Borrell: Bashkimi Evropian nuk është në garë me Amerikën në dialogun Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se duhet të ulen tensionet për t’u rikthyer në një situatë ku dialogu është i mundur.

Ndonëse është lindur si katalonas, Borrell njihet si një luftëtar i një Spanje unike dhe thotë se nuk mund të bëhet krahasimi mes Kosovës dhe Katalonisë

Kreu i diplomacisë evropiane, në një intervistë për Televizionin publik serb RTS, ka folur për detajet e vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë, zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe rrugën evropiane të Serbisë.

“Duhet ta rifillojmë dialogun dhe i takon Bashkimit Evropian të ndihmojë në këtë drejtim. Mendoj se duhet të jemi aktivë. Nëse asgjë nuk bëhet, problemi do të mbetet i pazgjidhur dhe rruga e Serbisë dhe Kosovës drejt Bashkimit Evropian do të rrezikohet. E di se muajt e fundit, tensionet janë rritur midis dy palëve kur bëhet fjalë për taksën dhe aktivitetin diplomatik. Duhet të ulen tensionet, për t’u rikthyer në një situatë ku dialogu është i mundur. Për ne në Bashkimin Evropian ky është një investim. Nuk po e bëjmë atë për veten tonë, por për pajtimin dhe paqen. Do të donim që kjo të ndodhë në Ballkanin Perëndimor”, tha Borrell, përcjell Telegrafi.

I pyetur se si e sheh si Përfaqësues i Lartë i BE-së, iniciativën e Shteteve të Bashkuara dhe të dërguarit special të Presidentit Trump, Richard Grenel që në dialogun Kosovë-Serbi të përqendrohen në ekonomi dhe nëse SHBA do të marr primatin në negociata dhe nëse BE do të emërojë një përfaqësues special për dialogun, Borrell tha se Bashkimi Evropian nuk do të garojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne nuk jemi në garë me Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj se ekonomia është gjithçka për Presidentin Trump, por politika është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ky nuk është një problem ekonomik, por edhe nga në aspektin ekonomik, Bashkimi Evropian ka investuar shumë para në Serbi ashtu edhe në Kosovë, shumë më tepër sesa Shtetet e Bashkuara. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë dhe ta ndihmojmë. Ne nuk garojmë me ta”, tha ai.

“Të gjithë duhet të kontribuojnë në procesin e dialogut dhe një ditë mund të ketë marrëdhënie normale midis njerëzve në Ballkanin Perëndimor, siç është sot në Bashkimin Evropian, ku kufijtë janë të padukshëm. Mund të jetë një ide e mirë të kesh një të dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, dikë që e njeh mirë rajonin, që është një diplomat me përvojë, që ka besimin tim dhe aftësi të forta, sepse ky është një problem që duhet të trajtohet në baza ditore, e jo herë pas here të vihet nga Berlini dhe Brukseli për të thënë diçka. Ai duhet të jetë plotësisht i përkushtuar për këtë derisa të arrihet marrëveshja”, tha shefi i diplomacisë evropiane.

Më tej, Borrel ka folur edhe për qëndrimin e shtetit të tij Spanjës, e cila është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Unë kam qenë Ministri i Jashtëm i Spanjës, një vend që nuk e njohu pavarësinë e Kosovës për një arsye të mirë. Unë nuk jam më shef i diplomacisë spanjolle dhe kam një përgjegjësi ndaj Evropës dhe duhet të harroj pozicionin e vendit tim dhe të mbroj pozicionin evropian. Bashkimi Evropian nuk e ka njohur Kosovën sepse nuk ka kapacitet ta bëjë këtë. Le të përpiqemi të bëjmë më të mirën për ta lehtësuar dialogun. Do të punoj për këtë. Njerëzit duhet të kuptojnë se kur punoni në një nivel evropian, nuk mund të përcillni pozicionin e vendit tuaj”, ka thënë Borrell.

A po krijohen kushte për rifillim të dialogut Kosovë-Serbi?

Periskopi.com Lajme

Ani pse dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur që nga vjeshta e vitit 2018, një marrëveshje për linjën ajrore Prishtinë-Beograd është nënshkruar ditë më parë në ambasadën amerikane në Berlin, me iniciativë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo në një formë po shihet si rifillim i bisedimeve mes dy shteteve.

Pas fushatës së ashpër lobuese kundër Kosovës në diplomacinë e jashtme, të zhvilluar vazhdimisht nga Serbia, në nëntor të vitit 2018, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj i vendosën taksë 100% mallrave serbe. Kjo u bë si kundërpërgjigje për veprimet e pushtetit kriminal të Serbisë që jo vetëm e mohon gjenocidin por edhe po lobon te shtetet që të tërheqin njohjet për Kosovën, e në të njëjtën kohë pengonte vendin tonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Që nga ajo kohë janë ndërprerë bisedimet, meqë Serbia kishte deklaruar se nuk e vazhdon dialogun derisa taksa mbetet në fuqi.

Por një ndërhyrje amerikane, bëri që të nënshkruhet një marrëveshje për lindjen ajrore Prishtinë-Beograd, e që po shihet sinjal për rifillim të dialogut.

Analisti Rasim Alija në një deklaratë për KosovaPress, këtë e sheh si mundësi për rifillim të dialogut, veçse problematike e konsideron çështjen e formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Sipas tij, krijimi i institucioneve do të zgjidhte bllokadën në çështjen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Ka sinjale për një rifillim të mundshëm të dialogut, vet vizita e zotit Grenell në Kosovë, takimet me presidentin e Republikës së Kosovës dhe marrëveshja e arritur lidhur me linjën ajrore, tregon për sinjale pozitive të rifillimit të dialogut. Ajo çfarë është goxha e komplikuar dhe shihet si problematike, është krijimi i Qeverisë në Republikën e Kosovës. Kjo do të mund të zgjidhte një nyje sa i përket rifillimit të dialogut. Mbi të gjitha, ende skena politike në Kosovë, edhe Lëvizja Vetëvendosje, edhe Lidhja Demokratike, edhe opozita, janë të paqarta rreth pozicioneve të tyre lidhur me dialogun Kosovë-Serbi”, thotë Alija.

Sipas tij, partitë politike në Kosovë nuk kanë ndonjë platformë si t’i qasen dialogut me Serbinë.

“Kjo mund të jetë goxha e komplikuar dhe për vet rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi, sepse mund t’i lë terren presidentit që ai të jetë në krye të dialogut Kosovë-Serbi, përderisa në vend LDK dhe LVV po tentojnë të arrijnë koalicionin, zoti Thaçi veç ka filluar një fushatë lidhur me dialogun. Takimet e tij, edhe takimet me zotin Grenell, edhe pjesëmarrja në konferenca të caktuara shihet si forcim i pozitës së presidentit në aspektin e dialogut Kosovë-Serbi”, thotë ai.

Edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për KosovaPress, se dialogu me Serbinë praktikisht ka rifilluar.

“Përkundër deklarimeve, veçanërisht nga pala serbe se dialogu nuk do të vazhdojë pa heqjen apo pezullimin e taksës ndaj mallrave të tyre dhe të Bosnje Hercegovinës, tashmë kemi parë praktikisht që dialogu veçse ka rifilluar ndonëse lidhur me çështje edhe në përmasa më të vogla se sa që është pritë. Ndërhyrja amerikane në këtë drejtim, dhe involvimi i tyre i drejtpërdrejtë në arritjen e marrëveshjeve në mes të dy vendeve është impuls tejet pozitiv për procesin e dialogut, duke qenë se nëse merret parasysh nënshkrimi i marrëveshjes së fundit me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell në Berlin, atëherë është më se evidente që kjo marrëveshje është negociuar nga dy qeveritë”, thotë Cakolli.

