Momenti kur mbështetësi i Trumpit absolutisht çmendet para kamerave: Biden po i vjedh zgjedhjet, mediet po e mbulojnë

Periskopi.com Lajme

Joe Biden është në pozitë të mirë të arrijë numrat e duhur për t’u shpallur presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden është duke prirë aktualisht para rivalit dhe presidentit aktual të Amerikës, Donald Trump, shkruan Periskopi.

Fushata elektorale u përshkua nga momente e incidente kontraverse si asnjëherë më parë.

Ndërkohë, së fundmi Biden kërkoi që të lihet urrejtja prapa pas këtyre zgjedhjeve, por një mbështetës i Trumpit në Nevada pati plane tjera.

Derisa po zhvillohej një konferencë në ambient të jashtëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, një mbështetës i Trumpit ndërhynë duke bërtitur para kamerave.

”Familje kriminale Biden po i vjedh zgjedhjet. Mediet po e mbulojnë,” shprehet ai, duke i përsëritur disa herë këto fjalë, para se të largohej.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Sportisti iranian dënohet me vdekje pasi u detyrua me presion të pranonte vrasjen, Trump bën thirrje: Mos e vrisni

Periskopi.com Sporti

Presidenti amerikan, Donald Tramp i ka bërë thirrje shtetit të Iranit, që të shfuqizojë dënimin me vdekje që është dhënë për një mundës kampion, i cili mori pjesë në protesta para dy vitesh.

Navid Afkari, 27 vjeç, u dënua me dy dënime me vdekje për vrasjen e një roje sigurie gjatë protestave në Shiraz. Vëllezërit e tij Vahid dhe Habib u dënuan me 54 dhe 27 vjet burg në të njëjtën çështje, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut në Iran.

“Për udhëheqësit e Iranit, unë do të vlerësoja shumë nëse ju do të kurseni jetën e këtij të riu dhe nuk do ta ekzekutoni atë,” shkroi Tramp të “Twitter”.

Duke cituar një raport të Fox Neës, Tramp tha se veprimi i mundësit i vetëm ishte një demonstratë anti-qeveritare në rrugë”.  Më parë gjatë ditës, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Morgan Ortegus shkroi në “Twitter”: “Ne i bashkohemi botës me zemërim për dënimin me vdekje nga regjimi iranian për Navid Afkari, i cili u torturua duke dhënë një rrëfim të rremë pasi mori pjesë në protesta paqësore në 2018.”

“Regjimi gjithashtu torturoi dy vëllezërit e tij dhe i dënoi me dekada burg. Lërini ata të lirë”. Një numër figurash dhe aktivistësh ndërkombëtarë të mundjes gjithashtu kanë bërë thirrje për lirimin e vëllezërve dhe nënshkruan një peticion me mbi 10 000 firma që bën thirrje për shpëtimin e jetës së Afkarit.

Trump-Navid-Afkari-

Një agjenci e lajmeve e lidhur me televizionin shtetëror iranian konfirmoi të enjten se Navid Afkari ishte dënuar me vdekje. Por në një regjistrim audio të dalë nga burgu ku ai po mbahet, Afkari tha se ishte torturuar. Nëna e tij, ndërkohë, ka thënë se djemtë e saj u detyruan të dëshmonin kundër njëri-tjetrit nën tortura.

Avokati i vëllezërve, Hasan Junesi, tha në “Twitter” se në kundërshtim me raportet iraniane të lajmeve, nuk kishte asnjë video të momentit të vrasjes së rojes së sigurisë. Ai shtoi se pamjet e përdorura si prova në çështje ishin marrë një orë para se të ndodhte krimi.

Në vitin 2018, protestuesit në qytete anembanë Iranit dolën në rrugë për shkak të vështirësive ekonomike dhe shtypjes politike. Demonstrata të mëtejshme u zhvilluan në fund të vitit të kaluar në një protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Videoja me gjestin e Trump duke luajtur golf ka shkuar viral

Periskopi.com Sporti

Dëshira për të luajtur sa më parë duhet ta ketë pushtuar Donald Trump. Presidenti Shteteve të Bashkuara ka qenë kaq i angazhuar sa ka harruar ndihmësin e tij, që është kapur pas makinës së golfit.

Kjo është ajo që ka ndodhur në Trump National Golf Club në Sterling, në Virxhinia, një nga pronat e Donald Trump.

