Delegacioni i Venecias takon opozitën për emërimet në Kushtetuese

Periskopi.com Lajme

Delegacioni i Venecias që ndodhet në Shqipëri për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të ketë një takim dhe me përfaqësues të opozitës politike.

Basha i shoqëruar edhe nga Petrit Vasili i LSI, Gazment Bardhi dhe Oerd Bylykbashi po zhvillojnë një mëngjes pune me delegacionin e Venecias.

Në mbyllje, kryedemokrati Basha ka njoftuar se do të ketë një komunikim me gazetarët.

Pas takimit me Bashën delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Ndërkohë sot, ekspertët e Venecias patën një ditë të ngjeshur me takime që nisën me kryeparlamentarin Ruçi, përfaqësuesit e Komisionit hetimor, presidentin Ilir Meta dhe Arta Vorpsin. /Ora News.tv/

Delegacioni i KFOR-it në portin e Durrësit

Periskopi.com Lajme

Një delegacion me ushtarakë shqiptarë si dhe të huaj të KFOR-it ka vizituar portin e Durrësit.

Delegacioni u prit nga zëvendësdrejtori ekzekutiv, Petrit Çerçizi, i cili u uroi mirëseardhjen pjesëtarëve të tij, si dhe nënvizoi rëndësinë që kanë takime të tilla.

Gjatë takimit në një nga sallat e drejtorisë ekzekutive të APD grupi prej 7 drejtuesish dhe specialistësh ushtarakë u informua nga specialistët e sektorit të promocionit dhe të sigurisë portuale mbi kapacitetet dhe mënyrën e funksionimit të portit më të madh të vendit.

Specialistët portualë kanë bërë të njohur edhe projektet që kanë nisur të zbatohen në hapësirën portuale.

Grupi i ushtarakëve vizitoi gjithashtu terminalin perëndimor dhe sallën operative të FSPD-se ku u njohën nga afër me standardet që zbatohen në APD.

Kohët e fundit porti i Durrësit është vizituar nga disa delegacione të NATO-s dhe KFOR-it.

Reagon Hoti: Në SHBA po shkoj si opozitar, s’jam pjesë e delegacionit të askujt

Periskopi.com Lajme

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti sot do të udhëtojë në SHBA. Dje në medie është raportuar se Hoti do të jetë në udhëtim së bashku me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Por, në reagimin e sot, Hoti ka thënë se udhëton si udhëheqës i grupit opozitar.

“Me ftese te Kongresit, sot po udhetoj per ne ShBA. Jam i ftuar si anetar i Kuvendit te Kosoves, pasi e udheheq grupin kryesor opozitar, per te marre pjese ne Forumin e Lidershipit Parlamentar qe organizohet nga Kongresi.

Forumi mbledh lideret e grupeve kryesore parlamentare te 16 vendeve, te cilet lider jane pergjegjes per: (i) funksionimin e legjislativit, (ii) marredheniet nderpartiake brenda legjislativit, (iii) nderlidhjen e legjislativit me ekzekutivin dhe (iv) relacionet e legjislativit me komunitetin nderkombetar.

Une nuk jam pjese e delegacionit te askujt, sic eshte raportuar mbreme ne medie. Ne kete Forum, une e perfaqesoje Grupin Parlamentar te LDK-se qe eshte grupi percaktues i zhvillimeve ne Kuvend. Nese zyra e Kryetarit te Kuvendit e ka leshuar nje deklarate te tille, atehere deklarata duhet te permiresohet” shkruan Hoti në njoftim.

 

Molliqaj: Nëse dëshmohet se Haradinaj ia mori kompetencat Delegacionit Shtetëror, PSD s’ka çka lypë aty

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj ka folur për takimin sekret të njerëzve të Ramush Haradinajt në Berlin, me Marko Gjuriqin nga pala serbe. Ai e konsideron si gabim dhe  dëm të shtetit, transmeton Periskopi.

Ashtu siç raportoi dje Periskopi, PSD mund të largohet nga Ekipi Negociator pas protagonizmit të Haradinajt në dialog. Këtë e konfirmon sonte edhe Molliqaj, duke thënë se nuk do të kishte arsye të qëndronin më në ekip.

