Pallaska: Nuk po më pëlqen sjellja e Vjosa Osmanit, më erdhi keq çka i bëri Driton Selmanajt

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve juridike, Dastid Pallaska ka komentuar përplasjen e Vjosa Osmanit me Driton Selmanajan ditën e martë në Kuvend, transmeton Periskopi.

‘’Më ka ardh keq. Kam vlerësim për të dytë si individë. Si politikanë, nuk është që pajtohem me ta. Sjellja, teprim i paspjegueshëm i insistimit me e ndërpre një fjalë’’, ka thënë Pallaska në Debat Plus.

‘’Mënyra se si është ndërpre fjala, është jo korrekte/ Nuk po më pelqen kjo sjellje e Vjosa Osmanit’’/PERISKOPI/

 

Pallaska: Çka të vyen një qeveri në detyrë, kur menaxhimin e krizës e ka marrë përsipër opozita në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Dastid Pallaska, njohës i çështjeve juridike sonte në Debat Plus ka kritikuar Qeverinë ne detyrë pëe mënyrën e menaxhimit të pandemisë Covid 19, transmeton Periskopi.

Pallaska thekson se opozita  eka marrë në dorë menaxhimin.

‘’Cka të vyen një qeveri në detyrë, kur menaxhimin e krizës e ka marrë përsipër opozita në Kuvend’’

‘’Qesharake të mendohet se Covid 19 mund të menaxhohet me aq buxhet të ndarë’’./PERISKOPI/

Pallaska: Nga letrat e Kurtit shihet një mos gatishmëri e qartë për marrjen e mandatit

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve ligjore, Dastid Pallaska sonte në Debat Plus ka thënë se nuk shihet një gatishmëri e Albin Kurtit pëe të marrë mandatin e ri të Qeverisë, transmeton Periskopi

‘’Nga letrat e dërguara nga Kurti, duket një mos gatishmëri e qartë për të marrë mandatin’’

‘’Afati i arsyeshëm, varet nga sjellja e akterëve. Nëse kemi një parti që në letrën e parë thotë se nuk dëshiroj me e kriju qeverinë, një ditë afat i kanë. Ska asnjë veprim cfarëo qoftë në përpjekje të Qeverisë dhe kjo nuk në pajtim me Kushtetutën për përgjëgjësinë që ju takon’’/PERISKOPI/

Pallaska: Po te besonte Kurti në Kushtetutë, nuk do të kërcënonte vendin me trazira të dhunshme

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve politike Dastid Pallaska, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti, po të besonte në Kushtetutë, partia e tij nuk do të kërcënonte vendin me trazira të dhunshme, shkruan Periskopi.

Ai ka rikujtuar se Kushtetua dhe dhuna e përjashtojnë njëra-tjetrën.

Postimi i Pallaskës:

Po të besonte në “argumentet kushtetuese” tê Kryeministrit në ikje, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të kërcënonte vendin me trazira të dhunshme e “vëlla-vrasje” nëpërmjet zyrtarëve të vet.

Kushtetuta dhe dhuna e përjashtojnë njëra tjetrën!

 

Pallaska: Amerika e tha qartë, Kryeministri në ikje gënjeu dje në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Avokati Dastid Pallaska ka reaguar pasi që Shtete e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë mohuar se ka një marrëveshje sekrete për shkëmbime territoresh për të cilën foli dje gjatë ditës kryeministrit në ikje, Albin Kurti.

Pallaska ka shkruar në profilin e tij në Facebook që Amerika tha qartë që kryeministri në ikje gënjeu dje në Kuvend.

“Amerika e tha qartë, Kryeministri në ikje gënjeu dje në Kuvend!”, ka shkruar Pallaska./Periskopi/

Pallaska: Mos i trajtoni politikanët si viktima, rrezikoni të shndërroheni në shërbëtorë të tyre

Periskopi.com Lajme

Analisti i çështjeve politike në vend Dastid Pallaska, ka thënë se politikanët nuk duhet të trajtohen si viktima. Sipas analistit, nëse kjo ndodhë, atëherë u mundësojmë që ata t’u ikin përgjegjësive.

Pallaska madje thotë se me viktimizimin e politikanëve rrezikojmë të shndërrohemi në shërbëtorë të tyre.

Postimi i plotë i Pallaskës:

Nëse i trajtojmë politikanët si viktima jo vetëm që ju mundësojmë atyre t’i shmangen përgjegjësive të tyre por edhe detyrohemi t’i ngushëllojmë pafundësisht, duke i votuar pa kushte.

Politikanët janë shërbëtorë të publikut.

Trajtoni si të tillë nëse nuk dëshironi të shndërroheni në shërbëtorë të tyre.

 

Pallaska: Kurti po e rrezikon shëndetin e qytetarëve me vendimin për ndihmat sociale

Periskopi.com Lajme

Avokati i njohur kosovar, Dastid Pallaska, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e rrezikon shëndetin e qytetarëve me vendimin për të shpërndarë ndihmat sociale në kundërshtim me rekomandimet e IKSHP për parandalimin e  COVID-19.

