Derbi i Londrës: Tottenham – Chelsea, formacionet e mundshme

Periskopi.com Sporti

Sonte në kuadër të javës së 22’të do të zhvillohet derbi londinez mes Tottenham Hotspur dhe Chelseat, shkruan Periskopi.

 

Përballje interesante pritet të jetë edhe mes dy trajnerëve, Thomas Tuchel dhe Jose Mourinho.

 

 

Ndeshja luhet sonte në stadiumin e Spurs nga ora 21:00.

Ja formacionet e mundshme:

Tottenham: Lloris; Sanchez, Alderweireld, Rodon; Davies, Sissoko, Ndombele, Hojbjerg; Bale, Son, Bergwijn.

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Chilwell, Kante, Jorginho, Mount, Pulisic, Werner.

Në një fushë të mbushur me borë, Chelsea arrinë të shënojë dy herë ndaj Lutonit

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Frank Lampard, Chelsea po përballet me skuadrën Luton Town në kuadër të 1/16 të FA Cup, shkruan Periskopi.

Skuadra londineze ka arritur ta shënojë golin e epërsisë qysh në minutat e parë të ndeshjes, ishte minuta e 11’të kur Abraham realizoi për 1:0.

Teksa, pak minuta më vonë, përkatësisht në minutën e 17’të golin për 2:0 e gjeti përsëri sulmuesi anglez, Abraham.

Vlenë të theksohet se kushtet në të cilat po zhvillohet janë shumë të papërshtatshme, kjo shkaku i kushteve atmosferike – fusha duket e mbushur me borë.

Shihni golin. /Periskopi

 

Dramë në ndeshjen Wolves – Chelsea: Ekipi i Lampard mposhtet në minutat e fundit

Periskopi.com Sporti

Wolverhampton Wanderers ka mposhtur Chelsean me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo The Blues kishin disa shanse të mira shënimi me anë të Olivier Giroud dhe Christian Pulisic.

Nelson Semedo ishte i pafuqishëm që të ndalte Pulisicin që të depërtonte nga krahu, e që amerikani lëshoi disa shanse së bashku me francezin.

Në pjesën e dytë, Chelsea ishte më e organizuar dhe shënoi golin e parë me anë të Giroudit në minutën e 49-të me një asistim nga Ben Chilwell.

Por, Ujqit nuk u ndalen dhe i barazuan shifrat me golin e realizuar nga Daniel Podence, që u asistua nga Otasowie.

Wolves nuk u ndal me kaq dhe arriti të shënonte edhe golin e fitores me anë të Pedro Netos (90+6′), për t’i fiuar tri pikë të arta.

Pas javës së 13-të, Chelsea është në vendin e katërt me 22 pikë, derisa në xhiron e 14-të do të takohet me West Hamin, ndërsa kjo është humbja e dytë me radhë, pas asaj 1-0 ndaj Evertonit në fundjavë.

Klopp: Chelsea favorit për ta fituar Premierligën

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se tani për tani Chelsea është favorit për ta fituar Premierligën këtë sezon.

Të kaltrit e udhëhequr nga Frank Lampard janë liderë të ligës elitare angleze, pas fitores 3:1 kundër Leeds United të shtunën dhe kanë një pikë më shumë se kampioni në fuqi, Liverpooli, dhe se Tottenhamit, të cilët ndeshjet e kësaj jave i zhvillojnë sot.

Klopp beson se skuadra londineze është kërcënimi më i madh për skuadrën e tij në luftë për mbrojtjen e titullit.

“Tottenhami është duke luajtur shumë mirë dhe për mua, Chelsea është favorit tani për tani”, tha Klopp.

“Chelsea ka skuadër të madhe me lojtarë të mëdhenj dhe po luan shumë mirë. Tani ata janë ekip i plotë dhe kanë mundësi të jashtëzakonshme për të bërë ndryshime nga ndeshja në ndeshje”, shtoi ai

Super asist nga Mount, Odoi nuk gabon – Chelsea në epërsi

Periskopi.com Sporti

Sot në kuadër të xhiros së 4’të të ligës më prestigjioze për klube, Ligës së Kampionëve, po përballen ekipi francez, Rennes ndaj ekipit të Frank Lapardit, Chelseat, shkruan Periskopi.

