Haradinaj ia kujton Kurtit kur thoshte: Shumica parlamentare është më e rëndësishme se partia e parë

Periskopi.com Lajme

Përderisa kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po insiston se çfarëdo qeveria që mund të vije pas rrëzimit të qeverisë së tij, është jolegjitime dhe jokushtetuese, përkundër se mund ta ketë shumicën në Kuvend, një video e para disa viteve e tij ka dalë në publik, të cilën e ka publikuar edhe shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj në Facebook, ku ai thoshte të kundërtën.

Kurti ndryshe fliste në vitin 2014, kur VV ishte bashkuar me VLAN-in për ta marrë pushtetin nga PDK-ja, përkundër se kjo e fundit kishte dalë partia e parë në zgjedhjet e atij viti.

Në atë vit, Kurti thoshte se nuk ka as bazë ligjore e as kushtetuese që PDK ta çojë vendin në zgjedhje sepse, sipas tij, formulimet juridike janë eksplicite për sa i përket konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Jemi në një situatë kur nuk do të lëshojmë pe kurrsesi, por në të njëjtën kohë do të na duhet edhe që shumica parlamentare të veprojë sa më fuqishëm dhe sa më parë, për shkak se nëse shumica parlamentare nuk i formon institucionet në Republikën e Kosovës, atëherë cili është kuptimit i Republikës dhe i demokracisë”, thotë Kurti në videon që është publikuar së fundmi.

 

Haradinaj: Albin Kurti do të na bjerë në dy gjunjë mua e Dautit

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, parashikon se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje do t’i “bie në gjunjë” atij dhe AAK-së për bashkëpunim në të ardhmen.

Në një intervistë për Insajderin, Haradinaj ka deklaruar se Kurti do t’i kërkojë bashkëpunim AAK-së, ashtu siç i kishte kërkuar Isa Mustafës dhe LDK-së pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

“E di që Kurti ka me ardhë në dy gjunjët me lyp bashkëpunim me Dautin e me Ramushin, ashtu siç i ka rënë Isa Mustafës të cilin e pritke në katund e dikur i thoshte njeri i Rrahman Morinës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se përgjigja e AAK-së ndaj Kurtit mund të jetë ndryshe prej asaj të Mustafës.

“Mirëpo ne ndoshta nuk jemi aq shpirt të mirë sikurse profa, i themi ‘jo, sepse nuk je i qëndrueshme’”.

Kurti- Haradinajt: Mos u mburr që je patriot

Periskopi.com Lajme

Kanë vazhduar replikat mes Albin Kurtit dhe Daut Haradinajt për temën e patriotizmit.

Haradinaj ka thënë se ‘ai është më patriot se Kurti dhe se për këtë nuk mund t’i mbajë leksione askush.

Ndërkaq, Kurti ka thënë se ‘s’duhet të mburren me patriotizëm sepse cdokush e ka obligim ndaj vendit të jetë patriot’.

“Nuk e kontestoj patriotizmin e Haradinaj, gjatë luftës, pas luftës, por jo patriotizëm për demarkacion. Se patriot nuk mundesh me qenë i kufizuar në kohë, duhet tërë jetën. Mos u mburr fort se për vendin tënd ka qenë, pra është gabim me përmend”, ka thënë Kurti.

Haradinaj: Nuk është dashur të shkarkohet akteri kryesor i LDK-së në këtë situatë

Periskopi.com Lajme

Seanca për të votuar mocionin e mosbesimit, të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë nuk është caktuar ende, ndërsa po kalon edhe dita e tretë prej kur LDK dorëzoi mocionin në Kuvend.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha për Telegrafin se ende nuk kanë marrë ftesë për ndonjë seancë, ndërsa shtoi se në situatën e krijuar për shkak të paraqitjes së coronavirusit (COVID-19), Qeveria është dashur ta marrë në konsideratë dhe të mos e shkarkoj ministrin e LDK-së.

“Jo nuk kemi marr ftesa akoma nga  Kryetarja, por çdo herë Kosova do mbetet me institucione pasi deri në një qeveri të re kjo do e vazhdon punën. Ndërsa, rreth situatës me COVID-19 mendoj se vet koalicioni ka qenë dashtë ta ketë në konsideratë e jo ta shkarkoj ministrin dhe akterin kryesor të LDK-së”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se në këtë periudhë, qytetarët duhet të kenë sa më shumë kujdes, sepse gjithçka është në dorën e tyre, duke iu bërë thirrje që të respektohen rregullat të cilat janë vendosur nga Qeveria.

