Futbollistët harrojnë pasaportat, skuadra që do të luajë sonte në Ligën e Kampionëve bllokohet në aeroport

Periskopi.com Sporti

Pa pasaportë nuk ka udhëtim me avion, edhe nëse je një skuadër e rëndësishme futbolli në prag të një ndeshjeje të Champions League.

Borussia Dortmund është detyruar që të zbarkojë me vonesë në Londër, ku sonte në mbrëmje do të përballet me Tottenham për fazën e 1/8.

Arsyeja është banale dhe ka të bëjë me dy futbollistë, Sancho dhe Diallo, të cilët kishin harruar pasaportat në shtëpi.

Ekipi mbeti i bllokuar në aeroport për aq kohë sa iu desh të dy lojtarëve për t’u kthyer në banesë dhe për të marrë mjetin e identifikimit.

Çartet Dortmundi: Sulmon në mënyrë të paskrupullt kundërshtarin e Bundesligës

Periskopi.com Sporti

“10yearchallange” është sfida më e re për adhuruesit e rrjeteve sociale. 

Kjo sfidë ka të bëjë me ndryshimet brenda 10 vjeçarit – si ke qenë në vitin 2009 dhe tash në 2019, shkruan Periskopi.

Por duket se postimi më epik për këtë sfidë e ka marrë klubi i Borussia Dortmund.

Ata kanë sulmuar rivalët e Bundesligës, Red Bull Leipzig, duke i konsideruar se ata nuk kanë ekzistuar 10 vite më parë.

Shikojeni ‘tweetin’ e ‘Verdhezinjëve’. /Periskopi

Dortmund fiton derbin, Bayern lehtësisht ndaj Nurnberg (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Dortmund ka triumfuar 2 me 1 si mysafir i Schalke, në derbin e kësaj xhiroje të Bundesligës.

Ndeshja nisi më mirë për ‘Verdhezinjët’, që gjetën golin me Delaney (7′).

Fraksioni i dytë solli dy gola. Së pari, barazuan vendasit nëpërmjet Caligiuri (61′), teksa talenti Sancho (74′) i solli fitoren ekipit të Favre.

Dortmund vazhdon kryesimin me 36 pikë, 9 më shumë se Bayern në vendin e dytë. Schalke gjendet në vendin e 13 me 14 pikë.

Bayern Munchen ka fituar me rezultat bindës 3 me 0 ndaj Nurnberg, për ta rrëmbyer edhe pozitën e dytë në tabelë.

Dy golat e Robert Lewandowskit (9′ 27′) dhe një i Franck Ribery (56′) i dhanë tre pikë ekipit të Niko Kovac.

Tash ‘Bavarezët’ tubojnë 27 pikë dhe gjenden në pozitën e dytë, teksa mysafirët vazhdojnë luftën për mbijetesë. /Periskopi

Tifozët e Dortmundit ‘turpërojnë’ drejtuesit e Bayernit, u hedhin birrë pasi Paco shënoi golin e fitores

Periskopi.com Sporti

Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge ishin të pranishëm në ”Signal Iduna Park” për ta shikuar Bayern Munich përballë Borussia Dortmundit në Klasikën e parë të këtij sezoni.

Për fatin e keq të Hoeness dhe Rummenigge, Dortmundi triumfoi me rezultat, 3-2, duke e forcuar pozitën e parë në tabelë, me shtatë pikë larg bavarezëve.

Për ta bërë edhe më të keqe këtë aventurë për dyshen drejtuese, tifozët e Dortmundit hodhën birrë mbi kokat e tyre.

Incidenti ndodhi në minutën e 73-të, kur Paco Alcacer shënoi golin e fitores për Dortmundin.

Pas ndeshjes, Hoeness dhe Rummenigge u larguan të turpëruar, dhe u përcollën me vërshëllima nga tifozët e Dortmundit.

Bayern Munich nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon me trajnerin, Niko Kovac, i cili shumë lehtë mund të shkarkohet në ndeshjet e ardhshme, nëse dështon të fitojë./Periskopi/

Vlerësimet e lojtarëve: Dortmund 3:2 Bayern

Periskopi.com Sporti

Borussia Dortmund ka fituar derbin e javës së 11-të në Bundesliga ndaj Bayern Munichut me rezultat 3-2.