Aktualisht kur po zhvillohet minuta e 22’të e ndeshjes, blutë e londrës kanë arritur ta shënojnë golin e avantazhit, autor i së cilës është sulmesi, Hudson-Odoi.

Shihni golin./Periskopi

 

 

Formacionet zyrtare: Burnley – Chelsea

Periskopi.com Sporti

Premier Liga angleze sot vazhdon me javën e shtatë ku në kuadër të kësaj jave sot do të ndeshen, Burnley ndaj Chelseat, transmeton Periskopi.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 16:00 në stadiumin Turf Moor.

Shihni formacionet.

Mposhten skuadra turke dhe ajo ruse, PSG e Chelsea fitojnë me lehtësi – Ziyech shënon gol në debutimin e tij

Periskopi.com Sporti

Janë përmbyllur takimet e fazës së grupeve, përkatësisht të grupit E dhe H, në kuadër të Ligës së Kampioneve, shkruan Periskopi.
Ashtu edhe sic është pritur skuadra të cilat janë kualifikuar si favoritë në letër, gjegjësisht skuadra londineze, Chelsea dhe ajo parisiene PSG, kanë arritur të shënojnë fitore në përballjet e tyre.

Përderisa londinezër kanë triumfuar në përballje me ekipin rus, Krasnodar, PSG poashtu ka mposhtur ekipin turk, Basaksehir.

Kujtojmë se, francezët u paraqiten në këtë ndeshje me shtatë mungesa, mes të cilëve munguan edhe Mauro Icardi dhe Marco Verratti.

Kurse, për Chelsean debutoi si titullar Hakim Ziyech, i blerë nga Ajax-i në merkaton e verës, i cili arriti ta shënonte golin e 3-të për Chelsean.

Shihni golin. /Periskopi

 

 

Lojë interesante kjo e Chelseat sonte, topi gjenë rrjetën ‘në të zezën’

Periskopi.com Sporti

Në kuadër të takimit të vlefshëm për fazën e grupeve, përkatësisht të grupit E të Ligës së Kampioneve, klubi nga Premier Liga angleze, Chelsea, sonte është mysafire e skuadrës ruse, Krasnodar, shkruan Periskopi.

Aktualisht kur po vijon minuta e 37-të e takimit, londinezët kanë arritur të kalojnë në avantazh prej 1:0.

Eshtë futbollisti anglez, Callum Hudson-Odoi përmes golit të të cilit skuadra londineze po udhëheq rezultatin e takimit.

Shihni golin. /Periskopi

 

Petr Cech i ka ‘mahnitur’ futbollistët e Chelseat dhe stafin në stërvitje – zbulohen detajet

Periskopi.com Sporti

Fansat e Chelseat mbetën të shokuar të martën mbrëma, kur emri i Petr Cech u përfshi në listën e skuadrës me 25 lojtarë në Premier League.

Fansat fillimisht menduan se ishte një gabim, pasi Cech ishte pensionuar nga futbolli më 2019 dhe ka punuar si drejtor teknik i klubit që atëherë, transmeton Periskopi.

Mirëpo, Chelsea e konfirmoi se nuk ishte një gabim dhe 38-vjecari tash është pjesë e skuadrës së ”Të Kaltërve” si portieri i katërt.

Tash janë zbuluar detaje të tjera nga ”The Telegraph”. Raportohet se Cech, i cili do të vazhdojë të stërvitet në baza të rregullta, i ka ”mahnitur” futbollistët dhe Chelseat me paraqitjen e tij në qendrën stërvitore të klubit.

Raporti potencon se ”menjëherë u bë e qartë” se ai mund të luante në nivelin më të lartë ende.

Përgatitja e 38-vjecarit i bindi lojtarët dhe stafin se ai mund të luante ende, derisa Lampard publikisht tha se ish-bashkëlojtari i tij ishte pensionuar shumë herët. /Periskopi.com/

Trajneri i Sevillës: Chelsea mund ta fitojë Champions Leaguen

Periskopi.com Sporti

Lopetegui beson se Lampard po drejton një skuadër të aftë për ta fituar Champions Leaguen.

Trajneri i Sevillën, Julian Lopetegui, në konferencë për media para ndeshjes në Champions League mes Sevillës dhe “Bluve” të Londrës, ka folur me superlativa për ekipin e Frank Lampard.

