Arrestohet 60-vjeçari, dyshohet se përdhunoi një të mitur me aftësi të kufizuara

Periskopi.com Lajme

Një 60-vjeçar, banues në Lezhë ka rënë në pranga pasi ka ngacmuar një të mitur me aftësi të kufizuara.

Po kështu, dyshohet se shtetasi me iniciale V.N mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, në momentin e arrestimin nga Policia, ky shtetas ka qenë duke drejtuar mjetin e tij , ku ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur./TCh/

E mitura rrahu vëllain 6 vjeçar, arrestohet

Periskopi.com Lajme

Një vajzë e mitur është arrestuar në Prishtinë për shkak të dyshimit se para dy- tri ditëve e kishte rrahur vëllain e saj të moshës 6 vjeç.

Arrestimi u bë pasi për këtë rast babai ka prezantuar një video incizim.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Flasin familjarët e të miturës nga Fushë-Kosova që u rrëmbye bashkë me të bijën

Periskopi.com Lajme

Një 17-vjeçare nga Fushë-Kosova është rrëmbyer dje së bashku me të bijën e saj. Familjarët e saj dyshojnë se e njëjta u rrëmbye nga familja e ish-burrit të saj, të cilët jetojnë në Shqipëri. Të njëjtit thonë se ishin ndarë kohë më parë derisa rasti po hetohet nga policia e Kosovës.

Një e re 17-vjeçare dyshohet se u rrëmbye bashkë me të bijën nga familja e ish-burrit që jeton në Shqipëri

Në këtë rrugë, të premten pasdite dyshohet se 17-vjeçarja Z.SH bashkë me vajzën e saj u rrëmbye nga disa persona.

Rastin e lajmëroi në polici të njëjtën ditë, babai i vajzës Arbi Shabani i cili jetonte me bijën dhe mbesën e tij në rrugën Nënë Tereza në Fushë Kosovë.

Familjarët, të cilët nuk u deklaruan para kamerës së televizionit, thanë se dyshojnë në familjen e ish burrit të 17-vjeçares.

E njëjta ishte martuar me një person nga fshati Sukth në Shqipëri, afër qytetit të Durrësit.

Më të njëjtin, kohë më parë kishte ndarë rrugët. Shkak i ndarjes sipas të afërmeve të saj ishin mospajtimet me familjen e ish-burrit.

E të shtunën, vazhdoi puna e Policisë në Stacionin e Fushë Kosovës në lidhje me këtë rast.

Prapa kamerave, hetues në këtë stacion pranuan për Televizionin se po kryejnë hetimet e nevojshme.

Rasti i vajzës, që dyshohet të jetë rrëmbim është konfirmuar edhe në raportin 24 orësh të policisë.

Ndryshe, familjarët i thanë televizionit se besojnë që 17-vjeçarja me vajzën tashmë kanë kaluar kufirin me Shqipërinë, dhe nuk janë më në territorin e Kosovës.

Detaje të reja rreth gjykimit në rastin e abuzimit me të miturën nga Drenasi

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore në Prishtinë, javën që lamë pas ngriti aktakuzë kundër 6 personave për abuzim seksual të një vajze të mitur nga Drenasi.

Rastin e Drenasit, në duar do ta ketë gjykatësja Elife Uka.

Dhe sipas Gjykatës themelore të Prishtinës, po e njëjta duhet të thërras seancën e parë gjyqësore deri më datën 30 nëntor.

Gjykata Themelore ka caktuar gjykatësen Elife Ukën në rastin e keqpërdorimit seksual të së miturës nga Drenasi.

Janë bërë më shumë se 9 muaj prej kur skandali i abuzimit seksual të një vajze të mitur nga Drenasi u bë publik.

E më 30 tetor të këtij viti Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë kundër 6 personave.

Të gjithë këta u akuzuan për veprën penale keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.

E po të njëjtën ditë, kjo aktakuzë është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në një përgjigje për Televizionin, Mirlinda Gashi nga zyra për informim e Gjykatës ka konfirmuar se është caktuar tashmë gjyqtarja e rastit.

“Ju informojmë se Aktakuza në fjalë ka ardhë në gjykatë dhe është regjistruar më datën 30 tetor 2019. Kjo lëndë i është ndarë gjyqtares Elife Uka. Rasti do të procedohet sipas radhës së arritjes në gjykatë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

E bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, deri më 30 nëntor, gjykatësja e rastit duhet ta thërras seancën për shqyrtimin e parë gjyqësor.

Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se kështu është i rregulluar afati ligjor, ani pse një praktikë e tillë e respektimit të afateve rrallë respektohet nga gjykatësit.

Sipas tij, gjykatësit në vend, në 98% të rasteve nuk respektojnë afatet ligjore për procesin e gjykimit. Por ai thotë se në rastin në fjalë, për shkak të presionit publik Gjykata pritet të zbatojë këto afate.

Ndryshe, në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore 3 mësimdhënës, një avokat, një rreshter dhe një zyrtar i Qendrës për Punë Sociale në Drenas akuzohen për keqpërdorim seksual të një të miture.

 

E mitura nga Drenasi tregon për raportin që kishte me gjashtë zyrtarët

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për përfshirje në ngacmim seksual ndaj të miturës nga Drenasi. A.G., nxënëse e klasës së 10-të në shkollën e  mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, fillimisht u ballafaqua me ngacmim seksual nga profesori i informatikës, Shkëlzen Xhekaj. Asokohe 16 vjeçare, e mitura u detyrua që në veturën e profesorit ta humbiste virgjërinë. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka hartuar akuzën e rastit “Drenasi”, ku ngarkon me aktakuzë gjashtë persona të përfshirë në rastin seksual me të miturën.