Ai thotë se një vendim i tillë popullist dhe i pamenduar I Kurtit do të bëjë më shumë dëm se sa që do të përfitojë dikush.

Ky reagim i Pallaskës vjen pas raportimeve të shumta se nëpër qytete të ndryshme të Kosovës po shihen radhë të gjata njerëzish teksa presin për të marrë asistencën sociale. Ndërkohë nuk respektojnë rekomandimet për mbajtjen e distancës, me qëllim të përandalimit të përhapjes së koronavirusit.

“Vendimi i pamenduar i Kryeministrit për të shpërndarë ndihmat sociale në kundërshtim me masat parandaluese për përhapjen e virusit – duke rrezikuar kështu shëndetin e përfituesve – është shembulli më i mirë se dëmi i popullizmit është shumëfish më i madh se përfitimi”, ka shkruar Pallaska,

 

Shpjegon Pallaska: Qeveria mund të kufizojë lëvizjen në disa zona, kufizimin e përgjithshëm e vendosë vetëm Kuvendi

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve juridike Dastid Pallska, përmes një postimi në Facebook ka shpjeguar rolin e ekzekutivit dhe të Kuvendit në rastin e pandemive.

Pallaska ka dhënë shpjegim kushtetues sipas të cilit, Qeveria ka të drejtë të ndalojë qarkullimin në zona të caktuara të cilët janë prekur nga infektimi ose që rrezikojnë të infektohen. Ndërsa, shpejton Pallaska, kufizimi i përgjithshëm i lirisë së lëvizjes bëhet vetëm nga Kuvendi, shkruan Periskopi.

Postimi i Pallaskës

Dy shpjegime kushtetuese dhe një këshillë

  1. Ndalimi i qarkullimit në zona të caktuara nga Qeveria kundrejtë kufizimit të lirisë së lëvizjes në nivel vendi nga Kuvendi

Duke marrë parasysh hutinë e përgjithshme të shkaktuar mbrëmë vonë nga veprimet e papërgjegjshme të Kryeministrit dhe Presidentit në lidhje me kufizimin e lirisë së lëvizjes nga Qeveria në nivel vendi, është e nevojshme që të shpjegohet shkurtimisht dallimi ndërmjet “ndalimit të qarkullimit në një zonë të infektuar apo që rrezikohet të infektohet,” që mund të urdhërohet nga Qeveria, dhe kufizimit të përgjithshëm të lirisë së lëvizjes, që mund të vendoset vetëm nga Kuvendi.

Qeveria ka të drejtë të ndalojë qarkullimin vetëm në rrethanat kur pandemia është e kufizuar në një zonë të caktuar apo vetëm një zonë e caktuar është e rrezikuar nga pandemia. Në momentin kur pandemia kaplon gjithë vendin dhe liria e lëvizjes duhet të kufizohet në të gjithë vendin, kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga Kuvendi me votën e 2/3 të të gjithë deputetëve. Kjo për shkak se vetëm me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme mund të kufizohet liria e lëvizjes në nivel vendi.

Vendosia e gjendjes së jashtëzakonshme nga Kuvendi është e domosdoshme pasi që dekreti me të cilin vendoset gjendja e jashtëzakonshme dhe kufizohen disa të drejta dhe liri kushtetuese duhet të ketë përmbajtjen dhe formën e një ligji, ku qartë përcaktohen të drejtat dhe liritë e kufizuara në proporcion me rrezikun dhe përjashtimet e aplikueshme. Është thjeshtë e pamjaftueshme që kjo çështje të trajtohet në katër paragrafë, siç ka bërë Qeveria në këtë rast.

Mungesa e trajtimit serioz të kësaj çështje nga Qeveria ka rezultuar me një situatë paradoksale ku me vendimin e Qeverisë efektivisht është ndaluar edhe puna e institucioneve kushtetuese në vend, përfshirë edhe Kuvendin që ka për detyrë të mbikëqyrë punën e Qeverisë. Edhe puna e mediave është kufizuar nga përmbajtja e përgjithësuar dhe absolute e vendimit të Qeverisë.

  1. Pushteti ekzekutiv gjatë gjendjes së jashtëzakonshme

Është e pavërtetë se me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme Presidenti merr pushtetin ekzekutiv nga Qeveria. Përkundrazi, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme ligjet në fuqi kërkojnë mobilizim, unitet dhe bashkëpunim nga i gjithë spektri institucional i vendit.

Pra, ligjet kërkojnë bashkëpunim ndërmjet Presidentit dhe Qeverisë në rrethanat e gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo për shkak se – përderisa Qeveria është përgjegjëse për qeverisjen e vendit – Presidenti është komandant suprem i Forcës së Sigurisë, e cila mund të mobilizohet dhe përdoret gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Pikërisht për këtë arsye, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme Presidneti dhe Qeveria veprojnë së bashku në kuadër të Këshillit të Sigurisë, gjithnjë brenda kompetencave të tyre origjinale kushtetuese.

