Vendoset cili ishte më i mirë mes N’Golo Kantes dhe Claude Makeleles, fansat e kanë thënë fjalën e tyre

Periskopi.com Sporti

N’Golo Kante ka treguar në disa vitet e fundit se është një prej mesfushorëve defanziv më të mirë në botë.

Francezi u ngrit në majat e futbollit evropian në vitin 2015, kur u transferua te Leicester City.

“Dhelpërat” ishin favoritë të binin nga liga atë sezon, por Kante arriti që ta bëjë ëndrrën më të pamundur realitet, duke i ndihmuar ta fitojnë titullin në Premier League.

Ai startoi në 37 ndeshje atë fushatë dhe ishte pjesë e “Skuadrës së Vitit”.

Chelsea FC v Manchester United - Premier League

Atë verë, ai u shpërblye me një transferim 37 milionësh te Chelsea.

Me “Të Kaltërit” ai poashtu fitoi titullin, duke u shpallur “Lojtari i Vitit” në proces.

Ai ka shumë ngjashmëri me stilin e lojës së ish-mesfushorit, Claude Makelele.

Por a është Kante më i mirë se Makelele?

Chelsea v Derby County

“GMS” ua bëri këtë pyetje fansave në faqen e tyre në Facebook.

Plot 142 mijë fansa votuan, me Kanten që doli i pari me 64% të votave. /Periskopi.com/

“Do të dërgoj në spital” – Pas këtij kërcënimi Ronaldinho ia dha topin kundërshtarit

Periskopi.com Sporti

Claude Makelele ka zbuluar një storie interesante që në të kaluarën i kishte ndodhur atij me Ronaldinhon

Claude Makelele do të përballej me Ronaldinhon në një ndeshje të Chelseat me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton Periskopi.

Në një intervistë për RMC francezi tregon se si e kishte kërcënuar gjatë ndeshjes Ronaldinhon.

“Në një pikë, Ronaldinho kaloi vijën,” ka thënë Makelele.

“Unë shkova tek ai dhe i thashë: ‘Kiddo, më mirë të tregoni sjellje të mirë kur do të tentoni për të më dribluar mua, sepse me të gjitha truket tuaja të PlayStation … Unë do t’ju dërgoj në spital.’

“Çfarë tha Ronaldinho? Ai më dha topin dhe kërkoi falje.”/Periskopi/

Isha truproja e Zidane, e mbroja nga shqelmat

Periskopi.com Sporti

Ish-mesfushori i Real Madridit, Claude Makelele ka kujtuar kohën kur luante bashkë me Zinedine Zidane te Los Blancos.

Francezi thotë fjalë të mira për Zidane, ndërsa shton se ishte truproje e tij në fushë, pasi kundërshtarët e shënjestronin atë për ta lënduar.

“Zizu ishte një gjeni i futbollit. Futbollist që bënte mrekulli në fushë, por duhet të kishte gjithashtu mbrojtje. Duke qenë se mbrojtësit kundërshtarë e shënjestronin për ta ndaluar me ndërhyrje të gabuara apo me shqelma, Zinedine e kishte të vështirë të rezistonte”.

“Kam qenë unë truproja e tij, pasi duhet ta mbroja nga shqelmat, duke u dalë para lojtarëve që kishin si detyrë për ta markuar. Mjaftonte që unë t’i krijoja hapësirë dhe pastaj ai bënte atë që askush tjetër nuk mundej”, kujton Makelele. /Periskopi.com

Shpresoj që Kante të mos bëhet më i mirë se unë

Periskopi.com Sporti

Ish-mesfushori i Chelseat, Claude Makelele ka folur për krahasimet mes tij dhe mesfushorit aktual të ‘blues’, N’Golo Kante.

Francezi shpreson se bashkëkombësi i tij nuk do të bëhet më i mirë sesa ai dikur.

“Unë e pëlqej N’Golo Kante, por nuk e di nëse ai do të jetë më i mirë se unë”, deklaroi Makelele.

“Ai është një lojtar i ri dhe më pëlqen, por unë shpresoj se ai nuk do të bëhet më i mirë sesa unë dikur”, ka shtuar ai. /Periskopi.com