‘Pak me vonesë e kuptuat’ – Mësoni pse i tha kështu Adriatik Kelmendi Kryeministrit Kurti

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se do të bisedojë më Presidentin e Kosovës, Hashim Thaci, për të bashkërenduar politikën e jashtme.

Këtu, ai ka cituar presidentin amerikan, Donald Trump, ‘që më mirë është kur janë zërat e unifikuar’ (kur presidenti amerikan e kishte thënë një deklaratë të tillë, jo për Kosovën).

Në këtë moment, gazetari dhe autori i emisionit ‘Rubikon’ Adriatik Kelmendi, ka ndërhyrë duke i thënë kryeministrit ‘se pak me vonesë e ka kuptuar’. /Periskopi/

Jennifer Lopez kapet duke debatuar ashpër me partnerin në veturë

Periskopi.com Showbiz

Jennifer Lopez duket se e ka pasur një debat të ashpër me partnerin e saj.

Këngëtarja Jennifer Lopez duket se po kalon një periudhë të keqe në lidhjen e saj me partnerin Alex Rodriguez.

Bukuroshja 50-vjeçarja është fotografuar në gjendje të rëndë, teka shihet duke debatuar me partnerin brenda makinës së tyre, ndërsa ndodhen jashtë palestrës.

Mediat britanike shkruajnë se shkak mund të jetë bërë ndonjë mesazh, pasi partneri i saj shihet teksa i tregon diçka në telefon.

Cifti janë bashkë prej 2017 dhe në planet e tyre është martesa, pasi këngëtarja është shprehur disa herë së është tejet e lumtur me të dhe katër fëmijët e tyre respektivë.

 

 

Johnson përballet për herë të parë në një debat live me kreun opozitar

Periskopi.com Lajme

Kryeministri britanik Boris Johnson u përball sot në një debat të parë me kreun e opozitës laburiste, Jeremy Corbyn, secili duke shpresuar të rrëmbejë disa pikë më shumë për zgjedhjet e 12 dhjetorit, të mbizotëruara nga Brexit.

I ardhur në pushtet në fund të korrikut, kreu i qeverisë konservatore po bën presion ndaj kundërshtarit të tij laburist duke shfrytëzuar një nga asetet e tij kryesore, marrëveshjen e largimit nga BE, që ai arriti me Brukselin.

Kreu i laburistëve ka njoftuar se në rast fitoreje, ai do të negociojë me BE-në një marrëveshje të re, të cilën do ta paraqesë brenda gjashtë muajve nga ardhja e tij në pushtet për një referendum të ri, duke ofruar edhe mundësinë e një vazhdimi në BE.

Debati që u shfaq në rrjetin televiziv ITV zgjati një orë.

 

Limaj: E kemi obligim të gjithë kandidatët për kryeministër që të përballemi në një debat publik

Periskopi.com Lajme

Kreu i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, sonte në Interaktiv ka përkrahur iniciativën që të gjithë kandidatët për kryeministër të përballen në një debat televiziv, transmeton Periskopi.

“Ne nuk kemi pse të fshihemi që ta paraqesim ofertën tonë. Përkundrazi, ne duhet t’ju falënderojmë juve për mundësinë që na jepni për të shpalosur ofertat tona. Pse mos me dalë? Pse me dalë dikush tjetër me fol për kandidatin? Sot krejt Kosova pret prej këtyre kandidatëve që të dalin e të flasin për ofertat e tyre. Është obligim dhe detyrë e jona. Një debat i tillë, me një kod etik dhe respekt të ndërsjellë, me një mundësi të komunikimit dhe bashkëpunimit, mjaftueshëm do t’i japim hapësirë qytetarit të vendit për të parë se cili është më kompetent ta qeverisë vendin, pavarësisht prej cilit subjekt vijnë”, ka thënë Limaj në Rubikon të KTV-së. “Në Kosovë asnjëherë partitë që kanë qenë pretendente për t’i fituar zgjedhjet prej lirisë e deri më sot nuk janë ballafaquar . Ky është momenti që duhet të bëhet, ka qenë mangësi deri tani”./PERISKOPI/

 

Shala tregon krejt çka di rreth rastit të Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Periskopi.com Lajme

Endrit Shala i Nismës Social Demokrate ka thënë se pas përfundimit të debatit është larguar drejt nga  emisioni Pressing dhe se nuk e di se çka ndodhur mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit transmeton Periskopi.

Pas debatti, sic ka thënë edhe z.Kërquki, ka pasë konforntim mes tyre, që unë nuk  ekam pa dhe as nuk mundem me konfirmu e as me mohu diçka të tillë’’, ka thënë Shala.