Parimi i njëjtë zbatohet edhe për akterët tjerë institucional të cilët marrin pjesë në takimet e Këshillit të Sigurisë me qëlim të bashkërendimit të veprimit institucional në ballafaqim me krizën për shkak të së cilës është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Edhe pse Presidenti e ka të drejtën formale të kryesimit të takimeve të Këshillit të Sigurisë, Presidenti nuk ka kapacitet vendim-marrës, më vete, brenda Këshillit të Sigurisë. Në fakt, vendimet vazhdojnë të merren nga Qeveria pasi që Qeveria përbën pjesën dërmuese të anëtarëve të Këshillit të Sigurisë.

Kjo do të thotë se e gjithë kjo rrëmujë kushtetuese është bërë vetëm për shkak të garës së pakuptimtë ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit se kush duhet t’i kryesoj takimet e Këshillit të Sigurisë, edhe pse ky funksion nuk ka asnjë peshë me rëndësi juridike apo kushtetuese.

Këta dy njerëz, me protagonizmin e tyre të shfrenuar, jo vetëm që po e rrezikojnë shëndetin publik por edhe po e kërcënojnë sigurinë publike, duke mbjellur farën e keqe të përqarjes që mund të sjellë trazira.

  1. Qëndroni në shtëpi dhe dëgjoni këshillat e institucioneve të pavarura shëndetësore

Deri në qartësimin e kësaj rrëmuje nga Gjykata Kushtetuese, është me rëndësi që të gjithë të rrijmë në shtëpi duke u kujdesur për shëndetin tonë.

Nevoja për vetë-diciplinë kurrë nuk ma qenë më e madhe duke marrë parasysh faktin se udhëheqësit institucional të këtij vendi kanë prioritete tjera.

 

Pallaska për vendimin e qeverisë: Shkelje jo vetëm e Kushtetutës por edhe e demokracisë në vend

Periskopi.com Lajme

Propozim-vendimi i Qeverise së Republikës së Kosovës për “kufizimin e lirisë së lëvizjes në nivel vendi” është interpretuar edhe nga avokati kosovar, Dastid Pallaska.

Në një postim në facebook Pallaska ka thënë se përveç se u raportua në media, në faqen zyrtare të kryeministrisë nuk ka të publikuar asnjë vendim, përpos propozim vendim.

“Deri më tani vendimi i Qeverisë nuk është publikuar. Me sa pash mediat kanë publikuar një propozim vendim. Nëse vendimi është ende vetëm propozim, anëtarët e Qeverisë duhet ta dijnë që propozimi shkelë rëndë jo vetëm Kushtetutën por edhe demokracinë në vend. Kjo për shkak se zhvesh Kuvendin – dhe me të edhe sovranin – nga e drejta e patjetërsueshme kushtetuese që të vendosë për kufizim të të drejtave dhe lirive kushtetuese në nivel vendi”, ka shkruar ndër të tjera Pallaska.

Shkrimi i plotë i Pallaskës në Facebook:

Prej që u raportua në media se Qeveria me vendim e paska kufizuar lirinë e lëvizjes në nivel vendi, disa herë i hapa ueb faqet e Qeverisë dhe Gazetës Zyrtare për të parë nëse vendimi është publikuar.

Deri më tani vendimi i Qeverisë nuk është publikuar. Me sa pash mediat kanë publikuar një propozim vendim.

Nëse vendimi është ende vetëm propozim, anëtarët e Qeverisë duhet ta dijnë që propozimi shkelë rëndë jo vetëm Kushtetutën por edhe demokracinë në vend. Kjo për shkak se zhvesh Kuvendin – dhe me të edhe sovranin – nga e drejta e patjetërsueshme kushtetuese që të vendosë për kufizim të të drejtave dhe lirive kushtetuese në nivel vendi.

Përderisa Qeveria e ka të drejtën ligjore për të (i) izoluar të infektuarit; (ii) vendosur në karantinë personat që kanë pasur apo dyshohet se kanë pasur kontakt me të infektuarit; dhe (iii) të ndalojë qarkullimin në zonat e infektuara dhe zonat e rrezikuara nga infektimi, kjo – nën asnjë rrethanë – nuk i jep Qeverisë të drejtën kushtetuese që të kufizojë lirinë e lëvizjes në nivel vendi dhe në mënyrë të përgjithësuar, siç raportohet se ka bërë Qeveria në këtë rast. Kjo për shkak se kjo e drejtë kushtetuese i takon vetëm Kuvendit të Kosovës.

Në lidhje me këtë është me rëndësi të theksohet që edhe e drejta e Kuvendit për të kufizuar lirinë e lëvizjes nuk është absolute. Ky vendim duhet të arsyetohet, të jetë proporcional dhe, çka është më me rëndësi, duhet të jetë i kufizuar në kohë. Propozim vendimi i Qeverisë i shkelë rëndë edhe këto tri kërkesa kushtetuese.