Skuadra nga Signal Iduna Park ka arritur të fitojë derbin e madh gjerman ndaj Bayernit dhe të mbetet ende e pamposhtur në Bundesliga pas 11 javëve.

Golat në këtë ndeshje për vendasit i shënuan Marco Reus (49′, 57′) dhe Paco Alcacer (74′), ndërsa për mysafirët u shënuan nga Robert Lewandowski (26′, 52′).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli gjerman, Reus, i cili pas dy golave të shënuara dhe lojës së mirë u vlerësua me notë 9.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Bayernit, Manuel Neuer që u vlerësua me 5.2. /Periskopi/

Dortmund fiton derbin e çmendur, çfarë rikthimi nga Verdhezinjët! (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Borussia Dortmund ka fituar derbin e javës së 11-të në Bundesliga ndaj Bayern Munichut me rezultat 3-2.

Skuadra nga Signal Iduna Park ka arritur të fitojë derbin e madh gjerman ndaj Bayernit dhe të mbetet ende e pamposhtur në Bundesliga pas 11 javëve.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga mysafirët bavarezët, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë 45 minuta u shënua nga Robert Lewndowski, i cili kaloi skuadrën e tij në epërsi 0-1 në minutën e 26-të pas asistimit të Serge Gnabryt.

Në pjesën e dytë, u zhvillua ndeshje e madhe me plot aksion dhe katër gola, ku vendasit arritën ta rikthejnë rezultatin dhe ta fitojnë ndeshjen.

Në minutën e 49-të erdhi goli i barazimit me anë të Marco Reus, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Megjithatë, gëzimi i vendasve zgjati vetëm katër minuta, pasi ishte përsëri Lewandowski që i shënoi ish-skuadrës së tij, kësaj radhe për 1-2.

Luhej minuta e 67-të e ndeshjes kur në skenë doli përsëri Reus që barazoi gjithçka në 2-2, ndërsa në minutën e 74-të ishte Paco Alcacer që kaloi Dortmundin në epërsi 3-2.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por shifrat mbeten të pandryshuara dhe Dortmundi mori një fitore të madhe ndaj Bayernit.

Pas kësaj fitore, Dortmundi ka plot 27 pikë në vendin e parë, ndërsa Bayerni renditet i treti më 20 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Milionerët udhëtojnë te Mainzi, ndërsa Bavarezët e presin Fortuna Duseldorffin. /Periskopi/ 

‘Der Klassiker’, Dortmund kërkon fitore ndaj rivalit për titull

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare për “klasiken gjermane”.

Borussia Dortmundi e pret rivalin Bayern Munchen në ndeshjen e xhiros së 11-të në Bundesliga.

Dortmund në këtë takim futet si lider i ligës gjermane, me katër pikë më shumë se rivalët bavarez.

Tashmë janë publikuar formacionet për takimin që luhet me fillim nga ora 18:30.

Dortmund: Hitz; Piszczek, Akanji, Zagadou, Hakimi; Witsel, Weigl; Sancho, Götze, Bruun Larsen, Reus

Bayern: Neuer; Kimmich, Hummels, Boateng, Alaba; Martinez, Goretzka; Gnabry, Müller, Ribery; Lewandowski. /Periskopi/

Freiburg befason Bayernin në Allianz Arena, Dortmund drejt titullit (Video)

Periskopi.com Sporti

Vazhdon kriza e Bayern Munchen me trajnerin Niko Kovac.

Bavarezët kanë bërë tjetër hap fals, duke barazuar në shtëpi me Freiburg 1:1.

Gnabry shënoi në minutën e 80-të për epërsinë e Bayern, teksa kur mendohej se ndeshja do përfundoi në të mirë të vendasve, Holer befasoi dhe barazoi gjithçka në minutat e fundit të takimit.

Ky barazim i Bayernit e mban katër pikë larg nga kreu i tabeles, që e mban Dortmund me 24 pikë.