Sot pas debatit, Haki Abazi doli dhe tha se është sulmuar fizikisht nga Dardan Molliqaj. Ky i fundit e ka mohuar, duke thënë se pati veç debat tensionues./PERISKOPI/

 

Krasniqi: Albulena Haxhiu nuk erdhi sonte në debat shkaku im

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e PSD’së, Frashër Krasniqi, sonte në Rubikon ka hedhur akzua ndaj qeverisjes së Vetëvendosjes në Prizren, transmeton Periskopi.

Krasniqi tha se ka pasur keqpërdorime dhe nepotizëm atje.

‘’E ka keqpërdor VV pozitën në Prizren, ka dështu. VV e merr Prizrenin, asnjë dosje e asnjë njeri në burg për korrupsion. Fillojnë keqpërdorimet, punësimet partiake’’, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha se Albulena Haxhiu sonte nuk ka ardhur në beatin e Rubikonit, veç pse e ka marrq vesh se ai është panelist.

‘’Nuk ka ardh Albulena Haxhiu vec në momentin kur e ka marrë vesh që unë jam në debat;’’tha Krasniqi./PERISKOPI/

 

Kurti po braktis njerëzit e pakënaqur: Ky është debati i humbur i tij

Periskopi.com Lajme

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të vendit, Albin Kurti, ishte sonte i ftuar në emisionin Rubikon në KTV. Paraqitja e tij sonte ishte jo-aq-e-dobët nëse marrim parasysh rrethanat tona, dmth kandidatët e tjerë, por skandaloze dhe e turpshme nëse përnjëherazi harrojmë vendin tonë, dhe rrasemi në skenat politike të vendeve të zhvilluara.

Albini herë u mor me thashetheme, herë e luajti belaxhiun, herë viktimën, herë përdori fjalë popullore, e herë tingëllonte me standarden e tij si një shqiptar nga Tirana.

Ajo që la shije shumë të keqe ishte tëhuajsimi i plotë nga fati i mijëra njerëzve të varfër të vendit. Thirrja kryesore e tij, ani që e shtirë dhe e pastrukturë, ishte ajo për drejtësi. Jo ajo për zhvillim e për mundësi të reja pune.

Por, Kurti ishte tëhuajsuar edhe nga vetja e tij, dhe qëndrimet e partisë së tij. Nga një parti që në thelbin e angazhimit të saj kishte “vetëvendosjen” si parim, dhe që e mban edhe si emër, dhe më tej nga parullat e famshme “Jo negociata, Vetëvendosje” të vendosura kudo nëpër mure, ai e bëri partinë e tij një ngulmuese për negociata.

“Nuk duhet të kemi marrëveshje, pa negociata” – deklaroi ai duke kthyer përmbys kursin e deritashëm të kritikës së tij. Nga kritika e famshme ndaj pushtetit se “po negocionin” e-më-the-e-të-thashë, tash praktikisht po thotë “këta nuk kanë negociuar, por kanë arritur marrëveshje.” Nga një kritikues negociatash, ai u bë kritik jo-negociatash.

Por, përveç kësaj, ai nuk ngurroi të bënte as psikografi. Së pari, e përfoli LDK-në duke thënë që kishte “një frikë ndaj PDK-së, dhe e cila atij i dukej enigmatike”. Dhe së dyti, e përfoli Vjosa Osmanin, kandidaten e LDK-së, duke thënë që “kundërshtari i saj, Lutfi Haziri, kishte qenë shumë i gëzuar ditën e zgjedhjes së saj”. Nënkuptimi është i qartë: Vjosa Osmani (për të cilin, ai tha se ka respekt) do të jetë e nënshtruar ndaj z.Haziri.

I pyetur se me kënd do të bashkëpunonte pas zgjedhjeve, Kurti la të kuptohej se LDK-ja nuk ishte ed omosdoshme duke i hapur rrugë edhe partive të tjera. Qeverinë e koalicionit PAN e quajti “qeveri e tërpisë, babëzisë”, por shprehu bindjen se fitorja e Vetëvendosjes mund të çlironte edhe “vullnetet e ndrydhura” në këto parti, e të cilat ishin të ngjashme me ato vullnete brenda partisë së tij.

Ai kishte vështirësi të mëdha të tregonte edhe më kryesoren, se si do ta arrinte çlirimin dhe pavarësimin e Gjyqësorit – duke qenë pushtet i ndarë nga Ekzekutivi që synohet prej tij. Nuk tha asgjë!

Veç kësaj, për një të majtë në vendin tonë, shije të keqe lë edhe premtimi i tij se do t’i ndante 150 milionë euro për ushtrinë, nga vetëm 60 sa ndahen aktualisht.

E kush do ta pësojë nga ky ndryshim drastik në shpërndarje buxheti? Kështu e pyeti gazetari, por siç ndodh rëndom me të, me zanatin të mësuar ndoshta nga presidenti, ai nuk dha përgjigjje konkrete.