Me akuzë janë të ngarkuar:  Shkëlzen Xhekaj, 40 vjeç, profesor i lëndës Teknologji Informative në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, Vesel Veseli, 49 vjeç, Rreshter Policor në Stacionin Policor Drenas, Gazmend Halilaj, 37 vjeç, avokat, Fatmir Caraku, 59 vjeç, profesor i Artit Figurativ, Ibrahim Rexhepi, 59 vjeç, profesor i lëndës Edukatë Qytetare në shkollën e mesme në Drenas dhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale Hysen Hoxha, 58 vjeç.

A.G., në prokurori ka dhënë deklaratën e saj ku rrëfen afërsinë me tre profesorët, policin, avokatin dhe punëtorin e QPS-së.

Profesori kishte filluar ngacmimet në objektin shkollor, me pas në rrjetin social Facebook, pas kësaj e ka ftuar të dalin me veturën e tij, ku e kryen marrëdhënien e parë seksuale, e më pas kanë përfunduar në hotel.

“…për herë të parë me u takuar me të, ka qenë nja një muaj e gjysmë pasi ka filluar viti shkollor në vitin 2016 dhe jemi takuar tek autolarja që gjendet në fshatin tonë. Ai ka ardhur me veturë që ka qenë e tipit” Opel Corsa”,ngjyrë hiri,me targa të regjistrimit 01-***-HL,unë fillimisht kam dashur me u ul përpara,por ai më ka thanë ulu mbrapa. Ai më ka thanë se vetëm po shëtisim pak me veturë. Kemi shkuar tek stadiumi i futbollit “Rexhep  Rexhepi” në një pjesë në fund ku ka pak qarkullim të njerëzve, ka qenë mbrëmje, aty e ka ndal veturën, pa  dal  jashtë veture ka kaluar në pjesën e pasme ku isha unë,menjëherë ka filluar të më prek dhe të më puth, m’i ka zhveshur teshat, njëherë poshtë e pastaj edhe lartë  dhe mu ka hedhur sipër, më ka thanë hapi këmbët, mua më ka lëshuar fuqia, pastaj është zhvesh edhe ai i tëri dhe ka filluar të ketë marrëdhënie seksuale, edhe pse unë i thash jo dhe nuk po mundem, sepse kjo ishte edhe hera e parë që unë kam pasur marrëdhënie seksuale,por ai ka vazhduar derisa e ka kryer duke më thanë hajt se të men, të kalon, dhe pasi ai akt seksual nuk ka zgjatur shumë, unë kam filluar të vishem dhe kam vërejt se kam pasur gjakderdhje dhe i thash se ma humbe virgjinitetin,  ai më tha hajt se nuk është gajle dhe më tha se shumë e fort qenke”, ka deklaruar para prokurorisë A.G.

Ajo më pas thotë se e ka mbajtur të fsheh gjithë skenën dhe lidhjen një vjeçare me profesorin, me të cilin ka pasur marrëdhënie aktive seksuale nganjëherë me mbrojtje e nganjëherë pa to.

“Pasi që unë virgjinitetin e kam humbur nga profesori në fjalë, kam menduar se ma nuk më merr kush, por ai më ka premtuar se rrugët tona do të qelën edhe pse unë dikur e pata kuptuar se ai është i martuar. Më kujtohet se gjatë shtatorit të vitit 2017, në telefon më ka ftuar gruaja e profesorit, M, kur jemi takuar ka qenë edhe profesori aty dhe unë i kam thanë asaj se ky ma ka shkatërruar jetën, kurse ai më pat thanë “ se kam me të shti në dhe”, arsyeja që ata më kanë thirr ka qenë se e kishin kuptuar që unë kam vendosur me i lajmëruar në polici, sepse paraprakisht  Shkelzeni  më pat  thanë se “po e ndërpremë lidhjen”, ka thënë më pas ajo.

Kur rastin e ka lajmëruar në polici, A.G., e ka lajmëruar edhe familjen e  saj për rastin e profesorit, ku sipas saj, ata i kanë ofruar mbështetje.

“Atë ditë që e kam lajmëruar rastin në polici, unë e kam lajmëruar edhe familjen time se Shkelzeni më ka shfrytëzuar më ka keqpërdor,më ka mashtruar,më ka thanë se të marrë dhe për këtë qëllim edhe e kam lajmëruar në polici, ku familja më ka përkrah duke më thanë se mirë ja ke bë”, ka thënë ajo para prokurorëve.

Me të lajmëruar rastin në polici, profesori i ka shkruar viktimës duke i thënë të shkojë ta heq deklaratën “se po martohemi”.

“Më kujtohet thotë e dëmtuara se dikund kah muaji korrik pasi kemi pasur  marrëdhënie  seksuale  dhe profesori e ka qit spermën brenda ,ma ka jap një hap me e pi që ishte për me parandalua shtatzëninë,atëherë mua mu pat lëshua gjakderdhje dhe dhembje e madhe. Unë kam qenë disa herë në shtëpinë e  Shkelzenit  dhe thotë  se  marrëdhënie  seksuale,  kemi pasur edhe në dhomën e fjetjes së tij,gjithashtu  thotë se  me profesorin kam pasur edhe marrëdhënie seksuale orale,por jo edhe anale,me të njëjtin kanë pasur vetëm foto normale,por jo edhe duke bërë marrëdhënie seksuale”, ka deklaruar ajo.

Ende pa e mbyllur një plagë, e dëmtuara përballët më një person tjetër zyrtarë që në kohen kur ajo po përballej me një traumë shfaqet gjoja për ta ndihmuar.

Vesel Veseli është i përfshiri i dytë në rastin e të miturës. Polici vajzën e ka njohur në kohen kur po jepte deklaratë lidhur me profesorin. Sa ishin në stacion Veseli kishte ndërhyrë duke i thënë vajzës “çka ke lakmuar në të” (fjala është në profesorin).