‘’Kjo logjikë e të vepruarit është dëshmu që nuk e di pse e bëjnë. Me lyp rezultat pozitiv në dicka që gjithë del negativ. Ne kur kemi diskutu për delegacionin, kemi kërku Ligj për dialogun. Ligji ka qenë të sanksiononte veprimet  moralisht  e penalisht. Opozita është ngut dhe e ka dërgu në Kushtetuese dhe nuk e ka lënë të hyjë në fuqi. Do ta shohim a kemi qenë patericë dhe a i kemi shërby këtij apo atij. Nëse hyn në fuqi, do të shihni sanksione. Nëse ligji e konstaton se kompetencat   i ka marrë kryeministri , duhet të shpallet antikushtetues. Atëherë nuk do të ketë delegacion shtetëror. Organet  e PSD’së do të marrin një vendim.Nëse ia heqin kompetencat delegacionit, ne s’kemi cka lypim  aty.  E nëse ligji thotë se është ok, ne vazhdojmë’’, tha Molliqaj

‘’Nuk ka kuptim të qëndrojmë më. Haradinaj prej zgjedhjeve deri tek taksa, ka thënë që s’kam kohë të merrem me dialogun. Tash e ka ndërru mendjen. Gabim dhe dëm për Kosovën. Haradinaj nuk i ka ndihmu porcesit, por e ka pengu’’, shton Molliqaj./PERISKOPI/

 

Ekipi Negociator nuk kanë qenë të informuar për takimin e fshehtë të Berlinit

Periskopi.com Lajme

Dje në Berlin të Gjermanisë është mbajtur një takim i fshehtë në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të BE-së, Francës, Gjermanisë e SHBA-ve.

Kosova është përfaqësuar në këtë takim nga ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj Selim Selimi dhe ish-avokati i Haradinajt, Michael O’Riley.

Lajmi.net nga burimet vendore dhe ndërkombëtare ka raportuar se në këtë takim është diskutuar për formimin e asociacionit të komunave serbe me kompetenca ekzekutive ku edhe është arritur marrëveshje.

E për këtë takim nuk ka qenë i informuar as shefi i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, Shpend Ahmeti.

Ahmeti këtë e ka thënë në një prononcim për lajmi.net ku është shprehur se as si delegacion e as si kryetar i Partisë Social-Demokrate nuk ka qenë i informuar.

“Nuk kam pas informatë nga Qeveria as si delegacion, as si kryetar i PSD-së. Nuk e di qëllimin e as agjenden e takimit e poashtu as kush e ka ftuar këtë takim”, tha Ahmeti për lajmi.net.

Në anën tjetër, Avni Arifi në një prononcim për lajmi.net është shprehur se atje kanë diskutuar për rifillimin e dialogut nga ku ka ngecur duke mohuar të jetë biseduar për Asociacionin e Komunave Serbe.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për projektligjin e Delegacionit shtetëror

Periskopi.com Lajme

Në kundërshtim me Kushtetutën janë shpallur dispozitat e një projektligji të miratuar muaj më parë në Kuvend, e me të cilin ishin paraparë detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror për negociatat me Serbinë. Delegacioni, ndonëse i formuar prej muajsh, nuk është funksionalizuar plotësisht, ka zhvilluar fare pak aktivitet dhe ka demonstruar mungesë transparence, shkruan sot Koha Ditore.

Për kundërkushtetutshmërinë e Projektligjit, të enjten, kanë folur në kushte anonimiteti dy burime të “Kohës Ditore”.

“Gjykata Kushtetuese e ka shpallur kundërkushtetues Projektligjin”, ka thënë njëri burim.

“Projektligji ka cenuar parimin kushtetues mbi ndarjen dhe balancimin e pushteteve, meqë ka deleguar pushtet të një grupacioni që nuk mund të ushtrojë prerogativa ekzekutive”, ka treguar burimi tjetër thelbin e arsyetimit të verdiktit të Gjykatës.

Janë tetë nene të Kushtetutës që 32 deputetë opozitarë, të LDK-së e LVV-së, besonin se shkeleshin nëpërmjet tri neneve thelbësore të Projektligjit për Delegacionin shtetëror. Prandaj, nga Gjykata Kushtetuese kishin kërkuar që ta rrëzojë atë.

Limaj jep detaje prej takimit me delegacionin nga Franca e Gjermania

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit edhe kryesuesi i ekipit negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë Fatmir Limaj është shprehur falënderues për përkushtimin e kancelares Merkel dhe Presidentit Makron për procesin e dialogut me Serbinë.