Kryetari i Vetëvendosjes vazhdimisht përmendi emrin e Elliot Ness dhe atë të Guliano Falcones, prokurorëve të famshëm. Ai tha se do të mundohej që të krijonte dy apo tre prokurorë të ngjashëm në vendin tonë, e të cilët do të shërbenin si shembuj për prokurorët e tjerë. Ndoshta, në vend se të shikohen shumë filma artistikë e dokumentarë për njerëzit inspirues, do të ishte mirë edhe të lexohej mbi praktikat në fushën e drejtësisë në vendet e tjera. Boll me filma!

Përfundimisht, të jesh i pakënaqur në vendin tonë, në këtë kohë në prag të zgjedhjeve, ta shpifë!

‘Lërna të qeverisim rehat, mos ma çel gojën’, ‘Qe s’po du’ – Sherifi e Ahmeti përplasen keq në emision (Video)

Periskopi.com Lajme

Ka eskaluar debati mes Bilall Sherifit të Nismës SocialDemokrate dhe analistit Arben Ahmeti, sonte në ‘Debat Plus, raporton Periskopi.

Përderisa Ahmeti  e pyeste rreth qeverisjes, Sherifi shpërtheu duke i thënë ‘’Arben lërna të qeverisim rehat, mos ma cel gojën’’.

Ahmeti: Për cka  e ke fjalën, për cka? Cka po di më shumë se unë.

Sherifi: Mos ma cel gojën po t’them

Ahmeti: Qe s’po du, qe s’po du

Sherifi: S’ke fare integriet, s’ke.

Ahmeti: Unë kam integritet. Qe 45 minuta je tu fol dhe je t’u gjujt kungja  e kritika.

Pastaj mezi u qetësua debati mes tyre, duke ua kaluar fjalën panelistëve të tjerë./PERISKOPI/

Debat Plus me Ermal Pandurin – (JO)Stabiliteti i Koalicionit – 11.07.2019

ROLI I NISMA-s NË KOALICION DHE QEVERISJE Bilall Sherifi – Shef i GP të NISMA-s, Sekretar i përgjithshëm i Nisma-sEndrit Shala – Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Anëtar i Kryesisë së Nisma-sArben Ahmeti – Drejtor i Programacionit në Rtv DukagjiniImer Mushkolaj – AnalistFidan Rama – Drejtor i Informacionit në Rtv Dukagjini

Posted by RTV Dukagjini on Thursday, 11 July 2019

Mbahet debati “Dialogu Strategjik Kombëtar”, lufta kundër trafikut të paligjshëm

Periskopi.com Lajme

Sot do të mbahet debati “Dialogu Strategjik Kombëtar”.

Në këtë debat do të diskutohet për ‘luftën’ kundër trafikut të paligjshëm.

Në debat do të mrrin pjesë, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Ambasadori i Italisë, Sardi e tjerë përfaqësues.

Debati nis në ora 9:00.

Kthimi i 110 kosovarëve nga zonat e luftës në Siri nxit debat në Uashington

Periskopi.com Lajme

A mund të parandalohet ekstremizmi duke luftuar shkaqet bazë që i bëjnë njerëzit më të ekspozuar në shtete të brishta ndaj ideologjisë së tij? Me përhapjen e kësaj dukurie në botë, një grup pune në Uashington sugjeron një qasje të re për këtë qëllim.

Me kërkesën e Kongresit, Instituti i Paqes hartoi një raport që arrin në përfundimin se suksesi do të varet nga një strategji bashkëpunimi dhe koordinimi mes partnerëve në këtë luftë në Shtetet e Bashkuara, por edhe nga zgjidhjet lokale. Siç njofton “Zëri i Amerikës”, në aktivitetin për publikimin e raportit, një zyrtare e Departamentin e Shtetit disa pjesëmarrës iu përgjigjën edhe pyetjeve për kthimin e luftëtarëve të huaj në Kosovë.

Raporti arrin në përfundimin se sa më i brishtë është vendi, aq më shumë gjasa ka të bëhet emëruesi i përbashkët për një sërë problemesh të lidhura me konfliktin e dhunshëm.

“Në raport përshkruhet një ndjesi padrejtësie, pakënaqësish të thella, mungesa e ndjesisë mes qytetarëve se vendi po ia plotëson nevojat, pra në thelb kontrata sociale është thyer”, thotë presidentja e Institutit të Paqes, Nancy Lindborg.

Steven Hadley, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Institutit të Paqes dhe ish-këshilltar i Sigurisë Kombëtare në kohën e presidentit George W. Bush, thotë se këto vende shndërrohen njëkohësisht edhe në teatër për rivalitetin e fuqive të mëdha. Ai e sheh çelësin tek përgjegjshmëria e qeverive të vendit.