Në videon e postuar nga gazetarja Kelly O’Donnell shihet presidenti që nis makinën me shpejtësi për të arritur në gropën tjetër, pa u kujdesur për ndihmësin që kapet nga pas.

Kushedi përse Trump e ka drejtuar vetë makinën e, mbi të gjitha, përse nuk e ka lënë të ulet pranë ndihmësin e tij, duke qenë se vendi ishte.

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj presidentit amerikan Donald Trump

Periskopi.com Lajme

Një prokuror iranian ka thënë që vendi i tij ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar të Interpolit për presidentin amerikan Donald Trump për rolin e tij në vrasjen e komandantit kryesor në fillim të këtij viti.

Prokurori nga Teherani, Ali Alqasimehr tha që urdhër-arresti ndërkombëtar përfshinte presidentin Trump dhe mbi 30 të tjerë që ishin të përfshirë në sulmin me dron që kishte ndodhur më 3 janar dhe që vrau gjeneralin Qassem Soleimani, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Soleimani shihej si njeriu i dytë më i pushtetshëm në Iran, dhe Trump ishte arsyetuar se këtë vrasje e kishte porositur pasi ky i fundit e kishte ndërmend të sulmonte interesat amerikane.

Më shumë informacione për rastin do të ofrojmë më vonë. /Periskopi

Presidenti Trump sulmon Bidenin dhe Demokratët pas humbjes turpëruese të Eliot Engelit

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan Donald Trump ka përdorur humbjen e mikut të madh të Kosovës, Eliot Engelit, në garën për distriktin e tij për të sulmuar kundër-kandidatin e tij për president të ShBA-ve në zgjedhjet e nëntorit, Joe Bidenin.

Trump citoi Jamaal Bowmanin i cili fitoi garën kundër Engelit duke i marrë ulësen në Kongres pas 31 vitesh. Bowman fyu ish zv.presidentin Joe Biden duek thënë që ai do të pushtohej nga ajo që e quajti si “e majta radikale.”

Bowmani, një ish drejtues i një shkolle të mesme, shpalli fitoren ndaj 16 herë fituesit të mandatit në kongres Engelit pasi rezultatet preliminare treguan një epërsi të thellë prej 60 me 34%, shkruan Iohud, përkthen Periskopi.

“Eliot Engel i mbyt në zgjedhjet që i kishim dje. Ai u mposht thellë nga një kandidat i të majtës ekstreme.” – tha z.Trump.

Bowman i reagoi Trumpit duke thënë që ai po përdorte taktikat e frikës për t’i portretuar keq liderët zezakë që duan të rindërtojnë kombin amerikan.

“A e dini çkaje i frikësohet Donald Trump më shumë se gjithçkaje tjetër? Një burri zezak me pushtet,” tha Bowman, 44 vjeçar.

Engel edhe më tej nuk e ka pranuar humbjen. /Periskopi

Feraj i VV-së e bën “për pesë pare” presidentin amerikan Donald Trump

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Hysamedin Feraj, e ka bërë një shkrim të gjatë duke e denoncuar ashpër rolin e administratës së Donald Trumpit në botë.

Ai ka bërë një varg krahasimesh tepër të thjeshtëzuara duke pretenduar se si presidenti aktual amerikan Donald Trump po rrënon trashëgiminë e presidentëve të mëparshëm republikanë e demokratë.

Në fakt, presidenti Trump gëzon një mbështetje tepër të lartë mes partisë së tij ndërkohë që zgjedhjet e kaluara i fitoi bindshëm ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton, përcjell Periskopi.

Ndër tjerash, Trump akuzohet për lidhjen e tij me Rusinë e me Korenë e Veriut ndërkohë që marrëveshjet ndërkombëtare me të dyja këto vende janë bërë vazhdimisht edhe nga presidentët e kaluar të ShBA-ve.

Këtë postim tendencioz e ka shpërndarë edhe këshilltari politik i ish kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, e prej të cilit po e shpërndajmë për lexuesit tanë.

Ai e ka cilësuar shkrimin si një “krahasim të shkëlqyer”.

Të kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje është akuzuar vazhdimisht për anti-amerikanizëm nga partitë e tjera politike në Kosovë, e sidomos nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Statusi i plotë:

Që LDK-ja e Agim Veliut është proamerikane, këtë e mora vesh. Por a mund të më thotë dikush se cili prej amerikanëve në trajtesën që vijon është pro-amerikan:

Krahasim i shkëlqyer prej Hysamedin Ferajt:

Risia Donald Trump

Përmbysja e trashigimisë amerikane:

Ajo trashëgimi amerikane që kërkon ta përmbysë Trumpi është si ajo republikane ashtu dhe ajo demokrate:

I.