Teksa kishte përfunduar deklaratën Veseli me veturë të policisë së bashku me një koleg tjetër polic e përcjellin për në shtëpi të miturën. “Gjatë rrugës Veseli më ka thanë nuk paska pas faj profesori.”

Kontaktin e parë përmes rrjetit social Facebook e dëmtuara thotë se e ka bërë ajo, pasi profesori pas deklaratës së saj në polici kishte filluar të postoi fotografi në Viber.

“Unë nëpërmes facebookut  e  kam kontaktuar Veselin  dhe  i kam kërkuar ndihmë dhe i njëjti më pat thanë se nuk e di njëherë çka me të thanë. E dijë se i njëjti ma pat kërkuar  edhe  numrin  e  telefonit  dhe  unë  i  pata thanë jo,por ai më tha: okej se unë e gjej për dy minuta në rast dhe sigurisht aty edhe e ka marrë,sepse filloj me më thirr në telefon,unë disa herë ja kam ndërpre lidhjen,pastaj ai filloj të më shkruaj edhe në facebook.Pastaj, ka filluar të më kërkoj të dal edhe të takohemi,unë fillimisht e pata refuzuar,por ai filloj të vij edhe tek shtëpia ime në afërsi,zakonisht ka ardhur në orët e mbrëmjes dhe më ka shkruar që të dal dhe të takohemi dhe unë nga frika se po e hetojnë familjarët e mi dhe po ndodh diçka ma keq, kam vendosur dhe kam dal, jam takuar me  te”, thotë ajo për policin Veseli.

Që daljen e parë Veseli ka vendosur që të shkojnë në një hotel për të kryer marrëdhënie seksuale.

“E dijë që ka qenë mbrëmje dhe jam takuar tek autolarja që gjendet afër shtëpisë time,ai kishte qenë me veturën e tij Mercedes,unë kam hyrë në veturë jam ulur në karrigen e parë dhe fillimisht më ka thanë se mos ki frik se vetëm po shëtisim dhe kemi vazhduar për në Suharekë, ku edhe jemi vendosur në motel “ Celi ” dhoma ka qenë numër 5”, ka thënë para prokurorisë viktima.

“Në motel kemi qëndruar nja dy tri orë dhe aty përveç prekjeve,puthjeve kemi kryer edhe marrëdhënie seksuale dhe atë pa dëshirën dhe  vullnetin tim”, dëshmon aktakuza.

Bashkë me Veselin, thotë viktima, ka qenë tri herë në Shqipëri. Edhe në Shqipëri, thotë e dëmtuara gjithashtu kemi pasur marrëdhënie seksuale, dhe  kjo ka qenë e detyruar me shkuar atje përkundër vullnetit të saj.

Sa i përket shtatzënisë, ajo thotë se pasi ju ka vonuar cikli menstrual ka dyshuar se mos ka mbet shtatzënë dhe këtë ja ka thënë edhe Veselit “e di që ka shkuar dhe m’i ka ble disa tableta “Citotek” dhe më ka thanë me i pi çdo tri orë nga një”, bile thotë se i është dashur t’i dërgoi fakte se ishte dukur i përdorur.

“Më 12 janar 2019, bashkë me Veselin, kemi vendosur që të shkojmë ta bëjmë një ultrazë në Prishtinë, tek një gjinekolog që unë nuk e kam njohur ma herët, por që Veseli siç më ka thanë  e  ka siguruar numrin në gogle e ku unë paraprakisht edhe e kam bërë terminin, sepse numrin ma dha Veseli. E di se ka qenë ditë e shtunë dhe kur jemi afruar tek ordinanca Veseli nuk ka hy brenda,por ka qëndruar jashtë. Kontrollin  me ultrazë  ma  ka  bërë dr.Fehmi Ahmeti,nuk më ka pyetur se a jam e martuar, mi ka marrë vetëm shënimet dhe pasi më ka kontrolluar ka konstatuar se unë jam shtatzënë, siç ka thënë mjeku afër dy muaj. Në ato momente unë jam ndie shumë keq dhe e shqetësuar, ashtu kam dal në korridor e kam bërë pagesën, të hollat paraprakisht  m’i  pat dhënë Veseli dhe si kam dal e kam njoftuar edhe Veselin dhe ai ka filluar me më bind se menjëherë të kthehem brenda dhe të abortoj. Aty kemi qëndruar një kohë të gjatë në veturë duke më bind, por unë nuk pranojsha dhe dikur i pamë kur dolën mjeku dhe personeli, sepse përfunduan orarin e punës, kurse ne vazhduam rrugën dhe u kthyem në Drenas,ku mua më la në shtëpi”, tregon ajo para prokurorisë.

Pas kësaj dite presioni i Veselit ndaj A.G., ka filluar të rritej deri kur e ka bindur se duhet të shkojë të bëjë abortin.