Sipas tij, kushtet për rifillim të dialogut veç janë krijuar, ani pse kërkesë e Serbisë mbetët heqja e taksës 100%.

Ai shton se formimi i institucioneve të Kosovës është tejet i rëndësishëm për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Me krijimin e qeverisë do të krijoheshin të gjitha kushtet për vazhdimin e dialogut, dhe duke i marrë parasysh deklarimet e këtyre dy subjekteve politike, atëherë pres që taksa të hiqet posa të krijohet qeveria që do t’i hapte rrugë si veprim edhe vazhdimit të procesit të dialogut dhe diskutimeve për çështje të ndryshme në të cilat tashmë është vetëm qeveria në dorëheqje dhe në raste të tjera edhe presidenti si i vetmi institucion apo mandatar kushtetues për të zhvilluar negociata duke qenë se institucionet e tjera nuk është se janë tërësisht funksionale”, thotë ai.

Sipas tij, ka edhe një ndryshim të qasjes amerikane sa i përket procesit të dialogut, të cilët siç thotë ai, janë duke synuar që të fusin edhe elementin e zhvillimit ekonomik si një prej aduteve që duhet ta ketë ky proces në mënyrë që të garantohet sukseshmëria e kësaj marrëveshje.

Ndërsa, Ariana Qosaj njohëse e rrethanave aktuale në vend, thotë se pa formimin e qeverisë së re të Kosovës nuk mund të ketë vazhdim të dialogut.

“Duhet të ketë gjithëpërfshirje për arsye se e marrim shembull ketë marrëveshjen për linjën ajrore, e cila në fakt pati një përkrahje prej presidentit dhe kryeministrit në largim, mirëpo në anën tjetër kjo nuk është marrëveshje e cila duhet të votohet në Kuvend domosdoshmërisht, edhe pse flet për hapësirë ajrore. Por në anën tjetër ne në marrëveshje me Serbinë e cila duhet të jetë afatgjate, do të duhej të kishte gjithëpërfshirje, sepse duhet ta ketë së paku dy të tretën e shumicës së votave në Kuvend, dhe pa atë gjithëpërfshirje nuk mund të kemi lëvizje përpara.

Ditë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi se kishte biseduar me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, me të cilin tha se janë pajtuar rreth nevojës që të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare që nënkupton njohje reciproke.

Ndërsa gjatë kësaj jave në Prishtinë dhe Beograd ka qëndruar përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Grenell ka deklaruar se Serbia duhet ta ndalë fushatën e egër kundër pavarësisë së Kosovës, dhe Kosova duhet të heq taksën.

Daçiq: Kosova ta heq taksën këtë vit, të vazhdojmë dialogun deri në kompromis

Periskopi.com Lajme

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë se piroritet për Serbinë mbeten integrimet evropiane dhe Kosova. Ai ka thënë se ‘shpreson që shumë shpejt Kosova ta heq taksën dhe të vazhdojë dialogu’.

“Përkundër që ne jemi treguar mjaft konstruktiv, nuk jemi të kënaqur me progresin e arritur në Kosovë vitin e kaluar sepse dialogu u ndal shkaku i vendosjes së taksës nga Prishtina dhe refuzimi për ta hequr atë. Ky ishte një akt jo civilizues nga ana e Prishtinës dhe nuk u hoq për një vit duke vazhduar ende. Ne shpresojmë që gjatë këtij viti, kjo do të ndryshojë, taksa do të heqet dhe të vazhdojë dialogu sepse Serbia është e interesuar për të bërë kompromis dhe një zgjidhje afat-gjate’, tha Daçiq./Periskopi/

Në fillim të 2020-ës pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

Për 5 ditë bëhen 14 muaj që kur ndodhi takimi Thaçi-Vuçiq.

E kjo ishte hera e fundit që presidentët e Kosovës dhe Serbisë u përballen në kuadër të dialogut nën formatin e Bashkimit Evropian.

Nga 8 nëntori 2018, procesi i dialogut shkoi në ngrirje totale, njofton Klan Kosova.

Beogradi ashpërsoi fushatën kundër shtetësisë së Kosovës, derisa Prishtina vendosi tarifë doganore 100% për mallrat serbe.

Me hyrjen në vitin 2020 ka aktivizim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’i kthyer në tavolinë palët drejt qëllimit për marrëveshje finale.

Rama për dialogun Kosovë-Serbi: Raporti nuk rregullohet duke kërcitur dhëmbët, por duke folur

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se zgjidhja arrihet vetëm duke folur mes vete, transmeton Periskopi.

‘’Raporti nuk mund të zgjidhet me kërcitje dhëmbësh, viktimizim dhe tarifa, por mund të zgjidhet vetëm duke folur. Nuk di një konflikt në këtë botë që është zgjidhur pa folur’’, ka thënë Rama në Zona në B.

Tutje për Samitin e ‘mini-Shengeit’ në Tiranë, Rama ka thënë se është i hapur për të gjithë, pa përjashtime.

‘’Është e hapur për të gjithë dhe aspak përjashtuese’’.

‘’Unë nuk isha hero kur shkova në Beograd dhe nuk jam tradhtar sot që bëj këtë. Isha dhe jam unë, që bëj gjëra që besoj dhe i bëj me zemër dhe bindje. E kuptoj që me Serbinë, emocionet dhe e gjitha problemet nga Serbia, mund të bëhet politike në Kosovë, të fitohen pikë në elektoral, mund të bëhen pikë edhe atyre që më sulmojnë. S’keni bërë asgjë akoma me Qeverinë dhe tani që jeni zgjedhur mundoheni ta shihni horizontin e vështrimit, sepse i juaji është tash sa horizionti i një subjekti politik. Nuk më ndal dot askush duke u munduar të më kompleksojë, sharë  ebërë pis me baltë. Besoj që kjo është rruga, dhe po të mos ishte, të paktën SHBA’të, jo nuk do t’i kishim mbështëse dhe nxitëse të procesit, por do të na thonin stop se nuk është koha për të bërë një gjë të tillë’’,ka thënë Rama./PERISKOPI/

Albin Kurti: Dialogu me Serbinë nuk do të jetë prioriteti ynë, s’kemi pse ngutemi

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë ekskluzive me DW, Albin Kurti, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, flet për programin e qeverisë që Vetëvendosja është duke krijuar me LDK, dialogun me Serbinë dhe integrimin e ardhshëm me Shqipërinë.

Deutsche Welle: Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur Vetëvendosja doli fituese në zgjedhjet në Kosovë, e megjithatë nuk e ka marrë ende pushtetin, sepse pret marrëveshjen e koalicionit. Cilat janë pengesat kryesore? Pse nuk përfundon krijimi i koalicionit?