Në Kosovë:

  1. Të George H.W. Bushit:

Bushi, i vjetri, i vendosi Serbisë vija të kuqe në mbrotje të Kosovës; kur i shkeli, i vendosi sanksione Serbisë;

Trump i vendosi Kosovës vija të kuqe në mbrotje të Serbisë; kur i shkeli i vendosi sanksione Kosovës;

  1. Të Clintonit:

Clintoni urdhëroi ndërhyrjen e armatosur të NATO-s kundër Serbisë;

Trump ka shumë gjasë t’i ketë kërkuar falje Serbisë për ndërhyrjen e NATO-s, ndonëse kur gjeti kundërshtim të gjerë kudo, e mohoi. Politika e sotme e tij ndaj Kosovës bën të besueshme “rrenën serbe”.

  1. Të George W. Bush:

Bushi, i riu, shpalli nga Shqipëria de facto pavarësinë e Kosovës nga pozicioni i SHBA-së;

Trump ndonëse ende jo de jure, de facto nuk po i njeh Kosovës të drejtat ndërkombëtare që i takojnë shtetit sovran, siç e ka njohur SHBA para Trumpit;

II.

Në botë:

  1. Të Reaganit:

– Reagan e mendonte për rival kryesor në sistemin politik botëror Bashkimin Sovjektik të dominuar nga Rusia (“perandoria e së keqes”);

Trump e mendon Rusinë aleatin kryesor kundër Kinës dhe Bashkimit Europian;

– Reagani e përforcoi NATO-n me programin e “luftës së yjeve” ndaj rivalit rus;

Trumpi po e dobëson NATO-n bash siç i pëlqen Rusisë;

– Reagani i kërkoj Rusisë të shembë Murin e Berlinit, e kështu i hapi rrugën bashkimit të Gjermanisë;

Trumpi i kërkoi aleancë Putinit kundër Gjermanisë sepse i kujtoka Hitlerin! Putini iu përgjigj duke ia kujtuar bashkëpunimin e hershëm të Roosevletit me Stalinin si shëmbëlltyrë për atë të sotmin ndërmjet Trumpit me Putinin;

  1. Të George H.W. Bushit (1989 – 1993):

– Bushi, i vjetri, synoi të kap rastin e rënies së BS për krijimin e një sistemi ndërkombëtar unipolar me SHBA-në si fuqia e vetme më e madhe;

Trumpi ringjalli teorinë maoiste të tri botëve:

Bota e parë: SHBA dhe Rusia;

Bota e dytë: BE dhe veçanërisht Gjermania;

Bota e tretë: Kina.

Po sipas Maos, Trumpi e përfytyron botën e parë në luftë kundër botës së dytë e të tretë, ose anasjelltas, ndarje që ndoshta çon në aleancën e botës së dytë e të tretë kundër të parës, saktësisht siç thoshte Mao.

– Bushi, i vjetri, në fillim të ’90 u gjend në krah të Kuvajtit, aleatit shumëvjeçar të SHBA-së, kundër Irakut, aleatit shumëvjeçar të Rusisë;

Trumpi në fund të vitit 2018 vendosi braktisjen e aleatëve të vetë shumëvjeçarë në fushëbetejën e Sirisë për ta lënë të qetë në pushtet aleatin shumëvjeçar të Rusisë;

  1. Të Clintonit:

Clintoni e kërkoi dhe e realizoi ndërhyrjen e armatosur të NATO-s kundër ushtrisë gjenocidale të Serbisë, e njohur si ushtari i Rusisë në Europën Juglindore, dhe e zgjeroi e përforcoi në Europën qendrore e Lindore.

Trumpi, siç e thamë, po e dobëson NATO-n saktësisht siç e dëshiron Russia dhe Putini;

  1. Të George W. Bushit:

Bushi, i riu, e klasifikoi Korenë e Veriut, atë aleat shumëvjeçar të Rusisë, në “boshtin e së keqes”;

Trumpi i ofroi Koresë së Veriut miqësinë e tij dhe diktatorin Kim Jong-un e quan “miku im” (my friend”).

