Pacolli takohet me Palmerin, diskutojnë për dialogun dhe raportet me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme është takuar me të Dërguarin te Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Pacolli ka thënë se me Palmer kanë biseduar lidhur me dialogun Kosovë- Serbi si dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Sot, në margiinat e Forumit të Bled-it, pata një takim me të Dërguarin te Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Unë e përgëzova z.Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Pacolli.

Ndër të tjera ai shkruan se “normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë me pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim. Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në ShBA, por edhe ShBA duhet të llogarisë tek ne, si partnerë të përkushtuar dhe të besueshëm.”

 

 

Hahn porosi që të vazhdojë dialogu: Serbia të ndalë fushatën kundër njohjes së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Komisari Evropian për zgjerim, Johannes Hahn ka dërguar porosi të qarta për Kosovën dhe Serbinë.

Komisari Evropian për zgjerim Johannes Hahn ka porositur nga Helsinki për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Është thelbësore që Kosova ta heq taksën”, tha Hahn nga Helsinki ku është duke u zhvilluar takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Zgjidhja, rrjedha pozitive e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është element kyç për të ardhmen e perspektivës evropiane të gjithë rajonit”, shtoi ai.

Hahn përsëriti thirrjen e tij për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe në Kosovë.

“Është shumë e rëndësishme heqja e taksës sepse është kundër parimeve të Bashkësisë. Kur bëhet fjalë për tregtinë e lirë, nuk ka vend për taksa. Kjo duhet të ndryshojë”, theksoi Hahn.

Por, ai po ashtu i bëri thirrje Serbisë të ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Në të dyja palët duhet të bëhen hapa njëri drejt tjetrit. Mendoj se mund të gjejmë zgjidhje dhe se kjo nuk është e pamundur”, porositi Hahn. Ai beson se pas zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë do të jetë një “situatë më e qartë”.

“Së bashku me Bashkimin Evropian shpresoj të hyjmë në finalizimin e bisedimeve”, përfundoi Hahn.

 

Vuçiq këmbëngul: Dialogu vetëm pas heqjes së taksës

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot në Beograd me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian David McAllister.

Vuçiq theksoi se Serbia mbështet në mënyrë të vendosur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, por se bisedimet mund të rinisin vetëm pas heqjes së taksave.

Ndërsa, McAllister vlerësoi përparimin në funksionimin e Parlamentit të Serbisë dhe theksoi nevojën për të punuar në reformat e ligjit zgjedhor.

Vuçiq- ambasadorit rus: S’pres që shpejt të vazhdojë dialogu me Kosovën, por do të angazhohem për kompromis

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë bisedës me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harçenko, tha se angazhohet për kompromis të vërtetë sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Vuçiq në anën tjetër tha se nuk pret shpejt vazhdimin e dialogut midis Beogradit e Prishtinës, duke pasur parasysh situatën rreth taksës së Prishtinës ndaj produketeve serbe, dhe situatën në skenën politike të Kosovës, raporton FoNet, transmeton Koha.net.

Bocan -Harçenko citohet të ketë thënë se çështja e Kosovës është me rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit dhe se Rusia, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKVB është e gatshme të kontribuojë për një zgjidhje në suazat e të drejtës ndërkombëtare, citon kjo agjenci komunikatën e Presidencës së Serbisë.

Taksa e dialogu, presionet që e presin kryeministrin e ardhshëm

Periskopi.com Lajme

Sfidat e qeverisjes së ardhshme më tepër do të lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare se sa me problemet e brendshme, thonë analistët politikë.

Sipas tyre qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme duhet të fokusohet në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Po ashtu, ata konsiderojnë se ekzekutivi i ri duhet të jetë shumë më stabil dhe me një përfaqësim prej më shumë se 75 deputetëve në Kuvend.

Heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi është tema me të cilën qeverisja e ardhshme do të përballet që në fillim të mandatit. Për këtë çështje është bërë e zëshme edhe ambasada e SHBA-vë në Kosovë, thotë për Radio Kosovën njohësi i rrethanave politike Fadil Lepaja.

“Në fakt edhe sfida e qeverisjes së kaluar edhe e asaj që do të formohet pas zgjedhjeve është e njëjta, dhe ka të bëjë me tepër me marrëdhëniet ndërkombëtare sesa me problemet e brendshme që ka Kosova. Është sfida e dialogut dhe pengesat që janë vu në rrotëzat e mekanizmit të bisedimeve, qoftë duke e ndërruar subjektin, qoftë me përpjekje për me e ndërru subjektin, qoftë me përpjekjen për me e blloku procedurën për procesin e bisedimeve”, ka theksuar Lepaja.

Qeveria e ardhshme, do të ballafaqohet me çështjen më kruciale në këto 20 vitet e pasluftës, siç është ratifikimi i marrëveshjes së mundshme Kosovë-Serbi, thotë analisti tjetër Fisnik Halimi. Sipas tij për t’u arritur kjo, do të duhej një qeveri stabile e cila arrin të ketë së paku 75 deputetë në Kuvend.