“Angazhimi direkt i Gjermanisë dhe i Francës në procesin dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, për ne është i mirëseardhur. Kosova e vlerëson jashtëzakonisht shumë angazhimin e kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emanuel Macron në këtë proces. Në takim përfaqësuesit e kancelares Merkel dhe presidentin Makron biseduam për parapërgatitjet për takimin e radhës në Paris”.

Limaj ka thënë se për Kosovën kryetemë e dialogut me Serbinë do të jetë njohja reciproke.

“Kosova është e përkushtuar për dialog, por procesit të dialogut duhet t’i paraprijë një agjendë e qartë, në mënyrë që të kemi dialog të strukturuar. Na duhet një pajtim mes dy vendeve se për çka po bisedojmë dhe të kemi agjendë të qartë. Kosova në dialog me Serbinë ka plot tema, të cilat do t’i diskutonte, por kryetema duhet të jetë njohja reciproke”.

 

Mustafa ia shfaq qëndrimet delegacionit gjermano-francez rreth dialogut

Periskopi.com Lajme

Delegacioni gjermano-francez takohet edhe me kryetarin e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania dhe Franca.

Në një komunikatë që LDK ka dërguar për  media thuhet se kryetari Mustafa ka falënderuar shtetet, Gjermaninë dhe Francën për kontributin e pazëvendësueshëm që i kanë dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve në shtetndërtim dhe ka shprehur dëshirën për bashkëpunim të mëtutjeshëm edhe më të thellë me të dyja vendet.

“Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa ka njoftuar delegacionin për qëndrimin e LDK-së, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Përfaqësues nga Gjermania dhe Franca kanë takuar edhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

 

 

 

 

 

Delegacioni gjermano-francez: Nuk e zëvendësojmë rolin ndërmjetësues të BE’së

Periskopi.com Lajme

Këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron kanë ardhur me disa mesazhe të qarta në Prishtinë.

Burime të KosovaPress brenda takimit bëjnë të ditur se në të gjitha takimet me liderët institucionalë të Kosovës, ata kanë theksuar se Samiti i Berlinit dhe ai i Parisit nuk kanë për qëllim të marrin rolin e lehtësuesit të dialogut apo të zëvendësojnë rolin e BE-së.

“Ne dëshirojmë të mbështesim BE-në për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, kanë thënë ata në takim me liderët politikë të Kosovës.

Një delegacion gjermano-francez ka qëndruar në Kosovë, për të koordinuar hapat e parë të organizimit të Samitit të Parisit, i cili udhëhiqet nga përfaqësues të BE-së, presidenti francez dhe kancelarja gjermane.

 

Veseli i flet për Tribunalin delegacionit franko-gjerman, u kërkon edhe vendimin e shpejt për viza

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar sot një takim me një delegacion franko-gjerman që përbëhet nga zyrtarë të Parisit e Berlinit, të cilët kanë ardhur në Kosovë për të diskutuar për përgatitjet e Samitit të Parisit dhe për zhvillimet politike në Kosovë e rajon.

Bashkë me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në këtë takim kanë marr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe dy bashkëkryesuesit e ekipit të dialogut, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Burime brenda takimit, bëjnë të ditur se Veseli ka kërkuar nga delegacioni i Francës dhe Gjermanisë agjendë të qartë evropiane për Kosovën.

Veseli po ashtu ka kërkuar nga mysafirët që Gjermani dhe Franca duhet të marrin vendim të shpejtë e të drejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa ka theksuar se Kosova nuk do të pranoj asnjë kusht tjetër pasi i ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara. Madje më shumë se secili vend i rajonit. Tani është radha juaj që të merrni vendimin e duhur dhe qytetarëve tanë tu hiqen vizat”, ka thënë Veseli gjatë këtij takimi, tregon burimi brenda takimit.

Ndërsa, duke folur për Samitin e Parisit i cili pritet të mbahet më 1 korrik, Veseli ka thënë se pret një udhëzues më të qartë pas Samitit të Parisit për të gjitha çështjet.

“Çdo marrëveshje finale Kosovë-Serbi duhet të jetë e bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Nuk do të pranojmë Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe marrëveshje që cenon sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Veseli gjatë takimit.