III.

Qëndrimi pro-rus i Trumpit është rezultat i përfytyrimit prej tij të situatës së botës dhe vendit të SHBA-së në të:

Për neoliberalët si Trumpi, ashtu si për marksistët, vendimtare është ekonomia, dhe brenda saj prodhimi. Kina dhe BE janë konkurentët kryesor ekonomikë ndaj SHBA-sët sepse janë prodhues të mëdhenj dhe fuqi ekonomike. Rusia, e shikuar ekonomikisht, nuk është rival ekonomik i SHBA-së sa BE dhe Kina. Prandaj, sipas besimeve të tij “ideologjikë”, me të drejtë, përTrumpin Rusia nuk është rrezik për SHBA-në dhe, përkundrazi, mund të përdoret si aleat për dobësimin e BE dhe të Kinës.

Mirëpo si biznismen, Trump nuk e njeh as Rusinë dhe as Putinin. Fuqia e Rusisë dhe rivaliteti i fuqishëm për shumë shekuj i saj në sistemin politik botëror asnjëherë nuk është mbështetur në fuqinë e saj ekonomike, por atë shtetërore. As marksizmi rus, sipas leninizmit, nuk i njeh rolin vendimtar ekonomisë por, përkundrazi, shtetit dhe partisë i njeh rolin vendimtar ndaj ekonomisë dhe për ndërtimin e saj. Prandaj, pikërisht pse Putini vjen nga ai regjim, fuqinë e Rusisë në sistemin politik ndërkombëtar nuk e mbështet aq në ekonominë sa në fuqinë e saj si shtet. Me durimin karakteristik rus, shtetari Putini mund të presë veç çastin e duhur për me i dhënë SHBA-së kundërgoditjen e papritur, të cilën nuk mundet ta kuptojë biznismeni Trump.

Atë e kuptojnë si republikanët, si demokratët shtetarë amerikanë. Prandaj kundër “poltikës” së Trumpit në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkohen si Bushët ashtu dhe Clintonët, si republikanët ashtu dhe demokratët, si të djathtët ashtu dhe të majtët.

V.

Disa shqiptarë kanë besuar se Trumpi është nacionalist amerikan, dhe kanë shpresuar se, si i tillë, do të jetë kundër Rusisë e në favor të nacionalizmit shqiptar. Me sa duket kanë menduar gabimisht se çdo nacionalizëm në botë është antirus! Sigurisht ky është përfundim i nxituar dhe i shkurtër, siç do të emërtohej mes gabimeve logjikë. Ndërkaq, nga përvoja mund të dijmë se territoret shqiptare janë copëtuar pikërisht në epokën e Europës së kombeve (“L’Europe des nations”), siç u quajt shekulli XIX dhe fillimi i shek. XX për Europën, por kur shumë kombe të mëdha u bënë me Rusinë e Serbinë kundër nesh.

Njësoj si Franca atëherë, Trumpi sot e shikon Rusinë si aleat të nacionalizmit amerikan kundër BE, veçanërisht kundër Gjermanisë dhe Kinës. Dhe, ashtu si Franca, është e kuptueshme dhe e pritshme, që pikërisht pse nacionalist amerikan, Trumpi të bashkohet me Rusinë e aleatët e saj, mes të cilëve Serbia, kundër interesave tona kombëtare që janë të determinuara me qenë antiruse.

V.

Siç shihet, dhe siç po e shohin të shqetësuara elitat tradicionale amerikane, Trumpi e ka përmbysur SHBA-në.

E tani, për “pro-amerikanët” e pakushtëzuar shqiptarë shtrohen pyetje:

Me cilën Amerikë janë? Me atë të Bushit dhe të Clintonit (madje të Reaganit)? Apo me të Trumpit që kërkon të zhbëjë trashëgiminë e tyre?

Në trashëgiminë e tyre është rënia e Rusisë (Reagan), çlirimi i Kosovës (Clinton), dhe pavarësia e Kosovës (Bush). Prandaj, si pro-trumpistë, pro-amerikanëve të sotëm shqiptarë iu kërkohet të zhbëjnë këtë trashëgimi: rënien e komunizmit rus, çlirimin, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Vërtetë këtë po bëjnë.

(P.S.: për secilën prej pikave të mësipërme mund të jepen citate e referenca “pa fund”, nga politikanë dhe studuies me famë botërore, por ky nuk është veçse “abstrakti” i një artikulli shkencor).