Albin Kurti: Bisedimet për harmonizimin e programit qeverisës i kemi filluar prej kohësh. Që me mbarimin e zgjedhjeve të 6 tetorit kemi kontaktuar me LDK, dhe kemi filluar që të harmonizojmë programet me ekipet tona. Në këtë mënyrë kemi treguar një kulturë të re të formimit të qeverisë, ku së pari diskutohet për programin. Këtë e kemi përmbyllur në masën 100 përqind. Megjithatë, bisedimet për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv i kemi filluar vonë, pas certifikimit të rezultateve, i cili u vonua me numërime dhe rinumërime të ndryshme. Tani jemi në një pikë ku po i finalizojmë edhe bisedimet për qeverinë. Unë jam optimist. Ka vështirësi, ka sfida, por kur ka vendosur populli më 6 tetor, ai ka bërë një lloj zgjedhjeje që nuk na ka lënë neve mundësi tjetër zgjedhjeje më tutje. Pra nuk ka mundësi për aritmetika të tjera, përveçse për qeverinë e nesërme që përbëhet nga opozita e djeshme me udhëheqjen e Vetëvendosjes, në bashkëqeverisje me LDK, me mua kryeministër.

Deutsche Welle: Që të jemi pak më konkret, bëhet fjalë për postin e Presidentit, apo jo?

Albin Kurti: Është e vërtetë që kemi diskutuar për ministrat, jemi dakorduar që t’i kemi dy zëvendëskryeministra, zëvendëskryeministri i parë nga LDK, zëvendëskryeministri i dytë nga Vetëvendosja. Jemi dakorduar që t’i kemi nga pesë ministri, ku dy ministri shtesë i vijnë pakicave. Kësisoj kemi gjithsej dymbëdhjetë ministra. Në bazë të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutës ne na takon automatikisht kreu i Kuvendit, por kemi treguar gatishmëri për ta biseduar edhe këtë post. Por, ndonëse e dimë që çështja e Presidentit do të bjerë nën mandatin tonë dhe ne si subjekte politike do të duhet të jemi të angazhuar, kemi shprehur besimin që është më mirë të mbyllet çështja e qeverisë para se të hapet ndonjë çështje për presidentin. Ju e dini që në Kushtetutën tonë thuhet që “Presidenti përfaqëson unitetin e popullit”, pra nuk është një çështje e thjeshtë. Është e vërtetë që ka vështirësi, por besoj se me mirëbesim të ndërsjelltë dhe sidomos me dëshirën e madhe për ndryshime në Kosovë do ta tejkalojmë edhe këtë në ditët në vijim.

Deutsche Welle: Le të mos flasim vetëm për politikanët, por të flasim edhe për programin. Megjithëse nuk është krijuar ende qeveria, ju shpesh udhëtoni në Gjermani dhe me sa duket kanë filluar bisedime politike në Gjermani dhe në vende të tjera. Cilat janë kërkesat kryesore të Gjermanisë për qeverinë e ardhshme?

Albin Kurti: Me Gjermaninë kemi edhe një lidhje shtesë për faktin se atje kemi një diasporë gjysmëmilionëshe, e cila përbën pjesën më të madhe të reminitancave tek ne. Gjermania është motori ekonomik i Bashkimit Europian. Përveç kësaj Lidhja Demokratike e Kosovës i ka raportet me CDU (kristiandemokratët), ndërsa ne i kemi me SPD (socialdemokratët), e dihet se këto të dy parti në Gjermani janë në koalicion. Prandaj sa herë unë shkoj atje takoj edhe diplomatët e zyrtarët shtetërorë, takoj edhe deputetët e SPD, ku së fundi mora pjesë edhe në Kongresin e tyre. Por, takoj edhe deputetë të CDU dhe CSU (kristiansocialë). Sepse në mandatin tonë, në legjislaturën e shtatë si qeveri e re, duam  t’i zgjerojmë edhe t’i thellojmë marrëdhëniet me Gjermaninë. Aty diskutojmë dy çështje kryesore. Çështja e parë janë reformat e brendshme në Kosovë, si të nxirret shteti i Kosovës nga kriza, si të zbutet papunësia dhe varfëria, si të luftohet krimi dhe korrupsioni…

Deutsche Welle: Cilat janë konceptet tuaja në këto çështje?

Albin Kurti: Ata janë shumë optimistë për programet dhe zotimet tona. Ne duam një reformë të pesëfishtë, reformë në drejtësi, reformë në ekonomi, reformë në arsim, në shëndetësi dhe reformë në siguri. Reforma në drejtësi dhe reforma në siguri do të bëhet nëpërmjet një procesi vettingu, sepse shoshitja duhet të ngjajë jo vetëm tek prokurorët dhe gjykatësit, por edhe tek pozicione të veçanta dhe në rangjet e larta të inteligjencës dhe policisë. Duam që ta marrim sistemin ekonomik dual, edukativ siç është në Gjermani, por edhe në Zvicër dhe Austri, ku studentët dhe nxënësit kalojnë disa ditë në shkolla e fakultete dhe një ose dy ditë në ndërmarrje. Duam që të kemi investime të huaja duke filluar me investimet nga diaspora, sepse vështirë të kemi investime të huaja kur nuk investon as diaspora jonë për shkak të korrupsionit në Kosovë. Dhe mbi të gjitha do ta ndalojmë korrupsionin në qeveri, dhe do ta luftojmë kudo në institucione dhe në shoqëri.

Deutsche Welle: Nuk besoj se në këtë fushë ka ndonjë mosmarrëveshje midis jush, LDK dhe palës gjermane. Por nuk e di për fushën e dytë, për të cilën nuk keni folur ende. Besoj se fusha e dytë është politika e jashtme e Kosovës. Ku është pika më e vështirë këtu, sepse dihet që pozicioni i Gjermanisë është për vazhdimin e dialogut, sa më shpejt, dhe me heqjen e taksave. Çfarë kërkohet prej jush nga pala gjermane në këtë rast?

Albin Kurti: Është e vërtetë  që fusha e dytë e bisedimit është raporti ynë me Serbinë dhe raportet midis shteteve në Ballkanin Perëndimor. Ne si Lëvizje Vetëvendosje jemi dakord me LDK dhe me partnerët tanë gjermanë dhe europianë për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, sa më parë aq më mirë. Por e dimë që nuk do të ndodhë së shpejti. Ne nuk shkojmë si shtet në Bashkimin Europian, por e ndërtojmë Europën brenda nesh, prej nesh. Kemi edhe traditë, kulturë e histori, por kemi edhe kapacitete njerëzore të tjera për këtë gjë. Sa i përket raporteve me Serbinë, ne jemi dakorduar që kemi nevojë të takohemi me pasardhësin e zonjës Mogherini, me Josep Borrell, përfaqësuesin e lartë europian përgjegjës për politikën e jashtme dhe sigurinë, për të diskutuar përgatitjen e dialogut të ardhshëm me parime të qarta dhe të sakta. Ne nuk mund të dështojmë sërish. Ai ka paralajmëruar tanimë, se vizitën e parë do e ketë në Kosovë dhe unë pres që ta takoj atë kur të jem kryeministër. Në anën tjetër kemi 33 marrëveshje me Serbinë gjatë dialogut gjashtëvjeçar 2011- 2017, dhe është e rëndësishme që ato t’ i shqyrtojmë, jo për t’u obsesionuar me to e për të humbur kohë, por për të ditur shkallën e zbatimit dhe të ndikimit, në mënyrë që të nxjerrim mësime për të ecur përpara. Dhe me LDK po ashtu jemi dakord që ta zëvendësojmë tarifën 100 përqind me reciprocitetin e plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, siç është aprovuar në rezolutën e Kuvendit të Kosovës më 7 dhjetor të vitit 2011.