Gjatë takimit me delegacionin franko-gjerman, kryeparlamentari  Veseli ka folur edhe për iniciativën e tij formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Ai ka thënë se mijëra civilë të pafajshëm janë vrarë e masakruar nga forcat paramilitare të shtetit serb dhe edhe pas 20 vjetësh drejtësia nuk i ka gjykuar kriminelët.

Andaj, siç mësohet nga burime brenda takimit, kreu i Kuvendit ka thënë se Tribunali është i pashmangshëm dhe do të ndodhë, ndërsa ka theksuar se drejtësia vetëm sa i kontribuon paqes së qëndrueshme mes dy popujve dhe Ballkanit Perëndimor.

Arsyeja e vizitës së delegacionit franko-gjerman në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Një delegacion i lartë gjermano-francez sot do ta vizitojë Kosovën, i cili do ta takojë presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli, dy udhëheqësit e ekipit negociator Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn, duke filluar kështu përgatitjet për Samitin e Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik të këtij viti.

Vizitën e bashkëpunëtorëve të presidentit francez Emmanuel Macron dhe të kancelares gjermane Angela Merkel në Prishtinë e ka konfirmuar edhe këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, sipas të cilit në këtë takim do të diskutohet për takimin e Parisit, shkruan gazeta “Zëri”.

“Një delegacion ndërqeveritar të hënën do të qëndrojë më Prishtinë dhe do të pritet nga z. Ramush Haradinaj. Në takim do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike, sigurisht edhe për dialogun, por mbi të gjitha për takimin e Parisit”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka njohuri se cilët zyrtarë tjerë shtetërorë të Kosovës do t’i takojnë përfaqësuesit francezë dhe gjermanë.

 

Haradinaj takohet me ambasadorët Cufaj e Gashi, flasin për vizitën e delegacionit gjermano-francez

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorët e Republikës së Kosovës që janë me mision diplomatik në Gjermani dhe Francë.

Ky takim vjen para vizitës së sotme të delegacionit gjermano-francez të cilët do të qëndrojnë në Kosovë.

Beqë Cufaj, ambasador i Kosovës në Gjermani dhe Qëndrim Gashi ambasador në Francë kanë diskutuar me Kryeministrin e Kosovës për temat që ky i fundit do të diskutojë me delegacionin gjermano-francez.

Ja njoftimi i plotë:

Në takimin e mëngjesit të sotëm së bashku me Ambasadorët e Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj në Gjermani dhe Qëndrim Gashi në Francë ku diskutuam për temat rreth vizitës së sotme të delegacionit gjermano-francez në Prishtinë!

​Një delegacion nga Franca e Gjermania arrin sot në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Një delegacion francezo-gjermanë do ta vizitojë sot Kosovën. Ky delegacion në përbërje ka vetëm zyrtarë përgjegjës për rajonin tonë në ministritë e jashtme të Francës dhe Gjermanisë, të cilët si duket po vijnë në Kosovë për të diskutuar me krerët shtetërorë për Samitin e Parisit.

Delegacioni francez mësohet se përbëhet nga Alexandre Adam, zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.

Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Heldt.

Delegacioni francezo-gjermanë së pari do të takohen me presidentin Thaçi.

Ky takim mësohet se do të ndodhë në mëngjes dhe do të jetë takimi i parë i tyre, duke vazhduar më pas me kryeparlamentarin Veseli, kryeministrin Haradinaj dhe ekipin për dialog.

Nuk dihet nëse delegacioni francezo-gjermanë do të takohen edhe me liderët opozitarë.

Për dallim nga Samiti i Berlinit, i cili për shkak të organizimit të shpejtë nuk dha rezultate, përveçse nxori edhe një takim të dytë në Paris, si duket këtë radhë Franca dhe Gjermania po mundohen të marrin garanca nga krerët shtetërorë se do të lëvizet përpara drejt zhbllokimit të dialogut në Samitin e Parisit dhe arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Nesër takimi mes Haradinajt dhe delegacionit nga North Atlantic

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të presë nesër në takim delegacionin nga North Atlantic të prirë nga zv/presidenti ekzekutiv Damon Wilson.

Takimi zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës nesër në ora 10:00.

Nesër  Haradinaj merr pjesë edhe në inaugurimin e restaurimit të Katedrales së Artanës (ish-Novobërda), financuar nga Ambasada Gjermane.