“Qeveria e ardhshme do t’i ketë së paku 75 deputetë të cilët vijnë nga 3 tabore të ndryshme dhe vetëm një qeveri e tillë do të mund të ishte e pranueshme për partnerët ndërkombëtarë si dhe do të mund të kryente detyrat të cilat Kosova i ka përballë në rrugën e saj, drejt subjektivitetit ndërkombëtar gjegjësisht drejt ulëses në OKB”, është shprehur Halimi.

Edhe Artan Muhaxhiri thotë se mbi qeverinë e ardhshme do të ketë presion ndërkombëtar pikërisht për çështjen e dialogut.

“Pritet që ndërkombëtarët të bëjnë presion shumë të madh në fituesin e zgjedhjeve, në mënyrë që të krijohet një qeveri stabile, e cila do të mund t’i çonte përpara disa procese, siç është vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe përfundimi i këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm. Për këtë arsye, pritet që të gjitha presionet që do të vihen në mandatarin e ardhshëm, të shkojë drejt krijimit të një qeverie stabile”, ka thënë Muhaxhiri.

Ndonëse nuk është përcaktuar ende fushata zgjedhore , partitë politike kanë nisur të kontaktojnë publikun dhe të shfaqin premtimet e tyre, por që asnjëra nga to, nuk është deklaruar se do të heq taksën ndaj Serbisë-kërkesë kjo edhe e bashkësisë ndërkombëtare./Radio Kosova

Heqja e taksës dhe dialogu, sfidat e qeverisë së ardhshme

Periskopi.com Lajme

Sfidat e qeverisjes së ardhshme më tepër do të lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare se sa me problemet e brendshme, thonë analistët politik.

Sipas tyre qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme duhet të fokusohet në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Po ashtu, ata konsiderojnë se ekzekutivi i ri duhet të jetë shumë më stabil dhe me një përfaqësim prej më shumë se 75 deputetëve në kuvend.

Heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi është tema me të cilën qeverisja e ardhshme do të përballet që në fillim të mandatit.

Për këtë çështje është bërë e zëshme  edhe ambasada e SHBA-vë në Kosovë, thotë njohësi i rrethanave politike Fadil Lepaja.

“Në fakt edhe sfida e qeverisjes së kaluar edhe e asaj që do të formohet pas zgjedhjeve është e njëjta, dhe ka të bëjë me tepër me marrëdhëniet ndërkombëtare sesa me problemet e brendshme që ka Kosova. Është sfida e dialogut dhe pengesat që janë vu në rrotëzat e mekanizmit të bisedimeve, qoftë duke e ndërruar subjektin, qoftë me përpjekje për me ta ndërruar subjektin, qoftë me përpjekjen për ta  bllokuar procedurën për  procesin e bisedimeve, por zgjedhjet pasqyrojnë se do ketë mënyra të bisedimeve më të ndryshme se më parë”, u shpreh Lepaja për Radio Kosovën.

Qeveria e ardhshme, do të  ballafaqohet me çështjen më kruciale në këto 20 vitet e pasluftës, siç është ratifikimi i marrëveshjes së mundshme Kosovë-Serbi, thotë analisti tjetër Fisnik Halimi.

Sipas tij për t’u arritur kjo, do të duhej një qeveri stabile e cila arrin të ketë së paku 75 deputetë në Kuvend.

“Qeveria e ardhshme do t’i ketë së paku 75 deputetë të cilët vijnë nga 3 tabore të ndryshme dhe vetëm një qeveri e tillë do të mund të ishte e pranueshme për partnerët ndërkombëtar si dhe do të mund të kryente detyrat të cilat Kosova i ka përball në rrugën e saj,drejt subjektivitetit ndërkombëtar gjegjësisht drejt ulëses në OKB”, ka shtuar Halimi.

Edhe Artan Muhaxhiri thotë se mbi qeverinë e ardhshme do të ketë presion ndërkombëtar pikërisht për çështjen e dialogut.

“Pritet që ndërkombëtarët të bëjnë presion shumë të madh në fituesin e zgjedhjeve, në mënyrë që të krijohet një qeveri stabile, e cila do të mund t’i çonte përpara disa procese, siç është vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe përfundimi i këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm. Për këtë arsye, pritet që të gjitha presionet që do të vihen në mandatarin e ardhshëm, të shkojë drejt krijimit të një qeverie stabile”, është shprehur Muhaxhiri.

Ndonëse nuk është përcaktuar ende fushata zgjedhore , partitë politike kanë nisur të kontaktojnë publikun dhe të shfaqin premtimet e tyre, por që asnjëra nga to, nuk është deklaruar se do të heq taksën ndaj Serbisë-kërkesë kjo edhe e bashkësisë ndërkombëtare.

Donald Trump kërkon marrëveshje Kosovë – Serbi në fund të fushatës së tij

Periskopi.com Lajme

Administrata e presidentit Trump kërkon një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë para nëntorit të vitit 2020 kur edhe mbahen zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Kjo, në mënyrë që ta ketë ‘një plus të madh’ për fushatën e tij.

