Probleme tek Arsenali, David Luiz e Dani Ceballos përleshen në stërvitje

Periskopi.com Sporti

Një përleshje mes dy futbollistëve ka ndodhur në stërvitjen e Arsenalit ditën e mërkurë.

Në këtë përleshje kanë marrë pjesë mbrojtësi brazilian David Luiz dhe mesfushori spanjoll Dani Ceballos.

Ka qenë e përditshmja angleze The Sun që ka raportuar për ngjarjen, por të dy lojtarët kanë lënë mbrapa atë ndodhi dhe janë pajtuar.

Gjithnjë sipas mediumit anglez, David Luiz e ka goditur spanjollin në hundë duke i shkaktuar gjakderdhje dhe disa gërvishje.

Por bashkëlojtarët e tyre dhe trajneri Arteta kanë ndërhyrë menjëherë që situata mos të eskalojë edhe më shumë.

Gjithsesi dyshja janë paraqitur të enjten në stërvitje dhe i kanë dhënë dorën njëri tjetrit duke u pajtuar.

Megjithatë si Luiz ashtu edhe Ceballos do të përballen në ditët e ardhshme me dënim nga klubi londinez.

 

Vështirë se do të pajtohet dikush me atë që sapo ka thënë Pep Guardiola për David Luizin

Periskopi.com Sporti

Manchester City dhe Arsenali takohen në “Wembley” të shtunën mbrëma, në gjysmëfinalen e parë të FA Cup.

Skuadra e Pep Guardiolas do të jetë favorit i padiskutueshëm, teksa shumë fansa fajësojnë David Luizin për humbjen e Arsenalit 3-0 nga “Qytetarët” në përballjen e fundit.

Braziliani u fut si zëvendësues herët për të lënduarin, Pablo Mari, por u përjashtua pak pas fillimit të pjesës së dytë, si dhe shkaktoi një penallti.

Guardiola has defended Luiz from the media

Luiz është shikuar gjërësisht si pika më e dobët në skuadrën londineze nga fansat dhe analistët, me disa madje që kanë shprehur befasinë që klubi i ka vazhduar kontratën.

Por Guardiola ka një mesazh për gjithë ata që nuk e pëlqejnë Luizin.

“Kam respekt të jashtëzakonshëm për karrierën e tij. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, me mentalitet të jashtëzakonshëm, vecanërisht mentalitetin,” tha Guardiola.

“Qesh shumë me analistët, ata ishin mbrojtës dhe besojnë se nuk kanë bërë asnjë gabim gjatë karrierave të tyre, kur kanë luajtur për 20, 10 apo 15 vite.

“Më pëlqen që ai ende luan futboll dhe jam shumë i sigurtë se ai do të vazhdojë të bëjë aksione dhe gabime, si pjesë e lojës, por me shumë dinjitet.

“Kam shumë respekt për këtë lojtar. Shumë.” /Periskopi.com/

Nuk do ta besoni arsyetimin e David Luizit pas paraqitjes katastrofale kundër Man Cityt

Periskopi.com Sporti

David Luiz pranon përgjegjësitë e mbrëmjes së tij katastrofike.

“Nuk ishte faji i skuadrës, por imi. Trajneri është fantastik, të gjithë lojtarët luajtën shkëlqyeshëm, ishte thjesht faji im”, tha mbrojtësi i Arsenalit, shkaktar i golit të parë, penalltisë dhe kartonit të kuq kundër Cityt.

Por, braziliani gjen edhe alibinë, rinovimin e kontratës:

“Duhet të kisha marrë një tjetër vendim në dy muajt e fundit. Unë nuk e mora.

“Ka lidhje me kontratën time. Duhet të merrja një vendim për ta zgjidhur të ardhmen time sa më shpejt që të ishte e mundur, por nuk e bëra. Nuk dua ta përdor këtë si justifikim, sepse ishte faji im dhe ashtu është. Por unë e dashuroj të qenurit këtu. Unë dua të qëndroj”. /Periskopi.com/

City dyfishon epërsinë, David Luiz largohet nga fusha

Periskopi.com Uncategorized

Manchester City ka dyfishuar epërsinë ndaj Arsenal-it pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Autori i golit ishte Kevin de Bruyne, i cili ka shndërruar në gol një penallti të shkaktuar nga David Luiz, i cili është ndëshkuar me karton të kuq.

Shihni golin më poshtë. /Periskopi

David Luiz ka nevojë për skanim truri: Sot bëri gjënë më idioteske që kemi parë deri tani

Periskopi.com Sporti

Arsenali i dha fund një tjetër nate frustruese si mysafir i Crystal Palacet, të shtunën.