Deutsche Welle: Domethënë vendoset recipriciteti dhe pastaj hiqen tarifat?

Albin Kurti: Së pari është reciprociteti, por le të mos harrojmë që edhe faktorët ndërkombëtarë, ambasadortë e Quintit në Kosovë i kanë vënë gjithashtu kushte Serbisë, që të ndërpresë fushatën kundër njohjeve të Kosovës dhe pjesëmarrjes së Kosovës, anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare. Pra edhe faktorët ndërkombëtarë nuk e shohin heqjen e tarifës pa një shprehje të vullnetit të mirë dhe pa një ndryshim në sjelljen e Serbisë. Ndërkohë që kemi ca hapa negativë në Beograd, sepse atje kreu i shtetit është deklaruar, se nuk do ta lejojë Kosovën që të hyjë në UNESCO. Nga ana tjetër ka dallime të qarta jo vetëm sa i përket vlerave por edhe sa i përket fakteve. Është mospajtim i thellë, përderisa ne e kemi të qartë qëndrimin karshi Rusisë, Serbia thotë edhe me Rusinë edhe me Bashkimin Europian. Ne nuk kemi kësi dilemash. Nuk dëshirojmë që siç themi ne shqiptarët, të hamë me dy lugë.

Deutsche Welle: Por një faktor nuk e keni përmendur ende. Amerikën. Ambasadori Grenell në Berlin është një nga personat me të cilin jeni takuar. Cili është mesazhi, apo kërkesa e SHBA për qeverinë e ardhshme?

Albin Kurti: Unë jam në kontakte të rregullta me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili është një ambasador aktiv, i cili është angazhuar shumë për emancipimin shoqëror e institucional kundër korrupsionit në Kosovë. Po ashtu kam takime të shpeshta me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer, me të cilin jam takuar për herë të parë 22 vjet më parë në SHBA dhe së fundi kam takuar edhe ambasadorin amerikan në Berlin, zotin Grenell i cili është caktuar si përfaqësues special i Presidentit Trump. Pra kemi bashkëbisedim në disa nivele. Nganjëherë mund të duket se ka dallime, por nganjëherë vëren njeriu edhe kompletaritet, për plotësim. Unë shpreh të qartë qëndrimin tonë.

Gjithashtu e kam kuptuar qëndrimin e zotit Grenell, i cili thotë që ky vend ka nevojë për investime ekonomike dhe investimet ekonomike kanë nevojë për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk e mohoj një gjë të tillë. Por, nga ana tjetër besoj se nuk duhet të ngutemi e të dështojmë sërish. Sepse kemi pasur shumë dështime në dialogun e deritanishëm. Dhe në bazë të studimeve që janë bërë në Kosovë theksohen tre faktorë shtesë pse nuk ka investime ekonomike: varfëria e popullsisë, pra kërkesa e ulët agregate apo fuqia e dobët blerëse e popullsisë, e dyta është qasja e vështirë në financa për shkak të kamatave të larta të kredive bankare për bizneset tona, dhe e treta është korrupsioni në institucione. Sipas disa raporteve jo vetëm ndërkombëtare, por edhe vendore Kosova është një vend ku ka elementë të kapjes së shtetit, që do të thotë se jo vetëm që kemi korrupsion në institucione por kemi edhe institucione në korrupsion. Neve na duhet që t’i rregullojmë këto për të patur investime, sepse nuk ka garanci se një marrëveshje me Serbinë, e ngutshme, shpërblehet sepse sjell investime.

Deutsche Welle: A pajtoheni me mendimin se duhet të arrihet një kompromis sa më shpejt, dhe duhet konsensus, dhe siç është biseduar shpesh veçanërisht nga përfaqësuesit amerikanë, duhet të ketë ndoshta edhe një kompromis me marrëveshje të reja, apo ndryshime të kufijve, si një kompromis që i bëhet Serbisë për të hyrë në dialog dhe për të pranuar Kosovën si shtet të pavarur?

Albin Kurti: Në fillim të viteve 90-të në një intervistë për mediat gjermane dhe në një intervistë për mediat franceze ish- presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ka deklaruar se “Pavarësia është kompromis”.  Pas përfundimit të luftës kemi pasur kompromis me kompromis Planin e Ahtisarit, i cili ka shumë defekte që na pengojnë edhe sot në shtet-ndërtimin demokratik. Tani Serbia kërkon kompromis të ri. Kjo është ajo taktika, që merr çfarë mund të merret, ngel i pakënaqur që të marrësh edhe më shumë së shpejti…

Deutsche Welle: Atëherë me ju nuk ka kompromis për kufijtë…

Albin Kurti: Nuk mund të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës. Kosova i ka kufijtë e vet. Kosova ka qenë element konstituiv i Federatës Jugosllave. Në këto kufi na kanë njohur rreth 110 shtete, përfshirë edhe SHBA dhe Gjermania dhe ne nuk kemi tokë për t’i dhënë Serbisë. Principi i marrëveshjes së ardhshme midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë vajtimi i Serbisë për Kosovën e humbur, me ç’rast ajo duhet të ngushëllohet me një kompesim territorial, por duhet të vihet në spikamë jeta e qytetarëve, nevojat praktike, të drejtat njerëzore dhe vuajtjet që kemi pësuar pikërisht nga një shtet si Serbia, që nuk ballafaqohet me të kaluarën e saj. Ne nuk kemi dilema. SHBA janë aleati ynë i pazëvendësueshëm. Menjëherë aty, është Gjermania. Ne nuk do ta zëvendësojmë asnjëherë Gjermaninë me Rusinë, e siç mund të ketë menduar edhe dikush tjetër që është angazhuar në tezën e gabueshme, të dëmshme, dhe fort të rrezikshme të shkëmbimit territorial.

Deutsche Welle: Por, nga ana tjetër kur flasim për ndryshimin e kufijve, në mediat gjermane dhe perëndimore ju shpesh jeni personi që i vini në pikëpyetje kufijtë duke folur për bashkimin e trojeve shqiptare si ultranacionalist. Kjo shpesh po përmendet në mediat e Gjermanisë dhe të Europës. A qëndron akoma kjo si formulë e Vetëvendosjes? A duhet menduar për bashkimin e trojeve shqiptare, apo mbeteni tek “Kosova i ka kufijtë e përcaktuar dhe ato nuk ndryshojnë”?

Albin Kurti: Ne nuk e shohim kufirin karshi Serbisë njësoj si kufirin karshi Shqipërisë. Sepse ne nuk kemi si t’i barazojmë Shqipërinë dhe Serbinë. Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është kufi shqiptar, është kufi i Serbisë dhe i Jugosllavisë. Në mandatin tonë qeverisës ne do të përqëndrohemi në dy prioritete: në punësim dhe në drejtësi. Sepse ne duhet të arrijmë së pari që shteti i Kosovës të ketë sukses. Afrimin, integrimin e bashkimin një ditë dikur në të ardhmen me Shqipërinë unë nuk e shoh nëpërmjet dështimit të shtetit të Kosovës, por nëpërmjet suksesit. Ne duhet të bëjmë së pari që ky shtet të ketë sukses. Dhe populli shqiptar i ka ende traumat e Konferencës së Londrës së viti 1913, kur ministri i Jashtëm britanik i asaj kohe, sir Edward Grey pati thënë: “Ia bëmë një padrejtësi të madhe shqiptarëve për të ruajtur paqen në Europë”.  Por pa kaluar viti shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Afrimi, integrimi, bashkimi me Shqipërinë ne nuk e shohim kurrsesi me mjete jopaqësore dhe me mjete jodemokratike, dhe me mjete jokushtetuese. Por po e them që kjo nuk mund të bëhet së shpejti, me të ardhur unë në zyrën e re të kryeministrit. Së pari duhet të ngremë shtetin e Kosovës, ku përqëndrimi ynë do të jetë tek ekonomia dhe drejtësia. Një ndër prioritetet do të jetë edhe dialogu parimor me Serbinë, por ky nuk do të jetë prioriteti kryesor. Prioritetet kryesore do të jenë drejtësia dhe punësimi.