“Nuk mund të kesh stabilitet afatgjatë dhe shoqëri që të kenë aftësinë të mos shpërbëhen nga terrorizmi, nga valët e migracionit dhe nga ndërhyrja e fuqive të jashtme, nëse qeveritë nuk u përgjigjen nevojave të vendit, nuk shihen si legjitime nga populli i vet, nëse nuk janë të zota që të sigurojnë shërbimet që u duhet njerëzve, si arsimi dhe shëndetësia dhe nëse nuk kanë një vizion të shoqërisë të cilin populli e mbështet dhe për të cilin ka vullnetin të punojë”.

Një element jetik për suksesin e parandalimit të terrorizmit në vende të brishta, janë zgjidhjet e brendshme dhe jo të imponuara nga jashtë, thonë autorët e raportit mes së cilëve edhe ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright.

“Duhet të motivohen njerëzit që të zgjidhin problemet e tyre dhe jo të ndjehen sikur po u thuhet se çfarë të bëjnë, por ta kuptojnë se janë pjesë e zgjidhjes”.

Por zonja Albright tërheq vëmendjen se zgjidhja do të ishte një kombinim mes përpjekjeve të brendshme dhe atyre nga jashtë. Ajo thekson se roli i Shteteve të Bashkuara është i rëndësishëm, por duhet siguruar mbështetje nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë, pasi zgjidhjet afatgjata kërkojnë kohë.

“Ne luftuam kundër gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, por nuk qëndruam aq gjatë sa ç’duhej. Duhet kohë për t’u dhënë udhë çështjeve të qeverisjes për të cilat po flasim, që të gjejmë mënyra proaktive për të mos lejuar grupe ekstremiste të hyjnë në një vend dhe t’i ngatërrojnë gjërat prapë, pasi jemi marrë një herë me to”.

Ndërsa autorët propozojnë zgjidhje për parandalimin e dhunës ekstremiste në të ardhmen, shumë vende përballen me sfidën e pasojave të dhunës që ka ndodhur, ndërsa debatohet fati i luftëtarëve të huaj të rekrutuar nga ISIS-i. Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për lejimin e tyre në vendet nga kanë ikur, por shumë vende nuk kanë pranuar.

Kosova është ndër të vetmet që priti 110 vetë nga Siria javën e kaluar.

Alina Romanowski, zëvendës-koordinatorja e parë për kundërterrorizmin në Departamentin e Shtetit, tha në përgjigje të një pyetjeje të ‘Zërit të Amerikës’, se Shtetet e Bashkuara i vlerësojnë ato vende që gjejnë mënyrën për t’i pranuar këta njerëz dhe do t’i mbështesin ato.

“Ne kemi përfaqësuesit tanë ligjorë në ambasada, këshilltarë ligjorë në Ballkan që po punojnë direkt me qeveritë, si edhe duke trajnuar prokurorë dhe gjykatës, që nëse është e nevojshme të ndjekin penalisht dhe të burgosin”.

Ajo shton se Shtetet e Bashkuara punojnë me Kosovën dhe vendet e tjera në kuadër të Forumit Global të Kundërterrorizmit.

“Pra ne nuk po themi thjesht ‘pranojini luftëtarët e huaj dhe kaq’. Ne po zbatojmë një sërë përpjekjesh me të cilat mund të ndihojmë këto qeveri në vendet që i pranojnë ata. Por në fund të fundit janë vetë këto vende që duhet të gjejnë mënyrat se si t’i çradikalizojnë dhe ri-integrojnë luftëtarë e huaj që janë shtetas të tyre”.

Kjo dilemë me të cilën përballen shumë vende sot, përfshirë Shtetet e Bashkuara nxjerr në pah sfidën globale të zgjidhjes së problemeve aktuale, ndërsa bëhen njëkohësisht përgatitje për të parandaluar kriza të ardhshme. Siç u shpreh ish-sekretarja Albright: “shpesh urgjentja i zë vendin të rëndësishmes”.

 

Jahjaga në debatin për Dhunën Seksuale në KS të OKB’së: Zëri i heroinave të Kosovës po bënë jehonë në botë

Periskopi.com Lajme

Ish-presidentja Atifete Jahjaga sot do të marrë pjesë në debatin për Dhunën Seksuale në Konflikt të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ajo ka treguar se pjesë e delegacionit është edhe një heroinë, viktimë e dhunës seksuale  si dhe OJQ’të që po punojnë pëe të mbijetuarat e këtyre akteve.

 

Ja shkrimi  i plotë;

Krenare që sot Kosova merr pjesë në Debatin e Hapur për Dhunën Seksuale në Konflikt të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në mesin e delegacionit kemi edhe një heroinë, përfaqësues të OJQ-ve që punojnë vazhdimisht për të mbijetuarat, si dhe pērfaqësues të Komisionit për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Zëri i heroinave të Kosovës po bënë jehonë në botë!/PERISKOPI/

 

Debati Zizek – Peterson, mbi 3 mijë persona paguan nga 1500 dollarë për biletë (Video)

Periskopi.com Lajme

Një akt i veçantë i sferës globale intelektuale ndodhi mbrëmë në Toronto.