Një qeveri e re do të formohet në Serbi majin e ardhshëm ose në fillim të qershorit dhe as zyrtarët e Beogradit nuk do të jenë të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje gjatë kësaj periudhe. Kështu kanë thënë disa përfaqësues diplomatikë për Danasin serb, duke komentuar në kushte anonimiteti raportimet se administrate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kërkon një marrëveshje në fillim të verës së ardhshme, përkthen Periskopi.

‘Burimet tona thonë se raportimet e tilla të mediave nuk përkojnë me të vërtetën. Është e pamundur që bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit të rinisin në mes të shtatorit pasiqë do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë në fund të shtatorit ose në fund të tetorit. Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet në Kosovë, do të duhet ta formojë ekipin negociator dhe kjo nuk mund të ndodhë para nëntorit ose dhjetorit”, kanë thënë diplomatët e huaj të cilëve u referohet Danasi serb.

“Siç ka thënë edhe Vuçiq pas takimit me Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, bisedimet mund të rinisin në muajin dhjetor”, shkruan Danas.

“Sot, politika amerikanë është shumë e fokusuar në Korenë e Veriut, në Iran dhe Venezuelë, porn ë muajt e ardhshëm, Kosova do të jetë poashtu në fokusin e tyre”, shkruan Danas.

“Bashkimi Evropian nuk e ka kapacitetin e duhur që të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë derisa Trump përfundimisht ka stabilizuar ekipin e tij të politikës së jashtme. Është e vërtetë, që Amerika vazhdimisht ia kërkon Kosovës heqjen e taksës por po ashtu është e vërtetë, që kërkon nga Serbia që të mos e bllokojë Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Qëllimi përfundimtar i Amerikës është të mos e lejojë ndikimin rus në Ballkan dhe t’u hap perspektivë vendeve të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen NATO’s e më vonë edhe BE’së”, shkruan Danas.

Profesori amerikam Gregory Raymond thotë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ‘është shumë i rëndësishmë për SHBA’të pasiqë ai kontribun në stabilitetin e gjithë rajonit, mirëpo është tepër e vështirë të imagjinohet se si do të rinis dialogu derisa taksa ende qëndron.

“Takimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiq me Sekretarin amerikan të shtetit, nënkupton se Uashingtoni kërkon që taksa të hiqet dhe dialogu të vazhdojë. Autoritetet në Prishtinë do të duhej t’ia vënin veshin një qëndrimi të tillë të Amerikës, mirëpo ende nuk dihet se si do të veprojnë. Sidoqoftë, takimi mes Vucic dhe Pompeo dhe qëndrimet e tyre publike, mund të thuhet se do të kenë ndonjë ndikim nëse i shtohet këtu edhe organizimi i ndonjë takimi privat mes Uashingtonit dhe Prishtinës”, thotë ai./Periskopi/

 

 

 

 

Zv/kryeministrja serbe: Të hiqet taksa dhe të rifillojë dialogu, mos të humbim kohë

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlloviq, ka kërkuar që dialogu me Kosovën të rifillojë sa më shpejt.

Ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, njëherësh edhe zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlloviq, ka kërkuar që të hiqet taksa dhe të rifillojë dialogu me Kosovën.

Siç shkruajnë mediet serbe, Mihajlloviq, ka deklaruar  se është e rëndësishme që autoritetet kosovare ta heqin taksën dhe sa më shpejt që të jetë e mundur të rifillojë dialogu në mënyrë që siç u shpreh ajo, të mund të arrihet një kompromis për çështjen e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas Mihajlloviqit, nëse arrihet një kompromis për çështjen e Kosovës, atëherë kjo do të siguronte stabilitet dhe një të ardhme shumë më të mirë për tërë rajonin dhe jo vetëm për Kosovën e Serbinë.

“Është koha e vetme që dy kombet, serbët dhe shqiptarët, të arrijnë një kompromis që do t’i sigurojë të gjithëve një të ardhme më të mirë, në vend që të heqin më tej barrierat që na rikthejnë në të kaluarën”, u shpreh Mihajlloviq, e cila shtoi se arsyeja përse duhet dhënë shans dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjes së një marrëveshje ka të bëj me mundësitë që mund t’i sillte kjo marrëveshje.

Tutje, Mijalloviq citohet të ketë thënë se, në të kaluarën ka pasur shumë mundësi të humbura në rajonin tonë për të ecur përpara dhe siç u shpreh ajo, “ ne kemi humbur shumë kohë që mund të ishte përdorur për zhvillim”, transmeton më tutje lajmi.net.

Sipas saj, nëse Kosova e heq taksën ndaj mallrave serbe, atëherë epilogu i dialogut do të jetë arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Është e rëndësishme që Kosova të shfuqizojë taksat mbi importin e mallrave serbe sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të rifillojë dialogun përmes të cilit do të arrihej kompromisi në mes të dyja vendeve dhe që do t’u sigurojë të gjithëve një të ardhme më të mirë, në vend që të heqin më tej barrierat që na rikthejnë e kaluara”, ka theksuar Mihajlloviq, shkruan “Blic.rs”.