Haradinaj e konfirmon: Në Samitin e Parisit marrin pjesë edhe Ahmeti e Limaj

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për takim e Parisit i cili do të mbahet më 1 korrik.

Haradinaj tha se ka kërkuar nga presidenti Macron që delegacioni i Kosovës të ketë më shumë persona, ku konfirmoi se në Paris do të shkojnë edhe Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

Sipas tij në këtë takim do të marrin pjesë Kosova e Serbia me delegacionet e tyre, ndërsa derio më tani tha nuk ka dijeni nëse do të ketë edhe të ftuar të tjerë.

Haradinaj tha se takimi I Parisit është testi kryesor ku do të shihet se a do të ketë njohje nga shteti serb.

“Aty do të shihen edhe aspekte të tjera tregtia, anëtarësimi në BE dëmet e luftës Aociacioni I Komunave serbe. Ata kanë me pa se Buçiq nëse vazhdon me këtë retorikë nuk është gati për marrëveshje. Nëse Thaçi dhe Vuçiq vazhdojnë me këto retorika ka me u pa në Paris që nuk ka interesim për marrëveshje”, u shpreh Haradinaj.

Komisioni për të Pagjeturit i gatshëm t’i bashkohet bisedimeve me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë është shprehur i gatshëm që t’i bashkohet delegacionit shtetëror në bisedime me Serbinë atëherë kur do të dialogohet për të pagjeturit.

Nga komisioni thonë se Serbia pavarësisht informacioneve që ka nuk shprehen të gatshëm të bashkëpunojnë me palën kosovare.

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha se është i detyrueshëm presioni i Bashkësisë Ndërkombëtare që Serbia të jetë më bashkëpunuese.

“Çështjes së zgjidhjes së fatit të të pagjeturve në Kosovë nuk i është kushtuar rëndësi e madhe nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare. Njashtu edhe shteti i Serbisë ende nguron që të bashkëpunon me Kosovën në përmirësimin e kësaj çështje, ku vetëm presioni i ndërkombëtarëve detyron Serbinë të jetë më bashkëpunuese.

“Ajo që ka qenë shqetësuese gjatë kësaj kohe ka qenë mungesa e gatishmërisë nga pala serbe për të qenë më bashkëpunues në këtë proces, në këtë rast ka qenë i domosdoshëm presioni dhe angazhimi më i madh i Bashkësisë Ndërkombëtare në këtë proces, në mënyrë të veçantë po aludoj në shtetet e perëndimit apo të BE-së dhe shtetet tjera si ShBA, Mbretëria e Bashkuar, si mundësi për të shtuar presionin ndaj palës serbe për të qenë më bashkëpunues në këtë proces, sepse përvojat e deritanishme tregojnë se vetëm me një presion të Bashkësisë Ndërkombëtare, Serbia mund të jetë bashkëpunuese”, tha Gara.

Ai tha se hapja e arkivave të ish-ushtrisë jugosllave nga ana e Serbisë do të kontribuonte shumë në rastin e personave të zhdukur.

“Gatishmëria e Serbisë për të qenë më e gatshme në këtë proces është e domosdoshme, presioni që Serbia në mënyrë imediate të bëj hapjen e arkivave të ish-ushtrisë jugosllave, meqë tani është konfirmuar jo që ka pasë ndonjëherë dilemë se në këto arkiva janë të dhënat dhe informatat e mjaftueshme në kuptimin cilado mund të kontribuonte në zgjidhjen e gjitha rasteve të personave të zhdukur, aktualisht kemi edhe 1647 persona që vazhdojnë të jenë të evidentuar si persona të zhdukur”, tha ai.

Ai tregoi se radari detekton anomalitë në shtresën horizontale të dheut, por nuk detekton me patjetër mbetje mortore apo varreza masive të jashtëligjshme.

“Anomalitë mund të trajtohen si lokacione të mundshme, gjithnjë bazuar edhe në të dhënat tjera ose rrethanat tjera, nuk është e mundshme që radari të detektoj mbetjet mortore, vend varrezën e jashtëligjshme. Radari prezanton anomalitë dhe ato duhet të nënkuptohen si ndryshime në shtresën horizontale të dheut, ndryshimet pastaj në qoftëse lidhen me ekzistimin apo jo të ndonjë varreze”, tha Gara. Gara tha se gjatë 3 muajve të 2019-tes gërmimet janë realizuar në 6 lokacione, ku 2 prej tyre kanë rezultuar suksesshëm me mbetje mortore.

