidane.

“Është e vërtetë se të luash çdo dy-tri ditë ka qenë e vështirë për të. Por, ai është mirë dhe, me shpresë, do të vazhdojë pa probleme”, ka shtuar francezi.

Hazard do të ishte një ndihmë e madhe për sulmin e Real Madrid, në një ndeshje ku duhet shënuar së paku dy gola. 

Klauzola gjeniale: Triumfi i Real Madridit me Hazardin, i jep Chelseat ‘infuzion’ për transferimin e Harvetz

Periskopi.com Sporti

Chelsea raportohet se do të marrë “infuzion” deciziv në garën për Kai Harvetz, dhe kjo krejt falë suksesit të Eden Hazardit te Real Madridi.

“Të Kaltërit” thuhet se do të marrin një shumë të majme pasi “Los Blancos” fituan titullin më herët këtë javë, duke i dhënë Frank Lampardit shtytjen financiare që i nevoitet, transmeton Periskopi.

Real Madridi fitoi titullin e parë në ligë që nga edicioni 2016/17, dhe ky ishte lajm fantastik për Chelsean.

“Sportsration” potencon se dy klauzola të ndara ishin përfshirë në kontratën e Hazardit kur u largua nga “Stamford Bridge”.

Chelsea do të përfitonte 15 milionë euro nëse klubi do të kualifikohej në Champions League, gjë që sigurisht se ndodhi.

Ndërsa klauzola tjetër prej 20 milionë eurove ishte përfshirë nëse Real Madridi fiton La Ligan, gjë që poashtu ndodhi.

Kështu që, këto 35 milionë euro besohet se klubi do t’i investojë për t’i siguruar shërbimet e Harvetz. /Periskopi.com/

Hazard feston titullin para kohe, dhuratë vetes Lamborghini gjysmë milioni

Periskopi.com Sporti

Në sezonin e tij të parë me Real Madrid, Eden Hazard do të fitojë me shumë mundësi La Liga. Jo keq për fantazistin belg që erdhi nga Chelsea verën e kaluar. Një vit shumë i veçantë jetuar mes polemikave, që kanë ardhur për formën e tij fizike, e dëmtimeve.

Sidoqoftë ka kohë për tu përmirësuar e për të vazhduar të fitojë. E ndoshta, 29 vjecari pikërisht për të festuar suksesin e parë i ka bërë vetes një dhuratë… të denjë për kurorëzimin e afërm si kampion i Spanjës. Në fakt, ashtu si tregojnë imazhet e publikuara nga defensacentral.com e nga AS, Hazard i ka blerë vetes një makinë prej… gjysëm milioni euro.

Belgu mbërriti në orët e kaluara në Valdebebas me një Lamborghini Aventador SVJ. Një makinë speciale e me kosto të ndaluar për këdo, por natyrisht jo për të. Hazard ka shpenzuar rreth gjysëm milioni euro për të siguruar një nga 63 modelet e prodhuara të makinës, duke e shtuar në garazhdin e tij të luksit ku qendrojnë makina si Audi Q8, RS4 Avant, A5 e R8 V10 Plus, BMW X6, Range Rover Sport, Nissan LEAF e GT-R, Aston Martin Vanquish, Mercedes-Benz Classe C e njw Mercedes-AMG GT R.

E fundit e ardhur është një bukuri që mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 350 km/h. Një dhuratë e bukur për titullin në Liga, që mund të mbërrijë që të enjten e ardhshme në ndeshjen kundër Villarreal.

Hazard i bën vetës dhuratë një veturë superluksoze – ja sa i kushtoi

Periskopi.com Sporti

Hazard mbase, në sezonin e tij të parë me fanellën e Real Madridit, mund të ketë pasur probleme shkaku i lëndimeve, por ka shumë mundësi që sulmuesi belg ta fitojë La Ligën me ekipin e tij, përcjell Periskopi.

Dhe, 29-vjeçari duket se ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë për suksesin e ardhshëm si kampion i Spanjës.

Belgu ka zbuluar një makinë më vlerë 500 mijë euro, një shumë kjo marramendëse për këdo, por jo edhe për atë.

Shihni veturën më poshtë. /Periskopi