Presidenti Trump e pranon më në fund se është prapa Bidenit, por nuk i lë fajin vetes

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan Donald Trump më në fund duket se e ka pranuar që është prapa në sondazhe ndaj rivalit të tij demokrat Joe Bidenit.

Në një postim të bërë në Twitter, ai e pranoi se numrat e tij nuk janë aq të mëdhenj sa i bënte dikur.

Në sondazhin e fundit nga Wall Street Journal gjatë vikendit dilte se ai ishte prapa 8 pikë në nivel vendi, dhe më e rëndësishmja, se po humbiste me tetë pikë në shtetet kryesore, shkruan Salon, përkthen Periskopi.

Megjithatë, ai nuk e pranon si arsye se numrat i kanë rënë për shkak të gabimeve të bëra gjatë muajve të fundit. Ai fajësoi për një gjë të tillë Demokratët.

“Nëse nuk do të më ngucnin vazhdimisht për tri vjet me hetime të rreme e ilegale, Rusia, Rusia, Rusia dhe me hetimin për shkarkim që ishte mashtrim, unë do të isha përpara me 26 pikë ndaj Joes së Fjetur (Joe Biden) dhe Demokratëve Asgjë-bërës. Shumë e padrejtë, por çka të bëjmë tash!!!” – ka shkruar ai. /Periskopi

Trump vs. rrjetet sociale: Urdhëri i Presidentit amerikan i bën përgjegjëse Facebookun e Twitterin për çdo postim nga përdoruesit

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të urdhërojë një rishikim të ligjit që deri tash ka mbrojtur Twitterin, Facebook-un dhe Google-n nga përgjegjësia për materialet e postuara nga përdoruesit e tyre, sipas një drafti ekzekutiv që e ka parë Reuters.

Trump ka kërcënuar se do të mbyllë këto faqe që i akuzon se po heshtin zërat e konservatorëve, pasi Twitter i vuri etiketë dy postimeve të Trumpit duke iu dhënë mundësinë lexuesve që të shihnin faktet mbi pretendimet e tij.

Të mërkurën, zyrtarët thanë që Trump do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv ndaj kompanive të mediave sociale gjatë ditës së sotme, por nuk dhanë detaje, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Kopja e këtij drafti të urdhërit është parë nga Reuters dhe mund të ndryshohet para se të finalizohet.

Gjatë ditës së djeshme, Trump postoi në Twitter: “Kompanitë e mëdha teknologjike po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre të konsiderueshme që të censurojnë paraprakisht zgjedhjet 2020. Nëse ajo ndodh, ne më nuk e kemi lirinë tonë. Kurrë s’do ta lë që kjo të ndodh!”

Urdhëri ekzekutiv do t’i kërkonte Komisionit Federal të Komunikimeve (FCC) që të propozonte rregulla të qarta për këto kompani. Ndryshime të tilla do t’i ekspozonin kompanitë ndaj shumë padive gjyqësore. /Periskopi

Presidenti amerikan Trump kërcënon se do t’i mbyllë rrjetet sociale

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar “për rregullim të fuqishëm” ose mbyllje të platformave të rrjeteve sociale që nuk përmbushin standardet e tij për balancim ideologjik.

Kjo erdhi vetëm një ditë pasi Twitteri, për të parën herë, vendosi një etiketë paralajmëruese në një varg postimesh të Trumpit se ai mund të ishte duke shpërndarë gënjeshtra rreth mënyrës së votimit me e-mail.

“Republikanët besojnë që Platformat e Mediave Sociale totalisht po i heshtin zërat e konservatorëve,” shkroi Trump në Twitter në mëngjesin e sotëm. “Ne do t’i rregullojmë fuqishëm, ose do t’i mbyllim krejtësisht, para se të lejojmë që diçka e tillë të ndodhë.”

Trump në të kaluarën ka bërë kërcënime ndaj censurës së mediave por nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim, përcjell Periskopi nga The Guardian.

Në një vendim të gjykatës federale në vitin 2018 ishte thënë se presidenti nuk mund të bllokonte njerëz në Twitter, sepse kjo shkilte amandamentin e parë të të drejtës për të marrë pjesë në “forum publik”.