Në sallën më të madhe në Kanada, Sony Centre for the Performing Arts, 3.200 të pranishëm kishin paguar bileta deri në 1.500 dollarë për të qenë aty. Jo për koncert të ndonjë superstari, e as për performansë artistike të ansambleve të famshme.

Çuditërisht për kohën tonë –  ishte një duel filozofik.

Yjet globale të së Majtës dhe së Djathtës – filozofi Slavoj Zizek dhe psikologu Jordan Peterson, u përballën me qëllim që ta gjenin përgjigjen në pyetjen madhore: “Lumturia: Kapitalizmi vs. Marksizmi” (“Happiness: Capitalism vs. Marxism”), njofton Klan Kosova.

Si u bë kjo që u bë?

Në shkurt të vitit 2018, Zizek e kishte publikuar një shkrim në Independent, të titulluar: “Pse Jordan Peterson u duket njerëzve aq bindës?” (“Why do people find Jordan Peterson so convincing?).

Peterson ishte përgjigjur në një llogari të Twitterit, e cila poston citate të Zizekut, duke shkruar: “Nëse dëshiron t’i debatojmë vlefshmërinë e teorive të mia ‘kinse’ shkencore, më njofto dhe mund ta aranzhojmë këtë”. (Natyrisht, vet Zizek nuk ka asnjë llogari në rrjetet sociale).

Dhe – beteja ishte aranzhuar.

Mbrëmë, Peterson filloi me sulm ndaj “Manifestit Komunist” të Karl Marksit.

“Është një budallallëk i madh nëse mendoni se mund ta caktoni vlerën morale të dikujt me anë të statusit të tij ekonomik”.

Ai nuk e mohoi faktin që kapitalizmi krijon pabarazi.

“Por, gjithashtu prodhon pasuri, ndërsa statistikat dëshmojnë se varfëria ekstreme zvogëlohet edhe kur pasuria akumulohet në majën e zinxhirit ekonomik”.

“Në kapitalizëm te pasurit po bëhen edhe më të pasur, por edhe të varfrit po pasurohen”

Ndërkaq Zizek e zhvendosi analizën në një perspektivë tjetër.

“Lumturia është koncept konfuz. Faktikisht, njerëzit nuk e duan atë që mendojnë që e duan. Gjëja më e keqe e cila mund të na ndodhë është që ta marrim atë që e duam”.

Slloveni u përqendrua në të ligat e kapitalizmit, duke e përmendur edhe degradimin e ambientit.

“Tregu global nuk është i lirë, por i rregulluar në atë mënyrë që t’ua mundësojë disa shteteve t’i eksploatojnë shtetet tjera.

“Tregu tashmë është i kufizuar, por jo në mënyrën e duhur”.

Shijojeni intelektualisht debatin e plotë Zizek – Peterson.

 

 

Haliti-Kurteshit: Rri aty o burrë, unë jam kryeparlamentar këtu

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavil Haliti tha se nuk e ka të qartë a kanë marrë pensione pensionistët e Kosovës gjatë regjimit të Millosheviqit në Kosovë dhe sa janë shpenzuar fondet rezervë që kanë qenë të Kosovës për pensionistët e Kosovës.

Në seancën plenarë ku po diskutohet për pensionet kontributdhënëse, Haliti tha se nuk e di sa a ka para rezervë që janë tërhequr nga Kosova, dhe sa është shuma e parave që Serbia mund t’ia ketë marrë Kosovës.

Nga foltorja e kryeparlamentarit , Haliti foli për këtë çështje, por ndërkohë gjatë fjalimit të tij, i ndërhyri deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismalj Kurteshi.

“Edhe kam të drejtë me diskutu, jo vetëm ju, rri o burrë aty, nuk po të pyes ty, unë e kam diskutimin tim, ti e ki tëndin edhe pak, ty nuk të pëlqen mua po, në foltore time jam, në mikrofon tim. Kam të drejtë me disktu aktualisht jam kryeparlmentar këtu”, tha ai.

Megjithatë, Haliti vazhdoi diskutimin e tij.

“Si mund t’i tërheqim këto para, sa i kemi neve që na janë grabitë nga Serbia, para të Kosovës, kur janë grabitë dhe nëse ka një shumë të caktuar dhe Qeveria e Kosovës ndërton një mekanizëm ankimor sipas të drejtave të saj, në drejtim të mekanizmave ndërkombëtar atëherë është në rregull. Nëse duhet secili individ që është i dëmtuar, atëherë është mirë që edhe secili individ të bëjë kërkesën dhe të bëjë padinë, nëse e ka të drejtën për ta paditë Serbinë si qytetarë i Kosovës por jo si shtetas i Serbisë.