Këto komente Mihajlloviq i bëri pas vizitës dhe takimeve që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka pasur me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë vizitës së tij zyrtare në Washington

 

Haradinaj e Molliqaj tregojnë se si do të vepronin me Kullën e Çakorrin, dialogun dhe Autostradën e Dukagjinit

Periskopi.com Lajme

Daut Haradinaj e Dardan Molliqaj sonte përballë analistëve në ‘Debat Plus’ kanë treguar se si do të veprojnë AAK e PSD me disa tema të ndjeshme nëpër të cilat po kalon Kosova, transmeton Periskopi.

Molliqaj thotë se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi është e hapur se do të zgjidhet me vullnetin dhe interesin e qytetarëve.

‘’Ndoshta nuk ka qeveri që e ka ndërmend me lënë Kullën edhe Çakorrin anej. Kjo cështje zgjidhet me vullnetin dhe interesin e qytetarëve. Çështja eDemarkacionit është cështje e hapur’’, tha ai.

”Vizat, cështje e zgjidhur. Ofrojmë si koalicion që njohja me ndodh në mandatin tonë, e dijmë qysh me e bo atë send, por kjo varet edhe prej Serbisë. Por e dijmë që kurrë s’kemi me iu nënshtru Serbisë’’, shtoi Molliqaj.

Ndërsa Haradinaj tha se demarkacioni është mundu me ardhë në Parlament si akt i kryer.

‘’Një copë letër që krejt është në rregull. Dëm i madh që është shty në këtë marrëveshje. Meritë kanë edhe disa ekspertë. Presioni i madh e ndaloi Demarkacionin’’, tha ai.

Po ashtu, ata kanë treguar edhe çka do të ndodh me autostradën e Dukagjinit, për çka ishte kritikuar shumë ish-kryeministri Ramush Haradinaj

‘’Më përpara shkoj në Tiranë se sa në Pejë’’, tha Haradinaj.

‘’Autostrada e Dukagjinit do të bëhet’’, theksoi Molliqaj./PERISKOPI/

Kurti: Sot mundësia u kthehet qytetarëve

Periskopi.com Lajme

Albin Kurti ka thënë se me shpërbërjen e Kuvendit, mundësia për zgjedhje u kthehet qytetarëve. Ai ka thënë se qeveria e ardhshme duhet të merret me punë të mëdha e jo me tema të mëdha.

“Në parim nuk jemi kundër dialogut por jemi për dialog me parime. Seanca e fundit ishte mundësia e mundësisë. Ishte mundësia e deputetëve që t’ia kthej mundësinë qytetarëve të Kosovës.Është mundësia për një legjislaturë të re e për qeveri të mirë. Tash për tash jemi në një process me vullnet të mirë e për kurorzimin e të cilit unë jam optimist. Qeveria e ardhshme nuk do të duhej të merrej me tema të mëdha si demarkacioin që nuk na i solli vizat, por duhet të merret më punë të mëdha, arsimin, shëndetësinë”, ka thwnw Kurti./Periskopi/

​Vuçiq: Negociatat me Kosovën në dhjetor

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se në rastin më të mirë negociatat me Prishtinën do të vazhdojnë në muajin dhjetor.

“Vështirë se mund të ketë vazhdim të dialogut para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, të cilat besoj se do të zhvillohen më 6 tetor. Kjo do të thotë se në rastin më të mirë, në fillim të dhjetorit mund të vazhdojë dialogu, por para kësaj, e rëndësishme është të bisedohet për heqjen e taksës”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe.

Presidenti serb tha se “status quoja” është e pamundur, dhe se është e rëndësishme të ruhet paqja, pasi siç tha, “një pushkë nëse shkrepet atëherë askush nuk mund të ndalë bubullimën e topave, dhe kjo askujt nuk i duhet”.

Deklaratat e Vuçiqit bëhen pas takimit në Nju Jork me sekretarin e Shtetit amerikan, Mike Pompeo.

Vuçiq tha se ka kërkuar nga Pompeo që SHBA-ja të shtojë presion ndaj Kosovës për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, të vendosur në nëntor të vitit të kaluar.

Ndërsa Pompeo, përmes një postimi në Twitter tha se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, do ta forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe komunitetit transatlantik.

Vuçiq: Vazhdimi i dialogut, jo para dhjetorit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ka folur edhe rreth mundësisë së vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë drejtim, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq në New York, pas takimit me Pompeo ka thënë se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinë, në rastin më të mirë mund të rifillonte në fillim të dhjetorit.

Siç ka shtuar tutje Vuçiq, kjo vështirë se mund të pritet para zgjedhjeve në Kosovë, të cilat pritet të mbahen më 6 tetor, megjithëse akoma nuk janë njoftuar.