“Më datë 15.01.2019, ora 17:00-të, bashkë  me Veselin, me veturën e tij private, kemi ardhur në Prishtinë, prapë në ordinancën e njëjtë, Veseli ka mbet jashtë, kurse unë hyra brenda.Në ordinancë kishin qenë dr. Fehmi Ahmeti, një mjeke tjetër dhe kur ju kam treguar për çka kam shkuar, më ka thanë: “ a je e sigurt që donë me abortuar”, se nëse po, ne na duhet me thirr një mjek anesteziolog, unë ju thash po e sigurt, atëherë ata edhe vepruan ashtu. Kur ka ardhur ai mjeku tjetër,  i cili ka qenë një plak i moshuar e di që më kanë pyetur apo do me të mpi tërësisht apo vetëm lokal dhe unë i kam thënë tërësisht dhe nuk kam nënshkruar kur far letre.Pas marrjes së anestezionit nuk kam ditur kurrgjë,as nuk e di sa ka zgjatur ai proces i intervenimit,kur jam zgjuar e di se ajo mjekja ka qenë afër meje,pas pak  jam ngrit e kam bërë pagesën,të hollat mi pat dhënë Veseli,pagesa është bërë 230€, mjeku ma ka dhanë edhe  një recetë se çka duhet të përdori. Pas kësaj duke pasur parasysh se kam qenë shumë nxor prej Veselit sa herë që kam dal me ta,pastaj edhe këtë të fundit kur jo që më la shtatzënë,por edhe më detyroj me ndërpre shtatzëninë përkundër dëshirës time  dhe duke qenë e bindur se ai do të vazhdoj prapë me të vjetrën,pra do të kërkoj që edhe më tutje të dalim, më në fund unë kam vendosur që ta lajmëroj si rast”, ka thënë lidhur me të akuzuarin për keqpërdorim të detyrës zyrtare Vesel Veseli.

Me të përfunduar rastin me Veselin, A.G., fillon të komunikojë me avokatin Gazmend Halilaj.

Ajo para prokurorisë kishte mohuar se ka pasur lidhje me avokatin, por ekzaminimi i telefonit të saj ka bërë të prokuroria të zbuloj se ajo kishte pasur lidhje të ngushtë me të lartëpërmendurin.

“Avokatit i kam treguar që kam mbet edhe shtatzënë  me Veselin dhe se më ka detyruar me abortuar,i kam treguar se unë prej fillimit nuk kam dal me dëshirë me Veselin,por ai më ka detyruar dhe avokati ka thanë se është i gatshëm të më ndihmoj siç ka thanë ai përmes njerëzve të vet që i ka”, ka thënë ajo duke vazhduar se kanë vazhduar komunikimin, “Unë përmes viberit,  ja kam dërguar disa materiale edhe screnshot dhe raportet që kam pasur të Veselit, ndër të tjerë edhe një foto të zhveshur të tij, që ja kam bërë unë, kur kemi qenë në motelin në Suharekë, edhe ai më ka fotografuar mua të zhveshur, por nuk e di atij a ja keni konfiskuar telefonin, dhe ditën e hanë avokati e ka përpiluar një shkresë dhe siç ma ka marrë mendja mua ai e ka dërguar në prokurori.”

Ajo me Gazmend Halilaj, ishte njoftuar pas rastit me profesorin Shkelzen Gjekaj, ku ai ishte avokat i tij

Prokuroria thotë se A.G., nuk e pranon se me Gazmendin ka qenë në aferë dhe lidhje dashurie dhe se ai e ka keqpërdor seksualisht,  kurse sa i përket bisedave që i ka zhvilluar e që janë si prova në shkresa të lëndës e që kanë të bëjnë lidhur me dashuri  dhe  porno fotografive që kjo ia ka përcjellë Gazmendit e ku kjo ka qenë tërësisht e zhveshur, kjo thotë se nuk i kujtohen, kurse për shumicën e bisedave thotë se kanë qenë vetëm shoqërore.

“E dëmtuara sa i përket raporteve të saja me Gazmendin nuk deklarohet fort, mundohet me  u ik përgjegjëjeve  kur pyetet  diçka për  Gazmendin, por në raport me Veselin, ajo nuk heziton të deklarohet duke thanë se po fjala është për Veselin. Kështu psh, thotë se Gazmendi e ka ditë kur unë kam shkuar në Prishtinë me Veselin me abortuar, sepse na kish pa, pastaj unë i kam treguar. Thotë se kjo ja ka dërguar Gazmendit foton e zhveshur  të  Veselit, pastaj thotë se kjo i ka thanë Gazmendit se nuk bënë me ja fal Veselit këtë punë se çka i ka bërë ai kësaj,fjala është sipas saj për disa fakte të rëndësishme  siç janë  foto skrinshot e që kjo ma herët ja ka dërguar Gazmendit”, dëshmon akuza.

Me pas thuhet: “E dëmtuara thotë se nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me Gazmendin, dhe kur ballafaqohet me një audio incizim që është gjetur pas ekzaminimit të telefonit të saj, ajo thotë se kjo ka qenë punë hajgare dhe nuk është e vërtet se kemi vepruar ashtu, pastaj nuk i kujtohet as një bisedë që e kanë zhvilluar njëherë në veturën e avokatit e ku ka qenë në lëvizje, pastaj kanë shkuar në një lokal dhe ku dëgjohen duke u puthur me të dëmtuarën, thotë se avokati nuk ka kërkuar ndonjë kompensim prej saj për atë që ka vendosur me i ndihmuar në rastin kundër Vesel Veselit,por thotë se vetëm ka dashur me i ndihmuar.”

Përkundër fakti se edhe në deklaratën e saj të dhënë në prokurori, sikur edhe në atë të dhënë në Inspektoratin Policor e dëmtuara për të akuzuarin Gazmend Halilaj nuk flet keq dhe me çdo kusht mundohet ta mbroj, ajo në një bisedë që ka bërë me njërin prej të akuzuarve në këtë rast i thotë: ”Dreqi e hangt,krejt Gazmendit ja kam pa sherrin,krejt në qit ditë më pruni ai”.

A.G., mohon të ketë pasur lidhje dashur me profesorin e saj Fatmir Caraku dhe Ibrahim Rexhepin.