Ai tha se nëse ka para të Kosovës që i kanë pagu taksapaguesit, punëtorët e Kosovës, nëse ka pas rezerva të tërhequra nga Kosova, atëherë të kthehen në Kosovë.

 

 

Debati për ikjen e të rinjve, komplet Qeveria mungon në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Në Kuvendin e Kosovës aktualisht është duke u debatuar për ikjen e të rinjve nga vendi.

Propozuesi i rezolutës, deputeti i LDK-së, Fidan Rekaliu, është shprehur kritik ndaj Qeverisë së Kosovës, ku asnjë pjesëtar i kabinetit nuk ndodhet në seancë derisa po debatohet për këtë temë.

“Ikja e të rinjve nga Kosova, si pasojë e humbjes së shpresës për një jetë më të mirë është shqetësim për secilën familje dhe secilin qytetar të vendit, përveç për kabinetin e kësaj qeverie”, ka shkruar Rekaliu në Facebook.

 

 

 

 

 

Katër shtetet mike që janë kundër debatit mbi Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së

Periskopi.com Lajme

Është ende e paqartë nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 7 shkurt do të diskutojë mbi Kosovën.

“SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kundërshtuan ashpër raportin e rregullt tremujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, në mënyrë që të vendoset në agjendën e seancës”, tha sot ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

Në një konferencë shtypi, ai tha se për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk u miratua rendi i ditës, i cili propozohet çdo muaj nga kryesuesi i radhës.

Daçiq shpjegoi se seanca për t’u diskutuar mbi raportin e rregullt është planifikuar për 7 shkurt, por nuk është e sigurt nëse do të jetë për Kosovën, pasi ka të ngjarë që rendi i ditës të miratohet atë ditë.

“Ne vështirë se mund të marrim nëntë vota për të qenë në agjendë, pasi nuk ka veto, por as nuk mund të marrin nëntë vota për të shkuar”, tha Daçiq.

Ndryshe, SHBA dhe Britania e Madhe tash e sa kohë kanë bërë thirrje që në Nju Jork të mos ketë seanca mbi raportin e rregullt të UNMIK-ut për Kosovën, duke pranuar kështu realitetin e ri të krijuar me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Berishës i pëlqen Vuçiqi ta ketë në debat, e jo Thaçi

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri i Shqipërisë, njëherësh ish-president i vendit, Sali Berisha, i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës së tij për një debat publik mes tyre.​

Thaçi ka kërkuar të enjten ballafaqim televiziv me Berishën, pasi ish-udhëheqësi i Shqipërisë javëve të fundit ka paraqitur një sërë argumentesh kundër idesë së presidentit kosovar për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

E, në një prononcim  për Express, Berisha ka bërë të ditur se e refuzon ftesën e Thaçit për debat televiziv me të.

Teksa ka thumbuar Thaçin, Berisha ka thënë se më përpara do të dilte në debat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit”, ka deklaruar Berisha.

“Këtë e kam shprehur edhe më parë”, ka thënë ish-udhëheqësi shqiptar.

 

 

Zemaj: Nuk ka falsifikime të nënshkrimeve, Veseli po i ik përgjegjësisë dhe debatit për vizat

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se kryeparlamentari Kadri Veseli me qëllim ka thirrur Kryesinë në mbledhje për të gjetur arsyetime procedurale, për të mos debatuar për dështimin mbi liberalizimin e vizave

Ai ka mohuar të ketë falsifikime të nënshkrimeve të deputetëve në listën e grupit parlamentar të LDK-së.

“Ne kemi të gjithë nënshkrimet e grupit të deputetëve të LDK0së”, tha ai për RTK-në.

Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se dy deputetë që gjenden në listën, që ka 44 nënshkrime, janë në ShBA, duke hapur dyshime për falsifikime të nënshkrimeve. 19 nga 44 deputetët janë të LVV-së. Të tjerët nga grupi parlamentar i LDK-së.

Aktualisht kryesia po diskuton për kërkesën e dy grupeve parlamentare, LDk dhe LVV, për mbajtjen e debatit për dështimin mbi liberalizimin e vizave për çka fajësojnë Ramush Haradinaj dhe partnerët e tij qeveritar, të cilët i akuzojnë që me dhunë e intriga penguan përmbushjen e kritereve për viza. Ani pse LVV protestonte po ashtu kundër demarkacionit me Malin e Zi, madje me gaz lotsjellës në Kuvend, përkundër që ai ka qenë kriter për liberalizimin e vizave.

 

 

Borxhi publik mbi 1 miliard euro

Periskopi.com Lajme

Raportet e auditimit për ndërmarrjet publike ishin temë debati me akuza dhe kundër-akuza në mes deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Ndërsa, u tha se që nga viti 2014, janë 295 milionë euro kredi të cilat ende nuk janë tërhequr për shkak të vonesave në fillimin dhe realizimin e projekteve.