“Kjo periudhë kërkon kujdes nga qytetarët, pasi është krejtësisht në dorën e tyre që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë rregullat e përcaktuara. Ne i përgëzojmë për sjelljen e shkëlqyeshme që po tregojnë këtyre ditëve dhe apelojmë t’i respektojnë këto rregulla sepse janë për të mirën e tyre”, tha Haradinaj.

Lidhja Demokratik e Kosovës, të shtunën ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ndërkaq Kryesia e Kuvendit ende nuk ka marrë vendim për thirrjen e seancës

 

Haradinaj: E dhimbshme se çfarë dite paska ardhur, dita për të dështuar marrëveshjet me kompani amerikane

Periskopi.com Lajme

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështimin e zbatimit të marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e Kosovës së Re. Contour Global ka dhënë disa arsye për tërheqje, e ndër to është edhe ndryshimi i pushtetit në Kosovë.

“E çuditshme dhe shqetësuese të dëgjosh e lexosh deklarime politike nga përfaqësuesit institucional e politik me përplot ngazëllim, kur tregojnë për “suksesin” e tyre politik që ka të bëj me dështimin e një projekti investues nga kompania amerikane “Contour Global” në vlerë 1.3 miliardë euro. Përfaqësuesit aksidentalë të institucioneve nga radhët e LVV-së, sot paraqiten të lumtur e plot gëzim që kanë arritur ta kthejnë në dështim një projekt investues amerikan. E dhimbshme se për çfarë paska ardhur dita. Po flasim për largimin e kompanisë amerikane “Contour Global” nga projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re””, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet SHBA-Kosovë pas prishjes së kësaj marrëveshje, duke thënë se askush nuk guxon ta rrezikojë raportin me aleatin e Kosovës, SHBA-në.

“Sot, energjia elektrike dhe sigurimi i qëndrueshëm i burimeve energjetike vlerësohet të jetë interes nacional dhe pjesë integrale e qarkut të sigurisë nacionale, prandaj është me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit tonë që të mos lejojme të devijojmë nga projeksionet strategjike të kryeqendrës primare, që në vazhdimësi ka siguruar mbështetje për paqe, siguri e zhvillim për Kosovën – Uashingtoni, SHBA-të. Thirrni mendjes sepse pak si tepër keni rënë pre e dezinfomimit dhe agjendave pro-ruse. Devijimi nga interesat nacionale të Kosovës dhe SHBA-ve, është i patolerueshëm dhe nuk do të lejohet në asnjë rrethanë vazhdimi i cenimit të raporteve me aleatin tonë të përhershëm dhe strategjik, SHBA-të”, ka thënë në fund Haradinaj.

​Haradinaj i thotë Konjufcës: Gjynah është mos me qenë ti hala në Aleancë

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj në replikën e tij i ka thënë ministrit të Jashtëm dhe Diasporës, Glauk Konjufca, se është gjynah mos me qenë hala në Aleancë ti.

“Gjynah është mos me ka hala në Aleancë ti, sepse krejt fjalë për fjale pajtohem me ty veç një sen nuk e the për atë natën e famshme, se edhe në ymyt tëndin është llogaritë dhe ke munguar gjatë rrugës. Dhe nuk e di çfarë motivi të shtyri që nuk more pjesë në kryesi me bë korumin. Për këtë arsye, krejt të tjerat jam i pajtuar me ty”, tha Haradinaj./Periskopi/

 

Haradinaj: Qeveri mashtruese me shkarkime, emërime dhe anulime

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj tha se në takimin e sotëm u diskutuan shumë tema që kërkojnë reagimin e opozitës.

Haradinaj tha se kjo qeveri e kaloi një muaj pa asnjë vendim që do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Thjeshtë qeveri mashtruese me shkarkime, emërime dhe anulime”, tha ai.

Më tutje ai tha se vendimi për anulim të kyçjes së Ferizajit dhe Vitisë në autostradë. Tendenca për të mashtruar qytetarët se i anuloi pagesat për Bechtel Enka.