Deutsche Welle: Me këtë formulë akordoheni edhe me partnerët tuaj në SPD dhe vendet e tjera të Europës?

Albin Kurti: Padyshim. Ata na kanë përkrahur neve edhe në fushatë, sidomos dy deputetë kanë qenë fort aktiv gjatë fushatës sonë, Stefan Schwartz dhe Josip Juratovic. I falenderoj me këtë rast…

Deutsche Welle: Pyetja e fundit. A do të dalë Vetëvendosja në garë kur bëhet fjalë për fushatën e ashpër elektorale në Shqipëri?

Albin Kurti: Aktivistët tanë në Tiranë kanë qendrën e tyre që ka emrin “Lëvizja Vetëvendosje”, por kanë autonominë e qëndrimeve dhe të veprimeve dhe të vendimeve. Besoj që emri Vetëvendosje është shumë demokratik, sepse vjen prej poshtë jo nga lart dhe është e kundërta e shkëmbimeve territoriale që vijnë nga lart, prej krerëve që silleshin në mënyrë monarkike. Vetëvendosja në Tiranë ka për qëllim që të ndërgjegjësojë dhe organizoj sa më shumë popullin atje për aktivitete në frymën e lëvizjes, por jo duke marrë direktiva nga Prishtina.

Komisioneri për zgjerim i BE: Dialogu Kosovë-Serbi pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2020

Periskopi.com Lajme

Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim i BE, Oliver Varhelyi, në paraqitjen e tij të parë që prej se mori mandatin për këtë post, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se do të punojë me Shefin e ri të Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, për të përmbyllur dialogun.

“Përfaqësuesi i Lartë i BE- për Politikë të Jashtme, Borrel ka thënë tashmë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të jetë prioritet i tij. Unë do të ofroj gjithë ndihmën time në atë drejtim dhe shpresojmë të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha Varhelyi, duke folur në Parlamentin Evropian në tryezën e rrumbullakët kushtuar eurointegrimeve të Ballkanit Perëndimor.

Varhelyi tha se “është e rëndësishme që Qeveria e re në Kosovë të formohet sa më shpejt, pasi e presin punë të rëndësishme”.

“Presim nga Qeveria e re e Kosovës të punojë në vazhdimin e dialogut me Serbinë, i cili po mbahet nën udhëheqjen e BE-së, duke përfshirë heqjen e tarifave 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe BeH”, tha Varhelyi, transmeton Telegrafi.

Siç raporton REL, Varhelyi tha se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për BE-në dhe për të personalisht.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektiv të vërtetë në BE, por për ta bërë këtë realitet duhet të ketë fokus në reforma të vërteta në rajon. Investimet ekonomike, liritë për njerëzit, rritja e standardit jetësor duhet të jenë prioritete. Komisioni në fillim të vitit të ardhshëm do të paraqesë raportin për forcimin e procesit të zgjerimit”, është shprehur Varhelyi.

Varhelyi ka thënë se është i nevojshëm një angazhim i fortë politikë për reforma, jo për hir të BE-së, por të qytetarëve të shteteve të rajonit. Ai ka kërkuar që procesi i reformave të jetë gjithëpërfshirës dhe sipas tij, në këtë pikë, roli i parlamenteve nacionale, duhet të ketë kryesor.

“Dua që procesi të jetë më dinamik, jo vetëm të jetë fokusi në hapjen dhe mbylljen e kapitujve. Duhet të mundësohet që sa më herët vendet e Ballkanit të përfshihen në disa politika edhe para se të anëtarësohen në BE. Njerëzit të mos kenë nevojë që të presin anëtarësimin për të ndjerë benificionet”, tha Varhelyi.

 

Sejdiu e thotë për herë të parë: Dikush u tha ndërkombëtarëve se unë po e pengoj dialogun

Periskopi.com Lajme

Fatmir Sejdiu nga LDK sonte në Debat Plus ka treguar për herë të parë se si ka marrë një vërejtje nga një zyre ndërkombëtare në Kosovë, kinse dikush  i ka thënë se Sejdiu po pengon në procesin e dialogut, transmeton Periskopi.

‘’Unë e di që ka ardh reagim edhe nga një zyre, më është bërë vërejtje miqësore, dikush që  e ka përcjell se ne problem e kemi me presidentin Sejdiu. Është hera e parë që e them në një media. Prolem kemi me Sejdiun dhe ka dikush që më ka quajt mr. ‘Noë’ për këto probleme.

‘’Ka pasë vende që kanë qenë të gatshme ta njohin Kosovën.  Qe tash dialogun, ta marrim Serbinë dhe qasjen që e ka, një dialog të infinitit dhe që shton dilema të mëdha tek njerëzit’’/PERISKOPI/

 

 

Komandanti i KFOR’it: E kemi për detyrë edhe të mundësojmë dialogun

Periskopi.com Lajme

Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile, por rrethanat politike dhe çështjet e papërmbyllura në rajon, sidomos marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë, mbeten një faktor që vazhdimisht shihet si kërcënim potencial për sigurinë dhe stabilitetin.

Për këtë arsye, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, tashmë në mandatin e vet ka edhe krijimin e rrethanave që do të mundësojnë procesin politik mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht dialogun, i cili do të duhej të përmbyllte çështjen e hapur të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kështu thotë në një intervistë për mediat e Grupit KOHA Lorenzo D’Addario, gjeneralmajori italian, i cili ka udhëhequr misionin e KFOR-it prej nëntorit të vitit të kaluar, dhe tani përgatitet që ta dorëzojë udhëheqjen tutje, tek komandanti i ardhshëm, i 24-ti me radhë.

“Dialogu Kosovë-Serbi është një copëz shumë e rëndësishme, ngase do të zhbllokonte shumë situata dhe do të siguronte që Kosova të jetë në gjendje që të nxjerrë përfitime të plota prej asaj që i ofrohet si pjesëtare e komunitetit ndërkombëtar. Është situatë e përsosur që, sipas mendimit tim, sjell me vete edhe disa gjëra të tjera. E di se shumica e shqetësimeve të njerëzve kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me ekonominë dhe të tjera, por si një pjesëtar i komunitetit ndërkombëtar shoh se gjërat lidhen kryesisht me sigurinë, se pa dyshim mungesa e një zgjidhjeje politike ka ndikim te faktorët ekonomikë”, ka thënë gjeneralmajori Lorenzo D’Addario.

 

 

Varhelyi: Dialogu të përmbyllet suksesshëm më 2020

Periskopi.com Lajme

Sot në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka nisur seanca dëgjimore, ku duhet të konfirmohet kandidati për Komisioner të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi nga Hungaria.