Dukej sikur “Topçinjtë” kishin hapur një faqe të re pas fitores 2-0 kundër Manchester Unitedit, por pati shenja të formës së vjetër në “Selhurst Park”, transmeton Periskopi.

Madje, Arsenali mund të konsiderohet me fat që arriti të nxjerrë një barazim 1-1 nga kjo ndeshje, pasi një pjesë të madhe të intervalit të dytë e kaloi me 10 lojtarë në fushë, pas përjashtimit të Pierre-Emerick Aubameyangut.

FBL-ENG-PR-CRYSTAL PALACE-ARSENAL

Sidoqoftë, londinezët e veriut do të kishin një mundësi më shumë për të shënuar golin e fitores, po të mos ishte për vendimin katastrofal të David Luizit, pesë minuta para përfundimit.

Arsenali fitoi një gjuajtje dënimi gati në mesin e fushës, me qendërmbrojtësin që e konsideroi veten Roberto Carlos, duke tentuar goditje direkte.

Rezultati? Epo, e drejtë të themi se ish-ylli i Chelseat uron që kurrë mos ta kishte bërë atë që e bëri.

Shikoni rastin më poshtë. /Periskopi.com/

Diçka e pazakontë ndodhi në ndeshjen West Ham – Arsenal kur u zëvendësua Granit Xhaka

Periskopi.com Sporti

Pas 62 ditësh, Arsenali e ka gjetur më në fund fitoren në kampionatin elitar anglez Premierligë.

Skuadra e cila po drejtësohet përkohësisht nga Freddie Ljungberg ka arritur të triumfojë në derbin lokal ndaj West Hamit, shkruan Zëri.info.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘London Stadium’, mysafirët fituan me rezultat 1:3.

Image

Por, në minutën e 87-të, tre minuta para përfundimit të ndeshjes, ndodhi diçka e pazakontë.

Matteo Guendouzi ishte bërë gati për t’u inkuadruar në vend të Granit Xhakës, por spikeri i stadiumit e bëri një gabim trashanik.

Në vend se ta thirrte emrin e Guendouzit, ai tha se David Luiz po bëhej gati të futej në lojë.

View image on Twitter

Dhe natyrisht ky moment ka shkaktuar të qeshura në rrjetet sociale si dhe në tribuna.

Zyrtare: David Luiz i bashkohet Arsenalit

Periskopi.com Sporti

David Luiz ka kompletuar transferimin e tij nga Chelsea tek Arsenali, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës në Angli.

Lëvizja fillimisht u konsiderua si e befasishme, pasi Luiz ishte pjesë e “Të Kaltërve” në dy periudha të ndryshme dhe e kishte stabilizuar veten në të preferuarin e fansave.

Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë tani pasi ai ka vendosur t’i bashkohet rivalit lokal për afër 10 milionë euro. /Periskopi.com/

 

Afati kalimtar është mbyllur në Premier League – çfarë po ndodh me transferimin e Luizit tek Arsenali

Periskopi.com Sporti

Tashmë është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar në Premier League, por transferimi i David Luizit nga Chelsea tek Arsenali ende nuk është kompletuar.

Mbrojtësi brazilian ka përfunduar testet mjekësore te klubi nga veriu i Londrës, por ende nuk është zyrtarizuar.

Megjithatë, nuk ka vend për panikë pasi “Topçinjtë” kanë dërguar një fletë marrëveshje te Premier League për t’u dhënë atyre kohë ekstra për ta kompletuar transfeirmin.

Kjo i jep një orë shtesë Arsenalit për ta kompletuar marrëveshjen. /Periskopi.com/

Arsenali transferon David Luizin, shikoni çka bën fansi i Chelseat në transmetim direkt

Periskopi.com Sporti

Një prej transferimeve më të befasishme në ditën e fundit të afatit kalimtar duket të jetë kalimi i David Luizit nga Chelsea tek Arsenali për 9 milionë euro.

Deri në kohën kur e lexoni këtë, marrëveshja edhe mund të jetë zyrtarizuar, transmeton Periskopi.

Luiz do të nënshkruajë marrëveshje dy-vjeçare me “Topçinjtë” pasi kompletoi testet mjekësore.

FBL-EUR-C3-CHELSEA-FRANKFURT

Derisa një shumicë e fansave të Chelseat nuk po duken aq të shqetësuar me largimin e Luizit, një fans në veçanti nuk e ka marrë mirë lajmin.