Ndryshe, presidenti Vuçiq pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në New York, ka thënë se ka kërkuar nga administrata amerikane të ushtrojë ndikim më të fortë te shqiptarët e Kosovës për të hequr taksat e vendosura në nëntorin e vitit të kaluar.

Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, do ta forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe komunitetit transatlantik.

Pompeo këto komente i bëri pas një takimi në Nju Jork me presidentin serb.

“Një takim dreke produktiv me presidentin Vuçiq, rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe pranimit të Serbisë në BE. Normalizimi i raporteve me Kosovën, do të forcojë stabilitetin e Serbisë, të Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik”, ka shkruar pas takimit sekretari Pompeo në Twitter.

“SHBA-të duan ta ringjallin dialogun Kosovë-Serbi”

Periskopi.com Lajme

Takimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Mike Pompeo që do zhvillohet nesër në Nju Jork, është një nga lëvizjet që Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin për të ringjallur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kështu mendon, drejtori i Qendrës së Politikës së Jashtme në Serbi, Dragan Gjukanoviq.

“Duket se Shtetet e Bashkuara po marrin një iniciativë të rëndësishme për të ringjallur dialogun Beograd-Prishtinë”, është shprehur Gjukanoviq për ‘Tanjug’.

Ai ka thënë se SHBA do që ky dialog të rezultojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht të obligueshme midis dy palëve

“SHBA-të gjithashtu presin që situata në Prishtinë të konsolidohet pas zgjedhjeve të ardhshme dhe më në fund të krijojnë kushte për vazhdimin e dialogut”.

Sipas tij, dialogu nuk mund të rikthehet derisa pala kosovare të tërheq taksën ndaj Serbisë, por është e rëndësishme që të përgatiten të gjitha kushtet për vazhdimin e tij kurdo që ndodhë.

Gjukanoviq ka shtuar se dialogu mund të nis pas krijimit të qeverisë së re në Kosovë.

Eksperti amerikan: Kosova dhe Serbia duhet të përfshihen në dialog të ndërmjetësuar

Periskopi.com Lajme

Profesori amerikan, Alon Ben Meir, ka komentuar deklaratën e vendeve të Quint-it rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ben Meir ka shkruar në Twitter se nëse Kosova dhe Serbia dëshirojnë të jenë në Bashkimin Evropian duhet të fillojnë menjëherë dialogun.

“Kosova dhe Serbia duhet ta dinë se pesë shtetet e NATO-s dhe Quint-it (SHBA, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe) janë aleatët e tyre, dhe nëse ato nuk duan pengesa në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, duhet të përfshihen në dialog të ndërmjetësuar, i cili ka ngecur që nga viti i kaluar”, ka shkruar profesori amerikan.

Ben-Meir është një ekspert për politikat dhe çështjet e Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve. Gjatë dy dekadave të fundit, Ben-Meir është përfshirë drejtpërdrejt në negociatat për paqe ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite.

 

 

 

 

 

 

 

Japonia kërkon vazhdim dialogu: Normalizimi i raporteve serbo-shqiptare, çelës i stabilitetit në rajon

Periskopi.com Lajme

Pozicioni i Japonisë është se dialogu Beograd-Prishtinë duhet të vazhdojë, megjithatë, siç kërkohej më parë nga Beogradi dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, vendosja e taksave për produktet nga Serbia dhe BeH duhet të shfuqizohet, tha sot përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Japonisë në Beograd.

Jun Saito u tha gazetarëve se qëndrimi zyrtar i Tokios ishte që Prishtina duhet të heqë masën në mënyrë që dialogu të rifillojë, duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve serbo-shqiptare është çelësi i stabilitetit në rajon.

“Qëndrimi themelor i Japonisë është që dialogu duhet të vazhdohet”, tha Saito, duke saktësuar se ky është qëndrimi zyrtar i Tokios.

 

Gordy komenton deklaraten e Quintit për dialogun: Kosova nuk do të bëjë asnjë hap derisa të zgjidhet qeveria e re

Periskopi.com Lajme

Eksperti i Evropës Juglindore dhe profesor në University College London, Eric Gordy, duke komentuar deklaratën e vendeve të Kuint-it drejtuar Kosovës dhe Serbisë, nuk mendon se Kosova do të ndërmarrë ndonjë hap domethënës derisa të zgjedhet një qeveri e re.

Ai thotë se aktualisht nuk ekziston besimi i mjaftueshëm midis dy palëve (Beogradit dhe Prishtinës) për të punuar në një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, profesori Gordy thotë se deklarata e vendeve të Kuint-it nuk ofroi asgjë në këmbim për palët.

“Unë nuk mendoj se ndihmon shumë, në kuptimin që nuk është e qartë se për cilën marrëveshje bëhet fjalë. Ka kohë që flitet për shkëmbim territoresh, që mesa duket, nuk është një propozim i zbatueshëm, pavarësisht nga fakti që Vuçiq (Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë) dhe Thaçi (Hashim Thaçi, president i Kosovës) kanë bërë fushatë për këtë ide. Kjo nuk pati një ndikim të madh në opinionin publik as në Serbi, as në Kosovë”.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë arsye të veçantë që Serbia dhe as Kosova të ndërmarrin ndonjë hap të madh, pasi asgjë nuk ofrohet në këmbim – edhe pse përmendet anëtarësimi në BE, por që sipas tij kjo nuk është realiste në një afat të shkurtër.

