Zidane i qetë: Ramos dhe Carvajal të gatshëm ndaj Valencias

Periskopi.com Sporti

Realin e Zidane e pret një ndeshje e rëndësishme ditën e ejte ndaj Valencias. Dëmtimet e ndeshjes së kaluar e trembën jo pak kampin madrilen por së fundmi cdo gjë është qetësuar. Dy nga lojtarët të rëndësishën, Ramos dhe Carvajal do të jenë të gatshëm.

Dyshja u trajnua normal me pjesën tjetër të skuadrës të hënën në Valdebebas në një seancë rikuperimi pas fitores 3-1 ndaj Eibar të dielën.

Carvajal pësoi një goditje të lehtë dhe u largua në gjysmën e parë të lojës por ishte thjesht një veprim i mençur nga Zinedine Zidane.

Gareth Bale, nga ana tjetër, ushtroi brenda ambienteve të klubit, ndërsa Mariano dhe Lucas Vazquez stërvitën veçmas dhe kështu kanë shansin e vogël për të qenë të gatshëm pas dy ditëve.

Sidoqoftë, Nacho dhe Luka Jovic do të jenë të padisponueshëm dhe do të vazhdojnë me proceset e tyre përkatëse të rikuperimit.

Momenti kur Costa brutalisht e shqelmon Carvajalin pasi ky i fundit ndërhyn shumë keq në Lemarin

Periskopi.com Sporti

Diego Costa do të mbetet Diego Costa dhe kjo gjë vërtetohet shpesh nga sulmuesi i Atletico Madridit. Në një mbrëmje të magjishme, bomberi me origjinë braziliane, shënoi katër gola në miqësoren ndaj Realit dhe tregoi se është në një formë perfekte.

Por, si mund të mungonte një sherr apo një situatë e trazuar ku nuk merr pjesë Diego Costa?

Dani Carvajal ka goditur me shqelm një prej lojtarëve të Atleticos, aty afër ishte Costa, i cili e ka parë dhe ka marrë vrull duke ia kthyer në të njëjtën monedhë mbrojtësit të Realit.

Kaq ka mjaftuar për ta kthyer fushën e blertë në një ring, ku janë mbledhur të gjithë lojtarët dhe na kujtuan zënkat që ndodhin në ndeshje zyrtare.

Padyshim që të dy lojtarët janë ndëshkuar me kartonë të kuq dhe kanë lënë skuadrat e tyre me 10 lojtarë. /Periskopi.com/

Carvajal: Morata lojtar i klasit botëror, meriton më shumë minuta

Mbrojtësi i Real Madridit, Carvajal ka folur për situatën e Moratas në Real Madrid.

Periskopi.com Sporti

Carvajal, i cili luan si mbrojtës i krahut të djathtë, beson se sulmuesi spanjoll i Real Madridit meriton më shumë minta në fushën e gjelbër.

“Morata ka dëshumar se ai meriton më shumë minuta në lojë, dhe kjo e gjitha për arsye të performancave të tij të mira që i ka pasur.

“Nëse ai vazhdon në këtë mënyrë, ai do të luajë më shumë minuta në këtë sezon”, përfundoi Carvajal. /Periskopi.com

Lajm shumë i mirë për tifozët e Real Madridit

Real Madridi i ka ofruar kontratë të re mbrojtësit të djathtë, Dani Carvajal.

Periskopi.com Sporti

Kontrata aktuale e spanjollit skadon në vitin 2020, mirëpo drejtuesit e Los Blancos duan që marrëveshjen ta zgjasin deri më 2022.

Carvajal ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme me madrilenët në sezonet e fundit dhe është bërë i pazëvendësueshëm në këtë pozitë.

Pritet që lojtari të pranojë marrëveshjen e re me klubin. /Periskopi.com

Carvajal e do titullin e La Liga’s

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal ka shprehur hapur dëshirën për të fituar titullin e La Liga’s në këtë sezon.

Ai thotë se ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve dhe se tani është radha për trofeun e La Liga’s dhe Super Kupën e Spanjës.

“Kjo nuk do të ishte një barrë e keqe. Unë kam luajtur në tre sezone në Ligën e Kampionëve dhe kam fituar dy prej tyre”, deklaroi Carvajal.

“Unë do isha i kënaqur nëse do ta fitoja La Liga’n, sepse nuk e kam fituar kurrë atë. Do të ishte e veçantë sikur të fitoja Ligën dhe Super Kupën e Spanjës. /Periskopi.com