‘Verdhezinjët’ fituan minimalisht ndaj Wolfsburg, me golin e Marco Reus në pjesën e parë./Periskopi/

Futbollistët e Dortmund festojnë ‘Halloween’, por mënyra e veshjes është epike

Periskopi.com Sporti

Festa e Halloween ka dhënë ide të ndryshme për tu maskuar.

Por ideja e Dortmund ka tejkaluar çdo limit të rivalitetit në futbollin modern.

Futbollistët e skuadrës nga Bundesliga janë veshur me fanellat e rivalëve, Schalke 04.

Kujtojmë se rivali kryeor i ‘Verdhezinjëve’ në Gjermani është ekipi i Schalke, që gjatë historisë ka pasur edhe incidente.

Dortmund sonte do të luaj kundër Union Berlin në kuadër të Kupës së Gjermanisë. /Periskopi/

Nënë e bir u konvertuan në fenë Islame, djali i shkon në ISIS

Periskopi.com Lajme

Një të shtunë në mëngjes në vitin 2015 herët në orën 05:45 bie zilja e telefonit në shtëpinë e Sabine Lappes. “Kush telefonon kaq herët”, ishte ngritur e zemëruar ajo.

Christiani, djali i saj 27 vjeçar ishte në telefon.

“Mama jemi në Turqi, po presim për të na çuar në Siri”, i jep lajmin ai. Bashkë me gruan Yasmina, ai kishte vendosur brenda natës të bashkohej me milicët e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”.

Sabine Lappe iu lut që të kthehej. “Jo, nuk kthehemi, do të shkojmë atje, ku është më e lartë fjala e Allahut”, më tha ai, kujton Sabine Lappe.

Sabine Lappe është një grua rreth të 50-ve që jeton vetëm në një banesë me dy dhoma në Dortmund. Fotografi të Christianit nuk ka nëpër mure, vetëm një kaftan i tij, të cilin ajo ka vendosur ta lërë të varur pas dere përgjithmonë. Sabine Lappe nuk del me dëshirë jashtë shtëpisë. Jashtë ajo është nëna e terroristit. Edhe pse askush nuk mban zi për të ajo thotë: “Unë e dua tim bir, edhe pse nuk mbeti asgjë nga ai Christiani që ishte”.

 

Konvertim nënë e bir

“Christiani ishte një fëmijë inteligjent, me dëshirë për të mësuar, çapkën”, rrëfen nëna e tij.

Por, fëmijëria e tij nuk ishte e lehtë. Christiani u rrit pa baba, më vonë ai ra në shoqëri të keqe, u bë i varur nga droga, megjithatë Sabine nuk e la kurrë vetëm të birin. Kur ishte adoleshent Christiani u sëmur dhe askush nuk e gjente dot diagnozën. Në moshën 20 vjeçare një natë ai ka pasur kaq shumë dhimbje barku, saqë Sabine Lappe vendos të thërrasë urgjencën. Mjekët konstatojnë një inflamacion kronik të zorrës së trashë, Morbus Crohn.

Pasi i doli narkoza, Christiani bëri një premtim, kujton Sabine Lappe. Ai donte të falënderonte Zotin për këtë shans të dytë të jetës. Deri në atë kohë, Christiani nuk e njihte aspak fenë, aq më pak salafizmin. Familja e tij ishte katolike, edhe pse jo praktikuese. Pas disa operacioneve, Christiani u ndje gjithnjë e më mirë. Ai vendosi të rikthehej në shkollë, të mbaronte maturën dhe më vonë të studionte psikologji. Por në shkollë u njoh me disa djem marokenë dhe turq, djem që i rrëfenin me entuziazëm për fenë islame.

“Një ditë ai erdhi në shtëpi dhe më tha se po mendon të konvertohet”. Ishte viti 2012, kujton nëna. Sabine Lappe në këtë moment ndodhej vetë në një krizë personale, pas vdekjes së partnerit të saj. Edhe ajo vetë ishte në kërkim të kuptimit të jetës. Kjo ishte arsyeja e afrimit me islamin. Gjashtë muaj pas djalit, u konvertua edhe Sabine Lappe në fenë myslimane. Ajo thotë se besimi e bëri një “njeri të ekuilibruar”.