Pavarësisht vrazhdësisë së shkeljeve kushtetuese në rast se Qeveria përnjëmend e ka aprovuar këtë vendim, Presidenti nuk e ka të drejtën kushtetuese që vetë ta anulojë apo ta shpallë pa efekt juridik këtë vendim.

Në rast se propozim vendimi është aprovuar, Presidenti duhet që vendimin e Qeverisë ta paraqes për vlerësim kushtetues para Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që vendimi të anulohet si kundër-kushtetues. Po ashtu, për të parandaluar shkeljen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe konfuzuonin institucional deri në vendimin meritor të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti duhet të kërkojë edhe pezullimin e menjëhershëm të vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese duhet të vendos së paku për kërkesën për pezullim të vendimit brenda 24 orëve, sa është edhe afati për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme

Dastid Pallaska nuk e falë Kurtin: Ai e dhunoi partinerin e vetë

Periskopi.com Lajme

Avokati, Dastid Pallaska, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend që ndodhën pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu nga kryeministri Albin Kurti.

“Ishte një akt shpallje lufte ndaj LDK, përderisa ai ishte që e kërkoi e në mënyrë që faji të mbetet të LDK. Kurti qeverisjen nuk e ka të preferuar sepse në qeverisje nuk e ka lirinë e papërgjegjshmërisë”, ka thënë ai.

Pallaksa ka thënë se shkarkimi i Veliu nga ana e Kurtit është veprim i llogaritur mirë.

“Veprim i llogaritur mirë dhe i pritur, pasi që Kurti e din që shkarkimi nuk kishte ndonjë bazë të theksuar, Kurti e ka ditur kush është Agim Veliu, si të tillë e ka pranuar dhe këto kritika ndaj Veliut janë qesharake”, u shpreh ai në Debat Plus.

Ai ka thënë se Albin Kurti dje ka dhunuar LDK’në.

“Goditja e që i bëri dje LDK’së ishte e fundit ndaj tyre, jam çuditur me tolerancën e LDK’së, me dhunimin që ja ka ba LDK’së tu fillu me ofertën e parë ndaj tyre. Kurti ka instalur degën e VV’së brenda LDK’së që filloi të shfaqet këtyre ditëve”, u shpreh ai./Periskopi/

 

Pallaska: Nëse kryeparlametari i mbetet LV-së pas skadimit të mandatit të Presidentit, i bie që të ketë pushtet absolut

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve politike në vend, Dastid Pallaska, i ka bërë një analizë situatës politike në vend,  konkretisht bllokadës së krijuar nga LV e LDK, të cilat ende nuk po arrijnë të bëjnë një marrëveshje për koalicionin qeverisës.

Pallaska e ka quajtur betejë jofisinike insisitimin e të dy partive  për kryetarin e Kuvendit.

Megjithatë, Pallaska ka vënë në dukje rëndësinë politike që ka posti i kryeparlamentarit, ku Kushtetuta e Kosovës e përcakton kryeparlammentarin si pozitë që ushtron funksionin e Presidentit, përcjell periskopi.

Bazuar në këtë, Pallaska ka analizuar ecurinë e mundshme të proceseve politike në rast që arrihet marrëveshja në mes LV-së dhe LDK-në për bashkëqeverisje.

Në këtë kontekst, analisti vlerëson se nëse Vetëvendosje do të vazhdojë ta ketë postin e kryetarit të Kuvendit edhe pas skadimit të mandatit të Presidentit,  atëherë i bie që partia e Albin Kurtit do të ketë pushtet absolut.

Pallaska e arsyeton duke vënë në dukje vështirëistë e mëdha për zgjedhjen e Presidentit.

Lexoni të plotë analizën e Dastid Pallaskës:

Beteja jofisnike për pozitën e Kryeparlamentarit

Në shikim të parë, mosmarrëveshja e LDK-së dhe LVV-së për pozitën e Kryeparlamentarit mund të duket absurde. Si është e mundur që një koalicion që është ngritur mbi pretendime të larta morale – aq sa edhe është vetëpagëzuar si “koalicion i shpresës” – të mos materalizohet për një arsye kaq jofisnike.

Mosmarrëveshja nuk ka kuptim as kur vlerësohet rëndësia e ngushtë kushtetuese e pozitës së Kryeparlamentarit, si një moderator i glorifikuar i një debati që – në rrethanat e Kosovës – zakonisht është sipërfaqësor dhe pa ndikim real në politikëbërje.

Ky iluzion optik shmanget vetëm kur vlerësohet pozita e Kryeparlamentarit përtej funksionit primar kushtetues dhe nën kontekstin e ngjarjeve politike që pritet të ndodhin në shkurt të vitit 2021, nëse nuk provokohen më herët nga ndonjë faktor i jashtëm.