Gordy problematike po e sheh edhe taksën.

“Një problem tjetër është taksa për importin e mallrave nga Serbia që e ka vendosur Qeveria e Kosovës. Edhe në këtë çështje nuk ka një strategji dhe as politikanët në Kosovë nuk kanë ndonjë arsye të veçantë për të hequr dorë nga masa, e cila është e popullarizuar në Kosovë”.

“Për sa i përket taksës ndaj mallrave serbe, nuk mendoj se Kosova do ta tërheqë këtë vendim nëse nuk merr diçka në këmbim”.

Eric Gordy vlersoi se Qeveria e Kosovës nuk do të ndërmarrë ndonjë hap domethënës përpara zgjedhjeve në Kosovë.

Ai tha se palët nuk janë gati përrifillimin e dialogut.

“Tash për tash nuk janë gati. Unë mendoj se Vuçiqi është i vetëdijshëm se ai nuk ka mbështetje për këtë. Nga ana e Kosovës, ne kemi një qeveri të paqëndrueshme. Mendoj se asgjë nuk mund të bëhet atje derisa të zgjidhet një qeveri e re”, shrkruan Radio Evropa e Lire, transmeton Klan Kosova.

Zyrtari amerikan: Bllokimi i dialogut Kosovë – Serbi i konvenon veç Rusisë

Periskopi.com Lajme

Ish zyrtari i Pentagonit i ngarkuar për Ballkan Michael Carpenter ka vlerësuar se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë si dhe zgjedhjet në Serbi në pranverë të vitit të ardhshëm, mund ta ngadalësojnë arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Carpenter në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se sezoni i zgjedhjeve është një moment shumë i keq për të arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Koha e zgjedhjeve si në Serbi ashtu e dhe në Kosovë është e përshtatshme që të paraqiten qëndrimet më të ashpra politike, e që është keq për arritjen e marrëveshjes. Nuk do të kisha thënë se është e pamundur, por më duket më pak e besueshme”, ka thënë drejtori i tanishëm i “Pen Biden Center”.

Sipas fjalëve të tij, duket se gjendja politike në Serbi dhe në Kosovë është ashtu që ideja për shkëmbim territoresh mund të ketë sukses, por se ende nuk ka ardhur ai moment, as në Kosovë e as në Serbi.

“Nëse nuk ka sukses ideja për përkufizim në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk shohë se cili është plani B”, ka deklaruar Carpenter dhe ka shtuar se duhet ofruar Serbisë diçka më konkrete dhe më të shpejtë se që është anëtarësimi në BE për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Nuk besojë se vazhdimi i dialogut, ashtu si e ka udhëhequr Frederica Mogherini, do të sjellë diçka konkrete. Mendoj se Serbia, nëse dëshirohet që ta tejkalojë këtë barrierë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës, duhet të fitojë diçka konkrete si shkëmbim, diçka që qytetarët e kishin vlerësuar”, ka thënë ai dhe ka shtuar se ashtu diçka ende nuk “është në tryezë”.

Duke përmendur rolin eventual të Rusisë, Carpenter ka thënë se nga perspektiva e Moskës më së miri është që të mbahet konflikti në mes të Kosovës dhe Serbisë sepse kjo i lejon Rusisë të “prezantohet si roje e interesave të Serbisë dhe si kundërshtar i Kosovës”.

“Kjo i ndihmon Moskës në mënyrë gjeopolitike sepse pengon që Serbia t’i afrohet Perëndimit, Brukselit dhe Uashingtonit. Nuk mendoj se është në interes të Kremlinit që kjo çështje të zgjidhet”, ka vlerësuar zyrtari amerikan.

Carpenter përsëri e përmend deklaratën e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq në lidhje me thirrjen për diasporën serbe ta përkrahë Trumpin në zgjidhjet e ardhshme në SHBA.

“Daçiq mund ta përkrahë kë të dojë. Unë nuk mendoj se është veprim i mençur politik i ministrit të jashtëm të Serbisë, sepse rreth Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi ekziston konsensusi i të dy partive në SHBA”.

“Unë vetëm shtroj pyetje se sa është veprimi i Daçiqit i mençur, e ai mund ta përkrahë kë të dojë. Nuk jam i sigurt nëse serbët në Amerikë do ta dëgjojnë, por mund të bëjë çfarë të dojë”, ka thënë Carpenter.

Musliu: Puna e parë e Qeverisë së re me Veselin do të jetë zhbllokimi i dialogut

Periskopi.com Lajme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se nëse partia e saj në krye me Kadri Veselin vjen në pushtet – puna e parë do të jetë zhbllokimi i dialogut.

