Ylli i basketbollit zgjedh dy lojtarë që mendon se do bëheshin basketbollist të mëdhenjë

Periskopi.com Sporti

Ylli i basketbollit Larry Nance Jr ka zgjedhur dy lojtarë që beson se mund të shkëlqenin në basketboll.

Nance ndihmoi Cleveland Cavaliers të arrijnë finalet e NBA këtë vit, duke humbur ndaj Golden State Warriors pas një sezoni të jashtëzakonshëm. Nance e di saktësisht se çfarë duhet të ketë një basketbollist për të pasur karrierë të suksesshme dhe mendon se Zlatan Ibrahimovic dhe Thibaut Courtois kanë aftësitë e duhura për të qenë të suksesshëm në sportin e tij, transmeton Periskopi.

Image result for Ibrahimovic & Courtois

Nance, tifoz i Chelseat, ishte në kontakt të rregullt me ​​Courtois përpara se portieri të transferohej në Real Madrid, ndërkohë që ai e kishte parë Ibrahimovicin që nga momenti ku u transferuar në LA Galaxy.

”Ose Zlatan ose Thibaut”, Nance tha për Goal. “Ata janë të dy të gjatë. Thibaut Courtois më ka dërguar disa video teksa ‘ngulitej’ në kosh, kështu që ai është i talentuar në basketboll, por unë gjithashtu mendoj se me lartësinë e tij edhe Zlatan do të ishte mirë”./Periskopi/

Fitorja e katërt radhazi në NBA për Cleveland

Cleveland vijon serinë e fitoreve në NBA. Skuadra kampionë në fuqi mundi këtë radhë Houston Rockets në Quicken Loans Arena 128-120, duke regjistruar një bilanc me 4 fitore e asnjë humbje, gjë që nuk i ndodhte që në sezonin 2000/2001.

Periskopi.com Sporti

James Harden shënoi 41 pikë për Houston por kjo nuk i mjaftoi skuadrës teksane të mposhtë Cavaliers për të cilën spikati Irving me 32 pikë dhe LeBron  James me 19 pikë e 13 topa në tabelë.

Golden State shënoi fitoren e tretë radhazi në NBA. Skuadra e Ëarriors mundi Portland me rezultatin 127-104. Stephen Curry u duk i përgjumur në pjesën e parë të ndeshjes kur shënoi vetëm 5 pikë. Në periodën e tretë ai u shfaq krejtësisht ndryshe duke shënuar 23 pikë, 15 nga të cilat nga distanca, për të drejtuar skuadrën e Golden State drejt një fitoreje të thellë. Për Ëarriors u dalluan gjithashtu edhe Ian Clark me 22 pikë dhe Kevin Durant me 20 pikë.

San Antonio Spurs u ndal më në fund. Skuadra teksane pësoi humbjen e parë sezonale dhe kjo ndodhi në parketin e saj, në AT&T Center përballë Utah 91-106. Ai që mori përsipër të drejtojë Jazz drejt suksesit ishte George Hill me 22 pikë të shënuara. Leonard shënoi 30 pikë, por këtë radhë ai nuk mundi dot të ndihmojë San Antonion të evitojë humbjen.

Në ndeshjet e tjera të NBA, spikat fitorja e tretë radhazi e Detroit që mposhti Neë York 102-89, ndërsa Miami mundi Sacramenton 108-96 pas kohës shtesë.