Twitter kishte vendosur linqe në postimet e Trumpit në Twitter duke i ftuar ata që të “merrnin faktet për mënyrën e të votuarit me e-mail”. /Periskopi

‘Kjo është një pyetje e ndyrë’- Trump përplaset me gazetaren dhe largohet nga konferenca për COVID-19

Periskopi.com Lajme

Një tjetër ‘përplasje’ ka ndodhur mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe një gazetareje.

Gazetraja e CBS News, Weijia Jiang pyeti presidentin Trump se pse e konsideron si një kompeticion botëror luftën ndaj Covid-19, ndërkohë që amerikanët vazhdojnë të vdesin.
Duke mos i pëlqyer pyetja, Trump i tha gazetares aziatiko-amerikane që këtë pyetje të ndyrë t’ia bënte Kinës.

Pjesë nga debati:

Gazetarja: Ju shpesh thoni se SHBA po bën shumë më mirë se të gjithë shtetet e tjera kur bëhet fjalë për testimet. Pse ka kaq shumë rëndësi kjo? Pse kjo është për ju një kompeticion global, ndërsa çdo ditë amerikanët vdesin dhe akoma shikojmë rritje të rasteve?

Trump: Ato po vdesin në cdo vend të botës dhe ndoshta për këtë duhet të pyesni Kinën. Mos më pyesni mua por Kinën. Në qoftë se pyesni ata, ju mund të merrni një përgjigje të pazakontë.

Gazetarja: Zotëri, pse ma thoni mua specifikisht këtë?

Trump: Unë nuk po jua them specifikisht asnjërit. Unë po them që asnjëri nuk mund të bëjë një ‘pyetje të ndyrë’ si kjo.

Pastaj Trump i kërkoi fjalën një gazetareje tjetër por që nuk i la vend që të përgjigjej duke u larguar nga konferenca.

Ju ftojmë të ndiqni videon:

​Trump paralajmëron veprime kundër Kinës dhe OBSH-së për shkak të koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se vendi i tij do të ndërmarrë veprime të fuqishme kundër Kinës pasi agjencitë e inteligjencës janë urdhëruar të zbulojnë se çfarë dinte në të vërtetë Pekini për koronavirusin.

Trump urdhëroi hetime ndaj Pekinit zyrtar, pasi pretendon se ishin në dijeni për kërcënimin e koronavirusit më herët dhe mund të kishin bërë më shumë për të ndaluar pandeminë.

“Ne jemi duke dalë me një rekomandim shumë të veçantë. Por ne nuk jemi të kënaqur me të,” tha Trump duke folur për pasojat e mundshme ekonomike kundër Kinës.

Ai ka lavdëruar vendimin e tij për të mbyllur udhëtimet nga Kina në SHBA në fillim të këtij viti, përveç lejimit të qytetarëve amerikanë që të kthehen në shtëpi.

“Ne jemi me fat që e ndalëm atë në janar të rridhte në vendin tonë nga Kina,” tha Trump.

Presidenti Trump tha se ai do të lëshonte një ‘rekomandim’ se si të merren SHBA-të me OBSH dhe Kinën në të ardhmen.

Amerikani pi gjysmë litri dezinfektant pasi Trump tha se kuron koronavirusin

Periskopi.com Lajme

Një burrë është shtruar në spital pasi piu një shishe plot me dezinfektant, duke marrë fjalë për fjalë sugjerimin e presidentit Donald Trump, se është një trajtim i mundshëm për Covid-19.

Drejtori i qendrës së toksikologjisë në Georgia, Gaylord Lopez, tha se personi ishte sjellë me nxitim dhe pranoi se kishte pirë rreth gjysmë litri dezinfektant me bazë klori.

Lopez tha se njeriu, i cili nuk identifikuar, kishte precedentë problemesh psikiatrike. Ai u mbajt për disa kohë në repartin psikiatrik dhe më pas u la i lirë.

Incidenti vjen disa ditë pasi presidenti Donald Trump duket se kishte sugjeruar tërthorazi se marrja e dezinfektantëve dhe e rrezeve ultraviolet është një trajtimi mundshëm për koronavirusin.

Trump kishte thënë mes të tjerash: “Supozojmë se godasim trupin me rreze të forta drite ose rreze ultraviolet, kjo nuk është testuar dhe duhet provuar. Sikur dritën ta fusim brenda trupit, ose me anë të lëkurës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Pastaj është dhe dezinfektuesi, mund ta përdorim atë duke e injektuar brenda për pastrim?”