Debati nisi paradite në momentin kur në pikë të rendit të ditës erdhi raporti për stacionin e autobusëve, ku pati një debat në mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanja dhe deputetëve të tjerë. Këta të fundit i thanë se raportet të ndërmarrjeve lokale shqyrtohen në kuvende komunale.

Deputeti Selmanaj tha se Zyra Kombëtare e Auditimit ka nisur vonë t’i auditojë këto ndërmarrje para dy viteve.

“17 vite këto ndërmarrje kanë qenë qerdhe të partive politike për të abuzuar me paranë publike në Kosovë dhe në momentin kur kemi filluar me i hap letrat po fillojnë të shqetësohen këta sepse pjesa dërrmuese e anëtarëve  të bordeve të ndërmarrjeve publike do të dalin të partisë së këtyre….disa profesorë vazhdojnë të abuzojnë me paranë publike në çfarëdo forme dhe nuk shkon kështu, edhe për profesorë kish vend në burg“, ka thënë ai.

Atij iu ka kundërpërgjigjur deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se Driton Selmani e mbajti një demagogji duke folur për rëndësinë e raportimit dhe shqyrtimit të raportit të stacionit të autobusëve, kurse tash ka ikur kur raporton auditori i përgjithshëm.

“Kush janë ushtarët e vërtetë le të na tregon Driton Selmani. Ne që jemi me plagë në trup ndoshta për Driton Selmanin nuk jemi , ushtarë të vërtetë për të janë ata që e kanë dhunuar këtë popull, që e kanë masakruar, ndoshta ata mendon që janë ushtarë të vërtetë, ata që kanë bërë këtu me mijëra krime, ata ndoshta janë ushtarët e vërtetë sipas Driton Selmanit. Kush janë ata profesorë abuzues sipas Driton Selmanit, sepse e ka marrë një shprehi ciu-ciu, disa ata, ata disa ciu ciu, le të tregon kush janë. Unë e kuptoj që sot është dita e vërtet e Driton Selmanit, është e premtja e zezë, prej që mbahet mend në institucionet që ka udhëheq, shoqërinë civile Driton Selmani veç zi ka pa, prandaj ia uroj ditën e premtja e zezë Driton Selmanit“, ka thënë ai.

Kurse, auditori i përgjithshëm, Besnik Osmani, duke prezantuar raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017, ka thënë se ka publikuar 118 raporte, të gjitha ofrojnë informata të besueshme për shpenzimet e 2 miliardë eurove të parasë publike dhe disa fondeve të donatorëve.

Osmani bëri të ditur se shkalla e realizimit të pranimeve krahasim me buxhetin fillestar është 91 përqind, realizimi i pagesave kundrejt buxhetit fillestar ka qenë rreth 88 përqind, kjo sipas tij tregon se planifikimi fillestar i buxhetit kërkon analiza më të mira para se i njëjti të miratohet.

Ai tha se Qeveria ka mbajtur nën kontroll deficitin dhe ai është brenda kufijve të lejuar me ligj.

“Sa i përket borxhit publik shuma është mbi 1 miliardë euro, duke llogaritur edhe 44 milionë të garancioneve shtetërore. Niveli i borxhit publik në fund të vitit 2017 ka qenë 16.7 e bruto produktit vendor. Theksi ynë lidhur me këto borxhe është mos efikasiteti i shpenzimeve, pasi që 295 milionë euro kredi që nga viti 2014 ende nuk janë tërhequr për shkak të vonesave në fillimin dhe realizimin e projekteve. Ndërkohë, që shuma të konsiderueshme të shpenzimeve dhe tarifave të tjera janë paguar brenda kësaj periudhe rreth 19 milionë euro të buxhetit të Kosovës”, tha ai.

Ai tha se në bazë të kësaj nuk ekziston ndonjë kërcenim serioz i stabilitetit financiar. Megjithatë, ai ka përmendur tri problemet serioze, që sipas tij e ndikojnë bilancin e buxhetin.

“Detyrimet e papaguara dhe ato kontingjente, detyrimet e papaguara të organizatave buxhetore ndaj operatorëve ekonomik në fund të vitit kanë qenë 200 milionë, 170 milionë të nivelit qendror, 30 milionë të nivelit komunal. Përveç këtyre detyrimeve ekzistojnë edhe disa detyrime kontingjente  apo potenciale të cilat janë rezultat i padive gjyqësore dhe pritet të marrin epilogun, shuma e këtyre detyrimeve të mundshme është 140 milionë euro, 76 në nivelin qendror dhe 66 milionë në nivel lokal. Pra, këto dy lloje të detyrimeve nëse realizohen arrijnë vlerën prej 340 milionë euro që mund t’i bëjnë presion buxhetit të Kosovës”, tha ai.