Postimi i plotë:

Sot u diskutuan shumë tema që kërkojnë reagimin e opozitës.
Ne natyrisht që do fillojmë me interpelanca dhe pyetje parlamentare për: Shkarkimet kolektive dhe pa e vlerësuar përformancën e tyre. Goditjet politike ndaj ambasadorëve që për vlerësimin tonë kanë qenë në nivel të lartë.
Vendimi për anulim të kyçjes së Ferizajit dhe Vitisë në autostradë. Tendenca për të mashtruar qytetarët se i anuloi pagesat për Bechtel Enka.
Pra i harmonizuam qëndrimet tona edhe për tema tjera që janë të interesit nacional e që siç duket po shkojnë keq, sidomos dialogu dhe përfaqësimi i jashtëm.
Kjo qeveri e kaloi një muaj pa asnjë vendim që do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Thjeshtë qeveri mashtruese me shkarkime, emërime dhe anulime./Indeksonline/

 

Haradinaj: Albin Kurti është dashur të këshillohet me Uashingtonin për taksën

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK’së Daut Haradinaj, duke folur për konferencën e Albin Kurtit, ku ky i fundit e akuzoi presidentin Hashim Thaçi për marrëveshje sekrete me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, tha se Kurti me atë konferencë i bëri favor presidentit.

“Këto lëvizjet e zotëri Kurtit nuk i kanë bërë favor Kurtit, përkundrazi e kanë fuqizuar presidentin. Orientimi ynë është euroatlantik dhe kjo nuk ka asnjë dilemë. Kur flasim për NATO’n, duhet të kemi shumë kujdes. Kurti është në kompetenca të plota si ekzekutiv, ai i ka 5 mijë ushtarë, i ka 11 mijë policë, e ka inteligjencën, i ka të gjitha, le të urdhërojë në veri, pse po pret? Një mijë arsye mund t’i kesh për ta shkarkuar presidentin përveç kësaj, këtë e di edhe zotëri Kurti edhe të gjithë ata që e kanë këshilluar, nuk duhet vrapuar pas këtyre lajmeve sepse nuk mund të prodhojnë efekt”, tha Haradinaj në Rubikon.

Sipas deputetit të AAK’së, Kurti është dashur të këshillohet me Uashingtonin para se të marrë vendim për taksën.

“E para, Kurti nxitoi sepse nuk arriti marrëveshje me Uashingtonin ose me përfaqësuesin e presidentit amerikan dhe me e përmbyllë këtë kapitull. E dyta, u nënshtrua lehtë, pa i ardhur presioni serioz paralajmëroi masat e lehtësimit, dhe e treta, Kurti me këtë veprime po vetëizolohet dhe po i jep mundësi fuqiplotë presidentit të Republikës. Mund të thoni, ‘na ka pyet, nuk na ka pyet’, por pasojat do t’i trashëgojmë të gjithë, si Kurti, si ne, si qytetarët”, tha ai.

 

Haradinaj e quan gafë ‘zbulimin’ e Kurtit për letrën e Thaçit me NATO’n: Nuk është arsye për shkarkim të presidentit

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj sonte në Rubikon e ka quajtur gafë konferencën e kryeministrit Albin Kurti se kinse kishtë zbuluar një marrëveshje të fshehtë mes presidentit Hashim Thaçi dhe NATO-s, për prezencën e FSK’së në veri, transmeton Periskopi.

‘’Është gafë. E ka gabim sepse NATO është aleati më i madh i joni dhe s’kemi komunikime sekrete me ta’, ka thënë Haradinaj.

Tutje ia thotë se kjo mund të jetë arsyeja e fundit për të shkarkuar presidentin, gjë që  e kishte paralajmëruar Qeveria Kurti.

‘’’100 arsye duhet t’i kesh për me shkarku presidentin, përvec kësaj. E dine edhe këshilltarët e tij. Kurti po vetizolohet’’/PERISKOPI/

 

Haradinaj: Albin Kurti po do që taksën ta japë bakshish për Serbinë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj sonte në Rubikon ka thënë se kryeministri Albin Kurti po do që ta japë bakshish taksën për Serbinë, transmeton Periskopi.

‘’Je kah e jep shumë lehtë, sikur bakshish për Serbinë. Se nuk je t’u nxjerr sen prej kësaj. S’ke instrument për reciprocitet politik dhe tregtar. Është absurde me mendu se mund të krijosh baraspeshë’’

‘’Serbia nuk do të ndalet edhe pas heqjes së taksës.’’/PERISKOPI/

Haradinaj – Kurtit: U vranë njerëz me kauzën tënde kundër Serbisë, pse i buzëqeshe Bërnabiqit

Periskopi.com Video

“Kosova si kështjellë. Pse po të pengon kështjella kundër Serbisë” – Shembulli që përplasi Kurtin dhe Haradinajn

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka replikuar ashpër me kryeministrin Kurti, pasi ky i fundit tha se Kosova ishte bërë si një kështjellë ku të gjithë e sulmonin.