Neni 90 i Kushtetutës e përcakton Kryeparlamentarin si pozitë që ushtron funksionin e Presidentit në rast të mungesës së përkohshme të këtij të fundit për disa arsye të dhëna aty.

Edhe pse nuk parashihet shprehimisht me Kushtetutë, kjo dispozitë kushtetuese është aplikuar në rastet kur pozita e Presidentit ka mbetur vakante për shkak të vonesave në zgjedhjen e Presidentit, siç ishte rasti kur ish Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ushtroi këtë pozitë për rreth gjashtë muaj gjatë viteve 2010 – 2011.

Siç dihet, mandati i Presidentit aktual do të skadojë për pak më shumë se një vit. Duke marrë parasysh se koalicioni i vetëquajtur i shpresës – edhe sikur të bëhet – nuk do të ketë votat e mjaftueshme për administrimin e procesit e aq më pak zgjedhjen e Presidentit, është më se e sigurt që zgjedhja e Presidentit do të kërkon kohë të konsiderueshme.

Nëse udhëhiqemi nga vonesat që po shoqërojnë negociatat për krijimin e Qeverisë dhe gjuha qëllimisht e dykuptimtë e marrëveshjes eventuale për zgjedhjen e Presidentit nga “koalicioni i shpresës,” i bie që zgjedhja e Presidentit mund të zvarritet me muaj e, ndoshta, edhe me vite.

Kjo posaçërisht pasi që vendi shkon në zgjedhje vetëm nëse dështon zgjedhja e Presidentit, votohet mosbesimi i Qeverisë apo votohet shpërbërja e Kuvendit, të tre këta skenarë kushtetues vështirë të zbatueshëm nën rrethanat mbizotëruese politike dhe kushtetuese.

Për të dështuar zgjedhja e Presidentit është e nevojshme që të fillojë procesi i zgjedhjes. Cilado prej partive të “koalicionit të shpresës” që janë të interesuara ta zvarrisin këtë proces e kanë shumë lehtë për ta bërë këtë për shkak të një vendimi absurd te Gjykatës Kushtetuese që kërkon kuorum prej 2/3 me rastin e zgjedhjes së Presidentit.

Rrëzimi i Qeverisë me votë mosbesimi apo shpërbërja e Kuvendit janë edhe më pak të realizueshme pasi që kërkojnë bashkëpunimin e njërës parti të “koalicionit të shpresës” me partitë që formuan Qeverinë e koalicionit PAN.

Nën këtë kontekst kushtetues-politik, po që se pozita e Kryeparlamentarit i mbetet LVV-së, pas skadimit të mandatit aktual të Presidentit LVV do të ketë pushtet absolut, duke i mbajtur efektivisht të tri pozitat kryesore të shtetit, Presidentin, Kryeparlamentarin dhe Kryeministrin.

LVV do të kishte kontroll të plotë mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit nëpërmjet bllokimit të formimit të kuorumit prej 2/3, që është i nevojshëm për fillimin e procesit të zgjedhjes së Presidentit. Negociatat për kandidatët potencial për President LVV do t’i udhëhiqte nga komoditeti i kohës që mund ta ketë vetëm partia që mban pozitën e Presidentit me ushtrues detyre.

Situata do të përkeqësohej kur merret parasysh fakti se për ta zgjedhur Presidentin pa LVV-në apo për ta rrëzuar LVV-në nga pushteti – duke prishur kështu edhe “koalicionin e shpresës” – LDK-së do t’i duhej të “bashkëpunonte” me partitë që ishin pjesë e koalicionit PAN. I njëjti kurth politik do të aktivizohej po që se LDK-së i shkon në mendje që ta votojë shpërbërjen e Kuvendit që kërkon 2/3 e votave.

Duke qenë qenë që bashkëpunimi i LDK-së me partitë e PAN-it për cilindo nga skenarët kushtetues të përmendur më lartë do të ishte një vetëvrasje e sigurt politike, vendi do të paralizohej në një status quo pa afat, nën pushtetin absolut të LVV-së.

Kjo do të thotë se shkaku i mosmarrëveshjes për krijimin e “kalocionit të shpresës” nuk është një pozitë protokolare por thjeshtë përpjekja për vendosjen e pushtetit absolut nga një parti që ka vetëm një votë më shumë në Kuvend.

E në këtë nuk ka asgjë fisnike!

 

 

Pallaska për Mini-Shengenin: Rama përqeshi viktmat e luftës së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Për analistin Dastid Pallaska është e papranueshme që Aleksandër Vuciq, që mohon vazhdimisht krimet dhe masakrat e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës, të pritet si mik nga Edi Rama në Tiranë.

Analisti Dastid Pallaska në Top Channel, pritjen që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka bërë presidentit serb, Aleksandër Vuciq, e quan përqeshje të viktimave e masakrave në Kosovë, të cilat Vuciq vazhdon t’i mohojë e t’i quajë të fabrikuara.