“Me përmirësimin e kushteve të motit gjatë kësaj periudhe kohore gërmimet janë realizuar në 6 lokacione, përfshirë lokacionin në Zallq të Istogut, Landovicë të Prizrenit, Piskotë të Gjakovës, Kaliqan të Istogut, Sankovc të Drenasit dhe Kishnicë të Gracanicës, nga këto 6 lokacione të proceduara gjatë këtyre 3 muajve në 2 lokacione kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore dhe zhvarrosjen e atyre mbetjeve mortore”, shtoi Gara.

Jahja Lluka nga Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur tha se sa i përket çështjes së fatit të të zhdukurve, qeveritë e kaluara në Kosovë nuk kanë bërë sa duhet, por qeveria e Haradinajt këtë çështje e ka prioritet, raporton Ekonomia Online.

“20 vjet nuk ka pas ndonjë përkushtim të rëndësishëm për zbardhjen e fatit të njerëzve tonë. Më tepër ka qenë punë e komisionit, e njerëzve individual, familjarëve, por duhet me thënë një gjë që me ardhjen e kryeministrit Haradinaj kjo është njëra ndër temat kryesore”, tha Lluka.Ai tha se janë të gatshëm që si komision t’i bashkohen delegacionit shtetëror në bisedime me Serbinë atëherë kur do të dialogohet për të pagjeturit.

“Ne po shpresojmë që delegacioni ta ketë parasysh nëse paraqitet nevoja të jemi pjesë e delegacionit jemi të gatshëm. E kemi dëshmuar se Qeveria i ka njerëzit e vet që punojnë tani e sa vite në këtë fushë e nuk ka nevojë për ndonjë ekspertë të lamisë i cili kish me ardhur këtu edhe një 6 muaj kishte me i humb me punë që e kemi bë ne deri tani. Është mirë që edhe dikush nga familjarët të jetë prezent pse jo”, tha Lluka.

Lluka tha se deri më tani ekziston një bashkëpunim i mirë me delegacionin shtetëror të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Bruksel. Ai e përkrahi kërkesën e nënave të Gjakovës që kohë më parë kishin kërkuar që të ishin pjesë e delegacionit kur të diskutohet në Bruksel për çështjen e të pagjeturve dhe krimeve të kryera.

 

Incident mes delegacionit kosovar e serb, anulohet konferenca rajonale për klimën në Tiranë

Periskopi.com Lajme

Konferenca mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, që pritej të zhvillohej në orën 10:00 në Tiranë, është anuluar për shkak të incidenti mes delegacionit serb dhe atij kosovar.

Mësohet se delegacioni serb nuk ka pranuar të rrijë bashkë me delegacionin kosovar, të dy të ftuar si pjesë e kësaj konference të rëndësishme. Kosova nuk ka pranuar të përfaqësohet nën logon UNMIK, me pretendimin se është shtet i pavarur. Nga ana tjetër delegacioni serb nuk e ka pranuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Konferencë, e për këtë arsye janë larguar, duke mos dashur lejimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në OKB. Në një prononcim për media Ministri i Mjedisit të Kosovës, Fatmir Matoshi, u shpreh se askush nuk duhet të ëndërrojë që ta përjashtojë Kosovën, shkruan tch.

Ndërsa ministri shqiptar i Mjedisit Blendi Klosi, u shpreh: “Ne kishim një dakordësi më herët me OKB-në dhe me Serbinë, po ata nuk ishin dakord që Kosova të kishte të drejtë vote, dhe për këtë ne jemi këtu. Kosova kishte statusin e të ftuarit special”.

Gjithashtu, përmes një postimi në Facebook, Luan Hasanaj, kreu i organizatës “Let’s Do It Kosova”, ka thënë se Kosova është larguar nga konferenca ministrore për “Klimën në Ballkanin Perëndimor” e organizuar nga UN, për shkak të trajtimit jo të barabartë me shtetet e tjera.

 

Molliqaj: Shpend Ahmeti po kryen punë të mirë edhe në delegacion edhe në komunë

Periskopi.com Lajme

Dardan Molliqaj nga Partia Social Demokrate duke folur për angazhimet e trefishta të Shpend Ahmetit, ka thënë se gjithkund po e bën punën me sukses dhe përgjegjësi, transmeton Periskopi.