Ai është kandidati i dytë nga ky shtet, pasi Laszlo Trozscanyi ishte refuzuar për këtë pozitë, për shkak të problemeve me konflikt interesi.

Varhelyi, i cili është ambasador i Hungarisë në Bashkimin Evropian, ka thënë se Ballkani Perëndimor do të jetë prioritet nëse ai konfirmohet Komisioner i Zgjerimit.

Në fillim të seancës dëgjimore ai ka thënë se duhet punuar që të arrihet pajtim për nisjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, një vendim që nuk u arrit në samitin e fundit të BE-së. Sipas Varhelyi, rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe procesi i zgjerimit me këtë rajon duhet të jetë prioritet, ndërkohë që metodologjia në procesin e zgjerimit duhet të përshtat në mënyrë që ky proces të jetë me një dinamikë më të shpejtë.

“Duhet ta bëjmë BE-në më funksionale, por kjo nuk duhet ta pengojë procesin e zgjerimit”, ka thënë ai.

Kandidati për Komisioner të Zgjerimit, Oliver Varhelyi ka paralajmëruar një agjendë ambicioze sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, proces të cilin, deri më tash e ka lehtësuar Bashkimi Evropian, raporton REL.

“Unë do të punojë së bashku me (Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri) për të sjellë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në përmbyllje të suksesshme në vitin 2020”, ka thënë ai.

Varhelyit i janë parashtruar edhe disa pyetje rreth lojalitetit dhe çështjes së sundimit të ligjit. Ai ka thënë se është besnik ndaj BE-së dhe askujt tjetër. Sa i përket sundimit të ligjit, Varhalyi është shprehur se do të mbetet prioritet në punën e tij në procesin e zgjerimit, si një kriter kyç për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se nuk do të hezitojë që të përdorë kriteret rreth sundimit të ligjit për të ndalur procesin e negociatave apo hapjen e kapitujve nëse ndonjë shtet kandidat nuk i respekton këto kritere.

Hahn: Perspektiva evropiane do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dialogun Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se perspektiva e integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor është garancia e vetme për zhvillimin e këtij rajoni.

Hahn tha se duhet bërë gjithçka e mundur për të tejkaluar vakumin, i cili është krijuar pas vendimit të Këshillit Evropian për të shtyrë datën e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Motivimi më i madh i këtyre vendeve është mundësia e anëtarësimit në BE. Ballkani Perëndimor nuk është një periferi e Evropës, por pjesë e Evropës. Nuk mund të kemi një situatë ku e gjithë popullsia mbetet prapa. Do të gjendeshim në vakum dhe kjo do të mund të krijonte rrezik për sigurinë”, tha Hahn, duke folur para Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian.

Ai theksoi se perspektiva evropiane gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Nga pikëpamja serbe, ideja e një marrëveshjeje midis dy vendeve do të kishte kuptim vetëm nëse do të ekzistonte perspektiva e pranimit në BE”, tha Hahn.

Ky ishte fjalimi i fundit i tij si komisionar përgjegjës për zgjerimin. Hahn do të jetë komisionar edhe në përbërjen e re të Komisionit Evropian – që pritet të nisë punën muajin e ardhshëm – por do të trajtojë çështjet e buxhetit.

Në tetor, Këshilli Evropian nuk është pajtuar për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kundërshtimet më të mëdha kanë ardhur nga Franca, e cila ka kërkuar nga këto dy vende të vazhdojnë reformat, por ka theksuar edhe nevojën e reformimit të vetë BE-së.

Zeka: Albin Kurti ka me u ulë me Anën, me Vuçiqin flet Hashim Thaçi

Periskopi.com Lajme

Kreu i PEK’ut, Milaim Zeka sonte në Debat Plus ka thënë se Albin Kurti bërig abim strategjik që u takua me Edi Ramën në fundjavën e kaluar, transmeton Periskopi.

Takimi me Edi Ramën, gabim në aspektin strategjik. Deklaratat edhe për listën serbe, edhe punën e dialogut, mendoj që janë të gabueshme dhe të nxitueshme. Formatin  e dialogut nuk e cakton Kurti. Ky ka me  ulu me fol me Anën, me Vucicin flet Thaçi.

‘’Duhet me pranu që amerikanët nuk kanë kohë me  u marrë me përralla të Ballkanit. Po gabon në aspektin strategjik’’.

Për bisedimet LDK-VV, Zeka tha se ka fërkime.

‘’Fërkimet nuk janë të shëndteshme për arritjen  e koalicionit. Nëse do me  u maru me dikë, nuk mund ta bësh qeverinë, e gjithë ditën me u sha me të’’/PERISKOPI/

 

 

 

Ambasadori i BE-së në Beograd ka një kërkesë për Vuçiqin

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i BE-së në Beograd, Sem Fabrizi është takuar sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Temë e takimit mes tyre ka qenë integrimi i Serbisë në BE dhe vazhdimi i dialogut me Kosovën, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq ka thënë se Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe ka shtuar se shteti i tij duhet ta vazhdojë rrugën drejtë BE-së.

Fabrizi ka shprehur përkrahjen e plotë për Beogradin në këtë rrugë dhe ka vënë në pah rëndësinë e vazhdimit të procesit të reformave në fushën e sundimit të ligjit.

Poashtu ai ka ripërsëritur rëndësinë e vazhdimit të negociatave Prishtinë-Beograd sipas kornizës së sponsorizuar nga BE. Ai ka thënë se një marrëveshje për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve duhet të arrihet sa më parë që të jetë e mundur.

 

 

 

 

1 vit pa dialog

Periskopi.com Lajme

Më 9 nëntor bëhen një vit që kur Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar asnjë takim në kuadër të dialogut.

Që nga 9 nëntori i vitit të kaluar pala kosovare dhe ajo serbe nuk kanë zhvilluar asnjë takim në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, madje negociatat në mes të këtyre dy vendeve nuk pritet të fillojnë deri në pranverë të vitit të ardhshëm, shkruan sot gazeta Zëri.

Po bëhet një vit prejse dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është stagnuar.

Për shkak të vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake Serbia e ka pezulluar dialogun me Kosovën, duke e kushtëzuar rifillimin e tij me heqjen e kësaj takse.

Kërkesës së Serbisë nuk i është përgjigjur pozitivisht Qeveria e Kosovës edhe pas thirrjeve ndërkombëtare.

Por largimi i kësaj tarife vlerësohet të jetë sfida e parë për Qeverinë e re, e cila me pezullimin e saj do të mundë t’i jepte mundësi rifillimit të dialogut, i cili aktualisht po shihet si prioritet për bashkësinë ndërkombëtare.

Armët e Rusisë, dialogu me Kosovën, përplasja Palmer – Grenell: Pse Amerika e ka rritur presionin ndaj Serbisë

Periskopi.com Lajme

Plani i Serbisë për të blerë armë nga Rusia dhe përplasjet mes dy figurave më të larta amerikane që kanë mision aktualisht Ballkanin, siç janë Mat Palmer dhe Richard Grenell, janë disa nga arsyet që ShBA kanë rritur presionin ndaj Serbisë, shkruan mediumi serb, Blic, përkthen Periskopi.

Gazeta serbe Blic shkruan se janë tri arsye pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e rrisin presionin ndaj Serbisë.

‘Situata u bë më e komplikuar pas deklaratave të të dërguarit Special për Ballkanin Perëndimor, Matt Palmer”, shkruan ky medium serb.