Ai beson se Chelsea ka skuadër për t’i shkuar deri në fund kësaj gare.

Sevilla dhe Chelsea gjenden në Grupin E dhe të martën, në Stamford Bridge do ta zhvillojnë sfidën  e parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Në këtë grup gjenden edhe Rennes me FC Krasnodar.

“Nesër do të luajmë kundër ekipit që mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Duhet të bëjmë paraqitje e mirë, është shansi ynë i vetëm”, u shpreh Lopetegui.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, sidomos kur e di se do të luash në Ligën e Kampionëve dhe kundër një ekipi siç është Chelsea”.

Eksperti i transferimeve zbulon detaje sensacional në librin e tij: Ja pse dështoi transferi i Messit te Chelsea krejt në fund

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi shkaktoi një dramë këtë verë te Barcelona pasi ishte i pakënaqur me situatën në klub. Ai ishte i gatshëm ta shkëpuste kontratën, por në fund ai vendosi të mbetet në klub shkaku i procedurave juridike.

Kjo nuk është hera e parë që Messi është zemëruar me Barcelonën, pasi ai ishte pranë largimit edhe në vitin 2014, shkruan “Zeri.info”.

Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Gianluca di Marzio ka botuar librin “Grand Hotel Calciomercato”, ku ai foli edhe për transferimin e dështuar të Messit në Chelsea.

Gjegjësisht, Chelsea ishte pranë transferimit të tij në vitin 2014, kur Jose Mourinho arriti ta “joshë” yllin e Barcelonës.

Image

Chelsea ishte e gatshme të paguante 250 milionë funte për të si dhe t’i jepte një pagë vjetore prej 50 milionë eurosh.

Bisedimet shkuan shumë mirë, por në fund të fundit, marrëveshja dështoi.

Di Marzio shkruan se problemi u shkaktua nga babai i Messit, Jorge, i cili njëherit është edhe agjent i futbollistit, dhe transferimi nuk u realizua në fund.

Arsyeja pse Messi e donte largimin nga Barcelona është hetimi ndaj tij për “evazion fiskal”, derisa ai mendonte se Barcelona nuk kishte mbrojtur atë para mediave siç duhet.

Ajo që ka thënë së fundmi Kai Havertz për Premier Leaguen e nënvizon nivelin e futbollit anglez

Periskopi.com Sporti

Kai Havertz duket se tashmë i ka gjetur këmbët si duhet në futbollin anglez.

Pas një starti të ngadaltë në Premier League, transferimi 76 milionësh i Chelseat shkëlqeu në fitoren 4-0 kundër Crystal Palace.

Havertz gjithashtu shënoi hat-trick në fitoren 6-0 të londinezëve kundër Barnsleyt në Carabao Cup në fund të shtatorit, transmeton Periskopi.

Sa ishte e vështirë për të që të adaptohej në futbollin anglez pas transferimit nga Bundesliga?

Havertz in action vs Palace

Epo, ish-ylli i Bayer Leverkusenit i është përgjigjur kësaj pyetjeje.

Duke folur për uebsajtin zyrtar të Chelseat, gjermani ka potencuar se beson që niveli i intensitetit është më i lartë pasi ”nuk ka lojtarë të dobët ose mesatar’ në Premier League.

”Intensiteti në duele dhe vrapime është shumë më i lartë,” tha Havertz. ”Këtu është një ligë krejtështit tjetër dhe ndeshjet janë dërrmuese.

Havertz in action vs Liverpool

”Bundesliga nuk është më e keqe por ka dallime. Duket se këtu nuk ka lojtarë të dobët apo mesatar – të gjitha janë në nivel shumë të lartë.

”Starti ishte paksa i vështirë sepse unë u stërvita me skuadrën për vetëm pesë ose gjashtë ditë, pastaj menjëherë luajta ndeshjen e parë,” shtoi Havertz.

”Ishte një hap shumë i madh për mua ta lija familjen dhe ambientin familjar. Natyrisht, kërkon kohë që të ambientohem.” /Periskopi.com/

Ky është Chelsea i vërtetë, shkatërron Crystal Palacen në ‘Stamford Bridge’ – Ben Chilwell thjesht brilant

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka arritur një fitore fantastik kundër skuadrës së papërshtatshme, Crystal Palace, me rezultat 4-0.