Derisa “Sky Sports” po raportonte jashtë “Stamford Bridge” zhvillimet e fundit në ditën e fundit të afatit kalimtar, fansi në prapavijë mund të shihet duke goditur posterin e Luizit.

Po, vërtet ndodhi dhe kemi prova për ta dëshmuar.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Ylli i Chelseat e dëshiron transferimin te rivali lokal Arsenali – klubet në fazë të avancuar të negociatave

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Chelsea-t David Luiz është në negociata të avancuara me Arsenalin për një transferim befasues në orët e fundit të merkatos.

Topçinjtë janë duke kërkuar një qendërmbrojtës të nivelit të lartë dhe kanë kohë deri pasditen e së enjtes, transmeton Periskopi.

Sipas francezes L’Equipe, Luiz ka vendosur të shkojë tek Arsenali. Raportohet se dy skuadrat londineze janë në negociata të avancuara për të finalizuar operacionin.

Braziliani ka një kontratë deri më 2021 në Stamford Bridge, por The Blues janë gati të heqin dorë prej tij, megjithëse nuk mund të blejnë lojtarë të tjerë për shkak të pezullimit. /Periskopi.com/

Krisë belaja te Chelsea një ditë para finales, yjet e skuadrës ia plasin zemrën ‘duhanxhiut’ Sarri

Periskopi.com Sporti

Pritej që të ishte stërvitja e fundit, por doli më e keqja, pasi Chelsea në Baku ka hasur në probleme, ku Gonzalo Higuain dhe David Luiz kanë shkëmbyer disa duele dhe goditje me bërryl, gjë që ka bërë që Maurizio Sarri të çmendej nga hidhërimi.

Kamerat BT Sport në Stadiumin Olimpik të Baku kanë kapur një moment aspak të mirë te Chelsea, ku Higuain fillimisht shkoi keq në duel me brazilianin Luiz.

Edhe Luiz në duelin e dytë e priti Higuainin, ku ia mbështeti bërrylin në trup.

Nuk dukej edhe aq e ndezur atmosfera mes tyre, por trajneri Sarri ishte ai që u prek më shumë, pasi lojtarët dukej që debatuan miqësisht.

Ai u largua me zemërim dhe hodhi dy herë kapelën në tokë, duke u futur në tunel.

Raportohet se Pedro u lëndua në seancën stërvitore të fundit, ndërsa N’Golo Kante mbetet në dyshim para finales me Arsenalin.

Mëkat që nuk përfundoi në rrjetë, David Luiz për pak të shënonte gol ‘alla Messi’ nga 30 metra distancë

Periskopi.com Sporti

David Luiz ishte shumë afër të shënonte një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, të enjten mbrëma, në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurtit në Europa League.

Në minutën e 60-të, dhe me rezultatin 1-1, Luiz mori përgjegjësinë që të gjuajë nga goditja e dënimit nga mbi 30 metra larg portës.

Goditja ishte gati perfekte, pasi qëlloi transversalen, derisa lojtarët e Chelseat protestuan për një devijim të portierit.

Shikoni rastin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Frankfurt 1-1 Chelsea – Luiz Close Free Kick 58′ from r/soccer

“Nxënësi” i del kundër Mourinhos: Manchesteri nuk luajti futboll

Periskopi.com Sporti

David Luiz shprehet se Chelsea ishte ekipi i vetëm në fushë që mundohej të luante futboll gjatë pjesës së parë të barazimit 2-2 ndaj Manchester United.

Qendërmbrojtësi brazilian, i cili ka luajtur nën drejtimin e Jose Mourinho-s kur portugezi ishte te Chelsea, nuk ka nguruar të kritikojë ish-trajnerin e tij pas ndeshjes.

“Ne u munduam të fitonim që nga minuta e parë,” shprehet mbrojtësi brazilian për faqen zyrtare të Chelsea-t.

“Ne kontrolluam ndeshjen, u munduam të krijonim hapësira për të shënuar disa gola. Ata erdhën me planin vetëm për të mbrojtur dhe të luajnë me kundërsulm.

“Mendoj se në pjesën e parë ishim vetëm ne që luajtëm futboll. Mund të kishim vrarë ndeshjen duke shënuar edhe një gol tjetër, por nuk është asnjëherë e lehtë të fitosh në Premier League, sidomos ndaj një kundërshtari të madh.

“Kjo u dha mundësinë atyre të dilnin përpara dhe gjetën golin e barazimit me shumë fat. Pas golit ata fituan vetëbesim, dhe ishte një ndeshje  e madhe.