Molliqaj sonte në ‘Debat Plus’, duke komentuar fjalët se Ahmeti ka lënë anash punët në komunën e Prishtinës si kryetar, ka thënë se përkundrazi, sivjet në kryeqytet është punuar më së miri.

‘’Nëse komuna nuk bën punë është gabim, nëse Shpendi e kryen punën mirë në parti e delegacion, është mirë. Megjithatë, Komuna këtë vit është jashtëzakonisht mirë për të gjitha projektet. Këtë po e shohin të gjithë. Përkundër se është angazhu në delegacion, ky vit e gjen Prishtinën më mirë se gjithë. Në delegacion shtetëror është duke u kryer puna sic është marrë në përgjegjësi. Na e kemi krye punën dhe nuk janë shpenzuar fare paratë’’, ka thënë Molliqaj./PERISKOPI/

 

Molliqaj: S’ka të punësuar në delegacionin shtetëror, veç të angazhuar që s’kanë marrë cent që 4 muaj

Periskopi.com Lajme

Dardan Molliqaj nga Partia Social Demokrate ka hedhur poshtë zërat se ka pasur punësime familjare e partiake brenda delegacionit shtetëror të udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Ai në ‘Debat Plus’ ka sqaruar se nuk ka punësime të tilla në delegacion, por vetëm njerëz të angazhuar, për të cilët thotë se tash e 4 muaj punë, s’kanë marrë asnjë cent nga buxheti i shtetit, e aq më pak mëditje, transmeton Periskopi.

‘’Nuk ka punësime në delegacion. Këto janë lidhje kontrate për shërbime specifike, për periudha të caktuara. Ky është institucion i ri, nëse mendon dikush që nuk duhet të ketë staf… Ky është staf administrativ me disa pëfaqësues. Asnjëri prej tyre nuk është angazhu. Asnjëri s’ka marrë pagë për 4 muaj, apo mëditje. Buxheti ka qenë 300 mijë euro, dhe vetëm eskpertët ndërkobëtarë janë pagu. Asnjë cent i buxhetit nuk është shpenzu nga shteti. Bëhet fjalë për faktee të pamjaftueshme. Kanë qenë 3 apo 4 udhëtime dhe shpenzimet kanë qenë minimale, vetëm fjetje dhe udhëtim për 4 muaj. S’ka të punësuar. Edhe pse cdo delegacioni i vyen një staf. Është keq interpretu në media, sidomos me nxitjen e partive tjera opozitare’’, ka thënë Molliqaj.

Ai shton se dallojnë punësimet nëpër ndërmarrje publike dhe angazhimi i disa personave në një delegacion, gjë që është e domosdoshme.

Tutje për raportimet se dy tezakët, Shpend Ahmeti e Visar Ymeri janë të angazhuar në delegacion, Molliqaj ka thënë se afërsitë nuk janë të qëndrueshme në këtë rast.

‘’Visar Ymeri ka qenë  kryetar i partisë dhe Shpend Ahmeti kryetar i Prishtinës’’.

Tutje Molliqaj tregon se institucionet tjera mezi presin të shpenzojnë 100 për qind buxhetin që u ndahet nga Qeveria./PERISKOPI/

Haradinaj takon delegacionin nga BE’ja: E konfirmuan se kemi përmbushur gjitha kushtet për vizat

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim delegacionin nga Parlamenti Evropian, kryesuar nga David McAllister.

Kryeministri tregon se ka falënderuar ata për dhëninen e dritës jeshile për vizat, ndërkohë thotë se pret të merret vendimi meritor.

 

Ja postimi i plotë:

Në takim me delegacionin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, udhëhequr nga kryesuesi, David McAllister, i falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për perspektivën europiane të Kosovës dhe për dhënien e dritës jeshile për liberalizimin e vizave. Pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara në këtë proces, që u rikonfirmua edhe sot nga kryesuesi David McAllister, me të drejt pret që të merret vendimi meritor në kohë optimale për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj. Në kuadër të takimit, i informova eurodeputetët për fuqizimin e rendit dhe ligjit, dhe reformat e suksesshme shtetërore, që i sigurojnë Kosovës rrugëtim të sigurtë drejt integrimit në familjen europiane.