“Puna e parë e Qeverisë së re me Veselin është zhbllokimi i dialogut. Për këtë nuk është ekskluzivisht taksa. Mund të ngremë hipoteza, por ajo çka i duhet Kosovës është një qeveri e re e udhëhequr nga kryetari Kadri Veseli, i cili ka me pasë një bashkëpunim të koordinuar në bazën e vlerave dhe mundësive në bashkëpunim të plotë me faktorin ndërkombëtar”.

“Kosova nuk guxon në asnjë moment që të kthehet prapa”.

Musliu në Info Magazine të Klan Kosovës tha se partia e saj do ta ketë listën më profesionale dhe të përgjegjshme, por për hartimin e saj është ende në një fazë të hershme.

“Kush do të jetë në këtë listë do të shohim. Nuk mund të them as për veten nëse jam apo jo sepse jemi në një proces të hershëm”.

Ndërkaq, lëvizjen e bashkanëtarit të saj Naim Bazaj në AAK, Musliu e sheh si diçka pozitive që ndodh në Kosovë.

“Këto lëvizje nuk i shoh si diçka të keqe që ndodh në Kosovë, por si të mirë. Kjo tregon që Kosova ofron mundësi që të gjithë ata që nuk e gjejnë veten te një parti të kalojnë tek tjetra. Nuk shoh diçka të keqe këtu. Shpresoj që ai të gjejë AAK-në më të mirë se që e ka lënë”.

Për raportin mes bashkëpartiakëve të saj, Kadri Veseli dhe Sami Lushtaku, Musliu tha se i mban mend si miq të mirë, por se nuk ka të drejtë të flasë në emër të tyre.

“Ju kërkoj falje të dyve që se kam kërkuar lejen e tyre për të folur për ata. Nuk kam autorizim të flas. I njoh si dy shokë që kanë kaluar shumë kohë të vështira bashkë. Çdo komentim i raporteve të tyre besoj që nuk është i nevojshëm, e di që janë miq dhe i kam njohur si të tillë. Samiu vlerëson lart shokët, me të cilët ka kaluar nëpër periudha të jetës së tij. Ai e thotë atë çka e mendon dhe nuk ka pengesa prej shprehjeve. Janë gjallë të dy dhe mund të flasin vetë ata”.

Musliu tha se ka qenë e vështirë qeverisja me një numër të madh partish në koalicion dhe me një opozitë pa ide në Kuvend.

“Nuk ka qenë Qeveria më e mirë për Kosovën. S’ka qenë aspak e lehtë për t’u menaxhuar. Kemi pasë mungesë të numrave në Kuvend që të kalohen pikat. Kemi pasë opozitë pa ide, pa vizion dhe bojkotuese”.

“Kosova lëngon për një opozitë të mirëfilltë. Shteti ynë ec përpara vetëm kur një opozitë të fortë”.

“PDK është pjesë bartëse e të gjitha proceseve të rëndësishme, por shpesh nga këto ka dalë edhe e lënduar. Për interesa më të mëdha të vendit jemi tërhequr edhe nga pozita e kryeministrit. Por kjo nuk do të ndodhë më. Besoj që Veseli e ka kuptuar që PDK nuk është për vend të dytë por si udhëheqëse. PDK shpresoj që do të jetë në Qeveri me kryeministër Kadri Veselin dhe të ketë një qeverisje stabile që do të punojë për vendin. Jemi të përgatitur për me dalë të parët.

Musliu nuk mohoi edhe koalicionet duke thënë se ato gjithmonë janë të dëshirueshme.

Shoqëria Civile kërkon që kryeministri i ardhshëm të udhëheqë dialogun

Periskopi.com Lajme

Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi nuk është i mundur para krijimit të një Qeverie të re, pasi sipas njohësve të zhvillimeve politike, rifillimi i këtij procesi tash është i pakuptimtë.

Sipas tyre, dorëheqja e Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit ka ndikuar në procesin e dialogut, pasi thonë se kjo Qeveri nuk ka më kompetenca juridike e as legjitimitet politik, ndërsa tashmë vetëm Qeveria e re mund të vendosë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i tha Ekonomia Online se i vetmi institucion, i cili ka mbetur funksional pas dorëheqjes së kryeministrit, është Presidenca.

“Procesi aktual absolutisht ndikon në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, pasi shohim që institucionet kushtetuese nuk janë në funksion të plotë, pra nuk kanë mundësi të ushtrojnë funksionet e tyre të plotë kushtetuese dhe ligjore. Ndikimi do të jetë i drejtpërdrejtë sepse kur kemi zgjedhje të parakohshme, nuk kemi Kuvend funksional dhe kemi një Qeveri e cila nuk i ka funksionet e saja të plota për ushtrimin e obligimeve kushtetuese dhe ligjore dhe i bie që i vetmi institucion funksional në vend të jetë Presidenca”, thotë ajo.

Ajo thotë se si KDI kanë kërkuar që pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, të jetë kryeministri ai që e udhëheq procesin e dialogut në konsultim me presidentin dhe në mbikëqyrjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas saj, Kuvendi duhet të jetë aty prezent gjithë kohës për të mbikëqyrur këtë proces.