Pallaska, në lidhje me idenë e mini-shengenit, thotë se është e papranueshme që Shqipëria e Serbia në bëjnë marrëveshje, të cilat kalojnë nëpër Kosovë, pa pjesëmarrje të shtetit kosovar në to.

“Kjo nismë është nisur nga Serbia në Novisad dhe Kosova në fillim nuk është ftuar nga Serbia. Kosova nuk është njohur nga Serbia”, ka thënë Pallaska, duke përmendur edhe cështjen e autostradës Durrës-Nish, e cila kalon nëpër Kosovë.

Pallaska ka kritikuar Ramën për pritjen që ia bëri Vuciqit në Shqipëri, derisa presidenti serb, ish-ministër i Propagandës në regjimin e Sllobodan Millosheviqit, së fundmi ka mohuar masakrat e kryera në Kosovë.

Analisti nga Shqipëria, Alban Dedushi, ka mbrojtur kryeministrin Rama, duke thënë se edhe liderët e Kosovës janë takuar me zyrtarë të lartë serbë, së këndejmi edhe me Vuçiqin.

“Është e vërtetë, por liderët janë takuar si kundërshtarë. Presidenti Vuçiç nuk e njeh Kosovën por përveç kësaj i mohon masakrën e Reçakut. Është e pabesueshme që kryeministri shqiptar të përqeshë viktimat e luftës”, ka thënë Pallaska.

Ndërkaq analisti kosovar ka komentuar mënyrën se si Rama e përqeshi gazetaren, duke e quajtur patetike pyetjen e saj rreth mohimit të masakrave në Kosovë që i ftuari i tij, Vuciq, e bën vazhdimisht.

Pallaska tutje ka shtuar se Rama nuk është dashur që të sulmojë liderët kosovarë pse nuk morën pjesë në tryezë me Serbinë, në konferencën ku krah tij kishte Vuciqin.

Takimi i Ramës me Gjuriqin irriton opinionin, edhe pse Sveçla para pak ditësh u takua me Gjuriqin

Periskopi.com Lajme

Vizita e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Durrës për t’i parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 tetorit, si dhe për të qenë në samitin e të ashtuquajturit “Shengen Ballkanik” shkaktoi reagime të shumta në Kosovë.

Në Tiranë u organizuan madje edhe protesta nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, pavarësisht se zyrtari i lartë i kësaj partie, Xhelal Sveçla, vetëm disa javë më parë u pa derisa kafonte me drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë, z.Marko Gjuriq.

Por, megjithë takimin Sveçla-Gjuriq, dhe takimet e vazhdueshme të liderëve të Kosovës me vetë Vuçiqin apo vartësit e tij në të kaluarën, Rama u kryqëzua në mënyrë të papritur, përcjell Periskopi.

Madje, kjo nxiti reagimin edhe të avokatit kosovar, Dastid Pallaskës, i cili deklaroi se “trajtimi i Vuçiqit si burrështetas… është poshtërsi, sidomos kur kjo bëhet me krenari e arrogancë.”

Pallaska kishte qenë kritik i z.Rama edhe më herët.

Më poshtë e keni statusin e paredaktuar të z.Pallaska:

Është fyerje e pashembullt e intelektit ta trajtosh si “burrështetas që ndjenë dhembshuri ndaj viktimave të tërmetit” Aleksandar Vuçiqin, një njeri që nxiti, ndihmoi, arsyetoi dhe tani mohon krimet serbe të luftës në Kosovë.

Është poshtërsi kur kjo bëhet me krenari dhe arrogancë.

Pallaska: Ekziston rreziku i moskrijimit të Qeverisë nga VV e LDK

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Dastid Pallaska, ka thënë ekziston rreziku i mosformimit të Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pallaska ka vlerësuar se Vetëvendosje ka pretendime maksimaliste në diskutimet me LDK’në.

“Rreziku i moskrijimit të qeverisë është po aq sa edhe mundësia e krijimit të qeverisë”, ka thënë Pallaska në RTK.

“Duhet të kemi pritje reale dhe ajo që mua më brengosë është që më pak po shoh diskutime mes partnerëve e më shumë paraqitje mediale individuale, të cilat lënë përshtypjen se liderët e partitë po vazhdojnë fushatën elektorale duke i siguruar pozicionet e tyre në rast të dështimit të koalicionit për të fajësuar njëra tjetrën për këtë”, ka deklaruar ai.

Avokati Pallaska: E pabesueshme kënd e dërgoi VV’ja te Adriatik Kelmendi

Periskopi.com Lajme

Avokati dhe analisti politik Dastid Pallaska, ka komentuar debatin e mbrëmshëm në “Rubikon” të KTV’së.