“Janë shqetësimet për zhvillimin dhe ndikimin në ushtri nga Rusia, lëvizjet e dobëta të Bashkimit Evropian e në veçanti, mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përplasjet mes zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit Mat Palmer dhe përfaqësuesit të Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell – janë arsyet të cilat kanë shtyrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të rrisin presionin ndaj Serbisë’, shkruan Blic, përkthen në shqip Periskopi.

“Problemi më i madh i Palmer është Grenell. Tanimë është e qartë se mes tyre ka çështje që kontestohen ose se ka dallime mes Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë e që është, njeriu i Donald Trump që quhet Grenell i cili do të jetë më i angazhuar për çështjen e Kosovës’, shkruan Blic duke u thirrur në burime diplomatike në Ëashingtoni.

Ai ka paralajmëruar – gjithnjë sipas këtij mediumi – se presioni ndaj Serbisë do të rritet edhe më shumë.

Po ashtu raportohet se ambasadori Grenell, planifikon ta ftojë presidentin serb Aleksandër Vuçiq që ta ‘dëgjojë me vëmendje’ një fjalim të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, që do ta mbajë këtë janë në Berlin, në një forum që i dedikohet paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kjo gazetë shkruan se Amerika ‘është shqetësuar me planin e Serbisë për të blerë armë nga Rusia’ dhe Palmer është ndër ata që ka shkruar lidhur ‘me shqetësimin amerikan për prezencën ushtarake ruse në Serbi’. /Periskopi/

 

 

 

Palmer: Kosovës nuk i kërkohet të pranojë diçka që nuk e dëshiron

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara e mbështesin sovranitetin e Kosovës dhe nuk do t’ia imponojnë asaj ndonjë zgjidhje në kuadër të marrëveshjes me Serbinë, është qëndrimi që ka lënë të premten në Prishtinë Matthew Palmer, përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor i sekretarit amerikan të Shtetit.

Ai ka thënë se zgjidhja duhet të burojë nga negociatat që duhet të rinisin pa vonesë mes të dyja vendeve.

Palmer, i cili është edhe zëvendësndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, ka vizituar Kosovën, në kuadër të përpjekjeve të tij për ta debllokuar procesin e dialogut, që synohet të finalizohet me marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese. Kjo, sipas tij, do t’i çlironte potencialet edhe në Kosovë e edhe në Serbi, sikurse edhe do të siguronte përfitime ekonomike e politike për të dyja vendet.

Ajo që ka siguruar është se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se, pa e pranuar këtë realitet, Serbia nuk do të mund të llogarisë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, ka bërë të qartë se në asnjë mënyrë nuk do t’i kërkohet Kosovës që të pranojë diçka që e sheh si të papranueshme.

“Askund Kosovës nuk i kërkohet që të gëlltisë diçka që nuk e dëshiron apo që nuk është në interesin e saj. Kosova vendos vetë për fatin e saj dhe Kosova vetë do të vendosë se kush flet për të në këtë proces. Ajo vetë do të vendosë se për çka dëshiron të negociojë dhe vetë do t’i vendosë parametrat e angazhimit: duam ta bëjmë këtë, nuk duam ta bëjmë këtë”, ka thënë Palmer gjatë një paraqitje në Prishtinë, para një grupi studentësh dhe pjesëtarësh të shoqërisë civile. “Kosova nuk duhet të hyjë në negociata e papërgatitur. Ajo duhet të vendosë se çfarë qëndrimi do ta marrë para negociatave dhe ne jemi partnere të Kosovës në këtë proces”.

 

“Dialogu e vetmja mënyrë që Kosova të fitoj diçka”

Periskopi.com Lajme

“Kosova do të vendos vet se çka do të negocioj në dialog me Serbinë”, tha i dërguari special për Ballkanin Perëndimor i cili po qëndron në Kosovë, Mattheë Palmer, gjatë bisedës që pati me studentët dhe shoqërinë civile, sot në Bibliotekën Kombëtare, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Palmer me theks të veçantë foli për dialogun mes Kosovës e Serbisë, ndërsa tha se fillimi i negociatave është urgjent, duke shtuar se Kosova zgjedh vet çka do të negocioj në këtë dialog.

“Kosova nuk është duke humbur asgjë, është e vetmja mënyrë që të fitoj diçka, jo të humb, askund Kosovës nuk i kërkohet që të bëj diçka që nuk është interesat e veta. Kosova vet do të vendos se çka do të negocioj, dhe e vetmja mënyrë është ta bëj përmes procesit të dialogut. Kosova nuk duhet të hyj ne negociata e papërgatitur, duhet të vendos çfarë qëndrimi do të marr para negoiatave”, tha Palmer.

Ai në këtë bashkëbisedim tha se pa u arritur një marrëveshje me Serbinë, nuk sheh ndonjë mundësi që Kosova të integrohet në sistemin ndërkombëtar.

“Zgjidhja një herë e përgjithmonë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmes normalizimit të plotë mbetet prioritet strategjik i SHBA-së, që do të ketë ndikim në popullin këtu por edhe në rajon, sepse do t’i çliroj të dy vendet nga tradita e armiqësisë”, tha Palmer.

“Ne nuk shohim asnjë mundësi të integrimit të vendit tuaj në sistemin ndërkombëtarë që nuk përfshinë pajtimin me Serbinë”, u shpreh Palmer.

Palmer tha se edhe pas marrëveshjes me Serbinë, ata do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në Kosovë.

“Nuk i takon SHBA-vë për të përcaktuar afatin kohorë, por palëve, kemi BE-në që ka lehtësuar dialogun, SHBA-së kanë mbështetur, i përmenda shumë të tjerë që kanë ndihmuar këtë proces, sa i përket kornizës, i takon Kosovës ta përcaktoj kush, sa i përket afatit kohorë është një çështje e urgjencës, edhe Grenell e ka përmendur këtë urgjencë. Angazhimi ynë nuk do të përfundoj në ditën e Marrëvshjes, duam që Prishtina dhe Serbia të bëjnë një marrëveshje, por ditën tjetër ne prapë do të jemi këtu”, u shpreh Palmer.

Ky organizim u mbajtë mënjëherë pasi Presidenti Hashim Thaçi priti në takim Palmerin, pasi ai ishte takuar edhe me liderët e partive politike, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Isa Mustafën dhe një delegacion të Listës Serbe. /Periskopi

 

Shefi i OKB’së: Një pushim i gjatë në dialogun Beograd-Prishtinë ndaloi përparimin

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se pauza e gjatë në dialogun Beograd-Prishtinë ndaloi përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve, gjë që hapi rrezikun e stabilitetit në këtë fushë.

Në një raport të ri tremujor mbi punën e UNMIK-ut që do të diskutohet nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Guterres bëri thirrje për formimin e një qeverie të re të Kosovës pas zgjedhjeve, në mënyrë që dialogu me Beogradin të mund të rifillohet shpejt, si dhe të heqë çdo pengesë për dialogun e vazhdueshëm.

Në një raport të periudhës 16 maj deri 15 shtator, Guterres përshëndeti përpjekjet që synojnë të sigurojnë përfshirje më të madhe të segmenteve më të gjera të shoqërisë në proceset politike në Kosovë, duke shtuar se veçanërisht inkurajoi gratë dhe të rinjtë që të përfshihen dhe të udhëheqin në qeverisjen demokratike të Kosovës.