Ai bëri të ditur se 9 ndërmarrjet publike që janë audituar vitin e kaluar kanë një shumë të kredive prej 95 milionë euro, ai tha se aftësia e tyre likuiduese për kthimin e këtyre kredive është e dobët.

Nënkryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike, Mergim Lushtaku, ka prezantuar rekomandimet që i kanë bërë lidhur me raportin e auditimit.

“Brenda tre mujorit të parë të vitit 2019 të fillojë procesin e regjistrimit të të gjitha pasurive të pronës së institucioneve publike të cilat nuk janë në regjistrat e pasurisë dhe ta përfundojë këtë brenda afateve tre vjeçar. Procesi i regjistrimit duhet të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit. Nën dy, deri në fund të vitit të hartoj programin e masave dhe të aktiviteteve për zvogëlimin e detyrimeve të papaguara dhe të kontingjenteve dhe ky program të përfshihet në kornizën afatmesme të shpenzimeve publike, në mënyrë që të reflektohet në ligjin vjetor të buxhetit për tri vitet e ardhshme. Masat duhet të rezultojnë me përmirësimin e dukshëm të disiplinës financiare dhe pagesën e detyrimeve brenda afateve, tha ai.

 

Vazhdon debati në Greqi për fondet sekrete, opozita kërkon zbardhjen e dokumentave

Periskopi.com Lajme

Ish ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias i ka cilësuar si “karagjozllëqe që i bëjnë dëm vendit”, zërat për keqadministrim nga ana e tij të fondeve sekrete të ministrisë.

“Ashtu siç kalojnë nga një komision kontrolli fondet sekrete të ministrisë së jashtme, duhet të kalojnë edhe fondet e tjera”, tha Kotzias, që aludon për keqpërdorim të fondeve sekrete nga ana e ministrit të mbrojtjes, Kammenos.

Por ky i fundit ka deklaruar se në zërin “fonde sekrete”, ministria e tij ka vetëm 600.000 euro.

Ndërsa duket se kjo çështje është kufizuar në hetimin që nisi prokuroria për “nxjerrje të sekretit shtetëror”, Partia Komuniste greke e ka risjellë në skenë, duke kërkuar interpelancë në parlament.

Në letër – kërkesën drejtuar kryetarit të parlamentit, 5 deputetë komunistë nënvizojnë se fondet sekrete të ministrisë së jashtme mbeten jotransparente, pasi komisioni i ligjvënësve informohet vetëm në vija të përgjithshme dhe për shuma mbi 25.000 euro.

“Rrjedhimisht, kontrolli nuk mund të jetë esencial dhe dispozita e ligjit mund të shkelet lehtësisht. Më tej, kontrolli duhet të përfshijë gjithë ministritë”, theksojnë deputetët komunistë dhe rreshtojnë, veç ministrisë së jashtme, atë të mbrojtjes, ministrinë e rendit dhe atë të financave.

Partia komuniste përsërit edhe një herë se sot nuk ka asnjë arsye që ato fonde të konsiderohen sekrete, por duhet që parlamenti të informohet se ku shpenzohen ato fonde dhe për çfarë qëllimi”, përfundon letra e pesë deputetëve komunistë që kërkojnë interpelancën.

 

Ja si e quan Behgjet Pacolli përplasjen Thaçi-Haradinaj

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka komentuar debatin e  kohëve të fundit mes Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj për çështjen e korrigjimit të kufijve.

Në një prononcim nga Armenia për Info Magazine, Zëvendëskryeministri Pacolli i cilësoi deklarimet mes tyre si shprehje e mendimeve të lira, por jo grindje.

”Nuk besoj se ka pasur grindje, kundërshtime në opinione po, mirëpo nuk do të thotë se ka ndonjë mosmarrëveshje mes tyre”.

”Nuk ka grindje mes Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Presidentit Hashim Thaçi”.

”Ata kanë bindjet e veta, ndërsa unë si Ministër i Jashtëm kam për detyrë të veproj, të punoj në veprime të harmonizuara mes gjithë faktorit politik në Kosovë”.

”Jam diplomat i Kosovës dhe si diplomat duhet të veproj”.

”Nuk është detyrë e imja të transmetoj ndonjë veprim që nuk është i harmonizuar nga faktori politik në Kosovë”.

”Jemi shtet demokratik, secili ka të drejtë ta japë mendimin e vet. Mendimi politik është i hapur, në fund të ditës i harmonizojmë qëndrimet tona dhe arrihet një zgjidhje”.

”Këtë e quaj ‘debat të brendshëm politik në Kosovë’. Është mirë që qytetarët e Kosovës e kuptojnë debatin dhe mendimet e lira”.

”Rreth çështjeve të kufijve shoh se do të arrihet harmonizim i qëndrimeve”.