 

Diferencat e para

Sabine Kappe kur del jashtë shtëpisë mbulohet, po jo me nikab. Fytyrën e mban zbuluar. Nuk shkon, thotë ajo, jemi gjithsesi në Gjermani. Por në këtë pikë filluan grindjet me djalin. “Ai mori shumë shpejt një qëndrim radikal”, kujton Sabine. Ai zemërohej, kur nëna shkonte në treg, bisedonte me shitësin dhe i jepte madje edhe dorën. “Kjo nuk lejohet mama, kjo gjë është haram, e ndaluar”, nervozohej Christiani. Por këtë nuk e lejonte Sabine Lappe. “Unë ia jap dorën kujtdo që mendoj se duhet t’ia jap, kështu është këtu, një myslimani jo. Por z. Müller, ku blej prej 15 vitesh domatet nuk mund t’i them papritur, më vjen keq, nuk ta jap më dot dorën, se jam bërë myslimane”.

 

Një takim me pasoja

Pak para maturës, në vitin 2014, Christiani njihet me Yasminën, gruan e tij të mëvonshme. Një vajzë marokene-gjermane nga një familje me probleme, thotë Sabine. “Në të vërtetë unë i njoha ata të dy me njëri-tjetrin”. Sabine Lappe vonë e kuptoi, se Yasmina kërkonte të martohej, e të kishte dikë, me të cilin mund të shkonte në Siri. “Christiani ra plotësisht në dashuri me këtë vajzë, që e pranonte ashtu siç ishte. Me puçrrat, me sëmundjen Morbus Crohn dhe qëndrimin në spitale”. Një gjysmë viti më vonë dy të rinjtë martohen në një xhami në Frankfurt. Me ndërrimin e viteve 2014/2015, Sabine Lappe dëgjoi, se Christian dhe Yasmina donin t’i bashkoheshin ISIS-it, kujton ajo. “Nuk e besova, ajo ishte ende një fëmijë”, thotë Sabine.

Por të dy kishin filluar ndërkohë përgatitjet për t’u larguar nga Gjermania. Christian njihte djem nga skena salafiste në Gjermani. Para largimit nga vendi,ai ishte vënë edhe në fokus të Mbrojtjes Kushtetuese Gjermane, raporton Sabine Lappe. Pas largimit në Siri, kontakti u vështirësua. Herë pas here Sabine Lappe telefononte me djalin, më pas shkruan mesazh në whatsapp. Ishte Christiani ai që shkruante i pari nga telefona të ndryshëm. “Ai ishte në Rakka, në Idlib, Abu Kamal dhe njëherë në Irak”.

Dora e prerë

Sabine Lappe thotë se është përpjekur ta bindte djalin të kthehej, por ai ishte i dhënë me mish e me shpirt pas vendimit që kishte marrë. Nëna kujton se vetëm kur pa një video, “ndjeu se djali iu bë i huaj.” Ka qenë shtatori i viti 2016, një vit pas Christiani u largua nga Gjermania, kujton ajo. Përmes platformës së IS-it, Furat Media kishte publikuar një film. Aty Christiani thotë se ka marrë një emër të ri, Abu Isa-Al-Almani dhe bën thirrje për atentate në Europë. Në video tregohet edhe dora e lidhur e një burri dhe një sëpatë që bie. Nuk kuptohet qartë, nëse është Christiani ai që i pret dorën atij burri, por një pamje është e qartë – Christiani i jep një të puthur në kokë një të torturuari.

Sabine Lappe kujton, se për të nga ajo ditë bota ndryshoi. Në një telefonatë ajo grindet me djalin për videon, dhe ai i thotë se “ajo nuk e ka kuptuar si duhet besimin.” Në rrëfimin e saj Sabine Lappe përdor vetëm emrin Christian, jo emrin që ai i dha vetes në Siri, Abu Isa. “Për mua ai ishte dhe mbetet Christiani.” Më vonë nëna merr një foto, ku çifti pozon me krenari, Christiani me kallashnikov, Yasmina tërësisht e mbuluar -ata i bëjnë të ditur se Yasmina pret një fëmijë. Sabine Lappe kujton, se iu përzie në stomak nga ky lajm, por asgjë nuk ndryshoi tek Christiani. Madje ai u bë edhe më radikal.