“Pra unë besoj që qëndrimi im është qëndrimi i duhur për të ecur përpara, jo ose krejt ose hic dhe jo ose tash ose kurrë. Qasja jonë është ajo që na ka vendosur në ofenzivë. Masat që të vendosin në defanzivë ku ti duhet të vendoshesh në një kështjellë, ku duhet të mbrohesh nga një dështim që të vjen rrotull është gabim nga pikëpamja e shtetit. Ka veprime më të mençura që mund të bëhen”, ka thënë Kurti, shkruan Periskopi.

Ndërkohë deputeti Haradinaj, ka thënë se ‘ajo kështjellë e ka sjell Kurtin në këtë post’ dhe se ‘nuk e kupton pse e ka penguar kështjella e Kosovës kundër Serbisë’.

“Kosova është në Kushtetutën e Serbisë, cili është reciprociteti që ke me përdorë në këtë rast. Nëse të ka pengu ajo kala me Serbinë, mendoj që pikërisht qajo kala të ka sjellë ty sot këtu ku je”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/

Haradinaj – Kurtit: Rrotullove kamionë, organizove protesta të përgjakshme ku njerëzit humbën jetën, pse po dorëzohesh?

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme për taksën, i ka bërë thirrje Kurtit të mos ‘dorëzohet përballë presioneve’.

Ai ka thënë se Kurti ndër vite bëri fushatë për bojkotim të produkteve serbe ndërkaq që sot, sipas tij po shkel mbi të gjitha premtimet e dhëna.

“Me vendosjen e taksës Kosova tregoi se ka zot shpie. Kosova nuk po trajtohej më me fusnote por si aleat nga partnerët tanë. Presioni për taksën, nuk i luhati institucionet tona, por i bëri më të fuqishme. Kosova nuk do të duhej të dorëzohej përballë Serbisë, sidomos me pretendimet e veta të pangopura për territor. Mbaj mend kryeministrin Kurti dhe kauzën e tij politike, rrotullime kamionësh, protesta të përgjakshme, humbje jetësh, saktësisht kundër barkodit të Serbisë 860. Kujtojmë bojkoto 860, Serbia nuk kalon, gaz e Molotov.  Të gjitha këto veprime i dhanë mbështetje popullore Kurtit. Kjo ideologji nuk shkoi gat’. Kryeministri u dorëzua Akoma pa i ardhë presioni i madh. Ai shkeli mbi cdo prodhues vendor, mbi cdo kod etik që proklamonte ndër vite”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/

Daut Haradinaj thirrje Kurtit: Eja në Kuvend për t’u përballur për taksën

Periskopi.com Lajme

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të jetë prezent në seancën e sotme që mbahet për taksën.

Në një komunikatë nisur për media nga Aleanca, shkruhet se Daut Haradinaj ka deklaruar se është nën përgjegjësinë e Kurtit që të jetë i pranishëm në seancë.

Haradinaj thotë se presin që të përballen me të për taksën.

“Po, natyrisht, ajo është përgjegjësi e tij dhe është obligim kushtetues me qenë, tash a vjen apo jo, është çështje krejt tjetër”, theksoi Haradinaj.

Sot, duke filluar nga ora 11:00, në Kuvendin e Kosovës pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme, e iniciuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, si dhe me mbështetje të partive tjera opozitare ku do të diskutohet mbi taksën 100% mbi produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

 

Të hënën seancë e jashtëzakonshme për taksën, Haradinaj paralajmëron protesta

Periskopi.com Lajme

Pas mbledhjes se kryesisë, shefi i grupit parlamentar te  AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se seanca do të mbahet të hënën derisa tha se do ta kundërshtojnë në çdo mënyrë heqjen e tarifës ndaj Serbisë.

Haradinaj paralajmëroi edhe protesta.

“Seanca do të mbahet të hënën në ora 11:00. Për shkak të mungesës së deputetëve të mbahet 42 nënshkrime. Falënderoj deputetët që kanë mbledhur nënshkrimet që të jenë pjesë e këtij mocioni”.

“Jemi kundër heqjes së taksës derisa Serbia vazhdon avazin e vjetër në raport me Kosovën. Është një nënshtrim ndaj Serbisë, pasi nuk kemi pasur edhe asnjë dakordim me ShBA e as partneret e koalicionit. Do ta kundërshtojmë me gjitha mënyra përfshirë edhe protestat. Nuk është personale me kryeministrin aktual por me tregun e Serbisë”, tha ai.

Haradinaj: Kurti është si një “Coronavirus” në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Kurtit për heqjen e taksës.

Haradinaj në një lidhje telefonike në “Debat Plus”, ka thënë se duhet konstatuar se “Kurti është një mashtrues i madh publik”.