Edhe pse e konsideron pozitive mbështetjen e ShBA-së për procesin e dialogut, për Kosovën e sheh të nevojshme ndërtimin e një konsensusi të brendshëm dhe ndërtimin e një qëndrimi unik shtetëror karshi Serbisë, në tryezën e diskutimit.

“Pavarësisht mbështetjes që e kemi pas nga BE-ja dhe ShBA-ja, ne kemi pa që gjatë viteve të fundit nuk kemi arritur si shtet të ndërtojmë një qëndrim unik, ku institucionet e ndryshme kanë shty përpara çështje të ndryshme, presidenti çështjen e korrigjimit të kufijve, kryeministri ka qenë kundër saj dhe spektri më i gjerë politik, ndërsa ne e mirëpresim mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, i bie që ne të jemi para obligimit tonë primar si shtet serioz e demokratik që pretendojmë të jemi dhe ta ndërtojmë që të kemi një qëndrim unik ndaj procesit të dialogut dhe më pas të lobojmë me këto shtete”.

Edhe Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP), thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet vetëm kur institucionet kryesore kanë funksione të plota.

Ai thotë se duke pasur parasysh rrethanat të cilat sugjerojnë se do të ketë zgjedhje të reja, të gjitha palët e përfshira duhet të insistojnë në respektimin e zakonit të krijuar nga praktikat e më hershme e të cilat praktika tregojnë se dialogu gjithmonë pushon në kohë zgjedhjesh deri në formimin e Qeverisë së re.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi jo kushtututshmërinë e ligjit për dialog e ka përcaktuar qartësisht që përgjegjësia e përfaqësimit të Kosovës dhe negocimit të një marrëveshje i takon ekskluzivisht dhe në radhë të parë Qeverisë. Prandaj është e qartë që kur do që do të rifillojë dialogu kushdo që do të jetë në udhëheqje të Qeverisë do ta ketë përgjegjësinë kushtetuese dhe obliguese për përfaqësimin e Kosovës në raundet e ardhshme”.

Kurse sa i përket një marrëveshja brenda këtij viti, Kryeziu nuk shprehet shumë optimist, pasi sipas tij, zhvillimet brenda Bashkimit Evropian (BE) kanë shpërqendruar vëmendjen për dialogun mes dy shteteve fqinje.

“Është shumë vështirë për ta përcaktuar kornizës kohore brenda së cilës mund të ketë një marrëveshje përfundimtare. Ne kujtojmë që një marrëveshje përfundimtare pritej që veç se të ndodhte në fillim të këtij viti dhe më së largu në qershor të këtij viti, mirëpo më duhet të kujtojë që zhvillimet të mëdha edhe të rëndësishme ka pasur edhe brenda BE-së të cilat zhvillime kanë shpërqendruar BE-në nga dialogu Kosovë-Serbi duke pasur parasysh që ata kanë pas një vëmendje të koncentruar në konstituimin e vet institucioneve të tyre pas zgjedhjeve të majit të këtij viti dhe më të përfunduar ky proces është e qartë që tani mund të ketë një rikthim të vëmendjes në dialogun Kosovë-Serbi”.

Kujtojmë se bisedimet, që kanë nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, aktualisht janë ndërprerë për shkak të taksës që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Një përpjekje për të rinisur me dialogun kanë bërë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Por, edhe kjo nismë nuk ka sjellë si rezultat vazhdimin e dialogut.

 

Gjermania kundër taksës së Haradinajt: Nuk është gjë e mençur t’i kthesh miqtë e mirë kundër vetvetes

Periskopi.com Lajme

“Gjermania e ka njohur Kosovën dhe nga ky pozicion e mbështet dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thotë ambasadori Christian Hellbach, drejtor i deritanishëm për Evropën Juglindore pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, shkruan sot Koha Ditore.

Në intervistën e tij ekskluzive për “Kohën Ditore”, në fund të mandatit të tij, Hellbach paralajmëron se përveç kundërshtimit të ndryshimit të kufijve, Berlini kundërshton edhe bllokimin e procesit të dialogut, duke kritikuar kushtëzimin që Qeveria e Kosovës i ka bërë procesit.

“Rinisja e dialogut parakupton që të dyja palët t’i qasen njëra-tjetrës dhe të tërhiqen nga kërkesat e tyre maksimale. Është absurde që si parakusht për fillimin e dialogut Serbisë t’i kërkohet ta njohë Kosovën”, thotë Hellbach, duke theksuar edhe se Gjermania nuk ka “asnjë mirëkuptim” për taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

“E them këtë si përfaqësues i një vendi që është vend mik dhe mbështetës i Kosovës: Kosova mund dhe duhet të marrë vendimet e veta. Por nuk është gjë e mençur t’i kthesh miqtë e mirë shumë kundër vetvetes”, thotë Hellbach, i cili prej gushtit ia ka dorëzuar detyrën znj. Susanne Schütz, ambasadore e deritanishme e Gjermanisë në Tiranë.