 

Nëna e terroristit

Në gusht 2017 ajo dëgjon për herë të fundit nga djali. Ai i tha se” dëshiron të luftojë dhe se më do.” Sabine Lappe kujton se pati një ndjesi të keqe nga kjo telefonatë. Më 19 shtator nënës i vjen një telefonatë nga Yasmina. “Ajo më tha me krenari se Isa është tani Shahid, martir. Ai ka rënë në luftë për Allahun. Zëri i Sabines Lappes ndërron. Me një ton të hidhur ajo thotë. “Jo, Christiani nuk ra në luftë për Allahun, por për Al-Bagdadin dhe kriminelët e tij.” “Në një moment të tillë, ti nuk mendon dot më”, thotë ajo.

Sot Sabine Lappe ndjehet e vetmuar. Në farmaci ka qëlluar që nuk i kanë shërbyer, por i kanë kërkuar të largohet. Ajo vëren, se si njerëzit e shohin me frikë, ajo është tani nëna e terroristit, një nënë që ka dështuar. /DW/

Mandzukiq refuzon Dortmundin

Periskopi.com Sporti

Mario Manxhukiq ka refuzuar përfundimisht Borussia Dortmundin, pas disa javëve negociata për ta kthyer kroatin në Gjermani.

Verdhezinjtë kishin provuar gjithçka për Manxhukiqin, madje edhe Mathias Sammer, i cili e kishte sjellë atë te Bayerni, kishte provuar ta bindë sulmuesin kroat për Dortmundin, transmeton KTV.

Manxhukiqi pas një paraqitjeje të mirë në Botëror me tre gola e nj asistim, mendon të mbetet te Juventusi, me të cilën skuadër ka kontratë deri më 2020.

Gjesti shembullor nga ylli Dortmundit, ia plotësoi ëndrrën fansit të tij (Foto)

Periskopi.com Sporti

Christian Pulisic bëri një gjest fantastik pas ndeshjes me Liverpoolin

Christian Pulisic shënoi dy gola në fitoren 3-1 të Dortmundit ndaj Liverpoolit në kuadër të ‘International Champions Cup’, transmeton Periskopi.

Një fans dëshironte që ta merrte një autograf dhe të realizonte një foto me yllin e Dortmundit, por ai u pengua nga sigurimi.
Fotografia e Goal.com

19 vjeçari e pa që sigurimi nuk po e lejonte djaloshin që t’i afrohejt atij dhe u afrua vetë për ta zgjidhur situatën dhe për t’ia plotësuar ëndrrën fansit të tij.
Fotografia e Goal.com

Pulisic shkoi te sigurimi ku i kërkoi atyre që ta lëshonin djaloshin që mezi priste ta bënte një foto me idollin e tij.

Anësori i ‘Milionerëve’ më pas realizoi një foto dhe ia dha një autograf djaloshit simpatik. /Periskopi/
Fotografia e Goal.com

Futbollistët e Dortmund “zihen” për penalltinë (Video)

Periskopi.com Sporti

Liverpooli dhe Dortmundi kanë luajtur në ndeshjen parasezonale në SHBA.

Gjermanët fituan në këtë ndeshje me rezultat 3-1 falë dy golshit të Pulisic, shkruan indeksonline.

Megjithatë pati një konfrontim në mes të tij dhe Mario Gotze se kush do të gjuaj penalltinë.

Edhe pse Gotze kishte marrë topin për të gjuajtur, atë ia rrëmbeu Pulisic i cili më pas e shndërroi në gol.

Dortmundi fiton derbin ndaj Bayernit (Video)

“Klasikja gjermane” ka nxjerr fitues skuadrën e Dortmundit, e cila ngushton diferencën e pikëve me Bayernin.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Thomas Tuchelit arriti të marrë pikët e plota falë golit të shënuar nga Aubameyang në minutën e 11 nga një asistim i Gotzes, raporton Koha.net.

Me këtë fitore Dortmundi tani ka 21 pikë, tre më pak se Bayerni që mban vendin e dytë në Bundesligë.

http://www.dailymotion.com/video/x52p7r2_1-0-pierre-emerick-aubameyang-goal-hd-dortmund-vs-bayern-munich-19-11-2016_sport