“Por ne nuk i humbëm shpresat edhe pas golit të dytë të United. Bëmë një ndeshje të madhe dhe u shpërblyem në fund.”

A është ky mbrojtësi më i mirë në botë?

Giorgos Karagouinis beson se David Luiz është një ndër mbrojtësit më të mirë në botë.

Periskopi.com Sporti

Greku nuk pajtohet me kritikat që iu bënë brazilianit në sezonin e kaluar, sa ishte pjesë e Paris Saint-Germain.

Në verë ai u kthye te Chelsea për 34 milionë funte.

“Mendoj se ai është një ndër mbrojtësit më të mirë në botë”, deklaroi Karagouinis.

“Ai luan me shumë pasion dhe kritikat e vitit të kaluar ndaj tij nuk ishin të drejta”. /Periskopi.com

Hazard: Ky lojtar i Chelseat është një luftëtar në fushë

Periskopi.com Sporti

Anësori i Chelseat, Eden Hazard ka folur rreth rikthimit të mbrojtësit David Luiz në Stamford Bridge.

Braziliani u rikthye në këtë verë nga Paris Saint-Germain për vlerën e 34 milionë funteve, pas dy vitesh largim nga skuadra angleze.

“Gjithkush është i lumtur me rikthimin e tij. Në fushë ai është luftëtar. Ai sjell këtë mentalitet. Ai dëshiron të fitojë çdo gjë dhe kjo është ajo që ne kemi nevojë”. /Periskopi.com

Luiz gati kundër Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka konfirmuar se mbrojtësi David Luiz do të bëjë debutimin për herë të dytë te kjo skuadër, në sfidën e nesërme ndaj Liverpoolit.

Të dyja skuadrat e njohura takohen nesër mbrëma nga ora 21:00 për të zhvilluar kryendeshjen e javës së pestë në Premier Ligë.

Rikthimi i Luiz në Stamford Bridge i kushtoi të kaltërve plot 34 milionë funte. /Periskopi.com

Conte: Luiz ende mund të përmirësohet

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte beson se mbrojtësi David Luiz mund të përmirësohet ende si lojtar, përkundër faktit se tashmë është gati 30 vjeçar.

Italiani kujton shembullin me Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci, gjatë kohës kur punonte me ta te Juventus.

“Është shumë me rëndësi të mbani në mend se kur kam filluar në Juventus me Bonucci, Chiellini dhe Barzagli, mbrojtja e Juventusit ka pranuar shumë gola. Mbaj mend para se të shkoja atje, njerzit më thonin se ata nuk janë mbrojtës të mirë”, deklaroi Conte.

“Kam filluar më pas të punojë me ta dhe kam gjetur një angazhim të madh nga këta lojtarë dhe pas asaj pune mendoj se tani po flasim për tre prej mbrojtësve më të mirë në botë”.

“Mendoj se cilësitë e David Luiz janë diku në mes Bonucci dhe Barzagli. Ai është i mirë teknikisht dhe ka personalitet të mirë si Bonucci, dhe atij i  pëlqen të luajë futboll si Bonucci. Kam gjetur një potencial të mirë fizik sikur të Barzagli”. /Periskopi.com

Jam i lumtur që u riktheva te Chelsea

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi David Luiz është shprehur i lumtur me rikthimin te Chelsea.

Braziliani u zyrtarizua dje si lojtar i të kaltërve nga Londra për herë të dytë në karrierë, ndërsa kalimi i tij nga Paris Saint-Germain i kushtoi londinezëve 34 milionë funte.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu përsëri”, tha Luiz.

“Është fantastike që kam mundësinë e dytë për të luajtur për këtë klub. Unë e dua këtë klub”. /Periskopi.com

Luiz rikthehet te Chelsea

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka rikthyer në skuadër mbrojtësin David Luiz.

Braziliani ishte larguar nga Stamford Bridge në vitin 2014 drejt Paris Saint-Germain për një shifër 50 milionë funte.

Ndërsa, sot të dy klubet janë pajtuar që ai të rikthehet sërish te skuadra londineze për një shifër dukshëm më të vogël, 34 milionë funte. /Periskopi.com

Luiz e do rikthimin te Chelsea

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, David Luiz dëshiron të rikthehet te Chelsea, shkruan Sky Sports.

I njëjti raport sqaron se ‘blues’ kanë ofruar 30 plus 2 milionë funte për brazilianin.

Futbollisti në fjalë ishte larguar para dy sezonesh nga Stamford Bridge për një shifër 50 milionë funte. /Periskopi.com