Ishte një ndeshje absolutisht e dominuar nga ”Të Kaltërit”, të cilët duket se janë këndellur pas startit të luhatshëm.

Ben Chilwell ishte brilant në debutimin e tij në Premier League nga minuta e parë me klubin e ri, teksa hapi llogarinë e golave në minutën e 50-të, shkruan Periskopi.

Për 2-0 realizoi Kurt Zouma me kokë në minutën e 66-të, pas një superkrosimi nga Chilwell në zonë.

Dy golat e tjerë u shënuan të dy nga penalltitë nga Jorginho, i cili fillimisht qëlloi nga 11-metërshi në minutën e 78-të, para se të shënonte në mënyrë identike katër minuta më vonë.

Nga katër ndeshje të luajtur, Chelsea grumbullon shtatë pikë dhe zë vendin e katërt, ndërsa Crystal Palace të tetin me gjashtë pikë. /Periskopi.com/

Chelsea nuk ka më para të shpenzojë, bën një ofertë kreative për top lojtarin 80 milionësh të PL

Periskopi.com Sporti

Chelsea i ka ofruar West Hamit dy futbollistë të skuadrës së parë në këmbim të Declan Rice, para se të mbyllet afati kalimtar i verës.

Frank Lampard e admiron shumë Rice, 21-vjecar, dhe dëshiron transferimin e tij në ”Stamford Bridge”, para mbylljes së merkatos verën e ardhshme.

”Të Kaltërit” kanë shpenzuar rreth 250 milionë euro këtë afat dhe e ka të pamundur të vazhdojë të shpenzojë më shumë, transmeton Periskopi.

Mirëpo, West Hami nuk dëshiron ta humbas lojtarin kryesor, por edhe nëse e bën, nuk do të lejonte shkuarjen e tij për më pak se 80 milionë euro.

Në mungesë të fondeve tjera, Chelsea i ka ofruar dy futbollistë rivalit lokal.

Sipas ”Transfer Window Podcast”, Chelsea i ka ofruar ”Cekanëve’ Antonio Rudigerin dhe Ruben Loftus-Cheek në këmbim të Rice. /Periskopi.com/

Shpejtësia e Sergio Reguilon gjatë ndeshjes Tottenham-Chelsea ishte gati e pabesueshme

Periskopi.com Sporti

Ishte një natë për t’u mos u harruar për Sergio Reguillonin e Tottenhamit, të martën mbrëma.

Mbrojtësi i majtë iu bashkua Spurs nga Real Madridi për 35 milionë euro, teksa luajti për 90 minuta në triumfin e Carabao Cup kundër Chelseat, transmeton Periskopi.

Ai nuk pati startin më të mirë por përfundoi duke pasur rol kyc në fitoren e Tottenhamit.

23-vjecari ishte fajtor për golin e Chelseat të shënuar nga Timo Werner.

Atij iu mor topi nga Cesar Azpilicueta, i cili pastaj për mrekulli asistoi për sulmuesin gjerman i cili realizoi për 1-0.

Mirëpo, Reguillon shpagoi veten në fund, duke asistuar për golin e barazimit të shënuar nga Erik Lamela.

Në penallti, Spurs fitoi pasi Mason Mount ishte lojtari i vetëm që huqi nga 11-metërshi.

Sidoqoftë, një moment në vecanti ka shkuar viral në rrjetet sociale, ku përfshihet Reguillon.

Fansat e Tottenhamit e dinin se Reguillon ishte i shpejtë, por ata sigurisht nuk e dinin se ai është kaq i shpejtë.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, spanjolli tregoi shpejtësinë drithëruese me një ndërhyrje perfekte në Callum Hudson-Odoin.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Tottenham me fat, vazhdon rrugëtimin në Carabao Cup – mposht Chelsean përmes penalltive

Periskopi.com Sporti

Tottenham dhe Chelsea e kanë përfunduar kohën e rregullt të ndeshjes së sotme me barazim 1-1, andaj këto dy skuadra shkuan në penallti.

Në penallti më shumë fat kishte skuadra e Tottenhamit, e cila arriti të dalë fituese nga kjo sfidë.

Chelsea u eleminua nga kjo garë, pasi që Mount nuk ishte i saktë me penalltinë e tij.