Gjatë debatit Frashër Krasniqi i PSD-së u përplas me Valdrin Ahmetin e Vetëvenodjes duke i thënë këtij të fundit se në shkollë të mesmë ka ngelë, nuk e ka përfunduar fakultetin dhe se është përjashtuar nga LVV për abuzim me para.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Pallaska thotë se nuk mundet me besu që VV ka dërguar në debate persona si Ahmetin. Sipas tij, kandidati për deputet nga LVV nuk u mundua as t’i mohoj akuzat e bëra nga Krasniqi.

Postimi i plotë:

Përveç nëse përfaqësuesin e Lëvizjes Vetëvendosje në debatin e sontëm në Rubikon e ka zgjedh’ PDK-ja, nuk po mundem me besu se si një parti opozitare që pretendon me luftu korrupsionin e dërgon në debat kundër korrupsionit një person që “paska ngelë në shkollë të mesme, nuk ka fakultet të përfunduar edhe ka qenë i përjashtuar nga Lëvizja Vetëvendosje për abuzim me para.”

As nuk u mundu me i mohu akuzat që ja bëri ish kolegu partiak.

E pabesueshme!

Pallaska: Kosova i vetmi shtet në botë me “Tribunal Ndërkombëtar” të vetin

Periskopi.com Lajme

Avokati i njohur kosovar, Dastid Pallaska, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket rezolutës për Tribunalin Special Ndërkombëtar që do të mësyjë hetimin dhe gjykimin e krimeve të bëra nga forcat serbe.

Ai thotë se “Kosova me gjasë është shteti i vetëm në botë që ka “Tribunal Ndërkombëtar” të vetin” duke u tallur me karakterin e tij, përcjell Periskopi.

Pallaska i lë fajin për natyrën një-etnike të Tribunalit Ndërkombëtar që do të merret vetëm me veprimtarinë e UÇK-së, klasës politike që nuk ia doli të kushtëzojë votimin e asaj kohe me “zgjerimin e kompetencave lëndore për të përfshirë edhe krimet e luftës të kryera nga forcat serbe të sigurisë në Kosovë”.

Më tej ai e quan popullizëm të shpifur zgjedhor dhe tallje publike me viktimat e luftës nismën e ndërmarrë nga Kuvendi i Kosovës.

Ky është statusi i tij i plotë në Facebook:

Kosova me gjasë është shteti i vetëm në botë që ka “Tribunal Ndërkombëtar” të vetin.

Ky “Tribunal Ndërkombëtar” u krijua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës në formën e Dhomave të Specializuara me seli ne Hagë.

Për shkak të mungesës së iniciativës së kësaj klase politike dhe interesave personale që mbizotëruan në atë kohë, kompetenca lëndore e këtij “Tribunali Ndërkombëtar” u kufizua vetëm në veprimtarinë e UÇK-së.

Nëse Kuvendi dëshiron ta riparojë sado pak këtë padrejtësi të vetshkaktuar, e vetmja gjë që mund të bëhet është që të zgjerohet kompetenca lëndore e “Tribunalit Ndërkombëtar” ekzistues për të përfshirë edhe krimet e luftës të kryera nga forcat serbe të sigurisë në Kosovë.

Krejt çka nevojitet është një plotësim i Nenit 6 të Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili mund të shkruhet për një orë nga cilido jurist i diplomuar.

Gjithçka tjetër është popullizëm i shpifur zgjedhor dhe tallje publike me viktimat e luftës.

Avokati Pallaska: Takimet e dy qeverive, reklamë për politikanë të dështuar

Periskopi.com Lajme

Avokati i njohur Dastid Pallaska vlerëson se mbledhja e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, është një reklamë politike për politikanë të dështuar.

Kështu shkruan Pallaska në Facebook:

Si për nga dekori ashtu edhe për nga mungesa e përmbajtjes, takimet e dy qeverive janë dizajnuar dhe mbesin një vetë-reklamë e lirë për politikanë të dështuar!

Kontributin e vetëm që këta politikanë mund ta japin për bashkimin eknomik tê shqiptarëve është që të heqin duart e tyre nga biznesi dhe të lejojnë ndërmarrësit të punojnë të lirë.

Fundja, bashkimi ekonomik është arritur dhe ka lulëzuar vetëm aty ku këta politikanë nuk kanë pasur interesa apo njohuri për tu përzier.

Sipas avokatit Pallaska, Thaçi po e shkelë  Kushtetutën kur kërkon Luginën e Preshevës

Periskopi.com Lajme

Avokati Dastid Pallaska ka thënë se presidenti Hashim Thaci po e shkel Kushtetutën teksa po e shpreh idenë për bashkimin  e Luginës me Kosovën.

Sipas avokatit kosovar, kjo ide në gjuhën politike dhe juridike quhet Aneksim. Pallaska thotë se dicka e tillë e rrezikon seriozisht shtetësinë e vendit.

 

Ja reagimi i tij:

Presidenti për të satën herë po thotë që ideja e tij për “korrigjim të kufijve” nënkupton vetëm përfshirjen e komunave të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës brenda territorit të Kosovës pa i dhënë Serbisë asnjë pjesë të territorit të vendit.