“E dëmtuara gjatë deklaratës së saj të dhënë si në Inspektoratin Policor,por edhe në at në prokurori nuk ka pranuar se ka pasur ndonjë lidhje apo aferë dashurie me të pandehurit tjerë profesorët e saj Fatmir Caraku dhe Ibrahim Rexhepi, duke thanë se me të njëjtit vetëm ka komunikuar shoqërisht si profesor-nxënës dhe edhe atëherë kur ballafaqohet me biseda që tejkalojnë ato raporte shoqërore siç thotë ajo, sepse më tepër i përngjajnë bisedave që zhvillohen ndërmjet personave të dashuruar dhe që janë në lidhje dashurie, ajo thotë se për mua këto janë krejt normale dhe shoqërore”, thotë aktakuza.

Në deklaratën e saj të dhënë në prokurori, kur pyetet lidhur me profesor Fatmir Carakun, ajo thotë se ka qenë arsimtar në shkollën fillore e ka dhënë lëndën e Artit Figurativ. Për të njëjtin thotë se nuk ka qenë në lidhje me të, por vetëm kanë komunikuar në Facebook, kurse për fotografitë ku shihet profesori krejt nudo e që janë gjetur kur është ekzaminuar telefoni i të dëmtuarës, ajo thotë se ato ja ka dërguar vetë Fatmiri në Facebook. E dëmtuara thotë se këto fotografi arsimtari Fatmir ja ka dërguar, kur ajo i ka pasur 18 vjet,e pranon se arsimtari i ka ndihmuar nganjëherë me mbushje telefoni dhe kur pyetet se a ka kërkuar arsimtari ndonjë kompensim prej teje, apo a ka kërkuar me krye marrëdhënie seksuale me te,ajo thotë se nuk po më kujtohet,mirëpo thotë se marrëdhënie me te nuk ka pasur.

“Sa i përket të pandehurit tjetër  Ibrahim Rexhepi, e dëmtuara në deklaratën e saj të dhënë në prokurori, thotë se e ka profesor, i jep Edukatë Qytetare, duke shtuar se me të njëjtin është shok në Facebook dhe atë nga klasa e 10-të, gjegjësisht nga viti shkollor 2016-2017,por se ka qenë vetëm në raporte shoqërore nxënës-profesor, dhe kur pyetet për komunikimet e saj me këtë profesor e që në të shumtën e rasteve kanë qenë asi komunikimesh sikur të kishin qenë në lidhje dashurie, ajo thotë se për mua ai është njeri shumë i mirë dhe me të njëjtin unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale.”

Personi i gjashtë i përfshirë në aktakuzë është Hysen Hoxha, lidhja e tij me A.G., shpjegohet kësisoji nga viktima.

“Për të pandehurin Hysen Hoxha,e dëmtuara A.G, në deklaratën e saj të dhënë në prokurori ka thënë se e njoh,është punëtor i Qendrës për Punë Sociale në Gllogoc  dhe i njëjti në përgjithësi është sjell mirë me mua,por me një rast kur më ka ftuar në QPS për të biseduar lidhur me rastin tim me profesorin,kur kam dashur me dal më ka tërheq dhe më ka puthur në faqe, për çka unë jam ndie shumë çuditshëm, pastaj më ka pyet a kie Facebook për me komunikuar me ty  me të pyet dhe me pa  se si je, dhe pasi kam shkuar në shtëpi ai më ka shkruar dhe kur unë e pyeta pse më puthe,  ai më tha pse a të erdhi mërzi a, nuk kam qëllim të keq,por shumë të mirë dhe ki besim në mua. Edhe pas këtij rasti deklaron e dëmtuara unë jam takuar me të njëjtin,por nuk kam pasur telashe me te”, thuhet aty.

Sa i përket profesorit Shkelzen Xhekaj, ai është mbrojtur në heshtje, që sipas prokurorisë “len të kuptohet se i njëjti e ka kryer veprën penale siç ka deklaruar e dëmtuara.”

Në deklaratat e tyre, Vesel Veseli dhe Gazmend Halilaj janë munduar të fshehin të vërtetën ku prokuroria në bazë analizës së provave dëshmon të kundërtën.

Sipas prokurorisë, Gazmend Halilaj ka akuzuar Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës se kanë shpërnda informata për jetën e viktimës A.G., mirëpo një gjë të tillë ai e kishte bërë vetë duke ua dhënë numrin personal të vajzës medieve dhe informacione të tjera lidhur me të.

Prokuroria nuk lë hapsirë për shfajësim as ndaj dy profesorëve të tjerë të përfshirë në këtë skandal.

I gjashti nga të përfshirit Hysen Hoxha për qëllime seksuale e ka prekur dhe puthur pa dëshirën e saj tani të dëmtuarën.

 

Vajza nga Drenasi kërkon sqarime nga Prokuroria: Pse u akuzuan tre persona tjerë për rastin tim?

B.H Lajme

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, të mërkurën ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë të pandehurve  lidhur me abuzimin seksual të së miturës nga Drenasi, rast i ndodhur më 2016-ën. Lidhur me këtë, Periskopi ka kontaktuar  viktimën dhe avokatin e saj, ku ajo kërkon nga Prokuroria të sqarojnë pse në listë janë futur edhe tre persona të tjerë.

Prokuroria ka treguar se të  pandehurit  kryen veprat penale keqpërdorim seksual, keqpërdorim i pozitës, autoritetit apo profesionit, nxitje e akteve seksuale me premtim të rremë të martesës, shtytje në ndërprerjen e palejuar të shtatzënësisë dhe frikësim gjatë procedurës penale.

E mitura nga Drenasi në një deklaratë për Periskopin  ka hedhur kritika ndaj Prokurorisë për aktakuzën që ka lëshuar ndaj të pandehurve me inicialet (F.C., E.R., H.H.), duke thënë se këta tre persona nuk kanë abuzuar me të seksualisht.