Kështu, përmes penalltive Tottenhami siguroi vazhdimin e rrugëtimit në Carabao Cup.

Skuadra ‘kurrë nuk e kanë parë Lampardin aq të frustruar’: Karriera e Alonsos në klub mund të ketë përfunduar

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Chelseat, Frank Lamard është nën presion të shtuar, pasi shpenzoi rreth 250 milionë euro këtë verë.

Disa futbollistë të njohur shumë të spikatur janë transferua në ‘Stamford Bridge’ në muajt e fundit, përfshirë Kai Havertz, Timo Werner dhe Ben Chilwell.

Mirëpo, në tri ndeshjet e para, ‘Të Kaltërit’ kanë fituar vetëm katër pikë, teksa mezi arritën një barazim 3-3 kundër WBA, në ndeshjen e fundit, por kjo mund të llogaritet si sukses, pasi ata ishin në disavantazh 3-0 pas 27 minutave lojë.

Sidoqoftë, sipas ‘The Athletic’, Marcos Alonso – i cili u ndëshkua në minutën e 8-të dhe u zëvendësua pas pjesës së parë – ishte subjekt i një nervozizmi të Frank Lampardit para futbollistëve ‘të shokuar’, transmeton Periskopi.

p1ejas7tr91bpdc241ms7vip1i6gd.jpg

Lampard ishte tejet i nervozuar pasi zbuloi se Alonsoi shkoi direkt në autobusin e skuadrës pas pjesës së parë, duke mos preferuar ta shikojë ndeshjen nga banka rezervë.

Mateo Kovacic gjithashtu u zëvendësua në interval por, ndryshe nga Alonso, u ul në tribunë.

Stafi i Chelseat raportohet se ishte i befasuar kur pa mbrojtësin e majtë duke shkuar në një zonë ku ai nuk duhet të jetë, sidomos me një rregullore strikte anti-Covid-19.

p1ejas5g9tjlns4u13d11aamvc1b.jpg

”The Athletic” potencon se Lampard kritikoi Alonson në sy të të gjithë skuadrës.

Burime të brendshme e kanë përshkruar legjendën e Chelseat në atë moment si ‘më të frustruarin që e kanë parë ndonjëherë’.

Ndërkohë, një tjetër burim ka thënë për ‘The Athletic’ se Lampard ishte aq i frustruar me Alonson, saqë do të ‘befasohej nëse ai luan përsëri ndonjëherë për Chelsean’. /Periskopi.com/

Chelsea ndan pikët me West Bromin, dramë e shumë gola për 90 minuta

Periskopi.com Sporti

Minutat shtesë të lojës kanë rezultuar si ‘fatlume’ për skuadrën e Chelseat, pasi kjo e fundit arriti ta jap golin e tretë, kështu duke barazuar rezultatin në 3:3, transmeton Periskopi.

Chelsea nuk lejoi që kjo ndeshje të përfundojë me humbjen e tyre, londinezët arritën që të riktheheshin në pjesën e dytë, dhe të shënojnë tre gola.

Kështu, me dramë e shumë gola, kjo ndeshje përfundoi me barazim 3-3.

 

 

Duket se fajet nuk i ka Kepa, Chelsea shokohet nga West Brom

Periskopi.com Sporti

Skuadra londineze, Chelsea, sot është mysafire e skuadrës West Brom, në takimin e vlefshëm për javën e tretë të PL, ku vendasit janë duke fituar me rezultat 1:0, transmeton Periskopi.

Skuadra angleze shënoi që në minutat e parë të ndeshjes, ku rrjetën e gjeti irlandezi, Robinson.

Shihni golin. /Periskopi

Formacionet zyrtare: WBA – Chelsea, ky është vendimi për Kepan

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Frank Lampardit, Chelsea do ta kërkojë sonte fitoren kundër skuadrës e cila është rikthyer në elitën e futbollit anglez, West Bromwich, në kuadër të javës së tretë të PL, transmeton Periskopi.

Vlenë të theksohet se, pas paraqitjes jo të mirë ndaj Liverpoolit, Frank Lampard sonte ka vendosur që portieri, Kepa Arrizabalaga të jetë në bankën rezervë.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim prej orës 18:30 në‘The Hawthorns’

Ja formacionet. /Periskopi