Ai tha se ndërtimi i besimit në Kosovë kërkon forcimin e sundimit të ligjit dhe një gjyqësor të besueshëm, të pavarur dhe të paanshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i KB mirëpriti përpjekjet për të siguruar që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të kenë të drejtën e kompensimit, por tha se procesi i kompensimit për viktimat nuk ishte plotësisht përfshirës.

Guterres u bëri thirrje të gjithë aktorëve përkatës që të mbrojnë trashëgiminë fetare të Kosovës dhe të sigurojnë që vendet e adhurimit të jenë të sigurta, në mënyrë që të gjitha komunitetet të praktikojnë besimin e tyre në paqe.

Ai gjithashtu u bëri thirrje institucioneve të Kosovës dhe aktorëve ndërkombëtarë që të vazhdojnë mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të plotë në përpjekjet për të hetuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, të cilat ai i konsideroi thelbësore për të ardhmen paqësore të Kosovës.

Në raport, Guterres përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të Grupit të Punës për Personat e Zhdukur si dhe ndryshimin e planifikuar në Ligjin për Personat e Zhdukur, duke thënë se sqarimi i fatit të të zhdukurve në Kosovë është thelbësor për arritjen e besimit afatgjatë.

Guterres tha se ishte i zhgënjyer nga kontributet e vogla në Fondin e KB për të mbështetur komunitetet ashkali, egjiptian dhe romë të prekur nga helmimi nga plumbi në Kosovë, dhe u bëri thirrje vendeve anëtare, aktorëve dhe organizatave të tjera që të kontribuojnë në këtë fond.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shprehu shqetësim serioz për ndalimin e anëtarëve të UNMIK-ut më 28 maj dhe vazhdimin e procedurave gjyqësore kundër tyre nga autoritetet e Kosovës, nga të cilat ai kërkoi të sigurojnë respektimin e privilegjeve dhe imunitetit të anëtarëve të OKB-së.

PDK-ja dhe AAK-ja të pavendosura rreth përfshirjes në dialog

Periskopi.com Lajme

Liderët e dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të jenë ata që do t’i përcaktojnë kornizat e pozicionit të Kosovës në fazën e ardhshme të dialogu me Serbinë. Kështu, kanë deklaruar në intervistat për Radion Evropa e Lirë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani.

Vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe finalizimi eventual i këtij procesi me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, parashihet të jetë ndër angazhimet e para të qeverisë së ardhshme, e cila pritet të formohet mbi bazën e koalicionit në mes partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë së dytë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të dy këto parti që po synojnë formimin e qeverisë së re, kanë kërkuar që pjesë e dialogut të jetë edhe opozita, e cila në mandatin e ardhshëm të institucioneve do të përbëhet nga ish partitë në pushtet, siç janë Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Elim Reçica, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se çështja e dialogut me Serbinë do të përcillet me kujdes dhe varësisht nga zhvillimet edhe vendimet e PDK-së do të jenë në harmoni me rrethanat që do të krijohen.

“Ne si parti në të gjitha fazat e zhvillimit të vendit kemi qenë pjesë shumë konstruktive e të gjitha zhvillimeve dhe sigurisht që interesi i vendi do të jetë prioritet për PDK-në edhe në të ardhmen. Gjithsesi, tani është herët të flitet, pa marrë parasysh se cili do të jetë qëndrimi i koalicionit qeverisës për vazhdimin e bisedimeve”, tha Reçica.

Ai tha po ashtu se për vazhdimin e dialogut tashmë po vërehet se ka edhe një përkushtim më të madh të mekanizmave ndërkombëtarë.

“Normal që tash (për dialogun) janë të inkuadruar edhe faktorë tjerë, është një inkuadrim i faktorit ndërkombëtar, sidomos i Uashingtonit, që është shumë më i fuqishëm për përmbylljen këtyre bisedimeve dhe besoj se në këtë trekëndësh, pastaj do të dalë edhe qëndrimi i qartë dhe i saktë i Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Reçica.

Ndërkohë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, thonë se për të qenë pjesë e një ekipi të mundshëm negociator për dialogun me Serbinë, do të vendosin Këshilli dhe Kryesia e partisë.

Time Kadrijaj nga AAK-ja, tha për Radion Evropa e Lirë, se ende është pak herët të flitet për këtë temë, pasi që sipas saj, ende nuk janë formuar institucionet e reja.

“Nuk kemi qëndrim dhe nuk jemi mbledhur si struktura për të diskutuar. Në momentin që do të jetë nevoja për përfshirjen apo jo në dialog do të vendosin strukturat e partisë. Kështu që për momentin nuk kemi ndonjë qëndrim”, tha Kadrijaj.

Sa ndryshon qasja e Prishtinës në raport me dialogun pas zgjedhjeve?
Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, thonë se prania e opozitës në delegacionin për bisedime me Serbinë do të ishte ‘injeksion’ shumë i mirë politik për Prishtinën zyrtare.

Analistja Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se para së gjithash, për dialogun politik midis Kosovës dhe Serbi, në Prishtinë duhet të këtë një unitet ndërmjet partive politike.

“Partitë të cilat pritet të jenë në opozitë janë parti që deri dje kanë qenë në pushtet dhe kanë bërë ftesa drejtuar opozitës për një gjë të tillë (përfshirje në dialog), prandaj derisa ftesat kanë qenë ndaj opozitës, nga opozita e ardhshme presim prej tyre që të jenë bashkëpunuese dhe që t’u përgjigjen pozitivisht ftesave të cilat mund t’u vijnë nga ana e partive në pushtet lidhur me këtë çështje”, tha Krasniqi.

SHBA: Presim që Qeveria e re e Kosovës të rifillojë bisedimet me Serbinë
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nga viti 2011 është lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë edhe një hap përpara. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka emëruar ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell në cilësinë e të dërguar të posaçëm të administratës për dialogun Kosovë-Serbi. Paraprakisht, Uashingtoni kishte emëruar edhe diplomatin, Metthew Palmer si të dërguar të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Evropian, pas këtij emërimi, ka ritheksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në për çështjen e dialogut dhe në përgjithësi Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, edhe Gjermania dhe Franca kanë paralajmëruar se do të kenë një rol më aktiv në procesin e ardhshëm të dialogut.

Vuçiq: Të përpiqemi për kompromis, konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sot rreth arritjes së mundshme të një kompromisi me Kosovën dhe pasojat në rast të dështimit të saj.

Ai tha se kompromisi me Prishtinën është kusht i Bashkimit Evropian për rrugën e Serbisë drejt familjes së madhe evropiane.

“Nëse nuk arrijmë një kompromis me Prishtinën, që është kusht për progres në rrugën drejt BE-së, atëherë ajo mbetet “brenda vetvetes në çelësin e vet””, u shpreh Vuçiq duke u përgjigjur në pyetjen e mediave lidhur me vendimin e BE-së për të mos dhënë ‘dritë jeshile’ për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

“Nuk varet nga ne, apo edhe Prishtina”, tha Vuçiq.

I pyetur nëse dialogu me Prishtinën është thjesht me qëllim të njohjes së Kosovës, Vuçiq tha se çdo ditë dëgjon ta quajnë atë një tradhtar.

“Mendoj se duhet të flasim dhe të përpiqemi të arrijmë një kompromis, pasi nuk mund të pretendojmë se konflikti i ngrirë është një zgjidhje e mirë”, tha ai.