Momenti kur Sergio Ramos ftohet për testet doping (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Pasi që Footbal Leaks përmes Der Spiegel bënë publike se qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar me doping (kortikosteroid deksametazon).

Duke pohuar se UEFA fali mbrojtësin spanjoll, duke lënë çështjen në harresë. Tani në media u bënë publike pamje, deri tek të cilat ka ardhur spanjollja AS.

Këta nga arkivi i TV Real Madrid, kanë siguruar pamjet e momentit kur Ramos ishte ftuar për doping kontroll.

‘Ky është momenti’

‘”Ky është momenti kur zyrtari I UEFA-së, e pyet Ramosin për tju nënshtruar doping kontrollit në Cardif, shkruan spanjollja AS.

Skandali i rradhës nga UEFA: Futbollisti që ka fituar disa herë Ligën e Kampionëve, ka rezultuar pozitiv në doping

Periskopi.com Sporti

Pas skandaleve me Manchester Cityin dhe Paris Saint Germain del një tjetër skandal nga zbulimet që ka bërë së fundmi “Football Leaks”.

Gazeta e njohur “Der Spiegel” ka tronditur botën e futbollit duke nxjerrë publike disa nga dokumentet sekrete të platformës investigative “Football Leaks”.

“Der Spiegel” pritet të nxjerrë emrin e një futbollisti të njohur, i cili ka fituar disa herë trofeun e Champions Leagues. Lojtari në fjalë ka rezultuar pozitiv pas një testi dopingu, por ndërhyrja e zyrtarëve të lartë të klubit të tij ka bërë që UEFA të bëjë një sy qorr.

UEFA është krenuar shpesh mbi faktin që aplikon një politikë me “tolerancë zero” ndaj dopingut, por nëse ky rast do të jetë i mbështetur në prova konkrete, atëherë kredibiliteti i këtij institucioni do të marrë një goditje dërrmuese.

Fakti që “Der Spiegel” thotë se lojtari e ka fituar disa herë Championsin, na bën të mendojmë që kemi të bëjmë me një prej lojtarëve të skuadrës së Real Madrid, pasi klubi spanjoll ka fituar 4 nga pesë edicionet e fundit të këtij turneu./Periskopi/

6 lojtarët e njohur që janë kapur duke konsumuar doping

Periskopi.com Sporti

Lajmi që ish sulmuesi i Italisë, Giuseppe Rossi po përballet me një suspendimin një vjeçar për shkak se doli pozitiv për një substancë të ndaluar, ka shkëlqyer në anën e errët të lojës.

Gjithashtu sjell kujtime të lojtarëve me profilin të lartë të së kaluarës që u turpëruan në një mënyrë të ngjashme, shkruan Periskopi.

Më poshtë keni 6 lojtarët e njohur që kanë rezultuar pozitiv në dopind:

6. Adrian Mutu – Chelsea / përdorimi i kokainës / 2004
5. Edgar Davids – Juventus / përdorimi i steroideve të ndaluara në Itali / 2001
4. Jaap Stam – Lazio / përdorimi i steroideve të ndaluara në Itali / 2001
3. Pep Guardiola – Brescia / përdorimi i steroideve të ndaluara në Itali / 2001
2.Kolo Toure – Liverpool / përdorimi i tabletave të dietës së gruas së tij / 2011
1.Diego Maradona – Argjentina / Pas golit ndaj Greqisë në 1994, Maradona u kap me doping / 1994

/Periskopi/

Ish-sulmuesi i United përballet me akuza për doping

Periskopi.com Sporti

Ish-sulmuesi i Manchester United, Giuseppe Rossi do përballet me agjencinë kundër dopingut, Nado Italia më 1 tetor.

Rossi, 31 vjeç, doli pozitiv për dorzolamidin, një ilaç që mund të gjendet zakonisht në medikamentet kundër glaukomës, pas ndeshjes së Serie A në mes të Genoa dhe Benevetos më 12 maj.

Një suspendim një vjeçar është propozuar për sulmuesin, i cili thuhet se ka mohuar të marrë ndonjëherë pika të syve, gjë që zakonisht administrohet. Kjo substancë është e ndaluar nga autoritet italiane, përveç rasteve kur një lojtari i është sugjeruar nga mjeku si një integrator.

Gjyqi është planifikuar për në 1 tetor dhe deri atëherë ish sulmuesi i Italisë – i cili tani është agjent i lirë – nuk është pezulluar.

Zyrtarët anit-doping mbërrijnë në vendin ku është duke u stërvitur ekipi rus

Periskopi.com Botërori 2018

Zyrtarët e Dopingut kanë vizituar bazat e trajnimit në Novogorsk për të testuar lojtarët para 16 takimeve finaliste.

“Ne do të kryejmë shpejtë të gjitha testet dhe do të vazhdojmë përgaditjet tona për ndeshjen e rëndësishme kundër Spanjës”, thuhet në faqen zyrtare ruse në Twitter.

Skuadra ruse u ballafaqua me polemika në vazhdimin e Kupës së Botës në shtëpinë e tyre, pasi ish-kreu i laboratorit anti-doping në Moskë, Grigory Rodchenkov, tha se anëtarët e ekipit kishin marrë medikamente për përmirësimin e performancës.

Megjithatë, një numër vëzhguesish ngaFIFA dhe nga Agjencia Anti-Doping (WADA) nuk ka parë shenja dopingu tek lojtarët rusë, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Javën e kaluar, FIFA hodhi poshtë pretendimet e tabloditi britanik se futbollistët rusë ishin të përfshirë në përdorimin e medikamenteve të dyshimta.

Deri më tani, nuk janë regjistruar shkelje të dopingut në Kupën Botërore pas më shumë se 2, 700 teste të siguruara gjatë dy javëve të para.

Rusia është kualifikuar në fazën tjetër për herë të parë që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik./Periskopi/

Hakerët rusë: Sportistët amerikanë përdorën doping në Lojërat Olimpike

Periskopi.com Sporti

Një grup i hakerëve rusë pretendojnë se kanë prova që dëshmojnë se sportistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë përdorur doping në Lojrat Olimpike ‘Rio 2016’, të cilat u mbajtën në këtë verë.

Agjencia botërore Angi-Doping (WADA) ka paralajmëruar se është sulmuar baza e të dhënave të saj, shkruan e përditshmja britanike The Independent.

Grupi në fjalë njihet me emrin Fancy Bear, ndërsa raportohet se publikoi të dhëna për katër sportistet amerikane që morën pjesë në ‘Rio 2016’, ku bënin pjesë Serena dhe Venus Williams, fituesja e medaljes së artë në gjimnastikë, Simone Biles dhe basketbollistja Elena Delle Donne. /Periskopi.com