Ajo ka thënë se kjo gjë do të sqarohet dhe se tre personat në fjalë nuk është dashur të futen në këtë vepër penale, vetëm pse ata kanë shkruar për rastin.

“ Prokuroria është gabim sepse (F.C E. R H.H) absolutisht  këta nuk kanë të bëjnë më aktakuzë, veç i kanë fut qashtu. Unë kam përfunduar shkollën e mesme dhe nuk kam vazhduar më tutje. Jo nuk kam pas kontakt më me ata. Unë nuk kam pas absolut kurgjo me ta, edhe Prokuroria duhet m’u sqaru mire se  për cfarë veprash kanë të bëjnn, e jo me shkru aty me thënë keqpërdorim seksual. Vec pse kanë shkru kta tre për rastin për këtë i kanë futë, unë nuk mujë me ua ndalë gojën. Edhe ashtu kur të fillon procesi gjyqësor ka mu vërtetu se ata nuk ngarkohen me këtë vepër”, ka thënë vajza nga Drenasi për Periskopin.

Në anën tjetër, avokati i  saj, Mentor Neziri për Periskopin ka treguar se për ngritjen e aktakuzës ndaj gjashtë personave e ka kuptuar përmes mediave.

Sipas tij, Prokuroria i ka ftuar të hënën për ta marrë dosjen, dhe se nuk kanë informata më shumë.

“Krejt çka jemi të informuar jemi nga mediat, ende nuk kam marrë akuzën në dorë, Prokuroria na ka informuar që të hënën të shkojmë ta marrim dosjen, unë përafërsisht e di se ndaj kujt është ngritur aktakuzë, por pa qenë zyrtare nuk mundem të flas, jemi duke pritur të hënën të shkojmë”, ka thënë  avokati Neziri

Rasti skandaloz kishte filluar kur nëntë muaj më parë, në Drenas, një 16-vjeçare kishte shkuar  në polici  për të denoncuar profesorin e saj me pretendimet se ai kishte abuzuar seksualisht me të.

E gjithë storia e saj  kishte filluar më 14 shtator 2016, kur kjo 16-vjeçare kishte kërkuar ndihmë në stacionin e policisë duke paraqitur rastin.

Siç kishte rrëfyer ajo, me të përfunduar dhënia e deklaratës, hetuesi-polic me inicialet V.V i kishte kërkuar të miturës të zhveshet për ta fotografuar atë me preteksin se  duheshin pamjet si ekspertizë mjeko-ligjore.

E mitura kishte treguar se hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte marrëdhënie seksuale me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Siç kishte treguar ajo aborti i fëmijës ishte kryer më  15 janar 2019 në ora 16 e 20 minuta.

Ndërkaq rasti u bë i ditur nga avokati i atëhershëm i të miturës, Gazmend Halilaj,  i  cili kishe denoncuar rastin në Polici.

Rasti u thellua edhe më shumë kur vetë avokati Gazmend Halilaj u bë përfshi si i dyshuar në rastin për abuzim seksual ndaj të miturës. Këto akuza ishin mohuar nga Halilaj, por megjithatë ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për ““keqpërdorim i detyrës zyrtare”-  neni 422, “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin”-  neni 239 dhe veprës penale “frikësim gjatë procedurës penale” nga neni 395 i Kodit Penale të Kosovës.  Me kërkesë të prokurorisë, Halilaj ishte lënë në burg shtëpiak, ndërsa më vonë ishte liruar me detyrim në paraqitje në gjykatë.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë.

Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, humb jetën e mitura

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Gziq ku shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me anësoret e autostradës .

Ndërkohë që fatkeqësisht ka ndërruar jetë mitura e cila ishte pasagjere në mjetin tip toyta yaris.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pasagjerja është vajza e drejtuesit të mjetit.

Ende nuk dihen shkaqe të tjera të ngjarjes .

Lutja e vajzës së zhdukur: Babi lajmërohu se unë do largohem

Periskopi.com Lajme

15 vjeçarja nga Gjakova e zhdukur që 3 muaj i është lajmëruar familjes dhe ka kërkuar ndihmë.

Ka tre muaj që Yllka Derri konsiderohet si e zhdukur. 15 vjeçarja nga Gjakova, u largua nga shtëpia më 14 qershor të këtij viti.

E njëjta dyshohet se iku me të dashurin e saj, 17 vjeçar Besart Radosta.

Të njëjtit fillimisht dyshohej se kishin ikur nga Kosova. Por 4 ditë pas zhdukjes, ajo iu lajmërua nënës, duke i lënë këtë mesazh me zë.

“Yllka Derri thuj babit le t’më thirr në këtë numër, se e kom marr telefonin tinëz…”

Këtë mesazh, familja e të miturës vendosën ta dërgojnë edhe në polici.

“Cika m’ka thirr të martën, që i bjen me 18… ma ka lanë qit mesazh me za, thirrmëni n’qit nr se une spo muj”.

Por, sipas nënës së vajzës, Teuta Derrit prej lajmërimit në polici nuk ka ndodhur asnjë zhvillim për rastin.

Por, numri që i ka lënë vajza si mënyrë kontakti, nuk po funksionon. Për këtë rast, familja Derri ka angazhuar edhe një avokate.

Marigona Lajci, thotë se familja kërkon trajtim më serioz të këtij rasti. Ndryshe në arrest shtëpiak për këtë çështje po qëndron babai i djalit që dyshohet se ka marrë vajzën, Blerim Radosta.

Humb një e mitur në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Një grua nga Gjilani e ka informuar Policinë e Kosovës se vajza e tij e moshës së mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit 24 orësh të policisë njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

 

Kërkohet paraburgim për dhunuesin e të miturës

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit E.C., nga komuna e Rahovecit, me dyshimin se i njëjti ka dhunuar një të mitur.