Kjo ide në gjuhën politike dhe juridike quhet ANEKSIM.

Vetëm kur të emërtohet saktë shihet se sa qesharake është kjo ide.

Përndryshe, me këtë ide – qoftë edhe si shaka – Presidenti nuk po e shkelë vetëm një dispozitë të thjeshtë kushtetuese që ndalon pretendimet territoriale të Kosovës ndaj shteteve në fqinjësi por po e shkelë Nenin 1.3 të Kushtetutës që përfshin garancinë kryesore kushtetuese me të cilën Kosova e bindi botën se pavarësia e vet garanton dhe i kontribuon paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Idetë e tilla – sado qesharake të duken – e rrezikojnë seriozisht shtetësin e vendit.

Kjo aventurë politike duhet të ndalet menjëherë!

 

Pallaska: Serbia me marrëveshjen për korrigjim të kufijve tregon që as Kosova s’e njeh veten

Periskopi.com Lajme

Avokati dhe analisti Dastid Pallaska ka bërë një shkrim të ri në profilin e tij në Facebook në lidhje me temën e ‘korrigjimit të kufijve’ mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Periskopi.

As Pallaska nuk e sheh si poziti hapjen e një procesi të tillë, duke thënë që një gjë e tillë tregon se “as Kosova nuk e pranon veten si shtet sovran në kufijtë në të cilët u shpall pavarësia e vendit.” Ai beson që ky është qëllimi i vetëm i Serbisë me këtë ide.

Sipas Pallaskës, për Serbinë rezultati i një dialogu mbi kufijtë është i parëndësishëm sepse fitorja arrihet me vet fillimin e procesit.

Ky është postimi i plotë i z.Pallaska:

“Në dialogun me Kosovën për “korrigjim të kufijve,” Serbia ka vetëm një qëllim: arritjen e “marrëveshjes” se as Kosova nuk e pranon veten si shtet sovran në kufijtë në të cilët u shpallë pavarësia e vendit.

Për Serbinë rezultati i këtij dialogu është i parëndësishëm sepse fitorja arrihet me vet fillimin e procesit!!!”

Dastid Pallaska ka një parashikim të keq për AAK’n dhe AKR’n që bënë koalicion me partitë e mëdha

Periskopi.com Lajme

Avokati Dastid Pallaska shpjegon në detaje se si partitë e vogla që hynë në koalicione me PDK-në dhe LDK-në do të ‘digjen’ keq.

Ai shpjegon se kandidatëve të AAK-së dhe AKR-së do u duhet të kenë shumë më shumë vota se dikur për tu bërë deputet.

Sipas tij, rritja e numrit të votave të përgjithshme që do të fitojnë koalicionet parazgjedhore do të rezultojë në rritjen e pragut të votave që do t’i nevojiten një kandidati/e për tu zgjedhur deputet/e.

Thotë se numri i partive të mëdha mund të rritet ndërsa tregon çfarë mund të bëjnë partitë e vogla për të mos u dëmtuar, transmeton Periskopi

Shkrimi i plotë:

Kundër-efekti i koalicioneve parazgjedhore për partitë e vogla

Në përpjekje për të arsyetuar koalicionet parazgjedhore me rivalët politikë të deri djeshëm, partitë e vogla u krenuan me sukseset e negociatave të minutave të fundit.

AAK tregoi se si ka “gjunjëzuar” PDK-në duke i marrë – krahas pozitës së Kryeministrit – edhe 50% të listës zgjedhore. AKR, në anën tjetër, me mburrje njoftoj se do të përfaqësohet në listën zgjedhore të koalicionit me 30% të kandidatëve.

Përderisa përqindjet e lartpërmendura janë impresive, partive të vogla duket se iu ka ikur një detaj i vogël por shumë i rëndësishëm në matematikën e zgjedhjes së deputetëve nga listat e koalicioneve parazgjedhore.

Rritja e numrit të votave të përgjithshme që do të fitojnë koalicionet parazgjedhore do të rezultoj në rritjen e pragut të votave që do t’i nevojiten një kandidati/e për tu zgjedhur deputet/e.

Përderisa në zgjedhjet e vitit 2014 një kandidati të AAK-së i nevojiteshin rreth 5,600 vota për tu zgjedhur deputet, ky prag do të rritet konsiderueshëm kur kandidatët e AAK-së konkurrojnë brenda një liste zgjedhore me kandidatët e PDK-së, të cilët do të marrin më shumë vota vetëm për shkak se partia e tyre në total ka më shumë vota se AAK.

Mbi këtë supozim, është e qartë se në legjislaturën e ardhshme numri i deputetëve të partive të mëdha mund të rritet përtej fuqisë së tyre reale, gjithnjë në dëm të partnerëve të tyre të vegjël.

E vetmja mënyrë për ta minimizuar këtë dëm është nëse partitë e vogla e koncentrojnë votën në një numër të caktuar të kandidatëve. / Periskopi