“Sot mori një vendim të njëanshëm që si duket nuk e ka konsultuar as partnerin që e kanë në qeveri. Po tingëllon që vet zoti Kurti është si një “Coronavirus” në Kosovë”.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së thotë se sot janë depozituar nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

“Kemi pasur informacione se do të ndodh diçka e tillë, prandaj jemi përgatitur për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme. Nesër do të kemi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe besoj se të hënën në ora 11 do të ketë seancë të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Daut Haradinaj.

Haradinaj i reagon Kurtit që i qeshi Ana Bërnabiqit: Sjellja e jote përtej zgërdhimjes

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i AAK’së, Daut Haradinaj ka reaguar pas publikimit të një videoje nga Londra, ku kryeministri  Albin Kurti shihet të kenë ndërruar disa fjalë dhe duke qeshur me homologen e tij nga Serbia, Ana Brnabiq, 

Haradinaj në postimin e tij përmend një rast kur Kurti si opozitar i kishte thënë në Kuvend ish-kryeministrit Hashim Thaçi “të mos zgërdhihet”.

“Dikur, Albini i thojke Hashimit “mos u zgërdhij”. Sot, sjellja e jote përtej zgërdhimjes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryeministri Kurti mori pjesë sot në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që është mbajtur në Londër.

Aty kanë marrë pjesë gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Ndërron qëndrimet Daut Haradinaj: Tash e mbron futbollistin serb që e zgjodhi Kosovën

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook në lidhje me rastin e futbollistit serb nga Kosova, Ilija Ivic, i cili zgjodhi që të luante për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Haradinaj e ka cilësuar si “fashiste” politikën serbe që po përpiqet ta detyrojë Ivicin që të heqë dorë nga zgjedhje e tij për të përfaqësuar Kosovën. Ai madje ka përmendur edhe kërcënimet, sulmet e frikësimet e dhjetëra pjesëtarëve serbë të FSK-së.

Më tej, deputeti Haradinaj deklaroi se “qytetarët e Kosovës i kanë të drejtat kushtetuese të garantuara, dhe Kosova duhet të reagojë ndaj secilit cenim të tyre, pa dallim.” – shkroi ai.

Sidoqoftë, deputeti Haradinaj para dy vitesh kishte pasur qëndrime krejtësisht tjera ndaj komunitetit serb në Kosovë pas arrestimit të vëllait të tij, Ramush Haradinaj, në një aeroport zviceran.

Në atë kohë, z.Daut Haradinaj deklaronte se nuk do t’iu mbeste vend në Kosovë serbëve të Kosovës nëse i vëllai i tij do të ekstradohej drejt Serbisë.

“Nëse e dojnë Kosovën etnikisht të pastër pa serbë, le t’bajnë hajgare me Ramushin!”- kishte deklaruar z.Haradinaj dikur duke nxitur reagime edhe nga akterët ndërkombëtarë në vend.

Kujtojmë se Ilija Iviq është futbollist nga Graçanica që luan për KF Flamurtarin nga Prishtina. /Periskopi

Haradinaj i gëzohet sulmit ndaj Hotit: Kushdo që e ka sulmuar ka bërë shumë mirë

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, ka dalë hapur pro sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit, Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës.

“Kushdo që e ka bërë, ka bërë shumë mirë dhe kjo duhet kuptuar që nuk do e lejojmë Serbinë dhe Rusinë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj, në një përgjigje për T7.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot është sulmuar me vezë afër ndërtesës së qeverisë.

Një person teksa e godet i thotë “Nuk bënë me hjek taksë”.

Ndaj sulmit të sotëm ndaj Avdullah Hotit ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës  dhe shumë deputet të tjerë.

Ndaj këtij sulmi reagoi edhe vet Hoti duke thënë porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar

“Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë. Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në. Sinjalet qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar.Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale.Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë”, ka shkruar Hoti.

Daut Haradinaj – Vjosa Osmanit: Reflekto edhe për Autostradën e Dukagjinit

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj i ka kërkuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit që të reflektojë për autostradën e Dukagjinit.

Osmani tha se autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe se korrupsioni do të ndalet.

Haradinaj u shprehë se autostrada e Dukagjinit do të bëhet me apo pa Vjosën.

Postimi i plotë:

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e paska pranu që autostrada e Anamoravës do bëhet!

Ky është lajm i mirë dhe reflektim i saj, shpresoj që do ta thotë të njejtën edhe për autostradën Dukagjinit pasi që ajo do bëhet me apo pa Vjosën.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e paska pranu që autostrada e Anamoravës do bëhet!Ky është lajm i mirë dhe reflektim…

Gepostet von Daut Haradinaj am Freitag, 21. Februar 2020