Sipas Prokurorisë më 5 qershor  afër një shkolle të mesme në komunën e Rahovecit, ,i pandehuri E.C.,  e detyron të dëmtuarën të mitur L.D.,  që të kryejë aktin seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë ku përderisa e dëmtuara ishte duke shkuar për të blerë një shishe ujë afër shkollës, i pandehuri e kishte ftuar kinse për t’i treguar diçka, pas refuzimit nga ana e të dëmtuarës me arsyetimin se kishte mësim dhe nuk kishte kohë, i njëjti duke përdorur forcën e kap për krahu, e dërgon në shtëpinë e pabanuar afër shkollës, e zhvesh me forcë dhe e kryen aktin seksual, duke u larguar më pas, dhe duke e lëne të dëmtuarën ne vendin e ngjarjes.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit E.C., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

16-vjeçarja shkon në spitalin e Pejës për të lindur, policia ia arreston burrin

Periskopi.com Lajme

Policia ka arrestuar një person i cili ka bashkëjetuar me një të mitur. Vajza nën moshën 16 vjeçare ka mbetur shtatzënë dhe ka shkuar në spitalin e Pejës për të lindur.

Pas marrjes në pyetje nga ana e policisë, burri është liruar. Ndërsa e mitura ka deklaruar se ka pëlqimin e prindërve për martesë.

Njoftimi i plotë i policisë:

BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16-VJEÇ

Pejë 16.05.2019-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Rom pasi që i njëjti ishte martuar me viktimën femër Rome-shtetase e Malit të Zi dhe e njëjta ishte dërguar në spitalin rajonal Pejë për të lindur. Viktima deklaron se ka pëlqimin e prindërve për martesë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe rastet që të miturat po bëhën nëna janë shtuar së fundmi në Kosovë.

 

Lirohet polici i dyshuar për përdhunimin e të miturës nga Drenasi

Periskopi.com Lajme

Ish-polici hetues, Vesel Veseli, i dyshuar për përdhunim të vazhdueshëm për më shumë se një vit të një 16 vjeçareje, është liruar përkohësisht nga organet e drejtësisë.

Rastin e ka konfirmuar krye prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

“Sot prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshim të masës, arrest shtëpiak”, është shprehur ai për Indeksonline.

Ndryshe, Veseli ishte arrestuar para tre muajsh pasi dyshohej se kishte shfrytëzuar pozitën e tij duke abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatzëne, e më pas e kishte detyruar të abortonte.

E mitura nga Kamenica raporton në polici një mashkull që iu prezantua rrejshëm në Instagram

Periskopi.com Lajme

Një e mitur nga Kamenica ka raportuar në polici se një burrë i është prezantuar rrejshëm në rrjetin social Instagram.

“Viktima femër e mitur K-Shqiptare ka raportuar se përmes rrjetit social Instagram është njoftuar me një mashkull me të cilin kishin pasur disa komunikime edhe përmes telefonit”, njofton Policia e Kosovës.

“Sipas viktimës, ata kishin dalë disa herë në takime dhe dyshon se mashkulli në fjalë është prezantuar rrejshëm. Nuk raportohet për të arrestuar”.

E mitura ra nga kati i pestë në Lipjan, Policia jep detaje të reja

Periskopi.com Lajme

Të shtunën është raportuar se një vajzë e mitur ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese në Lipjan. Lidhur me këtë rast, policia ka dhënë detaje

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Lipjan, ndërkaq policia bën të ditur se ky rast po cilësohet si lëndim aksidental.

“Raportohet se viktima moshë e mitur femër  K/Shqiptare, aksidentalisht ka rënë nga kati i pestë i një objekti kolektiv të banimit”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë.

Bëhet e ditur se viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në qendrën shëndetësorë-Lipjan,  e më pas dërgohet në trajtim të mëtejme mjekësor në QKUK, sipas mjekut kujdestar gjendja shëndetësore e viktimës është stabile.

E mitura në Prishtinë thotë se një person që e njoftoi në Instagram tentoi ta përdhunonte

Periskopi.com Lajme

Një femër e moshës së mitur, ka njoftuar Policinë se se para disa ditëve përmes rrjetit social “Instagram”,është njoftuar me një person, me të cilin është takuar disa herë, me ç’rast në takimin e fundit i dyshuari ka tentuar me dhunë të kryej marrëdhënie seksuale.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, njofton Policia.

Viktima është intervistuar në prani të prindit-nënës dhe punëtorit të QPS, kurse të dyshuarit nuk i dihet adresa e banimit.

Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë

E mitura nga Prizreni bëhet nënë

Periskopi.com Lajme

Policia në Prizren raporton se në spitalin rajonal në Prizren në repartin e Gjinekologjisë ishte pranuar një femër shtatzënë e mitur e komunitetit ashkali, e cila ka shkuar për të lindur fëmijë.

Sipas deklaratës së viktimës ajo ka bashkëjetuar me të dyshuarin qe një vit dhe qëllimi i tyre është që të krijojnë familje.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitar, është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit rasti  hetohet  dhe procedohet në procedurë të rregullt.

 

Mbeten në paraburgim polici dhe profesori që keqpërdorën të miturën në Drenas

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji për të pandehurit, zyrtarit policor V.V dhe profesorit Sh.Xh. në rastin e abuzimit seksual të një të miture në Drenas.

Në këtë mënyrë, gjykata ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 07.02.2019 dhe 09.02.2019.

I pandehuri V.V. dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe veprën penale ndërprerja e palejuar e shtatzënisë.

Ndërsa Sh.Xh. dyshohet për veprën penale keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe veprën penale nxitje e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë.

Gjykata e Apelit gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tyre, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.