Lopez shtoi se ky nuk ishte rasti i vetëm i një të helmuari me dezinfektues.

Ai tha se një tjetër burrë ishte shtruar në spital ditët e fundit pasi kishte pirë një përzierje prej dezinfektuesi goje, birre dhe qetësuesish.

Raste si këto ishin rritur shumë në New York pas komenteve të Trump.

Trump thotë se e di gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë që ai është në dijeni për gjendjen shëndetësore të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, por nuk mund të tregojë.

Trump theksoi se njerëzit do të mund të marrin detaje shtesë “në një të ardhme jo shumë të largët”, transmeton Klan Kosova.

Në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ai nuk mund të tregojë saktësisht për gjendjen e Jong Un.

“Por unë nuk mund të flas për këtë gjë të tani, thjesht i uroj që të shërohet sa më shpejt”, tha Trump.

Trump theksoi se javën e kaluar, ai mendoi se raportimet që Kim ishte në gjendje të rëndë, ishin të pasakta dhe ndoshta të bazuara në “dokumente të vjetra”.

“Injektojeni dezinfektantin në trup”, Trump tërhiqet nga deklarata: Doja të provokoja gazetarët

Periskopi.com Lajme

Në konferencën e Task Forcës së koronavirusit, shefi i Shtëpisë së Bardhë shokoi mjekë, epidemiologë, e shumë specialistë të fushave të ndryshme të mjekësisë, të cilët reaguan në alarm me sugjerimet e Presidentit amerikan për injektimin e dezinfektuesit në trup, që do të reagonte si një pastrues kundër COVID-19.

I ulur në Zyrën Ovale dhe i rrethuar nga anëtarët dhe ligjvënësit e administratës së tij, Presidenti Donald Trump, u pyet nga një reporter i pranishëm pikërisht për komentet e bëra prej tij gjatë konferencës së një dite më parë. Në një moment në dhomë u krijua një situatë aspak komode, pasi menjëherë pas pyetjes së reporterit dhe përgjigjes së presidentit, ndërhyn një tjetër kolege e gazetarit.

“Jo, unë bëra një pyetje sarkastike për gazetarë si ju, për të parë se çfarë do të ndodhte. Dezinfektuesi, ose duke vepruar kështu, mbase në duar… do të funksiononte. Unë po i bëja një pyetje Bill, zotërisë që ishte aty dje. Po bëja një pyetje shumë sarkastike para reporterëve në dhomë për injektimin e dezinfektuesit”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Replikat mes Presidentit Donald Trump dhe reporterëve janë thuajse të pranishme në çdo konferencë të tij. Mjaftojmë të kujtojmë këtu përplasjen më të fundit mes Shet të Shtëpisë së Bardhë dhe reporteres së CBS News, për masat e marra nga administrate e tij për coronavirusin e ri.

Trump paralajmëron sulm ndaj anijeve iraniane nëse pengojnë ushtrinë e Amerikës

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka urdhëruar Marinën e SHBA-së, të sulmojnë dhe shkatërrojnë çdo anije iraniane që pengon anijet amerikane në det të hapur.

“Unë e kam udhëzuar Marinën e Shteteve të Bashkuara që të shkatërrojë anijet luftarake iraniane nëse ata ngacmojnë anijet tona në det”, tha Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

 

 

Urdhri vjen një javë pasi një video e marinës së SHBA-së, tregoi disa anije iraniane me mjete luftarake, që u afroheshin atyre amerikane, ndërsa ato lundronin në Gjirin Persik, afër Kuvajtit.

Marina e SHBA-së tha se në kohën e incidenteve anijet e saj ishin në ujëra ndërkombëtare duke kryer ushtrime.

Marina tha se 11 anije të Korpusit të Gardës Islamike të Iranit (IRGC) bënë “qasje të rrezikshme dhe ngacmuese” drejt anijeve amerikane.

Mirëpo Trump nuk përmendi ndonjë ngjarje specifike si dhe nuk paraqiti detaje të tjera në postimin e tij.

Një zëdhënës i ushtrisë iraniane reagoi duke thënë se Shtetet e Bashkuara duhet “të përqëndrohen në shpëtimin e forcave të saj të armatosura nga koronavirusi”, raportoi agjencia iranianeve e lajmeve ISNA.

Ndërveprime të ngushta me anijet ushtarake iraniane kanë ndodhur në rajon edhe në të kaluarën. Anijet amerikane disa herë kanë ndërmarrë të shtëna paralajmëruese ndaj anijeve iraniane.

Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u rritën në janar pasi Shtetet e Bashkuara vranë komandantin e Forcës Quds Irani Qasem Soleimani në një sulm me dron në Irak.

Trump bisedon me Johnson: Duhet bashkëpunim për të luftuar koronavirusin

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri i Britanisë, Boris Johnson zhvilluan një bisedë telefonike gjatë ditës së sotme.

Ata biseduan për bashkëpunimin mes ShBA-së dhe Britanisë për adresimin e impaktit të koronavirusit në ekonomi.

Të dy liderët kanë rënë dakort për bashkëpunim edhe mes vendeve të G7.

Zyra e kryeministrit britanik thotë se dy liderët politikë ranë dakort edhe për marrëveshje të reja tregtare, detajet e së cilave do të bëhen publike në ditët në vijim.

Sipas Trumpit, masat kufizuese të disa shteteve janë mjaft të rënda

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arsyetuar postimet e tij në Twitter përmes të cilave kishte përkrahur protestat në disa shtete kundër masave të kufizimit të lëvizjes.

Në adresimin e tij të premten, ai tha se masat e vendosura nga Minesota, Miçigan dhe Virxhinia, janë mjaft të rënda.

Në një postim më herët në Twitter, Trump kishte shkruar: “Çlirojeni Minesotën, Çlirojeni Miçigenin dhe pastaj Çlirojeni Virxhinian”.

Autoritetet shëndetësore thonë se këto masa janë tejet të nevojshme për parandalimin e përhapjes më të madhe të koronavirusit. Por, protestuesit thonë se këto masa janë duke i bërë dëm qytetarëe dhe ekonomisë.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur rritjen më të madhe të viktimave brenda një dite, të enjten, duke shënuar 4,591 vdekje në 24 orë.

SHBA-ja ka numrin më të madh të rasteve dhe viktimave në botë, rreth 700,000 raste të konfirmuara dhe më shumë se 36,000 viktima, sipas John Hopkins.

Shtetet për të cilat ngriti zërin Trump janë të udhëhequra nga demokratët. Ndërkaq, Ohio dhe Utah, të udhëhequra nga republikanët, që kanë të vendosura masat e njëjta, nuk u përmendën nga ai.

Protestat pritet të rriten edhe në shtete të tjera në SHBA. Mbështetja e presidentit vjen një ditë pasi administrata e tij prezantoi udhëzimet e reja për rihapjen e ekonomive shtetërore

Trump: Kina gënjen për shifrat e koronavirusit, ka më shumë viktima

Periskopi.com Lajme

Donald Trump ka thënë se shifrat e vdekjeve dhe të infektuarve në Kinë janë shumë më të larta se sa raportohen.

Ai gjithashtu tha se shifrat e viktimave nga koronavirusi në SHBA, as nuk i afrohen atyre të Kinës. Në total Kina ka 4600 viktima, ndërsa SHBA më shumë se 35.000.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë, janë sa ¼ e atyre në SHBA, shumë më pak se sa pretendon Trump, i cili akuzon Kinën për fshehje të numrit të viktimave, shkruan The Indipendent.

Numri i viktimave nga covid-19 në Wuhan u rrit me 50%, pasi vendi filloi të raportojë shifrat e prapambetura, me justifikimin se spitalet ishin plot, dhe ka pasur pasaktësi në raportim.

 

Biden kërkon seriozitet nga Trump rreth koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Dy personalitete të fuqishme amerikane, ani pse kanë shumë mospajtime mes vete e janë rivalë politikë, u bënë bashkë për një çështje.

Menaxhimi i situatës nga COVID-19 ishte temë e diskutimit të një telefonate ndërmjet Joe Biden dhe Donal Trump.

Donald Trump kritikon OBSH’në: E përqendruar te Kina

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Përmes një postimi në Twitter, Trump ka thënë që OBSH në kohën e pandemisë është më shumë e përqendruar te Kina.

“OBSH-ja vërtet ka gabuar. Për disa arsye  e financuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, ajo mbetet e përqendruar në Kinë. Këtë do ta rishikojmë mirë. Për fat të mirë, unë e kam refuzuar këshillën e saj për t’i mbajtur kufijtë hapur me Kinën. Përse na e kanë dhënë një rekomandim aq të gabuar?”, shkroi Trump në Twitter.