 

16 vjeçarja nga Kaçaniku kthehet në shtëpi, flet babai i saj

Periskopi.com Lajme

Një 16 vjeçare nga Kaçaniku, që familja e lajmëroi të zhdukur, është gjetur në një Qendër Tregtare në Pejë. Ajo kishte dal nga shtëpia një ditë më parë dhe nuk i është lajmëruar askujt.

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se vajza njëjtë ishte kërkuar edhe disa ditë më parë.

“ Për zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë, dhe e njëjta është sjell në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj. Me rastin janë duke punuar hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do ti dorëzohet familjes. Po ashtu, familja e të miturës, ka raportuar edhe me datën 06.02.2019 zhdukjen e saj, ndërkohë që policia e kishte gjetur dhe kthyer në familje me datën 10.02.2019”, deklaron Policia.

Ndërsa, babi i saj, Agron Guri përmes telefonit ka thënë vajza e tij ishte larguar nga shtëpia të mërkurën e javës që shkoi, dhe më pastaj me ndihmë të Policisë së Kosovës është kthyer në shtëpi.

Ai thotë se nuk dyshojnë në askënd dhe besojnë se vajza e tyre këto veprime po i bënë pa vetëdije.

“Të dielën ka ardhur në shtëpi, dje në mëngjes prapë më ka dal nga shtëpia. Kur u ardhur nuk ka fol asgjë, unë e kam pyetur pse, qysh tek nuk më ka kthyer përgjigje. Ne nuk jemi duke dyshuar në askënd, nuk e di , qysh dje ka ikur nga shtëpia nuk e di a është me najkënd. Nuk po dyshojmë që ka ndonjë të dashur,sepse po ta kishte do të isha më i kënaqur se e di që nuk më kishin ndodhur këto,  por ajo nuk e dinë se çka është duke bërë . Dyshimet tona janë se nuk është mirë”, ka thënë.

Babi i të miturës thotë se vajza e tij është përjashtuar edhe nga shkolla ku vijonte mësimet në Han të Elezit, dhe se nga dje kur ajo është larguar nga shtëpia nuk kanë marr asnjë informacion.

“Qysh dje nuk kemi marr asnjë informacion absolut asgjë, na kanë thënë jo atje jo atje, por ende asgjë nuk ka me navigacion jemi duke e përcjell herë po e qet në Prizren, herë në rrethin të Prizrenit. Në Prizren kesh sot nuk është, në Prevallë nuk është nëpër autobusë kah kam mundur kam shikuar nuk është. Mandej nuk di. Kemi provuar me e thirr në telefon, por nuk po e hap edhe Facebook-un hapur  e ka për momentin. E kanë përjashtuar prej shkollës nuk e di as çka as qysh as tek. Gjysmë vjetorin e parë e ka kaluar shumë mirë, tash në gjysmë vjetorin e dytë kujdestari më thirri më tha vajzën  e kanë përjashtuar”, ka thënë përmes telefonit babi i të miturës.

Për të ka folur edhe drejtori i shkollës së mesme “Dardania” në Han të Elezit, Zyber Gjonaj i cili tha se nxënësja nuk është përjashtuar, por, që ajo me vetë dëshirë e ka lënë mësimin.

Sipas tij, sjelljet e saj nuk kanë qenë aspak normale, por që qëllimi i vazhdimit të shkollimit të saj më shumë ka qenë me qëllim të rehabilitimit.

“Ka qenë në gjysmë vjetorin e parë e ka kryer dhe më prej asaj dite që e ka kryer nuk është lajmëruar në shkollë hiq. Ajo ka marr fletë kalim nuk është përjashtuar nga shkolla se nëse është përjashtuar nga shkolla ata duhet me pas dëshmi. Komuna e Kaçanikut janë gjithsej 8 nxënës që kanë ardhur në klasën e 10-të dhe në gjysmë vjetorin e dytë jemi marr vesh  me drejtorin komunale të arsimit që ata të kthehen në shkollën e vetë. Ajo më nuk është paraqitur dhe konsiderohet që ka braktisur mësimi me vetë dëshirë. Nga data 24 nuk ka ardhur fare në shkollë. Aspak normale nuk ka qenë por e kemi mbajtur vetëm me e rehabilitua në shkollë, ka bërë veprime që asnjë ditë nuk ka merituar të jetë në shkollë“, ka thënë Gjonaj përmes telefonit.

 

 

Edhe një keqpërdorim seksual ndaj një të miture, mori premtim për martesë

Periskopi.com Lajme

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Rom, pasi i njëjti duke i premtuar martesë kishte keqpërdorur seksualisht viktimën femër K/rome (e mitur).

Policia, sipas raportit 24-orësh, ka njoftuar se një person ka nxitur një të mitur për akte seksuale me premtimin për martesë, mirëpo me premtim të rremë.

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Kujtojmë që rasti tronditës në Drenas ndodhi javën e kaluar. E mitura kishte qenë viktimë e abuzimit  seksual nga profesori dhe polici tek i cili kishte shkuar ta paraqiste rastin e parë.

Që të dy  të pandehurit tashmë gjenden në paraburgim, bashkë me gjinekologun që kreu abortin e vajzës nga Drenasi./Periskopi/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Marsh protestues në Ferizaj për rastin e të miturës së Drenasit

Periskopi.com Lajme

Organizuar nga gratë dhe aktiviste të tjera të shoqërisë civile sot në Ferizaj mbahet protestë lidhur me rastin e fundit që ndodhi në Drenas.

Marshi protestues fillon në ora 11.30 nga ish-objekti i Gjykatës Komunale, për të vazhduar deri te Stacioni i Policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, dy persona janë dënuar me nga një muaj paraburgim lidhur me akuzat për përdhunimin e një të miture 16-vjeçare në Drenas.